Jeni mërzitur me shtëpinë tuaj? Rigjallërojeni me shumë stil, pak shpenzime

Rigjallërimi i shtëpisë është më i lehtë se ç’mendoni dhe i përballueshëm financiarisht, kur keni dëshirë dhe ju pëlqen të ndërtoni diçka të re mbi atë që keni. Shikoni se si mund të merrni ndonjë nga idetë e mëposhtme dhe t’i përshtasni ato në dekorimin e shtëpisë tuaj me disa truke të thjeshta, rregullime dhe blerje shumë të vogla.

1. Fotografitë familjare

 

Shfaqni kujtimet tuaja të preferuara, p.sh. fotot, në një faqe muri, si diçka personale dhe mikpritëse njëkohësisht. Përdorni fotot më të rralla në madhësi të mëdha. Përdorni korniza me pothuajse të njëjtën ngjyrë për një sipërfaqe të unifikuar. Ose thjesht korniza të zeza për një pamje më të rafinuar.

2. Dekori nga pjesëza të natyrës

2
Sillni pjesëza nga natyra brenda shtëpisë për të shtuar diçka të lehtë. Stolat e parkut p.sh. funksionojnë edhe në ambiente të mbyllura, ashtu si edhe në oborre ku mund të vendoset ndonjë tavolinë për të pirë diçka.

3. Hiqni kapakët e rafteve

3
Ndonjëherë rregullimi ka të bëjë më shumë me pakësimin sesa me shtimin e orendive. Shqyrtoni me kujdes kapakët e rafteve tuaj për të përcaktuar nëse janë të denjë. Mund të duhet ndonjë lyerje e freskët me bojës apo vetëm një pastrim i mirë. Hiqni kapakët dhe mbushni çdo vrimë me stuko dhe bojë. Shfaqni enët e preferuara, enë kuzhine dhe kavanoza të mëdha të mbushura me prodhime të tilla si miell, makarona, oriz brenda raftit të ekspozuar.

4. Shtoni gjatesinë e perdeve

4
Nëse perdet tuaja kanë gjatësi të mjaftueshme konsideroni të lëvizni shufrat e perdeve deri në tavan, kjo do t’i japë dhomës pamje më të madhe prej  lartësisë. Para se të bëni këtë lëvizje, mateni perden për të siguruar se arrin në dysheme. Nëse keni nevojë për një shtesë të vogël blini disa kapëse më të gjata, që do ta bëjnë perden të jetë më afër me dyshemenë.

5. Rimodeloni jastëkët

5
Jastëkët mund të jenë të kushtueshëm, por në qoftë se ju jeni mërzitur me ta vishini me këllëf të ri. Jastëku i vjetër mund të funksionojë si mbushje me një mbulesë të freskët dhe askush nuk do të dijë se jastëku i ri i gjelbër dikur ishte i kuq. Nëse keni dorë për të qepur me gjilpërë dhe pe, qëndisni diçka unike.

6. Librat

6
Shfrytëzoni libra të trashë me kopertina të forta për një tryezë interesante apo për rregullimin e oxhakut. Kjo krijon një dekor interesant që tërheq syrin e çdo vizitori.

7. Gjithçka e ndryshuar nga pak

7
Elementët kryesorë në dhomë mund të duken të jashtëzakonshëm me një zbukurim të vogël. Diçka e punuar me grep rreth një abazhuri, korniza fotografish të varura me fjongo, ose elementë dekorative të thjeshtë.

8. Shfaqni kujtimet që keni marrë me vete

8
Kujtimi i momenteve të bukura  nga pushimet apo rasteve të veçanta në dekorin tuaj është interesant. Kjo do të integrojë eksperiencat e personalitetit dhe jetës suaj në hapësira, ku mund të admirohen nga mysafirët dhe familja. Nëse është një koleksion guackash nga pushimet në plazh apo një ftesë martese, kartolinë ditëlindje, madje edhe artikuj më të thjeshtë do të bëhen të denjë për t’u shfaqur kur sjellin një kujtim të veçantë.

9. Letrat

9
Letrat e murit , pëlhurat, letrat e ambalazhit dhe mbetjet janë të gjitha të përkryera për të krijuar një sipërfaqe të bukur në sfond.

10. Arti i fëmijëve

10
Fëmijët realizojnë shumë vizatime të ndryshme, apo piktura, krijime me letër me gnjyra etj. Në vend që t’i futni nëpër sirtarë këto “kryevepra”, verini në dukje në korniza të bukura. Përveç kësaj, me fluksin e vazhdueshëm të punëve, keni një burim të vazhdueshëm për të ndryshuar galerinë.

11. Shfaqja e bizhuterive

11
Hapni sëndukun tuaj me thesaret e fshehura dhe vendosini përgjatë një muri tek dhoma e gjumit mbi grepa të thjeshtë. Bizhuteritë me ngjyra do të shtojnë interesimin vizual për muret dhe sendet që mbajnë ato.

12. Elementë që “nuk shkojnë“

12
Të kthesh në mishmash gjërat duket qejf. Përdorni artikuj nga koleksioni tuaj nga një fushë e caktuar, p.sh. copa stofi, pjata, pllaka artizanale, atj. Bëni një planifikim megjithatë, për të shmangur vrima të panevojshme në mur.

13. Dekorime me buxhet të vogël

13
Bojërat duhet të jenë mjeti kryesor për rregullim. Ky medium me dhunti të shumta nuk është i kufizuar vetëm për mure. Bojërat mund të përdoren gjithashtu për aksesorë mobiljesh që janë më shumë dekorime sesa aksesorë.

14. Mbulesat në stil

14
Hidhni një kuvertë mbi shtrat duke i shtuar një shtresë tjetër ngjyrës në një dhomë banimi ose gjumi. Paloseni dhe hidheni mbi një divan ose buzë një shtrati, duke lejuar të shfaqen detajet figurative si p.sh. thekët.

15. Kërkoni për orendi shtëpiake

15
Për një mënyrë tjetër,  që imagjinata tuaj të zgjohet, përfshini objekte nga e gjithë shtëpia, ato që ju i doni, por kurrë nuk i përdorni. Një figurinë magjepsëse? Çdo gjë me një formë interesante mund të jetë e vlefshme. Shikoni për objekte që kanë të përbashkëta, të tilla si ato që përfundojnë me të bardhë p.sh., për të krijuar një dekor më të unifikuar./100revista

0 comments:

Google+ Followers