Londongrad, misteret e fundit ruse në kryeqytetin britanik


Berezovski, viktima e fundit i luftës së Putin kundër oligarkëve. Vdekjet e pazakonta të biznesmenëve rus anti Putin në Londër

Nga ENRICO FRANCESCHINI & NICOLA LOMBARDOZZI, 

La Repubblica



Misteret e Londongrad-it, siç e quajnë 300 mijë emigrantët që erdhën nga të ftohtët rus metropolin evropian mbi lumin Thames – përfundojnë në gjak. Misteri i fundit rrotullohet rreth Boris Berezovski, ish “Padrinoja e Kremlinit”, miliarderi i rënë në varfëria në Angli, atdheu i dytë, që i ofroi atij strehim dhe azil politik.

Ka kryer vetëvrasje, ishte hipoteza e parë, pasi ai u zbulua i vdekur në banjën e një vile në Ascot. Apo ndoshta ai kishte pësuar një sulm në zemër. Ose, siç thotë ish-gruaja, e kanë mbytur me një shall. Rezultatet e para të autopsisë flasin për vdekje me varje, edhe pse “asnjë provë nuk tregon se ka pasur dhunë.” Kur një stacion televiziv rus raportoi se FBI ka arrestuar në Amerikë, Roman Abramovich, oligarkun rival të Berezosvkij, misteri arriti në pikën që të bëhet duel, një tragjedi shekspirjane. Lajm u mohua menjëherë. Por “thrilleri” mbetet ende i pazgjidhur.

Nga Moska vjen edhe një deklaratë e habitshme e një njeriu të njohur për deklaratat populiste. Sipas ndihmësit të Putin, Sergei Markov, miliarderi Boris Berezovski mund të jetë vrarë nga agjentët e Shërbimit Sekret britanik, nga MI5 apo MI6, për ta ndaluar atë t’u tregonte rusëve sekrete shtetërore. “Frika në Perëndim se miliarderi po planifikonte të bënte paqe me Presidentin rus dhe t’i jepte fund ekzilit të tij 13-vjeçar në Britani mund të ketë çuar në vrasjen e tij”, tha Sergei Markov nga Kremlini. Pasi humbi 3 miliardë paundë në betejën e Gjykatës së Lartë me Roman Abramoviç vitin e kaluar, Berezovski thuhet e “është lutur” për faljen e Putinit, duke i kërkuar nëse mund të kthehej në shtëpi. “U bë e qartë se ai ishte i gatshëm t’u tregonte Shërbimeve Sekrete ruse të gjitha informacionet mbi aktivitetet e Shërbimeve Sekrete perëndimore për të rrëzuar Putinin”, tha Markov.

Nga Londra nuk vjen asnjë replikë mbi provokimin. Por në rezidencat e kushtueshme të Kensington Road dhe Belgravia, ku të pasurit e rinj të Rusisë kanë ndërtuar një jetë të re, po rritet më shumë frika.

Lufta Putin vs oligarkë

Ky është akti i fundit i luftës së gjatë mes Presidentit Putin dhe oligarkëve, klasës së biznesmenëve të paskrupullt që kanë bërë pasurinë e tyre në Rusi gjatë viteve të privatizimit të egër, pas rënies së komunizmit. Boris Jelcin, pasardhësi i Gorbaçovit, u kishte lënë atyre dorë të lirë në këmbim të mbështetjes financiare. Ndërsa Putin u paraqiti faturën. Khodorkovsvki shkon në burg. Gusinski merr strehim në Izrael. Abramovich i bindet atij nga larg, Deripashka i bindet nga afër. Por ai që e vë presidentin më shumë në vështirësi është Berezovski ish-sekretari i Këshillit të Sigurisë në Kremlin, njeriu i cili kishte mbështetur Jelcin dhe zgjedhur Putin si pasues, duke menduar se do të mund ta kontrollonte si një kukull.

Skena

Fundi i këtij konflikti të stuhishëm është organizuar të shtunën në një vilë në Ascot. Një truproje e Berezovskit deklaroi se një natë më parë, pas një filxhan çaji me mjaltë në Hotelin Four Seasons së bashku me gazetarin rus Ilia Sheguliov, po ashtu një mik i vjetër, oligarku dukej i mërzitur. Në tryezën e çajit të dhomës luksoze duart e tij ishin duke u dridhur. Pas kthimit në shtëpi, ai ishte mbyllur në dhomën e gjumit. Njëmbëdhjetë orë më vonë, duke mos e parë të zbresë, njeriu i fundit i mbetur në shërbim shkon të trokasë në derën e dhomës së gjumit. Asnjë përgjigje. Më tej shkon të trokasë tek dera e banjës e cila ishte e mbyllur nga brenda. Shpërthen portën dhe gjen shefin e tij shtrirë të pajetë në dysheme dhe jep alarmin.

Ish bashkëshortja

Ndër të parët që arrijnë në vilë, së bashku me ndihmën e parë të padobishme dhe policisë, është Galina, ish-gruaja e dytë e Berezovskit. Divorci i tyre u finalizua me pagesat më të larta të ushqimeve në historinë e Britanisë: 150 milion paund. Por, ndoshta për shkak të kësaj, çifti ka mbetur në marrëdhënie të mira. Vila në Ascot tashmë i përket asaj. Përkufizimi vila nuk bën drejtësi: pasi vila është një feud, i vendosur në qoshen më ekskluzive të gjithë Anglisë. Hipodromi i famshëm, kalaja e Mbretëreshës në Windsor, shkolla private e Eton nga ku dalin mbretër dhe kryeministra, janë fare pranë. Galina i kishte dhënë ish-burrit lejen për të jetuar atje, pasi e dinte se ishte rrënuar nga borxhet.

Gjyqi ndaj Abramoviç

Procesi për dëmet kundër ish partnerit në biznes Abramovich, ishte humbur vitin e kaluar dhe kishte një kosto prej 100 milion stërlinash. Gruaja e tij 22 vjet më e re dhe nëna e dy fëmijëve të tij, ulur gjithmonë në krahun e tij gjatë seancave, e la një ditë pas vendimit të marrë, duke arritur të ngrijë nga gjykata 200 milion sterlina për marrë pjesën e saj të çekut të ushqimeve. Në këtë mënyrë Berezovsky, vuri në ankand tërë pasurinë e tij dhe shkoi për të qëndruar në rezidencën e Ascot, si favor nga ish-bashkëshortja e tij.

Dyshimi

Policia nuk lë Galinën të hyjë në shtëpi, pasi po vazhdon kërkimet mjeko-ligjore për të gjetur nëse në rezidencë janë përdorur “substanca të rrezikshme”, të tilla si poloniumi radioaktiv që vrau Aleksandër Litvinenko në vitin 2006, një ish-agjent i KGB punësuar nga Berezovski. “Kjo është shtëpia ime,” u përgjigj gruaja mërzitur dhe hyn. Është ajo që vë re në banjo, ku trupi i ish-bashkëshortit qëndron ende i shtrirë, një shall kashmiri. “E kanë mbytur”, thotë ajo më vonë për miqtë. “Në çdo rast ajo nuk ishte një vdekje nga shkaqe natyrore”, ia pret shkurt Nikolai Glushkov, një familjar i ngushtë.

Vdekjet e pazakonta të biznesmenëve rus në Londër

Vdekje të pazakonta ka patur plot nga këto anë. Dy biznesmenë të pasur rusë kanë humbur jetën e tyre gjatë vitit të kaluar në rrethana misterioze në zonën e Londrës. I pari, Aleksandër Perepilichni, një informator vendimtar në rastin e Sergei Magnitsky, avokat, i cili vdiq në burg në Moskë para se ai mund të thoshte atë që dinte në lidhje me botën e krimit politik të Kremlinit. U largua nga shtëpia për të bërë vrap nëntorin e kaluar, ra në tokë dhe nuk u ngrit dot më. I dyti, Arkady “Badri” Patarkatsishvili, 52 vjeç, pësoi një sulm shumë pak bindës në zemër në vitin 2008, dhe shtëpia e tij prej kohësh u analizua nga policia në kërkim të substancave me radioaktivit. Vetëm rastësi? Nëse këtyre rasteve do ti shtonim janë shtuar German Gorbuntsov, një bankier rus gjetur vdekjen nga të shtënat vitin e kaluar në Londër, ditë para se të dëshmonte në një gjyq korrupsioni në Moskë, kuptohet se Londongrad nuk është më aq i sigurt për të “pasurit e rinj” të Rusisë ndoshta as për atë që për të gjithë dukej i sigurt: Abramovich, manjatin e naftës siberiane i cili i bindet Putin, studenti i zgjuar dhe pasuruar më shumë se mësuesi Berezovski.

“Perandoria Romake”, Perandoria Romane, siç e kanë mbiquajtur tabloidët, por që me të nuk kanë arritur të tallen sepse nuk ka dhënë kurrë asnjë intervistë në dhjetë vitet që ai ishte në Londër, as edhe një deklaratë publike. Ai nuk e ngriti zërin edhe gjatë procesit ku Berezovski kërkonte 3 miliard sterlina kompensim: u përgjigjej pyetjeve të gjyqtarit në rusisht, u desh përkthyes për ta kuptuar. Ndërsa Berezovski foli me një anglishte komike, duke bërë për të qeshur të gjithë. Ata ishin të ndryshme në këtë. Megjithatë, lajmi se Abramovich arrestohet në Amerikë nga FBI, shumë shpejt i përgënjeshtruar nga zëdhënësi i tij (“por është e vërtetë që e kanë ndaluar dhe pyetur”, këmbëngul stacioni televiziv në Moksë), është vërtet shqetësues

E vërtetë? Fallco? Londongradi i olligarkëve propozon përkufizimin që Churchill i dha Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë: “Një gjëzë mbështjellë në një mister, brenda një enigmë”. Diku brenda matrioskës së pyetjeve, mund të jetë zgjidhja mbi vdekjen e Boris Berezovskit.

Festimet e parakohshme të Teheranit për bisedimet bërthamore në Kazakistan



Nga Y. Mansharof dhe A. Savyon * Analizë e MEMRI, Instituti për Kërkime Mediatike i Lindjes së Mesme 


Një raund tjetër bisedimesh bërthamore midis Iranit dhe  P5+1, mbajtur më 26-27 shkurt  2013 në Almaty, përfundoi me një vendim për të ndjekur sërish bisedimet mes palëve, në mars dhe prill ne Kazakistan. Një diplomat iranian, i cili ndodhet në brendësi të bisedimeve në Almaty, deklaroi se propozimi i P5 +1 për Iranin përfshin: Teherani nuk do ta ketë të nevojshme mbylljen e objektit mbi pasurimin nëntokësor në Fordo; Iranit do t’i lejohet pasurimi i uraniumit në një nivel prej 20%, vetëm për funksionimin e reaktorit të Teheranit; Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të verifikojë që uraniumi i pasuruar është duke u konvertuar në karburant dhe se pjesa tjetër e uraniumit të pasuruar do të transferohet në vendet e botës së tretë për gjashtë muaj; ndërtimi i centrifugave dhe prodhimi i komponentëve të tjerë do të jetë nën mbikëqyrjen edhe më të  rreptë se ajo që u ra dakord në Traktatin e Mospërhapjes Bërthamore (NPT). Nëse Irani plotëson të gjitha këto kërkesa gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, do të ndërmerren hapa për të hequr sanksionet mbi të. Të dy këto tendencat ishin të dukshme në reagimet e Iranit për bisedimet në Kazakistan. Si fillim ishte një shprehje gëzimi nga folësit e regjimit dhe medias, të cilët pretendonin se Perëndimi ishte sprapsur dhe tashmë njeh të drejtat bërthamore të Iranit. Disa prej tyre e panë këtë si një pikë kthese pozitive. Më 3 mars të vitit 2013, ministri i jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi tha: "Duke filluar nga sot, ne do të dëshmojmë një heqje graduale të sanksioneve", duke shtuar dy ditë më vonë se bisedimet mes Iranit dhe P5+1 ishin "duke ecur në drejtimin e duhur". Disa anëtarë mexhelistë deklaruan gjithashtu se strategjia e Rezistencës së Liderit Suprem Iranian, Ali Khamenei,  në bisedime kishte triumfuar dhe se P5 +1 kishte njohur fetvan e supozuar, e cila ndalonte zhvillimin e armëve bërthamore. Tendenca e dytë përbëhej nga paralajmërimet për mashtrime nga Perëndimi dhe një kërkesë për të ofruar stimuj shtesë. Rreth një javë pas bisedimeve, Khamenei theksoi se arritjet e Iranit në to ishin vetëm të pjesshme dhe se vendi duhet të vazhdojë me ngulm në rrugën e tij. Folës të tjerë shprehën mungesën absolute të besimit tek superfuqitë, pavarësisht raporteve të mëparshme në Iran që progresi është duke u bërë përmes negociatave. Në të njëjtën kohë, mediat iraniane theksuan kërkesën e Teheranit për masat e ndërtimit të besimit reciprok me peshë të barabartë nga P5+1. Në një konferencë për shtyp në Almaty, menjëherë pas bisedimeve,  kreu i ekipit iranian për negocime, Saeed Jalili, i cili është në krye të dosjes bërthamore të Iranit, tha: "P5 +1 propozoi që në gjashtë muajt e ardhshëm të arrihen rezultate  konkrete e  reciproke për ndërtimin e besimit dhe se propozimet për këtë janë dorëzuar tashmë . Irani theksoi se këto masa duhet të ruajnë një peshë të  barabartë dhe duhet të realizohen në të njëjtën kohë". Ky optimizëm që ka rezultuar gjatë bisedimeve nga regjimi, u kritikua nga Irangreenvoice.com, e cila është identifikuar me Lëvizjen e Gjelbër; Ky website ka pohuar se ky përparim ishte i pashmangshëm. Ajo që duhet të theksohet është se qëndrimi i Iranit në bisedimet bërthamore nuk mund të ketë kompromis dhe se Irani është duke kërkuar njohjen si një anëtar i klubit bërthamor nëpërmjet të drejtët së tij në parim, për të pasuruar uraniumin. Si pjesë e kësaj pozite, Irani pretendon se nuk ka vend për sanksione të vazhdueshme kundër tij dhe kërkon që ato të hiqen menjëherë. Siç shpjegoi edhe Ambasadori iranian ne OKB-së, Khazaee Mohammad, në bisedimet e Almaty, Perëndimi në të vërtetë ndërmori një hap të vogël në drejtim të pozitës së Iranit, por nëse të drejtat e Iranit sipas NPT nuk materializohet dhe në qoftë se presioni mbi të nuk tërhiqet, negociatat nuk do të sillnin fryte. Gjithashtu, në çështjen e mbikëqyrjes, Irani refuzon mbikëqyrjen e plotë të objekteve, në të cilat ajo është duke kryer aktivitetin bërthamor, sipas kërkesës së IAEA si edhe Këshillit të Sigurimit të OKB. Ky refuzim e  bashkëpunimin i kushtëzuar i tij me IAEA ngadalëson gatishmërinë për të pranuar agjendën e Iranit paraprakisht. Ky dokument do të shqyrtojë tendencat kryesore në reagimet ndaj bisedimeve Almaty: Zyrtarët iranianë, pjesë të Regjimi festojnë fitoren e Iranit mbi Perëndimin, në këto  bisedime. Shef i Ekipit Negociator iranian, Jalili:  Propozimi P5 +1 i Afrohet Pikëpamjes iraniane Në një konferencë për shtyp në 27 shkurt, në Almaty, pas raundit të bisedimeve, kreu i ekipit negociator iranian Saeed Jalili tha: "P5+1 ka parashtruar një propozim më realist ..pas konkludimeve se ata duhet të kryejnë më shumë masa konkrete që do ta sjellë atë më afër me Iranin". Sipas Jalili, "Në fusha të caktuara, (propozimi P5 +1] është afër pozitës së Iranit, i cili e sheh këtë si një lëvizje pozitive, por ka ende shumë punë për të arritur në pikën e dëshiruar ... Në këtë raund të bisedimeve, ne kemi parë se pavarësisht  sjelljes së tyre gjatë tetë muajve të fundit,  ishte  ata të cilët, në bisedimet në Kazakistan, u përpoqën të ishin më afër pozitës sonë dhe ne e konceptuam këtë si një gjë pozitive. Nëse kjo është një shenjë e një ndryshimi strategjik dhe nëse ata dëshirojnë me të vërtetë të hyrë në bisedime reale, bazuar në një strategji të saktë për nxitjen e bashkëpunimit, kjo mund të jetë një pikë kthese. Objektivi Fordo është i  ligjshëm, njihet nga IAEA dhe do të vazhdojë të veprojë nën mbikëqyrjen e tij. Kërkesa për  mbylljen e tij  ishte krejtësisht e padrejtë dhe këtë herë asnjë kërkesë e tillë nuk u bë. Lutja  e së premtes e Liderit të Teheranit: "Niveli ynë i pasurimit me uranium nuk duhet t’i interesojë askujt" Gjatë  lutjes të së premtes, më 1 mars 2013 në Teheran, zëdhënësi i regjimit të Teheranit dhe lideri i lutjes të së premtes Kazem Sadeghi tha: "Bisedimet e Saeed Jalili me P5+ 1, treguan qartë se qëndrimi ynë është i përhershëm dhe i vendosur. Në këtë takim, P5 +1 iu përgjigj Iranit me një plan prej pesë pikash, paraqitur gjatë qershorit të vitit 2012, ne raundin e bisedimeve në Rusi. Pozicioni aktual i P5+1 s është më i mirë dhe më realist se  në të kaluarën. Disa agjenci lajmesh kanë shkruar gjëra të  pakuptimta, si për shembull: Irani bie dakord për të ndaluar pasurimin e [uraniumit] në 20%. Kjo është e pakuptimtë dhe kombi iranian e sheh pasurimin me uranium si një të drejtë të patjetërsueshme. Niveli ynë i pasurimit nuk është biznes i askujt dhe kombi iranian do të përdorë ketë të drejtë në përputhje me nevojat e tij duke mos ju trembur asnjë superfuqie". Kayhan: Perëndimi "u detyrua t’i hapë rrugën Iranit" për shkak të përparimit të tij bërthamor Në një editorial, më 3 mars 2013, ne të përditshmen Kayhan, e cila mbështet pikëpamjet e Liderit suprem Khamenei, shpjegoi se Irani arrin në negociata më i fortë se kurrë edhe pasi kishte çrrënjosur ndikimin e Perëndimit në Lindjen e Mesme. Thuhej: "Dhjetë vjet më parë, Perëndimi e detyroi ekipin negociator iranian, i cili u ndikua nga pasiviteti i qeverisë, udhëhequr nga reformisti, presidenti Mohammad Khatami dhe reformistët Mexhilist, në një ngrirje 30-mujore (në pasurimin e uraniumit), e quajtur "një ngrirje të përkohshme si një masë për ndërtimin e besimi” ... Tani që Perëndimi ka vetëm 1/10 e forcën së saj dhe një përqindje të vogël nga ndikimi që kishte një dekadë më parë, u detyrua “t’i hapë rrugën” Iranit për shkak të pasurimit të tij të uraniumit, në një nivel prej 3.5%  dhe veprimtarisë së mijëra centrifugave dhe ti kërkojë Iranit të kufizojë pasurimin e tij me 20% ... "Sot ne jemi shumë herë më të respektuar se një dekadë më parë. Gjatë këtyre 10 viteve të arta, para rezistencës dhe zgjimit islamik, ku Irani ishte epiqendra, theu dhe rrëzoi themelet e ndikimit të Sionisteve të Krishterë dhe fuqizoi katër skajet e Lindjes së Mesme. Gjatë kësaj dekade, ne e detyruam Perëndimin të ndryshojë  kalkulimet e veta ..." Fetva e Khamenei u njoh nga  P5+1 Delegatë të  ndryshëm  Mexhilist vlerësuan strategjinë e rezistencës që Lideri Suprem Khamenei kishte shfaqur në bisedime dhe pohoi se fetva e tij për  ndalimin e zhvillimit të armëve bërthamore kishte luajtur një rol vendimtar. Më 1 mars 2013, anëtar i Mexhlisit Ali Taheri ka thënë: "Fatwa nga lideri Khamenei, i cili thotë se armët bërthamore janë të ndaluara, kishte një ndikim vendimtar mbi bisedimet  Iran-P5+ 1. "Anëtari i Mexhlisit  Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Mehdi Davatgari ka thënë: "Një nga arritjet e këtij raundi të bisedimeve është ... se P5 +1 ka njohur statusin e fatvas së  liderit Khamenei që ndalon prodhimin e armëve bërthamore ... Statusi i fetvas kërkon pranimin e së drejtës së  Iranit bërthamor dhe për integritetin e regjimit iranian ne  ndalimin e posedimit të armëve bërthamore". Anëtari i Mexhlisit: Rezistenca e Iranit mundi Perëndimin Anëtari mexhlisit i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Mohammad Ismail Kothari tha për  agjencinë e lajmeve Fars më 1 mars 2013: "Rezistenca e kombit Iranian ndaj presionit perëndimor, sanksioneve dhe pozitën e saj të palëkundur për energjinë bërthamore, ka mposhtur politikën armiqësore të vendeve perëndimore dhe kjo humbjen e ka bërë ata më fleksibël në bisedime". Paralajmërimi i Zhgënjimit Perëndimor, kërkesa për gjeste të mëtejshme Në 7 mars 2013, ne takimin e Kuvendit të Ekspertëve, lideri suprem Ali Khamenei tha se arritjet e Iranit në bisedimet e Almaty ishin vetëm të pjesshme dhe se Irani duhet të vazhdojë me ngulm në rrugën e saj, duke nënkuptuar se qëllimi i vërtetë i sanksioneve ishte rrëzimi i regjimit iranian: "Në këtë takim (në Kazakistan), vendet perëndimore nuk ndërmorën asnjë hap të rëndësishëm që mund të quhet një nxitje, vetëm hapa që njohin shumë pak disa nga të drejtat e kombit iranian . Ne duhet të presim deri në takimin e ardhshëm, për të testuar integritetin e vendeve perëndimore. Pretekst për sanksionet është çështja bërthamore, por qëllimi i vërtetë i sanksioneve është arritja afatgjatë e qëllimit të Perëndimit ... Besimi në Islam, vendosmëria, mbështetja e popullit, ruajtja dhe mbështetja e frymën së shpresës janë faktorët kryesorë në lëvizje të vazhdueshme përpara, drejt sukseseve më të mëdha dhe në drejtim të tejkalimit të pengesave dhe vështirësive". Folësi Mexhlisit Ali Larijani tha: " Bisedimet  ne Almaty rezultuan  pozitive,  por pas tyre drejtori i përgjithshëm  i IAEA dhe BE  foli kundër Iranit. Perëndimi nuk duhet të shfrytëzojnë fisnikërinë e Iranit  dhe nuk duhet ta zemërojë  atë. Vendet perëndimorë  tjetër gjë thonë në fshehtësi dhe tjetër gjë në publik dhe kjo tregon një mungesë të integritetit ". Në një tjetër rast,  Larijani tha se disa vende perëndimore lanë tryezën e bisedimeve duke kërkuar për aventurë . Ndoshta , ata e shohin këtë si një taktikë që synon të krijoj  një pretekst për sanksione ndaj Iranit ". Më 1 mars 2013, anëtar mexhlist i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Mohammad Ismail Kothari  tha ne fars: "Ne pamë një ndryshim në pozitën e P5+1  në bisedimet e Almaty,  në krahasim me të tjera bisedime . Megjithatë edhe nëse qëndrimet dhe marrëveshjet me ta janë hedhur ne letër, ata nuk do të jenë të besueshme , sepse SHBA-së, Anglisë, Francës dhe Gjermanisë nuk mund t’i besohet . Megjithatë, kjo mungesë  besimi  nuk do të na  dekurajojë ne bisedime të tjera ". Artikulli i4 marsit 2013 mbi Trupave Revolucionare të Gardës islamike (IRGC) në të përjavshmen Sobh-e Sadek pohoi: "Arsyeja për (P5 +1), tërheqja nga retorika e  njëanshme në bisedime dhe për një fleksibilitet të ri në Almaty ishte ... dështimin  i politikës së presionit dhe arsyetimit të  (Perëndimit)  sanksioneve krahas bisedimeve me Iranin. Ata shpresojnë se ata do të jenë në gjendje të ndikojnë në procesit zgjedhor të Iranit (qershor 2013) dhe si pasojë zhdukjen e Iranit. Ata treguan një fleksibilitet të pjesshëm, të pakuptimtë në bisedime, me qëllim që ta lidhin popullin dhe ekonominë e Iranit me marrëveshje shumë të vogla, pa siguruar një nxitje të mirëfilltë, pa ndikim dhe të  balancuar ...Ata shpresojnë se duke përdorur formulën e paraqitur, Irani do të besojë  se ka është një shans për një marrëveshje me SHBA dhe se një përmbledhje do të përbënte një zbulim të madh ... "Raundi i bisedimeve në Almaty dhe përmbledhjet fillestare të arritura atje, janë një provë e sjelljes së Perëndimit ... Nëse ne shikojmë me kujdes çështjen e ndërtimit të besimit reciprok ndaj masave që pritet të merren brenda gjashtë muajve , si në bisedimet Almaty ,... ne duhet të presim të paktën një ngrirje, në  politikën e sanksioneve të  Perëndimit brenda muajit të ardhshëm. Kjo është një provë e integritetit të Perëndimit, kështu që  amerikanët dhe evropianët duhet të tregojnë se  nuk do e  ndryshojnë politikën e tyre dhe  mospranimin e një bashkëpunimi me Iranin ose ne të vërtetë aspirojnë zbatimin e një politikë të re, në mënyrë që të respektojnë të drejtën bërthamore të Iranit". Teheran kërkon masa reciproke të ndërtimit të besimit, në mënyrë të barabartë Ali Bakri, Zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Maxhidite dhe një anëtar i ekipit negociator iranian, tha: "Të dyja palët duhet njëkohësisht të kryejë lëvizjet të barabarta. Nëse këto tre parime janë plotësuar dhe në qoftë se ata kanë një fillim, fund dhe kohëzgjatje të qartë, ne mund të fillojmë një diskutim të mirëfilltë". Ish-ministri i jashtëm Abbas Araghchi tha se, në bisedimet në Almaty, "kemi arritur një marrëveshje të përgjithshme dhe përparimi duhet të jetë gradual. Ky proces është i bazuar në masat e barabarta dhe reciproke që kanë rënë dakord në bisedimet e Stambollit. Masa e parë u diskutua në Almaty .. . [pasi] asnjë marrëveshje për të nuk u arrit në bisedimet e Bagdadit dhe Moskës. Në bisedimet Almaty, P5 +1 paraqiti masa të reja ... por sipas mendimit tonë ato nuk janë të balancuara mjaftueshëm  dhe nuk mund të konsiderohen hapa logjike..Si  provë e qëllimeve nga pala tjetër është gatishmëria që do të ofrojnë për masa të balancuara ..." Artikulli i 4 marsit 2013, në Sobh-e Sadek, gjithashtu deklaroi se "parimi i theksuar në politikën zyrtare dhe publike të Iranit është që e drejta bërthamore e Iranit, sidomos e drejta e s për tu pasuruar me [uranium], duhet të jetë baza e çdo propozimi; çdo paketë propozimesh duhet të jetë e balancuar në aspektin e temave të përbashkëta që do të zbatohen njëkohësisht. Kjo formulë është korniza më e qartë për një situatë fitoreje  dypalëshe , si edhe për dhënien fund të politikave të njëanshme të Perëndimit ... ". Reformistët kritikojnë “vërtitjen” iraniane për bisedime Në kontrast me përgjigjen e njëjtë iraniane në vend, për bisedimet e Kazakistanit, Irangreenvoice.com, e cila mbështet Lëvizjen e Gjelbër, ka qenë jashtëzakonisht kritike. Në një letër pozicionimi, botuar më 5 mars 2013 në faqen e internetit, ajo ka përcaktuar hendekun  e gjerë midis asaj që e quajti "propagandë intensive," të regjimi, ku thuhej se po synon "t’i japë qytetarëve një imazh të rreme, ku çdo gjë është e qetë dhe se Irani ka fituar në bisedime - ndërsa qytetarët vuajnë nga inflacioni i pakontrolluar dhe rënia e rialit", por çfarë po ndodh në të vërtetë në këto bisedime; siç thuhet është raportuar nga një diplomat i lartë evropian - i cili dyshohet se ka thënë se në Almaty, Teheranit ju kërkua të reduktojë aktivitetin e tij në objektin Fordo dhe të lejojë IAEA për të mbikëqyrur atë,  përndryshe do të përballet me sanksione edhe më të ashpra. Faqja e internetit vijon: "Nuk ka gjasa që të ndodhë ndonjë gjë e veçantë në javët e ardhshme ose nuk do të kenë disa zhvillime të vogla në dy raundet e ardhshme të bisedimeve (të përcaktuara për në Stamboll dhe Kazakistan, në mars dhe prill të 2013). Irani është ende duke negociuar për më shumë kohë, ndërsa Perëndimi është i preokupuar me krizën ekonomike dhe çështjet ndërkombëtare; shefi në mesin e tyre, Siria, nuk ka asnjë ngut për të reduktuar veprimet e saj ne lidhje me Iranin". * 

Y. Mansharof është një studiues në MEMRI, A. Savyon është Drejtor i Projektit -Media Iraniane

Botohet “Meshari” i Resulit


Alfred Beka




Instituti Shqiptar në St. Gallen dhe Qendra për Studime Shqiptare në Londër sapo kanë nxjerrë nga shtypi librin e parë shqip, “Meshari” i Gjon Buzukut, i transliteruar nga studiuesi Namik Resuli. Dy institute të njohura që merren me studime shqiptare, njëri në Zvicër dhe tjetri në Angli, janë bërë bashkë për të botuar librin e parë shqip, të transliteruar nga studiuesi i njohur Namik Resuli.
Albanisches Institut St. Gallen dhe The Centre for Albanians Studies, Londër, sapo kanë nxjerrë nga shtypi “Mesharin” të transliteruar nga Resuli, ndryshe nga ai që është përdorur deri më tani nga studiuesit dhe lexuesit, i cili është transliteruar nga gjuhëtari i njohur Eqrem Çabej.
“Ma në fund, pas disa vitesh ia mbërritëm qëllimit që të botojmë ‘Mesharin’ e Namik Resulit dhe besoj se ‘porosia’ e Namik Resulit shkoi në vend, edhe pse me pak vonesë. Namik Resuli ishte i mishnum me Buzukun dhe Mesharin, por për fat t’keq, Shqipnia e Kosova nuk e njohën dhe nuk ia dhanë meritat që i përkasin Namikit. Me ribotimit e ‘Mesharit’ të Resulit, asht nji lloj njohje për punën e tij të palodhshme që ka ba për kulturën shqiptare”, – thuhet në lajmin që e ka dhënë në faqen e tij të Facebook-ut, Albert Ramaj, udhëheqës i Institutit Shqiptar në St. Gallen.
Namik Resuli është një prej studiuesve të njohur shqiptar, i cili e ka bërë transliterimin dhe ribotimin e parë të plotë të ‘Mesharit’ në vitin 1958, dhjetë vjet para Eqrem Çabejit.
Albanologu i njohur Robert Elsie punën e Resulit e konsideron si një arritje të madhe shkencore që u injorua për një kohë të gjatë në Shqipëri.
Ndërkaq, për gjuhëtarin Bardhyl Demiraj ky ribotim i “Mesharit” vjen në kohën e duhur.
“Largimi i natyrshëm në kohë nga ky botim si edhe mundësitë e dikurshme të kufizuara të përhapjes së tij në gjithë arealin kulturor shqipfolës, kanë shkaktuar boshllëqe të theksuara jo vetëm në bibliotekat e studiuesve të historisë, gjuhës e kulturës së popullit shqiptar por edhe në formimin e përgjithshëm të studentëve të shkencave shoqërore-albanologjike si edhe të lexuesve të thjeshtë e të shumtë, që i mbeten dashamirë kësaj kulture. Andaj ky ribotim anastatik i botimit të parë shkencor filologjik të ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut, për të cilin janë kujdesur me përkushtim Albert Ramaj (Albanisches Institut – St. Gallen) dhe Bejtullah Destani (The Centre for Albanian Studies – Londër) i vjen lexuesit bash në kohën e duhur”, – ka shkruar Demiraj në pasthënie të librit.
Sipas tij, ky botim është njëherësh një akt mirënjohjeje dhe nderimi ndaj botuesit të tij, e nëpërmjet tij një homazh i gjithhershëm ndaj kulturës së shkrimit shqip në mërgim që zuri fill me basin e saj Gjonin.

HOTEL ROYAL NE TETOVË


Info

Hotel ROYAL Tetove - Hotel Royal TETOVO Macedonia
Ne periferi te qytetit te Tetoves,ne afersi te pishines Aquapark ndodhet hoteli ROYAL.
Vendi me i pershtatshem per pak caste intime.
Nje vend ideal per te gjetur qetesine.ambienti i mrekullueshem,ajri i paster,restorani me nje meny te shumellojshme dhe te pasur.
Per disa ore caste intimiteti dhoma me 13-15 euro,kurse per te kaluar nje nate dhoma nga 16,20 dhe 30 euro.
TANI EDHE ME SALLE KONFERENCASH!
Kontakt telefonat:
070 537 313
070 209 571
In the periphery of Tetovo, near Aquapark pool you can find hotel Royal.
The most suitable place for some moments of intimacy.
An ideal place to find tranquility, a wonderful environment, fresh air, the restaurant with a rich and manifold menu.
For some hours intimacy there are rooms from 13-15 euro, while if you would like to spend the night you will find rooms for 16, 20 and 30 euro.
Contact numbers:
070 537 313
070 209 571

HIT OIL JU DËSHIRON RRUGË TË MBARË!


HIT OIL JU DËSHIRON RRUGË TË MBARË!

Tel.: 044 351 440 Tetove, email: hit-oil@live.com

Diaspora Shqiptare për Maqedoninë së shpejti me lëvizje kundër politikës diskriminuese të shqiptarëve

Diaspora Shqiptare për Maqedoninë - Press ne S…

 

Diaspora Shqiptare për Maqedoninë së shpejti me lëvizje kundër politikës diskriminuese të shqiptarëve

Ata kërkojnë aktivizim më të madh kundër diskriminimit ndaj shqiptarëve, mungesës së demokracisë si dhe aktivizim të ndërgjegjes politike


Elida Zylbeari


Aktivizohet më fuqishëm Diaspora Shqiptare për Maqedoninë (DSHM) për të mbrojtur interesant shqiptare në shtet. Sot para gazetarëve ata prezantuan projektin e tyre të ardhshëm "Maqedonia, opsioni shqiptar" që nënkupton ringjallje të shoqërisë shqiptare për të treguar kërkesat reale të tyre në Maqedoni. Ata kërkojnë aktivizim më të madh kundër diskriminimit ndaj shqiptarëve, mungesës së demokracisë si dhe aktivizim të ndërgjegjes politike dhe demokratike për një aktivizëm qytetar kolektiv të vendosur i cili do të demaskojë politikat anti-shqiptare.

"Duke konstatuar se jeta politike shqiptare në Maqedoni ka degjeneruar në një udhëkryq që ka komprometuar dhe diskredituar keqas aktorët e politikës dhe të demokracisë në shoqërinë shqiptare. Duke konstatuar se ky degjenerim politik është bërë gati "normë" e sjelljeve politike të aktorëve të politikës dhe mënyrë e ardhjes dhe mbetjes së tyre në pushtet dhe faktin që shqiptarët janë në krizë politike, këshilli drejtues i Diasporës shqiptare për Maqedoni vendosi për të vënë në lëvizje platformën qytetare "Maqedonia, opsion shqiptar" i cili parqet projekt i shoqërisë civile për një mobilizim të ri politik dhe demokratik të shqiptarëve në Maqedoni" tha mes tjerash kryetari DSHM-së, Xhevat Sherifi.

Koordinatori i projektit është kryetari i Organizatës së veteranëve të luftës në Maqedoni, Besim Hoda. Ai tha se aktivistët e DSHM-së në periudhën që vjen do të flasin me të gjithë aktorët e shoqërisë civile duke mos lënë anash as përfaqësuesit politik.

"Do të konsultohemi me të gjithë, do të zhvillojmë biseda me sektorin civil dhe do të mbledhim mendime për kërkesat reale të shqiptarëve në Maqedoni dhe mënyrën si ata duhet të prezantohen në këtë shtet i cili8 është i tyre por që nuk i përfill. Do të bëjmë një platformën të përbashkët me këto kërkesa dhe do tua prezantojmë partive politike, nëse ata nuk pajtohen me kërkesat tona të cilat në rend të parë do ta mbrojnë interesin shqiptar, ne do ta demaskojmë politikën e tyre dhe do të ndërmarrim masa të tjera " tha Hoda.

DSHM është organizatë ndërkombëtare joqeveritare e shoqërisë civile në diasporën shqiptare në Amerikë , Kanada dhe Evropë formuar në vitin 2012 në Chicago të Amerikës. /PortAlb

Diaspora Shqiptare për Maqedoninë - Press ne Shkup

FOTO LAJM/ Papa Françesku lan dhe puth këmbët e të burgosurve

Papa Françesku I lau dhe puthi këmbët e të rinjve të burgosur gjatë të Enjtes së Shenjtë, një ritual që bëhet në prag të Pashkëve.
Ai vazhdoi një traditë të nisur në kohën kur ishte kryepeshkop në Buenos Aires.
Ky veprim bëhet për të rikujtuar atë që bëri Jezusi me 12 dishepujt e tij përpara kryqëzimit.
Papa Françesku kishte zgjedhur një burg për të rinjtë dhe femrat, në periferi të Romës.
Mes 12 të burgosurve, të cilëve iu lau këmbët, ishin edhe dy femra.
1
2
3
4
5
6

Kombinimi i bajtëve dhe i bombave në Izrael


Nga Thomas Friedman



Raketat mbërrijnë nga Gaza në mëngjes, derisa kapitali për investime mbërrin nga Londra pasdite. Aftësia e Izraelit për të jetuar sikur të ishte e shkëputur nga pjesa tjetër e rajonit është mbresëlënëse dhe e domosdoshme. Por, në të njëjtën kohë, ajo është iluzore dhe e rrezikshme

Derisa lexon lajmet nga Lindja e Mesme dhe pastaj e shikon presidentin Obama duke e vizituar Izraelin nuk mund t’i shmangesh këtij mendimi: Presidenti dukej sikur ta kishte vizituar ndonjë ishull të izoluar në Paqësor, apo ndoshta Zelandën e Re. Ari Shavit nga e përditshmja “Haaretz” e ka përmbledhur mirë gjendjen në kolumnen e tij të disa ditëve më parë. Aty shkruan: “Para disa muajve, Amnon Dankner pati një artikull interesant në gazetën e re, ‘Sof Hashavua’. Në të shkruante se si projekti inovativ teknologjik i Shimon Peresit bën që Izraeli të shkëputet nga Lindja e Mesme dhe të lundrojë në drejtim të perëndimit nëpër Mesdhe, si një lloj ishulli lundrues. Ndonëse në formë mahie, Dankner e ka kuptuar mirë gjendjen. Gjatë viteve të fundit, Izraeli po mendon dhe po sillet sikur të mos ndodhej në Azinë Perëndimore dhe se mund të ekzistojë si një ishull që është shkëputur nga ajo pjesë. Izraeli nuk po mendon fare për botën arabe, Palestinën, Iranin. As për arabët, kolonët dhe okupimin”. Në të vërtetë, derisa presidenti Obama ndodhej në Izrael, mediet raportuan se armët kimike ishin përdorur në Sirinë fqinje dhe raketat ishin shkrepur në Izrael nga Gaza fqinje. Por, në të njëjtën kohë, “Globes”, gazeta izraelite për ekonomi e publikoi këtë artikull: “’Accel Partners’ arriti që ta krijojë ‘Accel London IV’, një fond 475 milionë dollarësh, të përqendruar në Evropë dhe Izrael… ‘Accel London IV’ do të investojë në fushat kryesore në të cilat është e specializuar firma, përfshirë internetin, bazën e të dhënave, SaaS dhe telefoninë celulare. Partneri i ‘Accel’, Kevin Comolli tha se ‘fakti që ‘Accel London IV’ është formuar brenda katër javësh paraqet një mbështetje të fuqishme të ‘Accel London’ dhe mundësisë së tregjeve në Evropë e Izrael”.
Raketat mbërrijnë nga Gaza në mëngjes, derisa kapitali për investime mbërrin nga Londra pasdite. Aftësia e Izraelit për të jetuar sikur të ishte e shkëputur nga pjesa tjetër e rajonit është mbresëlënëse dhe e domosdoshme. Por, në të njëjtën kohë, ajo është iluzore dhe e rrezikshme. Është mbresëlënëse dhe e domosdoshme, për shkak se Izraeli është i vetmi shtet në botë sot që përballet me akterë joshtetërorë, të armatosur me raketa, që jetojnë midis civilëve dhe shtrihen në të gjitha anët e kufijve: Sinai, Gazë, Liban Jugor dhe Siri. Përtej atyre kufijve ndodhen shtetet që kanë pësuar nga trazirat e brendshme, ashtu si edhe Irani. Megjithatë Izraeli ka arritur që të neutralizojë bajtët dhe bombat – me mure të larta që neutralizojnë armiqtë dhe teknologjinë e lartë që i ndihmon ekonomisë së tij. Megjithatë, ekziston një vijë e hollë që ndan shmangien e rrezikut me të jetuarit në fantazi, që ndan luftën për mbijetesën e një populli dhe ringjalljen e ëndrrave. Izraeli është gati që ta kalojë atë vijë. Iluzioni i rrezikshëm në të cilin Izraeli rrezikon të zhytet, pohon Shavit, është mendimi se “mund të jetojë si autarki, pa pasur lidhje me rrethinën”. Por, asnjë shtet nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, “e aq më pak një shtet, në të cilin gjashtë milionë hebraikë e ndajnë vendin me më shumë se pesë milionë palestinezë. Aq më pak një shtet që insiston, madje edhe në dhjetëvjeçarin e dytë të mileniumit të tretë, në okupimin e një shteti tjetër”.
Në të vërtetë, ëndrra e çmendur, të cilën Izraeli vazhdon ta mbajë gjallë, është se mund ta mbajë përgjithmonë të okupuar Bregun Perëndimor, me 2.5 milionë banorët palestinezë, për t’ua bërë qejfin kolonëve, që tani mbajnë pozitat kryesore në kabinetin e ri qeveritar të Izraelit. Me gati 600.000 izraelitë që tani jetojnë në Jerusalemin Arab Lindor dhe Bregun Perëndimor, mundësia e zgjidhjes me dy shtete, “po zhduket ngadalë”, thekson profesori i filozofisë në Universitetin Hebre, Moshe Halbertal. Është e çuditshme se sondazhet tregojnë se shumica nga të dyja palët preferojnë zgjidhjen me dy shtete, “por ekziston problemi i thellë i besimit” që duhet të tejkalohet – me shpejtësi. Nahum Barnea, kolumnisti veteran i “Yediot Aharonot”, më tha se Obama pati “sukses” të madh tek qytetarët izraelitë me fjalimin e tij, të enjten. “Edhe po të konsiderohej armik më parë, ai tani konsiderohet mik”, ka thënë Barnea. “Madje edhe ata që ende nuk pajtohen me të nuk mendojnë se ai ka qëllime të këqija karshi Izraelit”. Obama mbështeti izraelitët me mirëkuptim dhe sinqeritet. Ai theksoi në fjalimin e tij: “Ashtu siç kishte thënë Ariel Sharon – jam duke e cituar atë – ‘Është e pamundur të kesh shtet demokratik hebre dhe të kontrollosh në të njëjtën kohë tërë Izraelin. Po qe se insistojmë ta realizojmë ëndrrën si të tërë, atëherë mund të humbim gjithçka”.
Për këtë arsye, palestinezët duhet të heqin dorë nga të gjitha parakushtet e tyre dhe të hyjnë në negociata, derisa Izraeli duhet ta ndalë ndërtimin e kolonive dhe sërish të presë realizimin e premtimeve të dhëna nga presidenti Mahmoud Abbas dhe kryeministri Salam Fayyad i Autoritetit Palestinez. Falë bashkëpunimit të tyre me shërbimet izraelite të sigurisë, asnjë izraelit nuk u vra në Bregun Perëndimor nga akte terroriste, më 2012. Por, palestinezët nuk do të mund ta mbajnë të tillë gjendjen edhe për një kohë shumë të gjatë, derisa nuk ka progres në krijimin e shtetit palestinez. Mënyra më e mirë që Izraeli të përballet me atë kaos apo ta mënjanojë atë është që të bashkëpunojë me palestinezët për krijimin e një shteti në Bregun Perëndimor, që është modern, laik dhe perëndimor; një shtet në të cilin myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë mund të punojnë së bashku. Po qe se izraelitët dhe palestinezët nuk i bëjnë të gjitha – tani – që një gjë e tillë të ndodhë, atëherë kjo do të kujtohet jo vetëm si një mundësi e humbur, por si mundësia e humbur dhe ishulli nuk do të mund t’i mbijetojë stuhisë që do të pasojë. 

Trauma e ishullit të thesarit


Nga Paul Krugman
(Nju Jork Tajms)



Të gjithë po qahen për deficitet buxhetore, por ende korporatat dhe të pasurit po jetojnë të lirë në parajsat e taksave duke u taksuar po aq sa taksapaguesit e vegjël. Prandaj, mos ia qani dertin Qipros, qanani hallin të gjithë neve, që po jetojmë në një botë liderët e së cilës duken të vendosur të mos marrin mësime prej katastrofës


Para disa vjetësh, gazetari Nicholas Shaxson botoi një libër mahnitës dhe argëtues të titulluar “Treasure Islands” (“Ishujt e thesarit”), në të cilin shpjegonte parajsat ndërkombëtare të taksave - të cilat gjithashtu, siç vinte në pah autori, ishin “juridiksione sekrete”, nuk zbatonin shumë ligje - që nënvlerësonin ekonomitë e mbarë botës. Ato jo vetëm që shternin paratë e zyrtarëve të qeverive të korruptuara, por edhe e nxisnin korrupsionin; çrregullonin qarkullimin e kapitalit, duke ndihmuar kështu në thellimin dhe rritjen e krizës financiare.Një pyetje në të cilën nuk ishte thelluar fort zoti Shaxson, megjithatë është ajo se çfarë ndodh kur një juridiksion sekret në fund shpërthen. E kjo është tamam ajo çfarë po ndodh në Qipro. Dhe cilido qoftë rezultati për vetë Qipron (vini re: që nuk duket se do të ndodhë), lëmshi qipriot tregon pikërisht sesi po vazhdon të mos reformohet sistemi ndërkombëtar bankar, edhe pothuajse pesë vjet pas shpërthimit të krizës financiare globale. E kur vjen puna te Qiproja: Dikush mund të thotë po çka kanë të gjithë që janë çuar në këmbë dhe shqetësohen për një shtet me një ekonomi të vogël, jo më e madhe sesa ajo e zonës metropolitane të Scrantonit. Sidoqoftë, Qiproja është një shtet anëtar i eurozonës, prandaj ngjarjet e atjeshme mund të shkaktojnë një derexhe më të madhe(për shembull në qarkullimin bankar) në vendet më të mëdha. Dhe duhet shtuar edhe diçka tjetër: Ekonomia qipriote mund të jetë e vogël, është për habi një lojtare e madhe financiare, me një sektor financiar katër apo pesë herë më të madh sesa do të mund ta merrnit me mend krahasuar me madhësinë e ekonomisë së vet.
Pse janë kaq të mëdha bankat qipriote? Sepse vendi është një parajsë taksash, ku korporatat dhe të huajt e kamur i ruajnë paratë e veta. Zyrtarisht, 37 për qind e depozitave në bankat e Qipros janë të klientëve jorezidentë, e numri i vërtetë, nëse merrni parasysh edhe ata të huaj të pasur që kanë deponuar para në Qipro, mund ta merrni me mend se numri është larg më i lartë. Realisht, Qiproja është një vend ku njerëzit, veçanërisht rusët dhe jo vetëm ata, fshehin pasurinë e tyre prej taksave dhe rregullatorëve financiarë. Sido mund t’i thoni, por kjo nuk ka tjetër emër, përpos shpëlarje parash. Dhe e vërteta është se shumica e kësaj paraje nuk është zhvendosur aspak; vetëm se është bërë e padukshme. Në letër për shembull, Qiproja u bë një investitore e madhe në Rusi - më e madhe sesa Gjermania, ekonomia e së cilës është qindra herë më e madhe. Në realitet, afërmendsh, kjo kishte kuptimin “një udhëtimi poshtë e lart” të rusëve të kamur që shfrytëzonin shtetin ishullor si një strehim për shmangie prej taksash. Fatkeqësisht për qipriotët, para e mjaftueshme buroi prej këtij hesapi për të financuar disa prej investimeve njëmend të këqija, në kohën kur bankat lokale kishin blerë hise të borxhit grek dhe ishin zhytur në një krizë patundshmërie. Herët a vonë, gjërat e ishin të shkruar të shkonin zi e më zi. Dhe tani e keqja ka ardhur.
Tani çka? Ka disa ngjashmëri të fuqishme ndërmjet Qipros së tanishme dhe Islandës (një ekonomi me përmasa të ngjashme) së para disa viteve. Sikur Qiproja tani, edhe Islanda kishte një sektor të madh bankar, që ishte përpirë prej depozitave të huaja, që thjesht ishin të larta për t’i shpëtuar. Kundërpërgjigjja e Islandës në realitet ishte gatishmëria për t’i lënë bankat të zhyteshin në krizë, duke i lënë t’ia bënin si të mundnin, e në të njëjtën kohë ofroi mbrojtje për islandezët - dhe rezultati nuk ishte fort i keq. Në të vërtetë, Islanda, me një shkallë larg më të ulët të papunësisë sesa shumica e Evropës, ia doli ta menaxhonte deri diku mirë krizën. Fatkeqësisht, kundërpërgjigjja e Qipros ndaj krizës ka qenë një lëmsh. Pjesërisht për shkak se kjo reflekton faktin se tashmë nuk ka monedhë të veten kombëtare, gjë që e bën të varur prej vendimeve të Brukselit dhe Berlinit - vendimmarrës që nuk kanë qenë të gatshëm t’i lënë hapur bankat të falimentojnë. Por gjithashtu reflekton hezitimin qipriot për ta pranuar dhënien fund të shpëlarjes së parave në bizneset qipriote; liderët e Qipros ende po mundohen t’i kufizojnë humbjet ndaj deponuesve të huaj me shpresë se do të ketë të ardhura prej bizneseve sikur në gjendje të zakonshme. Liderët gjithashtu janë munduar t’i mbrojnë deponuesit e mëdhenj të huaj duke shprehur gatishmëri për të rritur taksat në kurriz të deponuesve të vegjël të brendshëm. Sidoqoftë, sikur edhe u mor vesh, qipriotët e thjeshtë ishin zemëruar, plani u refuzua dhe në këtë pikë, askush nuk e di se çka do të ndodhë. Mua ma ha mendja se në fund Qiproja do të pranojë një zgjidhje pak a shumë islandeze, por derisa nuk do të detyrohen në ditët e ardhshme të pranojnë. Qiproja fillimisht do të humbin shumë kohë duke u munduar të sfidojnë borxhet e shteteve më të pasura. Do të shohim. Por merrni pak frymë për një moment dhe kijeni parasysh faktin e pazakonshëm se parajsa si Qiproja, Ishujt Cayman dhe shumë të tjera ende janë duke operuar në një formë pak a shumë të njëjtë sikur kanë vepruar përpara shpërthimit të krizës globale financiare. Të gjithë e kanë parë se çfarë sherri mund të nxisin bankierët që mund të ikin, megjithëse ende ka shumë juridiksione sekrete që mundësojnë operimin anash të disa bankierëve. Të gjithë po qahen për deficitet buxhetore, por ende korporatat dhe të kamurit po jetojnë të lirë në parajsat e taksave duke u taksuar po aq sa taksapaguesit e vegjël. Prandaj, mos ia qani dertin Qipros, qanani hallin të gjithë neve, që po jetojmë në një botë liderët e së cilës duken të vendosur të mos marrin mësime prej katastrofës.

Dekada e humbur dhe e gjetur e Evropës


Nga Barry Eichengreen


Barry Eichengreen


Për të mirë apo për të keq, vetë fakti se turbulenca më e rëndë politike dhe sociale pritet të vijnë akoma nënkupton të paktën se Evropa do të jetë e paaftë që t’ia ofrojë vetes masat ngurruese dhe gjysmake që ia prodhuan Japonisë dekadën e humbur. “Nëse diçka nuk mund të zgjasë përgjithmonë”, siç kishte thënë ekonomisti, Herbert Steun, “atëherë do të ndalojë”

Njësia në tregjet financiare të Evropës është kthyer. Për momentin, mundësia e daljes së Greqisë nga eurozona është jashtë diskutimit.Nëse përhapja e normave të interesit në obligacionet e qeverive në Spanjë dhe Italia është ndonjë udhëzues, atëherë poseduesit e obligacioneve nuk bëjnë më baste për shpërbërjen e eurozonës. Rezervat evropiane madje shënuan rritje në javët e pas zgjedhjeve të paqarta italiane, të muajit të kaluar. Investuesit qartazi besojnë se liderët e Evropës do të bëjnë mjaftueshëm shumë për ta mbajtur unionin e tyre monetar të bashkuar. Mirëpo, në të njëjtën kohë, nuk duket se edhe ekonomia e Evropës do ta ndjekë këtë shtet për krizat e tregjeve në lulëzim dhe të ngrihet, sikurse feniksi, nga hiri. Më saktësisht, skenari më i mundshëm shfaqet ai i dekadës së humbur japoneze të ngadalësimit apo rritjes së munguar. Pengesa e parë për një “mrekulli feniksi” është ajo se qeveritë mbesin në modulin e kursimit. Po, ka pëshpërima se ritmi i konsolidimit fiskal mund të ngadalësohet; në të vërtetë, Francës tanimë i është dhënë ekstra kohë për të përmbushur cakun e vet për deficitin. Mirëpo i gjithë skenari i ngjanë më shumë rastit të Japonisë, ku tapa fiskale paraprakisht ishte hapur dhe mbyllur. Konsumatorët japonezë e dinin se rritjet e shpenzimeve publike ishin të përkohshme, kështu që nuk i ndryshuan shprehitë e tyre të shpenzimit, duke e bërë kështu politikën të jetë joefektive. Banka Qendrore Evropiane, nga ana e saj, është ngurruese që të ndërmarrë ndonjë gjë për ta startuar rritjen. Sikurse Banka e Japonisë në vitet 90, ajo e interpreton mandatin e vet në një koncept të ngushtë. Mbetet një forcë e papërfshirë në luftërat globale të valutës. Mirëpo, me Bankën e Japonisë që iu bashkua Rezervës Federale Amerikane dhe Bankës së Anglisë në zbutjen e politikave monetare, presioni mbi euron do të shënojë ngritje. Dhe një euro e fortë është gjëja e fundit që i duhet një Evrope të dobët.
Parashikimet e vakëta për rritjen amerikane dhe globale po i përforcojnë këto droja. Ato të pakta shtete që ia kanë dalë të korrin sukses me rritjen, m gjithë kursimet, e kanë arritur këtë falë eksportimit. Mirëpo, me rritjen globale ende nën nivelin e shpresuar, matja e tyre do të ishte e vështirë. Njësoj kështu, recesioni i fillimviteve 90 në SHBA kishte zhytur në depresion eksportet e Japonisë dhe kishte ndihmuar në inicimin e dekadës së saj të humbur. Në fund, problemet e Evropës me tregjet e patundshmërive dhe sistemin bankar e nxorën në pah rrezikun e një skenari japonez. Bankat e Japonisë investuan majmë në pasuritë e patundshme komerciale dhe janë tërhequr teposhtë, kur bumi i tregut të patundshmërive dështoi në vitet ‘80. Bankat spanjolle i ekspozohen ngjashëm sektorit të patundshmërive dhe nuk i kanë pranuar ende humbjet e tyre, ndërsa Evropa, për shumë gjëra ngjashëm sikurse Japonia e para 20 vjetëve, ka bërë shumë pak për të forcuar sistemin e vet financiar. Prandaj, tani në Evropë, sikurse atëherë në Japoni, copëzat janë vënë në vend për një dekadë të humbur: bankat e dobëta i dobësojnë financat qeveritare, të cilat më pastaj e dobësojnë rritjen dhe i dobësojnë edhe më shumë bankat, me mungesën e mbështetjes monetare dhe fiskale që e bën të pamundshëm ikjen nga ky qark vicioz.
Mirëpo, ekziston një dallim i rëndësishëm. Madje edhe në periudhat më të këqija të saj, papunësia në Japoni rrallë herë kalonte 4 përqindëshin, falë një kombinimi të pensionimit të mëhershëm, programeve sociale, ndarjes së punës dhe presionit politik mbi punëdhënësit e mëdhenj. Në eurozonë, për dallim, papunësia dalëngadalë po e kalon shkallën katastrofike prej 12 për qind dhe po vazhdon të rritet. Në Spanjë dhe në Greqi, papunësia po i afrohet 30-përqindëshit, me shkallën e të papunëve nga radhët e të rinjve që arrin madje deri në 60 për qind. Kjo gjë bën që rreziku nga përmbysja sociale e Evropës sot të jetë shumë më i madh se sa ishte në Japoni dy dekada më parë. Nuk mund të parashikojmë kur apo ku, mirëpo herët apo vonë do të ketë një shpërthim proteste, qoftë e dhunshme apo e tillë që të organizojë mbështetje për partitë politike që përkrahin politika radikalisht më ndryshe. Në cilëndo mënyrë, Plani A, sipas të cilit qeveritë bëjnë aq sa duhet për të shmangur kolapsin por dështojnë të stimulojnë nisjen e rritjes, nuk do të jetë më i zbatueshëm. Pyetja e vetme që shtrohet në këtë situatë është nëse votuesit e pakënaqur do të vendosin për komedianin e padëmshëm, si Beppe Grillo, apo për një kandidat më të rrezikshëm proto-fashist, që do të emërohet më vonë. Në rastin e parë, rezultati do të ishte kaosi ekonomik. Do të kishte përplasje ndërmjet qeverisë së re populliste dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, (dhe BQE-ja), e cila do të krijonte paqartësi të mëdha rreth asaj se çfarë do të vijë më pas. Në rastin e dytë, një luftë fjalësh dhe politikave të qeverisë së re do të zhvillohet jo vetëm me qeverinë gjermane në Berlin dhe BQE-në në Frankfurt, por po ashtu edhe kundër grupeve minoritare dhe emigruese në vend. kërcënimi ekonomik mund të jetë shqetësimi i fundit i Evropës. Liderët evropianë duhet t’i adresojnë këto rreziqe. Në rast se zgjedhin politikat e status quo-së, pushteti i tyre në fund të fundit do të hapë rrugën për një periudhë të stërzgjatur të kaosit ekonomik të inspiruar nga popullistët dhe viktimizimi i minoriteteve. Në mënyrë alternative, liderët mund t’i dëgjojnë kritikët e tyre dhe të adoptojnë me dy duar një afrim të balancuar, i cili i aplikon si reformat ashtu edhe masat mbështetëse për të sfiduar pafuqinë e Evropës. Për të mirë apo për të keq, vetë fakti se turbulenca më e rëndë politike dhe sociale pritet të vijnë akoma nënkupton të paktën se Evropa do të jenë e paaftë që t’ia ofrojë vetes masat ngurruese dhe gjysmake që ia prodhuan Japonisë dekadën e humbur. “Nëse diçka nuk mund të zgjasë përgjithmonë”, siç kishte thënë ekonomisti, Herbert Steun, “atëherë do të ndalojë”.

Autori është profesor i ekonomisë dhe i shkencave politike në Universitetin “Berkeley”, një ish-këshilltar i lartë politik në FMN. Shkrimi u botua së pari në të përditshmen e Prishtinës “Koha Ditore”

Mid’hat Frashëri, një gjeni ende i panjohur


URAN BUTKA

URAN BUTKA

Mid’hat Frashëri, ky ndërtues dhe bashkudhëtar i Pavarësisë, ishte një nga të parët që e nisi këtë rrugëtim historik. “Jemi në fillim të udhës. Duhen përpjekje për t’u bërë komb i lirë, i bashkuar, i qytetëruar”, – shkruante ai në vitin 1897. Mid’hati kërkonte bashkimin dhe autonominë e katër vilajeteve, si hap i parë i mëvetësisë, i ruajtjes së integritetit tokësor dhe kufijve etnikë të Shqipërisë.
Por që të arrihej njësimi i trojeve dhe i kombit, duhej bërë bashkimi shpirtëror…i shqiptarëve, mendonte ai.     “A mund të quhemi vërtet një komb?” – pyet ai dhe përgjigjet: “Një komb, për të thënë që rron, duhet të ketë bashkimin shpirtëror, duhet të ketë gjuhën, të jetë i qytetëruar, se ashtu si egërsirë dhe pa qytetari e dituri, nuk rron dot për shumë kohë”.  Si filozof e përcakton kombin si një konstitucion gjaku, gjuhe, kulture dhe territori. Vullneti e përpjekjet e përbashkëta për liri e pavarësi vijnë pas ndërgjegjësimit, ndriçimit kulturor e formësimit moral të një populli, thotë ai. “Mos pandehni se me trimëri mund të bëjmë ndonjë punë të madhe. Trimëria e shqiptarëve nuk e shpëtoi dot as Nishin, as Vranjën, as Leskovecnë, që i rrëmbeu Serbia, as Tivarin e Ulqinin që i gllabëroi Mali i Zi, as Çamërinë që e mori Greqia. Shqiptarit aq sa i duhet buka, i duhet dituria e nacionalizma. Për të rrojtur si komb, duhet të luftojmë për t’u bërë e për t’u njohur si komb”.
Në fillimet e shekullit të njëzetë, Mid’hati, që i kuptoi ndryshimet e kohëve, u paraprin atyre. Ai bëhet formuluesi dhe misionari i frymës dhe i lëvizjes së shqiptarizmit që kish lindur si forcë shpirtërore dhe ideore qysh në kohën e Rilindjes dhe që u përvijua edhe gjatë Pavarësisë. Që kjo lëvizje të lëshonte rrënjë, të ngjizej e të bëhej dominante, duhej ende kohë, duheshin përpjekje të mëdha të të gjithë shqiptarëve. Mid’hati iu përvesh kësaj pune gjigante, sidomos kur u krijuan kushtet legale, menjëherë pas shpalljes së Konstitucionit të korrikut 1908.
Mid’hati zgjodhi udhën e emancipimit kombëtar e kulturor si një hap i parë drejt independencës morale dhe shtetërore.
L. Skendo u drejtohet shqiptarëve që ta shfrytëzojnë këtë moment oportun për të përfituar nga liritë e të drejtat e shpallura nga Hyrieti, të çelin shkolla e klube shqiptare, të shtypin lirisht libra e gazeta, të bëjnë propagandë kombëtare për t’u afirmuar si komb… “Dyfekët, thikat, jataganët – thyejini. Ato armë bëjini plore, bëjini çekanë se tani do rrojtur me djersë të ballit, si njerëz të lirë që na ka bërë Zoti”.
Themelin e diturisë dhe të qytetarisë e përbën gjuha shqipe, sipas M. Frashërit. Lufta për gjuhën, thotë ai, është një formë tjetër e luftës për të rrojtur. “Gjuha jonë është shprehje e qenies sonë, e ekzistencës sonë”, shkruan ai. Për këtë arsye ekzistenciale, ai kryesoi Kongresin e Manastirit të vitit 1908 për një alfabet të përbashkët tërësisht latin, si edhe thirri Kongresin Arsimor të Elbasanit në vitin 1909, përcaktoi programin e këtij kongresi arsimor, që vendosi për mirëdrejtimin e shkollave shqipe, botimet për shkollat, mbështetjen financiare, si edhe çeljen e Shkollës Normale.
Sipas M. Frashërit, shqiptarët pas një errësire të plotë dhe një shtypjeje mizore shekullore kishin nevojë për një frymëmarrje paqeje, se jeta e tyre kish shkuar vazhdimisht në luftë, kishin nevojë për një grimë qetësimi të brendshëm, ndriçimi e afirmimi si komb i kulturuar. Shqipërinë, ajo që e ka lënë pas është të mospasurit e paqes, shkruante ai më 1909-n.  “Qëkur mbahet mënd dheu ynë i gjorë gjithnjë në luftë. Këto turbullime të gjorit mëmëdhe i kanë ardhur së brendshmi dhe së jashtmi… Pyetni një mijë njerëz dhe do të mësoni se nga gjyshërit dhe etërit nëntëqind prej tyre janë vrarë. Të pakë janë ata që vdesin në shtrat…”.
Shqiptarëve, më tepër se kujtdo, u duhet paqja. Veprat e mëdha e të qëndrueshme mbruhen në paqe. Babai i përparimit është paqja, – përfundon ai.
Nga ana tjetër, lëvizja kryengritëse e papjekur mirë, kaotike, aventureske, pa një ndërgjegjësim e pa një qëllim të qartë për të gjithë shqiptarët, pa një bashkim e organizim të mirë të tyre, mund të sillte rezultate të dëmshme, – mendonte Mid’hati.
Gjithsesi, Mid’hati i gjen të parakohshme e të dështuara kryengritjet e motit 1910-1911. Turbullimet, sipas tij, ishin të pamenduara mirë, lokale dhe të paorganizuara si duhet. Fakti që ato u shtypën nga ushtria turke dhe për pasojë u mbyllën edhe shkollat shqipe, u ndalua mësimi shqip, klubet shqiptare, botimet etj., “na bënë të themi se na prunë një dëm të madh. Kjo është një e vërtetë e hidhur”.
Nga ana tjetër, këto kryengritje nxitën fqinjët, sidomos ata veriorë, që të përgatiten për luftë kundër Turqisë, e cila do të ishte njëherësh edhe luftë për pushtimin dhe copëtimin e Shqipërisë.
Për të realizuar aspiratën kombëtare dhe shtetin kombëtar, Mid’hati artikulonte domosdoshmërinë e një lidershipi udhëheqës për lëvizjen kombëtare brenda në Shqipëri, sepse asaj i mungonte drejtimi dhe organizimi i nevojshëm. Shqipëria ishte si një anije në det të trazuar, pa timon e timonier – siç shprehet ai.
Prandaj ai kërkon themelimin e një partie kombëtare apo të një forumi të shpëtimit kombëtar, që të mund ta shpëtojë Shqipërinë.
Dhe që të bëjmë një parti të tillë dhe që t’i bëjmë punët mirë, duhet, në radhë të parë, të ndreqim veten, – mendonte Mit’hati, – duhet të shohim e të kuptojmë ku jemi, nga vjen e liga, ku duhet të shkojmë dhe ç’rrugë duhet të zëmë. Ai shtron tezën se Shqipërisë shpëtimi do t’i vijë nga vetë shqiptarët. “Shpëtimin tonë ta presim nga vetëheja jonë, si një pemë të përmirësimit dhe të naltësimit tonë, si një punë që të vjen vetiu, me djersën, me përpjekjet dhe dëshirat tona. Kjo është për ne politika më e drejtë, udha më e sigurt, shpëtimi më i ndershëm. Kjo e bën edhe faktorin e jashtëm të të respektojë dhe ndihmojë”, – thotë ai.
Mid’hati gjykonte se zgjidhja e vetme politike ishte, siç thoshte Mid’hat Frashëri – shpëtimi në independencë, për ta bërë fakt të kryer përpara Fuqive të Mëdha dhe shteteve ballkanike mëvehtësinë e Shqipërisë, ekzistencën e saj kombëtare dhe shtetërore. Mbështetja e Austrisë ishte një inkurajimi madh. Nuk ishte e rastit pjesëmarrja e M. Frashërit në Kuvendin e Shkupit, 14 tetor 1912, që vendosi për mbledhjen e Kuvendit të përgjithshëm mbarëshqiptar për shpalljen e pavarësisë. Gjithashtu, nuk ishte e rastit pjesëmarrja e tij në Kuvendin e Vlorës si delegat i Pejës e Gjakovës, por edhe i Elbasanit.
Ishin pjekur kushtet e brendshme e të jashtme. Vetë akti i shpalljes së pavarësisë ishte, sipas tij,  rezultat i rrethanave dhe i diplomacisë, jo i luftës.
Mid’hat Frashëri mendon se qeveria shqiptare, e zgjedhur nga Kuvendi i Vlorës, që në fillesë u gjend përpara dy problemeve kryesore. Së pari, ai diplomatik, për të sensibilizuar e ndikuar faktorin ndërkombëtar në favor të njohjes së shtetit kombëtar shqiptar. Problemi i dytë, sipas M. Frashërit, ishte ai politik dhe strategjik: administrimi dhe mbrojtja e territorit, që ishte nën juridiksionin e qeverisë së Vlorës dhe lirimi i gjithë trojeve shqiptare të pushtuara nga ushtritë e huaja.
“Kjo situatë, – shkruan Mid’hat Frashëri, – zgjoi edhe pyetjen: a duhej ndihmuar ushtria turke në Janinë dhe a duhej t’i bëhej ballë Greqisë me çdo mënyrë që të ishte, apo duke besuar fatin e saj në duart e Fuqive të Mëdha, Shqipëria duhej të ruante një neutralitet strikt?”.
Sipas M. Frashërit, edhe për këtë problem kishte dy teza. E para, mbrojtja me çdo kusht e Janinës jo vetëm për momentin historik, që presupozonte mbrojtjen e një qyteti shqiptar dhe e një treve shqiptare nga pushtimi grek, madje të krejt Çamërisë, por edhe për të mbjellë shpresë e përpjekje për të ardhmen.
Teza e dytë pretendonte se Shqipëria, e sapolindur dhe pa mjete mbrojtëse, duhet të ruante neutralitetin. Kjo ishte edhe pikëpamja e Ismail Qemalit.
Mid’hati ishte për tezën e parë dhe u nis nga Vlora për në Janinë më 13 janar 1913 për të nxitur atje mbrojtjen e Janinës.
Ndërkohë, Qeveria e Vlorës i kërkoi Esat Toptanit, komandant i redifëve në Shkodër, të luftonte për mbrojtjen e Shkodrës me flamurin shqiptar dhe në emër të Shqipërisë së pavarur. Telegrami që iu dërgua atij kishte edhe nënshkrimin e Mid’hat Frashërit. Madje Mid’hati shkoi edhe në Shkodër për të ndihmuar në qëndresën shqiptare.
Por problemin më të madh, apo vetë problemin shqiptar, e shkaktoi Konferenca e Ambasadorëve në Londër, e cila e mori në shqyrtim çështjen shqiptare më tepër si një pjesëz e Turqisë së mundur në luftë dhe në pajtim me orekset e fqinjëve apo të disa Fuqive të Mëdha për ta copëtuar Shqipërinë, duke e katandisur atë në një provincë apo principatë dhe duke lënë padrejtësisht jashtë kufijve Kosovën e viset e tjera të Shqipërisë verilindore si edhe Çamërinë, madje duke vënë në diskutim Korçën e Gjirokastrën.
Mid’hat Frashëri ishte i mendimit që qeveria e Vlorës nuk duhet të njihte vendimet absurde të Konferencës së Ambasadorëve dhe të nxiste reagimin e popullit shqiptar. Ai ishte për një kundërshtim të përgjithshëm dhe të fortë nga ana e faktorit shqiptar. Po ky reagim ishte fare i dobët. Mid’hati e konsideronte fatkeqësi për një popull dhe për një politikë që ta linte tërë fatin në një dorë të tretë.
Vetëm një reagim kombëtar dhe një kundërshtim me armë kundër copëtimit, si në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mund t’i detyronte Fuqitë e Mëdha dhe ato ballkanike të rishikonin politikat e tyre dhe të korrigjonin gabimet apo padrejtësitë.
Gandi shqiptar arrin në përfundime të tilla kryengritëse, kur e sheh se ishin konsumuar mjetet e tjera dhe s’mbetej asnjë rrugë përveçse luftës kundrejt të huajve, pushtuesve dhe dhunuesve të Shqipërisë, për të mos lejuar, me çdo therori qoftë, copëtimin e shitjen e Shqipërisë si plaçkë tregu apo si mëlçitë në kandarin e kasapit. Për fat të keq, as në Kosovë, as në Çamëri, nuk u manifestua ndonjë protestë apo kryengritje popullore, vetëm diçka spontane në Dibër,  edhe pse kishte një motiv shumë më madhor: ndarja e më shumë se gjysma e territorit dhe e popullsisë nga trungu i mëmëdheut.
Për këto arsye, por edhe për afrimin e qeverisë me Esat Toptanin, më 30 mars 1913 Mid’hat Frashëri dha dorëheqjen nga Qeveria e Vlorës. Ai inauguroi institucionin e vetëdorëheqjes në shtetin shqiptar qysh në fillimet e këtij shekulli.
Gjithsesi, gjykatorja e Europës vendosi arbitrarisht për copëtimin e Shqipërisë, pa përfillur as parimin historik e as atë  etno-kulturor, as interesat kombëtare të shqiptarëve, as stabilitetin e ardhshëm të Ballkanit, por plotësoi pretendimet absurde e shoviniste të agresorëve ballkanikë dhe kënaqi ekuilibrat e përkohshëm ndërmjet Fuqive të Mëdha.
Në kushtet që po kalonte Shqipëria, kur ajo ishte shpallur e pavarur, por nuk njihej ndërkombëtarisht, në kushtet kur Qeveria e Vlorës nuk e ushtronte dot autoritetin e vet, Mid’hati kërkonte një princ të krishterë europian, që të mund ta legalizonte ndërkombëtarisht e ta stabilizonte shtetin shqiptar, ta shkëpuste nga orienti për t’u bërë pjesë e Europës, siç shprehet ai.
“S’kishim gjë të përbashkët me Orientin. Ishte e papranueshme për shtetin e ri, i cili shkëpuste çdo marrëdhënie me Orientin dhe sundimin e një mbretërije orientale, të pranonte kandidaturën e një princi mysliman dhe oriental; do të ishte mohimi i vullnetit të përparimit, i dëshirës që të bëhemi një faktor ndërmjet kombeve dhe shteteve të Ballkanit, të asaj pjese të Europës”.
Shqipëria u bë në gjysmën e saj dhe jo siç dëshironin shqiptarët. Megjithatë, detyra e shqiptarëve, sipas mendimit të tij, ishte ta bënin siç duhet shtetin shqiptar dhe të përpiqeshin për ta bashkuar me gjysmën tjetër.
Ai mendon se tanimë s’i shpëtojmë asnjë justifikimi. “Paskëtaj çdo e keqe, çdo e metë që të bëhet, fajin do ta kemi ne vetë: unë, ti, shokët tanë, gjithë shqiptarët”.
Mid’hati ishte dhe mbeti ithtar e luftëtar i përmirësimit të vazhdueshëm të shtetit, shoqërisë, njeriut. Ai ishte kundër lëvizjeve rebeluese, luftës së brendshme destabilizuese, luftës politike konfliktuale për interesa pushteti, karriere apo përfitimesh personale. Ai dënon lëvizjet rebele kundër shtetit dhe pavarësisë së Shqipërisë, siç ishte ajo e Haxhi Qamilit, më pas ajo e Marka Gjonit, Elez Isufit, Halit Lleshit etj. Tipike ishte lëvizja e Haxhi Qamilit. Në krye të kësaj lëvizjeje ishin krerë antikombëtarë, të cilët donin ta kthenin Shqipërinë mbrapa. Në këtë lëvizje regresive, ku plekseshin mendësitë otomane, injoranca, varfëria e skajshme e turmave dhe interesat e krerëve rebelë me interesat e intrigat e të huajve për destabilizimin e shtetit shqiptar, po shfaqej hapur loja e Esat Toptanit në shërbim të tyre.
“Esadizma mori trup dhe formë nën një trini apokaliptike: Esat Toptani, myfti Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili, tre krerë të një hidre që përfytyronin ambicionin, tradhtinë dhe lakmimin; fanatizmën e verbër dhe injorante nën maskën e fesë; marrëzinë brutale – jo në figurë letrare, por reale… Po një pjesë e esadizmës, fytyrat më shtazore të saj, ato që inauguruan bolshevizmën në Shqipëri me djegie, plaçkitje e rrënime, tre vjet më parë se sa të buçasë bolshevizma në Rusi”. “Edhe kur shteti është i dobët, ai duhet të forcohet e të përmirësohet, e jo të shembet; edhe kur qeveria e zgjedhur nuk është aq e mirë, duhet përmirësuar, plotësuar apo rizgjedhur me përgjegjësi, po jo duke e përmbysur me rebelim turme”. Këtë pikëpamje pati ai dhe në vitin 1924.
Mid’hati mendonte se Shqipëria e brishtë kishte nevojë për një ndihmë mirëdashëse dhe pa interes, me qëllim që të mbështetet në fillimin e jetës së saj politike. Por ai nuk e kërkon këtë ndihmë nga vendet që kanë interesa në Shqipëri apo nga fuqitë që fshihen pas tyre. Ai zbulon Amerikën kur konkludon: “Kjo ndihmë duhet t’i jepet Shqipërisë nga një fuqi jo direkt e interesuar në Ballkan, për një periudhë disavjeçare (për shembull 5 vjet) dhe ne mendojmë se Republika e Madhe Amerikane do të kryente një shërbim të jashtëzakonshëm për njerëzimin, duke realizuar këtë mision. Ndaj ai i dërgon Presidentit Uilson një promemorie për Shqipërinë, i rekomandon historianë seriozë të çështjes shqiptare dhe gjashtë harta etnografike. Ndërhyrja e Presidentit amerikan pranë Konferencës së Paqes më 10 shkurt dhe 26 shkurt 1920, ishte një mbrojtje e fuqishme e SHBA për Shqipërinë dhe një goditje për planet e mbrapshta të copëtimit të saj. Mid’hati i sheh qysh në atë kohë SHBA si të vetmen fuqi liberale e demokratike që mund ta ndihmonte Shqipërinë dhe shtetin shqiptar. Si një mendimtar dhe demokrat i përmasave europiane, Mid’hati u drejtohet më 30 tetor 1919 atyre që mbanin në duart e tyre fatet e popujve të vegjël dhe që kanë zënë vend në Konferencën e Paqes, me mesazhin: “Shqiptarët mund të bëhen një faktor rregulli dhe ekuilibri në pjesën juglindore të Europës falë inteligjencës dhe cilësive të tyre të punës dhe të durimit. Ata që mbajnë në duart e tyre fatet e popujve dhe që në këtë çast kanë zënë vend në Konferencën e Paqes në Paris, duhet të binden se kurrë paqja dhe qetësia nuk mund të vendoset në Ballkan në rast se nuk do të pranohen kërkesat e shqiptarëve. Fuqitë e Mëdha, me mendje të kthjellët e frymë të re, duhet ta ushqejnë këtë eveniment të kësaj periudhe të re duke i ndihmuar popujt e Ballkanit në veprën e tyre të mirëkuptimit e të paqes, duke i shtyrë drejt përparimit dhe integrimit në Europën e re”.
Por, kur faktori i jashtëm ishte shurdh ndaj kërkesave të drejta të shqiptarëve, apo më keq, thurte plane të reja për copëtimin e Shqipërisë, Mid’hati mbështet me të gjitha forcat faktorin e brendshëm, që në rrezik mblidhet e vepron. Ai mendon se Kongresi i Lushnjës kishte vlerë dhe efekt të thellë, sepse vuri mbi bazën e shtetit – idenë e independencës absolute dhe të integritetit të plotë të vendit. Mund të thuhet se që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit Kongresi i Lushnjës ishte “manifestimi i parë me rëndësi krejt të veçantë për këtë popull, bërë me fuqinë që buronte vetëm prej trupit të tij”. Dhe Mid’hati i bëri mbrojtjen më të mirë Shqipërisë dhe çështjes shqiptare si kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.
Themelimi i një Parlamenti pluralist dhe demokratik ishte i një rëndësie të veçantë për fillimin e një jete politike demokratike dhe ndërtimin e institucioneve shtetërore. Mid’hati, që e njihte jetën parlamentare të vendeve perëndimore, u këshillon qeveritarëve e parlamentarëve shqiptarë një politikë ekuilibriste të qendrës, e cila i shërben në çdo kohë Shqipërisë, pa ekstremizma të verbra, që i kanë shkaktuar dëm në çdo kohë Shqipërisë.
Mid’hat Frashëri është për një regjim republikan, ku forma e shtetit të ishte republikë parlamentare e vendosur me votim të përgjithshëm, si dhe për një pushtet institucional demokratik të zgjedhur me vota të lira, ku të përfaqësohen gjithë shqiptarët, edhe ata të diasporës. Ai luftoi për një shtet kombëtar shqiptar apo për një Shqipëri etnike, dhe tregoi rrugët që të çonin te Shqipëria etnike. “Ne nuk jemi as për Shqipërinë e Madhe, as për Shqipërinë e Vogël, por për Shqipërinë etnike të banuar nga shqiptarët ose shumicë shqiptare dhe të realizuar me vullnetin e lirë të popullit shqiptar, bazuar mbi parimin universal të vetëvendosjes së kombeve”.
Zhvillimet në Shqipëri Mid’hat Frashëri i lidh me rendin demokratik, i cili të ketë “pamje shoqënore”, siç shprehet ai, ku drejtimi, mirëkuptimi dhe rregulli të vijnë nga zbatimi i ligjit, përkundër nihilizmit, anarkisë dhe arbitrarizmit.
Duke i paralajmëruar shqiptarët e viteve ’30 për rrezikun e bolshevizmit dhe duke i siguruar ata që ajo është një ideologji e papajtueshme me terrenin, psikologjinë dhe të ardhmen e shqiptarit, nisur dhe nga frytet e hidhura që kishte dhënë në Rusi, Mid’hat Frashëri shprehet për një rend e zhvillim kapitalist të natyrshëm e social në Shqipëri, me evolucion (reforma) dhe në mënyrë demokratike, me përmirësime e përsosje të vazhdueshme. Ai është kundër revolucionit, kundër përmbysjeve me dhunë, kundër rrëmbimit e shtetëzimit të pasurive, kundër centralizmit burokratik. Ringjalljen ekonomike, Mid’hat Frashëri e sheh te ekonomia e tregut, ndërsa ringjalljen politike e morale e gjen te parimet e rendit demokratik. “Për mua ka vetëm një mënyrë që të normalizohet gjendja në Shqipëri: mbajtja e lidhjeve me Lëvizjen Demokratike Europiane”. Ndërsa përparimin ai e sheh te puna, dituria dhe qytetaria.
Mid’hat Frashëri dha shembullin e vet të ndritur, duke e zhvilluar këtë mision nëpërmjet librit dhe diturisë. Kështu u shndërrua në një institucion kulture. Ai ishte i ndërgjegjshëm se kultura dhe shkolla kombëtare do të ishin faktorët kryesorë të mbijetesës, të ripërtëritjes dhe të qytetarisë së munguar. Vetëm me qytetari mund të përballohen problemet e independencës, të lirisë dhe të demokracisë, shkruante ai. Vetëm kështu koha e ardhme do të punonte për shqiptarët.
Mid’hat Frashëri është një gjeni, një figurë e madhe me dimensione europiane, por ende i pazbuluar, i pakuptuar dhe i pavlerësuar plotësisht.

Google+ Followers