Të gjithë shortcut-et që ju duhen në Facebook


Facebook shortcutsJu pëlqen Facebook-u por shpeshherë ankoheni se është shumë i ngadaltë? Klikimi me mouse nga mesazhet, tek faqja kryesore… uhh! Kush ka sot kohë për të humbur?

Fatmirësisht ka një zgjidhje! Në infografikun e mëposhtëm është paraqitur lista e të gjitha shkurtimeve nga tastiera që mund t’ju duhen në Facebook.
Ato janë të ndara në bazë të sistemit operativ (Mac dhe Windows) dhe më pas të kategorizuara sipas tre shfletuesve kryesorë: Google Chrome, Mozilla Firefox, Safari (për Mac) dhe Internet Explorer (për Windows). (PCWorld Albanian)
Facebook Windows Facebook Mac

Dukuritë e mistershme të cilat njerëzimi nuk i shpjegon


fenomene te mistershme


Përvojat në prag të vdekjes dhe jeta pas saj 

Njerëzit që kanë qenë një herë pranë vdekjes kanë raportuar përvoja mistike, si: shkëputja prej trupit, ngritja në ajër, prania e një qenieje shumë të dashur prej drite – ndonjëherë e interpretuar si Perëndia, duke kaluar në një tunel e pas kësaj duke dalë në dritë, duke u bashkuar me të dashurit e tyre etj. Meqenëse këto përvoja janë të thella, askush nuk është kthyer me prova apo informacione të vërtetueshme nga “përtej varrit”. Komuniteti shkencor është shumë i përçarë në këto përvoja. Skeptikët sugjerojnë se ato janë të shpjegueshme si natyrale dhe halucinacione të parashikueshme nga truri i traumatizuar. Ndërsa shkencëtarët paranormalë i etiketojnë si dëshmi e jetës së përtejme. Raste të tilla shpeshherë janë raportuar pasi individi është shpallur i vdekur klinikisht ose shumë pranë vdekjes. Me zhvillimet e reja në teknikat e kardiologjisë, numri i këtyre përvojave po rritet në mënyrë të vazhdueshme. Nëse janë apo jo halucinante këto përvoja, kanë efekt tek vëzhguesi. Shumë raporte të përvojës pranë vdekjes duken se përfshijnë elemente të cilët, sipas disa teoricienëve, mund të shpjegohen vetëm nga vetëdija jashtë trupit. Për shembull, një grua e përshkroi në mënyrë të detajuar një instrument kirurgjik të cilin nuk e kish parë më parë, po ashtu edhe një bisedë që kishte ndodhur ndërsa ajo ishte në anestezi totale. Në një tjetër rrëfim, në Holandë, një infermiere i hoqi protezat e dhëmbëve një pacienti të pavetëdijshëm, që vuante nga një atak në zemër dhe kur po dilte nga spitali ia kërkoi t’ia kthente. Nëse janë ose jo paranormale këto përvoja, asnjë nuk mund ta vërtetojë plotësisht apo ta hedhë poshtë. Megjithatë është e qartë që asnjë model psikologjik apo fiziologjik nuk mund t’i shpjegojë të gjitha përmbajtjet e përvojave pranë vdekjes. Dukuria paradoksale e ngritjes në ajër, vetëdija e kthjellët dhe mendimet logjike gjatë periudhës së paaftësisë së aktivitetit cerebral ngre shumë pikëpyetje për kuptimin tonë rreth vetëdijes dhe lidhjen me funksionimin e trurit. Debati vazhdon ende, pa gjetur një zgjidhje logjike.

UFO-t 
Nuk ka dyshim se disqet fluturues të njohura si UFO – Objekte Fluturuese të Paidentifikuara (Unidentified Flying Objects) – ekzistojnë. Shumë njerëz shohin gjëra në qiell që nuk mund t’i identifikojnë, duke i renditur nga avionët te meteorët. Nëse këto objekte dhe drita janë ose jo anije jashtëtokësore, kjo është një çështje tjetër. Duke i dhënë distancat fantastike dhe përpjekjet e përfshira në ardhjen në Tokë nga universi, një skenar i tillë duket i pabesueshëm. Edhe pse hetime të kujdesshme kanë zbuluar shkaqe të njohura për raportet më të para, disa incidente UFO-sh do të mbeten gjithnjë të pashpjeguara. Raportime për fenomene të pazakontë ajrorë datojnë që në kohët e lashta (disqe fluturuese në piktura shpellash në Hunian 47.000 vjet para Krishtit. Në jug të Francës 20.000 vjet para Krishtit etj.), por raportimet e shikimit të UFO-ve nisën të bëheshin më të zakonshëm pasi u reklamuan gjerësisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 1947. Që prej asaj kohe janë raportuar me dhjetëra mijëra raste. Një shkencë e re me emrin Ufologji merret me përpjekjet kolektive të atyre që studiojnë raportet mbi UFO-t dhe provat e shoqëruara. Edhe pse Ufologjia nuk përfaqëson një program akademik kërkimi, UFO-t kanë qenë subjekt i shumë hetimeve gjatë viteve. Gjatë zbritjes së një disku fluturues në korrik të viti 1952, i parë me imazhe nga radarë mbi Uashington, FBI-ja u informua nga inteligjenca e drejtorisë së forcave ajrore. Ata mendonin se “disqet fluturuese” nuk ishin as iluzione optike e as fenomene atmosferike, por ata shtuan se disa oficerë ushtarakë po konsiderojnë seriozisht mundësinë e anijeve ndërplanetare. CIA nisi shqyrtimin e brendshëm shkencor ditën tjetër. Disa shkencëtarë të CIA-s po i konsideronin seriozisht si jashtëtokësorë. Përkrah vëzhgimeve të imazheve, rastet ndonjëherë kanë edhe prova fizike (kontakte me radarë ose fotografi, gjurmë të uljes së anijes, interferenca elektromagnetike dhe efekte fiziologjike dhe biologjike) duke përfshirë shumë raste të studiuara nga ushtria. Statistikat e përpiluara nga studimet e forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara nga 1947 deri në 1970, kanë zbuluar se epërsia e fortë e vëzhgimeve të identifikuara vinte si pasojë e keqidentifikimeve, mashtrimeve dhe nga këto, tregimet jonormale përbënin një përqindje të vogël të të gjithë rasteve. Shumë vëzhgime të UFO-ve janë ngjarje kalimtare dhe zakonisht nuk ka asnjë mundësi për përsëritjen e testit nga metoda shkencore. Pavarësisht këtyre, shumë raste mbeten të pashpjeguara.
Fantazmat 
Që nga tragjedia e Doruntinës, kur i vëllai, Kostandini, u ngrit nga varri për të mbajtur amanetin, deri te filmat me fantazma, shpirtrat e të vdekurve janë shfaqur shpesh në kulturën dhe folklorin tonë. Shumë njerëz kanë raportuar se kanë parë shfaqje të hijeve të panjohura si edhe të njerëzve të dashur apo të të afërmve. Edhe pse prova përfundimtare për fantazmat mbeten të pakuptueshme, dëshmues të sinqertë vazhdojnë të raportojnë pamje, duke fotografuar deri madje duke komunikuar me fantazmat. Fenomeni mund të përfshijë shfaqje, shqetësime me zhurma të mistershme, frymëmarrje të ftohta, tinguj hapash, zëra si edhe aroma të ndryshme. Fantazmat janë fenomen tepër i diskutuar. Kritikët e dëshmitarëve okularë të fantazmave sugjerojnë se kufizimi i perceptimit njerëzor dhe shpjegimi i zakonshëm fizik mund të arsyetojnë shikime të tilla. Për shembull, ndryshimi i trysnisë në një shtëpi mund të bëj dyert që të përplasen ose dritat nga një makinë kalimtare mund të reflektojnë përmes dritares natën. Sipas hetuesit skeptik Joe Nickell: “…Shikimi periferik është shumë i ndjeshëm dhe mund të mashtrohet lehtë, sidomos natën vonë, kur truri është i lodhur dhe ka më shumë mundësi t’i keqinterpretojë pamjet dhe tingujt. Mendohet që tingulli është një tjetër shkak për shikimin e fantazmave. Frekuencat më të ulëta se 20 herc quhen infra tinguj dhe janë normalisht të padëgjueshme, por shkencëtarët britanikë Richard Lord dhe Richard Wiseman kanë nxjerrë përfundimin se “infra tingujt mund t’i bëjnë njerëzit të ndjejnë prani të huaja në dhomë apo ndjenja të pashpjegueshme ankthi apo frike. Helmimi me monoksid karboni, që mund të shkaktojë dëgjim të fuqishëm dhe halucinacione pamore, depresion dhe ndjesi të përgjithshme sëmundjeje dhe frike, është njohur si shpjegim i mundshëm për shtëpitë e pushtuara nga fantazmat, që nga vitit 1921”. Disa kërkues, si profesor Michael Persinger, kanë arsyetuar se ndryshimet në fushat gjeomagnetike (të krijuara nga lëkundjet tektonike në koren e tokës apo në aktivitetin diellor) mund të stimulojnë tëmthat e trurit dhe të prodhojnë shumë nga përvojat e shoqëruara me fantazmat. E gjithë kjo hipotezë është kundërshtuar dhe ka hapur një debat të gjerë. Ndërsa hetuesit e fantazmave shpresojnë që një ditë të provojnë se të vdekurit mund të kontaktojnë me të gjallët, duke siguruar një përgjigje përfundimtare ndaj misterit.
Zhdukjet misterioze 
Njerëzit zhduken për arsye të ndryshme. Disa arratisen, disa humbasin në aksidente, disa rrëmbehen dhe vriten, por pjesa më e madhe janë gjetur. Kjo nuk ka ndodhur me zhdukjet vërtet të mistershme. Që nga ekuipazhi i Marie Celeste te Jimmy Hoffa, Amelia Earhart dhe Natalee Holloway, disa njerëz janë zhdukur pa lënë gjurmë. Kur personat e humbur janë gjetur, ka ndodhur gjithmonë përmes punës kërkimore të policisë, dëshmive ose aksidenteve, kurrë prej detektivëve psikikë. Por kur provat mungojnë dhe udhëheqësit kanë humbur, as policia dhe as shkenca tradicionale nuk mund të zgjidhin krimin.

- 1872, Mary Celeste: anija u nis për lundrim nga porti i Nju Jorkut drejt Xhenovës në Itali më 5 nëntor. Anija britanike “De Gratia” e zbuloi anijen të braktisur në 5 dhjetor. Të gjithë në bordin e Mary Celeste-s ishin zhdukur: kapiteni, familja e tij dhe 14 burrat e ekuipazhit. Anija ishte krejtësisht në rregull me furnizim të bollshëm dhe nuk kishte asnjë shenjë dhune. Fati i ekuipazhit mbetet mister edhe sot e kësaj dite.

- 1918, Ciklopi, Bashkim Sovjetik: flota detare me qymyr duhej të shpërndante karburant dhe lëndë të tjera në luftanijen në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Parë Botërore. Ajo u zhduk gjatë rrugës nga Brazili për në Baltimorë. Anija ankoroi për pak kohë në ishujt Barbados më 3-4 mars. Meqenëse nuk arriti në datën e paracaktuar, 13 mars, në Baltimorë, filluan kërkimet, por as rrënojat e saj dhe asnjë nga 309 personat në bord nuk u gjetën kurrë. Shkaku i humbjes mbetet ende i panjohur.

-1928, Köbenhavn: anija trajnuese e lundrimit me ekuipazh prej 75 vetash, duke përfshirë edhe 45 kadetë, lundronte nga River Plate drejt Melburnit, Australi më 14 dhjetor. Kontakti i fundit me radio me anijen u bë më 22 dhjetor dhe gjithçka dukej mirë. Köbenhavn-i dhe ekuipazhi i saj u zhdukën pa asnjë gjurmë dhe askush nuk e di se çfarë u ka ndodhur.

Sipas një shkrimtari paranormal John Keel, shumë zhdukje paranormale mund të jenë rezultat i vrimës në fabrikën e realitetit, ku njerëzit apo objektet kalojnë përmes një vrime jashtë së njohurës, duke lëvizur në një dimension tjetër, duke mbetur jashtë botës sonë në terma të kohës dhe hapësirës, duke iu shkaktuar zhdukjen. Një numër i konsiderueshëm zhdukjesh implikojnë UFO-t, si rasti i Frederick Valentich, një pilot 20-vjeçar, i cili u zhduk në një fluturim nga King Island në ngushticën australiane mes Viktorias dhe Tasmanisë më 21 tetor 1978. Trekëndëshi i Bermudës i njohur gjithashtu si trekëndëshi i djallit është një zonë në veriperëndim të Oqeanit Atlantik, në të cilin një numër avionësh dhe anijesh lundruese janë zhdukur në ato të ashtuquajtura rrethana përtej kufijve të gabimit njerëzor apo veprimtarive të natyrës. Disa prej tyre i atribuohen paranormales: një pezullim i ligjeve të Fizikës ose aktivitet i qenieve jashtëtokësore. Edhe pse incidente të shumta janë raportuar pa saktësi ose janë zbukuruar nga autorët e vonshëm, shumë të tjera mbeten të pashpjeguara.


Lidhja trup-mendje 
Shkenca mjekësore vetëm sa ka filluar të kuptojë mënyrat se si mendja ndikon trupin. Efekti Placebo për shembull, tregon se njerëzit mund të çlirohen nga simptoma të ndryshme sëmundjesh vetëm duke besuar se kurat janë efektive, pavarësisht nëse ato janë apo jo. Studimet kanë treguar se gjatë periudhave të traumave, njerëzit ngulitin përvoja që kanë nivele të larta përmbajtjeje emocionale. Trupi mund të mbajë informacion përtej nivelit të ndërgjegjes, si mekanizëm mbrojtës, kështu që kujtimet priren të shkëputen ose të kthehen në amnezi. Informacioni nuk është i vlefshëm në gjendjen normale të ndërgjegjshme dhe mekanizmi mbrojtës i trupit na mban larg nga pozicioni ku vetëdija e trup/mendjes sonë e interpreton të dhimbshme apo traumatike. Një zonjë e quajtur Evy McDonald në vitin 1980 u diagnostikua me sëmundjen Amyotrophic Lateral Sclerosis. Mjekët i dhanë asaj vetëm një vit jetë. Sot, pas shumë vitesh, ajo jo vetëm që është gjallë, por gëzon shëndet të plotë. Duke përdorur vetëm procese të kuptuara në mënyrë të thjeshtë, aftësitë e trupit për të shëruar veten janë shumë më mbresëlënëse se çdo lloj gjëje që mjekësia moderne mund të krijojë.

Mbreti i lojës bingo – Ralph Ellison


bingoGruaja përballë tij po hante kikirikë të pjekur që erëmonin aq këndshëm, saqë ai mezi i vuri fre urisë. Të flinte, as që bëhej fjalë, ndaj dëshironte që ata të nxitonin për të filluar lojën bingo. Atje, në të djathtë të tij, dy djem po pinin verë nga një shishe e pështjellë me qese letre dhe, në errësirë, mund ta dëgjonte gurgullimën e butë. Stomaku i tij dha një gërvimë të dobët, therëse. “Po të ishim në Jug të vendit”, mendonte, “mjaft që të përkulesha e t’i thosha, ‘Zonjë, më jepni ca nga ata kikirikë, ju lutem zonjë!’ dhe ajo do t’ma kalonte qesèn pa e vrarë fare mendjen.” Ose, në të njëjtën mënyrë, do t’i pyeste djemtë për një gllënjkë. Kështu bëhen miq jugorët, dhe as që merakosen për t’u njohur më thellë. Por këtu Lart, punët janë ndryshe. Pyete, po deshe, dikë për diçka dhe shiko po s’menduan se ti je i marrë. Epo, unë s’jam i marrë! Vërtetë jam trokë, se s’kam certifikatë lindje që të zë një punë, dhe Laura po vdes se s’kemi parà  për një mjek. Por s’jam i krisur. Dhe, megjithatë, një njollë dyshimi u vatërzua në mendjen e tij ndërsa hodhi vështrimin drejt ekranit dhe pa heroin të hyjë vjedhurazi në një dhomë të errët, pastaj të dërgojë rrezen e një dritëhedhësi përgjatë murit me rafte librash. Ky është vendi ku e gjeti derën e fshehtë, u kujtua ai. Papritur, burri do të kalojë përmes murit dhe do ta gjejë vajzën të lidhur në shtrat, me duar e këmbë krejt të hapura dhe rroba copë e çikë. Ai qeshi lehtë me vete. E kishte parë filmin tri herë, dhe kjo skenë ishte një ndër më të mirat. Në të djathtë, një djalosh i pëshpërit sygapërruar shokut të tij:




“Plako, shih ç’bëhet atje!”
“Djallo punë!”
“Eh! Ç’do t’ma kishte qejfi ta kisha të lidhur atë, ja, si ajo …”
“Hej! Ai i krisuri po e zgjidh …”
“O plak! Ai e do atë.”
“E do apo s’e do!”
Burri pranë tij lëvizi me padurim, ndaj ai u përpoq ta përjetonte skenën. Por Laura s’i shqitej nga mendja. I lodhur herët nga shikimi i filmit, ai e hodhi vështrimin prapa, atje ku rrezja e bardhë filtrohej nga dhoma e projeksionit, mbi ballkon. Rrezja fillonte e ngushtë pastaj sa vinte e zgjerohej, dhe grimcat e pluhurit vallëzonin në bardhësinë e saj kur ajo binte mbi ekran. Qe për tu habitur se si rrezja binte drejt mbi ekran dhe s’gabonte për të rënë tjetërkund. Sidoqoftë, ata e kishin fiksuar mirë atë. Çdo gjë qe e fiksuar. Tani, e hamendësoni dot vajzën, kur e treguan me rroba të grisura,   të fillojë të heqë dhe ato që i kanë mbetur, dhe djali, kur të  hyjë brenda, të mos e zgjidhë atë, por ta mbajë atje dhe të fillojë të heqë rrobat e tij? Kjo po, kjo ja vlen për tu parë! Nëse një film do të dilte dore në kët’ farë feje, djemtë atje lart do të marroseshin. Po, po! Dhe aq njerëz do të vinin këtu saqë, gjatë nëntë muajve, s’do të gjenit dot një karrige! Një ndjenjë e çuditshme i lëvriu mbi lëkurë. Ai u rrëqeth. Dje, kishte parë një çimkë tek qafa e një gruaje kur po shëtitnin nëpër rrugën e ndriçuar. Por duke hetuar kofshën e tij përmes një vrime xhepi, ai kishte prekur vetëm puprriqe lëkure dhe vraja të vjetra. Shishja gurgulloi përsëri. Ai i mbylli sytë. Tani një muzikë ëndërruese po e shoqëronte filmin, dhe fishkëllimat e trenit dëgjoheshin në largësi, dhe ai – përsëri djalosh, duke ecur drejt Jugut, përgjatë tërthoreve të hekur-udhës, dhe duke parë trenin tek vinte, dhe duke vrapuar në kahun tjetër aq fort sa ç’i hanin këmbët, dhe duke dëgjuar sirenën vërshëllyese, dhe duke dalë, tamam në kohë, nga platforma tek trualli i ngurtësuar, me tokën që i dridhej nën këmbë, duke u ndjerë i lehtësuar kur vrapoi, tëposhtë trasesë së shtruar me qymyr, për tek xhadeja, dhe duke vështruar pas dhe parë me tmerr që treni i kishte lënë shinat dhe po e ndiqte, atje poshtë, në mes të rrugës, dhe të gjithë njerëzit e bardhë duke qeshur ndërsa ai vraponte duke ulëritur…
“Zgjohu, or mik! Ç’dreqin të kuturis mendja që ulërin në kët’ farë feje? A s’na sheh që përpiqemi ta shijojmë këtë skenë?”
Ai ia nguli sytë me mirënjohje.
“Më fal, plako!” i tha. “Duhet të kem qenë në ëndërr.”
Epo mirë, ja, hidhe një gllënjkë. Dhe mos bëj më zhurmë si qëpari, dreqi ta hajë!”
Duart i dridheshin ndërsa e hodhi kokën prapa. Ajo s’ishte verë por uiski. Uiski thekre e ftohtë. Ai hurbi një goxha gllënjkë pastaj, i vendosur të mos pinte tjetër, ia ktheu shishen të zotit.
“Faleminderit, plako!” i tha.
Tani e ndjente uiskin e ftohtë tek çante një udhëz të ngrohtë drejt e nëpër mesin e tij dhe, ndërsa lëngu lëvizte, të bëhej më i nxehtë e më i thekshëm. Tërë ditën s’kishte ngrënë. Ndaj dhe e ndjeu turbullimin. Erëmimi i kikirikëve e shponte si një thikë; u ngrit dhe gjeti një karrike në mes të udhëkalimit. Por, sapo u ul atje, pa një radhë me vajza të reja, me fytyra të prushuara. U ngrit përsëri duke menduar, “Ju zogëza duhet t’keni qenë duke kërcyer ‘Lindi’ diku.” Kur u hapën dritat, ai gjeti një karrrike disa rradhë më përpara dhe e pa ekranin tek zhdukej pas perdes së rëndë, të kuqe e të artë; pastaj perden duke u ngritur dhe burrin me mikrofon duke ardhur në skenë, së bashku me një shoqërues me uniformë.
Ai kërkoi duke buzëqeshur kartat e tij të bingos. Djalit tek dera s’do t’i vinte mirë nëse do ta merrte vesh se ai kishte pesë karta. E po, jo çdonjeri  e luante lojën bingo; madje edhe me pesë karta ai nuk kishte shumë shanse. Megjithate, vetëm për Laurën, duhet të kishte besim. Ai i studioi kartat, secilën me shifrat e veta të ndryshme, grushtonte secilën tek vrima e bërë në qendër dhe i hapte mbi gju që të dukeshin qartë; dhe, kur dritat u zbehën, u ul i kërrusur në karrige që, me një ngritje të shpejtë të syve, ta kalonte shikimin nga kartat tek rrota e bingos.
Më tej, kur filloi të dritësohej, burri me mikrofon ishte duke shtypur një buton të kapur tek një kordon i gjatë, duke shtyrë rrotën e bingos ,dhe thirrur numrin sa herë që rrota ndalonte.
Dhe sa herë që ai zë tingëllonte fort dhe qartë, gishti i tij kalonte me shpejtësi mbi kartat në kërkim të numrit. Me pesë karta, i duhej të lëvizte shpejt. U bë nevrik; kishte shumë karta dhe burri kalonte shumë shpejt me zërin e tij gërvishtës. Ndoshta duhej të përzgjidhte njërën dhe të tjerat t’i hidhte tutje. Por kishte frikë. Një zjarrmim e kapërtheu. Pyeti veten, sa do t’kërkonte doktori për Laurën? Në djall të vejë, hap sytë tek kartat! Dhe, me dëshpërim, ai e dëgjoi burrin të thërrasë Tre, në një rradhë të cilën e humbi me të pesë kartat. Kësisoj, ai kurrë s’do të fitonte …
Kur e pa rrjeshtin e vrimave, shpuar tërthor kartës së tretë, ai mbeti i ngrirë, pastaj dëgjoi burrin të thirrte edhe tre numrat e tjerë para se të mërkëmbej përpara duke sokëllitur.
“Bingo! Bingo!”
“Lereni atë budallë atje lart”, thirri dikush.
“Hip atje lart, o rob Zoti!”
Ai lëvizi, duke u lëkundur tëposhtë meskalimit dhe lart shkallëve për tek skena, brenda një fashoje drite aq të mprehtë e të ndritshme sa për një çast e verboi, dhe ai e ndjeu që kishte lëvizur brenda një fjale me një fuqi të çuditshme dhe misterioze. Por në të njëjtën kohë, ajo ishte aq e zakonshme sa dhe dielli dhe ai e njihte atë – ishte bingoja  e mirënjohur dhe e përkryer.
Burri me mikrofon po i thoshte diçka publikut ndërsa ai i dorëzoi kartën e tij. Një dritë e ftohtë shkrepi nga gishti i burrit kur karta i iku nga dora. Gjunjët iu dridhën. Burri u afrua duke kontrolluar kartën me numrat e shkruar me shkumës në dërrasë. Po sikur të kishte bërë ndonjë gabim? Kremi mbi flokët e burrit e zalisi ndaj u tërhoq mënjanë. Por tani, burri po kontrollonte kartën mbi mikrofon dhe s’bënte që ai të largohej. Qëndroi i shqetësuar ndërkohë që dëgjonte.
“Nën O, dyzet e katër”, psali burri. “Nën I, shtatë. Nën G, tre. Nën B, nëntëdhjetë e gjashtë. Nën N, trembëdhjetë!”
Frymëmarrja iu lehtësua kur burri u buzëqeshi dëgjuesve.
“Po, zonja dhe zotërinj, ai është një nga njerëzit e zgjedhur!”
Auditori dallgëzoi nga të qeshurat dhe duartrokitjet.
“Qëndro drejt, në ball të skenës!”
Ai lëvizi ngadalë përpara, me dëshirën që drita të mos ishte aq e fortë.
“Të fitosh xhekpotin e mbrëmjes, pra 36.90 $, duhet që rrota të ndalojë ndërmjet dy zerove, a e kupton?”
Ai pohoi me kokë, meqë e njihte ritualin nga ditët dhe netët e shumta kur kishte parë fituesit të marshonin përgjatë skenës për të shtypur butonin që kontrollonte rrotën vërtitëse, dhe të merrnin çmimet. Dhe tani, ai ndoqi udhëzimet sikur ta kishte përshkuar një milion herë skenën rrëshqitëse si fitues i çmimit.
Burri po sajonte një farë loje, dhe ai pohonte me kokë me mendjen arratisur. Qe tendosur aq shumë sa befas ndjeu dëshirën për të qarë dhe për t’i fshirë lotët. Ai e ndjente vagëllimthi që tërë jeta e tij qe përcaktuar nga rrota e bingos; jo vetëm ajo çfarë do të ndodhte tani që, së fundi, ishte para saj, por e tëra ç’kishte ndodhur më herët, që nga lindja e tij, lindja e nënës së tij dhe lindja e babait të tij. Ajo kishte qenë gjithnjë atje, edhe kur ai s’kishte qenë i ndërgjegjshëm për të, duke ia dhënë kartat dhe numrat e pafat të ditëve të tij. Ndjenja ngulmonte, dhe ai me shpejtësi nisi të largohej. Më mirë do të jetë të zbres që këtu para se të sillem si i marrë, mendoi ai.
“Këtu, djalo”, e thirri burri. “Ti akoma s’e filluar!”
Dikush qeshi kur ai u kthye i ndrojtur.
“A je mirë?”
Ai u zgërdhi me të folurën ritmike të burrit, por një fjalë s’i hyri në vesh, dhe e dinte mirë që e qeshura e tij s’qe fare bindëse; mbasi befas e kuptoi se po rrinte mbi zgripin rrëshqitës të një ngatërrese të tmerrshme.
“Nga je djalosh?” e pyeti burri.
“Nga jugu i vendit.”
“Zonja dhe zotërinj! Ai është nga poshtë, nga Jugu”, foli burri. “Nga ku? Thuaje qartë në mikrofon!”
“ Nga Mali i Gurtë”, tha ai. “Mali Gurtë, Karolina e Veriut.”
“Kështu pra, ti vendose të zbresësh nga ai mal për në Shtetet e Bashkuara”, qeshi burri. Ai e ndjeu që po e vinte në lojë, por pastaj diçka e ftohte i qe vënë në dorë dhe dritat nuk qenë më prapa tij.
Duke qëndruar para rrotës, u ndie i vetmuar, por vetmia, në një farë mënyre, qe e nevojshme pasi ai kujtoi planin e tij – do t’i jepte rrotës një vërtitje të shkurtër dhe të shpejtë; vetëm një cekje të butonit. E kishte parë shumë herë atë, dhe rrota vinte gjithnjë fare pranë dy zerove kur prekja ishte e shkurtër dhe e shpejtë. E bëri zemrën gur; frika i kishte dalë dhe përjetoi një ndjesì të thellë premtimi, sikur qe gati të shpërblehej për të gjitha gjërat që kishte vuajtur tërë jetës. Duke u dridhur, ai shtypi butonin. Pati një vërtitje dritash, dhe, në një sekondë, ai e kuptoi përfundimisht që, edhe po të donte, ai se ndalte më rrotën. Ishte sikur të mbante një linjë tensioni të lartë me dorën e zhveshur. Nervat iu tendosën. Dhe, ndërsa rrota e rriste shpejtësinë, u duk sikur ajo do ta përthithte atë, gjithnjë e më shumë, brenda fuqisë së saj, sikur ajo e kishte në dorë fatin e tij; dhe, së bashku me këtë dukuri, lindi nevoja e thellë e nënshtrimit – të rrotullohej, ta lëshonte veten në vërtitjen e ngjyrave të saj. Tani, ai s’mund ta ndalte më rrotën. Le të vërtitej!
Butoni mbeti i tulatur në shputën e tij, aty ku e kishte vënë burri. Vetëm tani i ra ndërmend për burrin që i rrinte pranë duke e këshilluar përmes mikrofonit ndërsa, pas tyre, publiku i hijëzuar gumëzhinte nga zërat zhurmonjës. Ai lëvizi  këmbët. Akoma e kishte brenda vetes ndjenjën e të papërkrahurit, duke u bërë pjesë e tij dëshira për t’u tërhequr, pikërisht tani që xhekpoti ishte në dorën e tij. Ai e shtrydhi butonin derisà grushti i dhëmbi. Pastaj, si një piskamë e beftë e një fishkëllime metroje, një dyshim shkrepëtiu tejendanë kokës së tij. E nëse s’do ta vërtiste rrotën aq sa duhej? Çfarë mund të bënte, dhe si mund ta dinte? Por pastaj e mori vesh, ashtu i mrekulluar, që, për sa kohë do ta mbante të shtypur butonin, ai mund ta kontrollonte xhekpotin. Ai dhe vetëm ai mund ta përcaktonte nëse do të bëhej i veti, apo jo, xhekpoti. Madje, tani, as burri me mikrofon s’mund të bënte gjë për xhekpotin. Ndihej i pirë. Pastaj, si të kishte zbritur që nga shkrepat për në luginën e banuar, dëgjoi publikun të çirrej.
“Zbrit poshtë që andej, o rrotë!”
“Leja shansin një tjetri …”
“Hej! Xhekut i thotë mendja se ia gjen fundin ylberit …”
Zëri i fundit qe miqësor, ndaj u kthye dhe u buzëqeshi ëndërrues gojëve të çapëlyara. Pastaj ua ktheu shpinën tërësisht.
“Mos e tjerr gjatë, djalo!” u dëgjua një zë.
Ai pohoi me  kokë. Ata çirreshin pas tij. Ata njerëz s’e kuptonin ç’kishte ndodh me të. Me vite të tëra, ata e kishin luajtur lojën bingo, ditë për ditë e natë për natë, duke u përpjekur të fitonin parà për qeranë apo të holla për hamburger. Por asnjëri nga ata djem të zgjuar s’e kishte zbuluar këtë gjë të mrekullueshme. Ai e shihte rrotën duke u vërtitur përtej numrave, dhe përjetoi një shpërthim ekzaltues: Ky është Zoti! Ky është përnjëmend Zoti i vërtetë! Dhe e tha atë me zë të lartë, “Ky është Zoti!”
Ai e tha me një bindje të tillë absolute saqë u frikësua se mund të binte i zalisur tek dritat e buzë-skenës.  Por turma çirresh aq fort saqë s’mund ta dëgjonte. Të marrët! mendoi ai. Unë po përpiqem t’u tregoj sekretin më të mrekullueshëm në botë, ndërsa ata po çirren sikur janë të çmendur. Një dorë ra mbi supin e tij.
“Tani, ju duhet të bëni një zgjedhje, djalosh. E keni tjerrë shumë gjatë.”
Ai e brushoi me forcë dorën.
“Më ler vetëm, o burrë! Unë e di se bëj!”
Burri u hutua ndaj, për tu mbajtur, u kap tek mikrofoni. Dhe, ai, ngaqë s’pati dëshirë t’ia lëndonte ndjenjat, i buzëqeshi dhe, me një sëmbim të beftë, la të kuptohej se s’kishte mënyrë tjetër për t’ia shkoqitur se përse duhej të qëndronte atje duke e mbajtur butonin të shtypur përgjithnjë.
“Hajde këtu”, e thirri ai, i lodhur.
Burri u afrua duke rrotulluar mikrofonin e rëndë përgjatë skenës.
“Çdo njeri mund ta luaj lojën e bingos, apo jo?” e pyeti  ai.
“Sigurisht, por …”
Ai buzëqeshi, me dëshirën e mirë  për të qenë i duruar më këtë zvarranik lëkurë-bardhë, me këmishë blu dhe kostum gabardine të modës.
“Ja, ç’po mendoja unë”, i tha ai. “Çdo njeri mund ta fitojë xhekpotin sa kohë që e ka numrin fatlum, apo jo?”
“Ai është rregulli, por pavarësisht se ç’thuhet …”
“Ja, ç’po mendoja unë”, tha ai. “Dhe çmimi i madh, a shkon tek personi që di si ta fitojë?”
Burri pohoi me kokë pa e hapur gojën.
“Mirë pra, shko atje tej dhe më shih mua kur të fitoj ashtu siç dua vetë. Unë s’do të lëndoj njeri”, tha ai, “vetëm t’u tregoj se si fitohet. Them t’ja tregoj tërë botës si duhet bërë.”
Dhe meqë e mori të mirëqenë, buzëqeshi përsëri që burri ta merrte vesh se ai s’kish gjë kundër tij, ngaqë ishte i bardhë dhe i paduruar. Pastaj, s’deshi ta shohë më burrin dhe vazhdoi ta mbante shtypur butonin; zërat e turmës vinin tek ai si zhurmat në rrugë të largëta. Le të çirreshin! Të gjithë negrit, atje poshtë, ishin vërtetë të turpëruar ngaqë ishte i zi, si ata. Ai buzëqeshi me vete duke e ditur si qe puna. Më të shumtën e herëve, vetë ai qe turpëruar me çka bënin negrit. E po, le të turpëroheshin dhe ata për diçka kësaj radhe! Si ai. Ai ishte si një tel i zi, i hollë dhe i gjatë që po  shtrëngohej dhe mbështillej mbi rrotën e bingos; po mbështillej aq fort sa donte të ulërinte; po mbështillej, por kësaj here ishte vetë ai që e kontrollonte kurdisjen, dhe trishtimin, dhe turpin dhe, pse e bënte atë, Laura do të shpëtonte. Befas dritat vezulluan. Ai u lëkund praptazi. Mos vallë, diçka kishte shkuar keq? Gjithë kjo zhurmë! A s’e dinin ata se ndonëse ai kontrollonte rrotën, edhe rrota e kontrollonte atë, dhe, po të mos e mbante shtypur butonin gjithnjë e përgjithnjë, ajo s’do të ndalte kurrë për ta lënë atë kokë e trokë, trokë e kokë mbi atë malësi të gurtë e rrëshqitëse, dhe Laurën të vdesë? Kishte vetëm një mundësi; duhej të bënte çfarëdo që t’i kërkonte rrota. Dhe duke e shtrënguar butonin me dëshpërim, ai zbuloi me çudi se ajo i përcolli një energji nervore. Shpina i mizëroi. Ai përjetoi një lloj fuqie.
Tani e përballi turmën e egërsuar me mospërfillje. Çjerrjet e saj ia përshkonin daullen e veshit si klithmat e trombave nga një xhu-boks. Fytyrat e përhumbura, që skuqnin nën dritat e bingos, i përcollën një domethënie që s’e kish njohur më parë. Për atë Zot, ai po e drejtonte shfaqjen! Ata duhej t’i bindeshin atij, pasi ai ishte fati i tyre. Jam unë, mendonte ai. Le të çirren bastardët! Pastaj, dikush po qeshte brenda tij, dhe ai e kuptoi se, në një farë mënyre, e kishte harruar emrin e tij. Qe një ndjenjë e trishtuar, përpirëse të humbje emrin tënd dhe një  çmenduri ta bëje. Ai emër i qe vënë nga një burrë i bardhë, pronar i gjyshit të tij, kohë më parë, sa s’mbahej mend, atje në jug të vendit. Por ndoshta ata djem të zgjuar e dinin emrin e tij.
“Cili jam unë?” bërtiti ai.
“Nxito për bingon, o rrotë!”
Edhe ata s’e dinë, mendoi i trishtuar. Madje, ata s’dinë as emrat e tyre; ata, të gjithë, ishin bastardë të mjerë e pa emër. E po, atij s’i duhej më emri i vjetër; ai kishte rilindur. Për sa kohë që e mbante shtypur butonin, ai ishte Burri-që-shtypi-butonin-që-fitoi-çmimin-që-ishte-Mbreti-i-Bingos. Ajo ishte rruga e duhur, dhe ai duhej ta mbante shtypur butonin, ndonëse asnjë s’e kuptonte, dhe sikur Laura të mos e kuptonte.
“Jeto!” sokëlliu ai.
Publiku u qetësua si një ventilator i stërmadh në agoni.
“Jeto, Laura! Jeto, vogëlushe! Tani ia mora dorën, zemër. Jeto!”
E ndërsa klithte, lotët i rridhnin çurkë nëpër faqe. “Unë s’kam  tjetër veç teje!”
Klithjet iu shkalafitën që nga thellësia e lukthit. Iu bë sikur vërshimi i gjakut në kokë do t’i shpërthente në pikla të kuqe, si nga tegelat e një topi bejsbolli, si nga një kokë e goditur prej shkopinjve të policisë. Duke u përkulur, ai pa një çurkë gjaku t’ia spërkasë majën e këpucës. Me dorën e lirë kontrolloi kokën. Ishte hunda e tij. O Zot, vërtetë diçka të ketë shkuar keq?! Iu duk se i tërë publiku, në një far’ mënyre, i kishte hyrë brenda dhe po ia shkelmonte stomakun ndërsa ai qe i paaftë t’i nxirrte jashtë. Ata donin çmimin, ja çfar’ kërkonin ata. E donin sekretin për vete. Por ata kurrë s’do ta mësonin atë; ai do ta mbante rrotën e bingos të vërtitej pambarim dhe Laura do t’ishte e sigurt në rrotë. Por a do t’ishte vallë? Kështu duhej të ndodhte mbasi, nëse ajo nuk do t’ishte e sigurt, rrota do të pushonte së rrotulluari; s’do të vërtitej më. Ai duhej t’ia mbathte; të villte gjithshka, dhe mëndja e tij sajoi një  imazh për veten – me Laurën në krahë duke rendur tatëpjetë shinave të metrosë, pikërisht ballazi një treni A; duke vrapuar dëshpërueshëm, ai vjell ndërsa njerëzit i klithin të dalë jashtë, por pa ia thënë se si t’i lërë shinat mbasi, po të rrinte aty, do të copëtohej nga treni që do i shkonte sipër, dhe  të shmangej tërthorazi shinave të tjera do të thoshte të vraponte drejt një binari të tretë e të nxehtë, në lartësinë e mesit të tij, i cili hidhte xixa blu që ia verbonin sytë, aq sa mezi mund të shihte.
Ai dëgjoi që këndonin ndërsa auditori përplaste duart.
- Shtiji liker, Xhim djali!
- Fap-fap-fap
Kur e thirri polic trimi
- Se ç’e la në baltë durimi
- Shtiji liker, Xhim djali!
Një inat i hidhur u rrit rënda tij gjatë këngës. Ata mendojnë se unë jam i marrë. E po, le të qeshin! Unë do të bëj atë çka duhej ta bëja.
I përhumbur në thellësinë e dëgjimit, vuri re se ata po shihnin diçka mbi skenë, prapa tij. U ligështua. Por kur u kthye, nuk pa njeri. Ah, sikur gishti i madh të mos i dhimbte në kët’ far’ feje! Ja, ata po duartrokisnin, dhe për një çast mendoi se rrota kishte ndalur. Por kjo s’ishte e mundur, gishti i madh akoma e mbante butonin të shtypur. Atëhere, ai i pa ata. Dy burra me uniformë i bënin shenjë që nga fundi i skenës. Ata po vinin drejt tij, me hap, ngadalë, si një duet kërcimtarësh Tap-Dance që rikthehet nga bis-i i tretë. Por shpatullat e tyre e goditën përpara, dhe ai u zmbraps tutje duke vështruar si i çmendur rreth e rrotull. Asgjë s’i ndodhej që të luftonte me ta. Ai kishte vetëm kordonin e zi e të gjatë i cili të çonte tek një prizë diku pas skene, dhe ai nuk mund ta përdorte kordonin ngaqë kordoni e vente në punë rrotën e bingos. Ai u zmbraps ngadalë pa ja ndarë sytë burrave ndërsa buzët i shtrëngoi përmbi dhëmbë me një ngërdheshje të tendosur dhe të ngrirë; lëvizi drejt fundit të skenës, dhe e kuptoi që s’mund të shkonte më tej – befas kordoni u tendos dhe  për ta këputur as që bëhej fjalë. Por duhej bërë diçka. Publiku po hungërinte. Befas, ai mbeti i vdekur, duke parë burrat t’i ndalnin këmbët e ngritura si në hapin e ngrirë të një valleje me lëvizje të squllura. Asgjë s’mund të bënte veç të vraponte në drejtimin tjetër, dhe ai u turr përpara duke shkarë e rrëshqitur. Të befasuar, burrat u tërhoqën. Ai u qëlloi me forcë duke kaluar përtej.
“Mbërthejeni atë!”
Ai vrapoi, por më shpejt nga ç’duhej, dhe kordoni u tendos, kundërveproi, ndaj u kthye dhe vrapoi përsëri në të kundërt. Kësaj radhe u rrëshqiti atyre dhe zbuloi se duke vrapuar para rrotës, sipas një rrethi, mund ta mbante kordonin të pa tendosur. Por, sipas kësaj mënyre, i duhej t’i valëviste krahët për t’i mbajtur burrat larg. Përse, xhanëm, s’mund ta lënë një burrë vetëm?!  Ai vraponte, bënte rrathë.
“Rrethojeni poshtë perdes”, klithi dikush. Por ata s’mund ta bënin atë. Nëse do ta bënin, ndriçimi i rrotës nga dhoma e projektimit do ndërpritej. Por ata e kishin zënë, më parë se ai t’ua thoshte përse-në, duke u përpjekur që t’ia hapnin grushtin, dhe ai përleshej dhe përpiqej t’i fuste edhe gjunjët në luftim dhe ta mbërthente mirë butonin, mbasi butoni ishte jeta e tij. Dhe tani qe përtokë, duke parë një këmbë të ulej, për t’ia shtypur egërsisht grushtin, poshtë, ndërkohë që e shihte rrotën të vërtitej qetësisht lart.
“Unë s’mund ta dorëzoj”, ulëriti ai.
Pastaj qetësisht, me një ton të përzemërt, “Djema, vërtetë s’mund t’jua dorëzoj.”
Butoni u përplas fort në kokën e tij. Dhe në një çast hutimi, ata ia hoqën duarsh, tani përfundimisht. Ai luftoi me ta duke u përpjekur ta ngrinte veten nga skena  ndërsa shihte rrotën të vërtitej ngadalë për t’u ndalur. Pa u çuditur, ai e pa rrotën të qëndronte tek dy zerot.
“Shikojeni!” tregoi me gisht tërë mllef.
“Sigurisht, djalosh, sigurisht, çdo gjë në rregull”, tha buzagaz një nga burrat.
Dhe, duke parë që burri nderoi me kokë dikë që ai s’e shihte dot, përjetoi një lumturi të pamatë; ai do ta merrte atë çka marrin të gjithë fituesit.
Por ndërsa ngrohej nën drejtësinë e buzëqeshjes së shtrënguar, ai s’e pa burrin tek e shkelte lehtë syrin, as këmbë-shtrembëtin pas tij që doli tej perdes së ulur me shpejtësi, i vendosur ta godasë.  Ai veçse ndjeu dhimbjen turbulluese që shpërtheu në kafkën e tij, dhe e mori vesh që, dhe nëse dhimbja do ta mëshironte, fati i tij kishte perënduar në skenë.
Përktheu nga anglishtja: Shpëtim Myshketa
Marrë nga “Fjala review”

ti nuk munde, për aq shumë sa të dua…!


ciftePoezi/ Poetika e brendshme muzikore, përshkruese dhe medituese e bëri të njohur Robert Hass-in, si poet. Kritika amerikane e vlerëson: është kaq i zgjuar sa kur lexon poezinë apo prozën e tij apo ta dëgjosh kur flet, të jep kënaqësi gati organike. Në shqip, këto poezi vijnë të përkthyera nga Rudi Erebara, me ciklin “E ardhmja ngjyrë jargavani”, botimet “Aleph”

Robert Hass
Sonet
Burri flet me gruan në telefon.
Ai e dashuron zërin e saj dhe e dëgjon me vëmendje
për çdo përdredhje të tonit. E njeh thellë.
Duke mos e ditur se çfarë pret të gjejë
nga ai zë, nga ëmbëlsia qytetare.
Ai studion, jashtë dritares, fara i jep formën e thyer
të pemëve dekorative.
Asi lloj që rritet në çdo kopsht, të tilla
sa asnjë hortikulturist nuk u vë dot emër. Katër dhomëza të harkuara
në të gjelbër të zbehtë, prapaskena harqesh të imët bimorë,
një palë shtretërish të zinj konikë me fara brenda çdo dhomëze.
Një gjeometri dëshire, miniaturë, Indiane a Persiane,
dashnorësh a zotash në apartamentet e veta.
Jashtë, bardhësi, kafshë të durueshme, hardhi të harlisura e shi.


Santa Luçia

Art e dashuri: ai ngre çadrën jashtë portës sime,
I pafaj, mishngrënës. Thua se dëshira
është vërtet një fyell, thua se kënga e vockël
zbret, e zbritur mund të të gjejë ty kudo.
Ai më sjell verë; ai beson tek artet
dhe i përdor ato për bukurinë. Ai më sjell
uthull në poçe të vogla balte, kartolina
të kodrinave nga Cuanne dëshira e ka lënë
vetëm, fermave të zbrazura në gusht dhe pemëve
të zbehta të gështenjave në Jas de Bouffan, gurëve embrionalë
të shtufës së çarë me mika nga plazhi.
Ai sjell trupin e tij grabitqar, të brishtë,
krejt të nxirë për verën si kore e kroasanëve
tek La Seine në Marina, barqet
e pelikanëve që’ vështrova përgjatë dunave të bardha
nën Pico Blanco në bregun Big Sur.
Më bën për të vjellë, kjo nginje ky dëshpërim.

II

Duke ecur nëpër shtegun e Pesë Burimeve, u përpoqa të mendohem.
Hithra djegëse, mana toke. Mjegulla u lëshua
mes pishave, harabela violetë bënë harqe
si trupa në ajrin e rrënuar. Të gjitha gratë
janë mazokiste. Isha kaq i ri, besoja
çdo fjalë që më thanë. Dyrer është i dorës së dytë.
Eva e Dyrerit ushqen gjarprin me mollë;
i përdredhur si gjarpër, maçoku në këmbët e saj, në këmbën e Adamit,
një mi. Frikë mashkullore, sy mashkullorë dhe art. Arti i dashurisë.
Ingre, jastëkë. Mendoj se erotikja
nuk është seksuale, vetëm kur ti nuk ke fat.
Aty ku degëzohet shtegu. Nuk është gjëza e dëshirës
ajo që më intereson mua; është gjëza
e duarve të mira, fieri i mbirë në parvazin e dritares,
faqet e bardha të një libri, dikush që thotë
jam i lodhur, dikush që ndez dritën.

III

I vijëzuar në dritare qyteti dridhet
por qielli është i zbrazur, i pastër. Zbrazëtia
është strikte: ajo më kënaq. Nuk qaj me zë.
Si të gjithë, përplas këmbën përdhe.
Oh, oh, oh, oh. Sytë plot me habi.
Guernika. Uliksi në plazh. Shoh
trupin tim në faljen e tij. Shoh trupin tim
duke shëtitur në Galeritë e Luvrit,
isha, çdo moment, lakuriq dhe i magjepsur.
Turistët llupnin vajzat e Firences
të Pollaiolos. Ai më kujton se jam piktor.
I dëgjoj fjalët e tij për mua: i bardhë, flori.
Më mirë të shëtis në qytet nëpër shi.
Mut qensh, aksidente trafiku. Cilido zot
atje është çmeritur brenda Shevroletit të vet
Një rregull i ri i amen-it fetar:
Agoni e mish, gjithçka tjetër e shpëlarë.

IV
Santa Luçia: sytë e mpiksur mbi një pjatë.
Mbështjella e gjarprit ishte gati e gjelbër
përgjatë maleve ku guri e rropi.
Më pëlqyen diellrëniet, muzgjet që binin erën e mandrave,
lulet e egra, të cilat nuk ishin të bukura,
të egrat e të imtat lule mëdosmëdo kalbeshin në barin e verdhë
pas një viti, etja në rrënjë,
mineralet. Ato kanë zgjuarsinë
e urisë. Lulëkuqet prehin kokën në diellin mëngjesor,
gqjujku rritet e trashë në faqeshkëmb, e vetëshëruar
në anë të gjiut. Ai do të pallojë. Sa fjalë e ëmbël.
Gjithë thithje. Unë dua më pak. Jo se i trembem
territ të madh të seksit, dritës së ëmbël e të mprehtë,
dritë si të jetë ujë që përhapet, mllef,
i butë si shiu. Çka dua ndodh
jo kur dreri ngrin në hije
dhe të sheh dhe ti nuk bën gëk
dhe prek vështrimin e saj veç një momentin më pas
kur ajo luhat veshin e vazhdon sërish të ushqehet.

Privilegji i të qenit
Shumë po bëjnë dashuri. Atje lart, engjëjt
në eterin e padridhshëm dhe kristalin e ashkut njerëzor
po i thurin flokët njëri-tjetrit, që janë luleshtrydhe të verdha
me përbërjen e lumenjve të ftohtë. Ata shohin poshtë
kohë pas kohe nga ekstaza e mangët —
mund t’u duken si zogj pa pupla
që lahen në burimin e pellgut të shtratit —
dhe pastaj një grua, që gati po vjen,
ia hap qepallat e mbyllura burrit dhe thotë,
Më shiko në sy, dhe ai e sheh. Apo është burri
që tërheq litarin e perdes në këtë teatër të errët?
Sido, shohin njëri – tjetrin;
dy qenie me sy të lidhur, lakmitarë,
të tronditur, lidhur për barku nga pafundësisht e ëmbla
rrëshkitësja ngjitëse, vështrojnë nga njëri — tjetri,
dhe engjëjt janë braktisur. E urrejnë këtë. Dridhen mallëngjyes
si litografi të lypësve viktorianë
me tipare të përkryera dhe lëkurë alabastre rrecka – rrecka
në rrugicat e ndyra të një romani.
I gjithë krijimi fyhet nga ky shqetësim.
Është si zhurma kërcitëse që bën hëna ndonjëherë
në ngritje. Të dashuruarit veçanërisht nuk e durojnë dot,
i mbush ata me trishtim të patreguar, ndaj
mbyllin sytë sërish dhe shtrëngojnë njëri-tjetrin, secili
duke ndjerë domethënien e vdekshme të trupit
që kanë magjepsur jashtë vdekjes për gati një orë,
dhe një ditë, duke vrapuar në perëndim, gruaja i thotë burrit,
u zgjova e trishtuar sot në mëngjes sepse e kuptova
se ti nuk munde, për aq shumë sa të dua,
shpirti im i dashur, të më shërosh vetminë,
ndërkohë që e preku në faqe për ta bindur,
se nuk desh ta vrasë me këtë të vërtetë.
Dhe burri në fakt nuk është vrarë,
e kupton që jeta ka kufij, që njerëzit
vdesin të rinj, dështojnë në dashuri,
dështojnë në ambicie. Vrapon krah saj, mendon
për trishtimin që grahën dhe shfrynë në kohën kur
po vinin, mbërthyer me njëri-tjetrin me të vjetrat e të shpikurat
forma mëshire dhe mirënjohje të ngathët, të gatshëm
për të qenë vetëm sërish, a të pakënaqur, ose fare pak
të dhembshur si çiftet në plazhin e verës
lexojnë artikuj revistash për intimen mes sekseve
për vete dhe njëri-tjetrin,
dhe shumica, e paditur, duke u këshilluar me engjëjt.


Një histori për trupin
Një kompozitor i ri, që punonte atë verë në një koloni artistësh, e kishte ndjekur atë prej një jave. Ajo ishte japoneze, piktore, pothuajse gjashtëdhjetë dhe mendonte se ai kishte rënë në dashuri me të. Ai dashuronte pikturën e saj dhe piktura ishte ashtu siç e lëvizte ajo trupin, përdorte duart, shihte atë drejtpërdrejt kur i kthente përgjigje argëtuese dhe vlerësuese pyetjeve të tij. Një natë, duke u kthyer nga një koncert, ata mbërritën në portën e saj dhe ajo u kthye nga ai dhe tha, “Më duket se ty të pëlqen të shkosh me mua. Dhe mua më pëlqen po ashtu, por duhet të të them që unë kam një masë tektoni të dyfishtë”, dhe kur ai nuk e kuptoi, “I kam të prera të dy gjinjtë”. Rrëzëllimi që ai mbante kudo në bark dhe në zgavrën e kraharorit — si muzikë — u tret shumë shpejt, dhe ai detyrua të shohë nga ajo dhe tha, “Më vjen keq. S’e bëj dot.” Shkoi pas në kabinën e tij dhe mendoi për pishat, dhe në mëngjes, gjeti një tas të vogël blu në verandë jashtë portës. Dukej se ishte i mbushur me petale trëndafili, por kur e ngriti lart mësoi që petalet e trëndafilit ishin sipër; pjesa tjetër e tasit — ajo duhej t’i kishte fshirë nga cepat e studios — ishte plot me bletë të vdekura.


Dedikim
Osip Mandelshtam

Tristia

Shkencën e ndarjes mirë e pata njohur
Flokëshprishur netësh ankestare.
Mbllaçiten buajt, pritja s’ka të sosur,
Të mbramen orë vigjiljesh qytetare,
Nderoj at’ rit të natës këndezore
Kur, teksa ngre të rëndën brengë rrugash -
Kundronin larg sytë përlotur prore
Dhe kuj’ e grave shkrihej këngë muzash.

Kush mund ta dijë ç’fsheh fjala – ndarje,
Dhe çfarë lamtumire ne na pret,
Ç’na parathotë këndezi tej dritarje
Kur në akropol zjarri kërcet,
Dhe në agshol të ndonjë jete të re
Kur kau përtyp prâjshëm bar e gjeth,
Përse o gjel, tellall’ i jetës së re
Mbi murin e qytetit krahët rreh?

Dhe gjej hare në t’rëndomtën tjerrje:
Kur druga sillet, boshti kërkëllin.
Kundro, karshi, porsi push mjellme
Zbathur rend Delija n’përqafim.
O, i cekët shtrat’ i jetës sonë,
O sa e mjerë gjuha ndër gëzime!
Gjithë si qëmoti, rishmi kthen gjithmonë,
Veç grim’ e njohjes ne na mbush galdime.

Shkruar qoftë: figurëz e tejdukshme
Prehet një pjate – larë deltinë,
E hapur si gëzof i një ketrushje
Përkulur sheh mbi dyll një çupëlinë.
S’e duam fallin për Erebin grek,
I grave dyll – për burrat – tunxh i gjallë.
Betejash shorti neve na hap shteg,
Atyre – vdekjen, duke shtirë fall.
1918
Përktheu nga origjinali rusisht: Agron Tufa

Tri nënat që lindën njeriun e ri


 Çelo Hoxha
enveriNjë grua nga Dukagjini, një nga Lezha dhe një nga Korça mund të konsiderohen si nënat e njeriut të ri shqiptar ose propaganda e vitit 1967 i paraqiti ato si të tilla

Tri letrat janë botuar fillimisht në gazetën zyrtare të diktaturës, në 1967. Ne i ribotojmë, ndoshta për herë të parë, për t’i analizuar nga një këndvështrim i ndryshëm nga ai i diktaturës.
Letrat kanë disa gjëra të përbashkëta. Ato janë shkruar nga tri nëna që kanë humbur fëmijët në shërbim të diktaturës, të tria janë (ose pretendojnë se janë) plot dashuri për partinë dhe diktatorin, të tria deklarojnë me krenari se nuk kanë qarë për fëmijën e vdekur, sepse të tria ushqejnë një dashuri më të madhe e më të thellë se ajo për fëmijën.
Një letër i drejtohet një gruaje tjetër që vajza i është vrarë në luftë, dy gratë e tjera i shkruajnë direkt Enver Hoxhës.
Nuk ka asnjë dyshim që letrat nuk janë shkruar prej tyre personalisht. Një nënë, sado e indoktrinuar të jetë, e ka të vështirë të mohojë fëmijën e vet për hir të diçkaje tjetër.
Lidhja klasike nënë-fëmijë është trajtuar me mjeshtëri në një poezi franceze. Përmbajtja e saj, me pak fjalë, është: një djalë ka rënë në dashuri me një vajzë. Vajza është mosbesuese për dashurinë e tij dhe për ta vënë provë i kërkon që ai t’i sjellë si dhuratë zemrën e nënës së tij. Djali niset, e vret nënën, me zemrën e nënës në dorë kthehet revan te e dashura. Gjatë rrugës, djali rrëzohet, dhe ndërsa është i shkrirë për tokë, zemra e nënës, që e ka në dorë, e pyet: U vrave, bir!
Për ironi, këtë poezi e kam lexuar në një antologji me poezi franceze të botuar në gjuhën shqipe në periudhën e diktaturës, ndoshta dekadën e fundit.
Totalitarizmi pikërisht këtë lidhje deshi të shkatërronte, ky ishte shkaku i luftës kundër traditës, ajo që quhej “zakone prapanike”. Gjurmët e para të kësaj lufte gjenden në “Manifestin” komunist, ku Marksi dhe Engelsi sulmuan familjen si një strukturë borgjeze.
Në 1949, Xhorxh Oruelli, shkrimtari i shquar britanik, e paralajmëroi në romanin e tij “1984”, fatin e shoqërive që do të synonin (ose që kishin filluar) të krijonin njeriun e ri. Ky roman nuk u përkthye në shqip deri në fund të diktaturës, as shumë kohë pas saj (vetëm në 2005-ën, ky roman u botua në Shqipëri, me përkthimin tim. Një botim i Kosovës, i viteve ‘80, nuk kaloi kurrë në anën e poshtme të kufirit të saj.)
Në roman, një ditë futet në burg një person i quajtur Parsons. Arsyeja: kishte bërtitur, në gjumë, “Poshtë Vëllai i Madh” (Si të thoshe në Shqipëri “Poshtë Enver Hoxha”, kur ai ishte në pushtet). Vajza e kishte dëgjuar dhe e kishte denoncuar. Dhe Parsons i mburret shokut të burgut: “Dëgjonte te vrima e çelësit. Dëgjoi çfarë thosha dhe e përcolli tek patrullat qysh të nesërmen. Jo keq për një fëmijë shtatë vjeç, ë? As që jam prekur nga veprimi i saj. Madje, jam krenar, kjo tregon që e kam rritur ashtu siç duhet”.
Bazuar në letrat që u janë atribuuar atyre, tri nënshkrueset janë të ngjashme në shumë pika me figurën qesharake që ka portretizuar me mjeshtëri Oruelli. Fëmijët e këtyre nënave kanë bërë diçka, në shërbim të pushtetit, për të cilën ato ndihen krenare. Aq emocionues ka qenë veprimi i fëmijëve të tyre, sa ato nuk janë nxitur të qajnë për humbjen e jetës së fëmijëve. Njëra është nëna e Shkurte Pal Vatës, minorenes që vdiq duke punuar në hekurudhë. Tjetra është nëna e Dilës, e cila u vra, siç thuhet në letër, pas prishjes së martesës së saj të rregulluar me mblesëri që në moshë të njomë. Dhe e treta është nëna e një vullnetari që vdiq, aksidentalisht, duke punuar në zonën e Dibrës dhe Librazhdit.
Nëna e Shkurte Pal Vatës shkruan: “Shkurta… më erdhi mue ma e rritun, ma e pjekun, ma burrneshë”. Ky përshkrim, i përdorur dhe nga bashkëshorti i saj në letrën e tij për Enver Hoxhën, të cilën ne e cituam të shtunën e kaluar, bën fjalë për çastin që vajza u kthye nga aksioni e vdekur. Nuk ka asnjë mundësi, që një nënë të shikojë vajzën e vdekur dhe nga ajo pamje e parë t’i ketë bërë përshtypje shtati i saj më i rritur, kurse arkivoli i të bijës ose fakti që e bija ishte në arkivol, të mos i linte asnjë gjurmë. Cilësimet e tjera që ajo i vesh Shkurtës, “e pjekun” dhe “burrneshë”, janë të vështira të identifikohen te një i vdekur.
Letra duket se është shkruar vetëm për një qëllim politik: që vdekja e Shkurtës të mos krijojë përçarje Jug-Veri. Nëna e Zonja Çurres, një vajze të vrarë në luftë, ishte nga Vlora. Të frikësuar nga vdekjet në aksione, komunistët donin të tregonin se edhe vdekja po ndihmonte për të forcuar unitetin kombëtar.
Letrën e dytë e ka shkruar një plakë “qorre nga të dy sytë”. Vajza e saj ishte vrarë në 1950, për të ishte bërë edhe një dramë, “Cuca e Maleve”. Kjo letër është shkruar 20 vjet me vonesë, për të motivuar të rinjtë të shkojnë në aksion dhe për t’i parapërgatitur prindërit të mos lëndohen shpirtërisht, nëse fëmijët e tyre s’ktheheshin nga aksioni.
Letra e tretë duket se ka pasur qëllim t’u kujtonte një pjese të shqiptarëve faktin që partia i kishte “çliruar”, i kishte “nxjerrë” nga varfëria, i kishte transformuar nga barinj në oficerë, prandaj ata nuk duhet ta shikonin si humbje të madhe vdekjen e të dashurve në punë vullnetare (pa pagesë). Në rastin e vdekjes së personit të tretë thika e mizorisë së pushtetit ngulet thellë: e veja e Tosunit, burrit të vdekur në aksion, shkon, së bashku me 16 të afërm të tjerë, në aksion për të zëvendësuar të shoqin. Partia ishte e shqetësuar për punën, jo për fatin e fëmijëve të viktimës, të cilët, me vdekjen e babait dhe largimin e nënës në aksion, mbeteshin praktikisht jetimë.
Ky sulm frontal ndaj familjes shqiptare i kishte rrënjët te “Manifesti” komunist, ku Marksi dhe Engelsi e konsiderojnë familjen si një strukturë borgjeze. Në këtë rast, marksizmi erdhi në Shqipëri si mall importi nga Kina. Aty kishte shpërthyer i ashtuquajturi revolucion kulturor.


Letra 1
Drejtuar: Hane Çurres, Tragjas, Vlorë

E dashur nanë e heroinës Zonja Çurre, po ju shkruej unë, nji grue e thjeshtë malësore, nana e Shkurte Pal Vatës. Në qoftë se do të mendojmë për të kaluemen e të flasim për vuajtjet tona të përbashkëta, s’do të mbaronim kurrë. A do të ishte e mundun aso kohe që dy nana të moshave tona nga skajet e ndryshme të Atdheut të njifeshin e të lidheshin me nji miqësi kaq të madhe si kjo e jona? Ja pra, erdhi kjo ditë. Ne jemi vllazën e motra, ne kemi të njëjtën nanë që i falim gjakun, djersën dhe jetën tonë, PARTINË. Kur shokët e partisë më dhanë lajmin e vdekjes së Shkurtes, unë nuk derdha lotë. Dikur, ishte ende nxanëse Shkurta, më fliste për heroinën Zonja Çurre, më fliste për jetën, luftën dhe vdekjen e saj heroike përkrah shokëve. Edhe unë çuditesha si mund të jetojë nji çikë me djelm pa i pasë as gjini as fis. Dhe ja, pra, edhe Shkurta ime dha jetën në duert e shokëve e shoqeve të saj dhe më erdhi mue ma e rritun, ma e pjekun, ma burrneshë. Unë jam nji nanë e thjeshtë, mbi të gjitha për mue ka rëndësi nji gja, fëmijët e mi janë bijt e PARTISË, Shkurta ime asht bija e PARTISË, ajo për mue s’ka vdekë, ajo asht kthye nga aksioni bashkë me shokët dhe shoqet e saj. Unë dhe ti, motër e shtrenjtë, krenohemi me bijat tona që na nxorrën faqebardhë para PARTISË. Ty bija të ra në luftë, mue më ra në punë. Bija jote erdhi nga jugu në malet e veriut për të çlirue Shqipninë, bija ime shkoi nga veriu dhe ra në Myzeqe për të ndërtue hekurudhën, për të lulëzue Shqipninë. Zonja ash e bija e Pecajve dhe e Tragjasit, Shkurta ash bija e Tragjasit dhe e Pecajve. Ne na bahet zemra mal kur shofim se veprën e bijave tona e vazhdojnë motrat e tyre.
Të rrojë për ne sa malet e Dukagjinit dhe të Labërisë PARTIA dhe shoku ENVER! Të uroj shëndet dhe jetë të gjatë.

Zoja Vata
Katundi Pecaj-Dukagjin
(Zëri i popullit, 8 dhjetor 1967)

Letra 2
Drejtuar: Shokut Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSH

Fort i Dashtuni shoku Enver!
Këtë letër po ta çon një nanë malcore nga katundi Fregen i lokalitetit Kashnjet të rrethit të Lezhës.
Sot zemra m’u çue peshë, shpirti m’u përtri e fytyra m’u çel gëzimit kur mora vesh se ke ditëlindjen. Të paçim me jetë, bir-o, rrnofsh e kjofsh me gjith miq e shokë sa këto malet tona, që kryet e mbajtën gjithmonë nalt!
Paske kenë e mbara e Atdheut dhe e popullit. Askush s’ia dijti hallet fukarasë e malcorit që u lind e u rrit në shkrep sa ti, o bir i Shqipnisë sonë.
Unë jam plakë qorre nga të dy sytë, por shof e ndjej me sytë e zemrës se sa mbarë e mirë po shkojnë punët nëpër malci.
E bash sot në ditëlindjen tande po due me të tregue se kurr ma të gëzueme se kam ndie veten, megjithëse e kam nji plagë në zemër.
Kam pas nji vajzë të vetme. Dile i thojshin, por rinia e thërriste Dilicë. Nuk ish mbushë as tri vjet që ishte çlirue Shqipnia e disa banda kriminelsh silleshin këtyre anëve. Dilica e eme u çue e shkoi e para vullnetare në hekurudhën e parë të rinisë. Ajo ia kishte falë zemrën partisë dhe u ba ushtare e saj. Simbas kanunit, – atij i humbtë fara, – Dilicën e kishim fejue qysh në djep, por kur ajo u kthye nga hekurudha, më tha: “Loke, unë atë burrë që më keni fejue qysh fëmi nuk e marr, se jo vetëm që nuk e due, por ai asht edhe kulak e kulakët janë armiq”. Sokolesha e nanës nuk u tremb, por u çoi fjalë “miqve” se fejesa asht prishë. Na kërcënuen krushqia, na shau prifti e pat edhe asi fshatarësh që ma quejtën Dilicën të pandershme. Ime bijë nuk u ndal, por me shokët e terrenit vazhdoi punën ma me guxim për me luftue zakonet, me ua hapë syt e mendt jo vetëm cucave, por edhe burrave, se ajo në kuvend shumë herë ua kalonte edhe disa burrave. Mue të shkretës më dridhej zemra, por Dilica më jepte guxim tue më thanë: “Nanë, mos u tut, kena partinë të fortë e ajo asht në rrugë të drejtë.” Por anmiqt e popullit, si Gjon Marka Gjoni e shokë, që dojshin me na lanë gjithmonë në terr e me mbajtë gjithmonë të shtypun e nën kambë gruan shqiptare, e dënuen Dilicën se “ka prish kanunin.” Ishte natë e vitit 1950. unë isha vtëm në shtëpi me Dilicën teme. Pa pritë e pa kujtue, ma çanë derën e shtëpisë e dy kriminelë të armatosun më morën vajzën, dritën e syve, e pak metra larg konakut ma vranë. Më lanë pa vajzë, por partia ia mori hakun.
Sot jam tue ndigjue se kudo po prishen fejesa të padrejta, po luftohen zakonet e mbrapshta, po vehet në vend nderi i femnës, që ishte marrë nëpër kambë, e këtë punë po e ban partia jonë, po e bani ju, shoku Enver.
Gjaku i Dilicës të kjoftë hallall! Kanë kalue 17 vjet e më duket sikur e kam gjallë vajzën teme, “Cucën e maleve”, si e thërrasin. Ajo ta ka ndigjue fjalën e për çlirimin e grues dha jetën pa u tutë aspak.
Unë, nana e saj, edhe nji herë po të uroj shëndet e rrofsh gjatë, o bir, që me partinë na çlirove e shpëtove Shqipninë.
Për kujtim po ju dërgoj fotografinë e Dilicës seme të paharrueshme.

Me nderime: Gjela Marku.
(Zëri i popullit, 20 tetor 1967)


Letra 3
Drejtuar: Shokut Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSH

I dashur Shoku Enver,
Unë, nëna e Tosunit, Shaqe Shahinasi, duke shprehur ndjenjat e bashkëshortes së tij, Anifes, dhe djemve të tjerë, falënderoj patinë dhe pushtetin tonë popullor, ju personalisht, për nderin jashtëzakonisht të madh që i bëtë birit tonë Tosun Shahinasit, i cili dha jetën duke punuar në ndihmë të vëllezërve dhe motrave që u dëmtuan nga tërmeti në Lunik të Librazhdit. I dashuri udhëheqësi ynë shoku Enver Hoxha, unë tani jam plakë, por në këto vjetët e fundit të jetës sime po kuptoj ç’është jeta. Familja jonë ka qenë e varfër, por patriote, babai im dhe gjyshi i Tosunit, Lilo Mujollari, duke luftuar kundër andartëve grekë më 1914, u masakrua barbarisht prej tyre dhe u hodh në pus. Ne kemi jetuar në të kaluarën në shtypje, shfrytëzim dhe varfëri, burri dhe unë, me njëmijë të zeza, rritëm fëmijët tanë dhe, për të siguruar kafshatën e gojës, burri im ishte i detyruar që mbi 10 muaj në vit t’i kalonte si murator, duke punuar në të katër anët e Shqipërisë. Me fillimin e lëvizjes Nacional-Çlirimtare të udhëhequr nga partia dhe ju. Tosuni qe i pari që iu përgjigj thirrjes së partisë duke marrë pjesë në njësitet e para; pas tij dërgova partizanë dy djem të tjerë, të cilët luftuan me armë në dorë deri në çlirimin e Atdheut. Pas çlirimit, familja jonë përfitoi nga reforma agrare dhe filloi të bëjë një jetë më të mirë. Dy djemtë partia m’i bëri oficerë. Në këtë mënyrë, në sajë të kujdesit të partisë, jeta jonë ndryshoi rrënjësisht, prandaj familja jonë i është mirënjohëse partisë dhe u është përgjigjur të gjitha thirrjeve të saj dhe të pushtetit popullor. Pas fatkeqësive që shkaktoi tërmeti i 30 nëntorit në rrethin e Dibrës dhe të Librazhdit, si gjithë qytetarët e tjerë të Republikës Popullore të Shqipërisë, që iu përgjigjën thirrjes së partisë duke u shkuar në ndihmë për ndërtimin e shtëpive që shkatërroi tërmeti, edhe biri im, Tosuni, shprehu menjëherë gatishmërinë dhe shkoi vullnetarisht për të punuar atje ku e thirri partia. Në punë e sipër ai dha jetën për të çuar deri në fund fjalën e partisë. Tosuni nuk bëri asgjë më tepër nga ajo që i takon çdo qytetari të Republikës sonë Popullore. Djali im dha jetën, por unë nuk vajtova, sepse ra në krye të detyrës. Unë kam edhe katër të tjerë, ju kam juve, kam gjithë partinë. Ne kemi qënë, jemi dhe do të jemi gjithnjë gati për t’u shërbyer interesave të partisë, popullit dhe atdheut, si sot në ndërtimin e plotë socializmit, po ashtu edhe për mbrojtjen e Atdheut tonë të shtrenjtë nga cilido që do të kërkojë të prekë sado pak kufijtë e tij, duke mos kursyer as gjakun as jetën tonë, dhe të fëmijëve tanë për çështjen e lartë të partisë sonë të lavdishme.
Për të zëvendësuar Tosunin, që fatkeqësisht nuk e plotësoi punën deri në fund, po tridhjetfishojmë punën e tij duke shkuar atje ku punonte ai, Anifeja, gruaja e tij, vëllezërit e tij, Feti dhe Dylberi dhe 27 kuhsërinj të afërm e miq tanë, të cilët janë Jaçe Shahinasi, Bashkim Shahinasi, Sefedin Shahinasi, Gani Shahinasi, Mehmet Shahinasi, Afet Shahinasi, Xhevdet Shahinasi, Zana Shahinasi, Delnik Mujollari, Sanije Mbroci, Liri Mbroci, Behije Mbroci, Fatos Mbroci, Asqeri Mbroci, Xhevdet Mbroci, Resime Ismailaj, Sanie Mbroci, Hekuran Shukulli, Agim Shahinasi, Ylli Ziçishti, Alqi Dode.

Të rroni sa malet, partia dhe ju, i dashuri shoku Enver!

Nëna e Tosunit, Shaqe Shahinasi.

I kujt është speci?


Aida Cama
DW

specaNjë grua është fshehur pas një mali me vargje specash. Speca të vegjël, vishnje, që klithin djegësirë. Ajo shet për Hungarinë speca dhe prodhime speci, në një dyqan provizor të ngritur me dërrasa, në panairin e prodhimeve bujqësore “Grüne Woche” (“Java e Gjelbër”) në Berlin. “Speci duhet të jetë i kuq, në Hungari speci është i kuq dhe djegës”, – thotë ajo dhe vazhdon të shesë në tubeta kremra speci me emra “Stefani i fortë”ose “Ar i kuq”. Specat më të mira janë nga Szeged-it dhe Kalosca, shpjegon ajo.

Speci është një “hungarizëm”, një produkt simbol kombëtar për Hungarinë. “Por edhe për evropianoperëndimorët speci i kuq është një distinktiv për Hungarinë dhe banorët e saj”, – thotë prof. Gabriela Shubert. “Në filma dhe opereta, në të gjitha skenat që tregojnë fshatin hungarez speci vendoset si objekt që ka të bëjë me Hungarinë”.


Speci – simbol i preferuar edhe në Ballkan

Dhe jo pa të drejtë. Speci i kuq i bluar është një nga prodhimet kryesore të eksportit hungarez. Rreth 5,3 mijë tonë në vit spec pluhur hedh Hungaria në tregun ndërkombëtar, 30 për qind të saj e blen Gjermania.

Por edhe vende të tjera e shohin specin si të vetin. Në ish republikat e Jugosllavisë “dashuria” për specin dhe produktet e tij është e madhe. Speca të gjallë, të skuqur, gogozhare, të mbushur, të bluar, speca të kuq, jeshil, të gjitha i gjen në kuzhinat ballkanase. Dhe speci është simbol për reklamat e industrisë ushqimore të këtyre vendeve. Por speci përdoret edhe si simbol për të interpretuar karakterin e banorëve të Ballkanit.

“Maqedonia është parajsë e specit dhe domates”, – shkruhet në një guidë turistike që fton turistët e huaj që të shkojnë në vend, për të provuar shijen unike të specit maqedonas. Por edhe “speci i grirë i Vojvodinës ka aromë të veçantë”, – thuhet në një reklamë të specit nga Serbia. 150 mijë tonë speca prodhon Serbia në vit. Edhe Kosova prodhon speca për tregun perëndimor. 500 tonë speca prodhohen, përpunohen dhe futen në kavanoza në Shtime për t’u shitur në tregun austriak.

Dihet që speci nuk është zbulim as hungarez, as serb, as maqedonas. Atdheu i specit, Capsicum annuum, është Bolivia. Me udhëtimet zbuluese të Kristofor Kolombit, në Evropë erdhën nga Amerika bimët e para të specit dhe që prej atij momenti speci u shpërnda në gjithë botën, me ndihmën e kolonizatorëve portugezë.


Piperi dhe speci
Si bimë perime speci ka ardhur nga deti, nga Portugalia dhe është futur në Evropë, prej nga në Gjermani, Hungari etj. Kurse si erëz, speci ka ardhur nga jugu. Ata që e sollën specin si erëz ishin osmanët. Gjatë shekullit të 16-të, shteti osman vendosi monopolin mbi tregtinë e erëzave. Erëzat nga Bursa dhe Stambolli vinin në Ballkan. Çmimi i piperit u rrit shumë. Në vend të tij u ofrua speci i kuq i grirë.

Prof. Shubert shpjegon: “Osmanët bashkëpunonin me tregtarët e vegjël grekë, të cilët kishin një rol kryesues në jetën ekonomike të Perandorisë dhe në tregjet e Ballkanit. Që në fundin e shek. 15 tregtarët grekë nga Janina dhe Arta ishin aktivë në tregun e brendshëm të Perandorisë Osmane, krah raguzianëve, hebrenjve, armenëve dhe turqve. Mes tyre kishte edhe shumë arumunë. Tregtarët grekë dhe arumunë përdorën për specin emrin e piperit, njësoj siç kishin bërë më parë spanjollët dhe portugezët. Njësoj vepruan edhe osmanët. Nëpërmjet atribuimit emrit të piperit të mbiemrit “i kuq”, u bë dallimi midis piperit dhe specit, pra speci u quajt “piper i kuq”.

Që prej shekullit të 18-të, speci është kthyer në një faktor të rëndësishëm të kulturës së përditshme në Ballkan. Dhe që nga ajo kohë speci është produkt bujqësor që simbolizon kulturën ballkanase.

Speci në vendet e ish-Jugosllavisë përdoret edhe në formë ajvari, një pure speci nganjëherë e përzier me patëllxhan, e cila serviret e ftohtë. Ajvari është specialitet kombëtar i këtyre vendeve, por ajvari njihet edhe në Turqi dhe vende të tjera të Evropës Juglindore. Produkt i ngjashëm me ajvarin është edhe pinxhuri.

Një firmë sllovene, Živilska industrija d.o.o., nuk pati sukses në vitin 1996 në përpjekjet për të vendosur patentën mbrojtëse mbi ajvarin. As firma të tjera nga Maqedonia nuk mundën të merrnin patentën. Lufta për specin vazhdoi. Në vitin 2002, gjykata për patentimet refuzoi patentimin e pinxhurit.

Hungaria e ka zgjidhur një pjesë të luftës me certifikimin e specit të vet nga Komisioni i BE-së. Mes dhjetë produkteve nga Hungaria, që kanë vulën mbrojtëse të Komunitetit Evropian, sigurisht që është edhe speci. Speci nga Szegedi ka marrë certifikimin 5 vjet më parë.

Gangnam Style nga binjakët – VIDEO


Deri tani kemi parë video të ndryshme të personaliteteve të njohura, fëmijëve që kanë vallëzuar nën ritmet e hitit të njohur Gangnam Style. Por, si këta dy vogëlush nuk ka valëzuar asnjëri deri tani, janë të vegjël por shumë të talentuar, me vëmendje i ndjekin hapat dhe vallëzojnë sipas videos të cilën e kanë para vetës. Janë aq të lezetshëm, sa që jemi të sigurt se do t’ua zbukurojnë ditën.

Candice Swanepoel tregoi se e meriton nofkën “engjëll” – FOTO


Candice Swanepoel është njëra nga modelet më të njohura të “Victoria Secret”. Modelja nga Afrika e Jugut pozoi me disa bikini në Karaibe duke ngritur në maksimum temperaturat. Modelja nga Afrika e Jugut, është njëra nga modelet më përfaqësuese të “Victoria Secret”. Është një nga modelet më të suksesshme të Victoria’s Secret dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse. Candice Swanepoel tregoi se e meriton nofkën “engjëll” gjatë një seti fotografik të realizuar në plazhin St.Barts. Ajo po ashtu ka nënshkruar kontratë edhe me agjenci të ndryshme për të modeluar, për të mos harruar e ajo është edhe njëra nga fytyrat përfaqësues të shuma markave më të mëdha në botë.
candice_29012013_JLP625
candice-bikini1
candice-bikini2
candice-bikini3
candice-bikini4
candice-bikini

Ekspoze e Lamborghinit në Majami – VIDEO


Lamborghini-Aventador-Roadster-Miami-Launch-341-e1359560716518Paraja nuk mund të blejë lumturinë ose dashurinë, por ajo definitivisht mund të blej një Lamborghini nëse ju keni fatin të jeni në mesin e atyre që do të mund të bëhen pronarë të një LP 700-4 roudster për vetëm 300.000 dollarë ju garantojmë se në jetën tuaj do të hapet një dimension i ri. Në Miami drejtori i Lamborghinit, Stefan Vinkelman, dje prezantoi versioni e hapur të Lamborghinit aventador. Gjithsesj 50 modele të Lamborghinit përshkuan rrugët kryesore të Miamit para se të arrijnë në aeroportin internacional në Miami. “Ishte një përvojë e mrekullueshme të punosh në prezantimin e sotëm”, tha Vinkelman. “Nuk kam parë asnjëher më parë një gjë të tillë kur bëhet fjalë për Lamborghini. Aventador roudster është modeli më jashtzakonshëm që kemi bërë deri më tani dhe nuk ka vend më të mirë për prezantimin e tij se në Miami”, deklaroi Vinkelman./Shqipmedia
  

Lajthit ideologu i Agimit të Artë: Skënderbeu ishte grek


Artur Zheji ka ngritur siparin e emisionit “360 Gradë”, në televizionin NEWS24. Përpara Zhejit rrëfehet si asnjëherë më parë ideologu neonazist i Agimit të Artë, Kristo Papas. Ndërsa kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idriz, po në një intervistë për Zhejin, i është kundërpërgjigjur deklaratave të neonazistit grek, duke shprehur bindjen se parlamenti shqiptar do të miratojë rezolutën çame, për tu kthyer shqiptarëve të drejtën e mohuar. Idrizi ka deklaruar që Kristo Papa ta shpallet non grata.
Kristos-Papas-në-emisionin-e-Artur-Zhejit-faqe-11Zoti Papas partia juaj Agimi i Arte është një parti e cila ka vënë helenizmin dhe interesat kombëtare greke në plan të parë. A mendoni se Greqia është në rrezik dhe a ekziston sipas jush një konspiracion kundër Greqisë?

Para se të përgjigjem dua t’ju përshëndes edhe unë dhe gjithashtu të përshëndes të gjithë vëllezërit tanë, grekët e Vorio-Epirit që ndoshta na ndjekin në këtë emision dhe t’ju them nuk ju harrojmë dhe jemi afër jush. Përsa i përket pyetjes suaj u përgjigjem se me të vërtetë Agimi i Artë është një parti etnike e cila lufton për të drejtat e helenizmit dhe unë kam nderin dhe gëzimin ta drejtoj. Përsa i përket konspiracionit mendoj se nuk gjendet vetëm Greqia në qendër të fajdexhinjve ndërkombëtarë, gjenden të gjithë popujt e botës. Globalizmi apo rendi i ri është një rrezik për të gjithë popujt, siç është gjithashtu një rrezik edhe për popullin tuaj.

Ka një kuriozitet shumë të madh në audiencën shqiptare, dilema ekziston apo nuk ekziston Vorio-Epiri. Sipas mendimit tuaj ekziston Vorio- Epiri dhe nëse ekziston mbi ç’argumente e mbështesni këtë teze?

Fillimisht, Vorio-Epir është një emërtim që daton në fillim të shekullit të kaluar, pra shekullit të XX, konkretisht pas vitit 1914. Për ne, historikisht nuk ekziston emërtimi Vorio-Epir në kuptimin se ka Epir Verior dhe Epir Jugor. Epiri është Një dhe për ne ekziston Një Epir që është grek dhe një pjesë e tij në këto momente ndodhet në duar të huaja, në duart e shtetit shqiptar. Sigurisht emërtimi ka mbetur dhe e kemi bërë tonin, e përdorim. Ajo që dua të nënvizoj, dhe kjo tregon shkallën e rënies së fuqisë së palës greke, është se politika zyrtare greke e konsideron Vorio-Epirin emërtim të ndaluar. Ministria e Jashtme ka frikë të përdor emërtimin Vorio-Epir. Ndaj ne jemi shumë krenar si parti, dhe unë personalisht, që detyruam zv/ministrin e jashtëm të Greqisë, z. Ciara, të pranoj në sallën e parlamentit grek dhe të shqiptoj emërtimin Vorio-Epir . Madje, duke iu përgjigjur pyetjeve tona, z. Ciara pohoi se edhe ai është Vorio-Epiriot. Ngaqë besojmë se qeveria greke është e shitur ndaj interesave të huaja tek fajdexhinjtë ndërkombëtarë, tek borxhdhënësit dhe amerikanistët, konsiderojmë arritje tonën që, megjithëse në bisedime off rekorder, deri edhe ministri i jashtëm na ka pohuar se Vorio-Epiri është në zemrat tona dhe ne bëjmë aq sa mundemi sepse kështu janë situatat! Nuk mundemi më shumë!

Nëse Vorio-Epiri është tokë helene dhe ju e konsideroni këtë një padrejtësi historike, përshembull e bërë edhe në Traktatin e Versajës, si mendoni se korrigjohet ky gabim historik sipas jush?

Ekziston vetëm një pohim Vorio-Epiri është grek. Kjo nuk shtrohet si pyetje. Nëse doni ta diskutojmë, dhe nuk kam asnjë problem, ka një histori të gjatë 3 mijë vjeçare të pranisë greke në këto troje, që para Krishtit. Monumentet, gjuha, popullsia, historia vetë përgënjeshtron çdo rast, çdo mendim të kundërt. Ndërgjegjja shqiptare, ndërgjegjësimi kombëtar shqiptar është një fenomen i cili u shfaq në fillimet apo nga fundi i shekullit të 19, madje nëse doni u shfaq në fillimet e shekullit të 20 dhe është një ndërgjegje kombëtare e imponuar nga fuqitë e mëdha si Italia apo Austro- Hungaria. U mbështetët si popull në gjurmë të huaja, të vjedhura, nuk keni gjurmën tuaj. Edhe Heroi juaj Kombëtar është Jorgjo Kastriotis, një feudal grek i helenizmit mesjetar. Edhe ish-mbreti juaj, gjyshi i pasardhësit të fronit të Zogut, Zoti Leka, pranon në intervistën e tij në vitin 1931 sa më poshtë: “Pranoj se në të vërtetë brenda mbretërisë së shqiptarëve ka edhe vende ende greke si Korça, Himara, Dhrovjan, Gjirokastra dhe disa të tjerë. Shohim sot Princin Leka, pasardhësin e shqiptarëve, dhe nëse nuk gabohem i implikuar në trafik armësh. Shohim pra këtë trafikant të rëndomtë i cili pati paturpësinë që muajt e fundit, në përurimin e një përmendoreje të Zogut në Tiranë, të deklaronte se kufijtë midis Shqipërisë dhe Greqisë duhen rishikuar. Për fat të keq popullsitë në veri të Greqisë janë popullsi që përbëhen nga grekë të cilët ndërruan besimin, ndërruan dhe përfituan një ndërgjegje të rreme kombëtare, ndërsa shumë mirë do të kishte mundësi që jo vetëm Vorio-Epiri por edhe e gjithë Shqipëria të jetë një rrethinë apo një periferi e Greqisë.

Zoti Papas, meqë ju thatë se Skënderbeu është me origjinë greke, edhe shqiptarët që flasin shqip janë grekë dhe pastaj janë shqiptarizuar. A ekziston kombi shqiptar sipas jush, apo është vetëm një sajesë?

Do të më jepni email-in tuaj dhe me kënaqësi do t’ju dërgoj disa linke me studime, libra dhe artikuj të tjerë të cilët i kam botuar dhjetëvjeçarët e kaluar lidhur me Skënderbeun, i cili është një hero i madh grek, Jorgjos Kastrotis me historinë e tij.

Kohët e fundit me rastin e 100 vjetorit të Republikës së Shqipërisë, Kryeministri shqiptar tha se dikur Shqipëria mendohej nga Presheva ne Prevezë. Cili është opinioni juaj për kryeministrin Sali Berisha?

Zoti Berisha ndoshta i referohet një sporti i cili sigurisht është i ndaluar nga feja myslimane. Siç duket pi shumë. Këto janë deklarata të papranueshme dhe ne nuk i diskutojmë. Sigurisht mëkati nuk është për zotin Berisha. Mëkati është për palën greke sepse kur ne pyesim në lidhje me çështjen në fjalë marrim përgjigje të papranueshme nga qeveritarët grekë, të cilët na thonë se këto deklarata janë kryesisht për përdorim të brendshëm dhe se është fjalim paraelektoral i zotit Berisha. Ne e dimë se zoti Berisha, mbështetësit e tij, si dhe psikopati zoti Rama, i cili kishte paturpësinë të bënte deklarata të njëjta në qendër të Athinës, në një veprimtari në pallatin Sporting, trumbetojnë një tendencë më të përgjithshme të popullsive atje, pra të popullsive tuaja, të cilët në rrugëtimin historik treguan se nuk dinë të mbajnë as besën, por edhe se arritja e tyre luftarake e vetme dhe më e madhe është plaçkitja. E ndjemë shumë mirë këtë dhe meqë do të më pyesni në një moment për ligjin e luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, e ndjemë shumë mirë si grekë në 1940 kur ishte hera e parë dhe e vetme që shqiptarët u futën brenda tokave greke, me kufijtë e atëhershme. Ishte një togë shqiptare të cilët ishin në krah të italianëve që u futën dhe luftuan në tokën greke në disa beteja të cilat zgjatën vetëm 24 orë derisa arritën në pikën që ushtria guximtare greke t’i hidhte në det këta armiq. Dhe po them se në dorë të Agimit të Artë gjendet një flamur. Është një histori e gjatë sesi ka rënë në dorë të Agimit të Artë ky flamur. Mund të bëjmë një emision të tërë për këtë çështje, ndoshta nuk ekziston as në muzeun e luftës së Tiranës nëse do të mund ta quanim kështu mes thonjëzash. Është flamuri i Fertit, ky është në dorë të grekëve. Shqiptarët nuk do ta marrin kurrë.

Ky është flamur pasi shqiptarët u pushtuan nga Italia fashiste. Ky nuk është flamuri i natyrshëm i shqiptarëve, apo jo. Është flamur fashisto- shqiptar…

Të njëjtat gjëra bënë shqiptarët në 1940 me këtë flamur, të njëjtat gjëra tekstualisht, pasi populli nuk ndryshon, është i njëjtë. Festuam para pak kohësh dhe isha të dielën e kaluar në Konicë përvjetorin e betejës së Konicës. Në atë betejë luftëtarët e ushtrisë dhe policisë greke luftuan kundër komunistëve grekë të cilët kishin nxitës të tyre Shqipërinë. Nuk ka asnjë lidhje nëse ky flamur është fashist, apo nëse ka këtu përkrenaren e Skënderbeut, apo nëse ka yll apo është pa yll. Edhe ky është një flamur i vjedhur. Keni vjedhur shqiponjën dy krenare bizantine, e kuqja dhe e zeza janë ngjyrat tona. Këtë flamur e kemi në zyrat tona. Është flamur bizantin me shqiponjën dy krenare. Keni ndërtuar një shtet fallco. Keni vjedhur heronj, ngjyra dhe flamuj dhe përpiqeni të vërtetoni se jeni shtet. Për fat të keq nuk jeni shtet. Me këtë shtysë për të bërë shtet, siç vepruat në fillimet e shekullit, e njëjta gjë ndodh dhe tani. Tashmë keni shpatullat e turqve, të amerikanëve dhe keni ngritur kokën. Tani keni gëzimin se ka rënë komunizmi, keni kapitalizëm, mund të keni Koka Kola, mund të keni makina të bukura të cilat për fat të keq janë nga krimi dhe hashashi. Tani kaloni mirë, duartrokisni amerikanin, i vidhni dhe orën e dorës, pasi siç themi ne më parë del shpirti dhe pastaj vesi. Vesi i plaçkitjes nuk mund të ikë. Pra më pas do të qani dhe ju.

Në Shqipëri kohët e fundit ka ndodhur një fenomen. Partia Drejtësi, Integrim dhe unitet e Shpëtim Idrizit, që është çam me origjinë, ka depozituar ne Kuvendin e Shqipërisë një rezolutë që kërkon rikthimin e pronave te sekuestruara prej 60 vitesh në Greqi, ata thonë me pretekstin apo arsyen e kolaboracionizmit ne kohen e luftës italo-greke. Çfarë mendoni se do ndodh nëse parlamenti shqiptar e miraton këtë rezolutë dhe a ekziston Çamëria dhe një çështje çame?

Si deputet i parlamentit grek, por në veçanti si patriot, gjëja e fundit që do të më interesonte do të ishte se çfarë do të thoshte parlamenti shqiptar. Ne kemi anën tonë, historinë, gjakun, zotin, Jezu Krishtin vetë. Meqë po më flisni për Çamërinë apo çështjen çame siç e thoni ju, për ne është një çështje inekzistente dhe që për fat të keq diskutohet në këto çaste. Nëse doni përgjigje është një çështje e cila është zgjidhur një herë e përgjithmonë në periudhën 1944-’45 nga strategu i guximshëm dhe i zoti, Napeolon Zervas me ushtrinë e tij. Ata pak banorë myslimanë të zonës bashkëpunuan me armikun kundër grekëve dhe morën përgjigjen e duhur. Nuk janë grekë në asnjë rast. Goditën dhe luftuan Greqinë dhe ajo tokë nuk u përket. Ajo tokë është vetëm dhe vetëm për grekët.

Ju thoni se edhe ata që flasin shqip kane qenë grekë dhe pastaj janë shqiptarizuar. Sipas jush a ekziston kombi shqiptar apo është një sajesë?

Ekziston një ndarje e madhe ideologjike, nëse e keni studiuar, midis kombit dhe shtetit. Për shembull për ne SHBA nuk përbëjnë komb. Për ideologjinë tonë rëndësi të madhe ka ekzistenca fisnore. Kombi mbështetet tek gjaku, tek fisi, tek raca. Përsa i përket ndërgjegjes kombëtare shqiptare, vitet e fundit, pseudo-shkencëtarë të ndryshëm shqiptare kanë ndërmarrë një fushatë propagandistike dhe nuk kalon javë që të mos dalë një libër i ri pseudo-shkencor i cili tonifikon, ushqen, etnicizmin shqiptar.

A ekziston raca shqiptare?

Shikoni. Përsa i përket prejardhjes së fisit shqiptar nëse do të mundeshim ta quanim fis shqiptar, sepse siç u thash është një konglomerat popullsish të cilët janë tërësisht me prejardhje greke, pavarësisht se mund të kenë humbur ndërgjegjen e tyre kombëtare. Dhe kjo për ne është shumë e rëndësishme pasi për ne grek duhet të jesh edhe në gjak edhe në ndërgjegje 100 përqind. Prandaj edhe një nga parullat tona qendrore që dëgjohet nëpër mitingjet që organizojmë është ajo që thuhet edhe duke u kënduar: Nuk do të bëhesh kurrë grek o shqiptar, o shqiptar. Ekzistojnë shumë teori për lindjen e shtetit shqiptar, prejardhjen e popullsive që banojnë në veriperëndim të Greqisë, brenda Shqipërisë. Teoritë flasin për Albanon e Romës së lashtë, shumë flasin për ilirët e lashtë, një fis barbar dhe i panënshtruar i cili në thelb i përkiste grupit të fiseve greke. T’u çoj pas në epokën e mbretit Pirro. Gjithashtu të tjerë flasin për Arvanon e Kaukazit. Ekzistojnë shumë teori. Unë do qëndroj vetëm në faktin se me të vërtetë sot në Shqipëri ekziston një industri e tërë botimesh dhe tonifikim i etnicizmit shqiptar i cili ekziston në cdo parti. Rol të madh në krijimin e një ndërgjegje kombëtare të ndryshme në këto popullsi që sot duan të quhen Shqipëri luajti dhe cështja e fesë. Shumë të krishterë ortodoksë të mesjetës, pas rrethimeve të Muratit, më vonë të Muhametit, ndryshuan besimin. Edhe në vetë familjen e udhëheqësit të madh Jorgjos Kastriotis, njerëz nën sundimin e turqve, tashmë ishin myslimanë siç ishte Hamzai nipi i tij, etj.

Si e mendoni të ardhmen, të sotmen dhe të nesërmen e marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe nuk më dhatë përgjigje për Vorio-Epirin. Nëse Vorio- Epiri është toke greke, tani është ne kufijtë e shtetit shqiptar, ka zgjidhje praktike apo është vetëm zgjidhje romantike dhe retorike? …Do ketë paqe apo tension midis Shqipërisë dhe Greqisë?

Shikoni tensioni është vetë jeta. Në asnjë rast nuk jemi luftëdashës pa arsye. Por, historia vazhdon me të drejtën e më të fortit, por edhe me marrëveshje të pjesshme me qëllim që të mos ham njëri-tjetrin. Të jeni të sigurt se si parti dhe si grekë kemi gjithmonë në mendje zgjidhjen për çështjen e Vorio-Epirit. Pra zgjidhja e vetme për çështjen e Vorio-Epirit formulohet: Liri në Vorio-Epir. Nëse kjo nënkupton dhe ushtrinë greke në Vorio-Epir atëherë edhe ushtria greke do të jetë në Vorio-Epir. Ta dini këtë. Mundet që në këto momente të dëgjohet për Greqinë, se jeni dhe njerëz të medias dhe mund të jetë edhe një realitet, se përjeton një periudhë krize ekonomike, se ka probleme ekonomike, por ta dini se forcat e armatosura greke janë shumë herë më të fuqishme se forcat e armatosura të Shqipërisë. Është çështje vendimi dhe jo lufte. Forcat e armatosura ekzistojnë në çdo shtet edhe si levë presioni.

Po domethënë nga marrëdhënie të ndërtuara mbi politiken te marrëdhëniet e ushtrive apo ka zgjidhje pa ushtri? …Jemi te dy vende te NATO-s, anëtare te NATO-s…

Po flas përtej NATO-s. Shqipëria duhet të respektoj firmën e saj dhe kjo nënkupton se duhet të zbatoj protokollin e Korfuzit, i cili i jep autonomi Vorio-Epirit. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për zbutjen e çdo problemi që ekziston në marrëdhëniet greko-shqiptare. T’i jepet autonomia e nënshkruar prej jush Vorio-Epirit. Është një marrëveshje e cila është në fuqi, ekziston dhe duhet të zbatohet. Dua t’ju them se ekziston edhe ligji i luftës midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ligji i luftës nuk shfuqizohet me një deklaratë të Papulias, apo me një deklaratë të ministrit të jashtëm. Ligji i luftës votohet në parlament dhe nuk është shfuqizuar zyrtarisht dhe si rrjedhojë jemi në gjendje lufte. Ky flamur pati paturpësinë të sulmoj Greqinë. Jemi akoma në gjendje lufte.

Kjo është një ndër të paktat gjëra që jemi dakord që ligji i luftës qëndron dhe duhet të votohet në parlamentin grek. Kisha një pyetje, mos vallë në idetë dhe analizën tuaj po e kundërshton pak realiteti historik tani jo vetëm që është Shqipëria, por ka dhe një shtet tjetër shqiptar që është Kosova. Vërtet Republika Greke nuk e ka njohur Kosovën, por shqiptaret të cilët ju i konsideroni një koncept i sajuar, nuk se po zmadhohen ne Ballkan, si e shikoni këtë gjë?

E thamë një herë plaçkitja është zanat i shqiptarëve, erdhën me përdhunime, vrasje e vjedhje. Pra, erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që ju jepte bukë e kafshuan atë. Pra erdhi ky grup popullsie. 50 përqind e kriminelëve që gjenden në burgjet greke janë shqiptarë, kanë krijuar mafien shqiptare në Greqi, rrojnë dhe mbretërojnë, bëjnë ç’të duan, kanë gjetur një Greqi për fat të keq vresht pa zot, ku nuk funksionon policia ashtu siç duhet të funksionojë. Nuk funksionojnë shërbimet, nuk funksionon ushtria, dhe kanë paturpësinë që brenda vetë Greqisë të shprehin pikëpamje dhe të flasin nëpër stadiume për Shqipërinë e Madhe. Gënjejnë veten dhe nëse Greqia nuk është në gjendje lufte me Shqipërinë, siç thotë zoti Artur, është Agimi i Artë në gjendje lufte me Shqipërinë!

A mendoni se është nevoja që të ketë filiale të partisë suaj në Shqipëri meqë të paktën gjysma e Shqipërisë sipas mendimit tuaj është tokë greke?

Problemi ynë si Agimi i Artë nuk është në asnjë rast partiak. Problemi i Vorio-Epirit për ne është etnik. Nëse do të hapim një filial në Korçë, Himarë apo Gjirokastër nuk do ta hapim për të marrë vota, nuk na interesojnë votat, na intereson zhvillimi, liria, populli të ndihet i sigurt. Pra na interesojnë Vorio-epirotët dhe Vorio-Epiri.

Po nëse qeveria shqiptare do t’ju ndalonte, nëse klubi i Patriotëve të Rinj apo forca të tjera të cilat e njohin Shqipërinë dhe mendojnë që mendimet tuaja ekstremiste …çfarë do ndodhte? Berisha po pretendon për Prevezën imagjinoje t’ju jepte gjysmën e Shqipërisë…

Bëni një gabim të madh. Nuk thashë që Vorio-Epiri është grek. Meqë më pëlqen shumë historia, ju thash se historia duke u zhvilluar dhe nëse dikush do ta lexoj dhe kuptoj vërtetë historinë nuk ekziston Shqipëria. Në fakt nuk është Vorio-Epiri Grek, në fakt gjithë Shqipëria duhet të jetë një Provincë greke. Por mundemi të gjejmë pika mirëkuptimi. Mundemi nëse ju do të kërkoni një falje të madhe për ç’ka keni bërë kundër Greqisë. Ta kërkoni me vepra, jo vetëm në periudhë lufte, por ç’ka keni bërë vitet e fundit duke kryer krime ndaj grekëve në qytete dhe fshatra. Do të kishim mundësi të gjenim një fushë mirëkuptimi, nëse zbatoni në praktikë protokollin e Korfuzit, i cili i jep autonominë Vorio-Epirit dhe atëherë do të kemi mundësinë të jetojmë paqësisht, për bukuri. Të merrni viza sa herë që të dëshironi të bëni turizëm në Greqi dhe jo t’u merrni ditët e punës grekëve. Nuk e keni fajin vetëm ju. Kanë faj edhe grekët që marrin në punë shqiptarët dhe për fat të keq shumë prej tyre gjenden të vrarë apo të plaçkitur. Le të kishin kujdes.

Duke qenë se ju mendoni se jo vetëm gjysma e Shqipërisë por e gjithë Shqipëria është Greqi, pra shqiptarët nuk ekzistojnë janë vetëm greke të harruar, mund të themi pse keni këtë acarim kaq të madh për faktin se shqiptaret vijnë në Greqi. Është njësoj sikur grekët e harruar të vijnë në Greqi në vendin e tyre?

Kur të mësoni të kërkoni falje për krimet tuaja, jo vetëm krimet e atëhershme, por edhe krimet e tanishme, ne jemi dhe do të jemi një prehër i ngrohtë.

Thatë që shqiptarët kanë bërë krime…Unë s’kam lidhje me krimet. Qeveria shqiptare duhet të kërkoj falje?

Flas për kufijtë detarë. Nuhatët naftë dhe anuluat firmën. Një marrëveshje që kishte avancuar e kthyet mbrapsht. Gjithashtu si do të reagoj qeveria greke ndaj deklaratave të shqiptarëve që ngulin këmbë të shtrojnë çështjen çame. Në këto deklaratë e sipër vijnë përgjigjet. Nga ana e palës greke u shtrua çështja e cila nuk na kënaqi si parti, një çështje shumë e hollë që thotë se Greqia do të paraqesë në mënyrë të njëanshme në OKB hartat e kufijve detarë me vendet fqinjë. Do të jap disa koordinata dhe në bazë të këtyre koordinatave zotërinj të OKB-së Greqia konsideron se këto janë kufijtë e saj. Ky është territori detar i saj. Vetëm nga kjo lëvizje të cilën Greqia ka të drejtë ta bej, pra të thotë në OKB, këto janë kufijtë e mi, arra ime arrin deri këtu, nuk është diçka e tmerrshme. Vetëm kaq mjaftoi që të bëhen deklarata shpërthyese nga ana e palës shqiptare, nga ana e Ramës dhe Berishës, të shpërthej shtypi shqiptar duke arritur në caqe ekstreme me përgjigje ekstreme. Pra kush i vë dinamitin klimës, Greqia apo Shqipëria.

Mendoni se në shekullin dhe në periudhën që jetojmë popujt tentojnë të afrohen me njeri -tjetrin. Kjo që ju thoni, qoftë edhe për shqiptarët në këtë rast, do t’i mërzisi jo pak shqiptarët dhe në vend që të krijoj premisa për një bashkëjetesë rajonale me të mire na ndan dhe na tensionon në vend qe të na bashkoj? Nëse do t’i merrnim për të vërteta fjalë për fjalë gjithë këto gjëra i bie që ju si grek, neve që ndihemi shqiptarë, vetëm duhet te kacafyteshim kur mund të gjejmë një zgjidhje më të arsyeshme. Si e mendoni këtë?

Duhet që në momentin që Greqia ndodhet nën pushtim, se në fakt Greqia ndodhet nën pushtim, një pushtim që së shpejti do gjendeni edhe ju, pra në momentin që përtej këtij pushtimi ekzistojnë grekë që jetojnë nën një klimë terrori, ndjekjeje, vetëm e vetëm se flasin gjuhën greke siç ndodhi në Himarë me vrasjen e heroit tonë Aristotel Gumas, vetëm se fliste greqisht, pra në çdo vend të botës ku jetojnë vëllezërit tanë grekë të cilët kanë probleme, Greqia duhet t’u qëndroj pranë në çdo mënyrë. Pra këto deklarata nuk janë deklarata që minojnë marrëdhëniet tona dhe as për të krijuara episode të tjera diplomatike. Këto deklarata thonë: Vëllezër guxim, nuk ju kemi harruar. Jeni dhe jemi grekë dhe Vorio-Epiri është grek dhe do të bëhet sërish grek. Këtë frymë kanë deklaratat tona dhe kur edhe ju do të ndjeni FMN-në, do të ndjeni frymën e fajdexhiut në atdheun tuaj, një armiku që është i përbashkët dhe për grekët dhe për shqiptarët atëherë miku im i mirë do të më kujtosh.

Google+ Followers