Kanceri i gjirit, kur duhet të dyshojnë gratë, shenjat si hetohet


kanceriGratë zhvillojnë më shumë kancer gjiri sesa burrat; rreth 99% e kancereve të gjirit zhvillohen te gratë, gati 80% e kancereve të gjirit janë verifikuar në gratë mbi moshën 50 vjeç


Shenjat:

Prekja e një kokrre të fortë
Rrudhosje të lëkurës
Skuqje të lokalizuara apo të përhapura
Ndryshim i thumbit të gjirit
Sekrecione gjaku apo sierre nga thithi i gjirit
Lëkura në formë portokalli

Përhapja:

Kanceri i gjirit është kanceri i dytë më i zakonshëm i diagnostikuar te gratë, mbas kancerit të lëkurës
Një grua që jeton deri në 80 vjeç, do të ketë mundësi për të zhvilluar kancer gjiri në raportin 1 me 8 gra apo e thënë ndryshe 1 në 8 gra do të zhvillojnë kancerin e gjirit gjatë jetës së tyre
Një grua rreth të tridhjetave ka mundësi për të zhvilluar
kancer gjiri në raportin 1 me 233 gra

Llojet:

Njohja e tipave të kancerit të gjirit është e rëndësishme për të kuptuar mundësitë e trajtimit. Siç e thamë edhe më sipër, shumica e kancereve fillojnë në kanalet (duktuset), disa në gjëndrat (lobulet) dhe pjesa tjetër në indet e tjera.

Ka dy tipa kryesorë të kancerit të gjirit:

Kanceri i gjirit joinvaziv (jopërhapës)
Kanceri i gjirit invaziv (përhapës)
Stadet

Stadet janë përcaktuar nga informacioni i mbledhur nga rezultatet e ekzaminimeve fizike, biopsia, testet imazherike (të quajtur stadet klinike), dhe nga rezultatet
kirugjikale për heqjen e kancerit (i quajtur stadi patologjik). Gjithashtu mund të bëhen edhe analizat e gjakut.

Stadet

Ka pesë stade kryesore të kancerit të gjirit:
Stadi 0
Stadi I
Stadi II ndahet më tej në nënkategori: II A; II B
Stadi III më tej në nënkategori: III A; III B; III C
Stadi IV
Fazat nga stadi O në stadin III A janë konsideruar në përgjithësi si
forma “të hershme” të kancerit të gjirit, ndërsa fazat III B dhe III C
mund të quhen faza “të vonuara”; dhe stadi IV është stad “i avancuar”.

Teste shtesë

Disa kancere të gjirit kanë nevojë për hormone për rritjen e tyre. Ky test tregon nëse qelizat e kancerit kanë receptorë (marrës) të hormonit të estrogjenit ose receptorë (marrës) të hormonit të progesteronit. Kanceret e gjirit me secilin receptor (marrës) hormonal ose me të dy receptorët (marrës) hormonalë janë quajtur kancere të gjirit receptorë hormonalë pozitivë. Receptorët hormonalë pozitivë të kancereve të gjirit mbështeten mbi hormonet në mënyrë që të rriten.

Testi Her 2

Ky test është përdorur për kanceret invazive të gjirit për të matur një substancë të quajtur HER 2, i quajtur edhe HER 2/neu. HER 2 është një proteinë që gjendet në sipërfaqen e qelizave të caktuara të kancerit. Disa lloje kanceresh të gjirit kanë receptorë HER 2 shumë më tepër se të tjerët. Në këtë rast, kanceri është përshkruar si HER 2-pozitiv. Kanceret e gjirit me shumë proteina HER 2, ose me shumë kopje të gjenit HER2, janë quajtur HER 2-pozitiv. Kanceret që janë HER 2-pozitive kanë tendencë të rriten më shpejt se llojet e tjera të kancerit të gjirit. Të njohurit nëse një kancer është HER2-pozitive nganjëherë mund të ndikojnë në zgjedhjen e trajtimit.

Testi i profilizimit

Ky test ekzaminon karakteristikat e gjenit në qelizat e kancerit për të ndihmuar në planin e trajtimit dhe për të vlerësuar rrezikun e rikthimit të kancerit. Ky test është më i riu dhe ende nuk ofrohet si një ekzaminim i rregullt. Rreth 5% deri në 10% e kancereve të gjirit mendohet të jenë të trashëguar nga një familjar si pasojë e një defekti gjenetik. Shkaku më i shpeshtë i trashëguar është një mutacion në gjenet BRCA1 dhe BRCA2

Të dhëna:

Shumica e grave nuk kanë ndonjë anëtar të familjes që ka pasur kancer gjiri; vetëm 20% deri 30% të grave me kancer të gjirit kanë një anëtar të familjes me këtë sëmundje.
Kanceri i gjirit nuk është ngjitës, pra nuk mund të merret nga dikush tjetër.
Kanceri i gjirit nuk është shkaktuar nga stresi apo dëmtime në gji.
Kanceri i gjirit nuk është shkaktuar nga deodorantët antidjersë sytjena të forta apo marrja e kafeinës.

Asnjë gji nuk është tipik. Çfarë është normale për një grua nuk mund të jetë normale për një grua tjetër. Shumica e grave thonë se gjinjtë e tyre janë me kokrra apo të pabarabartë. Mënyra se si duken dhe ndihen gjinjtë mund të ndikohen nga të pasurit fëmijë, humbja apo marrja peshë dhe ndryshimi nga mosha. Gjiri i një gruaje është i përbërë nga tri pjesë kryesore: gjëndrat që prodhojnë qumësht apo gjëndrat e qumështit (lobulet), kanalet ku kalon qumështi (duktusi), të cilat lidhin gjëndrat e qumështit me thithin e gjirit dhe nga indi lidhës, i cili lidh dhe mban çdo gjë së bashku dhe përbëhet nga indi fijor apo fibror dhe indi yndyror. Shumica e kancereve fillojnë në kanalet (duktuse), disa në gjëndrat (lobulet) dhe pjesa tjetër në indet e tjera. Enët limfatike janë të ngjashme me enët e gjakut, por në enët limfatike rrjedh limfa. Limfa është një lëng i qartë, që mban produktet e mbeturinave të indeve dhe qelizat e sistemit imunitar (mbrojtës). Shumë nga enët e sistemit limfatik të gjirit të çojnë në nyjat limfatike të sqetullës. Disa të çojnë në nyjat limfatike mbi klavikulë dhe të tjerat të çojnë për në nyjat e brendshme të gjëndrës mamare, të cilat janë pranë sternumit (kockave të gjirit). Qelizat e kancerit mund të hyjnë në enët limfatike dhe të përhapen përmes këtyre enëve të arrijnë nyjat limfatike. Qelizat e kancerit mund të hyjnë gjithashtu në enët e gjakut dhe të përhapen përmes sistemit të qarkullimit të gjakut në pjesë të tjera të trupit. Nyjat limfatike janë të vogla, në formë fasuleje, janë grumbullime të qelizave të sistemit imunitar, të rëndësishme për të luftuar kundër infeksioneve. Kur qelizat e kancerit të gjirit kanë arritur në nyjat limfatike të sqetullës, ato mund të vazhdojnë të rriten, shpesh duke shkaktuar ënjtje apo gungëzim të nyjave limfatike të sqetullës apo kudo ku ato gjenden. Nëse qelizat e kancerit të gjirit janë përhapur në nyjat limfatike të sqetullës, kjo tregon se ka shumë të ngjarë që qelizat e kancerit të gjirit janë përhapur në organet e tjera të trupit.
Kanceri
Kanceri i gjirit zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit, kur qelizat në një pjesë të gjirit bëhen anormale dhe fillojnë të rriten dhe të përhapen jashtë kontrollit. Këto qeliza grumbullohen dhe formojnë një tumor, i cili shtyp, përhapet dhe shkatërron indin normal të gjirit. Nëse nuk trajtohet, këto qeliza anormale mund të përhapen dhe të dëmtojnë apo të shkatërrojnë indet normale që ndodhen përreth. Ato mund të përhapen gjithashtu edhe në pjesët më të largëta të trupit nëpërmjet sistemit të qarkullimit të gjakut ose nëpërmjet sistemit limfatik.


Materiali botim i ISHP-së


0 comments:

Google+ Followers