Edhe Tetova iu gëzua lirimit të Ramushit

Edhe Tetova iu gëzua lirimit të Ramushit:
Ditëve të fundit rrugëve kryesore të qytetit të Tetovës janë vërejtur bilbordet e vendosura në shenjë mbështetjeje për lirimin e ish kryeministrit dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj gëzon përkrahje të madhe mes shqiptarëve të Maqedonisë, e veçanërisht tetovarëve të cilët e çmojnë lartë kontributin e tij për çështjen e Kosovës por edhe të shqiptarëve të Maqedonisë. Për këtë rast anketuam disa qytetarë të Tetovës për të pyetur lidhur me qëndrimet e tyre për këtë rast.

Bujar Alili u shpreh shumë i gëzuar për lirimin e Haradainajt nga burgu i Hagës, ai më tej thotë: Jam gëzuar pa masë, gjithmonë kam pas mendime pozitive për figurën e Ramush Haradinajt dhe për tërë familjen Haradinaj, sidomos pas zhvillimeve të fundit ende më shumë duhet të lartësojmë figurën e tij. Është ndër liderët e vetëm që është mirënjohës dhe është kujdesur për shqiptarët e Maqedonisë dhe mendoj që Kosova ia ka borxh pozitën e kryeministrit, sepse ai me vet-dëshirë e ndërpreu atë. Është burrë i ndërshëm, rallë ka politikanë që posedojnë këtë veti. Puna e bilbordeve më duket super, ai e meriton këtë.

Edhe Albin Etemi shprehet shumë i entuziazmuar për lirimin e Haradinajt, për këtë thotë: Viteve të kaluara mbaj mend që disa herë e kam parë Ramushin në Tetovë, nuk e di a bëhet fjalë për miqësi në Tetovë apo çka, sidoqoftë e respektoj për shkak se ai interesohet edhe për kauzën e shqiptarëve të Maqedonisë në përgjithësi, një gjë që asnjë politikan tjetër kosovar realisht nuk e ka bërë deri më tani, por vetëm verbalisht.

Muharem Shabani nga Tetova: Lideri i AAK-së i është bërë favorit që para disa ditëve, ai thot: I vlerësoj shumë politikanët që luftojnë deri në maksimum për shqiptarët, por ende më shumë vlerësoj kur ata nuk i harrojnë të bëmat e tjerëve. Psh Kam pas mendim shumë të lartë të gjithë, për Hashim Thaçin, për Ramush Haradinajn, Albin Kurtin, por pas fjalimit të Hashim Thacit në tubimin e 28 nëntorit në Shkup e kam fshirë nga lista, ai s’egziston më për mua, i kishte harruar krejt të bëmat e tetovarëve, por edhe të tjerëve, po unë e mbaj mend që ai këtu është vesh për herë të parë me kat-petka, si i thoni atyne teshave zyrtare me kravatë, gjatë luftës së Kosovës Hashimi mbështetjen ma të madhe e ka pas prej këtij vendi, ama atëherë ai s’ishte askush e sot është bë dikush. M’duket se nuk i mendon mirë fjalët që i folën.

Ekipi i Shqipmedias u interesua për çështjen e vendosjes së bilbordeve në Tetovë, kërkuam qëndrim nga komuna e Tetovës por edhe nga PDSH-ja. Edhe pse përgjigje nuk morëm, jozyrtarisht mësojmë që pas kësaj qëndron Partia Demokratike Shqiptare.
Shqipmedia

SHBA sjell avionin inteligjent pa pilot, bëhen prova në aeroplanmbajtëse (VIDEO)

SHBA sjell avionin inteligjent pa pilot, bëhen prova në aeroplanmbajtëse (VIDEO):

Një avion pa pilot, që nuk pilotohet në distancë nga një operator njerëzor, por nga inteligjenca artificiale, ka nisur testimet në det.
Avioni amerikan X-47B është një vrasës i së ardhmes, që nëse kompleton me sukses provat, do bëhet i pari mjet fluturues që ulet në një aeroplanmbajtëse.
Avioni, për të cilin po punohet prej pesë vitesh, është i projektuar që të ngrihet, të fluturojë për një mision të paraprogramuar dhe më pas të kthehet në bazë me vetëm disa lëvizje mouse-i nga operatori.
Është roboti më i fundit që përdor ushtria amerikane dhe vjen mes frikës se përdorimi i inteligjencës artificiale në luftë mund të sjellë pasoja të paparashikuara.
Diferenca është se X-47B nuk do të komandohet me një pult në distancë. Në vend të kësaj, ai do kontrollohet nga një njësi kontrolli, që mendon në mënyrë të pavarur për veten, korrigjon kursin e pilotimit dhe vendos drejtime të reja fluturime.
Pentagoni megjithatë ka qetësuar njerëzit, duke thënë se avioni robot do hapë zjarr vetëm kur ta vendosin njerëzit, por kjo nuk dihet ende me saktësi. Avionit mund t’i caktohet një objektiv dhe ai e ndjek atë duke përdorur GPS, autopilot e shumë sensorë, të cilët shmangin përplasjet.



Kush ishte profesor Bardhyl Pogoni

Nga Gjekё Gjonlekaj / New York



Shqiptarёt e Amerikёs, bile ndonjёherё edhe ata tё Evropёs vinin pёr vizitё nё Washington. Nё atё kohё nuk kishte asnjё zyrё shqiptare nё kryeqytetin amerikan pёrveç Zёrit tё Amerikёs dhe shumica e vizitorёve vinin nё Shёrbimin tonё, bile disa nga ata ishin kuriozё pёr punёn dhe transmetimet nga ky radiostacion. Shumё herё shqiptarёt vinin nё studio pёr tё parё transmetimet e drejtpërdrejta nё gjuhёn shqipe. Nё korrik tё vitit 1983 drejtori i Shёrbimit Shqiptar, Talat Karagjozi solli pёr vizitё nё zyrёn tonё njё shqiptar i cili nё takimin e parё mё la pёrshtypje tё jashtëzakonshme, sepse kishte pamjen e njё artisti bohem dhe tёrё kohёn pinte duhan.


Pasi mё pёrshёndeti mё pyeti nga jeni? Unё iu pёrgjigja, nga Malёsia e Madhe. Ti qenke malok, mё tha. Nuk iu pёrgjigja fare, por Talat Karagjozi ndёrhyri ashpёr duke i thёnё, Bardhyl lёri ato marrira. Ndёrsa editori Gaspёr Kiçi tha, Gjolekё mos u shqetёso se ky ёshtё njeri i mirё. Talat Karagjozi e paraqiti duke thёnё se ky ёshtё profesor Bardhyl Pogoni, i cili do tё punojё kёtu disa muaj. Pavarësisht se mё quante malok u gёzova qё do tё ishte nё mesin tonё pёr njё kohё tё caktuar. Menjёherё e kuptova se nuk kishte asnjё qёllim tё keq. Njё javё mё vonё filloi punёn nё Shёrbimin tonё. Pёrkthente lajme, reportazhe, ndonjёherё bёnte edhe komente. Ankohej gjithё ditёn, sepse nuk i pёlqente puna, bile asnjё lloj pune. Pyeste Zotin pse duhet tё punojmё pёr tё ngrёnё? Natyrisht se kёtё pyetje e bёnte me humor! Detyrёn e spikerit nuk e pёlqente fare. Gjatё leximit bёnte gabime qesharake qё ishin tё papranueshme. Nё vend se tё lexonte korrespondenti i Zёrit tё Amerikёs, ai thoshte korrespondenti i “Zёrit tё Popullit”. Drejtori Talat Karagjozi zemёrohej pёr moskujdesin e tij. Nuk i respektonte normat teknike nё studio, pastaj krijonte atmosferё pёr tё qeshur qё ishte problem pёr spikerёt e tjerё sepse emisionet transmetoheshin drejtpёrsёdrejti.

Bardhyl Pogoni kishte lindur nё Tiranё nё janar tё vitit 1925. Aty mbaroi shkollёn e mesme dhe mori pjesё aktive nё lёvizjen antifashiste. Babai i tij, Pertef Pogoni kishte qenё zёvendёsministёr i Arsimit tё Shqipёrisё nё kohёn e Mirash Ivanaj. Autoritetet shqiptare profashiste kishin dhёnё urdhёr pёr arrestimin e Bardhylit, mirёpo babai e kishte larguar nga Shqipёria pёr t’i shpёtuar burgimit. Ai qёndroi pёr njё kohё nё Austri dhe pasi u kthye nё atdhe u bashkua me forcat çlirimtare antifashiste tё Ballit Kombёtar. Mё vonё u bashkua me çetat e Ballit nё luftё pёr lirinё e Kosovёs.

Bardhyl Pogoni u largua pёrgjithmonё nga Shqipёria nё fund tё vitit 1945 dhe u vedos nё kampin e refugjatёve nё Itali ku ishin vendosur edhe Mit’hat Frashёri dhe shumё personalitete tё tjera politike tё Shqipёrisё. Ai studoi letёrsinё franceze nё Universitetin e Bolonjёs. Nё vitin 1950 imigroi nё Shtetet e Bashkuara. Nё fillim nё New York bёnte punё tё rёndomta nё restaurante. Bile bёnte shumё humor pёr avancimet e tij nё punё, sepse pas 6 muajsh i kishin dhёnё punёn e re pёr tё larё pjata e jo kusia. Dhe pёr kёtё avancim nё punё u kishte treguar shokёve shqiptarё. Pothuajse tё gjithё nё fillim kishim bёrё punё tё tilla por nuk tregonim siç bёnte Bardhyli.

Nё mesin e viteve ‘50 filloi punёn pranё seksionit shqip tё Radio-Evropa e Lirё dhe nё vitin 1959 filloi punёn nё Shkollёn Ushtarake tё Gjuhёve nё qytetin Bloomington tё shtetit Indiana. Nё Universitetin Indiana mbaroi studimet e larta dhe nё vitin 1967 mbrojti disertacionin e doktoratit (Ph.D) nё fushёn e gjuhёsisё. Nё vitin 1967 u emёrua profesor nё Universitetin Western Kentucky ku qёndroi deri nё vitin 1972. Prej vitit 1974 e deri nё vitin 1978 Bardhyl Pogoni u pranua si profesor i gjuhёs anglishte nё Tripoli tё Libisё dhe prej vitit 1978 e deri nё vitin 1985 drejtoi Institutin e Studimeve Albanologjike nё Napoli tё Italisё. Gjatё karrierёs sё tij universitare Bardhyl Pogoni botoi shkrime tё ndryshme pёr gjuhёn shqipe. Nё vitin 1949 kishte botuar nё Itali poemёn “Fytyrё e Kombit” kushtuar Mithat Frashёrit:

“Iku e s’kthehet mё.

Qepallat i mbylli nё vetmi,

e mbeti Fytyr’e pa-zё,

me buzё qё s’flasin mё

me duar qё s’dridhen mё.

Ti ike, Shёrbestar i Kombit,

e s’kthehesh mё”,
Ai ruante shumё kujtime tё mira pёr Mithat Frashёrin, kryesisht nga kampet shqiptare tё Italisё, por ndonjёherё kishte mbetur i pakёnaqur me qёndrimet e tij.Drejtori i Shёrbimit tonё Talat Karagjozi ruante edhe mё shumё kujtime tё mira nga Lumo Skendo,bile edhe orёn e tij tё dorёs.Ahmet Zogu dhe Mithat Frashёri kishin qenё dy shtyllat kryesore tё politikёs shqiptare nё mёrgim.Vargjet poetike tё Bardhyl Pogonit pёr Mithat Frashёrin kanё tonin e elegjive tё Fan S. Nolit kushtuar Luigj Gurakuqit dhe Bajram Currit.

Ja disa vargje tё asaj poeme:

Kalorёs i ndritur ti ikёn e shket,

jehona e qjejve nё mjegull tё ndjek…

Thona o Nat’ e Nёndorit,

Ti qё pshtjell Flamurin,

e zёmrёn e Dёshmorit,

Ti vetёm na le

tё bredhim, tё ikim…
Dhe ja shkёndrit Fytyra jote.

Fatlum,o Lumo, Drita jote,

Ti Frym’e fundit Frashёrlli;

Vakёf pёr ne, pёr Shqipёri!
Por 20 vargje tё kёsaj poeme ia kushton Abaz Kupit dhe Kapter Mujёs:

“Pёrplas krahёt zhgab’e lirё

e merr sulm nёr male t’ona…

anёs zallit fryn jehona

ku lan gjakun shkumb’e detit,

Lart mbi breg hesht Vill’ e Mbretit.

Arratiset Hij’e Krujёs

e puth ball’ e Kapter Mujёs

Ramё, ramё, sonte ramё

Zhgabёn malevet e lamё,

dhe flamurin ah! pёrdhe.

Prap mbi ne,

prap mbi ne si gjithёnjё….”
Bardhyl Pogoni tregonte se disa ballistё ishin tё pakёnaqur pёr kёtё poezi, sepse nёnkuptonte qёndresёn e Abaz Kupit pavarёsisht se nuk e kishte pёrmendur me emёr. Kurrё nuk kishte qenё zogist dhe nuk kishte marrё pjesё nё aktivitetet e Lёvizjes sё Legalitetit. Nuk e pёlqente pjesëmarrjen nё asnjё parti politike. E pёlqente jetёn intelektuale dhe shoqёrore. Ai kishte pёrkthyer anglisht veprёn kryesore fetare tё Baba Rexhepit “Misticizma Islame dhe Bektashizma”.

Nё vitin 1976 profesor Bardhyl Pogoni botoi anglisht përmbledhjen e poezive me titull “Contemporary Albanain Poems”. Ai kishte zgjedhur: Migjenin, Lasgush Poradecin, Arshi Pipёn, Martin Camaj dhe Ismail Kadarenё. Nё kёtё vepёr botoi komentet e tij per jetёn dhe veprimtarinё e tyre. Kёtё botim e kishte financuar Ekrem Bardha. Veprimtaria e tij kulturore ёshtё e shpёrndarё gjithandej, por Bardhyli nuk ishte i kujdesshёm pёr punёt e tij kulturore. Veproi nё disa universitete amerikane, nё Tripoli dhe nё Napoli, pastaj pranё Radio Evropa e Lirё dhe nё Zёrin e Amerikёs. Disa muaj mё parё bisedova nё telefon me tё shoqen e tij amerikane Barbara Pogonin dhe me djalin Sam, por as ata nuk kanё ndonjё dorёshkrim me rёndёsi. Mёrgimi i pёrjetshёm pёr Bardhyl Pogonin ishte dhimbje e dёshpёrim, bile shihet nga toni i disa recitimeve tё disa poezive tё tij nё Zёrin e Amerikёs, qё kohё mё parё i kishte zbuluar producenti shqiptar Shaqir Salihu nё arkivin e kёtij Radistacioni. Ato poezi i kishte recituar nё vitin 1965. Aty flet gjersisht pёr Lasgush Poradecin dhe vuajtjet e tij nga regjimi komunist nё Shqipёri. Bardhyl Pogoni ishte intelektual i vёrtetё, por nuk punonte. Ishte zemёrbardhё dhe i dashur me tё gjithё. Kishte urrejtje pёr fashizmin dhe komunizmin. Çdo ditё fliste kundёr atij regjimi. Vdiq me 24 tetor tё vitit 1985 nё moshёn 60-vjeçare. Deri dy ditё para vdekjes flisnim çdo ditё nё telefon. Kishte frikё vdekjen. Gjolekё mё thoshte nё telefon s’ka gjё mё tё tmerrshme se vdekjen. Mё çmendёn mjekёt duke mё thёnё se kam pёr tё jetuar vetёm edhe njё javё. Nuk dua ta di atё ditё tё kobshme. Kёta janё tё pashpirt. Si mund tё mё tregojnё ditёn e vdekjes. Ashtu ndodhi, sepse dy ditё mё vonё herёt nё mёngjez gruaja e tij Barbara Pogoni mё bёri telefon dhe mё njoftoi pёr vdekjen e Bardhylit. Kёtё lajm tё hidhur e prita me lot nё sy si pёr asnjё shqiptar tjetёr nё Amerikё. Ai vinte shpesh nё shtёpine time dhe ishte shumё i dashur me familjen time.Fёmijet e mi mezi prisnin tё degjonin humorin e tij aq tё bukur. Ishte i sjellshёm dhe bujar. I nderonte tё gjithё shqiptarёt pa dallim, por Martin Camajn e respektonte si poet mё shumё se asnjё tjetёr. Edhe pёr Ismail Kadarenё kishte respekt tё madh. Kishte dashuri tё madhe pёr poetёt modernё shqiptarё dhe tё huaj. Kёtё javё kur populli ynё po feston 100-vjetorin e pavarёsisё e kujtoj me dashuri e respekt Bardhyl Pogonin dhe shumё patriotё tё tjerё shqiptarё me tё cilёt u njoha dhe punova kёtu nё Shtetet e Bashkuara. Shumё nga ata prehen nё dheun e Amerikёs, por meritojnё nderime tё pёrjetshme nga populli shqiptar.

Rita Ora ndez Tiranën në kohë me shi (video)





Koncertit me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë iu bashkua mbrëmë edhe e ftuara speciale, këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora. E shoqëruar në skenë nga vetë Kryeministri Berisha, këngëtarja me famë botërore u prit me duartrokitje dhe ovacione nga të pranishmit në shesh.

Ajo ka performuar live pesë këngë nga repertori i saj, ndër to R.I.P, How we do, etj duke ndezur sheshin "Nënë Tereza". Në këtë koncert janë ngjitur në skenë edhe këngëtarë të tjerë si: Rona Nishliu, Mariza Ikonomi, Besa Kokëdhima, Erik Lloshi, Ardian Bujupi etj..

Kadare: Ky, shekulli më i rëndësishëm dhe më dramatiku në historinë e shqiptarëve


Në një intervistë të dhënë për gazetën “New York Daily News” dhe të botuar edhe në gazetën “Illyria”, në New York shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare ka theksuar se shekulli i parë i pavarësisë së Shqipërisë ka qenë më i rëndësishmi e njëherësh më dramatiku në historinë e shqiptarëve.
“Shekulli më i rëndësishëm e njëherësh më dramatiku në historinë e shqiptarëve. Kombi shqiptar, ka jo një, por dy shtete në Ballkan, Shqipërinë dhe Kosovën… si përgjigje të dyfishtë që ka ky komb për vendosjen e harmonisë dhe paqes në gadishull”, është shprehur Kadare. Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë të tij.

Zoti Kadare, a mund ta filloj duke ju përgëzuar për nominimin tuaj të radhës për Çmimin Nobel për Letërsi. Duke qenë se ky nuk është nominimi juaj i parë, madje një prej të shumtëve, si e shihni këtë proces?

Mendoj se nominimi për çmimin “Nobel”, qoftë edhe i përsëritur, është një kënaqësi për çdo shkrimtar. Ndërkaq, dihet se të gjithë të nominuarit humbin (nuk fitojnë), me përjashtim të fitimtarit. Megjithatë kjo nuk përbën ndonjë arsye për t’u mërzitur.


A ka ndryshuar ndjesia juaj ndaj kandidimit, nga i pari deri te ai i tanishmi?

Kjo varet nga rasti. Për shembull, unë kam qenë kandidat për herë të parë në kohën kur vendi im, Shqipëria, ka qenë jo vetëm një vend komunist, por një vend stalinist, më i ashpri në Europë. Dihej se në një vend të tillë ky çmim nuk do të pranohej kurrsesi. Kështu që gëzimi im ka qenë i përzier me shqetësimin e refuzimit të detyruar.


Çfarë mund të ndodhte?

Më 1958, kur shkrimtari rus-sovjetik Pastërnak, fitoi çmimin “Nobel”, kundër tij shpërtheu një fushatë armiqësore në Bashkimin Sovjetik. Kam qenë student për letërsi në Moskë në atë kohë. Instituti ynë merrte pjesë në fushatë. Ditën studentët dilnin në miting kundër Pastërnakut, kurse natën ëndërronin “fatin” e tij. (Domethënë ta fitonin atë çmim “borgjez”, pastaj të bëhej ç’të bëhej.) Pastërnaku u kërcënua nga shteti: në qoftë se nuk e refuzonte çmimin, do të dëbohej nga vendi i tij. Kurse po të ndodhte kjo në Shqipëri, nuk do të kishte dëbim, por shumë më keq: burg ose pushkatim.

Këtë ngjarje e kam përshkruar në njërin nga romanet e mia të hershme, që titullohet: “Muzgu i perëndive të stepës”.


Duke parë librat tuaj të shumtë duket se Shqipëria ka qenë burimi juaj i frymëzimit për shumë dhjetëvjeçarë por në kontekste të ndryshme…

Kështu thuhet zakonisht, por mendoj se kjo nuk është fort e saktë. Subjektet e veprave të mia kanë të bëjnë me një pjesë të madhe të globit tokësor: nga piramidat e Egjiptit te muri kinez. Kjo nuk është ndonjë veçanti e imja. Një pjesë e shkrimtarëve nuk e njohin kufizimin gjeografik apo historik. Letërsia e ka përmasën globale në natyrën e vet. Pavarësisht nga koha apo vendi ku prodhohet, ajo synon aty për aty gjithë botën dhe gjithë kohërat. Me fjalë të tjera, mund të thuhet se kur një popull arrin të krijojë letërsi ose art të çmuar, ai nuk e shfrytëzon për vete, siç bën me pasuritë e tjera, ta zëmë naftën (më falni për krahasimin), por ia fal si dhuratë gjithë njerëzimit. Mendoj se kjo është një nga veçantitë më të mrekullueshme të artit. Falë kësaj mrekullie, Shekspiri, për shembull, i përket po aq Anglisë e gjuhës angleze, sa gjithë botës. E kështu me radhë, gjithë gjenitë e njerëzimit.


Kush apo çfarë ju ka influencuar më së shumti në formimin tuaj letrar?

Ndikimet e mia më të ndjeshme kanë qenë nga ai që mund të quhet “krahu i zymtë i letërsisë botërore” (Dante, Shekspiri, Kafka). Pastaj nga pjesa antike e saj, kryesisht tragjedisë greke, dhe, pa dyshim, nga tradita shqiptaro-ballkanike.


Çfarë mendoni për festën e 100-vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë?

Në 100 Vjetorin e Pavarësisë së shtetit të tyre, shqiptarët mund të thonë se ky ka qenë shekulli më i rëndësishëm e njëherësh më dramatiku në historinë e tyre. Shkëputja nga Perandoria Osmane, dalja nga komunizmi dhe rikthimi në kontinentin mëmë, Europën, mund të përcaktohen si tri ngjarjet themelore të këtij kombi.

Të gjitha këto ndodhën brenda këtyre 100 viteve. Dhe mendoj se nuk janë pak.


Si e gjen ky përvjetor sot kombin shqiptar?

Gadishulli i Ballkanit, në të cilin bën pjesë Shqipëria, njihet sot si një nga zonat më të shqetësuara të Europës. Ndonëse pranohet njëzëri si zanafilla antike e qytetërimit europian, kjo biografi e fisme nuk e ka shpëtuar dot nga cilësimi si gadishull problematik, me të cilin Europa e Bashkuar ka vite që detyrohet të merret.

Është një gjë pozitive, që të gjithë popujt e gadishullit kanë një synim të përbashkët: hyrjen në Europë. Mirëpo kjo dëshirë bashkuese, nuk mjafton, për fat të keq që ata ta kapërcejnë përçarjen e tyre proverbiale. Kam pasur rastin të theksoj se janë tre popuj në Ballkan prej të cilëve varen shumë gjëra: grekët, shqiptarët dhe serbët. Janë fqinjë shekullorë, ndonëse identitetet, gjuhët, madje alfabetet i kanë krejt të ndryshme nga njëri-tjetri. Megjithatë, kjo nuk përbën asnjë arsye që të përligjë mungesën e harmonisë midis tyre. E thashë këtë për të ardhur te mendimi se, në qoftë se nga këto tre kombe, njëri prej tyre, kombi shqiptar, ka jo një, por dy shtete në Ballkan, Shqipërinë dhe Kosovën, e shoh këtë faktor si përgjigje të dyfishtë që ka ky komb për vendosjen e harmonisë dhe paqes në gadishull.

Që kur veprat tuaja u përkthyen së pari në frëngjisht dhe pastaj në anglisht, ato kanë mbërthyer vëmendjen e elitës letrare si edhe atë të lexuesve të thjeshtë në mbarë botën.

Çfarë konsideroni si më të rëndësishmen në këtë sukses tuajin?

Përkthimi dhe vlerësimi i veprës sime në Perëndim, në fillim të vitit 1970, ka qenë ngjarja më e befasishme dhe unikale në jetën time si shkrimtar. Ndoshta këto fjalë duken të tepruara, por unë do t’jua shpjegoj përse. Ky ishte një paradoks për një shkrimtar të njohur të një vendi stalinist, shteti më antiperëndimor i Europës, nga të gjitha pikëpamjet. Pyetja “përse?” do të bëhej nga të gjithë, e në radhë të parë nga vetë Shqipëria komuniste. Përse na e pëlqejnë këtë shkrimtar armiqtë tanë? Pyetja do të bëhej në një tjetër sens nga njerëzit liberalë në Shqipëri, nga lexuesit perëndimorë, nga unë vetë.

Nuk isha përfaqësues i ndonjë lëvizjeje kundër regjimit (një gjë e tillë as që përfytyrohej në Shqipëri), as disident i shpallur, i burgosur etj. Isha thjesht një shkrimtar. Nga ky botim dhe nga ky vlerësim në Perëndim, kisha bërë një zbulim të madh: mundësitë e mrekullueshme të letërsisë. Duke qenë në një vend që konsiderohej si një burg i madh, kisha shkruar letërsi që pëlqehej, që çmohej në botën e lirë. Shkurt, kisha bërë letërsinë që duhej. Kisha hyrë në klubin e letrave europiane. Me fjalë të tjera, kisha ndërruar kohë: nga koha e rendit stalinist kisha hyrë në kohën universale të artit. Ishte sikur të kapje të ardhmen, ta prekje, të jetoje në të.




Alba Kingz dhe Leo i këndojnë 100 vjetorit në gjermanisht!



Fotot, cilët ishin 40 firmëtarët që vulosën Pavarësinë

Në 100-vjetor zbulohen jetëshkrimet e protagonistëve.


Plot 100 vjet që nga dita kur Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi në Vlorë, duke e shpallur Shqipërinë të “mosvarme”.  Pas një shekulli histori të shtetit shqiptar, një nderim i veçantë për ata burra që dhanë kontributin e tyre në këtë ngjarje solemne, që u mblodhën në Vlorë për të firmosur Aktin e Pavarësisë, që shënonte një herë e përgjithmonë shkëputjen nga Perandoria Osmane, nën të cilën kishte mbijetuar për 500 vjet. Ishin 40 burra, me në krye Ismail Qemalin, që nënshkruan historinë me firmat e tyre. Ishin të gjithë njerëz të shkolluar, diplomatë, mësues, avokatë, klerikë…, të cilët udhëtuan nga Kosova, Struga, Ohri, kolonia shqiptare e Bukureshtit, Dibra, Shkodra, Korça, Berati, Elbasani, Lushnja, Fieri, Skrapari, Kruja etj. Me këtë rast ata vijnë përmes fotografish dhe jetëshkrimesh, të shkëputura prej faqeve të albumit historik “100 Vjet Pavarësi Kombëtare”, realizuar nga prof. dr. Aleksandër Meksi dhe Xhevair Lleshi. Një botim i shtëpisë botuese “Uegen”, që ndan kënaqësinë e njohjes së këtyre figurave të shquara, me lexuesin e gazetës “Panorama”.
































Dita e Flamurit*



Skënder Luarasi
Nga Skënder Luarasi

Dita e Flamurit është dita më e shënuar në historinë e kombit tonë. Duke kremtuar këtë ditë, i pari kujtim që na bie në mend është se një popull ka shpëtuar prej kurthit të robërisë, dhe nisi të shijojë jetën e lirë duke u përfaqësuar prej shenjës kombëtare, Flamurit.

Shenja e kombit tonë: Flamuri kuq e zi me shqiponjën dy krenare!

Me sa mburrje, madhështi, nderim dhe gaz e shikon çdo sy atdhetari! Vetëm një tradhtar, një shpirtlig e vështron me smirë, me urrejtje, me frikë.

Te flamuri nuk shohim vetëm bukurinë e cohës dhe të ngjyrës, po edhe bukurinë e një atdheu, të një kombi, me tërë cilësitë, parimet, ndjenjat dhe historinë e një populli, që ka jetuar për një jetë madhështore, për qëllime të larta, të shtrenjta, të dëlira.

Flamuri ynë tregon qëndrimin e njëhershëm, të patundur dhe burrëror të atyre ushtarëve fisnikë që i ka udhëhequr në ngadhënjime, mes luftërave të rrepta, jo për sulme, po për mbrojtje. Flamuri ynë tregon jetën e atyre trimave të kombit që luftuan për të mbrojtur atdheun. Nën këtë flamur Skënderbeu mundi të dalë fitimtar në luftëra të panumërta kundër mizorive të Anadollit. Nën këtë flamur trimat e Gegërisë dhe të Toskërisë mundën të mbajnë të pa njolluar prej armiqve nderin e tyre. Nën këtë flamur kemi dhënë besën të rrojmë ne, bijtë e shqiponjës.

Te ky flamur i hapur, që fërfërin në erë, shikojmë me shkronja të arta Shqipërinë e Re dhe të Lirë; shikojmë jetën e së ardhmes së këtij kombi, që është dergjur për kaq kohë në kurth i mbuluar me plafin e robërisë, po që kurrë nuk ka qenë i mundur për vdekje!

Flamuri ynë është shenja e trimërisë dhe e lirisë. Për trimëri ka kaptuar male, ka kapërcyer lumenj, ka shëtitur pyje, ka vetëtitur mbi dete dhe ka valuar mbi fusha. Për liri ka bërë terror të madh, beteja të përgjakshme.

Për liri, si tani e tutje ky, dhe vetëm ky flamur, do të fërfërijë mbi kulmet e shtëpive, do të shndrijë mbi majat e çukave, do të valojë mbi sheshet e lëndinat. Vetëm nën këtë flamur do të prehen në qetësi eshtrat e atyre dëshmorëve që bënë therorinë më të madhe, duke luftuar dhe vdekur me nder e lavdi.

Vetëm nën këtë flamur mund të rrojmë ne bijtë, nipërit dhe stërnipërit, në liri, në fatbardhësi më vete dhe në paqe e miqësi me fqinjët.

Po sado i mirë, sado i bukur dhe i këndshëm të jetë ky flamur, bukuria e tij prishet, vyshket, venitet, po të mos jemi dhe ne si flamuri. Le ta dimë që ne e bëjmë flamurin dhe jo flamuri neve. Po të jemi ne trima, besnikë, të drejtë, të lirë, të ndershëm, ashtu do të jetë edhe flamuri ynë, shenja e një populli trim, besnik, të drejtë, të lirë, të ndershëm. Po të jemi ne robër dhe tradhtarë, ashtu do të jetë edhe flamuri, shenja e robërve dhe e tradhtarëve.


*Ky shkrim është një nga botimet e Skënder Luarasit në revistën “Studenti”, organ i studentëve shqiptarë në qytetin Springfield, Mass. SHBA, më 28 nëntor 1919.

Flamuri


Nga Faik Konica
Shkruar më 1899

Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi në një gjuhë të pashkruar që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja.

Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjve, nuk janë kujtime lakmirash, edhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurma në letërsitë e të gjithë popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët.


Flamuri

Skënderbeu kur jetonte

Shqipëria lulëzonte.

Ishe e fortë, ish e zonjë

Kish në flamur një shqiponjë

Një shqiponjë me dy krerë

Ai lirisht hapej në erë.

Kur armiku na vërvitej

Flamuri i kombit ngrihej

Gjëmonin një mij trumbeta

Suleshin treqind mij veta.

Derdhjin gjakun si të marrë

Që të mbaheshin Shqipëtarë.

Derdhjin gjakun pa peshuar

Për flamunrin e bekuar.

Po trimat shkuan përjetë,

Shqipëria mbet e shkretë

Trimat shkuan edhe vanë

Kordhët po ndryshken mënjanë.

Kordhët ndryshkën e në baltë

Na ra flamuri i naltë!

Na ra flamuri i naltë

Mbeti e u kalb në baltë!

Sot kan dalë ca zuzarë

Që ulërtinë shqipëtarë,

Po këtë emër e lanë

U bashkuan me aganë

E punojnë nat’ e ditë

Që të mebtemi pa dritë,

O zuzar, o tradhëtorë

Ne na bëjtit shërbëtorë,

Na e vuatlitë lirinë

E na shkeltë Shqipërinë.

Rrëmbyet e po rrëmbeni

Gjith se ç’patmë e se ç’kemi!

Po mjaft! Koha ësht afër,

Kur të ndizet luft’e ashpër,

Lufta tri her’e bekuar

Që na ka pët të shpëtuar,

Jo luftë kundrë Turqisë,

Jo kundrë mbretit Shqipërisë,

Po luftë për ca zuzarë

Që u lindnë shqipëtarë

E, armiq të Shqipërisë,

I fryjnë dritës së lirisë,

S’na lënë dhe ne të tjerët,

T’dalim nga gjum’i errët,

Po ç’dëgjojnë ven’ e thonë,

E ç’shohin e tradhëtojnë

Është turp prej kësi krimbash

Të mundohet një komb trimash!

Ngrehuni, o shqipëtarë,

T’i shtypim këta zuzarë!

Aida Bode .




MYSAFIRJA E BOTIMEVE SHQIPTARE, nëntor 2012

Botimet Shqiptare vazhdojnë me rubrikën “Mysafiri i Botimeve Shqiptare”.

E ftuara e radhës është Aida Bode .







Aida Bode është shkrimtare, poete dhe përkthyese me banim në SHBA. Ajo ka lindur në Korçë dhe ka botuar krijimet e saj të hershme në gazetën lokale të qytetit. Më vonë shkrimet e saj janë botuar në gazetat e diasporës dhe në ato kombëtaret, si Iliria, Shekulli, Gazeta Shqip, etj.
Libri i saj i parë, botuar në shqip dhe anglisht, Davidi dhe Bathsheba, është mirëpritur dhe vlerësuar nga kritikë dhe lexues shqiptarë dhe të huaj.
Aida Bode është diplomuar në Berkeley College, New York në degen e Biznes Administrimit dhe së shpejti do të sjelle tek lexuesit ribotim të romanit si dhe një vëllim të ri poetik të titulluar Porti i Perëndimit.


QENIE TË HIRIT. Poezi nga Aida Bode

Aida Bode, e ka lënë Korçën, vendlindjen e saj dhe ka vite që është vendosur në SHBA. Duke jetuar në dy botë të ndryshme, shpirti i saj krijues, mbushet vazhdimisht me motive dhe ndjenja, të cilat ajo nuk humb rastin për t’i kthyer ne poezi, duke krijuar kështu një urë të bukur komunikimi ne lexuesit. Cikli i shkëputur nga krijimtaria e saj, është përzgjedhur nga libri, të cilin po e përgatit për botim dhe që vjen pas botimit të romanit të saj të parë “Davidi dhe Bathsheba.” Duke lexuar poezinë e Aida Bodes, natyrshëm mund të vijnë përsiatje mbi botën dhe njeriun… Krijimtaria e Aidës vjen si një palimpsest i dyfishtë. Duke u njohur me të, ti përjeton kohën biblike të universit që shpenzohet për dashurinë, pritjen, vetminë, trishtimin, pezmin, zhgënjimin, lumturinë, fatalitetin,… Duke lexuar poezinë e saj, ti udhëton pa pasur nevojë për Boing-ët, kroçerat ose trenat gati fluturues mbi jastëkë ajri, ndalesh në porte e limane malli, ulesh në aeroporte miqësie, pasi je ngjitur e ke përshkuar qiej fantazie.

Demir Gjergji


KOKË A PIL

Dielli është një monedhë,
e hedh në qiell
dhe pres me vështrimin mbi bar

“Kokë a pil?”


***

Do të ble 10 orë ditë…
Më duhet vetëm
një monedhë dielli
dhe disa kusur rrezesh
për agun dhe muzgun

***

“Fute monedhën këtu!”
“Shtyp këtu për këngën që pëlqen”

… Zgjedh këngën dhe fut diellin
në hapësirën e monedhës.

Tashmë Perëndimi zhurmon.


MËKIM

Mëkova mallin
me lotët e gjirit
përkundur si kujtim
në djepin e trazuar të largesës,

Ia ledhatova fytyrën

tek më drithëronte
me kujtime nga e kaluara,

e shtrëngova në gji

dhe e ushqeva me qeshje.

Mallin,

për rrugicat

e Parisit të vogël,
erën e Moravës
lulet e blirit
Korçën time.

E mëkova mallin
me lotët e gjirit
tek më shihte

me sytë që bekonin,
përkëdhelte

me dorën që

kërkonte zemrën

qeshte, qeshte

dhe me zë engjëlli

më quante:
“Bijë!”

E mëkova mallin
me lotët e gjirit
tek flinte në shtratin

e ninullës sime.

ninullës

për Kishën e Shën Ilisë,
ujin e freskët të Çardhakut,
rrugët e bardha të Drenovës,
vjeshtën e ylbertë të Dardhës.

Flinte dhe merrte

frymë nga ajri im,
ëndërronte përgjërimin tim.

Flinte për të zgjuar

mëngjeset e mërgimit,
për t’u harruar në mbrëmjet e
Nju Jorkut

Malli, Korça, Atdheu…



QENIE TË HIRIT

Askush s’përpiqet më
të shtegtojë…
madje as zogjtë.

Ajri ka zhgënjyer vetveten
dhe natyra, Krijuesin.

E ardhmja i përket pasigurisë,
dashuria romancës…

Ç’ka mbetur për jetë
janë kujtimet.

E megjithatë,
le të shtegtojnë kujtimet
në këtë jetën time.

Ikanak trishtimi
të më falë siguri
dhe i madhi Perëndi
të më sjellë tek ti!



UNË, TI…



Kur malet u martuan me pyjet
e retë me shiun
ylberet u bënë kurorë
lumenjtë, dashuri
unë dhe ti
zogj në të tyret mbretëri,

kur toka fjeti me detin
bregu u bë djep
dhe qielli butësi
aty lindëm unë dhe ti…

në dasmën e dashurisë me përjetësinë
nata e parë, u bëmë unë dhe ti!



HERËT

Sot gjumi u arratis
si një burrë që ikën
nga një grua,
pasi bëri seks me të,
frikësuar nga ëndrrat
e errësirës së saj.

Një merimangë
thuri rrjetën në qoshe të natës
dhe aty kapi prehjen e saj
si mizë të ngordhur

të papushimit.


ËNDËRRITJE

Flenë varkat e lëkunden
si zambakë mbi liqen
kokën në valë mbështetur
polen mbi gjethe prehur

si fëmijët përrallave përhumbin
si re në qiell rrinë shtrirë.

flenë varkat e lëkunden
si copëza kujtimesh
kumbime të ujëta ninullash dëgjojnë
e yjet nga lart, ëndrrat ua përgjojnë.



NË PRITJE TË LINDJES

Frymëmarrja jote
i dashur,
është mitra
ku ngjizet përjetësia.



50 QINDARKA

Më duhen edhe 50 qindarka
të plotësoj shumën
për të taksën e urës

Dhe 50 qindarka

Dhe do jem e pasur
për të të takuar ty, i dashur.



KURORA E PARË

Dua të martohem! – tha Errësira
rrënjë u bë në fund të dheut,
u ngrit ngadalë përmes pluhurit,
kërcell dashurie u bë dhe puthi Dritën.

Unazat shkëmbyen në gji të pemës
dhe kështu filluan përrallën e jetës.



PANDORA



Pandorë ormisur me nuret e Afërditës,
zbukuruar hijshëm me gurë të çmuar
mundohesh të fshehësh vërshimin mërmëritës
të një kurioziteti që nuk ka të shuar.

Ecën me hap të lehtë, me falsitet veten ndjell;
verbuar janë njerëzit nga perënditë tinëzare
tek të shohin sa ëmbël shkatërrimin sjell
si shtiresh mosmirënjohëse, lozonjare.

E hape kutinë e mallkimeve hyjnore
me gëzim, një nga një i çlirove ligësitë,
dorën e njomë me lodra vajzërore
ia dhurove pabesisë, u bëre një me prapësitë

Zotat në fund kishin vendosur shpresën
atë që njerëzit do i bënte të të falnin
por frika të kish errur sytë, kishe humbur besën,
kutisë i vure kapakun, mirësisë ia shuajte zjarrin.



PLOTËSIA E BOSHIT

Yjet e presin natën në thelpinj;
Afërdita zgjat dorën
dhe rrëmben agun.
ngrihem, e ndjek nga pas.

Memorja ime mbetet
shkumë në bregun e shtratit tënd
gjysmë-bosh.
Zgjat dorën drejt
alarmit të celularit
dhe ngrihesh.

Çarçafët mbajnë
aromën e natës
dhe boshi plotësohet
me një ditë të re.


Fragment nga romani "Davidi dhe Bathsheba"

"Kureshtja ia ktheu vështrimin në një dritare pakëz të hapur, prej ku dallohej në gjysmerrësirë shtati i derdhur i një gruaje të hijshme, fytyra e së cilës rrëzëllente ëmbëlsi në atë përqafim të natës me shkëlqimin gëlues të hënës. Iu duk sikur qerpikët e syve të tij po preknin çdo bulëzë uji që kishte njomur trupin e saj, kurse lëmimi dhe butësia e lëkurës qumështore i mbushnin gjithë trupin me një forcë të rrjedhshme gjaku. Flokët e saj të artë, sytë që ëmbëlsonin natën, buzët si verë e ëmbël, faqet si fruta të freskëta , qafa e hollë si e një mjelme, shpatullat e drejta, gjoksi i ngrehur, barku si një lëndinë bari të vesuar, beli si ujë i rrjedhshëm, kurse dy këmbët si dy shtylla mermeri të lëmuara me mjeshtëri, e bënë të kuptonte se asnjëra nga gratë që kishte, s’ishte e përsosur si ajo, s’ishte e dëshiruar si ajo. Ai ishte i shtangur dhe i përhumbur përpara gjithë ç’shikonte dhe e ndiente veten të bënte një luftë në të cilën humbte me dëshirë.
Një rrymë flladi të freskët të mbrëmjes e bëri të mblidhte veten, megjithëse brendia e tij ishte e trazuar. Lëvizi këmbët, që mezi iu bindën dhe me mendjen të pushtuar nga kjo grua, u shty për në dhomën e tij. Çuditej me veten, kurrë s’kishte dëshiruar kështu një grua dhe aq, më tepër s’e kishte menduar ndonjëherë kaq thellë bukurinë e saj. Përpiqej t’i mbushte mendjen vetes se gratë e tij ishin aq të bukura sa ajo, por imazhi i saj i qëndronte i vetëm si një dritëhije e butë në shpirt. A ishte e martuar? E kujt të ishte, vallë? Këto dy pyetje e bënë të ndihej i sfilitur se ndoshta me të vërtetë ishte gruaja e dikujt. Ndiente turp për dëshirimin që i ishte krijuar për të dhe trishtohej kur mendonte se ndoshta s’do të mund ta kishte dot të tijën. Hodhi sytë përreth dhe pa se pa kuptuar ishte shtrirë në shtrat. Asnjëherë nuk i ishte dukur krevati aq i madh dhe aq bosh, ndërkohë që ëndrrat dhe mendimet mbushnin hapësirën e dhomës."


Edhe heronjtë kanë ftohtë

Tregim nga Aida Bode


Nëna filloi të gërrhiste pak. Unë mbylla librin dhe u ngrita të mbyllja dritën. Kur ula çelësin dëgjova rrotullimin e saj në krevat dhe dhoma u bë përsëri e qetë. U shtriva në divani që ndodhej në anën tjetër të kuzhinës dhe u mbulova. Zjarri po jepte frymë. Dëgjoja si kërciste djegien e thëngjijve të fundit dhe habitesha me harmoninë që vdekja e tyre shkaktonte. Nata kishte zhurmat e saj, dritëhijet përplaseshin që nga jashtë në muret e zbehta të dhomës dhe aty dukej sikur vallëzonin në rritmin e ngrohtësisë që shuhej. Mbylla sytë dhe dëgjova një trokitje të lehtë. U ngrita dhe qëndrova gjysmë e ulur në krevat. Prisja gjyshen të zgjohej dhe u kujtova që ajo s’dëgjonte nga njëri vesh. Dera trokiti përsëri. U ngrita dhe hapa dritën. Nëna hapi sytë menjëherë dhe brofi duke më thënë:
-Rri këtu. E hap unë.
U ktheva dhe u ula në divan me veshët ngritur për të dëgjuar kush ishte në atë orë. Ishte 10:45PM.
-Erdhe bir. Si është Milka?
-Mirë është mama. E shtruan në spital dhe do ta mbajnë aty disa ditë. Do kthehem në Tiranë pasnesër. Fëmijët si janë? – ktheu përgjigje im atë ndërsa hiqte këpucët dhe pallton.
-Mirë janë. Ardi donte të flinte nga të tutë sot. Genti po fle në dhomë, ndërsa çupa është me mua në kuzhinë. – u përgjigj gjyshja me zërin e dridhur dhe nuk e kuptova i dridhej nga meraku apo nga i ftohti që kish filluar të pushtonte shtëpinë. Ata hynë në kuzhinë dhe nëna e pyeti nëse babi donte të hante.
-Jo mama, nuk dua të ha. Do marr çupën dhe do shkoj në shtëpi sot.
-Është vonë bir. Çupa nesër ka shkollë, ku do ta marrësh tani.
-Hajde shpirt i babit, – m’u drejtua mua thua se s’i dëgjoi arsyetimet e gjyshes.
Bëra gati çantën dhe shkova në dhomën e miqve të ndërrohesha. Dëgjoja zërat e babit dhe nënës që flisnin. Fjalët ishin të padallueshme, sikur u hiqnin rëndësinë vetes së tyre tek notonin nëpër ajrin e ftohtë që nata më në fund kishte pllakosur në gjithë shtëpinë. Çuditërisht për herë të parë në jetë s’po ndjeja frikë nga im atë. Fytyra e tij kishte tjetër çehre sot. Vështrimi i ashpër që zakonisht mbante në sy kishte humbur, mbase diku në rrugën e kthimit nga Tirana dhe zëri i ishte bërë më i butë. Por gjithë kjo me trembi në një tjetër mënyrë, më të thellë dhe krejtësisht të panjohur. Kisha hequr bizhamatë dhe mishi më ishte bërë morrnica. Fillova të vishja shpejt puloverin rozë që mamit ia kish dërguar një kushërirë e saj nga Australia. Ishte deve, i butë dhe i ngrohtë; pikërisht ç’më duhej të largonte fërgëllimin që po më pushtonte dhe po më bënte dhe dhëmbët të më kërcisnin. Vesha xhinset, vura çizmet dhe rrëmbeva pallton nga varësja në korridor dhe pasi mora dhe çantën në dorë i thashë tim eti
-Babi, ikim? Jam gati.
-Ikëm Marë, – i tha ai gjyshes duke e puthur në ballë.
-Ike shpirt i nënës, – m’u drejtua mua me sytë gati të përlotur. Më puthi në të dy faqet dhe mbylli derën pas nesh. Dëgjova zhurmën e llozit dhe ndjeva siguri që ishte mirë.
Hapat e babit nuk bënin zhurmë dhe m’u duk sikur ai kishte bërë një pakt me jetën e tij. Dolëm nga pallati dhe ndjeva ajrin të më përcëllonte fytyrën. Shtrëngova krahun e tim eti dhe ecnim me të shpejtë. Dhëmbët filluan po më dridheshin përsëri dhe për një moment m’u duk sikur zbulova një sekret të kohërave. Rritmi i ftohtësisë gjendet në dhëmbë! Qesha nën vete dhe ngrita sytë drejt qiellit. E kisha zakon të shihja lart sa herë ecja natën me mamin, por këtë herë s’isha me të. Ajo ishte në Tiranë pasi doktorët i gjetën një gjendër të habitshme nën sqetull dhe duhej ta mbanin aty për analiza të hollësishme të gjenin diagnozën. Hapat e gjatë të babit më tërhiqnin dhe mua më dukej sikur rrëshqisja. Dëgjova lehjet e qenërve të rrugës. Shtrëngova më fort krahun e babit dhe nxitova rrëshqitjen mbi asfaltin, që vënde vënde ishte me gropa që më pengonin të ndiqja rritmin e të ftohtit.
Mbajta kokën lart. Yjet ndriçonin ndryshe në Korçë. Dukej sikur nuk dilnin nga qielli, por sikur Morava i mbante në gji gjatë ditës dhe ia jepte hua natës derisa në mëngjes, përsëri nga gjoksi, nxirrte diellin. Sa e doja atë natyrë aq të përkëdhelur nga Zoti! Dhe tek mendoja romancën time me qytetin ndjeva që babi po dridhej. Për momentin mendova se kishte ftohtë, por ai nuk kishte kurrë ftohtë. Drejtova sytë drejt fytyrës së tij dhe në gjysmë errësirë dallova lot që i rrëshqisnin mbi faqe, buzët dhe mjekra i dridheshin ndërsa në grykë mbante me forcë zërin të mos i dilte. Ia shtrëngova krahun dhe ndjeva qiellin të më zhytej lehtë bashkë me natën dhe të ftohtin thellë në bark, derisa dhe gjunjët m’u prenë.
-Babi, si është mami? – e pyeta më në fund.
-Mami po na lë, po na lë, po na lë…-zëri i tij thyhej në cifla tek gjente hapësirën e buzëve që dridheshin.
Nuk ktheva përgjigje por u përpoqa të shtrëngoja krahun e tij akoma dhe më fort. Ishte hera e parë në 17 vjet të jetës sime që shihja babain tim kaq të dobët, kaq njeri, kaq të pafuqishëm. Isha krejtësisht e shtangur. Gjyshi sapo kishte vdekur dhe tani babi po më thoshte që po humbisnim dhe mamin. M’u kujtua fytyra e gjyshes para se të dilja nga dera dhe vura dorën në faqe për të prekur puthjen e saj.
-Babi, po nënës ç’i the?
-Asgjë. – tha ai ndërsa mblodhi veten dhe vazhdoi të fliste – biopsia doli pozitive për kancer, por nuk gjendet ku është origjina. Gjëndra që i hoqën është një metastazë.
Babi përfundoi diagnozën mjekësore dhe filloi përsëri të dridhej. Ula kokën dhe shihja gurët mbi kalldrëm. Tashmë qielli vërtet kishte zbritur dhe yjet ishin shuar poshtë këmbëve tona. Nuk kisha më ftohtë. M’u duk sikur gjithë ajo e ftohtë dilte prej nesh atë natë dhe tek ecnim mendoja pamposhtësinë e tim eti. Ku ishte forca e tij e pakundërshtueshme? Njeriu nga i cili kisha frikë të merrja frymë dridhej përpara meje krejtësisht i mposhtur nga pasigura e jetës, pasiguri të cilën dhe vetë po e shihja të plotë për herë të parë. Asnjëherë s’kisha menduar humbjen e prindërve dhe aq më tepër humbjen e mamasë. Për mua ajo ishte e përjetshme. Kuptova që këtë bindje e kisha fituar pikërisht nga babi. Mendoja mamin vetë në spital, shihja babin të vetmuar dhe ndjeja boshësinë e një qielli të tradhëtuar nga gjithçka që kisha njohur deri atë çast.
Ishim vetëm disa rrugica larg shtëpisë. Ora kishte shkuar 11:12PM.
-Babi, po ne kemi Zotin, – doli një zë nga goja ime. As e kuptova si i kisha shqiptuar ato fjalë, thua se s’dolën nga goja ime, por nga dikush tjetër.
Babai më mbështolli në përqafim dhe filloi të qante me ngashërim. Nuk ishte nevoja të më thoshte që s’besonte tek asgjë. Qëndrova e ngrirë aty dhe ndjeva lotët e tij të nxehtë mbi faqet e mia. Qëndruam pak dhe filluam përsëri ecjen. M’u duk sikur gjithë errësira ishte mbledhur nga çdo qoshe e gjithësisë për të qëndruar aty, në qoshe të shtëpisë time. Horizonti nuk kish më as jug, as veri, as lindje e as perëndim, por një pamundësi që kish lindur nga dorëzimi i supernjeriut që ish babai im. Hymë në pallat dhe ngjitëm ngadalë shkallët. Ndonëse nuk shihja asgjë ndjeja formën e gërryer të shkallëve poshtë këpucëve dhe dëgjoja pluhurin e lehtë të betonit që skërmitej pas çdo hapi. Isha përpara tim eti dhe nxora çelësin nga xhepi i ftohtë i palltos. Nuk dridhesha më. Hapa derën dhe aroma e shtëpisë më pushtoi të gjithën. Ajo s’ndryshonte asnjëherë, madje në të ftohtë bëhej më e dallueshme, më e mprehtë. Hyra brenda dhe hapa dritën e korridorit. Babi hyri pas meje dhe filloi të hiqte këpucët. Fytyrën e kish të zbehtë dhe faqet akoma të lagura. Ula kokën dhe bëra sikur s’e pashë. Atë moment ndjeva që doja të kisha frikë prej tij, doja të ishte i pamposhtur, i paperkulur, doja të ishte fitimtari i çdo beteje dhe lufte. Lashë çantën në korridor dhe hyra brenda pasi u zhvesha.
-Do të të bëj një çaj? – theva më në fund heshtjen.
-Mirë, – tha ai me zë të mekur.
Dola në ballkon të merrja vajgurin. Më ishte bërë zakon sa herë dilja jashtë të shihja Moravën, por errësira nuk më la ta shihja. Mora vajgurin dhe hyra me të shpejtë brenda. Poshtë stofës kishin mbetur disa shkarpa të thata. I mora dhe bëra gati të ndizja zjarrin. Përzieva hirin e thatë me vajgur dhe ndeza shkrepsen. Flaka bëri zhurmë por ishte e ftohtë. Qëndrova derisa ndjeva afshin e nxehtë të me skuqte faqet. Tek shihja si skuqeshin drurët dhe dëgjoja përcëllitjen e lëvozhgave të tyre ndjeva mpirje në gjunjë. U ngrita me ngadalë dhe kuptova që kisha ndenjur gjatë duke pritur zjarrin. Babi ndërkohë kishte hapur televizorin dhe dëgjoja që kërkonte të gjente ndonjë program. Kuptova që po kalonte kanalet për të disatën herë. Pesë kanale që ishin, të gjitha kishin ose lajme ose ndonje dokumentar – asgjë për të çlodhur mendjen apo për të nxitur harresën.
Mora çajnikun dhe bëra gati çajin. Qëndrova më këmbë pranë stofës dhe vura duart përsipër të më ngroheshin. Babai vazhdonte të ndërronte kanalet ndërsa unë shihja duart e mia dhe prisja që zjarri t’u jepte ngjyrë. Tek qëndroja mbështetur pas murit shihja si hija kish skalitur profilin tim mbi dritë. Më pëlqente të shihja veten ashtu. Hijen shumë herë e mendoja si një pasqyrë të dritës ku çdo harkim kishte vëndin e vet të pamohueshëm dhe vërtet, dhe në një farë mënyre imagjinata justifikohej nga fakti që ashtu si pasqyra i jep imazhet përsëprapsi, kështu dhe hija me dritën janë pasqyra të njëra-tjetrës. Tek mendoja, zhurmës të ndërrimit të kanaleve iu shtua dhe fërshëllima e çajnikut. Duart më ishin ngrohur dhe fytyra më ishte bërë e kuqe nga nxehtësia e stofës. U largova me çajnikun në dorë dhe shkova në kuzhinë të merrja një filxhan. Tek përgatitja çajin ndjeva avullin e nxehtë dhe aromatik të më shponte flegrat e hundës. Mamit i pëlqente aroma e çajit dhe sa herë përgatiste merrte frymë thellë dhe dukej sikur rinohej vetëm nga ai veprim. Mbusha filxhanin, i hodha dy lugë sheqer dhe ia dhashë babit. Ai ishte ende i bardhë. Për një moment bota m’u duk si një arenë gjigande pasqyrash ku çdo gjë jetonte nëpërmjet të kundërtës së vet. Ngorhtësia që unë kisha gjetur në stofa tek prisja çajin të bëhej kishte pasqyrën e vet në fytyrën e akullt të tim eti. Ia dhashë dhe shkova të bëja gati krevatin të flija. U shtriva dhe pasi u mbulova zgjata dorën që poshtë shtresave dhe mbylla dritën. Tani e vetmja pasqyrë e errësirës ishin imazhet e skalitura në mendjen time, të dhomës, shtëpisë dhe gjithë botës. Aty qëndronte dhe porterti i tim eti i paprekur nga realiteti, i paprekur nga lotët e tij, nga pasiguria e tij. Aty ai qëndronte i ashpër, i paafrueshëm dhe i patrembur. Frika që kisha nga ai më jepte siguri dhe ndjeva keqardhje për njeriun më të fortë që kisha njohur. Mbylla sytë dhe pëshpërita nën frymë “Zot, të lutem mos ma merr mamin dhe ktheja krenarinë tim eti!” E dija që ishte e vërteta me e madhe që kisha njohur deri atëherë dhe u përpoqa të gjeja paqe duke menduar se ai ishte heroi im, një hero që do fitonte dhe sikur të humbte.
 — with Albana SubashiMirela Petalli KapajArben FerhatiKlodian Kojashi,Elona ÇuliqMariela StefanllariKorcare EverAvni DelvinaEnkelejda Kondi-MasseboeufEnkeleda RistaniSilva ÇomoraEjup BaftijariFlorida Mustafi,Lirim AlijaHamsi BehluliLavdie MatoTetova Qyteti StudenteveDemir GjergjiDezdemona MarkuEMagic PlusVjollcë BerishaSeli MuratiArjan A. BejkoJoki MatiLindita Birce MangllaraArben ImeriManyllka Aida Bode,Niko DhalesMimi LelaBeçeha ShqipëriMonika StafaDhimiter Pango,Aulona Goxhaj ScanzelloToto AnilaAnila BashaLauren BekteshiErjola KolaErina Pavle ÇokuMirela SulaNila TotoDorth Angoni BelloLibrari Albania Tirana and Lediana Stillo.
Like ·  · Share · Edit · November 22
  • Manyllka Aida Bode Faleminderit, Botimet Shqiptare
  • Botimet Shqiptare Pyetje nga nje bashkepunetore e Botimeve Shqiptare:

    - cila ka qene shtysa e pare, momenti i pare dhe per cfare keni shkruar per heren tuaj te pare
    -si ,mendon, nga ndryshon poezia e nje poeti nga ajo e nje poeteshe?
    - femrat, per me shume se 20 shekuj kane sherbyer si muze per poetin, pra si objekt, po tani qe ato jane subjekt, qe flasin per vetveten, cila mendon se sherben si muze per ta, a eshte gjithnje nje burre, muza(i) e nje poeteje?
    - pse shkruahet me shume poezi (pothuajse gjysma e adoleshenteve shkruajne) dhe jo proze, sepse eshte me e lehte, apo sepse eshte me personale?
    - a duhet te permbaje vetem ndjenje poezia, apo edhe mendim?
    - a ka pasur raste kur ne poezi keni shprehur nje gje aq personale sa te mendonit se te tjeret mund t'ju paragjykojne per kete?
    - duke qene se ka shume qe shkruajne poezi, a ju deshperon kjo, duke patur parasysh faktin se perzgjedhja behet me e eger?
    po perhapen me shpejtesi librat elektronike, cilet preferoni, ata apo librat me flete? pse?
    - cdo artist ben gjera qe jo vetem te kenaqe te tjeret por mbi te gjitha shkruan per ndjesite, perceptmet e boten e tij, eshte e pashmangshme, por kjo shpesh ben qe ai te bjere si shatervani qe qarkullon ujin e tij... si ia beni ta tejkaloni vetveten
  • Dhimitër Kokaveshi Në rradhë të parë ju uroj suksese mbi rrugën e krijimtarisë. A mund të më thoni nëse është shpirti juaj qe reagon mbi shkrimet apo faktet qe shoqeria çdo moment nna kundërvë?...
  • Manyllka Aida Bode Pershendetje dhe nje here dhe faleminderit per mundesine qe me jepni per te komunikuar.
    1) cila ka qene shtysa e pare, momenti i pare dhe per cfare keni shkruar per heren tuaj te pare
    Shtysa e pare ka qene imagjinata e cila me eshte ushqyer gjithmone nga gjyshi nepermjet perrallave dhe tregimeve qe me tregonte cdo dite. 

    2) si ,mendon, nga ndryshon poezia e nje poeti nga ajo e nje poeteshe?
    Nuk mendoj se poezia e vertete ka gjini. Poezia e vertete tejkalon konceptin e seksit dhe perqafon ate qe na mbush trupin dhe mishin ne thellesi, pra shpirtin. Poezia eshte mjet i syrit dhe vezhgon, analizon gjithe c’e rrethon. Poezia eshte e vetmja qe mund te gjykoje pa u gjykuar.

    3) femrat, per me shume se 20 shekuj kane sherbyer si muze per poetin, pra si objekt, po tani qe ato jane subjekt, qe flasin per vetveten, cila mendon se sherben si muze per ta, a eshte gjithnje nje burre, muza(i) e nje poeteje?
    Sic permenda me siper, poezia tejkalon gjinite dhe eshte shume me e madhe sesa marrdheniet mashkull femer. Per mua muze mund te jete dhe nje lypsar ne rruge qe zhvesh urine dhe problemet sociale qe ekzistojne, mund te jete nje femije qe qesh qe me rikthen ne femijeri apo me ben te mendoj per femijet e mi, mund te jete nje plake me fytyre te rrudhur ku fshihet gjithe urtesia e viteve te nje jete te veshtire, apo te lehte, me sekrete dhe me zbulesa nga me te ndryshmet. Poezite e dashurise gjithashtu, tejkalojne kufijte personale dhe behen me te medhenj sesa lidhja midis dy njerezve dhe perqafojne dashurine universale, ate pa te cilen nuk mund te jetoje dot askush.

    4) pse shkruahet me shume poezi (pothuajse gjysma e adoleshenteve shkruajne) dhe jo proze, sepse eshte me e lehte, apo sepse eshte me personale?
    Mendoj se poezia eshte koncize dhe jep mundesine e shperthimit dhe permbledhjes te emocioneve te forta ne menyre te perqendruar. Por, nje njeri qe do te kaperceje kete nivel te perqendrimit te ndjenjave dhe emocioneve, apo pershtypjeve te ndryshme qe shkakton jeta, duhet te kontrolloje keto ndjenja dhe t’i shtjelloje ne menyre analitike per te arritur krijimin e prozes. Gjithesesi, mendoj se poezia e vertete kerkon po aq kembengulje dhe analizim sa dhe proza.

    5) a duhet te permbaje vetem ndjenje poezia, apo edhe mendim?
    Nuk ka poet te madh qe nuk gersheton ne menyre te persosur te dy konceptet: mendimin dhe ndjenjen. Bashkimi i te dy elementeve jep filozofine, jep drejtimin dhe qellimin e shkrimeve, qofshin poezi apo proze.

    6) a ka pasur raste kur ne poezi keni shprehur nje gje aq personale sa te mendonit se te tjeret mund t'ju paragjykojne per kete?
    Mendoj se gjithmone shpreh elemente personale ne poezi, por s’kam frike nga paragjykimi per faktin e thjeshte se kam mesuar te jem e fshehur, kam mesuar t’i jap poezise zerin e saj, jo timin – pra pavaresisht se mund te jem duke shkruar per nje pervoje personale, poezia me ndihmon qe t’i jap kendveshtrimin e gjere, shoqeror dhe keshtu ajo pjese e imja, behet pjese e lexuesit dhe lexuesi mendon per veten, jo per mua.

    7) duke qene se ka shume qe shkruajne poezi, a ju deshperon kjo, duke patur parasysh faktin se perzgjedhja behet me e eger?
    Nuk me deshperon aspak fakti qe shume shkruajne poezi. E vetmja gje qe me deshperon eshte cilesia e ulet. Mendoj se poezia meriton shume me teper sesa shperthimet e momentit. Meriton kohe dhe perkushtim shume te gjate dhe te vazhdueshem.

    8) po perhapen me shpejtesi librat elektronike, cilet preferoni, ata apo librat me flete? pse?
    Kam qene skeptike e librave elektronike, deri ne momentin qe po perdor Kindle. Kam lexuar disa libra ne Kindle dhe jam “konvertuar”. Me pelqen shume ideja e librave elektronike. Mundesia per te pasur librarine gjithmone me vete eshte dicka teper ekstravagante dhe e bukur.

    9) cdo artist ben gjera qe jo vetem te kenaqe te tjeret por mbi te gjitha shkruan per ndjesite, perceptmet e boten e tij, eshte e pashmangshme, por kjo shpesh ben qe ai te bjere si shatervani qe qarkullon ujin e tij... si ia beni ta tejkaloni vetveten
    Lexoj shume, sa me shume te jete e mundur. Per mendimin tim, gjithcka eshte ceshtje perspektive. Nese dikush e mendon poezine si nje oktagon, mund te shfrytezoje 8 kendet e ndryshme per te dhene 8 kendveshtrime te ndryshme te te njejtes situate... ajo qe eshte e bukur, eshte se poezia te jep gjithmone mundesine te shohesh ne shume drejtime dhe keshtu, gjithe c’duhet eshte kembengulja dhe perkushtimi - une e shoh veten si nje lume, ku uji nuk rrjedh dy here :) dhe jo si shatervan.
  • Manyllka Aida Bode Z. Dhimiter, faleminderit per urimin. Persa i perket pyetjes, mendoj se reagimi eshte i dyfishte. Shpirti sheh pertej fakteve, eshte ajo pjese e jona qe na drejton te besojme te padukshmen, te perqafojme intuiten dhe te ndjekim qellimin apo situatat ne nje nivel pertej fakteve. Por patjeter jemi njerez qe analizojme dhe llogjikosim dhe keshtu qe na duhet te bejme here pas here pakt mes mendjes dhe shpirtit ne menyre qe te gjejme rrugen apo zgjidhjen qe mund te perqafojme pa ngurim.
  • Poezia Shqipe Poezia është femër sipas jush? Në ç'stad qëndron ajo aktualisht në krijimtarinë tuaj?
    Ka një periudhë kohe ku ndiheni e mbushur me frymëzim, apo çdo stinë është muzë për ju?
    - Koha e shuan pasionin.Ç’e zëvendëson atë një element rezistues ndaj kohës?
    - Një femër dhe një mashkull duhet të jenë të ndryshëm që të funksionojë marrëdhënia, apo përkundrazi të kenë pika të forta të përbashkëta?
    - Ekziston një mendim, sipas të cilit një burrë nuk mund ta njohë deri në fund natyrën, karakterin, shpirtin e gruas? E kundërshtoni?
    - Në formë postulate ç’është një burrë për ju?
    - Ç’duhet të ketë një mashkull që të tërheqë vëmendjen tuaj? Përvoja juaj ç’ofron? Si jeni njohur, ku?
  • Poezia Shqipe Kam pergatititur nje grumbull pyetjesh enkas per ty:

    1. Ju pelqen emri juaj , cili mendon se te shkon me shume ?

    2. Sa here ne dite shiheni ne pasqyre ?

    3. Mendoni se pasqyra eshte shpikje e keqe, sepse shohim transformimin tone ?

    4. Si femije me cka ju karakterizonin te tjeret ? Po tani ?

    5.Libri qe e keni adhuruar si femije ?

    6. Libri i mbresave te medha ?

    7. Personazhi i librit qe i keni thene “ ky jam une “?

    8. Cili eshte udhëtimi me i gjate qe keni bere ?

    9. Destinacioni me i preferuar ?

    10. Vendi qe e keni enderr ta shihni ?

    11. Motoja jote e jetes ?

    12. Premtimi me i madh qe keni bere ?

    13. Genjeshtra me e madhe ?

    14. Raporti i juaj me faljen dhe gabimet, sa me sa jeni ?

    15. Cila shpikje mendoni se i mungon njerezimit ?

    16. Cili akrep i ores je , i sekondave, i oreve , apo vonohesh gjithmonë ?

    17. Cka urren me shume ?

    18. Ngjyra qe pelqen ?

    19. Me cka qeshesh me shume ?

    20. Deshiron te jesh nje Benazir Buto ne Pakistan apo Hillari Klinton ne Amerike ?

    21. Perralla e gjyshes ?

    22. Keshilla e gjyshit ?

    23. Trauma e jetes ?

    24. Verberia apo handikapi te tmerron ?

    25. Pasuria apo dituria te lumturon ?

    26. Shenja e horoskopit qe e ke frike ?

    27. Nese Zoti do te kishte lene ne dore 20 sekonda , cfare do te ndryshoje ne bote ?

    28. Cila dashuri eshte e pakompromis ?

    29. Per ke do te beje sakrificen me te madhe ?

    30. Sa jeni njeri i befasirave ? 

    31. Besoni ne përtejbote ?

    32. Cila eshte humbja me e madhe ?

    33. Arritja me e madhe ?

    34. Çka paraqet për ty rrezik ?

    35. Sa e jetoni çastin ?

    36. Pengu i jetës ?

    37. Titulli i librit ose filmit te jetes se juaj cili do te ishte ?

    38. Çka ju bën te veçante tek te tjerët ?

    39. Sa e njihni veten nga 1-shi deri te 10- ta ?

    40. Besoni se jeta mund te ju bej dhe vrasëse aksidentalisht ?

    41. Jeni optimiste apo pesimiste ?

    42. Cka nuk pëlqeni te vetja ? 

    43. Me cilen fjale me shpesh e qortoni vetveten ? 

    44. Cila eshte kenga qe e kendoni kur beni dush ?

    45. Ne ring me jeten , ju ka goditur ajo me shume apo ju ate ?

    46. Me me qejf do e ndihmonit nje foshnje te porsalindur apo nje plak ?

    47. “ Kush jam une ?“ ia beni shpesh vetes kete pyetja ne rastet kur veprimet dallojne nga mendimet ? 

    48. Çdo te thotë për ju dështim ? 

    49. Me shume e doni harresen apo kujtimet ? 

    50. Pika juaj e dobet ?
  • Manyllka Aida Bode 1) Poezia është femër sipas jush? – Jo, absolutisht. E kam shpjeguar me lart. Ajo tejkalon gjinine. Eshte hyjni.

    2) Në ç'stad qëndron ajo aktualisht në krijimtarinë tuaj?
    Cdo krijues eshte gjithmone ne rritje. Asnjehere nuk arrin kulmin. Krijuesi eshte ne lufte me veten per te arritur gjithmone dicka te panjohur.

    3) Ka një periudhë kohe ku ndiheni e mbushur me frymëzim, apo çdo stinë është muzë për ju?
    Une ngacmohem nga elemente te jashtem dhe te brendshem dhe nganjehere i ngacmoj elementet vete ne menyre te vullnetshme. Krijimtaria eshte pune, jo thjesht frymezim.

    4) Koha e shuan pasionin.Ç’e zëvendëson atë një element rezistues ndaj kohës?
    Nese imagjinoni nje ore gote me rere, mund te kuptohet se ne fakt koha riqarkullon vetveten dhe gjithe c’perban. Pasioni nuk shuhet nga koha, por nga vete njerezit.

    5) Një femër dhe një mashkull duhet të jenë të ndryshëm që të funksionojë marrëdhënia, apo përkundrazi të kenë pika të forta të përbashkëta?
    Kjo eshte pyetje qe nuk me duket se ka te beje me krijimtarine. Nje psikologe do mund te pergjigjej me mire. Per momentin jam krijuese poete dhe prozatore, asgje me teper.

    6) Ekziston një mendim, sipas të cilit një burrë nuk mund ta njohë deri në fund natyrën, karakterin, shpirtin e gruas? E kundërshtoni?
    Askush nuk mund te njohe gruan apo dhe e kunderta, nje grua burrin. Jemi krijuar qe te njohim veten cdo dite, dhe po keshtu dhe njerezit qe na rrethojne. 

    7) Në formë postulate ç’është një burrë për ju?
    Burri eshte baba, vella, gjysh, shok, i dashur, bashkeshort, mbeshtetje, bashkeluftetar... etj.

    8 ) Ç’duhet të ketë një mashkull që të tërheqë vëmendjen tuaj? Përvoja juaj ç’ofron? Si jeni njohur, ku?
    Mua vemendja nuk me terhiqet nga mashkulli, por nga njeriu qe ekziston brenda cdokujt.
  • Manyllka Aida Bode Poezia Shqipe - ju falenderoj shume per pyetjet :)
  • Botimet Shqiptare Mysafiret pararendes kane bere portretet e tyre ne 36 shkronjat e alfabetit dhe me duket se eshte pjese interesante e intervistes,qe botohet edhe ndaras,prandaj do donim edhe nje portret Tuajin ne 36 shkronja.Si shembull mund te shikosh se si jane pergjigjur mysafiret pararendes.
  • Mirela Petalli Kapaj Si e shikon letersine shqiptare ne raport me ate amerikane? Sa e rendesishme eshte te ruhet forma dhe permbajtja ne perkthim? Te shkruash shqip dhe te shkruash anglisht, cfare do te thote per ty?
  • Manyllka Aida Bode Faleminderit per pyetjet, Poezia Shqipe

    1. Ju pelqen emri juaj , cili mendon se te shkon me shume ?
    Po, me pelqen shume.

    2. Sa here ne dite shiheni ne pasqyre ?
    Dy here, nje here ne mengjes, dhe nje here ne darke.

    3. Mendoni se pasqyra eshte shpikje e keqe, sepse shohim transformimin tone ?
    Jo. Personalisht nuk i besoj pasqyres pasi gjithcka reflektohet perseprapsi .

    4. Si femije me cka ju karakterizonin te tjeret ? Po tani ?
    Kur isha e vogel, i kisha te shkurtra floket dhe me therrisnin “Xhoana e Dik Sheltonit”. (Nuk e di nese ju kujtohet filmi Shigjeta e Zeze)

    5.Libri qe e keni adhuruar si femije ?
    Shigjeta e Zeze

    6. Libri i mbresave te medha ?
    “Dashuria ne koherat e koleres”
    7. Personazhi i librit qe i keni thene “ ky jam une “?
    Nuk e kam shkruar akoma ate personazh. :)

    8. Cili eshte udhëtimi me i gjate qe keni bere ?
    Selanik – Patmos (udhetim me anije – 19 ore)
    9. Destinacioni me i preferuar ?
    Toronto, Kanada
    10. Vendi qe e keni enderr ta shihni ?
    Te rikthehem ne Patmos
    11. Motoja jote e jetes ?
    Vertetesia ndaj vetes
    12. Premtimi me i madh qe keni bere ?
    Martesa
    13. Genjeshtra me e madhe ?
    Nuk thuhet :)
    14. Raporti i juaj me faljen dhe gabimet, sa me sa jeni ?
    Falja fiton gjithmone.
    15. Cila shpikje mendoni se i mungon njerezimit ?
    Liria
    16. Cili akrep i ores je , i sekondave, i oreve , apo vonohesh gjithmonë ?
    Varet nga takimi.
    17. Cka urren me shume ?
    Mosmirenjohjen.
    18. Ngjyra qe pelqen ?
    E kuqja
    19. Me cka qeshesh me shume ?
    Me shakate e mia (haha)
    20. Deshiron te jesh nje Benazir Buto ne Pakistan apo Hillari Klinton ne Amerike ?
    Asnjera.
    21. Perralla e gjyshes ?
    Luani dhe miu
    22. Keshilla e gjyshit ?
    Mos ki frike.
    23. Trauma e jetes ?
    Humbja e mamase.
    24. Verberia apo handikapi te tmerron ?
    Te dyja.
    25. Pasuria apo dituria te lumturon ?
    Dituria.
    26. Shenja e horoskopit qe e ke frike ?
    Asnjera
    27. Nese Zoti do te kishte lene ne dore 20 sekonda , cfare do te ndryshoje ne bote ?
    Asgje.
    28. Cila dashuri eshte e pakompromis ?
    prind-femije
    29. Per ke do te beje sakrificen me te madhe ?
    Per femijet.
    30. Sa jeni njeri i befasirave ? 
    Tere kohen befasoj – femijet e mi jane gjithmone ne maje te gishtave duke pritur rrengjet e mia.
    31. Besoni ne përtejbote ?
    Po
    32. Cila eshte humbja me e madhe ?
    Asgje nuk humb.
    33. Arritja me e madhe ?
    Kembengulja dhe durimi
    34. Çka paraqet për ty rrezik ?
    Genjeshtra
    35. Sa e jetoni çastin ?
    Sa here s’jam ne fejsbuk.
    36. Pengu i jetës ?
    Nuk kam
    37. Titulli i librit ose filmit te jetes se juaj cili do te ishte ?
    Do ndryshonte perdite – do te ishte status.
    38. Çka ju bën te veçante tek te tjerët ?
    Jam vetvetja.
    39. Sa e njihni veten nga 1-shi deri te 10- ta ?
    Nuk mendoj se njeriu e njeh veten, por e beson. E besoj 10.
    40. Besoni se jeta mund te ju bej dhe vrasëse aksidentalisht ?
    Shkaqet klinike (semundje te trurit) do te ishin e vetmja mundesi.
    41. Jeni optimiste apo pesimiste ?
    Optimiste.
    42. Cka nuk pëlqeni te vetja ? 
    E verteta.
    43. Me cilen fjale me shpesh e qortoni vetveten ? 
    Rregulloje.
    44. Cila eshte kenga qe e kendoni kur beni dush ?
    Potpuri kengesh.
    45. Ne ring me jeten , ju ka goditur ajo me shume apo ju ate ?
    Me jeten dal shetitje ne breg te detit dhe nganjehere gjuhemi me rere, e verboj ose me verbon, por nuk vritemi.
    46. Me me qejf do e ndihmonit nje foshnje te porsalindur apo nje plak ?
    Te dy.
    47. “ Kush jam une ?“ ia beni shpesh vetes kete pyetja ne rastet kur veprimet dallojne nga mendimet ? 
    Nuk besoj se jam ndodhur ndonjehere ne pozite te tille. Mendoj se pyetja “Kush jam une” nuk ka rendesi pasi eshte kryer dicka, por para se te kryet.
    48. Çdo te thotë për ju dështim ? 
    Dorezimi eshte deshtim.
    49. Me shume e doni harresen apo kujtimet ? 
    Kujtimet.
    50. Pika juaj e dobet ?
    Nuk thuhet :)
  • Manyllka Aida Bode Portreti im në 36 sh.kronjat e alfabetit shqip

    A- Aida – ajo qe kthehet – ky eshte kuptimi i emrit.

    B- Bukuri ne gjithcka

    C – cicerima jane qeshjet e femijeve

    D – drita – mund te na verboje dhe mund te na tregoje dhe rrugen.

    DH – dhembshuria eshte fjala e dashurise

    E – ere – gjithmone ne levizje dhe gjithmone e fresket, e riperterire

    E: - eshte – koha e tashme e gjithckaje qe na rrethon

    F – femije, brendia e gjithkujt prej nesh.

    G – gezimi qe na jep cdo dite me mundesite qe na ofron, madje dhe me ato te pamundshmet.

    GJ – gjalleri – jemi te gjalle.

    H – hapesira eshte elementi me i fizik dhe me natyral i lirise.

    I – ishte – koha e shkuar nga e cila vetem mund te mesojme si te shohim perpara.

    J – jam – dhurate nga Perendia

    K – Kam – gjithmone te pasur, asnjehere te varfer.

    L – lindja eshte fillesa e drites.

    LL – llambe – uroj qe te gjithe ta kene gjithmone te ndricuar llamben e shpirtit.

    M – mirenjohje – ushqimi i perditshmerise.

    N – nata – vendi ku gjendet paqja.

    NJ – njesim me cdo virtyt.

    P – perkushtimi eshte menyra nepermjet te ciles jeton gjithcka, madje dhe dashuria.

    O – oret jane shoqerueset e jetes dhe te vetmet qe mbajne shpaten e akrepave mbi cdo zgjedhje tonen.

    Q – qartesi – sa e domosdoshme qe eshte.

    R – rete e bardha ne qiell te paster – dhurate per clodhje

    RR – rreth... simboli i perjetesise

    S – sepse – fjale qe s’duhet te ekzistoje.

    Sh – shprese, gjithmone fryma e fundit.

    T – Teresi c’ka te gjithe kerkojme ne jete.

    TH – Thellesi... nganjehere e mbivleresuar

    U – Uje me shume se gjysma e trupit.

    V – vendimi dhe perditshmeria, cift i pandashem.

    XH – Xhixhile – e paharrueshme.

    Y – yll... mahnitja ime.

    Z – zeri i dashurise nuk lodh asnjehere

    ZH – zhvillim gjithmone, asnjehere plakje.
  • Manyllka Aida Bode Mirela te falenderoj shume per pyetjet e mprehta.
    Atehere: 1) Si e shikon letersine shqiptare ne raport me ate amerikane? 
    E dashur Mirela, mendoj se per momentin ky eshte nje raport teper i veshtire per t’u percaktuar. Veshtiresia vjen se pari nga fakti qe letersia shqiptare po vazhdon te tranzitoje dhe po perpiqet te gjeje veten jashte kufijve te realizmit komunist. Letersia amerikane nuk ka perjetuar ndonjehere nje kufizim apo nje ndrydhje te tille. Mendoj se letersia shqiptare ka rruge te gjate per te bere derisa te gjeje vetveten, origjinalitetin dhe personalitetin e saj.

    Sa e rendesishme eshte te ruhet forma dhe permbajtja ne perkthim? 
    Per mendimin tim, perkthimi behet ne tre fronte, ne forme (tek e cila perfshihet dhe rritmi), permbajtje dhe ne fjale. Mungesa ne cilindo nga keto elemente e ben perkthimin te paplote, pertac dhe te pacilesishem. Askush nuk mund te justifikohet me mungesat me pretekstet e pershtatjes. Perkthimi nuk eshte pershtatje, por shqiperim. Perkthimi ka per qellim te zgjeroje diapazonin e nje shkrimtari, ka pergjegjesine e dhenies te zerit te nje vepre ne nje gjuhe te caktuar. Nese mungojne elementet e lartpermendur, ai krijues nuk flet ne ate gjuhe, por thjesht flet percart.

    Te shkruash shqip dhe te shkruash anglisht, cfare do te thote per ty?
    Shqipja dhe Anglishtja jane zera te shpirtit tim. Une mbaj mend dhe sot fjalet e para qe kam mesuar ne anglisht, mbaj mend komunikimin e pare qe kam pasur mundesine te kem, mbaj mend poezite e para qe kam shkruar, lutjet e para qe kam peshperitur dhe lojrat qe gjyshi me bente kur isha e vogel. Te dyja gjuhet jane pjese e imja e pandashme. I dua dhe i respektoj ne menyren me te thelle.
  • Botimet Shqiptare DYMBËDHJETË FRYMË
    Poezi nga Aida Bode

    Mutacion

    Kam vdekur.
    S’i sheh gjithë ato
    qeliza të ngordhura
    lëkura ka lëshuar
    në duart e tua?
    Gjithë ç’ke nga unë
    është aty – vdekje,
    asgjë më shumë.

    Zonja e Artë

    Në Korçë vjeshta hyn që nga Parku Rinia
    në qafë ka parfum pishash,
    përkunded me hiret e Moravës
    puthet me bliret që vdesin
    dhe këndon me zërin e guguçeve
    që përcjellin lejlekët në mërgim,
    prish takat mbi kalldrëme,
    dëgjon plakat që bisedojnë në oborr
    dhe bën gjoja sikur fshin
    ndërsa përgjon dyert që hapen e mbyllen.
    Në Korçë vjeshta vishet me gjethe
    serenatash që bien nga dritare të mbyllura,
    struket qosheve të errëta të rrugicave
    dhe pret të fshehë dashnorët
    tek vijnë të ngrohen me frymët e njëri-tjetrit

    I panjohuri

    Ai kujton të dashurat e vjetra
    dhe përpiqet t’i formojë të plota,
    në imazhe të rastësishme.
    Krahët i kujtojnë një balerinë,
    gjoksi një komshie që
    iu dha fshehtasi në errësirë,
    shalët një vizitore në shtëpinë e gjyshes
    e vithet një shoqe harruar në adoleshencë
    vetëm qafa, buzët, sytë dhe flokët
    s’i kujtonin askënd,
    kështu ai jetonte gjithë të kaluarën
    me fytyrën e së tashmes

    Dymbëdhjetë frymë
    U zbeh hëna, u bë Janar
    Hyjnitë kishin ftohtë dhe
    u mbështollën me Shkurt…

    Zgjata dorën të kapja erën,
    ajo më dha Marsin

    Filloi të bjerë Prill, i ujshëm, i rrëmbyeshëm,
    i papërmbajtshëm për gjelbërim.

    Maji mbante vesh që prapa hënës,
    aty ruante errësirën me sekretet e heshtjeve.

    Afërdita ishte me barrë, nuk rënkoi,
    por buzëqeshi dhe lindi Qershorin.

    Korriku u deh në Egje,
    ndërsa unë pashë Apokalipsin…

    Gushti fle me mua
    dhe yjet nuk i lë të bien

    Patat morën Shtatorin
    dhe u nisën drejt jugut

    Tetori mbajti frymën
    dhe ajri u bë i purpurt…

    Eja Dionis, eja më sill
    Nëntorin të zgjoj të dashurin

    Ç’i duhet urtësia Athinasë,
    kur ajo stoliset me Dhjetor?

    Ying dhe Yang
    në qoshe të derës
    një enë me ujë të shenjtë,
    bekova pasigurinë
    ndërsa monedhen e mëkatit
    ia dhashe Çezarit
    që priste si lypsar
    në shkallët e kishës.
    Udhëtime
    Nuk ka rrugë të drejta,
    dhe dritës i duhet të përthyhet,
    nuk ka as rreth të përsosur,
    hëna lodhet pas një nate plotësie
    E vërteta nuk bën udhëtime të gjata,
    ajo fillon dhe mbaron me çdo
    rrahje zemre.

    Përsosmëri

    Ti je më i bukur se mëngjesi
    i së shtunës, më i dashur
    se kafeja e mbasdites dhe
    më i ëmbël se vallëzimi i Hirushes
    me princin para se ora të binte 12.

    Një natë në Itakë

    shiu varet nga retë
    si fill i shprishur
    nga një cohë e vjeter,

    unë mendoj Penelopën
    dhe kuptoj që shiu
    s’është gjë tjetër veçse
    një shpërbërje penjsh
    thurrur për të shtyrë kohën…
  • Botimet Shqiptare Cila ka qenë kritika e parë që ju është bërë, me ç’rast dhe si e keni pritur ?
    A e ka kushtëzuar krijimtarinë tuaj sadopak kritika?
    Si do ta përshkruanit rolin e kritikës sot në krijimtarinë e një shkrimtari?
    Ka një qortim për kritikën se ajo nuk e luan plotësisht rolin e duhur për afirmimin e shkrimtarëve të rinj. Mendimi juaj ?
    A ka përgjegjësi kritika në mosafirmimin ose afirmimin e vonuar të shkrimtarëve shqiptarë?
    Floberi ka thënë se kritiku është ai që zgjedh rolin e spiunit në kohë lufte, ngaqë s’ka guxim të luftojë. Si do ta komentonit këtë shprehje?
  • Bibliotekat Shqiptare Pyetje nga Pyetesori I Prustit:
    Çfarë është lumturia absolute për ju?
    Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
    Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
    Tipari kryesor i karakterit tuaj?
    Defekti juaj kryesor?
    Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?
    Hera e fundit që u përlotët?
    Me cilat personalitete historike identifikoheni më
    shumë?
    Udhëtimi juaj i preferuar?
    Shkrimtarët tuaj më të dashur?
    Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një burrë?
    Tek një grua?
    Kompozitori juaj i preferuar?
    Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
    Ngjyra juaj e preferuar?
    Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
    Pija juaj e preferuar?
    Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
    Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
    Frika juaj më e madhe?
    Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
    Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
    Cila është motoja juaj?
    Si do të dëshironit të vdisnit?
    Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t'i thoshit?
    Në çfarë gjendje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?
  • Manyllka Aida Bode Cila ka qenë kritika e parë që ju është bërë, me ç’rast dhe si e keni pritur ?
    Pershendetje dhe faleminderit dhe nje here. Une kam shkruar qe ne moshe te vogel dhe kritika e pare qe kam marre ka qene inkurajimi nga profesori i letersise ne gjimnaz. Gjithesesi, ne nivel profesional, kritika e pare e mirfillte qe konsideroj eshte ajo e poetit anglez Luke Prater. Une shkruaj ne anglisht dhe shkrime te miat kam paraqitur ne nje grup poetesh anglisht-shkrues. Aty kam marre kritiken qe me ka ndihmuar te permiresoj artin tim dhe te jem objektive karshi vepres sime. 

    A e ka kushtëzuar krijimtarinë tuaj sadopak kritika?
    Per mendimin tim kritika eshte si puna e kujdesit qe kushtojme karshi nje bime. I japim diell, ose e leme ne hije, e ujisim, apo jo sipas nevojes se bimes – dhe shpesh here duhet te germojme dheun dhe te krasitim degezime dhe gjethe te thata qe prishin jeten e gjithe bimes. Kritika eshte shume e rendesishme per mua persa kohe qe jepet ne menyre ndertuese dhe qe ndihmon artin dhe nuk behet si sulm per te ulur apo superlativuar krijuesin. Kritika pra, duhet te jepet per vepren, jo krijuesin ne menyre qe te permiresohet dhe lartesohet arti. E perjetoj kritiken me miqte e mi anglishtfoles dhe me ka ndihmuar jashte mase shume te rritem dhe te permiresohem ne artin tim.

    Si do ta përshkruanit rolin e kritikës sot në krijimtarinë e një shkrimtari?
    Sic permenda dhe ne pyetja e mesiperme, per artin kritika krijon kushtet qe i japin krijuesit objektivitetin e duhur per te pare vepren pa anesi dhe me qellim permiresimi. Per mendimin tim ne krijimtarine e artisteve shqiptare kjo kritike eshte pa rol dhe thuajse e paperfillshme. Mendoj se nuk kemi ne arenen shqiptare kritike te nje niveli qe ndihmon vepren. Ne arenen e letersise shqiptare kritika eshte nje nder mes miqsh, dhe asgje me teper.

    Ka një qortim për kritikën se ajo nuk e luan plotësisht rolin e duhur për afirmimin e shkrimtarëve të rinj. Mendimi juaj ?
    Mendoj se kritika nuk luan rol per shkak se nuk ekziston ne formen qe duhet te ekzistoje per te pasur efikasitet. Keshtu, une shoh qe sot lartesohen krijues medioker, nderkohe qe krijues te talentuar dhe qe punojne me artin e tyre mbeten te paafirmuar dhe nuk inkurajohen. Patjeter qe kjo eshte e llogjikshme pasi asnje medioker nuk do deshironte lartesimin e artit te vertete, por te artit te pavlere qe ata krijojne.

    A ka përgjegjësi kritika në mosafirmimin ose afirmimin e vonuar të shkrimtarëve shqiptarë?
    Mendoj se kritika nuk duhet mbivleresuar pasi ne rastin konkret, te shkrimtareve shqiptare, vete kritika nuk eshte e afirmuar.

    Floberi ka thënë se kritiku është ai që zgjedh rolin e spiunit në kohë lufte, ngaqë s’ka guxim të luftojë. Si do ta komentonit këtë shprehje?
    Mendoj se Floberi e ka pasur kete percaktim per pseudo-kritiket. Mendimi im eshte se kjo ka te beje me nivelin e kritikeve. Nje kritik qe nuk ka njohurite e duhura ne artin per te cilin kritikon, patjeter qe eshte i nivelit te spiunit. Ndersa, nje kritik qe ka njohurite e duhura dhe ka per qellim permiresimin e artit, patjeter qe nuk eshte nje spiun, perkunderazi eshte nje “luftetar”qe ndihmon krijuesin te gjeje me te miren e vetes. Mund te jap shembull konkret te miqve te mi kritike, me te cilet ndaj vazhdimisht shkrime te miat dhe me japin keshilla shume te dobishme per artin tim. Keshtu pra, kritika nuk duhet te kerkoje lartesimin e vetes, por te artit.
  • Silva Çomora like si paradhenie...neser do ta lexoj me shume kenaqesi ♥
  • Manyllka Aida Bode Silva shume, shume!
  • Arben Imeri Librat e tu, mi dhuroi LBM nè Tiranè...dhe pèr tè sjellè ato, lashè shishen me raki Skrapari...nuk mè lejohej shumè peshè nè valixhe...
  • Manyllka Aida Bode te kam borxh nje shishe raki Skrapari dmth - pa merak fare... :) (po shpresoj te dehesh me poezite :D )
  • Arben Imeri ...jam i sinqertè...diçka kam lexuar, por jo me shumè vèmèndje... punè kohe, pèrqèndrimi...fb-u...
  • Herman Cuka Zeka Urime dhe suksese te metejshme Aida !!
  • Manyllka Aida Bode Pyetje nga Pyetesori I Prustit:
    Pershendetje Bibliotekat Shqiptare dhe faleminderit per pyetjet

    Çfarë është lumturia absolute për ju?
    Zgjimi ne mengjes dhe mbyllja e syve ne darke jane lumturia absolute.

    Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
    Miresia e Zotit.

    Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
    15 minuta perpara.

    Tipari kryesor i karakterit tuaj?
    E vertete.

    Defekti juaj kryesor?
    E vertete.

    Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?
    Te vertetave.

    Hera e fundit që u përlotët?
    S’e mbaj mend

    Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?
    S’e kam menduar ndonjehere.

    Udhëtimi juaj i preferuar?
    Mjaft qe te shkoj diku me pushime – dhe udhetimi behet i preferuar.

    Shkrimtarët tuaj më të dashur?
    Ismail Kadare, Gustav Flober, Leo Tolstoi, Artur Golden, J.K. Rowling, Sarah Tisdejl, Orhan Pamuk... etj

    Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një burrë?
    Durimi.

    Tek një grua?
    Durimi.

    Kompozitori juaj i preferuar?
    Hans Zimmer

    Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
    Shume.

    Ngjyra juaj e preferuar?
    E kuqja.

    Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
    Kembenguljen

    Pija juaj e preferuar?
    Vera e kuqe.

    Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
    Dorezimi.

    Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
    Mosmirenjohjen.

    Frika juaj më e madhe?
    Heshtja

    Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
    Ne heshtje

    Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
    Jo.

    Cila është motoja juaj?
    Kembengluje.

    Si do të dëshironit të vdisnit?
    Ne krahet e njerezve qe dua dhe me duan.

    Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t'i thoshit?
    Qe e dua.

    Në çfarë gjendje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?
    Mirenjohje.
  • Vaid Hyzoti Me sa lexoj me lart, me duket se vertete e njoh Aiden.Poezite, te shumtat prej tyre, jane me gjetje e trajtim te mrekullueshem, si ne metaforen e pare dhe ne rendjen metaforike per percjelljen kuptimore artistike.Ndersa proza (e kam lexuar kete roman kur e botoi "Kuvendi" ne Michigan, ka rrjedhshmeri dhe logjike artistike. Aioda maturohet cdo dite ne krijimet e saj. E uroj per krijime me te miora e me te bukura...
  • Klodian Kojashi suksese Aida, lexoj shpesh krijimet e tua dhe ndjehem mire, mbase kjo asht ajo qe kerkoj, nje ndjesi. urime, te shkofte mbare
  • Manyllka Aida Bode Klodian, faleminderit :) ndjesia e mire eshte nje vleresim natyral dhe c'ka nje krijues shpreson nga lexuesit - qe ky vleresim vjen nga ty, ka akoma dhe me teper vlere.
  • Enkeleda Ristani Urime kam edhe une per ty,Aide.Kolanes se emrave qe ua dua poezine,i eshte shtuar edhe emri yt.Mirenjohje per ndijesite e bukura qe me fal!
  • Manyllka Aida Bode Shume e dashur Enkeleda - kur vleresimet jepen nga poete dhe krijues qe i vleresoj dhe nga te cilet mesoj, me gezojne jashte mase, por dhe me bejne te mendoj qe me duhet vazhdimisht te punoj dhe te permiresoj artin tim. Faleminderit shume. 
  • Zef Preci Suksese te metejshme Aida.
    Te kenaqet shpirti kur shikon krijimtar te ri,artdashes dhe krijues te artit poetik si ju.Dhe njeher pergezimet e mia
  • Naim Berisha Suksese Aida!
  • Manyllka Aida Bode Ju falenderoj, Z. Preci.
  • Manyllka Aida Bode Shume faleminderit, Z. Berisha.
  • Zef Preci Shpresoj te lexoj sa me shpejt librin tuan te ri,pasi na lidh poezia ne shkrim dhe lexim
  • Manyllka Aida Bode Ju jam mirenjohese te gjitheve per miresine tuaj :)
  • Erieta Koliqi Gajtani Aida, me mrekullove...qava me tregimin....mikja ime e mire sa e talentuar je...Do ta gjej librin...te perqafoj shkrimtarja ime..
  • Manyllka Aida Bode Eri...te dua shume per artin qe ti mban ne cdo qelize te trupit dhe shpirtit tend :)
  • Erieta Koliqi Gajtani Rrofsh zemer, provova ta tagia te profili im, shkrimin, por s.me lejoheshe....e kam nder qe te kam mike :)
  • Albana Subashi Aide e dashur ! Tek lexon te shkruarat e tua ndjen se jeta gelon vrrullshem...ne te dyja gjinite,proze e poezi ,je e mrekullueshme njelloj,kaq origjinale dhe ndjesore.Shperfaq bukur gjithe ate energji pozitive ,qe mbart brenda vehtes,gjithe ate sinqeri...See More
  • Toni Santana Murillo I love your face elegant and beauty expresion ....
  • Manyllka Aida Bode Albana, fjalet e tua me gezojne jashte mase shume. Faleminderit :)
  • Lediana Stillo Aida, urimet e mia me te mira per te dyja botimet! Te uroj cdo te mire ne cdo fushe te jetes..
  • Silva Çomora E dashurAida ....sic te shkruajta dite me pare kete here ne librari s'do kem nevoje per ndihmen e assistentes pasi e gjej vete autoren e preferuar..... per autografin me duhet te pres pero'...Pergezime e suksese !!!
  • Manyllka Aida Bode 

Google+ Followers