Çelentano, si e nisi karrierën si komik për tu bërë miti i Italisë


Kantautori, aktori, drejtuesi televiziv italian që ka bërë famë ndërkombëtare, është cilësuar miti i historisë muzikore. Shumë shpesh edhe autorë të ndryshëm, fal karrierës 50 vjeçare dhe sukseseve, e kanë konsideruar një shenjtor të muzikës italiane, duke mos harruar edhe faktin se quhej Elvis Presley italian. Ky artist është bërë një emblemë dhe ikonë e shoqërisë italiane të periudhës pas luftës së dytë. Është një ndër këngëtarët e pakët italianë, që ka arritur të shes rreth 100 milionë disqe në mbarë botën. Nuk duhet lënë mënjanë edhe temat që trajton në këngët e tij, ku së bashku me muzikën e mrekullueshme të magjepsin dhe të bëjnë të mendosh se këngë të tilla jo vetëm që nuk përsëriten kurrë në epokën muzikore, por edhe nuk fshihen lehtë nga pentagramet e saj. Një zë i ëmbël, një tingull melodioz, fjalët më magjepsëse që ekzistojnë në këtë botë bashkojnë epokat e ndryshme kohore dhe sjellin përmes mikrofonit të vetmin qëllim. Me pak fjalë mund të përshkruhet artist i paarrirë.

Biografia

Një ndër meritat që i akordohen, është fakti i të qenit i pari muzikant italian që arriti të kuptonte se diçka në botën e muzikës, po ndryshonte. Ishin vitet kur nga Amerika mbërrinte një tip i ri muzikor, i shfrenuar dhe me një mesazh të rëndësishëm sidomos për të rinjtë e atëhershëm: Celentano kuptoi se ajo ishte muzika e tij dhe nga viti 1955 filloi të njihte kontekstin rok duke ndjekur spektaklet e Ghigo Agosti. Me origjinë pulieze, filloi të interpretonte si komik dhe imitues në kabaretë milaneze, më pas debutoi zyrtarisht si këngëtar në pallatin e Ghiaccio në Milano në rrjedhën e Festivalit të parë të Rock And Roll. Më pas i mjaftuan vetëm tre ose katër xhiro për t’u transformuar në protagonistin më të adhuruar (dhe shpesh edhe më të kritikuar) të muzikës italiane. Tepër i njohur si “rocker”, në vazhdimësi interpreton këngë, të cilat i shoqëronte me vallëzim (muzika soul, tango, vals, shimmy) dhe më pas me të njëjtin sukses i dedikohet edhe kinemasë, në fillim si regjisor (Super rapina a Milano), më pas edhe si interpretues (Serafino, 1968, të P. Germi), duke zbuluar përpara makinës së xhirimeve një dhunti komike.

Hapat e parë me Rock Boys

Adriano ka lindur në Milano, në rrugën numër 14 të Gluck. Origjina e prindërve të tij ishte pulieze, dhe u transferuan në veri për punë, në Milano. Adriano kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën, duke u transferuar me familjen në vitin 1951 në rrugën Correnti; u largua nga shkolla për t’iu përkushtuar punëve të ndryshme, e fundit dhe më e adhuruara për të ishte orëndreqësi. Në të njëjtën periudhë filloi të interesohej për muzikën, në mënyrë të veçantë për rock’n'roll, si edhe shumë të rinj italian, filloi të njihte në 1955 me mbërritjen në Itali të filmit Blackboard Jungle, në kolonën zanore ndodhej një këngë e titulluar ‘Rock around the clock’, e kënduar nga një këngëtare e panjohur atë kohë në Itali, Bill Haley dhe që nga ai moment (si shumë të rinj të tjerë), Celentano dëshironte të bëhej edhe ai një këngëtar i rock’n'roll. Pas kësaj kohe formon grupin ‘Rock Boys’, i përbërë nga katër miqtë e tij, tre vëllezërit Ratti në bateri, bas dhe kitare si dhe Ico Cerruti në kitare të dytë, është një grup që pasi kishin përgatitur disa këngë të rock’n'roll amerikan (kur Celentano, nuk dinte anglishten, ndërronte fjalët) Rock Boys interpretojnë në vitin 1956 në Ancora, lokal i Milanos, duke u transferuar në vende të tjera në Milano. Ndër të tjera grupit Rock Boys iu shtua një pjesëtar i ri: Enzo Jannacci, Celentano njohu edhe balerinin Alberto Longoni, që interpretonte me emrin e artit të Torquato il Molleggiato (vitet pasuese u njoh me emrin Jack La Cayenne), dhe shpesh herë e merrte me vete gjatë interpretimeve, një ditë Longoni nuk u paraqit në spektakël, sepse ishte bllokuar nga policia, dhe Celentano vallëzoi në vend të tij, duke u bërë ai vet Molleggiato.

Festivali i parë italian i Rock and Roll

Koreografi dhe balerini Bruno Dossena kishte idenë e organizimit të një festivali italian rock and roll në Milano (e quajtën “Primo Festival”, edhe pse në realitet ai ishte i vetmi edicion), u organizua në 18 maj 1957 në pallatin e Ghiaccio në rrugën Piranesi, ku morën pjesë shumë grupe, midis së cilëve Tony Renis, Betty Curtis, Tony Dallara dhe Rocky Mountains, Clem Sacco & i Califfi, Ghigo, Arrabbiati, Giorgio Gaber, Guidone e Little Tony and his brothers; secili prej tyre kishte disa minuta kohë në dispozicion për të prezantuar tre ose katër këngë nga repertori i tyre. Ishte Dossena, ai që ftoi Celentanon të merrte pjesë më grupin e tij. Por, viti 1957 është një vit i rëndësishëm për Celentano edhe për një tjetër arsye: njihet me Miki Del Prete, që me kalimin e viteve do të bëhet një ndër bashkëpunëtorët më të vlerësuar.

Shërbimi ushtarak dhe 24.000 ‘puthjet’

Në fund të marsit 1960, Guertler vendos të publikoj 33 xhirot e para të Celentanos, duke e titulluar Adriano Celentano me Giulio Libano dhe orkestrën e tij: disku përmban disa këngë të publikuara si ‘Il tuo bacio è come un rock’ si dhe ‘Personality’ dhe ‘Il mondo gira’. Të njëjtës periudhë i përket edhe disku i inicizuar me këngëtaren Anita Traversi, që interpretojnë këngën Piccola dhe Ritorna lo shimmy. Viti 1960 është edhe periudha kur morri pjesë në filmin ‘La dolce vita’ të Federico Fellini, që i kërkon Molleggiato të interpretojë një ndër këngët e tij në një skenë të ambientuar në një lokal romantik, Adriano, me Ribelli, këndon Ready teddy, dhe interpretimi i tij vlerësohet në mënyrë të veçantë nga regjisori. Në 30 nëntor publikohet Furore, albumi i dytë i Celentano. Pak javë pas daljes së këtij disku, Celentano duhej të nisej për shërbimin e detyruar ushtarak. Në shkurt të vitit ’61 Celentano duhej të merrte pjesë në Festivalin e Sanremo, por që ishte ushtar, kishte nevojë për një leje speciale, që atëherë duhej të firmosej nga ministri i mbrojtjes, Giulio Andreotti. Në Festival Adriano takohet me mikun e tij të vjetër Little Tony, dhe është në duet me të kur prezanton Ventiquattromila baci (këngë që ishte shkruar nga Pietro Vivarelli dhe Lucio Fulci me muzikë të Celentano); Adriano skandalizon publikun duke i kthyer kurrizin dhe ndryshon qëndrim pasi orkestra ndryshon muzikë, por kënga e tij “Ventiquattromila baci” renditet e dyta dhe shitja e disqeve fal kësaj kënge arriti në miliona kopje. Një tjetër sukses i po këtij viti, është edhe kënga, ‘Nata per me’, ku Celentano largohet nga roku për t’iu bashkuar muzikës më melodike. Në të njëjtën kohë, në muajin maj ka fituar çmimin ‘La Stella d’Oro’, që duhej ta merrte së bashku me Claudio Villa, por pikërisht në këtë periudhë dënohet pesë ditë me burgim.

Njohja me bashkëshorten Claudia Mori

Emri i artit të Claudia Moroni, aktores dhe këngëtares që ka lindur në Romë në 12 shkurt të vitit 1944. Takohet me Celentanon gjatë xhirimeve të “Uno strano tipo” dhe që nga ai moment jetojnë së bashku. Në vitin 1964 martohen fshehurazi natën, në kishën e San Francesco në Grosseto. Nga kjo martesë lindin tre fëmijë: Rosita në 1965, Giacomo 1966, Rosalinda në 1968. Nga viti 1991 Claudia Mori është administratore e deleguar e shtëpisë diskografike të familjes, Clan Celentano srl.

Vitet ’80

Në 1982 publikon një libër autobiografik me bashkëpunimin e Maria Ripa të Meana: “Parajsa është një kalë i bardhë që nuk djersin kurrë”. Celentano vazhdonte të ishte i përqendruar për të qenë gjithnjë i angazhuar me kinemanë. Realizon dy albume, “I miei americani…” dhe “I miei americani 2″ ku ripropozon tekste italiane këngë ultra të famshme si Susanna, Questo vecchio pazzo mondo (Eye of distructions), Il contadino (Hold on i’m coming), Sei nel mio destino (You are my destiny) dhe shumë të tjera. Dy albumet arritën një sukses tepër të madh me rreth gjysmë milioni kopje të shitura. Filmi i paharrueshëm i këtyre viteve është Joan Lui, një muzikal i shkruar, drejtuar, montuar me muzikë, skenar dhe interpretim nga Adriano, që kushtoi rreth 20 milionë lira dhe ishte fryti i punës tetë muaj. Nuk arriti ndonjë sukses të madh në publik dhe u cilësua nga kritika, si një ndër realizimet më pak të arritura në kinemanë italiane, ndërsa në sallat italiane qëndroi për 2 javë, ku më pas u hoq nga vet Celentano. E kundërta ndodhi në Rusi, filmi ishte një kolosal i vërtetë. Madje Adriano arriti të mposhte frikën e tij historike për udhëtimin në avion dhe shkoi në Moskë për ta publikuar dhe më pas për t’u vlerësuar. Filmi ndoshta prezantohej si një vepër e tepërt në lidhje me kohën e atëhershme. Në televizion Celentano ishte protagonist i “Fantastico 8 “. Gjysma e dytë e viteve ’80 është edhe periudha e krizës martesore për Celentanon me Claudia Mori. Për disa vite të dy jetuan të ndarë dhe flitej për divorc. Në vitin 1985 të dy shfaqen në serialin e Joan Lui dhe kriza mesa dukej i përkiste të kaluarës. Në fakt kështu, çifti vazhdon edhe ditët e sotme të jetojë i lumtur.

Vitet ’90

Nga viti 1987 e deri 1990 ishte një periudhë pushimi për Adrianon, i cili nuk realizoi asnjë album. Në vitin 1991 kthehet me albumin e titulluar “Il re degli ignoranti” i shoqëruar nga libri me të njëjtin titull. Albumi rezultoi një sukses i vërtetë me 500.000 kopje të shitura, por nuk është një ndër më të kujtuarit për këngëtarin. Në vitin 1992 shfaqet tek Rai 3. Në vitin 1994 kthehet me një album tepër të veçantë: “Quel Punto”. Teksti i këngës së njëjtë ka qenë tepër e kritikuar në lidhje me temën e trajtuar. Albumi hiqet nga tregu për probleme shtypshkrimi pak javë më pas dhe shet 100.000 kopje. Viti 1994 konsiderohet si viti i rikthimit të tij “live”. Ndërmerr një turne evropian duke filluar nga Berlini dhe arrin një sukses të paparë, por edhe polemikat nuk mbeten pas. Për momentin do të jetë i vetmi turne i Celentanos. Në vitin 1996 realizon albumin “Arrivano gli uomini” të shoqëruar nga videoklipi që u transmetua tek Rai Uno. Albumi nuk arriti të shitej më tepër sesa 150.000 kopje. Kjo mënyrë e krijimit të muzikës së Celentano rezultoi artistikisht e vlefshme (si për melodinë, ashtu edhe për tekstet që preknin të gjitha temat e së përditshmes). Në vitin 1997 interpreton përpara Papa Giovanni Paolo II me rastin e koncertit për Meeting Eucaristico në Bolonja. Në vitin 1999 drejton një program televiziv me të cilin fiton çmimin televiziv ndërkombëtar të Montreux “Rose d’argent” në kategorinë “variete”. Gjithsesi Celentano mbetet përgjithmonë një personazh kult, që ishte në gjendje të tërhiqte vëmendjen e miliona personave në ‘diskutimet’ e tij televizive, ku kurrë nuk arriti të hiqte dorë nga roli i tij të predikuesit.

Dueti me Minën

Në 1998, inçizoi një këngë me një tjetër këngëtare të madhe dhe mike të përjetshme, që thuajse së bashku me të hedh hapat e parë në muzikën e lehtë: Mina; disku nuk është shumë ekzaltues, u shprehën shumë kritikë, por arriti një sukses të paparë me shitjen e 1.600.000 kopjeve (në kopertinën e albumit Adriano dhe Mina shfaqen si rosak) që u transmetua tek RaiUno. Vitin pasues, me Mogol dhe Gianni Bella, realizoi ndër të tjera shitjen e (rreth 2.000.000 kopje) të albumit që u  konsiderua ai i ‘rilindjes’ artistike të Adrianos në publik. Albumi është një perlë e vërtetë. ‘Gelosia’, ‘L’emozione non ha voce’, ‘L’arcobaleno’ e shkruar nga Mogol dhe që i dedikohej Lucio Battistit si dhe ‘Senza amore’ nga i riu Carlo Mazzoni i dhanë këtij albumi për shumë kohë vendin e parë në listën e ‘hit parade’. Adriano e shoqëroi diskun me një shoë, që u transmetua tek RaiUno, “Francamente me ne infischio” pranë bukuroshes Francesca Neri. Shumë fansa mezi pritën të dëgjonin zërin e tij, që u rikthye pas 8 vitesh dhe u transmetua tek Svalutation (Rai pjesët 3, 2 ,1992), program i shoqëruar nga kritika të njohura. Data 10 nëntor 2006, e gjen Celentanon në një përmbledhje prej 42 këngësh që nga viti 1957 e deri në ditët e sotme. Këtu të spikatura kanë qenë këngët jo shumë të njohura si “Miseria nera” dhe “L’unica chance” por që u bënë të famshme për temat aktuale që trajtonin dhe bënin pjesë në repertorin e vjetër të tij. Në këtë përmbledhje i pranishëm ka qenë edhe dueti me Paul Anka në këngën e “Diana”…bëhet tani “Oh Diana” me tekstin në italisht të Mogol dhe të vet Celentanos. Përmbledhja nuk është shitur vetëm në supermarket dhe në dyqanet e specializuar për këngët, por edhe në zyrat postare. Në datën 2 dhjetor 2006 Adriano ftohet në Rai Tre në sallonin e Fabio Fazio dhe kësaj radha numri i dëgjuesve ishte tepër i lartë dhe suksesi i tij ishte i jashtëzakonshëm që vazhdon të mbështetet me suksesin e shitjes së diskut në publik, përmbledhja me këngë renditet në vendin e tretë të klasifikimit FIMI që në javën e parë për të vazhduar më pas renditjen në vend të parë të dhjetëshes më të mirë italiane. Sipas revistës Musica&Dischi nga periudha e 15 dhjetorit deri më 15 janar 2007 janë shitur rreth 350.000 kopje.

Rock Politik

Në 20 tetor 2005 fillon tek RaiUno transmetimi i show televiziv ‘Rockpolitik’. Celentano merr nga Rai “kartën e bardhë” në lidhje me tekstet dhe projektin në përgjithësi. Si zakonisht edhe ky program arriti një sukses të madh duke arritur një numër rekord dëgjuesish me një mesatare rreth 46% në katër pjesë. Por, gjatë shfaqjes së tij ai nuk ka cituar dhe ftuar asnjë nga rokerat. Maksimumi i shikuesve është shënuar në pjesën e dytë së bashku me Roberto Benigni, ku e kanë ndjekur rreth 16 milionë persona dhe në fund me Eros Ramazzotti me rreth 70%. Janë për të kujtuar edhe të ftuarit Gerard Depardieu, Valentino Rossi, Franco Battiato, Riccardo Cocciante, Patty Smith, Eurytmhics dhe Carlos Santana. Në 20 nëntor 2006 del në treg një libër i njëjtë i shkruar nga Celentano dhe Mariuccia Ciotta që tregon gjithë historinë (dhe ndonjë prapaskenë) të programit.

2012 dhe San Remo

Gjatë këtij viti Adriano Çelanto lanncoi albumin e tij “Façiamo finta che sia vero”, ku këngët “Non so piu cosa fare” dhe “Ti penso e Zambia il mondo” u kthyen në këngët më të kërkuara të momentit dhe albumi po thyen rekorde të shumta. Gjithashtu gjatë këtij viti Çelentano ishte edhe i ftuar special i San Remos ku hapi polemika drejt politikës dhe Vatikanit. Ndërkohë që ai bëri bujë edhe me bujë edhe me një veprim. Pagesën e kripur që i paguan drejtuesit e San Remos ai dërgoi për bamirësi.

CUDO Shoes

Duke pritur të luajë FIJA e Barit





Nga Muhamet Ademi

E gjithnjë shpresonim
në atë fijen e barit
të gjelbër,
që luhatej nga liria...


Ikja

M'ikin edhe hijet
vegimet fshihen
nga 'ai',
nga njeriu: që dua të jem.
Shtegtoj e bredhi
të ndigjoj krisjen e fundit;
me pëshpëritjen e saj;
të bashkëjetoj me të.
I ngujuem dua të jem
në bindjet e mia…por!


Motet kanë ndrrue

Prej gëzimesh që kurrë s'njohta,
prej zanash që kurrë s'dëgjova,
prej grash që kurrë nuk pata
Unë vuej.
Kujtimi
bren jetën time
mbi mua,
mbi ninëzat e ftohta
të zmadhuese e t'rrita
m'ep dhimba,
më gjakon
më përvlon,
drejt e shtrime
me dëshira kote.
Motet kanë ndrrue
Më shpet se andrra ime.
I njëjtë mbetet kujtimi.

Prill 1944 (Botue në "Fryma")


Jam

I ganduem
e i gozhduam
për emrin
e mbiemrin, jam.
I lidhun
për zjarrin
e ferrin në biografi, jam.
Në frikë notojnë
shpresa e andrra
e drithërime t'imta
e vetmi.
Liria s'pret
e s'jam i lirë.

Gjithçka

Çdo vit,
çdo ditë,
çdo çast,
ngeli diçka e paftillue,
diçka ngeli pa u ngushllue,
pa u qartësue e pa shpërblim,-diçka
ngela i shkrim.
Tashti rri e pres
e përcjell:
kërkesa, shestime,
e tretje e gjurmë,
që do të treten
në agim
pa u pasë ndëshkue këtu në Kërrabë.
Gjithçka.
1964


Nxitim

Poezi,
çdo fjalë tënden
po shkrij përplasjet,
përleshjet, dështimet,
sulmet, ngadhënjimet,
tretjet, nxitjet dhe shpifjet.
Poezi,
në ty po i tres,
se mos një ditë
pastrohem e dlirësohem,
çlirohem e nxitohem
e të largohem
nga ti.
Lexues i vonuam e i padëshiruem,
spiun i paregjur
e, ndoshta, i padeklaruem
e i pa deklasuam.


Tërbim

Një ditë vetëm të jetoja,
një ditë, edhe të brishtë,
një ditë që të mos sosej;
Një ditë
të jetoja pa biografinë,
që më ndjek çdo hap
e çdo çast më kanoset
si bishë, si qen i tërbuem,
i egërsuem.


Zhytje

Asnjë,
asnjë s'ka më mundësi
të zhytet me aq lehtësi
në rropullitë e mia...
Asnjë
s'e humb rastin një herë
të takojë udhëkryqin
në çdo kohë e rast;
e, në të katër anët
të puqet me frikën
e të mos zgjedhi.
Asnjë
s'mbetet pa pague dashuninë,
pa kërkue lirinë;
Sot, aty qindrojmë,
pa shteg e ikje e largim,
dyshimet...


Pohim

Vargjet që shkruej,
edhe janë padi e thumbim,
edhe goditje e dënim;
por s'janë:
as lutje e as falje,
shumë ma tepër se kaq, po.
Një kunorë ferrash
edhe po,
me ngjarjet,
me flokët e zbardhun,
me pritjet e zvetnueme,
me afshin e shuem...
me vargjet që s'shkrova,
me vargjet që i mohova
do të jem gjithnjë borxhli.


Copëza...

1
Ditët e njerëzit s'm'i njohën hapat;
sikundër fytyrën as duert.
Në psherëtimë e trumje
u njoh rrojtja e frymëmarrja.

2.
Kohë s'ka ma:
të merremi vesht me përgjërimet.
Na ecim me paknaqësitë
e vullnetet e drimutuna.

3.
Zgjatja e pakënaqësisë,
si ajo e pleqënisë:
vazhdon përtej qiellit e tokës.
Me zbulue ndërgjegjen
Mjafton edhe një thërmijë shpirtërore.
4.
Kështu e pështirosa në brendi,
kështu s'u shue as mëkati,
ndoshta kështu mbetën në mue
si djalli, si zoti pa u plakun.

5.
Për të gjetur limontinë e humbun,
Jam gati, tani, t'ua vë flakën
mendimeve, ndjenjave e vetmisë
e të zhytem në gjakun e lashtë
larg frikës e dyshimit.

6.
Pak gja due e desha:
një zemër në zemrën time,
një fjalë në fjalën time,
një grishje në grishjen time
një dhimbsuni në vdekjen time.

7.
Pleqni,
tani as gëzimet ma s'i shijon,
dridhjet bujare, ikën vanë,
dhimben, vetëm tani e provova
ty edhe lotët e heshtura t'u thanë!


Dramë

Si një ditë, përditë,
zgjohemi duke mendue
Edhe hija e shokut
na gjurmon e na tradhton;
Jo ma besë s'i kemi njeni-tjetrit,
as hapave që na ndjekin;
as vetes s'i hapemi.
Mbi kokën tonë si hanxhar rrin spiunimi
e në brendi vazhdon drama...
Korrik '73


Tronditje

Koha ende s'ka ikun nga gjaku,
ende lundron e heshtun e panënshtrueme.
Pa asnjë humbje bredh e sigurt
Përmes humbjeve e fitoreve.
Rri i tronditun para zhgënjimeve
e tejet i pasigurt para t'ardhmes,
që troket pa mëshirë ndër tëmtha.


Rrathë

Kështu,
shumë rrathë
shtoheshin e zgjateshin
për të më rrethue.
Në ferrin e kuq
s'shtrihem e s'shihem e s'njihem.
Babëzitja e rrojtjes,
më rrëshqet ndër gishta,
m'i ikë shikimeve
m'i ndotë ditët
e fletët e biografisë!!
Mars 1986


Mendimi

Mendimi
më tmerron e më mundon ende...

Në grackën time u ndryna
pa bindun mirë, shpërtheva.
Bota u ngushtue sa një grusht.
S'e shijova lirshëm
as trokitjen, as ngazëllimin e saj.

Dy herë s'tregohet
tërhjekja e një shtegtimi,
e një largimi
nga drita e rrahja e jetës.

Prill '75


Tashti

Tashti...
Edhe gjaku hesht
e përgjon
këtë rrojtje
që po fiket
e tretet pa meritë
në këtë largësi...e humbëtirë

I zvogëluem ky njeri
s'rri në qetësi!!
Po kryqëzohet.


Nga Prof. Nasho Jorgaqi*

...Në jetën e vetmuar e të izoluar të Kërrabës, larg mjediseve intelektuale, shokët e pandarë të Muhametit do të mbeteshin gjithnjë librat. Në bibliotekën e tij, me autorë e libra e zgjedhura, binin në sy kolana botimesh me famë botërore të Hashetit dhe të Mondadorit. Kujdesi i tij për librat ishte aq i madh, sa për t'i ruajtur e mirëmbajtur bënte dhe punën e libralidhësit, duke i veshur me kapakë të trashë. Në raftet e bibliotekës gjeje të lidhura koleksione revistash kulturore, sidomos ato shqipe si "Përpjekja shqiptare", "Leka", "Hylli i Dritës", "Fryma" etj., apo kopje gazetash të vjetra. Kisha përshtypjen se kjo ishte bota virtuale e Muhametit pa të cilën nuk jetonte dot, po të mbaje parasysh se ngado që shkonte librin e merrte me vete. I kam parasysh si tani xhepat e tij të fryrë ose të deformuar Ai lexonte kudo, jo vetëm në shtëpi, por edhe në intervalet orëve të mësimit në shkollë, në autobus e deri në pyll, ku shkonte të priste dru për dimër.
Ishte krejt natyrshëm që në takimet tona biseda e tij kryesore dhe më e preferuar qe ajo për librat e për leximet. Ai nuk fliste vetëm për letërsinë e huaj, për klasikët e saj dhe për ata bashkëkohorë, të cilët i njihte mirë, por dhe për letërsinë shqipe deri dhe atë të renë. Për këtë të fundit nuk kishte paragjykime, çmonte vlerat e vërteta, i peshonte veprat artistikisht, tregohej i ndjeshëm ndaj fjalës dhe figuracionit artistik.
Dukej që e ndiente së brendshmi krijimtarinë dhe më habiste me njohjen që kishte për laboratorin e punës së shkrimtarit. Dhe ne këto biseda më linte përshtypjen sikur kisha të bëja me një koleg të fushës së letrave, sepse ishte aq konkret në gjykime sa dukej që fliste nga përvoja e tij. Atëherë fillova të dyshoj se kjo përvojë s'ishte vetëm ajo e viteve të rinisë, por dhe e kohës që jetonte. Ndoshta ai shkruante në fshehtësi dhe nuk desh të më hapej. Dhe unë nuk e bëja veten, e respektoja të drejtën e fshehtësisë së tij,. Por, me kohë, do të bindesha se ai shkruante, bënte jetën e një krijuesi të vërtetë. Dhe nuk do të gabohesha sepse një ditë enigma do të zgjidhej përfundimisht.
Kjo ndodhi në fillim të viteve '90, kur u rrëzuan muret dhe u vra frika. E kam parasysh si tani pamjen e Muhametit në ato ditë. Më në fund kishte ardhur liria e tij dhe ai i gëzohej përmbysjes që po ndodhte. Por gëzimi i Muhametit më dukej i lodhur e i hutuar. Ajo që ndodhi kishte ardhur vonë, tepër vonë, kur ai po i afrohej të tetëdhjetave, në moshën kur kishte të kaluar, por s'kish më të ardhme.
Në një nga takimet e atyre ditëve, më kujtohet mirë një bisedë, e cila më tingëlloi si epilog i kalvarit të tij. Në situatën e krijuar ai nuk bënte komente si shumë të tjerë. Më tepër heshtte dhe heshtja e tij fliste, por nuk e harroj rrëfimin që më bëri për një episod që s'di ku e kish dëgjuar apo lexuar. Më tregoi për një çift të moshuar çekë me prejardhje aristokrate, se ç'kish ndodhur me ta, kur kishte ardhur demokracia në vendin e tyre. U qenë kthyer pronat dhe mes tyre edhe një kështjellë. Kishin shkuar te kjo e fundit ta vizitonin dhe kur kishin dalë, kureshtjes së gazetarëve u ishin përgjigjur:
- E ç'na duhet tani kështjella. Jeta që kishim, na shkoi pa e gëzuar. Në këtë moshë na mjafton shtëpia që kemi për të kaluar kohën që na ka mbetur.
Këtë histori Muhameti ma tregoi në dukje me një zë të qetë, por, në fakt, nga toni ndieja trishtimin, pezmin e dramën e jetës së tij. Për pak më shkrepi t'i kujtoja Muhametit fabrikat, shtëpitë, pronat, tokat e dyqanet që trashëgonte dhe ligjet e reja që premtonin, por tek sodisja fytyrën e tij të plakur dhe shtatin e rrëzuar, e mbajta veten. Për një njeri dhe artist si Muhameti, ato s'kishin asnjë vlerë. Perdja e kohës së tij po binte dalëngadalë dhe këtë ai e ndiente, ndaj fjalët ishin të tepërta.
Ishte kjo një bisedë që shënonte vetëm fillimin e hapjes totale të Muhametit. Unë e ndieja se ai sapo m'i zbulonte disa nga të fshehtat e së kaluarës së tij të panjohur. Dhe kjo u duk në ditët që erdhën, kur tek rrinim një pasdreke në shtëpinë time vetëm për vetëm, në bisedë e sipër më tha gjithë siklet në të folmen e tij karakteristike:
- Dëgjomë ç'ka due me të thanë. Ty që të kam dasht e të due si vëlla, do të më falësh që të kam mbajt një sekret. Një të fshehtë që nuk i shkonte vllaznisë sonë. Por, me të thanë të drejtën, s'kam dasht me të randue e me të rrezikue në ato kohë të vështira që kaloja unë e familja ime midis maleve të Kërrabës. A më kupton? Besoj se do të më kuptosh drejt, siç më ke mirëkuptue tanë jetën.
E, pra, dije, në qoftë se nuk e din, unë në vitet e Kërrabës nuk i jam nda letërsisë, por kam këndue vet me vedi e i kam zhgarravit nëpër do letra e fletore, njashtu si ma diktonte mendja e zemra, pa dijt se ç'baj e pa mendue kurrë njiherë për fatin e tyne. Ishte kjo një mënyrë për të mbijetue intelektualisht apo artistikisht, thuej si të duesh, por më asht dasht të shprehesha se ndryshe kisha me pëlcit. Më beso, e ndieja fort fjalën dhe kjo më bante të kapesha pas saj e t'i besoja gjithçka, pa mendue se "fjala ban kala, fjala ban hata".
Kësisoj shkruejta nëpër vite varg pas vargu, një mal të tanë, që s'di të them se a janë marrzina a janë urtina. Di që kam një dollap të tanë me dorëshkrime, që prite o zot, po të kishin ardhë e t'më kishin kontrollue shtëpinë, do të kisha marrë në qafë, jo aq vedin, po Lizën e fëmijët. Ky asht i tanë sekreti im, që të kam mbajt, nuk di a më kupton?
Tunda kokën e nuk fola ashtu siç isha, sa i befasuar, aq edhe i emocionuar. Natyrisht, që e kuptoja, jo vetëm e kuptoja, por dhe e përjetoja dramën cfilitëse të mikut tim. U bë një pauzë dhe, padashur, vështruam njëri-tjetrin në sy, ndërsa ai tha:
-Tash, pa të rëndue, kur të mundesh, të mbetet ty me i lexue e me më gjykue.
-As që bëhet fjalë, - i thashë i menduar pa ia ndarë sytë tek e shihja nën dritën e asaj që më tha, ashtu të mpakur e të tkurrur, te thinjur e fytyrë rrudhur. Por, gjithsesi, ndërkaq ndieja karakterin e tij burrëror, natyrën e paepur, mençurinë dhe urtësinë e pa bujë, dinjitetin e njeriut që di të mbahet më këmbë falë vetvetes.
Pas disa kohësh Muhameti më ftoi një ditë në shtëpi e më tregoi arkivin e dorëshkrimeve të tij. I kishte sjellë nga Kërraba në Tiranë në shtëpinë e të birit, të mbledhura e të sistemuara disi në disa kuti kartoni. Ç'të shikoje ? Fletore e blloqe, letra të zverdhura, të shkruara me bojë apo me laps... 


*Shkrimi është marrë me shkurtime me lejen e autorit nga parathënie e tij e titulluar "JETA DHE POEZIA E KRYQËZUAR E MUHAMET ADEMIT"kushtuar krijimtarisë së të ndjerit


Milosao

TBA – Albanian Mafia

Fytyra harbute e luftës

Nga ditari i një ati françeskan më 1912-‘13

FATOS BAXHAKU

Gjon Pali i plagosur dhe e bija

Atë Justin Rrota, OFM. Lindi në Shkodër në shkurt të 1889-s. U pagëzua nga dom Ndoc Nikaj, autori i romanit “Shkodra e rrethueme, ose Bukurusha” dhe prandaj u quajt Ndoc. Një biografi pak a shumë të plotë të tij na ka lënë pas atë Donat Kurti, mbledhësi i vyer i folklorit.
Ndoci studio në fillim në Shkollën Françeskane e më pas në Kolegjin Françeskan të Gjuhadolit. Për herë të parë – gjithnjë sipas atë Kurtit – zhgunin e veshi më 1904-n në Kuvendin e Rubikut. Dy vjet më vonë, kësaj here me emrin Justin, studioi për filozofi e teologji në Troshan. Nisi studimet në Austri për teologji, por shëndeti i dobët e detyroi të kthehej në qytetin e tij të lindjes. U shugurua meshtar në kujdesin e atë Gjergj Fishtës më 1911-n. Prej kësaj kohe ishte mësues i latinishtes dhe shqipes në shkollat françeskane në Shkodër e Troshan. U dallua për studimet e tij në fushën e gjuhës shqipe. Më 1936-n nisi të prekej nga një sëmundje e rëndë, që më pas i mposhti krejt gjysmën e majtë të trupit, megjithatë vazhdoi të punonte. Vdiq në Kuvendin e Arrës së Madhe në Shkodër më 21 dhjetor 1964 dhe u varros në krah të vëllait të tij në varrezat e Gjuhadolit.

Mbrojtësit e Shkodrës në llogore

Shkodër 1913, uria nuk ndalet

Katedralja e Shkodrës e bombarduar nga malazezët

Shkodër 1912, në pritje të bukës

Shtëpi katolike e shkatërruar nga bombardimet

Shkodër 1913, At Gjergj Fishta & Justin Rrota



Libri i tij “Ditët e mbrame të Turqisë në Shkodër, ase rrethimi i qytetit 1912-1913” ka pasur një “aventurë” më vete. Në vetminë e tij në luftën e ashpër me sëmundjen, atë Justini hodhi në letër shënimet që kishte mbajtur gjatë rrethimit të përgjakshëm të Shkodrës nga tetori i 1912-s e deri në prill të 1913-s. Dëshira e tij e madhe ishte që libri të botohej më 1963-shin, me rastin e 50-vjetorit të ngjarjeve që ai përshkruan. Kërkoi më kot lejen e botimit nga shteti i asaj kohe. Një vit më vonë autori mbylli sytë. Libri doli në dritë vetëm më 2012-n nga “Botimet Françeskane”.
Mbi ngjarjet e Shkodrës më 1912-1913 janë shkruar me mijëra faqe: studime, kujtime, riprodhime të shtypit të kohës, dokumente. Por libri i atë Justinit ka një mënyrë të vetën për ta parë luftën. Duke qenë se ai ndau tmerret e luftës së bashku me popullsinë civile, ai na tregon një natë tjetër të luftës, jo atë heroiken, rrëfime të mbushura plot heronj, por një rrëfim me një qytet që pak nga pak po mposhtej nga uria, nga i ftohti, nga izolimi. Shkodra e atë Justinit, pak nga pak, sa më shumë që kalonin muajt, nis të shndërrohet në një qytet fantazmash, ku njerëzit e paktë ecnin përmes të vdekurve të mbështetur në mur, nga frika se mos rrëzoheshin prej pafuqisë. Hera-herës atë Justini përzien një pikëllim të thellë me një humor të mëndafshtë e pesimist, është njësoj sikur të dojë të na thotë se në çdo luftë të dyja palët vuajnë njësoj, fitimtarët dhe të mundurit. Nga ky rrëfim i mrekullueshëm, i shkruar në një gegërishte melodioze, kemi nxjerrë disa episode.

Kryekomandanti

Në Shkodër Hasan Riza beu (pas vdekjes mori titullin Pashë) ishte një figurë fort e njohur. Irakiani ishte i prerë, një ushtarak i vërtetë i karrierës dhe i vendosur të mos e lëshonte Shkodrën me asnjë kusht. Atë Justinit i ka bërë përshtypje një histori që rrëfehej gojë më gojë në qytetin e pushtuar. Thuhet se ndërsa ishte në inspektim në llogoret e Bardhajve, në periferinë e sotme lindore të Shkodrës, Hasan Rizai pa një ushtar malazez të plagosur që mezi çapitej. Atëherë kryekomandanti osman i paska blerë për 150 grosh një kalimtari të rastësishëm një gomar, mbi të cilin ka hipur malazezin e plagosur dhe, pasi i ka dhënë një flamur të bardhë, e ka nisur për në krahun tjetër të llogoreve, atje nga ku artileria armike vazhdonte të qëllonte. Kjo ndodhi pati bërë shumë përshtypje në gjirin e ushtarëve osmanë.

“Uja”

Që në muajt e parë të rrethimit nisi të ndihej kriza e bukës. Urdhri i Hasan Rizait ishte që bukëshitësit të mos jepnin më shumë se një bukë për frymë. Furrat ishin përditë të rrethuar nga turmat e njerëzve të uritur.
Sikurse ndodh thuajse gjithnjë në situata të tilla nisi menjëherë edhe spekulimi me bukën. A ishte urdhri që çdo njeri të merrte një bukë? Atëherë në rregull! Shumë djem të shkathët e të fuqishëm e bënin shumë shpejt xhiron në tetë furrat e qytetit dhe pastaj u ktheheshin të uriturve që më kot prisnin në radhë. Doni bukë? Ja ku e keni, por dua edhe unë fitimin tim.
Atë Justini tregon edhe një histori tjetër: Një grua pas shumë përpjekjesh mundi më në fund të merrte një bukë. Por teksa kthehej e gëzuar në shtëpi, një djalosh ia rrëmben bukën dhe ia mbath me të katra. Teksa ikte djaloshi lëshoi përdhe paratë e bukës. Njerëzit shihnin se si gruaja shkrehej në vaj e dëshpëruar me paratë e bukës në dorë. “Mjerisht sod parja nuk ban pare. S’ka vlerë”, shkruan atë Justini në ditarin e tij.

“Heronjtë e arit”

Andej nga mesi i nëntorit të 1912-s, bombardimet e malazezëve mbi Shkodër u bënë shumë vdekjeprurëse, sidomos në lagjet myslimane. Popullsia e këtyre zonave u detyrua të lëshojë shtëpitë. Vetëm “nja dy zotni pasanikë myslimanë” nuk pranonin në asnjë mënyrë që të linin shtëpitë e tyre. Kishin frikë se pasuria e tyre, jo edhe aq e vogël, e ngritur me mund përgjatë një jete të gjatë e të mundimshme, të përpihej sakaq nga hajdutët që gëlonin gjithandej nëpër qytet. Por një gjyle malazeze ra një natë në shtëpinë e njërit prej pasanikëve, duke e lënë të vdekur pranë pasurisë së tij. Pa, ç’pa fqinji u tij dhe u kandis e iku te njerëzit e tij, larg rrezes së gjyleve. Më në fund ishte bindur se nuk ka pasuri më të madhe se sa vetë jeta.

Arapi i Beledies

Në Shkodër, qytetarët e vjetër, kur donin të cilësonin ndonjë person harbut, thoshin: “Ky keka si Arabi i Beledies”. Atë Justini na tregon se kush ishte ky personazh, simbol i dhunës idiote. Ai na thotë se nga fundi i nëntorit të 1912-s, në krye të rendit në Shkodër, policisë, (beledijes) u vu një kolonel arab i ushtrisë, me fytyrë shumë të zeshkët. Ky nuk ta bënte të gjatë për hiç mos gjë. Një tregtar që nuk kishte shkuar në një takim të pushtetit me tregtarët e qytetit, sepse në të vërtetë nuk kishte ditur gjë, u gjobit me 20 lira turke gjobë dhe me një muaj burg. Nuk mjaftonte me kaq; fatkeqi do të hante edhe 20 shkopinj në kurriz.
Një herë tjetër. Në qytet ishte e ndaluar që të rrinin bashkë më shumë se katër vetë. Një ditë prej ditësh arabi pa përkthyesin e ambasadës austro-hungareze teksa bisedonte me tre shkodranë të tjerë. Mbi kalin e tij koloneli e goditi keqa përkthyesen dhe, kur ky guxoi të protestonte me gjysmë zëri atëherë “Arapi i Beledijes” e përplasi fort mbas murit duke e sharë me të gjitha shprehjet që i erdhën në atë çast ndërmend.

Berberët në telash

Në dhjetor të 1912-s, tellalli shpalli edhe një taksë tjetër. Të gjithë berberët e qytetit do të derdhnin në arkën e vilajetit një taksë prej 10 paresh për çdo të rruar. Për çdo të qethur taksa ishte dyfish, 20 pare. Berberët e shkretë protestuan heshturazi dhe pastaj nisën të zbatojnë një taktikë tjetër. Nuk shkonte më klienti te dyqani i tyre, por shkonin ata ndër shtëpitë.Poedhe kjo nuk piu ujë, sepse sapo ata dilnin nga shtëpia i priste një xhandar, i cili u kërkonte taksën. Më kot berberët e shkretë justifikoheshin se kishin shkuar thjesht te një mik i vjetër për një kafe. Protestat ishin tëkota. Pas xhandarit vinte sakaq “Arapi i Beledijes” dhe pastaj…

Më mirë vdekja!

Ata ishin dy lypsa pleq. Sa pa filluar lufta i shtynin ditët e tyre duke lypur, duke mbledhur ndonjë të hollë e duke blerë një kafshatë bukë, sa për të mbajtur shpirtin gjallë. Duket, se si lypsa që ishin, nuk e shkonin edhe aq keq. Por lufta plasi, tashmë shumë njerëz u bënë si ata, askush nuk e kishte më mendjen t’ia vinte veshin dorës së tyre të zgjatur. E kështu, një ditë të ftohtë dimri ata vendosën të heqin dorë dhe t’i nënshtroheshin fatit. Kalimtarët e parë që dolën në mëngjes në lagjen Rus i panë të shtrirë pa shpirt mbi kalldrëm. Lufta edhe lypjen e bën pa kuptim.

Gabimi fatal i një pjatalarësi

Italiani Xhuzepe Xanoni (Giuseppe Zanoni, për atë Justinin Zef Zanoni) ishte pjatalarës në një anije të vendit të tij. Atij i ishte mbushur mendja që të rifillonte një jetë të re në Austri. Kështu, një ditë prej ditësh, ndërsa anija e tij ishte e ankoruar në Tivar, ai merr rrugën për të realizuar ëndrrën e tij. Mirëpo, në vend që të merrte drejtimin nga Veriu, mori drejtimin e kundërt, atë që e çonte në Shkodër. Diku në këmbë të Taraboshit e mbërthejnë xhandarët. Doli para gjyqit ushtarak dhe menjëherë u akuzua si agjent, madje edhe i rrezikshëm fort. Pjatalarësi në fillim kundërshtoi, por pas disa seancash të mira “dajaku”, pranoi të gjitha ato që i kërkuan, se ishte agjent, se ishte shumë i rrezikshëm, se ishte… Si përfundim italiani Zef u dënua me vdekje. Vetëm pas shumë ndërhyrjesh të konsullit italian ai u shpall i pafajshëm, mirëpo ndërkohë kishte plasur lufta. Kur atë Justini mësoi këtë histori, ai ishte ende në burg, me ndërresa, mbulesa, cigare e ushqime, porse gjithsesi në burg. Nuk kishte ku të shkonte tjetër.

Gazeta më e shtrenjtë në histori

Në Shkodrën e rrethuar nuk mbërrinte asnjë lajm. Nuk dihet se si një fatlumi i kishte rënë në dorë një gazetë italiane e datës 3 dhjetor 1912. Shkodranët nisën ta lexonin dorë më dorë më 26 dhjetor. Gazeta u bë objekti më i kërkuar në Shkodër, edhe sepse në të kishte dalë lajmi se Austro-Hungaria i kishte kërkuar Knjaz Nikollës që të tërhiqej nga rrethimi i Shkodrës. Dikush kërkoi ta blinte gazetën për çmimin rekord prej një napoloni flori, por fatlumi nuk pranoi. Ndoqi një taktikë tjetër, ai e jepte gazetën me qira. 20 minuta lexim kushtonin 20 franga ari. Ishte gazeta më e shtrenjtë që ishte parë e që do të shihej ndonjëherë në Shkodër.

“Aventura” e një memorandumi

Në dhjetor të 1912-s, pak ditë para se ta vrisnin në atentat, Hasan Rizai dhe paria e krishterë e Shkodrës ranë dakord që në luftë me malazezët të përfshiheshin edhe malësorët katolikë, me kusht që lufta të zhvillohej në emër të flamurit shqiptar dhe jo atij osman. Pas kësaj u vendos që t’i dërgohej një memorandum Fuqive të Mëdha, ku të kërkohej dëshira e vendosur e shkodranëve për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane. Puna ishte se si ky memorandum do të mbërrinte në kancelaritë e Europës. Shkodra ishte e mbyllur në një darë të hekurt, të gjitha linjat e telegrafit ishin prerë, konsujt vetë nuk kishin lidhje me qendrat e tyre.
Atëherë u hartua një plan. Një këpucar, Kolë Kujunxhia, e fshehu letrën në shollën e një këpuce, të cilën e veshi Lazër Gurakuqi. Ky ishte i pajisur me një leje kalimi nga Hasan Rizai. Gurakuqi ia dorëzoi këpucën në Troshan, të parit të kuvendit, Patër Marjan Prelës. Patër Marjani u nis së bashku me besnikun e tij Hilë Filipi, për një “vizitë kortezie” drejt kampit serb në Lezhë. Pas kësaj, me pretekstin e pritjes së disa librave, mbërrit në Shëngjin, që ishte i zënë nga malazezët. Për fat punonjësi i postës, qëlloi njeri me simpati perëndimore. Kështu lera doli nga sholla e këpucës dhe frati pati mundësi të veshë sërish sandalet e tij të vjetra.
Atë Justini nuk e fsheh krenarinë për këtë guxim të bashkëpatriotëve të tij. Në fakt, memorandumi nga Shkodra e rrethuar qe një ndër dokumentet që e përshpejtuan shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhjetë muaj më vonë.

Lufta vret njësoj nga të dy krahët
Luftimet trup me trup ishin një gjë krejt e zakonshme në luftimet përreth qytetit. Ato përfundonin me masakra të vërteta. Në njërën prej tyre u përleshën keq një nga mbrojtësit e Shkodrës me një ushtar malazez. Dyluftimi me bajoneta vazhdoi për disa minuta derisa të dy ia nxorën zorrët jashtë njëri-tjetrit. Por, befas, në një moment të dy e njohën njëri-tjetrin. Dikur ishin bërë vëllamë. Mbrojtësi ishte një mysliman nga Zadrima, ndërsa malazezi ishte nga zonat kufitare afër Shkodrës. Atëherë hodhën pushkët dhe u përqafuan me mund. Kur mbërritën infermierët u çuditën teksa panë që shqiptari po jepte shpirt i përqafuar me një ushtar malazez. Ky i fundit kishte dhënë shpirt pak çaste më parë. “Vazhdoni – u paska thënë zadrimori infermierëve – unë do të vdes këtu bashkë me vëllamin tim”. Të dy bashkë u varrosën në të njëjtin varr, i cili tashmë ka humbur përgjatë njëqind vjetëve. Porse historia e tyre, e rrëfyer nga atë Justini, është padyshim simbol i një lufte ku pati vetëm të vrarë, as të humbur dhe as fitues.

Tragjedia vazhdon deri në fund

Uria vazhdoi të vrasë edhe në fillim të pranverës së 1913-s. Atë Justini ka mbajtur shënim një histori ngjethëse. Një nga myslimanët e Shkodrës merrte pjesë në luftimet për mbrojtjen e qytetit. Dy fëmijët e tij ishin duke dhënë shpirt nga uria e gjatë. Meqë gruaja i kishte vdekur nga uria disa ditë më parë, babai i ngratë ia lë amanet fëmijët një plake, por kjo mezi mbahej për vete në këmbë. Kaluan ditë dhe fëmijët e panë veten të braktisur, askush nuk merrej më me ta. Dikur, mik pas miku, u lajmërua babai për gjendjen e fëmijëve. Kur ky u kthye në shtëpi u lebetit. Fëmijët e verdhë dyllë nga uria, me faqet e rrobat e shqyera që qanin e qanin pa pushim. Atëherë luajti mendsh, hoqi pushkën nga krahu dhe qëlloi mbi fëmijët, pastaj vrau veten. “Njatje diku në një skaj shihej plaka tue hjekë për dekë”, e përfundon rrëfimin atë Justini.

(Fotot dhe brendia e këtij shkrimi janë bazuar në: Atë Justin Rrota, OFM; Ditët e mbrame të Turqisë në Shkodër, ase rrethimi i qytetit 1912-1913, Botimi II, Botime Françeskane, Shkodër 2010).


KADARE, NOBELI DHE SHQIPTARËT

Nga Gjekё Gjonlekaj



Alfred Nobeli “mbreti i dinamitit” siç e quanin nё atё kohё lindi nё Stockholm nё vitin 1833. Prejardhja e familjes Nobel ishte nga fshati Nobbelov. Pavarёsisht se ishte familje e varfёr ata u arsimuan nё Universitetin mё tё mirё tё vendit  Uppsala . Alfred Nobeli nё kohёn e tij ishte njё ndёr njerёzit mё tё pasur dhe mё tё njohur nё botё,dhe kishte njё karakter tё veçantё. Victor Hugo e kishte cilёsuar si “milioner vagabond”. Gjatё viteve tё fundit tё jetёs kishte menduar shumё pёr tё ardhmen e pasurisё sё tij. Ai nuk ёshtё martuar kurrё dhe nuk kishte pasardhёs tё drejtpёrdrejtё,qё mund ta trashёgonin atё pasuri, edhe pse kishte pasur lidhje intime me disa gra qё mё vonё i sollёn kokёçarje. Para vdekjes nё vitin 1896 Alfred Nobeli kishte lёnё testamentin e tij pёr shpёrblimet qё do t’u jepeshin shkencёtarёve tё ndryshёm. Por kishte lёnё edhe testamentin e çmimit Nobel pёr Letёrsi.Pjesёn mё tё madhe tё jetёs e kaloi nё Paris , kishte lidhje miqёsore me shumё poetё e shkrimtarё. Pas vdekjes se tij çmimi Nobel u rregullua me ligj nga Parlamenti dhe Akademia e Suedisё nё bashkёpunim me shumё institute dhe organizata tё tjera. Themelimi i çmimit Nobel ishte njё proçedurё shumё e ndёrlikuar. Por pas disa vjetёsh ky çmim u konsolidua.

Laureati i parё i çmimit pёr letёrsi ishte poeti francez Sully Prudhomme nё vitin 1901. Qysh atёherё e deri vitin e kaluar kёtё çmim e kanё fituar 111 shkrimtarё e poetё. Nobelet janё tё ndryshme dhe secili çmim ka historinё e vet. Tё gjitha çmimet mund tё jenё kolektive,por jo çmimi Nobel pёr letёrsi sepse kёtё e fiton vetёm njё autor. Pёr shqiptarёt çmimi Nobel u bё shumё i njohur dhe i dashur nё vitin 1979, kur Nёna Tereze u laurua pёr Paqe. Rrugёn e saj e vazhdoi shqiptaro-amerikani Ferid Murat.

Pёr pothuajse tri dekada emri i asnjё autori nuk ёshtё lakuar mё shumё pёr kёtё Çmim se emri i shkrimtarit tonё Ismail Kadare. Java e parё e tetorit pёr shqiptarёt ёshtё shumё e nxehtё, ashtu siç janё kampionatet e futbollit pёr brazilianёt. Gazetat e mёdha botёrore disa herё e kanё vёnё emrin e tij nё rrethin mё tё ngushtё tё kandidatёve pёr kёtё çmim. Pritja pёr çmimin Nobel ёshtё e natyrshme,por kur zgjatet shumё atёherё i del lezeti. Mario Vargas Llosa kishte pritur mё shumё se 30 vjet, bile kur e njoftuan me telefon, tha se e kishte harruar krejtёsisht kёtё çmim.Jo tё gjithё qё kanё fituar kёtё çmim janё sot tё njohur nё letёrsinё botёrore. Çmimin Nobel nuk e fitoi kurrё Leon Tolstoi, Ibseni, Joyci , Virginia Woolf ,Wallace Stevens dhe as Vlladimir Nabakov, por tё gjithё janё shkrimtarё me famё botёrore. I tillё ёshtё edhe Ismail Kadare. Veprimtaria letrare e Ismail Kadaresё ёshtё si njё “bibёl shekullore”. Ky autor shqiptar ka fituar pothuajse tё gjitha çmimet dhe shpёrblimet e larta evropaine.

Veprimtaria e tij letrare prej 20 mijё faqesh ёshtё e nobelueshme. Tre kolosё pёr tre gadishujt e mёdhenj evropianё. Dante, Servantesi dhe Kadare. Pas Homerit pёr gadishullin Ballkanik vjen menjёherё Ismail Kadare. Veprat e tij u krijuan nga trysnitё e mёdha politike, ashtu siç krijohen edhe diamantёt nga trysnitё gjeologjike.

Nёna Tereze dhe Ferid Murati kishin mbёshtetjen e dy demokracive mё tё mёdha tё botёs. Tani, Ismail Kadare duhet tё ketё mbёshtetjen e demokracisё evropiane, franceze dhe tё kombit shqiptar. Anёtarёt e Akademisё franceze janё tё privilegjuar dhe Franca ka disa detyrime pёr qytetarin e saj. Franca i nderon shumё anёtarёt e Akademisё franceze. Pastaj Ismail Kadare ёshtё edhe anёtar i Legjionit francez tё Nderit. India dhe Shtetet e Bashkuara kanё merita pёr fitoren e Nёnёs Tereze dhe Ferid Muratit. Para 16 vjetёsh me ftesёn e Ismail Kadaresё mora pjesё nё ceremoninё solemne tё pranimit tё tij nё Akademinё franceze. Ishte njё prej ngjarjeve mё tё bukura qё kisha parё ndonjёherё nё jetё. Pranimi i tij nё Akademinё mё tё njohur tё botёs ishte njё vepёr madhёshtore dhe ato ditё revista “Figaro” kishte botuar nё faqen e parё shkrimin me titull: “Prej Thomas Jefferson-it e deri tek Ismail Kadare. Bile e gjithё kopertina e faqes sё parё shkёlqente nga fotografia e Ismail Kadaresё. Anёtari i parё i huaj i Akademisё franceze kishte qenё presidenti amerikan Thomas Jefferson, qё sot e kёsaj dite konsiderohet si babai i demokracisё amerikane dhe presidenti mё intelektual i Shteteve tё Bashkuara. Krahasim i mrekullueshёm.

Para disa muajsh nё njё bisedё telefonike e pyeta Ismail Kadarenё kur ke pёr ta fituar Çmimin Nobel ? Ai u pёrgjegj: Çmimin Nobel do ta fitoj kur t’u mbushet mendja shqiptarёve.Nuk bёri asnjё koment tjetёr nё lidhje me kёtё çёshtje. Kjo pёrgjigje mё ngacmoi shumё. Pse ne shqiptarёt nuk e bёjmё punёn tonё? Tё gjitha shtetet dhe kombet bёjnё presione tё ndryshme pёr kandidatёt e tyre, bile pёr kandidatёt e çmimit Nobel bёjnё edhe mё shumё. Mbёshtetja e shqiptarёve ёshtё e rёndёsishme. Kёtё tё vёrtetё e kam dёgjuar nga disa shqiptaro-amerikanё tё Hollywood-it. Thirrjet telefonike letrat dhe mesazhet elektronike pёrfillen jashtzakonisht shumё nga juritё e qendrave kulturore amerikane. Grupimet e tilla politike nё anglisht quhen (lobe) qё nё kohёn e duhur luajtёn rol me rёndёsi pёr Kosovёn.

Çmimi Nobel ёshtё mё i rёndёsishёm pёr kombin shqiptar se pёr Ismail Kadarenё. Nobelistёt e moshёs sё tij nuk ngallёzehen shumё pёr kёtё fitore. Pёr autorin do tё ishte mё shumё fitore morale. Atleti nuk ёshtё i madh pse fiton trofeun. Atleti ёshtё i madh edhe pa trofe. Shkrimtarin ose poetin nuk e bёn tё madh çmimi Nobel, por e bёn tё madh vepra letrare. Çmimi Nobel ёshtё vetёm njё mirёnjohje. Kjo kurorё e mbretёrisё letrare do tё nderonte kulturёn tonё kombёtare e sidomos gjuhёn shqipe dhe do tё ishte shpresё e frymёzim pёr shkrimtarёt dhe poetёt shqiptarё nё tё ardhmen. Nёna Tereze, Ferid Murati dhe Ismail Kadare do tё ishin njё triumvirat i vёrtetё. Bile njё fjalё e urtё shqiptare thotё: “E treta e vёrteta”.

Sivjet populli shqiptar po pёrgatitet pёr tё kremtuar nё mёnyrё solemne 100-vjetorin e pavarёsisё. Pavarёsisht se ёshtё i ndarё politikisht populli shqiptar kurrё nuk ka qenё mё i lumtur se sot.Brenda kёtij shekulli janё krijuar dy shtete shqiptare. Demokracia dhe teknologjia po e bёjnё jetёn mё tё lehtё dhe mё tё lumtur. S’ka dyshim se tё gjithё veprojmё nё frymёn e njё pёrvjetori tё madh. Por ёshtё momenti historik pёr tё gjithё shqiptarёt kudo qё janё nё globin tonё t’i bёjnё thirrje Komisionit Letrar tё Çmimit Nobel qё sivjet dhe jo mё vonё t’i japё çmimin Nobel shumё tё merituar shkrimtarit tonё Ismail Kadaresё. Ështё detyrё e çdo shqiptari brenda e jashtё atdheut t’i bёjё thirrje e lutje atij Komisioni tё nderuar qё sivjet kjo kurorё e kulturёs t’i jepet kёti titani shqiptar. Do tё ishte nё nderin e tё gjitha zyrave qeveritare dhe jo qeveritare, tё instituteve, qendrave fetare, shkollave dhe universiteteve, klubeve, shoqatave, shtёpive botuese, shkrimtarёve, poetёve, kritikёve letrare, historianёve dhe akademikёve qё t’i bёjnё thirrje Komisionit tё Nobelit qё sivjet kjo kurorё letrare t’i jepet shkrimtarit tonё. Edhe mjetet e informacionit elektronike dhe tё shkruara duhet tё bёjnё punёn e tyre. Ballkani po troket nё dyert e Evropёs si asnjёherё mё parё dhe ky çmim do tё ishte çelёsi kryesor i asaj porte pёr tё ardhmen e kёtij gadishulli. Njё lutje kolektive gjithkombёtare do tё merrej parasysh. Kёto janё vlera tё mёdha qё i nderon bota e qytetёruar. T’i nderojmё edhe ne. Nё fund po citoj disa fjali tё letrёs sё Alain Bosquet drejtuar jurisё sё Çmimit Nobel: “Sado e ndryshme qё tё jetё Shqipёria nga Suedia apo nga Franca ajo ka nxjerrё nё dritё njё gjeni. Kadareja njihet nё tё gjithё planetin; tё kurorёzosh Kadarenё nuk do tё thotё ta emanciposh atё: do tё thotё tё emancipoheni vetё ju”. Pra ne, kombi shqiptar kemi nevojё urgjente pёr emancipimin tonё. Ky shkrimtar gjenial i fisit tonё meriton respektin tonё tё sinqertё. Nё qoftё se Ismail Kadare fiton kёtё çmim e fitojmё edhe ne. Prej asaj dite qёkur Nёna Tereze dhe Ferid Murati kanё fituar Çmimin Nobel edhe Unё e kam ndjerё veten se jam pjestar i atyre çmimeve. Pёr Ismail Kadarenё qё e ngriti gjuhёn dhe kulturёn shqiptare nё nivelet mё tё larta botёrore do tё ndjehemi edhe mё mirё. Urojmё qё sivjet pas 100-vjetorit tё Pavarёsisё sё Shqipёrisё tё shkojmё nё Oslo pёr tё festuar ditёn mё tё madhe tё kulturёs shqiptare. Vepra e tij do tё shkёlqejё si rreze drite mbi gadishullin ilirik. O Zot dёgjoje lutjen tonё!

Shkencëtarët: Ju tregojnë disa fakte të çuditshme rreth gjumit

Sigurisht që gjumi përmbush nevojat e organizmit për relaks dhe rifurnizim me energji, duke mbajtur shëndetin tuaj dhe mendor në gjendjen e duhur. Por e gjitha kjo ndodh pasi drita fiket dhe sytë tuaj mbyllen. Gjumi ndikon në memorien, zemrën, si dhe në shëndetin e dhëmbëve tuaj. Shkencëtarët kanë zbuluar disa fakte të çuditshme rreth gjumit.



Memoria bëhet e ndryshueshme

Pas një pushimi të caktuar truri relaksohet. Memoria afatgjatë formohet kryesisht gjatë gjumit kur truri rindërton disa eksperienca të jetuara. Por si arrijmë ne ti kujtojmë këto eksperienca? Nga një studim i realizuar nga University of Lubeck në Gjermani u tregua se gjumi jo vetëm që forcon dhe rrit kapacitetin e memories, por regjistron edhe eksperiencat e jetuara nga individi. Nëqoftëse dy nxënës do të mësonin një listë me fjalë dhe njëri prej tyre do lihej të flinte kurse tjetri jo, kur ata t’i pyesnim për listën do të vëreheshin ndryshimet. Nxënësi që nuk kishte fjetur gjumë nuk do të ishte i aftë të riprodhonte listën në memorien e tij. Ndërsa studenti që kishte fjetur do të bënte një renditje të saj.

Gjumi përmirëson rrahjet e zemrës

Një natë e mirë do të thotë gjumë i qetë. Dhe dihet se gjumi është thelbësor për një zemër të shëndetshme. Mungesa e gjumit mund të shfaqë probleme serioze për shëndetin duke ndikuar në shfaqjen e hipertensionit dhe rritjen e presionit të gjakut. Sigurisht që bashkë me to shtohet edhe rreziku për të shkaktuar atak kardiak. Vetëm gjumi i rregullt mund të përmirësojë ndjeshëm funksionin e këtyre organeve dhe shmangien e sëmundjeve.

Dremisni dhe buzëqeshni

Kur ju lëkundeni gjatë gjumit apo ktheheni nga njëri krah në tjetrin buzëqeshni. Në Journal of Periodontology studimet kanë treguar së gjumi sjell efekte të dobishme për dhëmbët tuaja. Kështu një gjumë i shëndetshëm gjatë natës ju fal një buzëqeshje rrezëllitëse gjatë ditës. Por këtu theksohet efekti negativ i shkaktuar nga pirja e duhanit. Kërkimet kanë treguar se sasia e pakët e gjumit dobëson sistemin imunitar dhe këto ndikojnë keq edhe në shëndetin e dhëmbëve tuaj.

Gjumi ndikon në ritmin e jetës suaj

Nëse ju e gjeni vetën tuaj zgjuar dhe energjik në orë të vona të natës, dhe vuani nga pagjumësia do të thotë se keni një mutacion gjenetik. Kombinimet gjenetike mund të shpjegojnë pse disa njerëz preferojnë jetën e natës. Kështu në varësi të orarit tuaj të gjumit ju përcaktoni edhe ritmin e ditës në vazhdim. Nëse çoheni rreth orës gjashtë ose shtatë të mëngjesit do të jeni më optimistë dhe aspak të përgjumur.

T’ia dalësh edhe me pak orë gjumë

Disa njerëz mund të kalojnë një ditë normale edhe me pak orë gjumë. Por për disa të tjerë ky mund të jetë një problem i vërtetë ku nevojat për energji dhe çlodhje do të jenë të pamposhtura. Nëse ju jeni akoma të përgjumur edhe shumë kohë pasi jeni çuar nga gjumi kjo ka të bëjë me përbërjen tuaj gjenetike e cila i ka të caktuara orët e nevojshme të gjumit. Jo të gjithë mund të kënaqemi dhe relaksohemi me të njëjtat orë gjumë. Dozat e gjumit janë të ndryshme për persona të ndryshëm.
Disa këshilla për të pasur një gjumë të qetë:

- Është mirë që të mos flini gjatë ditës

- Kufizoni kafeinën dhe alkoolin

- Mos pini duhan, nikotina vështirësojë rënien në gjumë

- Ekspozoni veten ndaj dritës së diellit

- Bëni ushtrime fizike herët në mëngjes

- Kontrolloni nivelet e hekurit në gjak

- Relaksohuni para se të shkoni për të fjetur

- Mos bëni asgjë stimuluese

- Mbani dhomën e gjumit të qetë, dhe të rehatshme
Nevojat për një orar të rregullt gjumi

Të gjithë e dimë që regjimi stabilizon organizmin tonë. Të abuzosh me gjumin do të thotë të plakesh para kohe. Pagjumësia e vetëstimuluar është problematike, sepse fytyra e shfaq stresin dhe lodhjen më shumë se çdo gjë tjetër. Kur vendos të bësh një investim për veten, duhet të zbatosh këshillat me rigorozitet, sepse në të kundërt shpenzon para dhe kohë kot. Eficenca e trajtimit nuk është në nivelin e dëshiruar. Pagjumësia dhe mungesa e regjimit ç’akordojnë organizmin. Stimulojnë rrudhat, rrathët e zinj poshtë syve, si dhe borsat e syve. Të vendosësh rregull është domosdoshmëri. Nëse je mësuar të qëndrosh pa gjumë, mësohesh shumë kollaj të flesh, duke shkuar në shtrat gjysmë ore më shpejt derisa të vendosësh një orar të rregullt.
Relaksohuni para se të shkoni për të fjetur

Sigurohuni se shtrati juaj është i madh mjaftueshëm dhe i rehatshëm. Provoni lloje të ndryshme krevatësh. Përdorni mbulesa pambuku. Është e gabuar ideja që dhomën e gjumit mund ta shfrytëzojmë edhe për punë. Bindeni veten dhe trupin tuaj se ai ambient është për të fjetur dhe duhet të jetë i qetë dhe i rehatshëm. Formoni rituale të shëndetshme në kohën para gjumit. Mundohuni të shkoni në gjumë në të njëjtën kohë, mundësisht edhe gjatë fundjavës. Relaksohuni para se të shkoni për të fjetur. Kjo mund të përfshijë meditimin, ushtrime për frymëmarrjen, një banjë e ngrohtë apo të dëgjoni muzikë relaksuese. Në darkë i duhet kushtuar veçanërisht kujdes ushqimit. Para se të bini për të fjetur duhet të hani pak, ngrënia e sasive të shumta të ushqimeve interferon me ciklet e gjumit.
Qumështi, stimulues natyral i gjumit

Një gotë qumësht iu ndihmon para gjumit, sepse përmban triptofan, një stimulues natyral i gjumit. Përdorni imagjinatën tuaj që të ndihmoni veten për të fjetur. Nëse s‘flini dot, çohuni nga krevati, bëni një aktivitet relaksues, derisa të ndiheni përgjumësh. Të dëgjoni lajme apo çështje që iu shqetësojnë mund t’iu sjellë probleme me gjumin. Edhe nëse keni probleme me gjumin çohuni dhe hani diçka që përmban triptofani cili bllokon serotoninën që është një neurotransmetuese. Serotonina është përgjegjëse për pagjumësinë. Ushqimet të cilat përmbajnë triptofan janë qumështi, akullorja, kosi, djathi etj. Këto ushqime janë të këshillueshme të konsumohen para gjumit për të bërë një gjumë të rehatshëm dhe pa ndërprerje. Në këtë mënyrë do të shmangën shumë probleme shëndetsore që vijnë nga pagjumësia.
Të moshuarit vuajnë më tepër nga pagjumësia

Personat në moshë të thyer, ndoshta nuk kanë nevojë të flenë shumë ose janë të aftë të flenë po aq sa edhe të rinjtë. Kjo mund t’i dedikohet stilit të jetesës sepse ata flenë më shumë gjatë ditës, për shkak të kohës së lirë. Gjumi i ditës i bën ata të mos flenë natën. Termi pagjumësi i referohet paaftësisë për të fjetur ose për të qëndruar në gjumë për një kohë të gjatë. Kjo mund të shkaktojë lodhje të vazhdueshme dhe ndikon shumë negativisht në jetën tuaj të përditshme. Studimet e fundit kanë treguar se nuk është i pakët numri i personave që vuajnë nga pagjumësia, ata përbëjnë 39% të popullsisë. Stresi, depresioni dhe shqetësimet janë shkaqet kryesore që çojnë në pagjumësi. Sëmundjet e ndryshme janë një tjetër shkak i mundshëm dhe veçanërisht nëse ka dhimbje apo siklet.

Shkupi Press

http://shkupipress.blogspot.com/

 
AUG
25

Flet shqiptaro-amerikani Mark Gjonaj: Pse hyra në politikën amerikane

Eljona Marku

Shqiptaro-amerikani i njohur Mark Gjonaj pas suksesit në biznes kërkon të ketë të njëjtin sukses edhe në politikë. Ai i ka vënë vetvetes synim të bëhet përfaqësuesi i Zonës Zgjedhore 80 në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut në Albany. Strategjikisht ai është përcaktuar të testojë ujërat e politikës së shtetit të Nju Jorkut së pari. Suksesi në biznes mund të jetë arsye për komoditet dhe ngurrim për angazhim politik për shumë njerëz; por jo për Gjonajn. Ai në deklarimet publike si motive kryesore të kandidimit të tij ka përmendur dy: dëshirën të përfaqësojë politikisht banorët e zonës ku ai i ka arritur sukseset e tij afariste dhe nevojën që komuniteti shqiptaro-amerikan të ketë pjesëtarët e tij në zyrat e shtetit amerikan të cilit i paguan taksa dhe obligime të tjera.

AUG
24

GJERMANIA / Sekreti i suksesit

Richard Anderson 

Imagjinoni një vend, banorët e të cilit punojnë më pak orë se shumë të tjerë, forca punëtore e të cilit nuk është veçanërisht produktive dhe fëmijët e të cilit shpenzojnë më pak kohë në shkolla se shumica e fqinjëve të tij. Vështirë se kjo mund të jetë një recetë për sukses ekonomik, do të mendonit.

AUG
24

INTERVISTA/ Bugajski: E habitshme që shqiptarët kur votojnë, nuk nisen nga ekonomia

Me analistin e njohur Janusz Bugajski. Sfidat më të rënda për Shqipërinë ende priten të vijnë. Ajo i zgjedh mirë miqtë dhe i njeh kundërshtarët, por politika nuk duhet të gabojë. Klasa politike, privatizimet, rajoni dhe zhvillimet e reja, në sytë e njohësit të mirë të Ballkanit

Nga Genc Mlloja, Revista Klan

Ai që në fillim krijoi një “feeling” për Shqipërinë, dhe shqiptarët ja kthyen vëmendjen shumë shpejt.

AUG
23

Strategjia penguese e Talebaneve

Nga Benjamin Jensen, “Nju Jork Tajms”

Luftërat nuk janë gjithmonë të fituara me anë të betejave vendimtare, por janë ato  beteja tё vogla ku çdo veprim qё thyen vullnetin e një kundërshtari ju çon një hap e më afër fitores. Në Afganistan, talebanët kanë venë nё shënjestër vullnetin e Komunitetit Ndërkombëtar dhe qeverisë së Karzait duke u infiltruar sistematikisht  dhe duke u përpjekur tё nёnvlersojnё forcat dhe sistemin afgan të sigurisë.

AUG
23

Irani shfrytëzon samitin e Lëvizjes së të Painkuadruarve për të rregulluar imazhin

“Radio Europa e Lire”

Kur Irani do të jetë nikoqir i samitit pesë-ditor të Lëvizjes së të Painkuadruarve, ai do të bëjë më shumë se sa të organizojë ngjarjen më të madhe ndërkombëtare brenda më shumë se një dekade-Teherani do të përpiqet të zbeh imazhin e tij si vend i dëbuar nga bota. Me moton “për paqe të qëndrueshme përmes qeverisjes ndërkombëtare” në Teheran pritet që nga 26 deri më 31 gusht të takohen më shumë se 40 udhëheqës të shteteve dhe qindra diplomatë të nivelit të lartë.

 
AUG
22

"Vatra", 100-vjetori e gjen të politizuar

Gjekë Gjonlekaj*

100-vjetorin e themelimit të saj. Ky ishte përvjetori më jubilar në historinë shekullore të kësaj organizate. Në kalendarin biblik numri 12 është fatbardhë. Këtyre përvjetorëve shekullorë u kishte paraprirë 100-vjetori i lindjes së Nënë Terezës. Themelimi i "Vatrës" dhe Kryengritja e Malësisë së Madhe, u kurorëzuan me Pavarësinë e Shqipërisë. Vitet '10, '11 e '12 janë me fat. Ata që lindën ose jetuan në atë kohë, nuk arritën t'i festojnë 100-vjetorët e këtyre datave historike.

 
AUG
22

Qetësohuni! Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin, jo në 2012

Nga Aaron David Miller “ Foreign Policy”

Jeni të shqetësuar nga një luftë me Iranin, destabiliteti rajonal, rritja e terrorizmit, rritja e çmimeve të naftës dhe degradimit të tregjeve rajonit? Mos u shqetësoni - të paktën jo ende. Mendoni 2013. Nëse Izraeli nuk mund të marrë garanci se SHBA është përgatitur për të përdorur forcën, atëherë kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Ehud Barak do të veprojnë, por jo në vitin 2012.

 
AUG
22

Çfarë mund dhe s’mund të bëjë ndihma nga jashtë në botën arabe

Nancy Birdsall, Milan Vaishnav dhe Danny Cutherell

Menjëherë pasi u bë president, Barack Obama e përqendroi vëmendjen te orientimi i marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Pakistanit. Për dekada me radhë, Uashingtoni ka qenë një mik për Islamabadin, duke treguar vullnet ndaj interesit për sigurinë, por ka qenë indiferente ndaj sfidave të brendshme të Pakistanit.

 
AUG
22

Enver Robelli rrëfen për Arbën Xhaferi: Varrimi shkel e shko, tani e mistifikojnë ata që e injoronin

Enver Robelli, gazetari që solli filozofinë e Arbën Xhaferit në 40 pyetjet e botuara në librin “Arbën Xhaferi rrëfen, në Tetovë në kërkim të kuptimit”, do të kishte dashur ta zgjeronte akoma më shumë rrëfimin e mendimtarit dhe filozofit të politikës mbarëshqiptare. Për muaj me radhë ai bisedoi me Arbën Xhaferin për fenë, politikën, kinematografinë, familjen, për vesin dhe virtytin…por jo për gjithçka.

Cilësia e Universiteteve? Të paktën lëmë pas Etiopinë, Haitin, Kamboxhian…

Cilësia e Universiteteve? Të paktën lëmë pas Etiopinë, Haitin, Kamboxhian…:
Që Universitetet shqiptare, si ato publike, ashtu edhe private, kanë një cilësi të dobët, kjo tashmë dihet. Por, këtë e ka konfirmuar edhe klasifikimi më i fundit i “Ranking Web of World Universites”.
Sipas këtij klasifikimi, universitetet tona renditen nga fundi dhe pas kemi lënë vetëm vende të tilla si Haiti, Etiopia, Kamboxhia, Benini etj.
Në krye, si prej shumë kohësh ndodhen universitetet amerikanë, me atë të Havardit në vendin e parë.
Renditja e universiteteve shqiptare

Pozicioni Emri
7299 Epoka University
8735 University of Tirana
10738 Polytechnic University of Tirana
10754 University Europian i Tiranes
11096 University of Vlora
11272 University Aleksandër Moisiu Durres
12115 University of Neë York Tirana
12561 University Marin Barleti
12672 University Justicia
13333 University Pavaresia
13574 Agricultural University of Tirana
13657 University Luarasi
13775 University Luigj Gurakuqi Shkoder
14799 University Aleksander Xhuvani Elbasan
15071 Academy of Film & Multimedia MARUBI
15164 Albanian University (University Ufo Dental)
15479 Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë
15495 University POLIS
15583 University Kristal
15712 Planetarium University of Tirana
15718 University Eqrem Çabej Gjirokaster
15768 Fan Noli University Korçe
15796 Vitrina University
16265 European University for Tourism
16716 Academy of Fine Arts Tirana
16722 Justiniani I University
17018 International University of Tirana
17096 Universiteti Bedër
17362 Academy of Sports and Physical Education Vojo Kushi
17690 American University of Tirana
17858 Mediterranean University of Albania
18259 Ëisdom University
18707 ISSAT Institute
19030 Nehemia University Pogradec
19106 University Medikadent
19196 Tirana Business University
20305 University Illyria
20634 Aldent University
http://www.webometrics.info/top12000.asp?offset=150

Si mund të shpëtosh në një aksident të tillë?! (FOTO)

Si mund të shpëtosh në një aksident të tillë?! (FOTO):
Një drejtues mjeti në Kinë ka shpëtuar në një mënyrë të mrekullueshme, teksa makina e tij është përfshirë në një aksident. Ngjarja ka ndodhur në provincën Hunan, ku një kamion është përplasur dhe me një makinë, duke rënë sipër saj. Makina është shtypur plotësisht, por mrekullisht, drejtuesi i saj ka mundur që të mbijetojë.

(China News)
I soccorsi all'automobilista (China News)
La gru solleva l'autocarro che ha schiacciato l'automobile (China News)
I vigili del fuoco estraggono l'uomo dall'automobile incredibilmente vivo (China News)

“Monstra e Oslos”, vetëm 21 vjet burg për Breivik dhe… një qeli luksoze (FOTO)

“Monstra e Oslos”, vetëm 21 vjet burg për Breivik dhe… një qeli luksoze (FOTO):
Pavarësisht faktit se vrau 77 persona muaj më parë në Oslo, një ngjarje që tronditi botën, Anders Breivik është dënuar vetëm me 21 vite burg. Vendimi është dhënë gjatë ditës së sotme.
Gjykata shpalli se Breivik është i shëndoshë mendërisht dhe ka vendosur që ta shpallë atë fajtor për vrasjet e kryera. Dënimi ka qenë vetëm 21 vite, duke qenë se në Norvegji nuk ekziston dënimi i përjetshëm apo me vdekje. 21 vite burg janë maksimumi që një person mund të dënohet në Norvegji.
Breiviki ka pranuar se e ka orkestruar shpërthimin e bombës në Oslo, nga e cila u vranë 8 vetë, dhe pastaj të shtënat e tij, që në shënjestër kishin pjesëmarrësit e një kampi veror në një ishull, që organizohej nga Partia Laburiste në qeveri.
Në këtë sulm ai i vrau 69 vetë, kryesisht të rinj, që kishin lidhje me Partinë Laburiste.
Gjatë procesit gjyqësor ai ka thënë se sulmet ishin protestë kundër politikave imigruese liberale të Norvegjisë dhe ishte e domosdoshme që të parandalohet që Norvegjia të mos mbizotërohet nga myslimanët.
Breivik e ka përshkruar veprimin e tij si “sulmin politik më të sofistikuar dhe më spektakolar në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, dhe theksoi se kështu do të vepronte përsëri.
Një prej pjesëtarëve të trupit gjykues u përjashtuar gjatë procesit, duke qenë se deklaroi që Breivik meriton dënim me burgim të përjetshëm.
Breivik ndërkohë, do të vuajë dënimin në një burg luksoz. Ai do të ketë mundësinë që të qendrojë në tre qeli me nga tetë metra katrorë, ku do të ketë kompjuter, televizor, madje dhe një palestër të vogël për të mbajtur trupin në formë.





Bandë kriminele shqiptarësh në SHBA, arrestohet edhe kandidati për kongresmen

Bandë kriminele shqiptarësh në SHBA, arrestohet edhe kandidati për kongresmen:


john goci
Kandidati për kandidat për Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Goci, me origjinë shqiptare, u arrestua dhe u akuzua për mashtrim të agjentëve federal, bën të ditur media amerikane, e cila jep detaje edhe për një bandë kriminelësh shqiptarë që drejtonin një rrjet fajdesh.
Agjentët e FBI-së e arrestuan Gocin në shtëpinë e tij në Ëestland. Ai qe anëtar i bordit të një shkolle të zonës. Ai u lirua pas kësaj për të pritur gjykimin. Nëse shpallet fajtor, mund të dënohet me deri pesë vjet burg.
FBI thotë se Goci ka gënjyer mbi një kredi që ka marrë nga Tomo Duhanaj, një shqiptar tjetër ilegal nga Shqipëria, i cili drejtonte një biznes fajdesh, duke u ofruar kredi me interes deri në 45 për qind në vit. Sipas ligjit amerikan, kredia me interes të tillë është e paligjshme dhe dënohet me burgim pasi është e qartë se asnjë lloj biznesi nuk mund të paguajë interesa kaq të larta dhe se ata që marrin kredi të tilla, janë gjithmonë njerëz në mëshirë të grabitqarëve fajdexhinj.
Akuza thotë se Goci u përpoq të mbronte Duhanaj duke deklaruar se kredia që ai kishte marrë, kishte një interes prej 15 për qind, kur në fakt po paguante 45 për qind në vit.
Duhanaj u arrestua pak ditë më parë nën akuzën e fajdexhiut. Ai shpërndante kredi me interesa grabitqare përgjithësisht mes shqiptarëve të zonës.
Goci pati marrë një kredi prej 30 mijë dollarësh nga Duhanaj, i cili është prezantuar gjithashtu si luftëtar i lirisë. Një dëshmitar i tha hetuesve se kreditë ktheheshin mbrapsht si pasojë e reputacionit të Duhanaj si vrasës dhe dhunues.
Duhanaj qe ndaluar fillimisht duke i dhënë makinës më maj, por policia arriti të zbulojë dokumentet e tij të kreditimit. Një analist i FBI-së doli në konkluzionin se bëhej fjalë për kredi me interes 45 për qind.
Duhanaj i qe lutur në këtë rast Gocit të deklaronte se interesi i kredisë së tij qe 15 për qind, por biseda mes tyre u përgjua nga FBI.
Goci qe kandidat në garën e primareve brenda Partisë Demokratike për distriktin e 13 të Kongresit.

Bandë kriminele shqiptarësh në SHBA, arrestohet edhe kandidati për kongresmen burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Si ta mbrojmë lëkurën edhe në ditët e fundit të plazhit

Edhe fundi i stinës së verës rezervon temperatura të larta dhe mundësi për t’iu drejtuar plazhit. Por edhe nëse këto ditë nuk iu kanë munguar dhe do të donit të vazhdonin, duhet të vazhdoni të tregoni akoma kujdes për lëkurën tuaj.

Por si të shmangim diegien

E keni tejkaluar masën me banjot e diellit? Gabimi shpaguhet me skuqjen klasike të lëkurës: lëkurë e kuqe dhe djegie, këto janë simpotmat tipike. Nëse jeni djegur, nuk iu mbetet të bëni gjë tjetër veçse të filloni të evitoni, derisa të shëroheni, qëndrimin në diell, kurse në zonën e acaruar mund të vendosni pomada që kanë në përbërjën e tyre kortizon. Nëse lëkura tek pjesa e gjoksit është e enjtur, jep kruarje dhe fillojnë të shfaqen pikla të kuqe. Kjo nuk është thjesht skuqje, që në gjuhën mjekësore njihet me emrin eritemë, por bëhet fjalë për një farë alergjie që vjen nga dielli. Dhe kjo mund të ngjasë edhe nëse ekspozohemi në diell qoftë edhe për pak minuta. Kjo lloj alergjie shërohet me pomadë me kortizon dhe nëse krruarja është e fortë, atëherë hyjnë në punë pomadat antihistamike.  Tre janë këshillat që japin specialistët dermatologë për të gjithë njerëzit që e kanë të vështirë të zgjedhin kremrat për lëkurën. Ato duhet të jenë me Vitamina C dhe E, si dhe me produkte qumështi. Gjithashtu ata rekomandojnë që si në stinën e dimrit dhe verës, për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme, të cilat në shumë raste shkaktojnë edhe kancer në lëkurë, duhet të përdoret kremi i lëkurës. Nga ana tjetër sipas studimeve rreth 90 për qind e rasteve me kancer në lëkurë shkaktohen kryesisht nga rrezet, sidomos ato ultravioletë, të cilat janë të dëmshme për të gjithë njerëzit dhe veçanërisht për fëmijët. Ai që shkon në plazh dhe në mëngjes lyhet me një krem mbrojtës me tregues 60, të mos mendojë se është i mbrojtur deri pasdite, ndoshta edhe pasi ka bërë banjo. Faktori mbrojtës llogaritet nga firma prodhuese në një situatë standart, në të cilën nuk merret parasysh noti, djersitja. Kështu është e qartë që kur kushtet ndryshojnë, edhe faktori mbrojtës zvogëlohet. Kështu për të qënë të qetë duhet të jemi bujarë me dozat e kremit që vendosim në lëkurë, duhet të lyhemi çdo dy orë dhe gjithmonë pas banjos.

Problemet që shkakton rrezatimi diellor

Problem serioz për plazhistët dhe njerëzit që ekspozohen ndaj rrezeve të diellit janë djegiet e lëkurës. Ato nuk mund të shmangen ndryshe, përveç se me anë të përdorimit të solarëve, me mbrojtës me filtër të lartë. Është e këshillueshme që pas plazhit të përdoren kremra hidratues “pas diellit” për lëkurën, pasi nga plazhi lëkura thahet jashtë mase. Në raste djegiesh të thella, rekomandohen edhe preparate në formë xheli. As qëndrimi nën çadër nuk të mbron nga dielli, pasi edhe rëra, edhe gurët rrezatojnë. Probleme shkakton rrezatimi diellor edhe te nishanet mbi lëkurë. Njëlloj ndodh me njollat dhe qukat, prej të cilave ankohen shumica e njerëzve që vuajnë nga shfaqja me tepri e pullave të bardha mbi lëkurë, pa pigment. Zakonisht, për mykun dhe njollat rekomandohen preparate me ekstrakte bimore. Forcimi i rezistencës së organizmit duhet të jetë pjesë përbërëse e çdo individi. Organizmi duhet që gradualisht t’u ekspozohet disa faktorëve dhe kushteve në të cilat e forcon rezistencën. Fortësimi i rezistencës së organizmit arrihet me shfrytëzimin e rregullt të faktorëve të jashtëm: diellit, ajrit dhe ujit.
Nxehtësia, e dobishme për sëmundjet veshkave

Banjat e diellit veprojnë mbi veshkat. Krahas me zgjerimin e enëve të gjakut të lëkurës, zgjerohen edhe enët e gjakut në veshka. Nëse shtohet djersitja në lëkurë, nuk ka ndonjë ndryshim në funksionin e veshkave, por kur nuk shtohet djersa, banjat e diellit shkaktojnë rritjen e punës së veshkave duke shtuar nxjerrjen e urinës dhe bashkë me të, edhe të lëndëve e tjera që përmban urina. Është vënë re se veprimi i rrezeve të diellit nuk shkakton ndonjë dëm mbi veshkat, jo vetëm kur ato janë të shëndosha, por edhe kur janë të sëmura. Klima e nxehtë përgjithësisht ka një ndikim të mirë në funksionimin e veshkave. Banjat e ajrit bëhen 1 – 2 orë në ditë, veçanërisht në sëmundjet e gurëve të veshkave dhe fshikëzën e urinës.
Pyjet dhe banjat e hijes, ilaçi për sëmundjet e tiroideve

Sëmundjet e këtyre gjëndrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa çrregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet. Për këta të sëmurë, rëndësi të madhe ka qetësia fizike dhe psikike, krahas mjekimit dhe ushqimit. Ka të dhëna se në disa nga këta të sëmurë, bregdeti krijon shqetësime, sidomos gjatë verës, prandaj është mirë që të bëjnë banja ajri në hije. Banjat e ujit në det dhe lumenj t’i bëjnë me kujdes, kurse banjat e diellit t’i evitojnë. Në sëmundjen e strumës (gushës) që lind si pasojë e mungesës së jodit në ushqim, këshillohen banjat e detit ku ajri është i pasur me kripëra të jodit.
Personat që nuk u rekomandohen banjat e diellit

Rrezet e diellit nuk mund të zëvendësohen në asnjë mënyrë me rrezet ultravioletë që prodhohen në mënyrë artificiale. Megjithatë, ka edhe raste kur banjat e diellit nuk janë të këshillueshme dhe kjo më konkretisht u “mohohet” atyre që vuajnë nga tuberkulozi aktiv i mushkërive, që kanë eksitime (shqetësime të forta të sistemit nervor, dhimbje të vazhdueshme të kokës, marrje mendsh me të vjella, rrahje të shpejta të zemrës). Po ashtu, nuk rekomandohet banja në ato sëmundje të lëkurës që acarohen si fotodermatozat. Banjat e diellit nuk u këshillohen atyre që vuajnë nga epilepsia, nga sëmundjet infektive, nga sëmundje të rënda të veshkave, atyre që kanë prirje për hemorragji në tru, me stenokardi, që kanë tension të lartë të gjakut etj.
Kujdesi për ata që kanë probleme me zemrën

Personat me sëmundje të lëkurës duhet t’u ekspozohen rrezeve të diellit vetëm sipas udhëzimeve të mjekut. Është e nevojshme marrja e rrezeve të diellit në det. Por ky veprim duhet të jetë gradual. Rekomandohet që ditën e parë ekspozimi ndaj diellit duhet të jetë vetëm 5 minuta. Së pari, duhet të marrin rreze duart dhe këmbët pastaj shpina dhe gjoksi. Lëkura e barkut i merr e fundit rrezet, për arsye se është më e ndjeshme. Të ndjeshëm ndaj rrezeve janë personat neurolabilë, si dhe personat shumë të dobët fizikisht. Personat me sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut duhet të ekspozohen me kujdes ndaj rrezeve të diellit. Banjat u ndalohen njerëzve me moshë të thyer dhe grave në periudhën e dytë të barrës. Për çdo rast është e nevojshme të merren parasysh këshillat e mjekëve.
Tabela

10 këshilla për të pasur një lëkurë ngjyrë çokollate.

1- Përpara se të nisesh përdor një krem parapërgatitor

2- Lyej trupin me krem përpara se të shkosh në plazh

3- Pini shumë lëngje për t’u hidratuar

4- Luftoni celulitin edhe në plazh

5- Mbani gjithmonë syze dielli

6- Mbroni flokët më vajrat e duhur

7- Pastroni lëkurën tuaj duke e kruajtur

8- Mbroni lëkurën e fytyrës

9- Merri rrezet kur je duke lëvizur

10- Mos harroni kremin e pasdiellit në fund të ditës

Google+ Followers