Por kur ju poqi me mua Dashuria…


Shkruar nga Françesko Petrarka


Poezi moderne dhe jo vetëm ajo dashurore, lirikat te “Canzoniere” të Françesko Petrarkës janë pranuar si model, duke u përpunuar në shekujt e mëpasëm; një tufë nga këto lirika, të përzgjedhura janë sjellë në shqip nga Ferdinand Leka



I

Ky sonet mund të quhet si një hyrje e Kanconieres së Petrarkes, megjithëse në të vërtetë do të ishte epilogu i tij, sepse besohet që është shkruar në vitet e fundit të jetës së poetit, kur mendoi t'i rendiste e t'i rregullonte lirikat e veta.

Është si një prelud poetik ku tingëllojnë shumë motive që do të zhvillohen në lirikat e tjera. Tek poeti luftojnë në mes tyre ndjenjat e njeriut të ri të Rilindjes Evropiane, pasionet tokësore me ndjenjat kristiane, të fuqishme në mesjetë, që e shtyjnë të pendohet për dëshirat e kësaj bote dhe i bëjnë thirrje të mendojë për jetën e përtejme.

Ju që dëgjoni sot në vargjet e mi,

Tingujt me psherëtima e ngashërime,

Ushqim zemre në rini plot gabime,

Kur nga ç'jam sot isha tjetër njeri.

Shpresoj të gjej mëshirë e dhembshuri,

Për shpresa të kota, vuajtje edhe pësime,

Shprehur me stile të ndryshme dhe arsyetime,

Për ata që e dinë ç'do të thotë dashuri.

Porse tash vonë e kam kuptuar mirë,

Se u bëra përralla e botës për kohë të gjatë,

Sa turp prej vetes sime tash më vjen;

E turpi është fryti i kësaj kllapie të vështirë,

Pendimi i hidhur e shikimi qartë,

Ëndërr e shkurtër është çka botës pëlqen.

II

Poeti tregon si u sulmua në befasi nga Dashuria, që e plagosi papritur dhe pastaj e nënshtroi pa shpëtim. Me sa duket poeti e ka hartuar në moshë të vonë, për ta vënë në fillim të Kanconieres, ashtu si dhe sonetin e mëparshëm.

Disa kritikë të tjerë mendojnë së është një nga lirikat e para të poetit në moshë të re e për më tepër bën fjalë për një dashuri tjetër, para Laurës.

Për një hakmarrje të hirshme të vet,

E njëmijë fyerje në një ditë për të goditur,

Përsëri Dashtnia tinëz harkun pat ngritur,

Si ai që të dëmtojë vend e kohë pret;

Virtyti strehë thellë përbrenda gjet'

Ndër sy dhe zemër, në mbrojtje duke pritur,

Derisa goditja për vdekje pat zbritur

Aty ku e ka zakon të vejë çdo shigjetë

Por i hutuar nga sulmi i papritur,

Nuk pati kohë sa duhej, as fuqi,

Virtyti ta përballte me arme atë zor;

O në atë majë të vështirë e të lartë i ngjitur

Nga brenga për të shpëtuar me dredhi,

Siç do tashti, por s'ka kush i jep dorë.

III

Duke zhvilluar më tej motivin e sonetit të mëparshëm, përshkruan si nisi dashuria e tij për Laurën dhe përcakton edhe ditën (6 prill 1327). Poeti nuk dyshonte se do të binte në Dashuri pikërisht të Premten e Madhe, kur bota e krishterë është në zi për vdekjen e Krishtit.

Nga dhimbja për Atë që i ka krijuar,

Atë ditë rrezet e diellit humbën ngjyre,

Kur unë rashë në lak, pa ditur se në atë mënyrë,

Po më lidhnin, grua, ata sy të shkruar;

Në atë kohë s'dyshoja do më kishin sulmuar

Shigjeta të Dashurisë, prandaj pa kqyrë

Asnjë dyshim, e me besim në fytyrë,

N'dhimbje të përgjithshme imja ka filluar.

Pa armë kur isha Dashuria më shitoi,

Rruga nga sytë në zemër s'kishte derë,

Prandaj tash lotët më kullojnë si kroi;

Por, më duket mua, s'e pati për nderë,

Kur juve, armëngjeshur, harkun s'ju tregoi,

Mua të më plagosi në atë gjendje të mjerë.

IV

Ngre lart Laurën, duke kujtuar që, ashtu si vetë Krishti nuk deshi të lindte në Romë, por në Judë, ashtu dhe vasha e Poetit doli në dritë në një fshat të vogël dhe të rëndomtë.

Ai që të pakufi e tregoi artin,

Tërë mjeshtërinë e bindshme dhe të vlerë,

Kur e krijoi këtë dhe atë hemisferë,

E më të urtë bëri Jovin se Martin;

Kur, për të sqaruar shkrimet, drejtoi hapin,

Drejt tokës sonë, mbetur në terr ngaherë,

Pjetrin e Gjonin hoq rrjetash me 'i herë,

E i bëri mbretërinë e qiellit të kapin.

Nuk desh të lindej në Romë, vend madhështori,

Por në Jude, pse mbi të gjitha donte

Të çmohej përvuajtëria në këtë botë.

E tash nga i vend i vogël një diell nxori.

Sa dhe natyra rreth e falënderonte,

Që u lind aty një grua aq hireplotë.

VII

Nxit një mikun e vet të studiojë me ngulm letërsinë dhe filozofinë, pa marrë parasysh mundin dhe sakrificat që nevojiten për të arritur majat në këto fusha. Njëkohësisht ankohet për braktisjen e tyre nga shumë veta për t'u dhënë pas përfitimeve të shpejta materiale.

Puplat e buta, gjumi e grykësia,

Nga bota çdo virtyt e kanë dëbuar,

Prandaj nga rruga e mbarë tash ka dredhuar,

Natyra jonë, e mundur nga mbrapshtia.

Kaq është errësuar, humbur ka hijeshia

E qiellit, ku çdo jetë është formuar,

Saqë me gisht sot kanë për ta treguar,

Këdo që Helikone do të rrjedhë poezia.

Kush pyet për larin? Për mirtin e hijshëm?

"Filozofi, tash je skamnore e mekur",

Thotë turma e etur vetëm për fitimet.

Në rrugën tjetër pak kanë për të ndjekur,

Por aq më tepër të lut, shpirt i njerëzishëm,

Punën fisnike mos ta prejnë mundimet.

XI

Pasi Laura e kupton dashurinë që ndien për të, tregohet më e rreptë ndaj tij dhe për këtë qëndrim të saj ankohet poeti në këtë baladë të quajtur "Balada e Velit".

Pa velin në fytyrë, në hije o në diell,

Grua, s'ju pashë ndo 'i herë,

Mbasi e kuptuat atë dëshirë që më ther,

E çdo tjetër lakmi zemre më heq fill.

Fshehur sa i mbajta të bukurat mendime,

Që në prag të varrit më çuan nga lakmia,

Pashë se në fytyrë ju ndritën rreze mëshire;

Por kur ju poqi me mua Dashuria,

Flokët e artë s'pranuan më shikime,

E ata sy dashnorë nga dheu i prire.

E humba, i mjeri, atë shikim plot hire.

Për vdekje ai vel më sundon,

Në vapë e në akull kur përherë mbulon,

Të bukrit sy, e u merr atë dritë të kthillë.

XIII

Poeti bekon çastin në të cilin njohu Laurën, sepse dashuria për të e pasuron shpirtërisht dhe e shpie tek e Mira më e lartë. Është edhe ky një ndër sonetet me të njohura të Petrarkës.

Kur në mes të grave tjera Dashuria,

Në të bukurën fytyrë zë vend te ajo,

Më pak e hijshme duket cilado,

E nga dëshira vlojnë ndjenja e mia.

Duke bekuar vend, kohë e orë rrija,

Që sytë e mi më lart panë se kushdo,

E i them unë shpirtit: shumë ti falëndero,

Që aq e lartë t’u bë atëherë sajdia.

Prej saj të vjen mendimi dashuror

Që, kur e ndjek, te e mira e lartë të çon,

Duke përçmuar çfarë lyp çdo tokësor;

Prej saj të vjen gjithë ai hir shpirtëror,

Që fill për shteg të qiellit të drejton,

Sa që tashti mua shpresa më krenon.

XV

Poeti, duke u larguar nga Laura, plot me trishtim kthen kokën prapa dhe shikon me lot në sy vendin ku e lë atë. Është i dëshpëruar që duhet të jetojë pa të dashurën, por Dashuria e ngushëllon në vargjet e treshes së fundit të sonetit.

Unë për çdo hap rri prapa duke u kthyer,

Me trup të lodhur që memzi e baj,

E ajri që ju thithni më bën të ofshaj,

Më ngushëllon, para rri duke më shtyrë;

Pastaj, kur shoh ç'e mirë më është rrëmbyer,

Rrugën e gjatë e jetën të shkurtë, nuk bëzaj,

Mbes shtang i zbehur, hapat në vend i mbaj,

sytë me lot më rrinë përtokë mbërthyer.

Nga 'i herë në mes të vajit që më trishton,

Si munden këto gjymtyrë- dyshim më përftohet

Nga shpirti i vet të rrojnë kaq larguar?

Por më gjegjet Dashuria: a s'të kujtohet

Se të gjithë dashnorët kështu e kanë zakon,

Nga çdo cilësi njerëzore të përjashtuar?

XVI

Larg Laurës, Poeti rri duke kërkuar me ankth në gratë e tjera mos gjendet ndonjë që t'i kujtojë tiparet e saj, duke menduar se kështu mund të gjejë pak ngushëllim. Në dy strofat e para e krahason veten me një plak të lodhur që merr rrugën për në Romë për të parë pëlhurën me të citën besohej se Veronika e Biblës i kishte fshirë fytyrën Krishtit gjatë rrugës së Kalvarit dhe aty kishte mbetur shëmbëllimi i tipareve të Krishtit.

Plaku thinjosh, i zbehtë, merr rrug'n e vyer,

Të bukurin vend të lindjes ka braktisur

Dhe të dashurit e vet, të lemerisur,

Se nuk e dinë vallë prap ka për t'iu kthyer.

Trupin e lashtë me zor shkon duke e shtyrë,

Ditët e fundit të jetës duke i grisur,

Vetes i jep mos të presë rrugën e nisur,

Lodhur nga udhëtimi edhe mosha e thyer;

Dhe mbrrin në Romë, i nxitur nga dëshira,

Fytyrën për të parë të vetë Atij

Që dhe atje lart në qiell shpreson ta ketë,

Ashtu, unë i mjeri! nganjëherë u prira,

Të shoh ndër tjera, o grua, sa ka mundësi,

Formën tënde të lakmuar të vërtetë.

Laura është drita që ia merr sytë Poetit dhe e vret. Ai dëshiron të ikë prej saj, por mendimi për të e ndjek kudo dhe e bën të qajë me dhimbje të thellë.

Kur jam drejtuar krejt nga ajo anë,

E bukura fytyrë e vashës ku lëshon dritë,

E në mend më është ngulitur ajo dritë,

Që më ndez përbrenda e më djeg tejembanë;

Unë që kam frikë se zemra mund të marrë anë,

Po shoh te vetja si fiket çdo dritë;

Eci si i verbëti që ndër sy s’ka dritë,

E prapëseprapë lëviz ai nga çdo anë.

Pra, nën goditjet e vdekjes pikëlluese,

Iki, por s'jam i shpejtë, e ajo deshirë

Kudo më ndjek, e nuk më lë në vetmi;

I heshtur eci, pse çdo fjalë pikëlluese,

Njerëzit do i zhgrehte në vajë, e un kam dëshirë

Lotët e mi të derdhen në vetmi.

XIX

E ka të vështirë të përballojë shikimin e Laurës, por megjithëse kjo e mundon shumë, nuk rri dot pa e kërkuar atë.

Përmbi tokë gjenden me sy pishë frymorë,

Që dritën diellit pa frikë ia shikojnë,

Por disa tjerë nuk mundin ta durojnë,

E veç nga mbrëmja dalin, si me zor;

Tjerë, lakmi e çmendur i gënjen çdo orë,

Se zjarri që shkëlqen do t'i gëzojnë,

Por flakët e këtij do i përcëllojnë;

I mjeri unë, që bëj pjesë në këtë dorë.

Se nuk kam forcë, jo kurrë, ta pengoj dritën

E asaj grua, s'di si të gjej mbroje,

I futur në errësira, natën vonë;

Pse fati im më shtyn ta shoh pa droje,

Me sy të sëmurë, nga vaji që më veniten,

E mirë e di se ndjek çka më shkrumbon. 


Standard

Por kur ju poqi me mua Dashuria…





Shkruar nga Françesko Petrarka


Poezi moderne dhe jo vetëm ajo dashurore, lirikat te “Canzoniere” të Françesko Petrarkës janë pranuar si model, duke u përpunuar në shekujt e mëpasëm; një tufë nga këto lirika, të përzgjedhura janë sjellë në shqip nga Ferdinand Leka

I

Ky sonet mund të quhet si një hyrje e Kanconieres së Petrarkes, megjithëse në të vërtetë do të ishte epilogu i tij, sepse besohet që është shkruar në vitet e fundit të jetës së poetit, kur mendoi t'i rendiste e t'i rregullonte lirikat e veta.

Është si një prelud poetik ku tingëllojnë shumë motive që do të zhvillohen në lirikat e tjera. Tek poeti luftojnë në mes tyre ndjenjat e njeriut të ri të Rilindjes Evropiane, pasionet tokësore me ndjenjat kristiane, të fuqishme në mesjetë, që e shtyjnë të pendohet për dëshirat e kësaj bote dhe i bëjnë thirrje të mendojë për jetën e përtejme.

Ju që dëgjoni sot në vargjet e mi,

Tingujt me psherëtima e ngashërime,

Ushqim zemre në rini plot gabime,

Kur nga ç'jam sot isha tjetër njeri.

Shpresoj të gjej mëshirë e dhembshuri,

Për shpresa të kota, vuajtje edhe pësime,

Shprehur me stile të ndryshme dhe arsyetime,

Për ata që e dinë ç'do të thotë dashuri.

Porse tash vonë e kam kuptuar mirë,

Se u bëra përralla e botës për kohë të gjatë,

Sa turp prej vetes sime tash më vjen;

E turpi është fryti i kësaj kllapie të vështirë,

Pendimi i hidhur e shikimi qartë,

Ëndërr e shkurtër është çka botës pëlqen.

II

Poeti tregon si u sulmua në befasi nga Dashuria, që e plagosi papritur dhe pastaj e nënshtroi pa shpëtim. Me sa duket poeti e ka hartuar në moshë të vonë, për ta vënë në fillim të Kanconieres, ashtu si dhe sonetin e mëparshëm.

Disa kritikë të tjerë mendojnë së është një nga lirikat e para të poetit në moshë të re e për më tepër bën fjalë për një dashuri tjetër, para Laurës.

Për një hakmarrje të hirshme të vet,

E njëmijë fyerje në një ditë për të goditur,

Përsëri Dashtnia tinëz harkun pat ngritur,

Si ai që të dëmtojë vend e kohë pret;

Virtyti strehë thellë përbrenda gjet'

Ndër sy dhe zemër, në mbrojtje duke pritur,

Derisa goditja për vdekje pat zbritur

Aty ku e ka zakon të vejë çdo shigjetë

Por i hutuar nga sulmi i papritur,

Nuk pati kohë sa duhej, as fuqi,

Virtyti ta përballte me arme atë zor;

O në atë majë të vështirë e të lartë i ngjitur

Nga brenga për të shpëtuar me dredhi,

Siç do tashti, por s'ka kush i jep dorë.

III

Duke zhvilluar më tej motivin e sonetit të mëparshëm, përshkruan si nisi dashuria e tij për Laurën dhe përcakton edhe ditën (6 prill 1327). Poeti nuk dyshonte se do të binte në Dashuri pikërisht të Premten e Madhe, kur bota e krishterë është në zi për vdekjen e Krishtit.

Nga dhimbja për Atë që i ka krijuar,

Atë ditë rrezet e diellit humbën ngjyre,

Kur unë rashë në lak, pa ditur se në atë mënyrë,

Po më lidhnin, grua, ata sy të shkruar;

Në atë kohë s'dyshoja do më kishin sulmuar

Shigjeta të Dashurisë, prandaj pa kqyrë

Asnjë dyshim, e me besim në fytyrë,

N'dhimbje të përgjithshme imja ka filluar.

Pa armë kur isha Dashuria më shitoi,

Rruga nga sytë në zemër s'kishte derë,

Prandaj tash lotët më kullojnë si kroi;

Por, më duket mua, s'e pati për nderë,

Kur juve, armëngjeshur, harkun s'ju tregoi,

Mua të më plagosi në atë gjendje të mjerë.

IV

Ngre lart Laurën, duke kujtuar që, ashtu si vetë Krishti nuk deshi të lindte në Romë, por në Judë, ashtu dhe vasha e Poetit doli në dritë në një fshat të vogël dhe të rëndomtë.

Ai që të pakufi e tregoi artin,

Tërë mjeshtërinë e bindshme dhe të vlerë,

Kur e krijoi këtë dhe atë hemisferë,

E më të urtë bëri Jovin se Martin;

Kur, për të sqaruar shkrimet, drejtoi hapin,

Drejt tokës sonë, mbetur në terr ngaherë,

Pjetrin e Gjonin hoq rrjetash me 'i herë,

E i bëri mbretërinë e qiellit të kapin.

Nuk desh të lindej në Romë, vend madhështori,

Por në Jude, pse mbi të gjitha donte

Të çmohej përvuajtëria në këtë botë.

E tash nga i vend i vogël një diell nxori.

Sa dhe natyra rreth e falënderonte,

Që u lind aty një grua aq hireplotë.

VII

Nxit një mikun e vet të studiojë me ngulm letërsinë dhe filozofinë, pa marrë parasysh mundin dhe sakrificat që nevojiten për të arritur majat në këto fusha. Njëkohësisht ankohet për braktisjen e tyre nga shumë veta për t'u dhënë pas përfitimeve të shpejta materiale.

Puplat e buta, gjumi e grykësia,

Nga bota çdo virtyt e kanë dëbuar,

Prandaj nga rruga e mbarë tash ka dredhuar,

Natyra jonë, e mundur nga mbrapshtia.

Kaq është errësuar, humbur ka hijeshia

E qiellit, ku çdo jetë është formuar,

Saqë me gisht sot kanë për ta treguar,

Këdo që Helikone do të rrjedhë poezia.

Kush pyet për larin? Për mirtin e hijshëm?

"Filozofi, tash je skamnore e mekur",

Thotë turma e etur vetëm për fitimet.

Në rrugën tjetër pak kanë për të ndjekur,

Por aq më tepër të lut, shpirt i njerëzishëm,

Punën fisnike mos ta prejnë mundimet.

XI

Pasi Laura e kupton dashurinë që ndien për të, tregohet më e rreptë ndaj tij dhe për këtë qëndrim të saj ankohet poeti në këtë baladë të quajtur "Balada e Velit".

Pa velin në fytyrë, në hije o në diell,

Grua, s'ju pashë ndo 'i herë,

Mbasi e kuptuat atë dëshirë që më ther,

E çdo tjetër lakmi zemre më heq fill.

Fshehur sa i mbajta të bukurat mendime,

Që në prag të varrit më çuan nga lakmia,

Pashë se në fytyrë ju ndritën rreze mëshire;

Por kur ju poqi me mua Dashuria,

Flokët e artë s'pranuan më shikime,

E ata sy dashnorë nga dheu i prire.

E humba, i mjeri, atë shikim plot hire.

Për vdekje ai vel më sundon,

Në vapë e në akull kur përherë mbulon,

Të bukrit sy, e u merr atë dritë të kthillë.

XIII

Poeti bekon çastin në të cilin njohu Laurën, sepse dashuria për të e pasuron shpirtërisht dhe e shpie tek e Mira më e lartë. Është edhe ky një ndër sonetet me të njohura të Petrarkës.

Kur në mes të grave tjera Dashuria,

Në të bukurën fytyrë zë vend te ajo,

Më pak e hijshme duket cilado,

E nga dëshira vlojnë ndjenja e mia.

Duke bekuar vend, kohë e orë rrija,

Që sytë e mi më lart panë se kushdo,

E i them unë shpirtit: shumë ti falëndero,

Që aq e lartë t’u bë atëherë sajdia.

Prej saj të vjen mendimi dashuror

Që, kur e ndjek, te e mira e lartë të çon,

Duke përçmuar çfarë lyp çdo tokësor;

Prej saj të vjen gjithë ai hir shpirtëror,

Që fill për shteg të qiellit të drejton,

Sa që tashti mua shpresa më krenon.

XV

Poeti, duke u larguar nga Laura, plot me trishtim kthen kokën prapa dhe shikon me lot në sy vendin ku e lë atë. Është i dëshpëruar që duhet të jetojë pa të dashurën, por Dashuria e ngushëllon në vargjet e treshes së fundit të sonetit.

Unë për çdo hap rri prapa duke u kthyer,

Me trup të lodhur që memzi e baj,

E ajri që ju thithni më bën të ofshaj,

Më ngushëllon, para rri duke më shtyrë;

Pastaj, kur shoh ç'e mirë më është rrëmbyer,

Rrugën e gjatë e jetën të shkurtë, nuk bëzaj,

Mbes shtang i zbehur, hapat në vend i mbaj,

sytë me lot më rrinë përtokë mbërthyer.

Nga 'i herë në mes të vajit që më trishton,

Si munden këto gjymtyrë- dyshim më përftohet

Nga shpirti i vet të rrojnë kaq larguar?

Por më gjegjet Dashuria: a s'të kujtohet

Se të gjithë dashnorët kështu e kanë zakon,

Nga çdo cilësi njerëzore të përjashtuar?

XVI

Larg Laurës, Poeti rri duke kërkuar me ankth në gratë e tjera mos gjendet ndonjë që t'i kujtojë tiparet e saj, duke menduar se kështu mund të gjejë pak ngushëllim. Në dy strofat e para e krahason veten me një plak të lodhur që merr rrugën për në Romë për të parë pëlhurën me të citën besohej se Veronika e Biblës i kishte fshirë fytyrën Krishtit gjatë rrugës së Kalvarit dhe aty kishte mbetur shëmbëllimi i tipareve të Krishtit.

Plaku thinjosh, i zbehtë, merr rrug'n e vyer,

Të bukurin vend të lindjes ka braktisur

Dhe të dashurit e vet, të lemerisur,

Se nuk e dinë vallë prap ka për t'iu kthyer.

Trupin e lashtë me zor shkon duke e shtyrë,

Ditët e fundit të jetës duke i grisur,

Vetes i jep mos të presë rrugën e nisur,

Lodhur nga udhëtimi edhe mosha e thyer;

Dhe mbrrin në Romë, i nxitur nga dëshira,

Fytyrën për të parë të vetë Atij

Që dhe atje lart në qiell shpreson ta ketë,

Ashtu, unë i mjeri! nganjëherë u prira,

Të shoh ndër tjera, o grua, sa ka mundësi,

Formën tënde të lakmuar të vërtetë.

Laura është drita që ia merr sytë Poetit dhe e vret. Ai dëshiron të ikë prej saj, por mendimi për të e ndjek kudo dhe e bën të qajë me dhimbje të thellë.

Kur jam drejtuar krejt nga ajo anë,

E bukura fytyrë e vashës ku lëshon dritë,

E në mend më është ngulitur ajo dritë,

Që më ndez përbrenda e më djeg tejembanë;

Unë që kam frikë se zemra mund të marrë anë,

Po shoh te vetja si fiket çdo dritë;

Eci si i verbëti që ndër sy s’ka dritë,

E prapëseprapë lëviz ai nga çdo anë.

Pra, nën goditjet e vdekjes pikëlluese,

Iki, por s'jam i shpejtë, e ajo deshirë

Kudo më ndjek, e nuk më lë në vetmi;

I heshtur eci, pse çdo fjalë pikëlluese,

Njerëzit do i zhgrehte në vajë, e un kam dëshirë

Lotët e mi të derdhen në vetmi.

XIX

E ka të vështirë të përballojë shikimin e Laurës, por megjithëse kjo e mundon shumë, nuk rri dot pa e kërkuar atë.

Përmbi tokë gjenden me sy pishë frymorë,

Që dritën diellit pa frikë ia shikojnë,

Por disa tjerë nuk mundin ta durojnë,

E veç nga mbrëmja dalin, si me zor;

Tjerë, lakmi e çmendur i gënjen çdo orë,

Se zjarri që shkëlqen do t'i gëzojnë,

Por flakët e këtij do i përcëllojnë;

I mjeri unë, që bëj pjesë në këtë dorë.

Se nuk kam forcë, jo kurrë, ta pengoj dritën

E asaj grua, s'di si të gjej mbroje,

I futur në errësira, natën vonë;

Pse fati im më shtyn ta shoh pa droje,

Me sy të sëmurë, nga vaji që më veniten,

E mirë e di se ndjek çka më shkrumbon. 

Ja pse nuk duhet të gjuani peshk me granatë (VIDEO)

Ja pse nuk duhet të gjuani peshk me granatë (VIDEO):
Zakonisht peshkimi është një hobi që e ushtrojnë njerëzit që duan të qetësohen. Të kuptohemi, ky koncept vlen më shumë në Perëndim, sesa në Lindje.
Këta dy peshkatarë budallenj në Rusi janë me fat që janë gjallë pasi tentuan të gjuajnë peshk duke përdorur një granatë dore.
Një nga komentuesit e videos tha se ata mesa duket kapën peshk të tymosur.

16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar

Shpesh dikush ndjen nevojën të gënjejë për diçka. Jeta na rezervon situata të vështira me të cilat duhet të përballemi medoemos duke gënjyer dikë apo veten. Në pjesën më të madhe të situatave të përditshme gënjeshtrat janë të padëmshme, megjithatë të pakëndshme. Duhet shumë vullnet të mos pushtohemi nga ky ves i keq, por mund të ndihmojmë njëri-tjetrin duke e vënë në dijeni palën tjetër sa herë që kuptojmë se nuk po thuhet e vërteta. Nëse dikush po ju tregon diçka, ja disa këshilla për ta kuptuar një gënjeshtar. Teknikat e mëposhtme që ju tregojnë nëse dikush po gënjen shpesh përdoren nga policia dhe ekspertët e sigurisë. Kjo njohuri është e nevojshme për menaxherët, punonjësit dhe për këdo në situata të përditshme që nuk do të jetë viktimë e mashtrimeve/mashtruesve dhe dinakërive të tjera.

Paralajmërim: Ndonjëherë mosdija është lumturi; pasi të merrni këtë njohuri mund të lëndoheni kur të kuptoni se dikush po ju gënjen.
Gjuha e trupit te gënjeshtrat

1. Shprehja fizike do të jetë e kufizuar dhe e ngurtë, me pak lëvizje krahësh dhe duarsh. Kur dikush që ju flet gënjen, lëvizjet e krahëve, duarve dhe këmbëve janë në drejtim të trupit të tij/saj, pasi gënjeshtarët përpiqen të zënë sa më pak hapësirë.

2. Dikush që po gënjen do të shmangë sa më shumë kontaktin e syve. Njerëzit e njohin të mirën dhe të keqen; edhe kur thonë fjalë të pavërteta, ndërgjegjja i thotë të kundërtën. Kontakti i syve tregon sinqeritet dhe çiltërsi në çdo rast.

3. Duart do të prekin fytyrën, fytin dhe gojën. Prekja apo kruajtja e hundës, apo prapa veshit është e zakonshme në këto raste. Nuk ka asnjë gjasë të prekë gjoksin/zemrën me një dorë të hapur.
Gjestet emocionale dhe fjalitë e shkurtra

4. Ekziston një mospërputhje mes gjesteve, shprehjeve dhe fjalëve. Për shembull: Dikush thotë “Më pëlqen” kur merr një dhuratë dhe pastaj buzëqesh pasi bën pohimin, dhe nuk buzëqesh në të njëjtën kohë kur thotë pohimin.

5. Gjestet/shprehjet nuk përputhem me pohimin verbal, si për shembull kur dikush shtrembërohet kur thotë “Të dua”.

6. Kur dikush shtiret me emocione të rreme shprehjet janë të kufizuara me lëvizjet e gojës (si i lumtur, i habitur, i trishtuar apo i frikësuar) në vend që të ndryshojë krejt çehren e fytyrës. Për shembull: kur dikush buzëqesh natyrshëm e gjithë fytyra e tyre është e përfshirë: nofullat dhe faqet lëvizin, sytë dhe balli mblidhen etj.

7. Minutazhi dhe kohëzgjatja e gjesteve emocionale do të jetë jashtë tempit. Shfaqja e emocioneve do të vonojë, kur ato të shprehen do të qëndrojnë më gjatë nga sa do të qëndronin normalisht, dhe më pas do të ndalin papritmas.
Bashkëveprimet dhe reagimet

8. Një person fajtor bëhet mbrojtës i vetvetes, duke justifikuar veten. Një person i pafajshëm priret të ofendohet. (Kujdes se gënjeshtarët e dinë këtë taktikë dhe luajnë rolin sikur ofendohen).

9. Një gënjeshtar nuk ndihet rehat përballë akuzuesit/pyetësit dhe mund ta kthejë kokën apo të lëvizë trupin prapa.

10. Një gënjeshtar ka mjaft gjasa të vendosë objekte si libra, filxhanin e kafesë, mes atij dhe jush.
Konteksti verbal dhe kapaciteti

11. Një gënjeshtar do të përdorë fjalët tuaja për t’u përgjigjur apo për të pyetur. Kur e pyesin: “A e hëngre biskotën e fundit?”, gënjeshtari do të përgjigjet: “Jo, s’e hëngra unë biskotën e fundit”.

12. Një pohim i shkurtuar ka më pak gjasa të jetë i vërtetë: “S’e bëra unë”, në vend të “Nuk e bëra unë”.

13. Gënjeshtarët ndonjëherë i shmangen gënjeshtrës duke mos bërë pohime të drejtpërdrejta. Ata thjesht nënkuptojnë përgjigje në vend që ta mohojnë diçka në mënyrë të drejtpërdrejtë.

14. Personi fajtor mund të flasë më shumë se zakonisht, duke shtuar detaje të panevojshme për t’ju bindur. Ata nuk ndihen rehat me heshtjen apo pushimeve në bashkëbisedim.

15. Një gënjeshtar mund të lërë jashtë përemrat dhe të flasë me një ton monoton. Kur bëhet pohim i vërtetë, përemri theksohet po kaq shumë sa pjesa tjetër e fjalëve në një pohim.

16. Fjalët mund të ngatërrohen apo të fliten me ngadalë. Sintaksa dhe gramatika harrohen fare kur gënjen. Me fjalë të tjera, fjalët do të jenë të çrregullta në vend që të theksohen.
Shenja të tjera të gënjeshtrës

- Nëse mendoni se dikush po ju gënjen, provoni të ndryshoni me shpejtësi temën e një bashkëbisede. Gënjeshtari do të pranojë dhe do të ndihet më i çliruar pastaj. Fajtori kërkon të ndryshojë temë; i pafajshmi mund të hutohet nga ndryshimi i papritur në temë dhe do të kërkojë të rikthehet tek tema e mëparshme.

- Fajtori do të përdorë humorin apo sarkazmin për të shmangur një temë.
Shënimet e fundit:

Duhet të kini parasysh se edhe nëse dikush ka këto shenja, kjo nuk e bën atë gënjeshtar/e. Sjelljet e sipërme duhet të krahasohen me sjelljen normale të tij në sa më shumë raste të jetë e mundur.

Ja sekreti ‘brutal’ i suksesit të Kinës në olimpiada

Ja sekreti ‘brutal’ i suksesit të Kinës në olimpiada:


Lojërat Olimpike Londër 2012, të cilat kanë startuar prej 4 ditësh, janë dominuar në mënyrë të dukshme nga sportistët kinezë, të cilët mbajnë vendin e parë për numrin e medaljeve të arta të fituara, siç ka ndodhur në fakt edhe në olimpiadat e shkuara. Por ajo që ka ndezur një debat të madh mes sportistëve dhe pjesëmarrësve nga vende të ndryshme në olimpiadë, ka qenë triumfi i notares 16-vjeçare Ye Shiwen, e cila me fuqinë, shpejtësinë dhe paraqitjen e jashtëzakonshme në not ka mahnitur mbarë botën.

16-vjeçarja Ye Shiwen, e cila fitoi medaljen e artë në not, Londër 2012
Ajo fitoi medaljen e artë, duke vendosur një rekord në këtë sport nisur edhe nga moshën e re e saj, madje duke notuar edhe më shpejt se sa fituesi i së njëjtës disiplinë për meshkuj, amerikani Lochte. Fuqia mashkullore e një vajzë vetëm 16-vjeçare ngriti fillimisht dyshimet e para për doping, gjë që në fakt nuk ka rezultuar aspak e vërtetë dhe sportistja nga Kina e ka justifikuar suksesin e saj të jashtëzakonshëm me një punë të palodhur dhe shumë intensive, që kur ishte në moshë fare të vogël.

Duke u nisur nga ky fakt, mediat britanike kanë investiguar dhe kanë zbuluar se cila është në fakt, kostoja e një suksesi të padiskutueshëm dhe të vazhdueshëm të sportistëve kinezë në olimpiada. E përditshmja britanike ‘Daily Mail’ ka publikuar ditën e sotme disa foto ku tregohen fëmijë kineze 4-5 vjeç që detyrohen, mes lotëve, të bëjnë ushtrime fizike ekstremisht të vështira për moshën e tyre, në mënyrë që të përgatiten për lojërat olimpike në të ardhme.

Mediat britanike theksojnë se fëmijët kinezë merren nga familjet e tyre që në moshën 4-vjeçare dhe i nënshtrohen një disipline brutale, që do t’i bëjë ata fitues të sigurt në olimpiadat e radhës. Kjo është kostoja që paguan Kina për gjithë ‘arin’ e marrë në olimpiada, dhe ky është shpjegimi i forcës mashkullore të 16-vjeçares kineze që mahniti botën në Londër 2012.
31 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)
Ja sekreti ‘brutal’ i suksesit të Kinës në olimpiada burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Timo Flloko, një poezi lamtumire për Ali Podrimjen


Takimi i fundit kishte qenë vetëm dy muaj më parë në takimet letrare “Azem Shkreli” në Pejë, që përkonte me 15-vjetorin e vdekjes së poetit e prozatorit kosovar. I kishte dhënë dhe një poezi. Aktori Timo Flloko e përjetoi jo me pak dhimbje ndarjen nga kjo jetë të mikut të tij, Ali Podrimja. “Jam njohur me të personalisht pas viteve ’90. Madje ka qëlluar të jemi takuar bashkë me Bekim Fehmiun. Jemi takuar shpesh, në Kosovë e në Shqipëri, madje kemi këmbyer edhe poezi e dorëshkrime”, kujton Flloko. Por i paharrueshëm do të mbetet për të takimi më i fundit. I kujtohet se si një fotograf kërkonte Ali Podrimjen, por nuk e njihte e aktori, për shaka, i thotë: Jam unë! Ata që ishin përreth qeshën. “Të gjithë duam të kemi diçka prej poeti, si Aliu, u thashë”. Në këtë takim të fundit, Podrimja i dhuroi aktorit një poezi të vetën, të cilën e kishte shkruar në vitin 2006. Titullohet “Në teatrin ilirik”. Në dedikim i shkruan: “Timos me zemër! Tani gjendemi në teatrin “Estref Begolli”. Me zë të dridhur aktori lexon poezinë. Ia ka kushtuar poetit Mihal Hanxhari. Në një dëgjim të parë duket kështu, por në të vërtetë duket si një kumt për fundin e tij të papritur në Francë. Poezia mbyllet “Tek varri i poetit mbinte Pylli Magjik i Vajit”. Trupi i pajetë i poetit kosovar u gjet më 21 korrik, në një pyll afër qytetit Lodeve në Francë, ku merrte pjesë në edicionin e 15-të të festivalit të poezisë “Zërat e Mesdheut”.

Për mikun që nuk jeton më, Flloko ka shkruar një poezi, titulluar “Hyu i Pyllit të heshtjes”, e cila botohet për herë të parë.
Hyu i Pyllit të heshtjes

Timo Flloko


Thonë se hyre në pyllin magjik, në Bois de Boulogne,

në pyllin e dashurisë…

Thonë humbe kujtesën – ndoshta dhe shpresën (!),

në ikjen tej vetes,

zhveshur,

në vdekje,

mbi trup të natyrës.

Nga pezmi mik,

a kohës për të ikur,

atje,

në zemër të pyllit,

ia zure shtegun të përkohshmes jetë,

natës plot mistere?…
Të dehu aroma dhe ëndërrove një pemë,

të lashtë sa krijimi,

pemën e Lumit,

birit,

nga amshimi,

ndjeve mall, etje,

luajte me vdekjen,

prej dëshpërimit…

Erdh’ koha, the,

më lini këtu, në shpirt të pyllit,

me nimfat enigma,

të fle…

Kjo fshehtësi përjetë është e imja…

Jam hyu i dashurisë,

Ali Podrimja…

Dhe portat e erërave mbylle.

U shtrive enkas mbi shtrojën e heshtjes,

në zgrip të harresës,

për t’ia lënë peng misterin,

botës,

universit…
Re, fjete në pyll,

dhe u pa një yll,

që të mbuloi me rreze…

Vallë ashtu deshe!…
(Në ëndrra, Artemida,

me hark ta shënjoi zemrën,

të qëlloi në asht,

dhe ëmbëlsisht të vrau.)
Vdekje e lehtë,

për një poet!
Harresë sublime,

mbi drithërima gjethesh që shushurijnë vargje

orfeiane,

u shtrive, fjete,

me Zotin mbi vete.
Kështu ish parathënë,

e papritura ikje,

e jotja,

e ankthtë,

e frikshme,

e mistertë,

e mahnitshme…

prej poeti.

Kalendari për 100-vjetorin, në listë edhe Dita e Verës

Kalendari për 100-vjetorin, në listë edhe Dita e Verës:


Nga festimet për Ditën e Verës në Tiranë
Lista e aktiviteteve të financuara nga Ministria e Kulturës.
Aktivitete e festa të përvitshme janë përfshirë në listën e festimeve për Pavarësinë.
Që me të hyrë, ky vit u pagëzua si “Viti i 100-vjetorit të Pavarësisë”. U bënë premtime pa fund për aktivitete të mëdha dhe pritshmëria nga ana e publikut ishte shumë e madhe. Tashmë ka kaluar më shumë se gjysma e vitit dhe shumë pak nga aktivitetet e organizuara deri më tani na kanë mbetur në mendje, veçse jehona e sloganit “me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë” përsëritet pa fund. Gjithçka në emër të 100-vjetorit, çdo lloj aktiviteti, ka apo nuk ka lidhje me ngjarjen e madhe historike. Promovime librash, shfaqje teatrale, ekspozita, koncerte, konkurse, videoklipe këngësh patetike patriotike, pse jo edhe sfilita kuq e zi… Kush e kush po mundohet të përfitojë diçka prej këtij viti, ndonjë fond, ndonjë sponsorizim… Qysh në fillim të vitit, në një nga daljet e tij për mediat, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, premtoi se do të shpallej një kalendar i detajuar aktivitetesh, madje dha edhe afat (10 shkurtin), por ky kalendar nuk doli kurrë. Pasi po mbyllet dhe korriku, me urdhër po të ministrit, specialistët hartojnë një listë me aktivitetet që janë zhvilluar deri tani në kuadrin e jubileut, me datat dhe shumat përkatëse. Kjo listë na rifreskon memorien mbi aktivitetet që janë zhvilluar deri tani. Ndër to renditen konkurset për posterin festiv, për veprat muzikore të kompozuara me këtë rast, për dramën shqipe, që ende nuk dihet se ç’është bërë, dy ekspozita të mëdha në Galerinë Kombëtare të Arteve, si ajo e të mbijetuarve kosovarë “Bogujevci/Histori pamore” dhe ajo retrospektive “Ibrahim Kodra”, koncerte të zhvilluara nga Lushnja, në Kosovë… Por ajo që të çudit, është përfshirja në këtë listë edhe të aktiviteteve të përvitshme, që nuk kanë asnjë lidhje me përvjetorin, madje-madje dhe përfshirja e ndonjë feste pagane popullore. Kështu, në këtë listë përfshihet edhe Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve në Shkodër, edhe festa e fëmijëve 1 Qershori, por edhe Dita e Verës. Kjo e fundit është festuar shumë para shpalljes së pavarësisë dhe s’ka asfare lidhje me të, por edhe të tjera sa renditëm më sipër janë festa e aktivitete të përvitshme, të cilat nuk kanë përse përfshihen në listën e festimeve apo të përfitojnë para nga fondet e 100-vjetorit. Të gjitha këto i kanë kushtuar MTKRS-së 31.347.630 lekë, plus 12.579 euro. Sa u takon aktiviteteve në vijim, pritet se ç’do miratojë Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës, e cila nisi punën pak kohë më parë, me një fond minimal prej 30 milionë lekësh. Siç u deklarua nga ministri Bumçi dhe nga kryetari i Qendrës, Frrok Çupi, përparësi do t’u jepen projekteve për 100-vjetorin. “QKAK këtë vit ka misionin e inkurajimit të vlerave të 100-vjetorit të Pavarësisë. Projektet e artit dhe kulturës për vitin e Pavarësisë i dedikohen zbulimit dhe identifikimit të vlerave, identitetit kombëtar dhe diversitetit kulturor”, është shprehur Çupi jo shumë ditë më parë.
Lista e aktiviteteve për Pavarësinë

• Aktivitetet artistike me rastin e festimeve të 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës-Dita e Besëlidhjes, që u kremtua në qytetin e Lezhës, më datë 2 mars 2012

Shuma 3.112.000 Lekë

• Koncert me rastin e 92-vjetorit të Kongresit të Lushnjës, i cili u organizua ne Teatrin “VAÇE ZELA”, në datën 21 janar 2012

Shuma  622.000 Lekë

• Ekspozita “Bogujevci/Histori Pamore”, që u zhvillua përgjatë muajit shkurt 2012, në Galerinë Kombëtare të Arteve

Shuma 451.000 Lekë

• Koncert i Ansamblit Popullor me rastin e 134-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u mbajt më datë 10 qershor 2012, në Prizren Kosovë

Shuma 3.914 EURO

• Konkursi për veprat muzikore të kompozuara në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë (1912-2012) (përfundon në nëntor)

Shuma 5.000.000 LEKË

• Aktiviteti “1 QERSHORI – DITA KOMBËTARE E FËMIJËVE”, që u  organizua në qytetin e Tiranës më 1 qershor 2012

Shuma 577.330 Lekë

• Me mbështetjen financiare të Federatës Shqiptare të Alpinizmit Për pjesëmarrjen në aktivitetin “Everest” 2012

Shuma 4 000 000 Lekë

• Aktivitetet me rastin e festimeve të Ditës së Verës, që u kremtua në qytetin e Elbasanit, më datë 14 mars 2012

Shuma 640.500 Lekë

• Konkursi mbarëkombëtar mbi realizimin e posterit festiv të “100-vjetorit të Pavarësisë”, që u zhvillua në datat 20.01.2012-20.02.2012, pranë Galerisë Kombëtare të Arteve

Shuma 844.000 LEKË

• Ekspozita “Ibrahim Kodra”

Shuma 2.493.400 Lekë

• Konkursi mbarëkombëtar i dramës shqipe

Shuma 2.200.000 Lekë

• Projekti “Homazh për Frashërllinjtë e mëdhenj”

Shuma 300.400 Lekë

• “Panairi i Librit, Leipzig 2012″

Shuma 1 700 000 Lekë

• “Libri në 100-vjetorin e Pavarësisë”, mbështetje për pjesëmarrje në panairet rajonale të librit, shoqëruar me një tur të shkrimtarëve pjesëmarrës në Shkup e Prishtinë

Shuma e përgjithshme 450.000 Lekë + 8.665 Euro

• Veprimtaria e traditës “FESTIVALI MBARËKOMBËTAR I KËNGËS PËR FËMIJË”, që organizohet nga shoqata “Shpirti artistik i Shkodrës” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, në datat 3-4-5 korrik 2012

Shuma 1.957.000 Lekë

• Mbështetje e pjesshme financiare e Federatës Shqiptare të Aeronautikës për organizimin e takimit ndërkombëtar të fluturimeve të lira “Albania open”, 8-12 maj 2012, Vlorë

Shuma 5.000.000 Lekë

• Aktiviteti “Përjetësisht dashuria”, që u zhvillua në Teatrin Kombëtar, në muajin qershor 2012

Shuma 2.000.000 Lekë

TOTALI I PËRGJITHSHËM 31.347.630 LEKË + 12.579 EURO
ALMA MILE

Qyteza i kërkon Berlinit huan 450-vjeçare, janë triliona

Qyteza i kërkon Berlinit huan 450-vjeçare, janë triliona:




Qyteti Mittenwalde

Gjermani, dokumenti i superborxhit u zbulua duke pastruar arkivat.
Një qytet i vogël gjerman kërkon nga Berlini një borxh të harruar të 450 viteve më parë, që do ta bënte tani qytetin më të pasur në botë. Më 8 maj të vitit 1562, populli i qytetit Mittenwalde-s i dha hua drejtuesit të qytetit të Berlinit 400 gulden, ekuivalenti i rreth një miliardë eurove sot. Pritej që ky borxh të paguhej brenda pesë viteve, me një normë interesi gjashtë për qind në vit. Duke llogaritur po këtë interes për 450 vitet e që borxhi nuk është kthyer, 8 000 banorët e këtij qyteti të vogël presin të zbatohet e drejta e tyre për të marrë disa trilionë euro nga huaja e dikurshme. Borxhi mund të ishte harruar përgjithmonë, nëse arkivistja lokale Vera Shmidt nuk do të kishte gjetur marrëveshjen e huas në disa dosje të vjetra që po sistemoheshin. Bashkë me marrëveshjen e parë ishte edhe një shënim i diskutimeve me Berlinin mbi këtë borxh, në vitin 1893. Dokumentet origjinale mbajnë vulën dhe emërtimin si Berlin-Cölln, pasi kështu quhej atëherë kryeqyteti i sotëm gjerman, dhe firma e nënshkruesit të huamarrjes ishte e shpenzuesit të pamasë të zgjedhur si drejtues i Berlinit, Joachim II, të cilit i duheshin paratë për të shlyer një faturë taksash. Qyteti gjerman i Mittenwalde-s i ka kërkuar Berlinit të paguajë borxhin e marrë 450 vjet më parë. “Ne mund të jemi qyteti më i pasur në botë”, tha bashkiaku i Mittenwalde-s, Uve Pfeifer, i cili së fundmi ka udhëtuar 20 milje deri në Berlin për të kërkuar kthimin e parave. “Kam diskutuar me senatorin e financave në Berlin, por ai nuk u tregua shumë i gatshëm”, tha për mediat Pfeifer. Këmbëngulja e banorëve të këtij qyteti për ta marrë borxhin seriozisht, erdhi si surprizë, por duket shumë e parealizueshme. Qyteti i Berlinit është në borxh rreth 500 miliardë euro pas unifikimit të dy Gjermanive, që ishin ndarë mes për mes tij dhe tani as nuk mund të përballojë shlyerje të një borxhi, që do ta bënte borxhin total të eurozonës të dukej si shpenzim dite.
Nuk do të kundërvihen

Bashkiaku Pfeifer tha se “Berlini e bëri të qartë se nuk do të paguajë asnjë euro. Por nuk ka problem. Përkundër Berlinit ne nuk kemi borxhe. Nuk po planifikojmë ndonjë veprim ligjor, por është mirë të ëndërrojmë për para”.

Ivi Adamou, nga Qiproja me dashuri

Ivi Adamou, nga Qiproja me dashuri:


Këngëtarja qipriote në Tiranë. Foto: Vlasov Sulaj
Përfaqësuesja qipriote në Festivalin Europian, në Tiranë për të përshëndetur festivalin “Hit Fest”, organizuar nga RTSH. Ivi Adamou, 18 vjeçe, për javë të tëra ka kryesuar listat e hit-paradave me këngën e saj “La la love”
Ndonëse në startin e karrierës muzikore, në moshën 18 vjeçe për herë të parë u ngjit në një skenë që shumë artistë të tjerë e kanë ëndërruar, atë të Eurosong 2012. Ivi Adamou gjendet këto ditë në Tiranë për të përshëndetur festivalin rinor “Hit Fest”, që organizohet nga Televizioni Publik Shqiptar. Fituesi i këtij evenimenti do të kualifikohet menjëherë për të debutuar në skenën e festivalit të fundvitit, të RTSH-së. Ndërsa me qiprioten simpatike ne ndajmë përshtypjet e para për Shqipërinë, sukseset muzikore ndërkombëtare dhe pritshmëritë për projektet artistike të Ivit.

Gjendeni në Tiranë. Cilat janë përshtypjet e para për vendin tonë?

U emocionova kur më erdhi ftesa për të kënduar në një festival shqiptar përpara bashkëmoshatarëve të mi. Këtë herë vij në Tiranë vetëm për të përshëndetur festivalin rinor “Hit Fest” me këngën time “La la love”. Më pëlqeu shumë natyra shqiptare, gjelbërimi, njerëzit mikpritës dhe sidomos gatimet e shijshme. Shqipëria është një vend me tradita të mrekullueshme, që mua më ka impresionuar.

Tanimë që eksperienca në Eurosong 2012 ka përfunduar, si ndiheni?

Provova emocione të forta gjatë interpretimit në skenën e magjishme të Eurovizionit. Nuk është pak që për një këngëtare të re si unë, të provoj të tillë eksperiencë në moshën 18-vjeçare. Gjithçka shkoi sipas parashikimeve, performanca, elementet artistike, ndërsa duartrokitjet që mora më emocionuan shumë.

“La la love” është kthyer në hitin e kësaj vere. Çfarë e bën kaq të veçantë këngën tuaj?

Ivi Adamou gjatë performancës së saj në “Eurosong 2012”
Oh! E dua shumë këtë këngë. Nga fillimi në fund hiti flet për dashurinë, këtë ndjenjë të bukur që tjetërson gjithkënd që e provon. Teksti thotë që kur je i dashuruar, je i mbushur me energji, dhe unë këtë energji dua t’ua transmetoj njerëzve, publikut të gjerë përmes këngës sime. Kam punuar shumë deri në realizimin e hitit, videos muzikore. Ka shumë ritëm veror kënga ime, ndaj jo pa qëllim besoj se ajo është e pëlqyera e kësaj vere nga të rinjtë.

Ndërsa në klasifikimin muzikor suedez, për 11 javë rresht ju jeni renditur në vend të parë. Apo jo?

Ishte surprizë për mua ky fakt. Të jesh për kaq shumë javë në vend të parë të preferencave muzikore në tregun botëror, nuk është pak. Kjo tregon që hiti im është pëlqyer dhe ka korrur sukses në shumë shtete të huaja. Kënga është shumë ritmike, verore, dhe dëgjohet në makinë, nëpër klube, në shtëpi, ndaj impakti ka qenë i shpejtë. Të jem e sinqertë, i paparashikueshëm edhe nga unë. Kam marrë ftesën që të këndoj nëpër disa festivale verore në Suedi, jam e ftuar në një televizion shtetëror suedez për të folur në një intervistë për këngën time. Shumë gjëra të bukura janë mbledhur bashkë për mua…(qesh).

Ivi, aktualisht cilat janë projektet e tua muzikore?

Për momentin jam përqendruar te studimet, pasi pres të filloj shkollën e lartë në degën e Sociologjisë. Megjithëse në këtë periudhë verore, jeta ime në Athinë është e mbushur me shoqëri, pushime, det e festivale të ndryshme ku jam e ftuar të këndoj. Dëshira ime është e madhe që të mbetem në botën e muzikës. Por, duke qenë ende në fillimet e mia, preferoj të jem me këmbë në tokë e të mos flas për projekte gjigante. Kam në plan për të realizuar së shpejti një këngë në versionin anglisht, por duhet ende punë deri në përfundimin e saj. Të shohim…
ERMIRA ISUFAJ

Pse nuk kthehet tryeza 100-vjeçare e Mjedës?

Më 1 gusht, në Kukël të Shkodrës do të përkujtohet 75-vjetori i Ndre Mjedës. Do të bëhet përurimi i ringritjes së kompleksit muzeor, vendosja e shtatores prej bronzi, por do të mungojë tryeza 100-vjeçare ku ka punuar Mjeda. Muzeu Historik i Shkodrës nuk jep përgjigje për ekspozimin e saj
Mentor Qyku*




Jemi para një ngjarjeje të madhe me rëndësi kombëtare: 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe në kuadrin e këtij jubileu, do të përjetojmë 75-vjetorin e vdekjes së një prej pararendësve më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare, Dom Ndre Mjeda. Me këtë rast, më 1 gusht do të zhvillohet një veprimtari e dendur shkencore dhe përkujtimore, në Kukël-Bushat (Shkodër). Mund të themi se është organizuar një rikthim plot dinjitet i Mjedës në këtë trevë, ku ai jetoi, shërbeu dhe krijoi veprat e tij për tre dhjetëvjeçarë. Që më 16 dhjetor 2011, Ministria e Kulturës ka shpallur Kishën e Shën Shtjefnit dhe Shtëpinë famullitare të Ndre Mjedës në Kukël, monument kulture. Tani ka përfunduar faza e parë e rindërtimit të këtij kompleksi muzeor, çka përbën një lajm të mirë për shqiptarët, të cilët shpejt do të kenë një qendër muzeore më shumë dhe jo dosido, por të klasit të parë, ashtu siç e meriton një figurë e tillë e shquar, si Ndre Mjeda. Edhe problemi i derdhjes në bronz i shtatores së Mjedës tashmë është zgjidhur përfundimisht, falë përkushtimit të  Vladimir Llakaj (me fonderinë private) dhe skulptorit të talentuar, Sadik Spahiu, i cili me plot dashamirësi e realizoi këtë shtatore. Ajo do të përurohet pikërisht ditën e caktuar, më 1 gusht në Kukël. Mjeda kthehet kështu madhështor “te njerëzit e tij”, tek ai truall që e deshi aq shumë, për të cilin bëri aq plane dhe projekte dhe punoi e krijoi aq shumë. Pas një periudhe të errët dhe të gjatë, ai kthehet në vendin e vet, ashtu madhështor dhe i thjeshtë njëkohësisht, ashtu si e mbajnë mend bashkëkohësit. Tani kemi përpara fazën tjetër të projektit për qendrën muzeore “Ndre Mjeda”: Po mendohet e punohet për restaurimin e shtëpisë së Mjedës dhe plotësimin e saj me reliktet e poetit. Janë plane për ta kthyer atë në një qendër të studimeve albanologjike, aq edhe turistike-kulturore.

Rikthimi i tryezës 100-vjeçare
Kjo është pjesa e gëzueshme, por kemi edhe anën tjetër: Ka një vit që shqiptarët presin të mësojnë se çfarë po bëhet me tryezën e punës së Mjedës, e cila për fat të mirë është ruajtur fizikisht, por që për fat të keq po rrezikohet dita-ditës që të dëmtohet dhe është lënë në mëshirën e fatit në depot e Muzeut Historik të Shkodrës. Qytetarët shqiptarë pyesin: Pse nuk ka filluar restaurimi i saj? Pse nuk dërgohet ajo relikt në vendin e vet, në “Qendrën Muzeore Ndre Mjeda” për t’u vizituar, të paktën me raste festash. Me të drejtë ato pyesin: A do ta shohin këtë relikt unikal në llojin e vet në 1 gusht të këtij viti, kur çdo gjë është organizuar më së miri, por vetëm ajo pritet të vihet në vendin e saj? Ka një vit që pyesin dhe nuk marrin përgjigje. Janë kryer disa nga procedurat për restaurimin e kësaj tryeze relikt nga institucionet përkatëse, por ka një moskokëçarje të çuditshme nga organet administrative të Ministrisë se Kulturës dhe Muzeut të Shkodrës ndaj kësaj çështjeje. Ministri i Kulturës ka bërë premtime, por deri tani nuk është bërë asgjë konkrete. Janë marrë vesh shtete të ndryshme për lëvizjen e veprave të artit botëror. Sot edhe muzetë më konservatorë janë bërë të hapura për publikun e gjerë. Duhen masa sigurie: natyrisht shteti i merr ato. U morën vesh Shqipëria me shtetin austriak dhe po kthehen në vend, me rastin e Pavarësisë, përkrenarja dhe shpata e Gjergj Kastriotit. Pse të mos merren vesh shqiptarët brenda të njëjtit shtet, shtetit të shqiptarëve që festojnë, nderojnë dhe krenohen njëkohësisht me figura të tilla si Mjeda. Nëse bëhet fjalë për ta ruajtur, themi se ajo duhet ruajtur nga agjentët biologjikë dhe fizikë të dëmtimit të veprave të artit. Nëse bëhet fjalë për ta mbrojtur nga rreziqet e tjera, edhe atë e ka në dorë Ministria e Kulturës e cila duhet të caktojë një organikë për këtë qendër muzeore të një rëndësie të veçantë. Në Arkivin e Qarkut Shkodër ruhen dokumente që provojnë se në vitet 1981-‘82 Komiteti Ekzekutiv i Rrethit Shkodër ka marrë vendime të rëndësishme në mbështetje të “Shtëpisë Muze Ndre Mjeda” përgjatë viteve 1982-1990. Janë kujdesur drejtpërdrejt kryetarët e Komitetit Ekzekutiv të kohës Lefter Goga dhe Nesip Ibrahimi. Të paktën të shkojmë deri te Ministria e Arsimit dhe e Kulturës e periudhës së diktaturës e cila, me 16 nëntor 1985 mori vendimin për emërimin e një personeli për Shtëpinë Muze “Ndre Mjeda”. Ky vendim ruhet në AQSH dhe u nis në Komitetin Ekzekutiv të kohës me shkresën nr. 6983 së bashku me organikën financiare për mbulimin e këtij punonjësi. Deri tani kanë treguar kujdes dhe janë angazhuar me këtë problem, drejtori i  Monumenteve të Kulturës të rrethit të Shkodrës, Ervin Gjini, drejtori i qendrës muzeore, Ndre Mjeda”, Dom Nikë Ukgjini, drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi, por duhet edhe më tepër të tregohet një interesim dhe angazhim për zgjidhjen e problemit nga autoritetet qendrore. Është në nderin e Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topallit, dhe të ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi, prezenca e tyre në veprimtarinë përkujtimore të këtij viti më 1 gusht në Kukël. Sivjet natyrisht duhet të jenë të pranishëm, edhe Kryeministri, Presidenti, si edhe kryetari i qarkut, kryetari i bashkisë dhe prefekti i Shkodrës, së bashku me drejtuesit e kulturës në vend. Gjatë diktaturës ishin fjalët, premtimet,  tani duhen vepra:  Në ceremoninë e përurimit të shtëpisë muze “Ndre Mjeda”  në Kukël, më 22 nëntor 1982 (janë fotografitë e rastit) kanë marrë pjesë personalitetet më të larta të Shkodrës, për kohën. Prezenca e personaliteteve më të larta që drejtojnë vendin sot në ditët e demokracisë dhe pjesëmarrja e tyre në veprimtaritë kushtuar këtij savanti që krijoi një epokë është më e pakta që duhet të bëjnë ata për kulturën e këtij vendi. Aq më shumë se kemi hyrë në fazën përfundimtare të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. Shqiptarët ngado që janë pyesin më të drejtë: A do ta kenë fatin për ta parë tryezën e poetit të magjive të tingujve të shqipes, Ndre Mjedës, autorit klasik të kryeveprave të letërsisë shqipe: “Andrra e jetës”, “Lissus”, “Scodra”, “I tretuni”, “Vaji i bylbylit”, “Mahmud Pasha në Mal të Zi”, “Lirija”, “Meyerling”, “Gjuha shqipe”? Ata me të drejtë pyesin: cilët janë ata dashamirësit e vërtetë të kulturës kombëtare dhe cilët janë ata që e pengojnë këtë kulturë për motive të dobëta dhe meskine? Duam nuk duam, historia ka një të mirë të madhe: I shkruan këto gjëra dhe ua transmeton brezave. Prandaj, Ministria e Kulturës, duhet të bëjë çmos që tryeza 100-vjeçare e poetit, me 1 gusht të jetë e ekspozuar në Shtëpinë Muze të Mjedës, për kënaqësi të vizitorëve të shumtë të cilët do vërshojnë drejt Kuklit.

*Studiues

Një UFO në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike (VIDEO)

Një UFO në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike (VIDEO):
Ndërkohë që fishekzjarret ndriçonin qiellin e Londrës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, spektaklin po e shijonte edhe një vizitor i pazakontë.
E dimë që shumë do thonë se janë mashtrime, por askush nuk ka dalë të shpjegojë se çfarë është ky objekt që lëviz me ngadalësi.
Duket krejt si UFO, të paktën ky është imazhi që kanë krijuar për to.
Para dy javësh, një nga ekspertët më të njohur të ufologjisë në Britaninë e Madhe, kishte parashikuar se mjetet fluturuese jashtëtokësore do ishin të pranishme në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.
Në YouTube ka shpërthyer debati. Disa thonë se është një tip balone që përdorin televizionet për të filmuar. Të tjerët thonë se është një helikopter.
Ka shumë nga ata që thonë se është një mashtrim. Zyrtarisht nuk ka pasur ndonjë qëndrim.



Pushime në mal për kancelaren Merkel

Pushime në mal për kancelaren Merkel:

Pushime nën shi për kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila ka përzgjedhur klimën malore italiane për të pushuar dhe për t’u shkëputur nga puna e saj e përditshme dhe shumë stresuese, sidomos pas problemeve të shumta në eurozonë.
Kancelarja shoqërohej si gjithmonë nga bashkëshorti i saj, Joachim Sauer, por edhe nga një numër i madh truprojash për ruajtjen e sigurisë së saj fizike, të cilët kanë ardhur bashkë me të nga Gjermania. Merkel ka zgjedhur zonën malore në Solda, Bolzano për të kaluar disa ditë relaksuese.
Mëngjesin e sotëm Merkel ka ngrënë mëngjesin në vilën ku po pushon, në zonën e lartë malore e veshur me rroba sportive, me këmishë me kuadrate të kuqe e të bardha dhe me pantallona ngjyrë bezhë. Ajo është fotografuar në ballkonin e hotelit ku po qëndron, për të shijuar pamjen mahnitëse që i dhuron ambienti malor në të cilin ndodhet. Për fat të keq, koha nuk ka premtuar shumë dhe shiu që ka rënë pa pushim gjatë gjithë kohës ka bërë që kancelarja të heqë dorë nga ekskursionet në mal, aq shumë të preferuara nga ana e saj.
29 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)
Pushime në mal për kancelaren Merkel burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Ja njeriu me lëkurën më elastike në botë (Video)

Ja njeriu me lëkurën më elastike në botë (Video):

Ai quhet Gary Stretch dhe është pa pikën më të vogël të dyshimit njeriu që ka lëkurën më elastike në botë. Ai arrin të bëjë gjëra të çuditshme me lëkurën e tij, që janë të paimagjinueshme për njerëz normal.
Ditët e fundit, falë pamjeve të transmetuara nga një televizion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai arriti të bëhet i njohur në të gjithë botën dhe të krijonte një famë të padiskutueshme e të pamposhtur nga asnjë rival në fushën e tij.
Shihni një video ku shpërfaqen performancat e tij, por kujdes, imazhet mund t’ju impresionojnë së tepërmi.

28 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)



Ja njeriu me lëkurën më elastike në botë (Video) burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Hapja solemne e Lojërave Olimpike në Londër – FOTO

Hapja solemne e Lojërave Olimpike në Londër – FOTO: Copyright - ShqipMedia.com
Shqipmedia



Hapja solemne e Lojërave Olimpike në Londër – FOTO was first posted on July 28, 2012 at 3:51 pm.
©2012 "Shqipmedia". Use of this feed is for personal non-commercial use only. If you are not reading this article in your feed reader, then the site is guilty of copyright infringement. Please contact me at skifteri@gmail.com

Google+ Followers