NJË STRATEGJI E RE PËR LËNIEN E DUHANPIRJES


Prof. Dr. Xhelo SULO

Pasionimi pas diçkaje është një problem famëkeq për pacientët, por dhe shumë i vështirë për mjekët.
Pasioni i njërit ose tjetrit pacient ndaj pirjes së duhanit, përdorimit të alkoolit, konsumit të çokollatës etj., buron nga lidhjet strategjike që ekzistojnë ndërmjet trurit dhe ndjenjave shqetësuese, që quhen ndryshe “emocione negative”.
Në rastin e një emocioni negativ, ai zhvillohet dhe shkon para, kurse vetëdija e njeriut aktivizon mendimin për të hequr mendjen nga shqetësimi, d.m.th. për të shkëputur vetveten nga negativiteti emotiv.
Një nga arsyet që e bëjnë vesin e pirjes së duhanit të rrënjoset thellë në jetën tonë, lidhet me faktin që, ai duket si një mjet që prapëson ose largon shqetësimin, mërzitjen, ankthin apo brengën, kur stresohemi. Ky efekt lirimi dhe lehtësimi që shkaktohet nga nikotina e duhanit, ndihmon qetësimin dhe çlodhjen e njeriut. Kjo “mirësi” e duhanit është si maja e një ajsbergu.
Dihet se, nuk është e vështirë të mësosh si pihet alkooli, kafeja, apo likeri, që zmadhojnë “lezetin” e cigares. Pirja e cigares shpie te pirja e alkoolit, ashtu si edhe pirja e alkoolit shpie te pirja e cigares. Në këto kushte mund të thuhet se, “zakonet e pashëndetshme i shtojnë edhe më shumë veset e pashëndetshme”.
Ndërkohë, e vërtetë është edhe e kundërta e këtij “ekuacioni”. Kjo do të thotë se, nëse dikush i largon veset dëmtuese të shëndetit, ai hap rrugën e mbarë për rikthimin e shëndetit.
Largimi nga duhanpirja dhe nga dëmtimi i shëndetit, arrihet në rastin kur duhanpirësi vendos dhe “shkelmon” një herë e mirë vesin e pirjes së duhanit. Cilido që kundërshton arritjen e këtij objektivi, praktikisht ndihmon përkeqësimin e mëtejshëm të shëndetit të tij.
Një duhanpirëse kronike (që e pinte atë 25 vjet me radhë), mundi përfundimisht ta linte duhanin. Më pas, edhe pse nuk kishte pirë duhan prej 20 vjetësh, tek ajo u shfaqën çrregullime të rënda në prodhimin e insulinës (hormoni që lidhet me diabetin).
Meqenëse pirja e duhanit i shkakton dëme të rënda shëndetit të vetë duhanpirësit, por edhe shëndetit të të dashurve të tij, zgjidhja më e mirë për një përdorues duhani, mbetet lënia menjëherë e pirjes së tij. Është mirë të thuhet hapur se: “duke mos bërë asgjë për lënien reale të pirjes së duhanit, është njësoj sikur të mos bësh asgjë për të ulur rrezikun e zhvillimit të kancerit te vetvetja”.
Një metodë me efekt të menjëhershëm në ndalimin e pirjes së duhanit, është shfaqur e ashtuquajtura “Teknologjia e lirisë së emocioneve” , e cila përdoret gjerësisht në shumë klinika të Europës, SHBA-së etj. Për pak minuta deri për pak orë, ajo mund të largojë nga pacienti ose jeta e tij, jo vetëm vesin e duhanpirjes, por edhe dhjetëra e qindra emocione negative të tjera.
Teknologjia e Lirisë së Emocioneve ose shkurt TLE-ja, është një tërësi veprimesh metodike, që mund të mësohen dhe aplikohen lehtë nga shumica e pacientëve. I gjithë procesi i shërimit zhvillohet natyralisht, gjatë kohës që vetë pacienti zbaton metodikën e teknologjisë në fjalë. Veprimet metodike të kësaj teknologjie, konsistojnë kryesisht në goditjen me gishtat e dorës, të disa pikave strategjike të trupit, disa prej të cilave duken edhe në kapakun e botimit “Si të vetëshërohemi nga emocionet negative”, që autori i këtyre rreshtave ka hedhur në qarkullim.
Kësisoj, jemi para një strategjie të re, që kur njeriut i ndodh një emocion negativ, në vend që të ndezë një apo disa cigare, ai godet në mënyrë metodike pikat “nervore” të trupit të tij dhe emocioni negativ zhduket menjëherë. Një veçori e madhe e teknologjisë në fjalë është fakti se, ajo realizon një efekt të qëndrueshëm, që do të thotë se, ndjenja negative ikën për të mos u kthyer sërish.
Metoda përqendrohet te prishja e dëshirës së madhe trupore për nikotinën e duhanit, që pacienti kishte ose shijonte më parë. Për efektin e sigurt të kësaj teknologjie, zakonisht befasohen të gjithë, ku përfshihen edhe vetë themeluesit e saj.
Pjesa më e madhe e pasioneve dhe ndjenjave që shqetësojnë dhe mërzitin njerëzit, në thelb janë emocione. Emocioni ka reaksionet e tij fizike dhe kimike, të cilat i kundërvihen fuqisë së vullnetit të njeriut. Një emocion negativ, zakonisht është mjaft rezistent, por ajo rezistencë thyhet menjëherë pas trokitjes metodike në pikat strategjike.
Secili ka arsyet e tij për atë që bën, për atë që pi ose që konsumon. Kjo përcaktohet nga zakonet dhe emocionet e tij. Emocionet negative fiksohen dhe kyçen në trurin e individit, ndërkohë që trupi i tij orvatet të mbrojë dhe forcojë vetveten në disa shkallë të mundshme.
Para zbatimit të TLE-së për ndalimin e duhanpirjes, duhet realizuar vendimmarrja “trunore”. Në dobi të kësaj vendimmarrjeje, mund të shtrohen para vetes, pyetjet që vijojnë:
  • Sa kv duhan ose cigare ju digjni çdo vit?
  • A mendoni se oxhaku i tymit që lidhet me mushkërinë tuaj e “përkëdhel” apo e minon shëndetin tuaj?
  • A ndieni herë pas here përzierje (paralajmërime vjelljeje), vështirësi frymëmarrjeje, dhimbje koke etj.?
  • A ndodh kalimi pasiv i helmit, nga cigarja e ndezur te djali ose vajza juaj, vëllai apo motra ose te të gjithë të dashurit e tjerë dhe a dëmtohet shëndeti i tyre nga ky kalim pasiv?
  • A mbajnë erën e keqe të duhanit, veshjet, flokët, shtëpia dhe makina juaj?
  • A të ngacmon ndopak ideja se duhani që pini, është duke të vrarë ty, ngadalë-ngadalë?
Nëse personi duhanpirës ofron përgjigje pohuese, qoftë dhe për një nga pyetjet në fjalë, atëherë kjo është një gjë e mirë për atë.
Pas kësaj përgatitjeje psikologjike, duhanpirësi duhet të bëjë realitet vendimin e guximshëm, për të ndalur menjëherë pirjen e duhanit. Përgatitja psikologjike ndihmon që duhanpirësi të injorojë plotësisht frikën ndaj efekteve të paslënies së duhanit, të tillë si: malli për shijen e duhanit dhe veçimi nga rrethi shoqëror e familjar, apo sikurse mund të quhet ndryshe “mbyllja në vetvete”.
Personi duhanpirës nuk duhet të trembet nga ndalimi i pirjes së duhanit, për shkak të disa miteve që dëgjohen lart e poshtë, për mospirjen e duhanit, të cilët janë tërësisht të pavërteta. Disa nga këto mite ose “thashetheme” janë:
  • Mosfunksioni i mirë i mushkërisë ka nevojë për ndihmën e nikotinës së duhanit, ashtu si mosfunksioni i mirë seksual ka nevojë për ndihmën e medikamentit “Viagra”.
  • Heqja dorë nga duhani, është veprim i vështirë deri i pamundur.
  • Unë jam duhanpirës prej një kohe të gjatë, rrjedhimisht unë nuk mund ta ndaloj tani atë.
  • Nëse unë ndaloj duhanin, nuk di se çfarë lloj pune tjetër mund të bëj me duart e mia.
  • Nëse unë ndaloj duhanin, nuk di si të qetësohem dhe lehtësohem.
  • Nëse ndaloj duhanin, unë do të kem më shumë shpenzime.
  • Nëse ndaloj duhanin, unë do të shtoj shumë në peshën e trupit etj., etj.
Teknologjia në fjalë ndihmon secilin të çlirohet dhe të shpëtojë plotësisht prej helmeve të duhanit, pa ndonjë përpjekje të veçantë nga ana e tij. Zgjidhja është absolutisht pa ndonjë lloj problemi, pas ndalimit të pirjes së duhanit.
Me ndihmën e TLE-së, pirja e duhanit mund të ndalohet pa asnjë merak, pa asnjë vuajtje dhe pa ndonjë tronditje. Ajo mundëson besim dhe siguri për ndalimin e duhanpirjes në një mënyrë shumë të lehtë.
Me TLE-në nuk ndien kurrë mall dhe dëshirë për të përdorur sërish duhanin. Kjo është krejt ndryshe nga ajo që ndodh tek ata që duhanpirjen e ndalin të bazuar vetëm te vullneti, të cilëve u mbetet mendja te duhani, për muaj dhe muaj me radhë.
Të gjitha këto mbase tingëllojnë si të pabesueshme, por fakti është se, mijëra e mijëra klientë, kërkojnë çdo ditë ndihmë në klinikat e TLE-së për të lënë duhanin në mënyrë të lehtë, pa asnjë sforcim.
Pasi realizohet “braktisja e duhanit”, organizmi mbetet i prirur të ndiejë dëshirën e pirjes së duhanit ose ta kërkojë atë. Kjo lloj prirjeje, ka rrezik të nxisë thyerjen e vullnetit të personit (rifillimin e duhanpirjes) ose të nxisë tek ai zgjidhjen e një “kamxhiku” tjetër kundër shëndetit, sikundër është fillimi i konsumit të madh të ushqimit dhe mbipesha. Lidhur me këtë thuhet se, TLE-ja jep besim dhe siguri për atë që, tek ish-duhanpirësi nuk mund të ketë oreks të tepruar dhe mbipeshë trupore.
Trajtimi me TLE-në ndihmon njerëzit të mposhtin dhe fitojnë ndaj çdo lloj pasionimi, drogimi, vesi të keq, stresi emocional, stresi fizik etj., etj. Njerëzit me diagnoza të tilla dhe që përdorin TLE-në i “heqin qafe” përgjithmonë të gjitha diagnozat në fjalë, përfshi edhe vesin e duhanpirjes.
TLE-ja i jep forca të shumta vullnetit të njeriut, që të mposhtet dëshira e mbylljes së vetvete, që zhvillohet pas lënies së duhanpirjes.
Kjo metodë bazohet në veprimet natyrale dhe ndalon menjëherë pasionin tuaj pas lënies së duhanit. TLE-ja e ndihmon ish-duhanpirësin të këpusë, copëtojë dhe tejkalojë “urinë kimike” të trupit të tij ndaj nikotinës.
Kushdo që aplikon TLE-në mbetet i befasuar me faktin që, sa e lehtë është lënia e cigares me anën e TLE-së. Rezultatet janë të menjëhershme, afatgjata ose përfundimtare.
Në vijim, secili ish-duhanpirës habitet ose mahnitet se, sa mirë kalon dita pa seancat e“cigarendezjes dhe cigarethithjes”.
Kushdo shikon shumë shpejt faktin se: “mbahet mirë pa cigare”, si dhe “cilësia e jetës përmirësohet vrullshëm”.
Aktualisht, TLE-ja është shëruesja natyrale më e mirë që njohim, në drejtim të luftës kundër emocioneve negative, apo veseve negative.

Një riformim i vizionit për botën

Një riformim i vizionit për botën:
Natasha Lushaj

1. Romani i Gazmend Krasniqit, Shitësit e Apokalipsit, Saras2012, i vendos ngjarjet në kohë legjendare (e pakohë) apo si në një kryqëzim alegorik të kohëve të prapësive të fatit me ato të shlyerjes së “fajeve” ose “mallkimeve”. Marrëdhëniet hapësiro-kohore janë krejt tjetër në krahasim me romanin tradicional: tani e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja mbivendosen vazhdimisht, dilet nga koha objektive, e matshme nga sahati, kalohet te koha e “brendshme”, e cila është njëkohësisht kohë “e humbur” dhe kohë “mikse”. Në fakt, është një segment kohe, i hapur në të dyja anët (ku shkrihen: e shkuar – e tashme – e ardhme), fragment në të cilin kohët “ngjeshen” dhe bashkëjetojnë: që nga kohët primitive (shpellore), kohët “brenda telave” të para ‘90-s, deri te kohët postmoderne (avionët, interneti). Por nuk ka kufi të ndarë mes tyre. E shkuara dhe e ndaluara mbeten dhe rishfaqen nga njëri brez te tjetri, duke përsëritur stereotipin e të menduarit apokaliptik. Në funksion të kësaj është mungesa e kufirit midis jetës dhe vdekjes, midis qenies dhe mosqenies, midis botës që rrëfyer dhe asaj të nënkuptuar makthshëm, bota e Përtejanaltës (që gati ngjan me botën e përtejme, aq abstrakte është kuptimi dhe ekzistenca e saj nga analtasit e ngujuar mes mallkimit dhe tabuve). Prandaj edhe hapësira është e “deformuar”: toposi i ngjarjeve del shpesh nga vatra kryesore e tharmit autokton, Analta dhe shtëpia e Kasapit. Më saktë, ajo vatër “zgjerohet” pa kufi, duke qenë po ajo dhe përsëri jo ajo. Hapësira ku jetojnë, ku shkojnë e nga vijnë personazhet është toka dhe qielli, varri dhe shpella, bota përtej dhe pylli, vatra dhe maja e pemës. Hapësira kështu është edhe ajo një segment, e hapur nga të katër anët.

Gjuha e romanit nuk përshkruan “faktet”, por motivet dhe influkset e ndërgjegjes, labirintet e psikës, nisur nga konceptualiteti i një shoqërie me një vizion të thyer, të fragmentuar, të dalëboje, të realitetit. Këtij lloj romani nuk mund t’i kërkosh një paraqitje të qartë, me logjikë, të gjërave dhe pika fikse të verifikueshme të kohës dhe hapësirës. Kontakti si lexues me këtë lloj teksti është shumë më tepër se përjetim estetik, është riformim i vizionit për botën ku jeton.
Ajo që e unifikon këtë kronotopi të absurdit të përjetshëm është motivi i përsëritjes së mallkimit dhe i apokalipsit, që i trondit në rrokullimën e tyre, sa herë që ndërgjegjja njerëzore rinxjerr në rend të ditës ndryshimin, tejkalimin e tabusë. Janë ngjarje që ndodhin jo në kohë, por në psikë. Jo në realitet, por në gjuhë.
Ky lloj romani bëhet përshkrues i ndërgjegjes në krizë të njeriut bashkëkohor, në një shoqëri që e shqelmon, e godet dhe e dëbon nga radhët e saj, e bën të ndihet i huaj me veten dhe me të tjerët, me gjithë botën. Nga kjo narrativë dalin personazhe që çmontohen në historinë e dështimit të tyre, në historinë e ndërgjegjes së tyre të thyer. Por, sipas nesh, romani i G. Krasniqit e “lexon” realitetin edhe në përmasën e vet sociale, e reflekton krizën e thellë të njeriut, duke sonduar në ndërgjegjen e tij. Kufijtë e njeriut / lexim-receptimit ndoshta duhen kërkuar në vështirësinë dhe shpesh në paaftësinë për të paramenduar si hipotezë edhe një “njeri të ri” / lexues të ri.

2.
Gazmend Krasniqi

Realitetin e romanit mund ta shohësh nga disa pikëshikime, në disa perspektiva, për t’iu përshtatur shndërrimeve të një bote që shumëfishohet e ripërsëritet, që mbivendoset, që thyhet dhe riformohet, por nuk është më kurrë e njëjta ose nuk është më kurrë ajo e para. Alegoria e errët e rrugës së ndaluar, të mbuluar prej kohësh, ndoshta prej shekujsh, me ferra të pakalueshme, saqë fëmijët rriteshin pa e mësuar qenien e saj, nën frikën e zemërimit të tmerrshëm të kuçedrës, mund të ketë gjithfarë nëntekstesh: nacionale, politike, sociale, intime, fetare, psikologjike. Është tema e shkeljes së tabuve, pas së cilës duket se do të vijë fundi i botës. Tabuja e parë lidhet me tentativën e zbulimit të enigmës së botës së madhe, të asaj që digjet frikshëm dhe e pakuptueshme tutje në horizontin e pashkelur kurrë nga askush. E dyta lidhet me zbulimin në një rrafsh tjetër të enigmave: nëpërmjet dijes, arsyes, shkencës. Dija si fatkeqësi mes njerëzve të padijshëm, krejt specifike si motiv në hapësirën e letërsisë sonë, ndoshta nga Camaj e këtej, vjen me figurën e mësuesit dhe pastaj nxënësve të tij, bijve e nipërve të Kasapit. Por gjatë leximit del se enigma më e madhe është brenda vetë njeriut, në raportet e ndërlikuara mes dashurisë e urrejtjes, instinkteve dhe arsyes, lidhjeve të gjakut dhe lirisë individuale, shtysave misterioze të frikës dhe gjakmarrjes, në rrathë gjithnjë e më të ngushtë, gjer në cakun e fundit të thjesht ekzistencës fizike, në një botë armiqësore, e mbushur me hakmarrje e paragjykime instiktive, frikëra e ankthe ekzistenciale. Raportet mes vetëdijes së individit dhe shtresave të vetëdijes kolektive të gjenit dhe familjes u ngjajnë palimpsesteve, që rrezatojnë që nga errësira dhunë, ankth, shpresë të turbullt dhe një dritë të largët, që i josh protagonistët ta kërkojnë larg Analtës shpëtimin e tyre. Por të gjithë rikthehen po aty, për të çuar deri në fund atë që është parathënë, pa i ikur dot fatit dhe ndërgjegjes. Në të gjitha rastet njeriu do të përshkojë ciklin e vet të vuajtjes në një përpjekje të pafund për mbijetesë. Romani mbyllet me shuarjen e vijës mashkullore të fisit të kasapit, për t’u shtrirë në shuarjen e tërë fshatit, ironikisht bash atëherë kur nuk pritej: as dashuria nuk i shpëton nga faji i shkeljes së tabusë, që i ndëshkon tash tri breza.
Zymtësia e perspektivës sikur të çon në idenë e destinit të mbirjes së një gjeni të ri, krejt të pamolepsur nga primitivizmi i hakmarrjes, frika, dhuna dhe izolimi tragjik. Kjo e parathënë vesh pothuaj të gjitha personazhet, me gjithë origjinalitetin e ndërtimit të dramës së secilit. Nëpërmjet ndërthurjes së mjeteve të së mrekullishmes, fantastikes, magjikes, së bukurës dhe tragjikes, ata mbartin në skemën e motivit të përbashkët, dramën e domosdoshmërisë së ikjes që aty, si nga kurthi i mallkimit të fatit, me kontrapunktin e shpirtit kërkues, etjes për zbulime brenda botës së tyre instiktive dhe në universin e pafund.
Planet konceptuale të figurave dalin nga skemat e zakonshme: ata janë sa njerëz, po aq hije të vdekurish, ata janë fantazma që nuk mund të fotografohen, por kjo nuk i ndalon të guxojnë e të ëndërrojnë, të urrejnë e të vrasin, të dashurohen, të lindin fëmijë e të zhyten në shkrimet e dijeve e të shkencës moderne për eklipset dhe makinat fluturuese. Ata verbohen nga dhimbja, por fitojnë aftësinë për të parë të papashmen e të pandodhurën ende; ata lindin për të qenë binjakë, por e jetojnë gjithçka përgjysmë, prania e mistershme e tjetrit i shtyn prapa në instinktet shpellore. Është një botë fantazmagorike, në një kaos fataliteti e përpjekjesh mbinjerëzore, e parë si përmes një nebuloze të kuqërremtë gjaku e zjarri, në kufirin ku ndahet errësira e erës së instinkteve dhe dogmave me dritën e erës së arsyes dhe harmonisë.

Një riformim i vizionit për botën

Një riformim i vizionit për botën:
Natasha Lushaj

1. Romani i Gazmend Krasniqit, Shitësit e Apokalipsit, Saras2012, i vendos ngjarjet në kohë legjendare (e pakohë) apo si në një kryqëzim alegorik të kohëve të prapësive të fatit me ato të shlyerjes së “fajeve” ose “mallkimeve”. Marrëdhëniet hapësiro-kohore janë krejt tjetër në krahasim me romanin tradicional: tani e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja mbivendosen vazhdimisht, dilet nga koha objektive, e matshme nga sahati, kalohet te koha e “brendshme”, e cila është njëkohësisht kohë “e humbur” dhe kohë “mikse”. Në fakt, është një segment kohe, i hapur në të dyja anët (ku shkrihen: e shkuar – e tashme – e ardhme), fragment në të cilin kohët “ngjeshen” dhe bashkëjetojnë: që nga kohët primitive (shpellore), kohët “brenda telave” të para ‘90-s, deri te kohët postmoderne (avionët, interneti). Por nuk ka kufi të ndarë mes tyre. E shkuara dhe e ndaluara mbeten dhe rishfaqen nga njëri brez te tjetri, duke përsëritur stereotipin e të menduarit apokaliptik. Në funksion të kësaj është mungesa e kufirit midis jetës dhe vdekjes, midis qenies dhe mosqenies, midis botës që rrëfyer dhe asaj të nënkuptuar makthshëm, bota e Përtejanaltës (që gati ngjan me botën e përtejme, aq abstrakte është kuptimi dhe ekzistenca e saj nga analtasit e ngujuar mes mallkimit dhe tabuve). Prandaj edhe hapësira është e “deformuar”: toposi i ngjarjeve del shpesh nga vatra kryesore e tharmit autokton, Analta dhe shtëpia e Kasapit. Më saktë, ajo vatër “zgjerohet” pa kufi, duke qenë po ajo dhe përsëri jo ajo. Hapësira ku jetojnë, ku shkojnë e nga vijnë personazhet është toka dhe qielli, varri dhe shpella, bota përtej dhe pylli, vatra dhe maja e pemës. Hapësira kështu është edhe ajo një segment, e hapur nga të katër anët.

Gjuha e romanit nuk përshkruan “faktet”, por motivet dhe influkset e ndërgjegjes, labirintet e psikës, nisur nga konceptualiteti i një shoqërie me një vizion të thyer, të fragmentuar, të dalëboje, të realitetit. Këtij lloj romani nuk mund t’i kërkosh një paraqitje të qartë, me logjikë, të gjërave dhe pika fikse të verifikueshme të kohës dhe hapësirës. Kontakti si lexues me këtë lloj teksti është shumë më tepër se përjetim estetik, është riformim i vizionit për botën ku jeton.
Ajo që e unifikon këtë kronotopi të absurdit të përjetshëm është motivi i përsëritjes së mallkimit dhe i apokalipsit, që i trondit në rrokullimën e tyre, sa herë që ndërgjegjja njerëzore rinxjerr në rend të ditës ndryshimin, tejkalimin e tabusë. Janë ngjarje që ndodhin jo në kohë, por në psikë. Jo në realitet, por në gjuhë.
Ky lloj romani bëhet përshkrues i ndërgjegjes në krizë të njeriut bashkëkohor, në një shoqëri që e shqelmon, e godet dhe e dëbon nga radhët e saj, e bën të ndihet i huaj me veten dhe me të tjerët, me gjithë botën. Nga kjo narrativë dalin personazhe që çmontohen në historinë e dështimit të tyre, në historinë e ndërgjegjes së tyre të thyer. Por, sipas nesh, romani i G. Krasniqit e “lexon” realitetin edhe në përmasën e vet sociale, e reflekton krizën e thellë të njeriut, duke sonduar në ndërgjegjen e tij. Kufijtë e njeriut / lexim-receptimit ndoshta duhen kërkuar në vështirësinë dhe shpesh në paaftësinë për të paramenduar si hipotezë edhe një “njeri të ri” / lexues të ri.

2.
Gazmend Krasniqi




Realitetin e romanit mund ta shohësh nga disa pikëshikime, në disa perspektiva, për t’iu përshtatur shndërrimeve të një bote që shumëfishohet e ripërsëritet, që mbivendoset, që thyhet dhe riformohet, por nuk është më kurrë e njëjta ose nuk është më kurrë ajo e para. Alegoria e errët e rrugës së ndaluar, të mbuluar prej kohësh, ndoshta prej shekujsh, me ferra të pakalueshme, saqë fëmijët rriteshin pa e mësuar qenien e saj, nën frikën e zemërimit të tmerrshëm të kuçedrës, mund të ketë gjithfarë nëntekstesh: nacionale, politike, sociale, intime, fetare, psikologjike. Është tema e shkeljes së tabuve, pas së cilës duket se do të vijë fundi i botës. Tabuja e parë lidhet me tentativën e zbulimit të enigmës së botës së madhe, të asaj që digjet frikshëm dhe e pakuptueshme tutje në horizontin e pashkelur kurrë nga askush. E dyta lidhet me zbulimin në një rrafsh tjetër të enigmave: nëpërmjet dijes, arsyes, shkencës. Dija si fatkeqësi mes njerëzve të padijshëm, krejt specifike si motiv në hapësirën e letërsisë sonë, ndoshta nga Camaj e këtej, vjen me figurën e mësuesit dhe pastaj nxënësve të tij, bijve e nipërve të Kasapit. Por gjatë leximit del se enigma më e madhe është brenda vetë njeriut, në raportet e ndërlikuara mes dashurisë e urrejtjes, instinkteve dhe arsyes, lidhjeve të gjakut dhe lirisë individuale, shtysave misterioze të frikës dhe gjakmarrjes, në rrathë gjithnjë e më të ngushtë, gjer në cakun e fundit të thjesht ekzistencës fizike, në një botë armiqësore, e mbushur me hakmarrje e paragjykime instiktive, frikëra e ankthe ekzistenciale. Raportet mes vetëdijes së individit dhe shtresave të vetëdijes kolektive të gjenit dhe familjes u ngjajnë palimpsesteve, që rrezatojnë që nga errësira dhunë, ankth, shpresë të turbullt dhe një dritë të largët, që i josh protagonistët ta kërkojnë larg Analtës shpëtimin e tyre. Por të gjithë rikthehen po aty, për të çuar deri në fund atë që është parathënë, pa i ikur dot fatit dhe ndërgjegjes. Në të gjitha rastet njeriu do të përshkojë ciklin e vet të vuajtjes në një përpjekje të pafund për mbijetesë. Romani mbyllet me shuarjen e vijës mashkullore të fisit të kasapit, për t’u shtrirë në shuarjen e tërë fshatit, ironikisht bash atëherë kur nuk pritej: as dashuria nuk i shpëton nga faji i shkeljes së tabusë, që i ndëshkon tash tri breza.
Zymtësia e perspektivës sikur të çon në idenë e destinit të mbirjes së një gjeni të ri, krejt të pamolepsur nga primitivizmi i hakmarrjes, frika, dhuna dhe izolimi tragjik. Kjo e parathënë vesh pothuaj të gjitha personazhet, me gjithë origjinalitetin e ndërtimit të dramës së secilit. Nëpërmjet ndërthurjes së mjeteve të së mrekullishmes, fantastikes, magjikes, së bukurës dhe tragjikes, ata mbartin në skemën e motivit të përbashkët, dramën e domosdoshmërisë së ikjes që aty, si nga kurthi i mallkimit të fatit, me kontrapunktin e shpirtit kërkues, etjes për zbulime brenda botës së tyre instiktive dhe në universin e pafund.
Planet konceptuale të figurave dalin nga skemat e zakonshme: ata janë sa njerëz, po aq hije të vdekurish, ata janë fantazma që nuk mund të fotografohen, por kjo nuk i ndalon të guxojnë e të ëndërrojnë, të urrejnë e të vrasin, të dashurohen, të lindin fëmijë e të zhyten në shkrimet e dijeve e të shkencës moderne për eklipset dhe makinat fluturuese. Ata verbohen nga dhimbja, por fitojnë aftësinë për të parë të papashmen e të pandodhurën ende; ata lindin për të qenë binjakë, por e jetojnë gjithçka përgjysmë, prania e mistershme e tjetrit i shtyn prapa në instinktet shpellore. Është një botë fantazmagorike, në një kaos fataliteti e përpjekjesh mbinjerëzore, e parë si përmes një nebuloze të kuqërremtë gjaku e zjarri, në kufirin ku ndahet errësira e erës së instinkteve dhe dogmave me dritën e erës së arsyes dhe harmonisë.

100 këshilla të dobishme për jetën


Çdo ditë e më tepër dëgjojmë njerëzit të thonë se ndihen të stresuar. Dhe stresi behet shkak për prishjen e ekuilibrit të jetës tonë. Pot si ta shmangim atë me qellim që jeta jonë të shkojë sa më mirë. Por nëse ndjekim disa taktika të thjeshta mund të dalim nga gjendja ku kemi rënë. Ndiqni me kujdes hapat e psikologëve për të dalë nga gjendja ku keni rënë. E rëndësishme është që gjithsecili të ndjekë këshillat e ekspertëve për të shmangur problemet e ndryshme psikike dhe shëndetësore. Kështu zbulimet më të fundit dhe këshillat e hartuara vazhdimisht jo vetëm nga mjekësia ligjore, por edhe nga psikologët, plotësojnë një guidë të dobishme për një jetë të shëndetshme. Në suplementin e sotëm “Tirana Observer” sjell një paketë me plot 100 këshilla për të menaxhuar stresin. Kështu për të pasur një jetë të gjatë e pa probleme mos flini me orar të zgjatur, shmangni stresin dhe mërzitjen, lini duhanin, bëni çdo vit analiza të përgjithshme. Si të mos prekeni nga stresi dhe mërzia, si t’i luftoni ato që në momentin e dallimit të simptomave të para. Çdo sëmundje ka karakteristikat e saj të veçanta, mes të cilave edhe mënyrat se si të luftohen. Natyrshëm lind edhe pyetja, se si duhet të veprojmë për të mbajtur menaxhuar stresin sa më mirë për të mos ndikuar negativisht në sëmundjet e zemrës, presionin e gjakut, sëmundjet e trurit, efektet dëmshme për kujtesën, plakjen e shumë të tjera si këto. Por në mjaft raste mjafton të ndiqen këshillat e ekspertëve dhe të ndiqen përherë hapat e duhura, sipas një strategjie të caktuar, për të pasur një ditë të qetë, pa shqetësime dhe një jetë sa më të shëndetshme.


Disa mënyra për të luftuar stresin
Ju mund ta dini se çfarë mendimesh ju stresojnë. Përpiqeni t’i ndryshoni, por më kot. Ato mbeten në trurin tuaj. Përsëriten e përsëriten vazhdimisht. Bashkë me to mbeten në trupin tuaj edhe ankthi, mërzia, zemërimi që i shoqëron. Nëse nuk mundeni t’i ndryshoni dot, ju të paktën, mund t’i kontrolloni ato. T’i ndaloni që të shprehen. T’i pakësoni, të minimizoni efektin e tyre mbi ju, madje edhe t’i shmangni, të paktën për një farë kohe.

Ja disa prej teknikave që mund të përdorni:
1- Ndaloni mendimet që ju mërzisin. Qëllimi i kësaj teknike është që të ndërprisni rrjedhën e mendimeve stresuese. Me ndërprerjen e rrjedhës së tyre ju ndryshoni pasojën. Si? Shoqërojini mendimet stresuese me një pasojë negative (lloj ndëshkimi). Çdo sjellje që pasohet nga një ndëshkim ka prirjen që të mos përsëritet.
2- Zgjidhni një vend ku të mos ju shqetësojnë e as të mos shqetësoni të tjerët. Mbështillni grushtin e dorës së majtë me një garzë ngjitëse. (leukoplast) Shtrihuni diku e prisni disa sekonda. Pastaj filloni të mendoni rreth problemit që ju shqetëson me qëllim që të provokoni mendimet e pakëndshme. Sapo ato të fillojnë e të vërshojnë në trurin tënd, thuaj “STOP” me sa zë të kini dhe çmbështillni leukoplastin. Mund t’ju dhëmb pakëz dora, por këtu qëndron lezeti. Fjala “STOP” e shoqëruar me dhimbjen e dorës shkakton ndërprerjen e rrjedhës së mendimeve stresuese.

3- Shtrihuni diku dhe lëreni veten tuaj të lirë. Mos i sillni mendimet e pakëndshme në mendjen tuaj në mënyrë të pavullnetshme. Thjesht lëreni mendjen tuaj të shkojë nga të dojë. Sapo mendimet e pakëndshme të fillojnë të shfaqen, thoni “STOP”, me një zë normal dhe në të njëjtën kohë çmbështillni leukoplastin.

4- Shtrihuni diku dhe relaksohuni. Lëreni mendjen tuaj të shkojë nga të dojë. Mos u sforconi të mendoni. Sapo mendimet negative të shfaqen në trurin tuaj, mendoni fjalën “STOP”. Çmbështillni njëkohësisht leukoplastin. Përsëriteni disa herë. Shtrihuni dhe lëreni mendjen tuaj të shkojë nga të dojë. Sapo mendimet negative të shfaqen në trurin tuaj mendoni vetëm “STOP”, pa e çmbështjellë leukoplastin.

5- Dhe më tej, në situate reale në jetë: sa herë që fillon vargu i mendimeve negative të shfaqet në mendjen tuaj, thoni “STOP”, me mend. Ju s’mund të mendoni dy gjëra në të njëjtën kohë. Duke thënë “STOP”, ju ndërprisni rrjedhën e mendimeve negative, duke mos e lejuar atë të ketë efektin e zakonshëm tek ju.

6- Ju mund të përdorni edhe një variant tjetër. Sa herë që mendimet negative vërshojnë në trurin tuaj, mendoni sikur ndriçohet para jush fjala “STOP” me drita neoni.

7- Nuk është mirë që ta praktikoni këtë teknikë menjëherë, me shqetësimet që janë shumë shqetësuese për ju. Filloni shkallë-shkallë , njëherë me mendimet më pak shqetësuese, e gradualisht, më pas me ato që ju shqetësojnë më shumë.

8- Mos praktikoni në fillim kur nuk jeni me humor të mirë, apo kur vëmendja juaj është shumë e shpërqendruar. Nëse ju jeni shumë i depresionuar dhe keni përjetuar edhe mendime vetëvrasëse, praktikimi i kësaj teknike nuk ju ndihmon, por përkundrazi mund ta thellojë turbullirën tuaj. Implozioni (përmbytja në fantazi)

9- Nëse në trurin tuaj shfaqet një mendim apo imazh negative, rrini me të. Rrini me të në mendjen tuaj. Përjetojeni e ripërjetojeni disa herë. Përsëriteni atë disa herë me zë të lartë. Përsëriteni me zë të lartë atë që ju shqetëson aq herë, deri sa ta vëreni se ju qëndroni me të pa pasur ndonjë përjetim negative.

10- Nëse ajo që shfaqet në mendjen tuaj është një imazh negative, përshkruajeni përmbajtjen e këtij imazhi disa herë me zë të lartë, aq herë sa ju të arrini ta përshkruani atë pa përjetuar ndonjë emocion negativ.

11- Sa herë që në mendjen tuaj të vërshojnë mendime negative, thoni “STOP” me mendjen tuaj. Fokusojeni vëmendjen tuaj në një objekt specifik. Vëzhgoni detajet e këtij objekti. Librin që jeni duke lexuar, filxhanin e kafesë, karrigen ku jeni ulur, vëzhgoni gjithçka që mund të vëzhgohet nga vendi ku jeni. Një objekt specifik.

12- Fokusojeni të gjithë vëmendjen tuaj në objektin që po vëzhgoni. Kur mëndja juaj është e zënë me objektin ku jeni fokusuar, nuk ka vend për mendime negative. Të shtyrët e mendimeve stresuese. Ju mund të praktikoni këtë ecuri të thjeshtë për të kufizuar shqetësimin tuaj.

13- Vëzhgojini me kujdes shqetësimet tuaja gjatë ditës. Mundohuni të përcaktoni kur ju fillojnë t’ju shqetësojnë mendimet negative.

14- Caktojini vetes detyrë që të merreni me shqetësimet tuaja gjysmë ore, çdo ditë, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend. Cila është periudha juaj e shqetësimit?

15- Shtyjini mendimet tuaja shqetësuese. Në çdo kohë që ju e ndieni se po filloni të shqetësoheni, shtyjini mendimet tuaja, deri në atë periudhë të ditës, të cilën ju e keni caktuar për t’u marrë me shqetësimet tuaja.

16- Kur në mendjen tuaj të shfaqen mendimet shqetësuese, jashtë periudhës ditore që ju keni caktuar për t’u marrë me to, zëvendësojini ato. Fokusoni vëmendjen në atë punë që keni në dorë, apo në diçka tjetër përreth. Më e rëndësishmja. Përdoreni periudhën ditore të caktuar, për t’u marrë në mënyrë intensive me shqetësimet tuaja.

17- Detyrat e pakëndshme
Sa herë që në mendjen tuaj të shfaqen mendime negative, përfshijuni energjikisht në kryerjen e ndonjë detyre që ju e konsideroni të pakëndshme p.sh. larja e dyshemesë, fshirja e pluhurave, etj.

18- Shmangni mërzitjen e stresin
Studimet e bëra nga Johns Hopkins në vitin 2002, treguan se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit janë rreth tre herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ. Një këshillë: Pranojeni mërzinë si të pashmangshme, pas pak stresi do të rrokulliset poshtë nga supet tuaja. Uluni me shpinën drejt dhe provoni të qetësoni mendimet tuaja, kjo do t’iu ndihmojë të relaksoheni.

19- Luftoni ankthin
Rreth 2 % e popullatës kanë përjetuar një lloj forme të krizës së panikut. Njerëzit me frikë/ankthe të ndryshme (p.sh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), përjetojnë më shumë kriza paniku, sidomos kur vijnë në kontakt me stimulin (nxitjen) e frikës. Kriza të tilla kalojnë shpejt kur stimuli i frikës hiqet apo largohet nga pacienti. Kur krizat bëhen kronike, simptomat bëhen më të rënda dhe si rrjedhim dobësojnë jashtëzakonisht shumë sistemin nervor për disa ditë. Krizat e panikut zakonisht shfaqen në moshë të re (20-at) dhe femrat janë 2 herë më tepër në rrezik për të shfaqur kriza paniku sesa meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatërrohen me atak zemre gjë që ndikon negativisht në vetë diagnozën e krizës.

20- Adrenalina, përgjegjëse për ankthin
Një sëmundje fizike e quajtur hypoglycemia është gjendur të jetë shkaktare për kriza paniku. Ata që vuajnë nga hypoglycemia kanë receptorë defektive për substancën insulinë, gjë që nuk lejon kalimin e suksesshëm të sheqerit në membranën e qelizave. Kur niveli i sheqerit në gjak ulet shumë, truri dërgon sinjale alarmi në qendrat hormonale duke i sinjalizuar të prodhojnë adrenalinë, e cila është përgjegjëse për krizat e panikut. Tre janë format e shfaqjes së panikut tek të gjithë njerëzit. Nëse keni përjetuar një formë, nuk është e thënë të mos përjetoni edhe të tjerat, në të tre rastet simptomat janë të kundërta.

21- Emocionet, shkaktarë të sëmundjeve
Mjekët e vjetër kinezë mjaft mirë e kanë ditur se emocionet luajnë role të rëndësishme në organizmin e njeriut. Ato janë në gjendje të shkaktojnë sëmundje të llojllojshme, madje edhe te njerëzit shumë të fortë. Mjafton që të godasin në vendet më të ndjeshme të organizmit dhe sëmundja fillon të marrë hove. Të gjitha sëmundjet e shkaktuara prej gjendjes psikike apo çrregullimit të saj në mjekësi quhen sëmundje psikosomatike. Këto sëmundje shfaqen në relacionin shpirt – trup. Dy herë më të prekura nga krizat e panikut janë femrat, krahasuar me meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatërrohen me atak zemre gjë që ndikon negativisht në vetë diagnozën e krizës. Ndërkohë që 5 këshilla japin specialistët, me anë të së cilave mund të kuptosh nëse bëhet fjalë për panik, depresion apo emocione. Të gjitha simptomat ndryshojnë nga njëra-tjetra.


Si të shmangni stresin dhe sëmundjet mendore  
Truri është pjesa e trupit që gjendet në kokë i mbrojtur nga kafka dhe cipa trunore dhe që shërben për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve të marra, në një nivel të lartë, nëpërmjet organeve shqisore: syve, veshëve, etj. për t´i shndërruar në lëvizje që janë mjeti i ndërveprimit me mjedisin e jashtëm. Truri është qendra e kontrollit të sistemit nervor qendror. Por në tru mund të lindin një sërë çrregullimesh neurologjike. Dëmtimet e trurit mund të dobësojnë shëndetin mendor dhe të krijojë vonesa të lehta ose të rënda mendore, probleme të dëgjimit, shikimit, defekte në gjuhë dhe në të folur, epilepsi dhe çrregullime të sjelljes. Prandaj ekspertët japin një sërë këshillash për të shmangur sëmundjet nervore.

22- Shmangni mërzitjen
Studimet e bëra tregojnë se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit janë rreth tre herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ.

23- Përpiquni të jeni optimistë
Njerëzit optimistë kanë mundësinë ta reduktojnë rrezikun e vdekjes në 50 për qind krahasuar më ata persona të cilët janë të zhytur në pesimizëm. Individët të cilët e shohin jetën me një vështrim pozitiv janë më pak të stresuar, më tepër të zënë me punë që i mbushin me harmoni, janë më të qetë dhe më të shëndetshëm. Kështu qëndrojnë larg stresit dhe sëmundjeve mendore.

24- Bëni një jetë aktive
Jeta aktive do ta mbante larg stresin, mundimet dhe shqetësimet e jetës së përditshme, dhe nuk do t’iu linte shteg për të gjykuar veten për çdo gjë që ndodh. Natyra dhe shoqëria janë aleatët më të mirë të një jete të shëndetshme.

25- Qeshni dhe vetëm qeshni
E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortizoni. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë. “Një person i stresuar lexohet në fytyrë”, kjo dëgjohet shpesh. Prandaj të qeshësh ndihmon në paraqitjen e parë, shmang rrudhat dhe ndihmon për të shmangur gjendjet e vazhdueshme stresuese.

26- Martesa e lumtur
Një martesë e lumtur do të thotë më pak stres, më shumë bashkëbisedim dhe qetësi. Këto të gjitha sjellin një jetë të shëndetshme pa shqetësime. Martesa e lumtur përjashton stresin dhe problemet e zgjatura.

27- Shmangni stresin
Stresi shkakton nivel të lartë të kortizonit, pagjumësi dhe dobëson sistemin imunitar. Stresi vret më shumë njerëz në botë se gjithçka tjetër. Gjendjet e vazhdueshme nën stres ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj, prekin zemrën, qarkullimin e gjakut, sistemin imun, etj.

28- Meditoni
Mënyra më e fuqishme për të luftuar stresin dhe për të siguruar një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi. Meditimi është një teknikë e cila është praktikuar në vende të ndryshme të botës në fushën e psikologjisë.

Këshillat e ekspertëve për të shmangur problemet mendore

29- Truri është plastik dhe në qoftë se ai nuk stimulohet, mund ta humbasësh
30- Duhet të merreni me gjimnastikën tuaj fizike dhe mendore
31- Trurin duhet ta mbajmë të gjallë duke i stimuluar aftësitë njohëse të tij
32- Stresi ka rrjedhoja shumë negative mbi trurin
33- Rutina dhe zakonet e përditshme e vënë në gjumë trurin
34- Forca e mendjes varet nga ajo e trupit, praktikoni gjithmonë një aktivitet të matur fizik
35- Yndyrat nuk i bëjnë mirë trupit dhe as mendjes
36- Izolimi shoqëror është i dëmshëm për shëndetin mendor

Shqetësimet

37- Kur një person provon prishje të theksuar të humorit dhe të ekuilibrit emocional atëherë mund të thuhet se ai person ka çrregullime të gjendjes shpirtërore.
38- Kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët gjatë gjithë kohës dhe ne humbasim interesin për jetën,kjo do të thotë se po kalojmë një gjendje depresioni
39- Depresioni madhor karakterizohet nga një gjendje e rënë shpirtërore dhe trishtim që shoqërohet me ndjenjën e fajit dhe të qenit i pavlefshëm.
40- Njerëzit kalojnë në gjendje depresive kur ata kanë probleme në punë, probleme bashkëshortore, ose kur ndjehen të pazotë për diçka që duan të bëjnë.
41- Shenjë e depresionit mund të jetë edhe prishja e gjumit,rënia në peshë, këputja, ndjenja e fajit të kotë.

42- Këshilla për një dietë që i bën mirë trurit

Pini shumë ujë, të paktën 6 gota në ditë. Mundohuni të shmangni konsumimin e tepërt të kafes ose përdorini pak kafeinë. Edhe alkooli është i dëmshëm por konsumimi i verës së kuqe 1 deri në 2 gota në ditë është i dobishëm. Herë pas here është e këshillueshme që të shmanget përdorimi i tepërt i ujit pasi do të shkaktonte një tepri lëngjesh në organizëm. Mos përdorni fast-food-et. Ushqimet e fastfood-ve nuk janë të rrezikshme vetëm për mbipeshën, por mund të shkaktojnë edhe kancer. Sipas një studimi amerikan, ushqimet e fastfood-ve mund të shkaktojnë kancer në 67 për qind të rasteve. Për të ulur këtë rrezik mjekët këshillojnë që njerëzit të hanë ushqime të fastfood-ve një herë në muaj. Përdorni më tepër ushqime të pasura me antioksidantë: fruta, fruta pylli, zarzavate, çaj.

43- Ndikimi negativ i stresit në shëndetin mendor

Pasojat negative të stresit njihen jo vetëm në shëndetin mendor, por edhe atë fizik. Mos u ndikoni nga stresi, duke përdorur shumë vakte që “të ngushëllojnë”, ndiqni një dietë të rregullt. Nuk është e thënë që duhet të hani vetëm tre vakte në ditë. Pas një dite të lodhshme dhe stresuese trupi ka nevoje për energji. Lëngjet, vitaminat, disa ëmbëlsira mund t’iu bëjnë të ndiheni më energjikë. Për të mbajtur trupin dhe mendjen të freskët, gjatë viteve të pleqërisë, duhet të ndiqni sa më shpejt që të jetë e mundur një stil jete të përshtatshëm për të ruajtur aftësitë e trupit, për të nxitur trurin dhe për të ruajtur funksionet e mendjes. Për këtë është i këshillueshëm si aktiviteti fizik, ashtu edhe ai mendor: meditimi, bisedat e qeta, shëtitjet, etj.

44- Efekti i bashkëjetesës në shëndetin mendor

Bashkëjetesa është më e mirë për shëndetin mendor të meshkujve, po martesa është më mirë për lumturinë e femrave, sugjeron një studim i ri. Studimi i afro 4 500 meshkujve e femrave në Angli nxjerr në pah që kush rri në marrëdhënien e parë të qëndrueshme gëzon shëndet të mirë mendor. Ndërsa meshkujt e marrin veten pas ndarjeve me radhë, femrat e kanë shumë më të vështirë. Në fakt mund të jetë më mirë për shëndetin mendor të femrës të rrijë e vetme, sesa ketë dashur e të ketë humbur dikë. Mungesa e mbrojtjes së të drejtave financiare dhe të drejtave të pronës, dhe si rrjedhojë mungesa e sigurisë kur ndahen çiftet që bashkëjetonin mund të shpjegojë pse femrat që bashkëjetojnë kanë më shumë probleme mendore se femrat që martohen. Këtë e tregojnë studimet më të fundit.

45- Depresioni dhe ankthi, kush i përjeton

Martesa është shoqëruar prej kohësh me përfitime shëndetësore, sidomos për meshkujt. Studime të mëparshme tregojnë se njerëzit që martohen pritet të jetojnë më gjatë, të kenë përqindje më të vogël vdekjesh dhe mirëqenie më të lartë psikologjike se ata që rrinë pa martuar, thotë grupi i studiuesve. Prishja e partneritetit lidhet me shëndet të dobët mendor në të dyja sekset, megjithëse formimi i marrëdhënieve të reja e zbeh disi këtë efekt. Gjithsesi, femrave u duhet më shumë kohë për të marrë veten sesa meshkujve. Shëndeti mendor i femrave merr të tatëpjetën më shpejt sa më shumë ndarje që përjetojnë. Për meshkujt nuk ndodh kështu. Shëndeti më i mirë i meshkujve vihet re tek ata që kanë kaluar dy ose më shumë se dy riformime partneriteti.

Këshilla për të shmangur stresin në punë  

Fillimi i javës mund t’iu gjejë të lodhur e të stresuar. Ideja që do të riktheheni mes rrëmujës së zyrës, zhurmave dhe urdhrave, ju bën që të mbuloheni dhe të mos dëshironi asgjë më shumë se ngrohtësinë e shtratit tuaj. E rëndësishme është që të shmangni stresin dhe të ndiqni disa këshilla të ekspertëve. Rregulli kryesor është të evitoni parregullsinë në tavolinën tuaj të punës. E dobishme do të ishte të kishit gjithmonë diçka të kuqe, ngjyrë e energjisë. Së dyti është mirë që të shkëputeni çdo një orë pesë minuta nga puna. Kjo do t’ju ndihmojë që të rinisni gjithçka me më shumë energji. Ndiqni disa rregulla shumë të thjeshta për të luftuar atë që ekspertët kanë filluar ta klasifikojnë si një sindromë të vërtetë. Dhe shfaqja e stresit mund të sjellë edhe probleme të tjera shëndetësore dhe psikologjike.
Simptomat dhe shkaktarët
Simptomat janë disa duke filluar nga dhimbja e kokës, dhimbja e mesit, në lodhje kronike dhe për shumicën vuajtja nga klaustrofobia. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar që nga gjendja psikologjike, punë e rëndë deri te marrëdhëniet e tendosura me kolegët.
Ekspertët japin disa këshilla.
46- Kujdesuni për zyrën apo për vendin e punës si për dhomën tuaj të gjumit. Të dobishme do të ishin vazot me lule ngjyrë të kuqe, e cila është shumë energjike.
47- Krijoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe me shefat. Mundohuni të flisni ngadalë dhe më pak, në të kundërt do të krijoni shumë antipati në ambientin e punës.
48- Mësoni artin e “shkëputjes”: t’i lejosh vetes pesë minuta pushim pas çdo një ore pune, kjo do t’ju ndihmojë shumë që të rifreskoni trurin dhe të rinisni punën me më shumë energji. Të bësh një shëtitje, një telefonatë ndonjë shoku apo shoqeje, të dëgjoni pak muzikë etj. Dobia e pushimit mes punës është vërtetuar nga shumë studime në këtë fushë.
49- Mësohuni të thoni Jo, nuk bëhet fjalë që të refuzoni të punoni, por nëse keni shumë punë, duhet të vendosni se cilat gjëra janë primare.
50- Duhet të lëvizni shumë shpesh, në mënyrë që të mos rrini për shumë kohë në të njëjtin pozicion. Kjo do t’ju shkaktonte probleme me tendosjen e muskujve dhe me qarkullimin e gjakut. Bëni pak sport, shtrini qafën, këmbët dhe pas punës mësohuni të dilni dhe të argëtoheni me aktivitete që përfshijnë edhe fizikun.
51- Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë. Tregoni ndonjë barcaletë, dërgoni dhe merrni e-mail nga shokët tuaj.
52- Duhet të mendoheni përpara se të thoni diçka të rëndësishme që mund të ofendojë një nga kolegët tuaj. Kur ndodheni në situatë të sikletshme, arma më e mirë është heshtja.
53- Nëse nuk keni një lloj veshjeje të përcaktuar nga vendi i punës, të veshësh rroba të rehatshme do t’ju ndihmonte shumë. Nuk është e thënë që të rrini tërë kohës të krekosur, apo dhe në majë të takave, kjo do t’ju shkaktonte shumë siklete.
54- Gjatë punës tuaj mundohuni të bëni dhe ndonjë punë të lehtë fizike, kjo do t’ju ndihmojë që të mbani trupin tuaj në formë.
55- Mbani gjithnjë një krem për duart, për të bërë një masazh të thjeshtë. Do të shikoni se do të ndjeheni shumë më të lehtësuar.

56- Si të përballoni stresin

Stresi është diçka që nuk e lejon trurin të mendojë apo të veprojë në lidhje me diçka. Ekzistojnë njerëz që janë mësuar të jetojnë me stres. Njerëzit që janë mësuar të jetojnë me stresin zakonisht ja dalin me sukses ta mundin atë dhe gjithashtu ja dalin të parandalojnë tensionin që shumicën e njerëzve do ta vendoste në gjendje paniku. Stresi akut shkaktohet nga prania e një detyrimi, kontrolli apo sfide. Pranojeni stresin si një sfidë dhe do t’ia dilni mbanë më mirë me të.

57- Si dallohen tipat e stresit

Ekzistojnë dy tipa stresi: Eustresi dhe Distresi. Jo të gjitha format e stresit janë negative. Fjala “Eustres” përdoret për të përshkruar stresin pozitiv. Eustresi vjen si rezultat i përjetimit të eksperiencave të gëzueshme të tilla si p.sh një fitore apo një arritje e suksesshme. Distresi është stresi negativ. Në gjendje stresi lloje të caktuara hormonesh angazhohen dhe e çojnë trupin në gjendje alarmi si të jetë gati për beteje apo gati për të dhënë një përgjigje të shpejtë. Është pikërisht kjo arsyeja përse shpesh ndjehemi të tensionuar dhe thellësisht të angështuar kur jemi në gjendje stresi të tepërt. Stresi dobëson sistemin imunitar dhe na bën më të prekshëm ndaj infeksioneve.

58- Planifikoni kohën tuaj

Përdorimi i papërshtatshëm i kohës shpesh krijon elemente të rinj që shkaktojnë stres. Të mësuarit për të thënë “JO” ka qenë një sukses për shumë njerëz. Një numër shumë i madh gjendjesh stresi kanë ardhur thjesht ngaqë është thënë- PO- dhe që më pas kanë ardhur shqetësimet. Sipas Lubert stresi në mjedisin e punës nuk shkaktohet nga gjëra që njerëzit mund t’i kontrollojnë por shkaktohet kryesisht nga gjëra apo fenomene që ata nuk mund t’i kontrollojnë. Pasiguria për të mbajtur një pune mbetet shkaku kryesor i stresit. -Qëndro i lirshëm me punëmarrësit në mënyrë që ata të kuptojnë çdo informacion që vjen dhe kështu të shmangen thashethemet. Frika nga pasiguria dhe dyshimi shkaktojnë stres. Nuk është puna që bën por ambienti personal që ka rëndësi.

59- Niveli i stresit varet nga stina

Pranvera është një kohë e përshtatshme për takime që inkurajojnë aktivitete në grupe sepse ka shume entuziazëm në fillim të vitit. Dimri i ftohtë dhe i errët verior prodhon ndjesinë e mungesës së dritës dhe shkakton depresionin. Këto gjendje zëvendësojnë njëra-tjetrën në pranverë. Studiuesit thonë që një udhëtim edhe i shkurtër rreth 4 ditë në një vend me mot të ngrohtë u sjell viktimave të depresionit një lehtësim shumë të dukshëm. Nëse të duhet të realizosh një takim në dimër, një vend i ngrohtë jugor jo vetëm që do të ngrejë moralin e pjesëmarrësve, por do të rrisë edhe efektshmërinë e tyre gjithashtu. Sindroma e prekshmërisë stinore(SAD) shkaktohet gjatë dimrit që në vetvete sjell dembelizëm dhe gjendje pasiviteti. Kjo gjë mund të kurohet duke kaluar shumë orë në dritën e diellit. Gjithashtu mund të kurohet në një fare mase duke u ulur nën një llambe me dritë të fortë. Sa më e ngrohtë të jetë ngjyra dhe temperatura e dritës natyrale të diellit aq më mirë është. Duke i mbajtur mirë në mendje gjërat e sipërpërmendura përpiqu gjithashtu të organizosh takim në një vend ku njerëzit të jenë më afër me destinacionin e tyre.

60- Përqendrohuni në aktivitete

Nuk humbet asgjë në rast se pyet për diçka. Për të shmangur stresin duhet të punosh me zgjuarsi dhe jo rëndë. Delegoje apo nëse mundesh eliminoje një detyrë burokratike që hera herës është konsumuese dhe aspak e rëndësishme. Në vend të kësaj përqendrohu më mirë në aktivitete që kompania i vlerëson dhe ku përdoren me maksimum aftësitë e tua më të mira. Fokusohu në atë që është më e rëndësishme për ty. Një individ i papunë vuan nga stresi po aq sa vuan edhe një individ i mbingarkuar në punë.

61- Si të fitoni mbi stresin

Sipas meje ju mund të kontrolloni stresin duke u përpjekur të kuptoni shkakun që e sjell atë. Përpiqu ta zgjidhesh problemin në vend që të shqetësohesh për të. Të duhet të organizosh 24 orët e çdo dite. Përdorimi i keq i kohës shpesh sjell edhe elemente të rinj që shkaktojnë stres. Dihet tashmë që të mësosh të thuash jo ka rezultuar i suksesshëm për shumë njerëz pasi kanë shmangur situata të tepërta stresi si dhe shqetësime. Nëse je duke punuar në një firmë atëherë të duhet të ndjekësh një seminar ku të mësosh si ta përballosh stresin që mund të sjellin të gjitha rastet p.sh të shitjeve të kompanisë. Mëso të përdoresh kohën tënde duke u përqendruar ne fusha ku në mënyrë të arsyeshme pret që edhe rezultatet të jenë të kënaqshme. Një proverb i njohur thotë se stresi mund të jete shija e jetës, por mund të jetë edhe puthja e vdekjes në kuptimin që zgjedhja të përket ty. Të duhet të mësosh sesi ta bësh stresin të punojë për ty në mënyrë që t’i të jesh produktiv në vend që ta lesh stresin të jetë vet shkatërrues. Komunikimi është një mënyrë tjetër që lehtëson stresin.

62- Rehatohuni dhe reduktoni stresin
Duhet të dish çfarë të nevojitet. Krijo një ambient pune të rehatshëm për veten. Përcakto kufij në kohën tënde. Negocio me familjen në lidhje me kohën që të duhet për t’u çlodhur. Praktiko një teknike çlodhëse, relaksuese. Vendose kohën në veprim dhe përfito prej saj. Thjeshto jetën tënde. Jepi vetes informacione pozitive dhe qesh.


63- Humori ju shëron shpejt

Humori mund të shërojë shpejt dhe pa dhimbje. Inteligjenca emocionale mund të ndihmojë të reduktosh stresin dhe në të njëjtën kohë do të ndihmojë të ecësh përpara në jetë. Duhet të kesh largpamësinë për të kuptuar problemin që po të vjen ,duhet të kesh gjithashtu edhe kompleksin mendor që të lejon të punosh në grup dhe jo në mënyrë individuale, duhet të kesh aftësinë për të komunikuar mirë duke i motivuar njerëzit të ndihmojnë që puna të bëhet dhe kështu zhvillohet edhe miqësia. Inteligjenca emocionale e sidomos aftësia për të njohur vetveten e kombinuar me vetëkontrollin e bën çdo drejtues më të fuqishëm. Ky studim është realizuar për të ndihmuar të gjithë ata njerëz që bëhen me stres nga puna apo nga problemet e jetës së përditshme. Duhet t’u themi këtyre njerëzve që stresi është një shërbëtor i mirë por një mjeshtër i keq, mos e lejoni t’ju kontrollojë, duhet ta përdorni stresin për përfitimet tuaja prandaj mos e lejoni as t’ju lëndojë. Rrallë ndodh që njerëzit të kenë sukses në raport me diçka nëse nuk kanë dëshirën për të dalë të suksesshëm. Mos harroni se mjekimi i vetëm i melankolisë është veprimi.

64- Sa normal është stresi në jetë dhe shkalla e ndikimit  

Stresi është i pashmangshëm në jetë. Stresi është normal dhe i nevojshëm, në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës. Mund të dobësoni, efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo, dhe duke mësuar aftësitë menaxhuese të tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit janë të ndryshme, si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri. Ju mund të provoni disa metoda dhe të zbuloni se cila është rruga më e mirë që ju përshtatet.

65- Aktiviteti fizik ju qetëson
Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit. Në një rast tjetër shkruaj diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Mbajtja e një ditari nuk është vetëm praktikë e adoleshentëve. Shpreh ndjenjat, bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janë veprime normale për të qenë pastaj i qetë. Bëj diçka që të kënaq, një hob ose aktivitet që mbush kohën e lirë. Kjo mund t’iu ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve do ju ndihmojnë të dobësoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janë edhe disa aktivitete që njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe shoqërohu me njerëz që dinë të bëjnë humor. E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj.

Disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm
66- Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’iu bëjë më shumë produktivë.
67- Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.
68- Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.
69- Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
70- Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres. Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin. Por stresi mund të jetë i pakalueshëm. Ndërkohë që mund t’iu vijë në ndihmë një mik ose familjar, ju mund të kërkoni edhe këshillat e një profesionisti.
71- Shkalla e stresit
Shkalla e stresit tuaj mund të jetë dhe një tipar gjenetik i trashëguar, sa të mbështetur ndiheni nga familja dhe miqtë, eksperiencat e mëparshme, përballja me streset, dhe aftësia juaj për ta përballuar apo për t’u kthyer mbrapa. Çfarë është shumë stresuese për një person ndoshta nuk mund të jetë për një tjetër. Shkalla e stresit tuaj në ndonjë situatë varet se sa ju e nuhasni atë dhe sa zgjat më vonë. Shumë njerëz kanë mësuar se si të sillen me stresin e tyre më mirë se të tjerët. Nëse keni dyshim për daljen nga gjendja e stresit, ju duhet të mësoni mënyra më të mira për t’u shëruar. Ndryshimet që mund të ndodhin në jetë, si humbja e një njeriu të dashur, martesa, ndryshimi i vendit të punës janë disa shkaqe për t’u ndier të stresuar, por përgjithësisht kohëzgjatja varet nga vetë ju.

72- Teknikat për të shmangur stresin e panevojshëm

- Menaxhoni dhe organizoni kohën tuaj
- Redukto mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres
- Mbaj afër miq të mirë
- Ndrysho mënyrën e të menduarit
- Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres
- Kërkoni këshillat e një profesionisti
- Jepi vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar
- Dëgjo muzikë të qetë
- Realizo shëtitje të qeta
- Mos pini alkool dhe duhan

73- Ndikimi i stresit në shëndetin e njeriut
Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen e tij normale.

74- Stresi sjell një jetë të ndryshueshme
Pak stres është normal, madje i nevojshëm për të pasur një jetë të ndryshueshme dhe interesante. Përgjigjja ndaj stresit mund të jetë e dobishme në rastet kur reaksioni i shpejtë ndaj tij, bëhet i dobishëm. Prapëseprapë, mund të vështirësojë aftësinë tuaj për t’i bërë ballë detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerëzit që iu rrethojnë. Në qoftë se ju ndiheni të shtypur nga një gjendje mbistresante për një periudhë të shkurtër kohe ju mund të filloni të ndiheni të dobët dhe të shfaqni probleme shëndetësore. Lajmi i mirë është se mund të gjeni rrugë, që ju shpien drejt indiferencës dhe shpenzimin e kohës me të tjera plane që nuk iu lënë kohë që të mendoni rreth stresit. Kalimi i kësaj gjendje do të sillte çaste të qeta dhe të ëmbla pas asaj stuhie të furishme emocionesh të pakontrolluara.

75- Stresi mund të veprojë mbi çdo njeri
Stresi përkufizohet si një shpërndarje mendore ose emocionale, brengë ose hidhërim, pasojë e një shtypjeje apo lodhjeje mendore. Kjo lodhje mendore vjen si pasojë e një ngjarjeje jashtë përvojave të përditshme, që përjeton njeriu. Stresi mund të veprojë mbi cilindo dhe të përjetohet me frikë, tmerr dhe humbje të shpresave. Shkaku më i rëndomtë që shpie në një pasojë të tillë është një kërcenim serioz për jetën, për humbjen e fëmijës apo të bashkëshortit, apo dhe për shkatërrimin e një marrëdhënieje të të rëndësishme. Trauma mund të përjetohet pas një aksidenti në grupe njerëzish, pas luftërash a fatkeqësish natyrore etj. Edhe ngjarje të përditshme mund të bëhen burim stresi, si për shembull një zënkë, në rrugë, shkollë apo familje.

76- Pse reagojmë fuqishëm pas një tragjedie
Ka disa arsye pse tragjeditë lënë ndikim të fuqishëm emocional tek njerëzit. Shpesh tragjeditë e dëmtojnë besimin elementar që ne e kemi për jetën. Mund të jetë se mënyra si e shohim jetën është dëmtuar, ne ndoshta kemi reaguar ndryshe nga si kemi dëshiruar apo pritur gjatë krizave. Tragjeditë zakonisht ndodhin papritmas dhe pa ndonjë paralajmërim. Ne nuk kemi kohë t’i përshtatemi kësaj përvoje të re. Kjo zakonisht është jashtë përvojave tona normale dhe ne duhet të ballafaqohemi me atë që është e panjohur për ne dhe nuk kemi dituri si të sillemi. Kur ndodh një tragjedi, mendja jonë e mban në kujtesë traumën me shumë fuqi, si mënyrë natyrale për vetëmbrojtje për t’u siguruar që nuk do të kaloni nëpër asilloj situate prapë. Por si rezultat i kësaj, ju do të mbeteni me reagime post traumatike dhe stres.


77-Migrena, sëmundja neurologjike më e përhapur

Migrena është sëmundja më e përhapur neurologjike në vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrën mbi 10% të popullsisë dhe çdokush mund të provojë migrenën, megjithatë trashëgimia gjenetike dhe faktorë të tjerë socialë kanë një ndikim të rëndësishëm. Kryesisht preken moshat 20 deri në 50 vjeç, veçanërisht femrat. Të rinjtë, vajzat dhe djemtë ndikohen nga shumë simptoma paralajmëruese deri në këtë moshë. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena për shkak të ndryshimeve hormonale Femrat janë veçanërisht të prekura gjatë ditëve të paraardhjes së menstruacioneve si dhe gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë apo menopauzës. Nuk ka një kurë të përcaktuar por vendoset një trajtim mjekësor që ndihmon.

78- Lodhja dhe stresi shkak për pagjumësi

Pagjumësia fillon nga mendimet e tepërta për të nesërmen, probleme, mosfunksionimi në punë, lodhje, dobësi, depresion etj., dhe kjo mënyrë e vazhdueshme e të menduarit shkakton çrregullimet e gjumit. Si pasojë e këtyre trysnive, personi fillon të obsesojë mbas gjumit deri sa kthehet në një pamundësi, ankth dhe se fundi në një fobi. Nga ana e tyre çrregullimet e gjumit përfshijnë disomnitë dhe parasomnitë. Në disomnite, siç janë insomnia (pagjumësia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore është çrregullimi i sasisë dhe cilësisë së gjumit të bërë. Në parasomnitë, siç janë tmerrimi në gjumë, urinimi në shtrat dhe të ecurit në gjumë, simptoma kryesore është një ngjarje e pazakontë që çrregullon gjumin. Prandaj këshilla e parë është të relaksoheni dhe të jeni të qetë.

79- Aktiviteti fizik menaxhues i stresit

Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit. Në një rast tjetër shkruaj diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Janë veprime normale për të qenë pastaj i qetë. Kjo mund t’iu ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve do ju ndihmojnë të dobësoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janë edhe disa aktivitete që njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe shoqërohu me njerëz që dinë të bëjnë humor.

80- Stresi godet edhe qarkullimin e gjakut

Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen e tij normale.

81- Kundërpërgjigjuni ndaj stresit
Studimet e bëra nga studiuesit amerikanë në vitin 2002, treguan se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit, janë rreth tri herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ. Një këshillë: Pranojeni mërzinë si të pashmangshme, pas pak stresi do të rrokulliset poshtë nga supet tuaja.

82- Të ardhura më të larta dhe stresi
Sipas statistikave të Qendrës Ndërkombëtare të Shëndetësisë, 24% e amerikanëve të ardhurat e familjeve të të cilëve janë më pak se 20 000 $, janë të prekur nga sëmundjet kronike, ndërsa vetëm 6 % e njerëzve me një sasi të ardhurash prej 75 000 $ ose më shumë e kanë këtë problem. Zakonisht grupet e popullatës që kanë më shumë probleme me shëndetin, kanë të ardhura më të ulëta dhe më pak edukim. Një shpjegim më i plotë tregon se të ardhura më të larta lejojnë një jetesë më të mirë, të shëndetshme dhe të qetë. Edhe pse puna herë pas here shkakton stres, një pagë e kënaqshme jo vetëm e justifikon atë, por edhe rrit të ardhurat e mundësinë për një dietë të shëndetshme.


Si të shmangni stresin e një interviste pune
Përgatitja për një intervistë pune merr shumë kohë, por më shqetësues është stresi që na rrethon. Shpesh i ngjan ankthit përpara provimit, panikut se nuk jemi ende gati. A duhet të jetë një intervistë kaq dramatike? Ajo ç’ka na kurajon është se ekzistojnë kura për të luftuar nervozizmin që na karakterizon.

83- Përgatitja është parësore
Në qoftë se jeni i papërgatitur për një test do të donit të kishit studiuar më shumë. Është e njëjta gjë edhe për intervistën. Përgatitja rrit besimin në vetvete. Planifikoni intervista që të kenë të paktën 1 javë kohë për t’u përgatitur, bërë kërkime dhe praktikë.

84- Vizitoni websitet
Shumë kompani kanë website. Vizitoni ato, lexojini dhe studioni me hollësi. Sa më shumë të dini mbi kompaninë, do të ndiheni më në brendësi të intervistës. Gjithashtu kjo do t’ju ndihmojë të gjeni edhe ju pyetje që do të donit t’i drejtonit intervistuesit. Mos harroni që intervista nuk bëhet vetëm në favor të punëdhënësit, edhe ju keni të drejtë të dini më shumë nëse ky është vendi i denjë për ju në të cilin do të ndërtoni karrierën tuaj. Në këtë mënyrë do të vëreni se edhe intervistuesi do të bëhet nervoz ashtu si dhe ju. Në qoftë se ju po kërkoni një vend punë, mos harroni që edhe ata po shohin për të punësuar dikë në një sektor vakant i cili po u kushton mbase mijëra dollarë çdo ditë që shkon. Kur ju bëni pyetje atëherë intervistuesi vihet në të njëjtat pozita.

85- Analizoni gjithçka
Duke analizuar gjithçka që puna ofron, ju do të kuptoni më shumë rreth vetes tuaj. Nëse ky është vendi në të cilin keni dëshiruar të punoni? Janë kërkesat e punës janë të njëjta me aftësitë tuaja. A janë pagesa, orët e punës dhe përfitimet ato që ju kërkonit?

86- Buzëqeshni
Buzëqeshni gjatë intervistës dhe kjo do t’ua reduktojë shqetësimin që keni. Kur hyni në intervistë me sjellje pozitive mund të keni më shumë avantazhe se kandidatët e tjerë. Por mos e ktheni në entuziazëm që mund të merret për arrogancë.

87- Navigoni në internet
Kërkoni në internet mbi pyetjet që jepen shpesh në intervista. Pasi t’i keni printuar filloni t’u përgjigjeni me radhë.

88- Përgatituni
Bëjini gati rrobat që do të vishni një natë më parë. Gjeni kohën për të zgjedhur rrobat, këpucët, çantën, dosjen dhe gjithçka që ju nevojitet.


Disa mënyra për të kaluar një ditë të qetë

89- Mos flini me orar të zgjatur
Ky është një faktor i cili nuk duhet nënvlerësuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 orët e rekomanduara mund ta reduktojë jetën në mënyrë të dallueshme nga ata persona që zbatojnë një orar të pranuar gjumi. Studimet kanë treguar se personat që flenë më shumë se tetë orë në natë, kanë një rast më të madh vdekjeje nga sëmundje të ndryshme sesa në rastet normale. Por edhe vonesat e natës, party-t nuk i bëjnë mirë shëndetit. Studimet thonë se, më pak se katër orë gjumë dhe pagjumësia shtojnë rrezikun për vdekje. Njerëzit të cilët flenë midis gjashtë dhe shtatë orëve për natë kanë mundësinë për të jetuar më gjatë.

90- Bëni jetë e kënaqshme seksuale
Ky faktor nuk ka shumë nevojë për koment sepse të gjithë e dimë se seksi ndihmon për një shëndet sa më të mirë dhe rrit jetëgjatësinë. Duke iu mbështetur studimeve, seksi nuk nënkupton thjesht një ritual të ndjekur, por ka të bëjë me krijimin e një intimiteti, situate të këndshme që i shton jetës edhe kënaqësitë seksuale. Në këtë mënyrë shmanget stresi, ndiheni më të lumtur dhe më të përmbushur, të gjithë këta faktorë mbajnë në normën e duhur nivelin e gjakut dhe mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme të zemrës. Këto studime u publikuan në prill 2004 në një gazetë amerikane dhe treguan se “frekuenca e një ejakulacioni të lartë redukton rrezikun e kancerit të prostatës”.

91- Mbani kafshë shtëpie
Njerëzit të cilët mbajnë kafshë shtëpie, veçanërisht qen, janë më pak të stresuar dhe janë ata që shkojnë më pak për vizitë te psikologët e tyre, në krahasim me ata që nuk mbajnë kafshë shtëpie. Rastet e mbijetesës nga ataku i zemrës te personat që mbajnë kafshë shtëpie janë 12 për qind më të larta, sesa ata njerëz që nuk mbajnë asnjë kafshë në shtëpitë e tyre. Kafshët shtëpiake dihet se kanë presionin më të ulët të gjakut dhe kjo ndikon edhe të ata që rrinë pranë me këto kafshë. Arsyet e këtij ndikimi janë të lidhura me faktorë psikologjikë, si është fakti që prania e një kafshe shtëpiake shmang vetminë dhe depresionin, të bën të qeshësh në disa raste e të luash me to, si dhe të ushtrohesh apo të dalësh për shëtitje.

92- Bëni çdo vit analizat e gjakut
Sipas një studimi të bërë, është testuar se rreth gjysma e të sëmurëve me sëmundje zemre, e cila mban numrin 1 për vdekjet nga sëmundjet në USA, kanë nivel normal të kolesterolit, i cili ngre dyshime të shumta mbi rrezikun që sjell mostestimi i tij i herëpashershëm në sëmundjet e gjakut. Analizat e gjakut tregojnë nëse ruhet apo jo në normat e duhura niveli i kolesterolit. Niveli i lartë i kolesterolit shkakton 90 për qind të rasteve me sëmundje zëmre. Rezultatet e testimit mund të rregullohen me ndërhyrje mjekësore apo dieta të ndryshme të këshilluara nga mjeku.

93- Lini duhanin
Të thuash se pirja e duhanit i bën keq shëndetit është pak. Duhani është një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve të mushkërive, kancerit, gjakut etj. Pirja e duhanit mund të sjellë mundësinë për të pasur kancerin e prostatës. Po ashtu burrat në moshë të mesme që pinë duhan në mënyrë të tepruar kanë mundësinë për të pasur forma më të ndërlikuara të kancerit të prostatës. Meshkujt që nuk pinë duhan e reduktojnë në 50 për qind rrezikun e kancerit të prostatës. Sipas studimeve të bëra mbi pirjen e duhanit, cigaret “kanë në dorë” vdekjen në moshë të hershme të shumë duhanpirësve.


94- Konsumoni antioksidantët
Antioksidantët, substanca të gjendura në ushqime të ndryshme nga kanella deri te boronica, mund të largojnë radikalet e lira, të cilat janë bashkime të paqëndrueshme me natyrë kimike, të cilat luajnë një efekt përshpejtues në pjekurinë e qelizave. Para se të vepronte ky antioksidant këto radikale të lira “pastroheshin” nga veprimi i disa qelizave antioksiduese. Kjo ndihmon në shmangien e shumë sëmundjeve, si dhe në luftimin e kancerit.

95- Një martesë e lumtur
Një martesë e lumtur do të thotë më pak stres, më shumë bashkëbisedim dhe qetësi. Këto të gjitha sjellin një jetë të shëndetshme pa shqetësime. Po “martesë e lumtur” lidhet dhe me mundësitë gjenetike, pra me pjellorinë. Jetëgjatësia e gjeneve është e trashëguar, po ashtu edhe aftësia e tyre për t’u riprodhuar. Po ashtu personat nuk mund të kenë fëmijë në disa raste, janë ata që vijnë nga prindër që zotërojnë gjene në jetëgjatësi.

96- Jetë aktive me ushtrime
Sapo të çoheni në mëngjes, një vrap i lehtë do të rregullonte sistemin e frymëmarrjes dhe do të normalizonte presionin e gjakut. Jo vetëm që ushtrimet gjimnastikore iu mbajnë në peshë, por ndikojnë edhe në shëndetin kardiovaskular, në sekretimin e hormoneve të ndryshme të nevojshme për energjinë trupore. Po ashtu mbas pak minutash ushtrimi ju ndiheni më të relaksuar, të qetë dhe pa shenja stresi. Dr.Merl Myerson thotë: “Nëse nuk e përdor atë që zotëron, do ta humbësh.” Personat të cilët janë aktivë në jetën e përditshme, ndihen më mirë, janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.

97- E qeshura të zgjat jetën
E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshtë shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë. Individët të cilët e shihnin jetën me një vështrim pozitiv janë probabilisht më pak të stresuar, më tepër të zënë me punë që i mbushin me harmoni, janë më të qetë dhe më të shëndetshëm.

98- Ruani peshën normale
Për njerëzit të cilët janë mbipeshë apo obezë, jeta është gjithmonë në rrezik. Ata janë nën presionin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës apo tipave të ndryshme të kancerit, kanë rrezikun më të lartë për të zhvilluar Tipin 2 të diabetit. Mënyra më e mirë për të mos kaluar në mbipeshë është një dietë e shëndetshme dhe ushtrimi i një aktiviteti të nevojshëm fizik. Sipas ekspertëve, nuk është e rëndësishme të dish të dobësohesh, por të mundohesh të mos shëndoshesh.

99- “Menaxhoni” stresin tuaj
Gjithkush është nën stres për një arsye apo për një tjetër, si nga një punë e lodhshme, një provim, një grindje e lehtë apo edhe nga lodhjet e përditshme. E rëndësishme është që gjithsecili të dijë ta menaxhojë atë. Çelësi është që të njihni faktorët që e rëndojnë ditën tuaj dhe të gjeni mënyrën si t’i lehtësoni ato. Stresi shkakton nivel të lartë të kortizolit, pagjumësi dhe dobëson sistemin imunitar. “Unë mendoj se stresi vret më shumë njerëz në botë se gjithçka tjetër”, shprehet Dr.David Fein.

100- Meditoni
Sipas Dr.Woodson Merrell, doktor në spitalin Mendor të Izraelit në Nju Jork, mënyra më e fuqishme për të luftuar stresin dhe për të siguruar një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi. 15 minuta meditim kanë treguar se krijojnë një gjendje më të plotë relaksi sesa një gjumë i rënduar. Ende pa filluar dita, 2 minuta meditim do të ishin të shëndetshme. Uluni me shpinën drejt dhe provoni të qetësoni mendimet tuaja, kjo do t’iu ndihmojë të përqendroheni te fjalët.

Google+ Followers