Skandali i ish- shefit të CIA-s/ “Gruaja ime ka një aferë më dikë që e admiroj” (FOTO)


Nisin të dalin në dritë detaje nga historia që çoi në dorëheqjen e shefit të CIA-s, David Petraeus. Mësohet se ai kishte një aferë seksuale me biografen e tij, Paula Broadwell.
Gjithçka u zbulua nga FBI, që po bënte një hetim në lidhje me korrupsionin e mundshëm mes çiftit.
Por ata zbuluan dokumente dhe mesazhe me përmbajtje seksuale, ku tregohej se si ai kishte bërë seks me biografen poshtë tavolinës, madje e kishte bombarduar atë me mijëra mesazhe edhe kur afera kishte mbaruar.
FBI kishte nisur që të gërmonte e-mailet e Petraeus gjatë kohës që ishte në shërbim në Afganistan. Ata hasën në e-mailet mes çiftit dhe nisën të ndjekin shkëmbimet e tyre.
Kur Petraeus u betua si shefi i CIA-s, në shtator të vitit 2011, Broadwell u nda me të, megjithatë ai vazhdoi që të dërgonte mijëra letra në drejtim të saj.
Broadwell, gazetare dhe biografe, punoi për tre vite për librin biografik të Petraeus.
Ndërkohë mediat raportojnë se i shoqi i Paula Broadwell, i pati dërguar një letër gazetës New York Times, ku i shkruante se ai e dinte për aferën e asja me David Petraeus. Letra ka qenë anonime, por detajet duket se kanë bërë të dyshojnë se bëhet fjalë për këtë histori.
“Gruaja ime ka një aferë me një zyrtar të qeverisë. Roli i tij është të menaxhojë një projekt që shihet me shumë rëndësi në botë si demonstrim i lideshipit amerikan.
E kam takuar disa herë dhe ai është shumë i sjellshëm. Kam parë se si afera është intensifikuar kohët e fundit. Unë kam përfituar gjithashtu nga bujaria e tij. Ai është i angazhuar në një punë që më pëlqen dhe mendoj se është personi absolutisht i duhur për këtë gjë. Mendoj se nëse do ekspozohej kjo aferë, do ndikonte në suksesin e një përpjekje të rëndësishme. Çështja ime është nëse duhet ta publikoj atë, apo të vuaj në heshtje për nja dy vite”, shkruante ai në letër.


Paula Broadwell me të shoqin


Paola Broadwell dhe Petraeus


Paula Boardwell


Petraeus me të shoqen












0 comments:

Google+ Followers