Shtëpi e ëmbla shtëpi! Obama rikthehet në punë (FOTO)

Presidenti amerikan, Barak Obama, nuk shpenzoi shumë kohë dhe u kthye në Uashington pak orë pasi kishte festuar fitoren në zgjedhje në Çikago.
Sfida të reja e presin atë, ndërkohë që tregjet pësuar një rënie si përgjigje ndaj fitores së tij. Po ashtu republikanët po kërkojnë që ai të mbajë premtimin e bërë për të punuar me të gjitha palët.
Obama, së bashku me të shoqen, Mishel dhe vajzat Malia dhe Sasha u nisën nga Çikago me avionin Air Force One. Ata u rikthyen në godinën ikonike, që ka qenë shtëpia e tyre për katër vite dhe do jetë edhe për katër vite të tjera.
Një ditë më parë Obama u premtoi amerikanëve se më e mira do të vijë tani. Ai bëri thirrje për unitet pas një beteje të ashpër me rivalin e tij.
“Rikthehem në Shtëpinë e Bardhë më i vendosur dhe më i frymëzuar se kurrë,” tha ai.
Obama, që u bë i njohur për fjalimet e tij, të mbushura me retorikë, iu rikthye atyre pas fitores. Megjithatë ai tha se ka dëgjuar e ka mësuar shumë nga qytetarët amerikanë gjatë kësaj fushate.



























0 comments:

Google+ Followers