Shfletuesi më i shpejtë për Windows 8 është IE 10

Shfletuesi më i shpejtë për Windows 8 është IE 10:
Versioni i shfletuesit Internet Explorer 10 që momentalisht është në dispozicion për Windows 8, ka kohën më të mirë të përgjigjes.
Studio New Relica, e cila bëri matjen e shfletuesve të ndryshëm, përfshirë Firefox 15, Safari 5, Chrome 21 dhe 22 dhe Opera 12, tregoi se në treg shfletuesi më i shpejtë për Windows 8 nga të gjithë është Internet Explorer 10.
Ajo çfarë është më me rëndësi është rezultati i cili flet se IE 10 është shumë më i shpejtë se IE 9, që tregon faktin se shfletuesi i Microsoft-it po bëhet më i shpejtë me versionet e reja.
Edhe pse Internet Explorer 10 momentalisht punon vetëm në Windows 8, Microsoft-i tha se po zhvillon një build, i cili do të mundësojë shfaqjen e këtij shfletuesi edhe për sistemin operativ Windows 7, versioni preview, i të cilit pritet gjatë këtij muaji, kurse versioni final pritet në fillim të vitit 2013.
Një studim tjetër të cilin në shtator e kreu Strangeloop tregoi se IE 10 në atë moment ishte aplikacioni më i shpejtë në gjithë tregun e shfletuesve, gjë që i befasoi shumë njerëz duke patur parasysh se Firefox dhe Chrome shpesh prezantohen si më të shpejtit.
Strangeloop atëherë vërtetoi se IE 10 lexon faqen 8 për qind më shpejtë se versioni Chrome 20.
Studio New Relica megjithatë tregoi se IE 10 ka kohën më të mirë të përgjigjes (response time) nga shfletuesit tjerë, kështu që koha mesatare është 6,392 sekonda, derisa Firefox është afër me 6,395 sekonda.
Koha mesatare e përgjigjes së Google Chrome-it është 6,906 sekonda. (PCWorld Albanian)

0 comments:

Google+ Followers