SHBA sjell avionin inteligjent pa pilot, bëhen prova në aeroplanmbajtëse (VIDEO)

SHBA sjell avionin inteligjent pa pilot, bëhen prova në aeroplanmbajtëse (VIDEO):

Një avion pa pilot, që nuk pilotohet në distancë nga një operator njerëzor, por nga inteligjenca artificiale, ka nisur testimet në det.
Avioni amerikan X-47B është një vrasës i së ardhmes, që nëse kompleton me sukses provat, do bëhet i pari mjet fluturues që ulet në një aeroplanmbajtëse.
Avioni, për të cilin po punohet prej pesë vitesh, është i projektuar që të ngrihet, të fluturojë për një mision të paraprogramuar dhe më pas të kthehet në bazë me vetëm disa lëvizje mouse-i nga operatori.
Është roboti më i fundit që përdor ushtria amerikane dhe vjen mes frikës se përdorimi i inteligjencës artificiale në luftë mund të sjellë pasoja të paparashikuara.
Diferenca është se X-47B nuk do të komandohet me një pult në distancë. Në vend të kësaj, ai do kontrollohet nga një njësi kontrolli, që mendon në mënyrë të pavarur për veten, korrigjon kursin e pilotimit dhe vendos drejtime të reja fluturime.
Pentagoni megjithatë ka qetësuar njerëzit, duke thënë se avioni robot do hapë zjarr vetëm kur ta vendosin njerëzit, por kjo nuk dihet ende me saktësi. Avionit mund t’i caktohet një objektiv dhe ai e ndjek atë duke përdorur GPS, autopilot e shumë sensorë, të cilët shmangin përplasjet.



0 comments:

Google+ Followers