Serbët bëjnë djathin më të shtrenjtë në botë me qumësht gomarice

Ata që janë të apasionuar pas djathit dhe natyrisht kanë xhepa të thellë, mund të shijojnë djathin më të shtrenjtë në botë, që prodhohet nga një fermë në Serbi.
Ai quhet pule dhe prodhohet në Zasavica, një nga rezervatet natyrore më të famshme në Serbi.
Ndoshta nuk do të guxoni kurrë të paguani një mijë euro për një kilogram. Por kur të mësoni se djathi bëhet nga qumështi i gomaricës, do stepeni edhe më shumë.
Duhen plot 25 litra nga qumësht i freskët gomarice për të prodhuar një kilogram të vetëm djathë.
Po ashtu ferma shet edhe qumësht gomarice në shishe, që thuhet se ka qenë sekreti i bukurisë së Kleopatrës. Kjo e fundit lahej çdo ditë me këtë qumësht.






















0 comments:

Google+ Followers