Ronaldo bën prova edhe si këngëtar (VIDEO)


Kristiano Ronaldo bëhet gati të hyjë në botën e muzikës, por fatmirësisht për të gjithë futbolldashësit, është vetëm një tentativë e kompanisë “Nike” për të treguar edhe anët e tjera të yllit portugez para se të hedhë në treg këpucën e re që mban firmën e tij. Lojtari, bashkë me shokun  skuadrës, Pepe, ka qenë në një studio muzikore në Spanjë, ku ka regjistruar një këngë, duke “kërcënuar” shokët e skuadrës së do të jenë të detyruar ta dëgjojnë atë para ndeshjeve.
“Muzika është pjesë e imja dhe pjesë e njerëzve pranë të cilëve rri. Pa muzikën, nuk do të jetonim kaq të lumtur. Shpesh duhet të shkëputesh nga rutina e futbollit, mua më pëlqen të bëj gjëra të tjera që nuk janë thjesht futboll, futboll, futboll”.“Është diçka e bukur të përjetosh gjëra të reja dhe mendoj se të vinim në këtë studio muzikore me disa miq do të ishte një mënyrë e mirë për t’u relaksuar dhe për t’u argëtuar. Kemi bërë muzikë rap dhe mendoj se gjithçka ka shkuar mirë”, ishin fjalët e Kristiano Ronaldo, ndonëse duhet theksuar se talenti i tij muzikor është shumë, shumë larg mrekullive që bën me një top futbolli. Për ta kuptuar, mjafton të shohësh fytyrën e Pepe kur dëgjon shokun e tij duke kënduar.






0 comments:

Google+ Followers