Rita Ora ndez Tiranën në kohë me shi (video)





Koncertit me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë iu bashkua mbrëmë edhe e ftuara speciale, këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora. E shoqëruar në skenë nga vetë Kryeministri Berisha, këngëtarja me famë botërore u prit me duartrokitje dhe ovacione nga të pranishmit në shesh.

Ajo ka performuar live pesë këngë nga repertori i saj, ndër to R.I.P, How we do, etj duke ndezur sheshin "Nënë Tereza". Në këtë koncert janë ngjitur në skenë edhe këngëtarë të tjerë si: Rona Nishliu, Mariza Ikonomi, Besa Kokëdhima, Erik Lloshi, Ardian Bujupi etj..

0 comments:

Google+ Followers