Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard mbajti orë letrare për " 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe shkrimtarin e madh Ali Podrimjen !



Nga Asllan Dibrani

Festa  madhështore e 100 vjetorit të Pavarësisë se Shqipërisë,po festohet anembanë  botës shqiptare. Ajo  është duke  u shënuar dhe përkujtuara  në tërë  hapësirën   e territoreve tona  në Shqipëri, Kosovë Maqedoni, Mal të Zi  Çamëri   në Luginën e Preshevës  ,tek Arbëreshët e Italisë,  po edhe në mërgatën shqiptare   në te gjitha shtetet  e Evropës , Amerikë e Australi ku gravitojnë dhe jetojnë shqiptarët. Një aksion i tillë i  një serë festimeve  në botë shqiptare  ,u bë edhe në  Shtutgard të Gjermanisë,  "Rrugëtimi  poetik i krijuesve shqiptar për festën  e Pavarësisë  së Shqipërisë".  Shtegtimi   i   Unionit të Shkrimtarëve dhe të krijueseve të  letërsisë  shqiptare  filloj   këtë turne   me një organizim  simbolizues    në gërshetimin e  të gjithë shkrimtarëve  nga trevat shqiptare  qe ishte një simbol i bashkimit  pranë  festës së madhe të flamurit tonë  shqiptare, qe u ngrit    në  Vlorën heroike   në vitin 1912.


Pamje  e z.Reshat Sahitaj, Gani Xhafolli, z. Kalosh Qeliku, z. Bahri Myftari,  z.Qamil Zakolli,z.Arsim Halili dhe
z.Haxhi Shabanint në  tubimin e Shtutgardit.

100 vjetori  i pavarësisë së Shqipërisë i bashkoi  krijuesit shqiptar në gjithë botën .Ky Jubile   i  bashkoi poetet tanë  siç ishin   zoti Reshat Sahitajn-shkrimtar dhe kryetar i Unionit të Shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë nga Brukseli, Gani Xhafollin-poet nga Prishtinë, Bahri Miftari-prozator nga Tirana,Kalosh Çeliku-poet, saterist i njohur dhe redaktor i i revistës Zekthi nga Shkupi , Haxhi Shabani-poet,gjuhëtar,gazetar nga Ulqin, Arsim Halili-poet nga Presheva dhe Qamil Zekolli- publicist ,veprimtar dhe krijues në  mërgatën shqiptare. këta  e nisën  karvanin e vet nga Brukseli dhe vazhduan në   Paris, Berlin, Shtuttgar në Gjenevë dhe Zurich për ditët e ardhshme   edhe në vende tjera duke sensibilizuar  kudo të pranishmit me një organizim të   nivelit dhe të përmasave të mëdha  drejt një uniteti  unanim  nga elita e  intelektualëve dhe krijuesve të kombit. Edhe në këtë takim lanë  mbresa të  këndshme. Ishte një  kënaqësi të jesh  pjesëmarrës i takimeve të këtij rangu qe si nikoqire ishte  "Qendra  Kulturore  shqiptare e Shtutgardit"  qe organizoj një pritje   në stilin e rrufeshëm qe   u tubuan mbi  50 krijues dhe artdashës  të  artit  dhe  kulturës shqiptare  me  moton të  jemi së bashku në  Jubileun e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë  po edhe pas sajë.
Fillimisht moderatorja  Gjyla Leci si sekretuare e Q.K.SH te Shtutgardit   e hapi   takimin ku ju uroj mirëseardhje  të pranishmeve dhe   i përshëndeti  me çka tregoj edhe  rendin  e pikave dhe qëllimin e tij. Ajo e ftoj  Vitor Spaqin   kryetar i   "Qendrës Kulturore Shqiptare"  nga Shtutgardi   ta mbaj fjalën e rastit qe vlen te përmendet se  kjo Qendër është duke dhënë kontributin e sajë, dita  ditës dhe po bënë hapa  avancues drejt një   organizimi të mirëfilltë   në kornizën e   aktiviteteve   dhe veprimtarisë kombëtare me ç'rast po i bashkangjes  diskutimin e  zotit Vitor Spaqit si ma poshtë.
Të nderuar zonja dhe zotërinj, shumë i respektuar ish Ambasadori Dr.Vilson Mirdita, veprimtarë krijues, afaristë, publicistë, arsimtarë të shkollave plotësuese në gjuhën shqipe, me lejoni qe ne cilësinë e Kryetarit pranë Q.K.K.SHtuttgart t'ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim . Në veçanti falënderoj përfaqësuesit e unionit të shkrimtarëve dhe kritikëve shqiptarë : zotin  Gani Xhafolli,z.Reshat Sahitaj,z.Qamil Zakolli z. Bahri Myftari,z.Arsim Halili ,z. Kalosh Qeliku ,dhe z.Haxhi Shabanin.
Të dashur mërgimtarë, sot gjendem së bashku ku na bashkon Nëntori i Lavdishëm, na bashkon e kaluara e tashmja, por do të na bashkon edhe e ardhmja!
Unë jam krenar se në Karvanin  tuaj merreni edhe vlerat   e krijuesve dhe mërgimtarëve  nga Shtutgadi,dhe për ketë keni pas edhe arsyen e veçantë dhe ne ju falënderojmë.
SAM_4862Kjo mërgatë dha  kontributin e jashtëzakonshëm si para luftës, gjatë luftës si dhe mbas luftës, mund të veçohet vrasja e dëshmoreve të kombit të vëllezërve Gërvalla ,Kadri Zeka Sali Çekaj,por edhe ne rrafshin intelektual të  Shtutgardit.  Shtutgardi dha  Ambasadorin e parë në historinë e shtetit me te ri ne Botë zotin Dr . Vilson Mirditen. Jo rastësish  jemi këtu  në këtë orë letrare ,mu sot në këtë datë: të  8. Nëntorit 1462 para 660 vitesh, kryepeshkopi i  Durrësit Pal Engjulli lëshoi dokumentin e parë të gjuhës shqipe " Formulën e Pagëzimit"
Pra kjo ditë, dhe të tjera si kjo për  vite me radhe i bënë krijuesit tanë, poetet tanë edhe në të ardhmen ma të fortë,do ta gjejnë frymëzimin. Kështu qe poetet tanë dhe mërgata janë të jetë  lidhur ngushti si mishi me thoin! 
Ky kuptim vjen dhe bëhet ma  madhështor, kur kjo mërgatë e frymëzuar nga poetet nga krijuesit e dashuruar me vlerat e kulturës dhe etnografisë shqiptare,japin  mesazhin ma të ëmbël të kohës, qe edhe penda e kohës së Rilindjes, do të dridhej nga gëzimi edhe sot , nga realiteti, nga shpresa, se ne kemi një mërgatë të shëndoshë kombëtare dhe intelektuale. Pra sot jemi këtu të bartim peshën e kohës së historisë tonë shqiptare, të letrave dhe të shpalosim kujtimet e paharruar të historisë se lavdishme, qe nga koha e Kastriotit e gjerë me ditët e sodit nëpërmjet poezisë,nëpërmjet shpirtit të lirë të poetëve  , krijuesve, shkrimtarëve  , piktorëve  etj ! Duke i shpalosur këtë kujtim aq të lavdishme, krahas saje nxirren edhe kujtimet e dhimbshme ku populli shqiptar kaloi neper egzode të ndryshme, por plotë shpresë. 
Qendra Kulturore Shqiptare e Shtutgardit , do vazhdoj të kontribuoj me ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona kombëtare shqiptare dhe njëkohësisht ato edhe  do ti prezantojë. Pra të dashur miq dua ta përmbylli fjalën duke kujtuar dhe përkujtuar të gjithë dëshmorët e kombit, por edhe dëshmorët të cilët dhanë jetën për lirim edhe bashkimin e tokave shqiptare në të gjitha kohërat. Zoti i bekoftë poetet tanë shqiptar, zoti i bekoftë shqiptarët ku do qe janë, dhe urime 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

 

Jubileu i Pavarësisë së Shqipërisë me këtë takim  e shënoj edhe  prezantimin e  librit "Dhembë e Bukur" kushtuar Ali Podrimes!

Në këtë takim u  bë edhe prezantimi i librit për  shkrimtarin Ali Podrimën i cili fizikisht u nda nga ne ,qe vdiq  para ca muajve. Libri  "Dhimbë e Bukur"  që u krijua si kushtim poetit Ali Podrimja . Ky libër, të cilin e kanë përgatitur Reshat Sahitaj e Begzad Baliu, përfshin 38 poezi, 10 shkrime eseistike dhe një in memorial. Librit i paraprijnë fjalët e rastit nga zoti  Reshat Sahitaj e Begzad Baliu, të mbajtura në orën letrare në shenjë lamtumire me rastin e vdekjes së Ali Podrimjes, të organizuar nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë, në Bibliotekën Kombëtare, më 24 korrik të këtij viti në Prishtinë. Pas këtyre fjalëve, sipas rendit alfabetik, kanë zënë vend poezitë, që janë në numrin më të madh, pastaj shkrimet eseistike, fjalët përkujtuese për poetin dhe për veprën e tij. Krijimet për Podrimjen në këtë libër hapen me vargjet e Agim Vincës, ndërsa mbyllen me ato të Visar Zhitit. Disa nga emrat tjerë, që i kanë kushtuar vargjet e tyre Poetit janë: Gani Xhafolli, Iliaz Bobaj, Jolanda Lila, Jonuz Fetahaj, Namik Selmani, Nexhat Rexha, Selajdin Krasniqi, Timo Flloko ,Nazmi Rudari,Mustafë Krasniqi,Jeton Kelmendi etj. Krijuesit janë nga të katër anët e trojeve shqiptare, por edhe nga diaspora shqiptare.
Fillimisht  takimin e përshëndeti në emër te grupit  krijuesi Qamil Zekolli, i cili foli për iniciativën e  organizimit të këtij  turneu   nëpër Evropë deri  në ditën e  Pavarësisë qe do të mbahet në Vlorë .Zoti   Zekolli  përmendi   krijuesit qe ishin bashkudhëtar    Reshat Sahitajn, Gani Xhafollin, Bahri Miftari,Kalosh Çeliku, Haxhi Shabani dhe Arsim Halili   qe të gjithë  krijues ,poet  ,shkrimtarë dhe publicist  me një mori veprash të botuara  ,janë nder   krijuesit ma të spikatur ne botën e krijimtarisë letrare.
Pastaj fjalën  e mori  kryetari  Reshat Sahitaj  bashkautor i librit  "Dhembë e Bukur" qe i përshëndeti  të pranishmit e kësaj ore letrare   duke e falënderuar  ish ambasadorin e Kosovës zotin Vitor Spaqin dhe Vilson Mirditën qe ishin si  iniciator të  organizimit të kësaj ore letrare .Foli edhe për  mesazhet qe  kishte lënë Ali Podrimja qe të takohet  me   mërgatën  shqiptare ,ti epet një prioritet  asaj dhe te  ruhet  si arma ma e fuqishme  e atdheut. Ai foli edhe për  vlerën e këtij libri ,po edhe lidhur me organizimin e  ma tutjeshem të këtij karvani      kushtuar  festes se 28 Nëntorit. Përmendi edhe Ministrinë  e Diasporës  shqiptare të Kosovës  qe është   mbështetëse  e  kësaj iniciative me qëllim qe të  jetë një  organizim sa ma  produktiv në Diasporën shqiptare në tërësi.Zoti Reshat Sahitaj shpërndau librin  në publik falas   me çka u falënderua nga shumë të pranishëm. Pastaj morri fjalën  edhe poeti nga Tirana Bahri Miftari qe ishte shumë i kënaqur me prezencën e tij, ku përmendi  vlerta e këtij takimi . Në foltore dolën edhe  Zoti Kalosh  Çeliku , Gani Xhafolli, Haxhi Shabani dhe  Arsim Halili të cilët   u prezantuan  , lexuan  punimet  e veta pran publikut  , e admiruan takimin në fjalë dhe  u kënaqen në mesin e krijuesve dhe  dashamireve te artit  në Shtutgard.
Prezantimi i krijuesve dhe veprimtarëve nga Shtutgardi     
Krijuesit  nga Shtutgardi  ishin ,   Zonja Miradije Gashi e cila u prezantua me  disa poezi ,  mësuese  e Shkollës  shqipe "Bashkimi kombëtar", Miriman Bajraktari-recitator i cili mahniti te pranishmit. Në radhë ishte  Asllan Dibrani  publicist ,piktor  dhe veprimtar qe u paraqit me  poezinë   kushtuar pavarësisë  se  Shqipërisë  dhe me një fjalim te shkurtër  ku i përmendi  vlerat e takimeve të tilla  qe   i vlerësoj  si shumë me rëndësi, produktive  dhe të domosdoshme për mërgatën shqiptare.  Pastaj shtoj se formimi i këtij  grupi  nga të gjitha trevat  shqiptare është një simbol i bashkimit, i cili flet vet , rrëfen vet  dhe nga ky aktivitet  rrjedh mesazhi  i  përbashkët për një Shqipëri të forte dhe të  bashkuar     në gjirin e familjeve  të popujve të Evropës


  

Pamje e  krijuesve dhe veprimtarëve nga Shtutgardi  qe u paraqiten me punimet  dhe diskutimet e tyre  si zoti  Vilson Mirdita ,
Vitot Spaqi ,Gjyle Leci, Asllan Dibrani,Xhafer Leci, ,Zeqir Asllani,  Zef Prenga ,Nue Lekaj  Miradije Gashi dhe Miriman Bajraktari.


. Xhafer Leci publicist në diskutimin e tij përshëndeti të pranishmit, mysafirët, organizatorët, ish Ambasadorin Vilson Midita, dhe Dr.med.Bekim Balidemaj. Leci shtoi: Neve mërgimtarët as gjë të jashtëzakonshme nuk kemi bërë për vendin tonë, për pos ishim  një argat që ja kemi pasur borxh atdheut tonë .

Kam pasur fatin ti njohu atdhetarët e Kombit  si dëshmorin Vehbi Ibrahimin, ka qenë viktima e parë e terrorit serb,  i  cili u vra nga UDB-a jugosllave më 10.10.1981 në Bruksel të Belgjikës. Po ashtu kam pasur fatin dhe nderin që kam njohur vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, për të cilët edhe sot ruaj kujtimet dhe dhembjen e madhe sidomos gjatë ceremonisë së varrimit më 1982. Ma tutje tha përshëndes Reshat Sahitaj,  të cilin për herë të fundit e kam takuar më 25.01.1990 në Bruksel qe   ishte njëri nga organizatorët e ceremonisë së varrimit të heroit Enver Hadri.  Morëm pjesë nga Shtutgardi shumë bashkatdhetarë   me të cilët me 2 autobusë me plotë bashkatdhetar ,vëllezërit nga Tenava e Tetovës, Nami e Jakup Ramadani ndihmuan  në ceremoninë e varrimit. Këta dëshmorë të kombit janë ata që na frymëzuan neve mërgimtarëve, se si duhet ta duam njeri tjetrin, vendin dhe popullin tonë, se si duhet të punojmë deri në çlirimin e Atdheut  në tërësi ... ti paraprije  festave tona kombëtare siç është  28 Nëntori në 2012 , e përfundoj ndër të tjera zoti Leci
Në vazhdim fjalën e morën edhe disa  poet  dhe veprimtarë  si Asllan Koqinaj u prezantua me  poezi. Me fjalë ngrohëse , joshëse dhe atdhedashurie  i shtuan vlerën këtij takimi edhe  nga  zoti  Zef Preka veprimtare dhe publicist,  përfaqësues i  faqes së internetit  "Rrezorja"  qe është duke dhënë    kontribute te mëdha  në publikimin e sajë me  një serë temash me motive  kombëtare ,pastaj  Zeqiri Asllani, mësues i shkollës shqipe në Shtutgard qe   nxënësit e tij janë   duke lënë gjurmë në  rritjen  dhe kultivimin e  vlerave  ne fushën e dramaturgjisë , poezisë ,këngës  dhe vallëzimit qe  pamja e tyre   është ushqimi dhe  shpresa  e shpirtit të  brezit të ri    në ruajtjen  e  kulturës sonë  dhe traditave tona. Ndue Lekaj, Sylejman Lulaj dhe  zoti Vilson Mirdita-ish Ambasadori i Kosovës në Berlin  dhanë një serë shprehjesh në të mirën e atdheut  në prag të  festës madhështore  të 28 Nëntorit  2012 . Programin e moderoi sekretarja e QKSH Gjylije Lecaj me një kulturë të veçantë  nga e cila shpesh u lexoi  edhe poezitë nga  Ali Podrimja.


Pas takimit  nga Qendra Kulturore  Shqiptare  e Shtutgardit u shtrua një  darkë  për mysafirët  e lartpërmendur,por edhe për krijuesit lokal   me çka    nuk u kalua pa   hy në  debate politike  kulturore  por   edhe të  humorit, nga  te qeshurat duke krijuar një atmosferë   të pa harrushme.


Kalosh Çeliku  dhe Asllan Dibrani




Grupi i krijuesve shqiptar  në përfundim te takimit duke  i dhuruar
librat njeri tjetrit,


Ish Ambasadori zoti Vilson Mirdita ,Zef Prenga ,Nue Lekaj ,
Zeqir Asllani dhe Asllan Dibrani në bisedë të lirë pas takimit.



Pamje e shkrimtarëve   me rastin e    një ndeje miqësore në Shtutgard.


Reshat Sahitaj  kryetar i Lidhjes së  Unionit të Shkrimtarëve
dhe kritikëve  letrar dhe Asllan Dibrani afetar i kryesisë se
Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve  shqiptarë në Gjermani
 në ditën e takimit në Shtutgard   me rastin  e mbajtjes se orës
letrare  kushtuar  ditës se Flamurit dhe   ish shkrimtarit
Ali Podrimja.

Sahani Arifaj me mësuesen e vet  u takuan ne këtë takim 
pas 17 vjetësh zonjën Fehmije Hoxhaj .

Shtojcë nga autori:
Edhe pak ditë  na mbeten  i përmbushjes së  shekullit, ditës shumë të pritur, e të lumtur dhe të paharruar, për Vlorën heroike për Shqipërinë, për Kombin tonë të shenjtë dhe Flamurin e sajë. Mbas pesë shekujsh robërie, patrioti i mençur i kombit tonë, heroi i popullit Ismail Qemali Vlora, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti të lirë dhe me krenari flamurin kuq e zi, që ngriti i madhi Skënderbe 5 shekuj ma herët, me të njëjtin qëllim simbolin e lirisë për pavarësinë e Shqipërisë nga robëria  5 shekullore  nga turku . Urojmë që kjo ditë madhështore  e 28  Nëntorit të jetë një ditë e shenjtë për të gjitha forcat politike dhe intelektuale  siç jemi takuar  sot  këtu ne Shtutgard . Le të jetë një ditë e  kurorëzimit  të një mendje me një vizion dhe ide, me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni për të gjitha forcat intelektuale, të krijuesve, artistëve, biznesmenëve dhe krejt spektrit në elitën e kombit të bashkohen rreth flamurit tonë. Le të jetë mesazhi më i mirë i kësaj dite madhështore të veçantë dhe rrumbullakim jubilar për ardhmërinë e  vendit. Kjo festë le të jetë një kushtrim që të na bashkojë më tepër se gjithherë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe në trojet tona nën Serbi, Maqedoni, Greqi dhe Mal të Zi në një Shqipëri natyrale,  aq sa ishte paracopëtimit nga  okupatorët  dhe tradhtarët e vendit. Kjo  ditë e shtrenjtë festohet anembanë  botës shqiptare, por edhe në diasporën shqiptare ku menjëherë pas shpalljes së Shqipërisë shtete ne vete , vite me radhëu festua, që nga mërgimtaret tanë të hershëm, që nga Fan Noli i madh i kulturës shqiptare, Faik Konica i pavdekshëm, dhe të gjithë patriotët e më vonshëm, deri të vëllezërit Gërvalla dhe, Kadri Zeka, që ishin heronj nga qyteti i Shtutgardit siç përmenden edhe  diskutuesit e ma hershëm. ! Ky takim  nga elita e krijuesve shqiptar  le të jetë si mesazh i bashkimit tek flamuri i kombit tonë, si udhërrëfyes i tolerancës dhe respektit ndaj  njeri-tjetrit!
Të dashur bashkatdhetarë, kudoqofshi gëzuar! Gëzuar për shumë mote 28 Nëntorin, Diten  e Flamurit , Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë! Le të mbetet si synim yni, që pas Shpalljes së Shqipërisë, edhe Kosovës t’i vijë radha edhe  ngritjes së flamurit gjithëkombëtar në Nëntorin e Tretë, për një pavarësi të përbashkët, të një Shqipërie të bashkuar!Zoti e bekoftë popullin shqiptar me një Gjuhë , një Gjak , një Komb dhe një flamur.
Foto-reportazh dokumentar nga Shtutgardi 2012


0 comments:

Google+ Followers