Problemet në siguri, Twitter ndërron fjalëkalimet e përdoruesve


Twitter të enjten iu kërkoi shumë përdoruesve që të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre , pas konstatimit të një problemi në siguri. Por ndërmarrja thotë që jo çdokush që e mori paralajmërimin ishte hakuar.
Kur Twitter beson që një llogari është vjedhur, ky rrjet bën ndryshimin e fjalëkalimit të përdoruesit dhe i dërgon një njoftim me e-mail. Sidoqoftë, kësaj here, ndërmarrja thotë që aksidentalisht i ndryshoi fjalëkalimet për më tepër llogari se sa ishte e nevojshme.
“Ne ju kërkojmë falje për ndonjë shqetësim ose ngatërrim që kjo mund të ju ketë shkaktuar”,- tha Twitter në një deklaratë.
Edhe pse problemi në siguri ishte e vërtetë, të paktën deri në një masë. Për shembull TecCrunch ishte vjedhur dhe postonte një reklamë spami puno-në-shtëpi. Twitter nuk ka dhënë ndonjë informacion se sa e madhe ishte përhapja e kësaj çarjeje në siguri.

Mbroni llogarinë tuaj në Twitter

Për shkak se ndryshimi i fjalëkalimit është i detyrueshëm, nuk ka ndonjë veprim të mëtejshëm që është i nevojshëm për të siguruar llogarinë tuaj nëse keni marrë një e-mail nga Twitter.
Sidoqoftë, mund të jetë një ide e mirë që të kontrollohet përgjatë profilit tuaj për të shikuar për ndonjë spam dhe për të fshirë ndonjë postim ofendues. Tani është një kohë e mirë për t’u siguruar që ju posedoni një fjalëkalim të fuqishëm, në vend të një fjalëkalimi të tmerrshëm.
Ju po ashtu mund të kontrolloni lejimet për aplikacionet që i keni bërë në Twitter. Për këtë, shkoni tek “Settings” në menynë rënëse në këndin e djathtë të Twitter.com, klikoni në “Apps” në shiritin anësor në anën e majtë dhe klikoni “Revoke Access” për ndonjë aplikacion të palës së tretë të cilin nuk e përdorni.

Twitter ka pasur edhe më parë probleme me sigurinë

Kjo nuk është hera e parë që Twitter ka pasur probleme me çështjet e sigurisë. Në muajin maj, hakerët postuan hollësitë për 50,000 llogari të Twitter-it në internet.
Një muaj më vonë, një grup që e quante veten LulzSec Reborn postoi 10,000 fjalëkalime dhe emra të përdoruesve online. Lady Gaga ishte njëra nga përdoruesit më të popullarizuar në Twitter, që ishte hakuar gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar.
Për shkak se asnjë shërbim online nuk është i sigurt nga çarjet në siguri, është një ide e mirë që të vendoset një fjalëkalim i ndarë për çdo faqe, ose të përdorni mjete për menaxhim të fjalëkalimeve, kështu që ju nuk keni nevojë që të mbyllni dhjetëra shërbime kurdo që ndonjëri nga ata është vjedhur. (PCWorld Albanian)

0 comments:

Google+ Followers