Plazh në mes dimrit: Një parajsë e vërtetë tropikale (FOTO)


Është dimër, jashtë është ftohtë dhe ju ëndërroni që të jeni në një plazh tropikal me një pije me çadër sipër. Eh, kur ke para, ke edhe pushtet. Kështu ndodh në Gjermani ku është një kupolë fantastike, që ka brenda plazhin më të madh brenda dyerve në botë.
Më shumë se 6 mijë persona mund ta vizitojë këtë parajsë tokësore të quajtur Tropical Island, e që ndodhet në Krausnick.
Brenda ka edhe 50 mijë pemë.
Dikur ky ishte një hangar që përdorej për të prodhuar Zepelinët. Por pasi kompania falimentoi në vitin 1992, atëherë u vendos që të bëhej ky investim.
Megjithatë, pavarësisht pamjes spektakolare, shumë nga personat që e vizitojnë ankohen se çmimet janë shumë të larta.
Normale, si investimi.














0 comments:

Google+ Followers