Në 100 vjetor dy kurora kombëtare për Mirditën

Nga Aleksandër Ndoja


-Miss Universe Adrola Dushi nga Rrësheni, gati për në Las Vegas-

Është një risi e veçantë, por ka ndodhur. Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Mirditës ne qendrën e saj Rrëshen i vijnë dy kurora. Dy kurora të rëndësishme në garim kombëtar me arbitrim të fortë në Tiranë.

Të parat që sollën kurorën kombëtare ishin vajzat e ekipit të Minatorit në Volejboll. Ishte fundi i muajt prill të këtij viti kur çdo mirditas mbante frymën në “Farie Hoti” në Tiranë kur luhej një finale e madhe. Në pak minuta…..dhe festa shpërthen në “Abat Doçi”.

Gjashtë muaj më vonë, sërish në vitin jubilar të 100 vjetorit. Mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit përqendrohen tek Vera Grabocka në nismën e saj për përcaktimin e më të bukurës shqiptare. Në 200 konkurrente njëra është nga Rrësheni.

Adrola Dushi vajza shtat lartë dhe fine edhe pse nuk shfaq pretendime të mëdha, nuk e ka të vështirë të hyjë në 20-she. Nuk është veç bukuria, por edhe inteligjenca e saj, e formësuar në trevën nga vjen. Fotografi i shquar shqiptaro-amerikan Fadil Berisha nuk heziton të përcaktojë më të bukurën. Adrola thotë se nuk e ka dëgjuar emrin e saj teksa u shpall fituese. Mes asaj zhurme të madhe dhe emocionesh ajo kthehet mbrapsht për tek vendi i saj, por mikja e saj në garë i qartëson vetëdijen….. Po ti je fituesja.

Missi i parë shqiptar Valbona Selimllari zgjatet të vendosë kurorën tek mirditasja Adrola Dushi tashmë MISS Universe. Në ato pak rreshta që Missi më i ri i shqiptarëve Adrola Dushi nuk harron të artikulojë: Po këtë çmim ja dedikoj vendlindjes time të dashur, MIRDITËS.

Dhe ja pak ditë më pas, Mirdita, vendlindja e saj Rrësheni nis festën dedikuar Missit të saj. Qendra Kulturore e Bashkisë Rrëshen i paraprin aktivitetit. Qindra banorë, bashkëqytetarë dhe bashkëmoshatarë kanë mbushur sallën për të ndarë pak çaste mes festës, kuriozitetit pse jo enigmës. Është vetë Adrola që mbyll çdo hamendësim. Po unë jam Adrola, rritur këtu mes jush deri kur mbarova shkollën e mesme.

Në rrëfimin e saj në bisedën e improvizuar me z. Gjergj Marku, Adrola thotë se këtu kam qenë një vajzë e zakonshme, dhe nuk kam qenë e dhënë pas spektakleve……duke qeshur thotë se më shumë qëndroja me mamin duke ju përkushtuar mësimeve.

Adrola thotë se rruga nuk ka qenë e lehtë për të mbërritur te titulli i madh që në muajin dhjetor e çon në Las Vegas. Regjistrimi ka filluar që në muajin mars….më pas pushimet e verës për të mbërritur te provat intensive. Duhet punë dhe përkushtim, por mbi të gjitha këmbëngulje. Punë e madhe në palestër, por edhe kujdes i madh në trajtimin me ushqim. Nuk mund të konsumosh atë që do të dëshiroje. Regjimi i rreptë të çon të suksesi, dhe ai erdhi.

Për më shumë se një orë ka vijuar spektakli. Festa ka startuar me fëmijët e kopshtit që performojnë aq bukur me vallet e tyre. Një skenë e rikonstruktuar me ndriçim bashkëkohor e bën edhe më indikashente festën. Eljona Kola, por edhe Prena Beleshi me këngët e tyre shtojnë koloritin.

Ndërsa rastësisht në sallë ndodhej edhe kulturologu i apasionuar nga Tuzi i Malit të Zi, Pal Dreshaj i ardhur në Rrëshen për të ftuar posaçërisht ansamblin e mirënjohur “Mirdita” në eventin festiv të shqiptarëve kudo në trojet e tyre.

Pali i cili është daja i Miss Kosovës Afërdita Dreshajt, nuk e fsheh emocionin teksa përshëndet në trevën që sipas tij diti ti bëjë ballë dallgëve të historisë. Ai tha se edhe në Las Vegas, Adrola do të jetë në pesëshen më të mirë.

Ndërsa surpriza është lënë për më në fund. Missit shqiptar do ti shkonte shumë bukur edhe kostumi i popullor i vajzës mirditase. Madje asnjë missi nuk do ti zbriste asnjë pikë edhe në pasarela kualitative. Salla merr hijeshinë më të bukur prej shumë vitesh. Spektaktkli mbyllet me emocionet që di ti shpalosë kënga “O sa mirë me qenë shqiptar, ndërsa Mirdita uron: SUKSESE në LAS VEGAS!

0 comments:

Google+ Followers