Microsoft lëshon faqen reklamuese për bizneset e vogla


Microsoft-i ka lëshuar një faqe komerciale ku bizneset e vogla mund të reklamojnë produktet dhe shërbimet e tyre dhe mund të lidhen me konsumatorë potencialë dhe bashkëpunëtorë duke përdorur Skype.
Uebfaqja e re, e quajtur Skype në Hapësirën e Punës (SITW), është falas dhe tashmë përdoret nga rreth 500 biznese të vogla që filluan të marrin pjesë në të gjatë periudhës testuese gjashtë mujore, tha Microsoft.
Skype iu mundëson përdoruesve që të komunikojnë përgjatë IM-it, konferenca grupore në video dhe IP telefonia.
Microsoft-i shpreson që faqja SITW do t’iu paraqes sipërmarrësve, nismave dhe bizneseve të vogla se si ata mund ta përdorin Skype-in për të rritur shitjet, të gjejnë konsumatorë të rinj, të tregtojnë mallrat e tyre dhe të lidhen me ekspertë për këshilla.
Pas bashkimit të faqes me një llogari në Skype ose LinkedIn, ndërmarrjet mund të postojnë ftesa në SITW për konsumatorë dhe bashkëpunëtorë potencialë të interesuar që të mësojnë më tepër rreth bizneseve të tyre përgjatë sesioneve në Skype.
Përdoruesit mund të shpërndajnë veprimtaritë e tyre që i bëjnë në SITW në llogaritë e tyre në Facebook, LinkedIn dhe Twitter. (PCWorld Albanian)

0 comments:

Google+ Followers