Marty Magz merr nominimin e dytë prestigjioz ‘Reperi me Premtues 2012' në UMA


Shkruan: Nora Kalaja, New York/Prishtinë

Biografia: Marty Magz

Zëri i veçantë dhe karizmatika e tij e kanë ndihmuar Marty Magz të bëhet MC-u më ndikues në botën e hip hopit. I famshëm për kreativitetin e tekstit të këngëve Marty ka bërë një karrierë të një artisti të ri të suksesshëm në Amerikë dhe Evropë. Si themelues i grupit “Mob Type” ka shtyrë lëvizjen e hip hopit underground duke krijuar një interest të veçantë për kulturën e hip hopit në mes të viteve 2000.

Marty Magz njihet për stilin e tij Evropian të 1920-tave në hitin “Not Adding Up”, një bashkëpunim me reperin e famshëm Gem Belushi. Gjatë karrierës të tij të suksesshme, Marty ka lëshuar hite të tjera si "Make it Happen" ft. G-Jon, "Mob Type" ft. R-Mean dhe "They Don't Want It" ft. Niko. Dhe në solo ka patur një karrierë me sukses me hite si "Money Days", "Road to Myself" dhe "Patiently Waiting".

Në 2012 Marty u bë pjesë e kompanisë muzikore  “Eagles Up” (Shqiponjat lart) Entertainment, ku arriti dhe famë botërore. Marty Magz ka marrë dy nominime prestigjioze nga Underground Music Awards (UAM’s), shfaqja çmimi më famoze dhe më e shikuar në MTV: "Most Promising Male Rapper in 2011" (Reperi më premtues në 2011) dhe "Most Original Artist in 2012" (Reperi më origjinal në 2012). Reperi i famshëm është shfaqur dhe në revistat më të njohura të hiphopit amerikan si XXL Magazine, World Star Hiphop, All HipHop, The Source, si dhe në media të njohura në Shqipëri, Kosovë, Angli, Gjermani, Suedi, Zvicër dhe Itali. Gjithashtu është ftuar disa herë për intervista eksklusive tek radio e reperit famoz Eminem, “Shade 45” në New York. Këngët e Marty Magz kanë arritur majat e toplistave të muzikës brenda dhe jashtë Amerikës.

Eagles up tek shfaqja e Radios Eminem Shade 45

Gem Belushi dhe Marty Magz gjate xhirimit te videoklipit Not Adding Up

Marty Magz 

Marty Magz dhe Gem Belushi gjate lancimit te kenges Not Adding up tek Radio Shade 45

Marty Magz

Niko dhe Marty Magz



Fillimet: Krijimi i Identiteit Artistik të Marty Magz     
  
Lindur si Martin Berishaj në Queens, New York. Në 1992 lëvizi në Detroit, Michigan. Familja e tij është me origjinë shqiptare nga Malësia e Madhe, e cila emigroi në Amerikë gjatë viteve 1970-të.

"E vlerësoj prejardhjen time. Më jep identitet. Për mua është me rëndësi të mos ta harrosh nga ke ardhur. I ndjek traditat shqiptare edhe pse jam amerikan. Unë besoj që identiteti im kulturor më veçon nga persona të tjerë nga mënyra se si i trajtoj të tjerët, jap respekt dhe ruaj vlerat e familjare,” u shpreh Marty Magz.

Që kur ishte fëmijë Marty performonte para kameras dhe u apasionua pas muzikës. Ëndrra e tij për të bërë muzikë u realizua në vitin 2005 kur bleu studion e tij të inçizimit. Në studion e tij të parë Marty eksperimentoi me aftësitë e tij teknike dhe kreative ku zbuloi dhe identitetin e tij artistik.

"Hip Hopi më ka thirrur. Nuk e mbaj mend kur ndodhi, por kur erdhi më befasoi dhe jam magjepsur pas tij. Nganjëherë ndjehem i shumëanshëm me muzikën; disa ditë më vjen të shkruaj për gabimet në jetë dhe herë të tjera për të harruar të kaluarën. Muzika ime influencohet nga ato ndjenja që po kaloj në ato momente. Çdo ditë e re zgjon një ndjenjë dhe një stil të ri tek teksti dhe muzika ime,” tha Marty Magz.

Rritja e Suksesit: Nga shfaqjet legjendare të ‘Shelter E Shows’ tek Seria ‘Shady 45’

Në 2006 Marty Magz themeloi grupin underground hip hop “Mob Type” në bashkëpunim me G-Jon dhe Niko në Detroit. Si themelues dhe drejtor i grupit Marty kishte në përgjegjësi zbulimin e talenteve të reja dhe menaxhimin e tyre. Grupi “Mob Type” u bë i njohur në konkurimet e hip hopit underground të quajtura ‘rap battles’. Grupi ka performuar në vendin legjendar të hip hopit me emrin ‘Shelter’, të cilin repri Eminem e bëri legjendar në filmin e tij “8 mile”.

"Shfaqjet dhe ‘open mics’ (mikrofoni i hapur) në Shelter më kanë lançuar karrierën time. Aty arrita të shfaq stilin tim dhe vetveten para botës. Besoj se kam një histori për të treguar dhe dua ta ndaj këtë me fansat e mi. Si një MC kam respekt për skenën muzikore të hip hopit underground dhe gjithmonë synoj të zhvilloj vlerat e mia personale dhe artistike. Vlerësoj mbi të gjitha vërtetësinë në muzikë. Koncepti im për të arritur sukses në këtë biznes duhet të kesh origjinalitet, ndershmëri dhe individualitet. Kam kuptuar që vlerat e vërteta të hip hopit janë të jesh sa më i vërtetë me veten dhe me patur një vizion që afron fansat me muzikën dhe me artistin,” tregon Marty Magz.

Marty Magz adhurohet nga shoqëria dhe fansat e tij për repin e tij të zgjuar dhe shfaqjen e ndjenjave në muzikën e tij. Ka arritur të ruajë lëvizjen klasike të hip hopit underground nëpërmjet tekstit të tij. Në 2007 grupi lëshoi të parin mixtape “Chapter 1” dhe pati sukses për 3 vite si grup. Në 2007 Marty lëshoi singlin hit “Pretty Ladies”.  Në 2010 Marty Magz dhe G-Jon lëshuar  videoklipin “Make it Happen”, prodhuar nga Kings Sage dhe xhiruar nga Pine Grove. 



Karriera ‘Solo’

Gjatë kësaj kohe Marty zhvilloi imazhin e tij artistik dhe ndërkohë jeta profesionale u rrit. Vazhdoi solo për 2-3 vjet ku i la përshtypje komunitetit të hip hopit. U bë i njohur për hitet "Road to Myself", "Anymore", "Who is Next" dhe "Money Days" (www.youtube.com/user/MobTypeMusic).

Shumëllojshmëria është tipar që ia ngren vlerat Marty-t si artist të madh. Secila këngë që ai shkruan shfaq një stil dhe kreativitet të ri. Muzika e tij prezanton stile të pandëgjuara më parë, me tekste dhe rrjedha më të mirat, repin më të mirë me një prezantim të shkëlqyer. Influencat e hershme nga konkurset ‘battle raps’ e kanë ndihmuar Marty Magz të bëjë të njohur personalitetin e tij të veçantë, aftësitë dhe stilin e tij. Që nga koncepti te përmbajtja, nga rrjedha në prezantim, aftësia dhe teksti i Marty Magz i japin kuptim të ri identitetin të hip hopit. Duke u bazuar në një muzikë të frymëzuar nga përvoja personale dhe ndjenjat e tij, Marty Magz afrohet shumë shpejt me fansat, të cilët nuk i zhgënjen.

Marty Magz bën një muzikë që vlerësohet në një shkallë botërore. Ai përmend Notorious B.I.G. dhe Nas si influecat e tij kryesore. Si një MC me një mëndje gjithmonë në kërkim, Marty Magz nuk ka frikë të jetë vetëm vetvetja. Prodhon muzikë me tekste origjinale me mesazh pozitiv ku shfaq dhe preferencat e tij muzikore. Mesazhi i tij është respekt për veten, vendosmëri, dashuri për hip hopin dhe tolerancë.
"Kam respektin më të madh për muzikën legjendare të Notorious B.I.G. dhe Nas. Kam studiuar muzikën e tyre dhe dua të mësoj nga ata. Ka shumë repera të talentuar sot, por kemi nevojë për MC. Fatkeqësisht, artistët sot në hip hop lavdërojnë vrasjet, krimin, dhunën, keqtrajtimin e femrave, tradhëtinë bashkëshortore dhe ‘kurvat’. Për mua hip hop duhet të ketë një mesazh pozitiv. Është e lehtë për gjeneratën e re sot të bie kurth nga presionet negative të shoqërisë dhe duan të bëhen të këqinj për të patur një imazh të një të forti. Nuk dua që të rinjtë të mësonjë këto gjëra. Unë mundohem të jap një mesazh pozitiv dhe t’i jap shpresa të rinjve për një të ardhme të mirë për veten e tyre” rrëfen Marty Magz.


Marty Magz ngren hip hopin në një nivel me lart. UMA’s nderon vizionin e tij artistik


Gjatë viteve Marty Magz ka transformuar tingullin e hip hopit me rrjedhat emocionuese dhe një zë të ri që ai sjell. Secila këngë e tij është një bukuri artistike. Marty Magz është shfaqur në disa nga revistat më të njohura të hip hopit si XXL Hip Hop Weekly, Eminem Radio, “Shade 45” Series, Urban Buzz Factor, AlwayzTherro dhe Yo Raps. Revista “Source” e vlerëson si një artist “dinamik dhe mbresëlënës”, i cili po “ndërton një lëvizje të madhe” në hip hop.

"Marty Magz është një ‘Rebel’ me shkak. Magz përcjell një flou dhe një përformancë vokale të shkëlqyer. Ky MC i shumëanshëm vazhdon t’i tregojë vlerat si artist. Muzika e tij ndërlidh një intensitet origjinal dhe origjinalitet me tinguj fantastik. Stili i shumëllojshëm dhe pamja e tij unike e ndajnë Magz nga kompetenca e tij”  (The Source, 2011, "S.I.H.H.N. - Marty Magz").

Shfaqja përvejtore Çmimet për Muzikën Underground (The annual Underground Music Awards - UMAs) e kanë nderuar Marty Magz me dy nominime prestigjioze rradhazi. Marty Magz u nominua me çmimin “Reperi më Premtues i 2011-tës” (Most Promising Male Rapper) dhe “Artisti më Origjinal i 2012-tës” (Most Original Male Artist).  Shfaqja “The Underground Music Awards” është shfaqja më e madhe kombëtare në Amerikë për artistë të pavarur, organizuar nga MTV. Nominues të tjerë në këtë shfaqje kanë qenë Ice-T, Run DMC, Nickey Minaj, etj (www.yo-pr.com, www.undergroundmusicawards.com).

"Është një nder i madh të nominohem në 2011 dhe 2012 nga Underground Music Awards. Më vjen mirë kur nominues të kësaj shfaqje prestigjioze kanë vazhduar në gjëra më të më mëdha në muzikë. Është kënaqësi ta përjetoj këtë mbrëmje me Drake, Nicky Minaj, Lil Mama dhe artistë të tjerë të respektuar dhe të njohur. Hip hopi dhe veçanërisht lëvizja underground nënkupton për mua rrëfimin e një histrije, e cila flet për jetën dhe ralitetin që përballojmë çdo ditë. Për mua hip hopi nuk ka rregulla. Është jetesa në mënyrën më të mirë dhe të lesh pas një trashëgimi për të tjerët për ta vlerësuar,” tha Marty Magz.


Projektet e Tanishme: Lidhja me Eagles Up dhe fillimi si sensacion internacional  

Në korrik 2012 Marty Magz u bashkua me kompaninë muzikore Eagles Up Entertainment (EU), themeluar nga Gem Belushi.  (www.eugang.com )

"Bashkëpunimi me Gem në EU ishte një lidhje e duhur. Gem Belushi punon shumë dhe ne të dy kemi të njëjtin vizion, motivacion dhe qëllim në jetë. Kam lidhje dhe njohje me persona që janë mjaft lart në fushën e muzikës, por për këto dy vite jam munduar të gjej personin e duhur. Besoj se Eagles Up po hap tregun për komunitetin shqiptar dhe ne do jemi të parët që kemi cekur hip hopin. E di që shqiptaro-europianët dhe shqiptaro-amerikanët do na përkrahin,” tha Marty Magz.

Në korrik 2012 Marty Magz lançoi mega-hitin  “Not Adding Up” me Gem Belushi në radiot dhe valët më të famshme të Nju Jorkut si dhe në Radion e Eminem-it, Shade 45. Kënga mori vlerësim të lartë nga Miss Mimi dhe Dj K Black, që para kamerës thanë që ‘ky rekord është i pabesueshëm’ dhe e luajtën për të dytën herë këngën në radio, pas prezantimit.  (Videoklipi ‘Not dding Up’: https://www.youtube.com/watch?v=8M4shBx1JTU )

"Kam një respekt të jashtëzakonshmë për Miss Mimi dhe Dj Black që janë zëra të fuqishëm dhe përkrahje e forte e lëvizjes underground hiphop. Është një nder i madh të jesh i ftuar special në Shade 45 sepse radio orgjinale e Eminemit e ka mbajtur hip hopin gjallë dhe sjell me muzikë të vërtetë te fansat,” tregon Marty Magz.

Në gusht 2012 Eagles Up lançoi videoklipin "Not Adding Up".  Singli dhe videoklipi u bënë hit i menjëhershëm.  

Në nëntor 2012 Marty Magz lançoi videklipin e ri "Droppin Heat". Singli "Droppin Heat" është një bashkëpunim me artistin e talentuar shqiptar Niko (Niko Ulaj). Lajmi i xhirimit të videoklipit në Detroit  u bë një lajm ndërkombëtar me publikime në New York, Shqipëri, Kosovë, Angli, Gjermani. Videoklipi u xhirua me 10 nëntor 2012 nga drejtori i famshëm Jynx, i cili është më i njohuri dhe më i preferuari për vipat amerikan si Big Sean, Dusty Mcfly, etj. (Videoklipi ‘Droppin Heat’: http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=m_S457cDLlM)

"Plani im është që të performoj live në Miçigan dhe një turne në Europë. Kam patur një përkrahje të jashtëzakonshme nga Kosova, Malësia, Shqipëria, Detroiti dhe New York. Malësorët dhe shqiptartët më kanë përkrahur që nga fillimi dhe i jam shumë mirënjohës për këtë. I uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar festën e flamurit kudo që janë,” tha Marty Magz. 









0 comments:

Google+ Followers