Lasgush Poradeci vjen përmes pikturave

25-vjetori i vdekjes 



Në një dhomë të vogël, pak metra katrorë, Lasgush Poradeci është kujtuar në 25-vjetorin e vdekjes. Jo si poet, por përmes disa pikturave dhe vizatimeve të bëra nga ai vetw, realizuar në kohën e rinisë. Ndaj edhe ekspozita mban titullin “Të ritë e viteve të mi”, nën kujdesin e dy vajzave të poetit, Maria dhe Kostandina Poradeci. Në fakt është një ambient që i takon shtëpisë së vjetër, tashmë e transformuar në një ndërtim të ri. “Dy cicat që tronditën botën”, “Vajzat me sytë me gjak”, “Portret femre, dy vargje rumanisht”, “Bethoveni” dhe “Autoportret” janë disa nga pikturat e tij. Më tej, janë një sërë skicash që Lasgushi i ka bërë për Kutelin, Çabejin, Skiroin apo Naim Frashërin. Janë vetëm disa prej atyre që kanë mundur të ruhen. Maria thotë se janë realizuar në vitet 1915-1920. “Po t’i vësh re, edhe poezitë e tij janë si piktura”, thotë Maria. Në xham ka ngjitur një flamur, ndërsa nga një manjetofon i vogël dëgjohet zëri i Lasgush Poradecit që përshëndet. Është kjo mënyra që të bijat kanë zgjedhur për të kujtuar mungesën 25-vjeçare të të atit. “E gjithë puna ka ngelur te familja. Nëse heshtim ne, heshtin të gjithë. Sigurisht që familja ka pjesën e saj, por edhe institucionet duhet të bëjnë punën e tyre në kujtimin e këtyre figurave”, shprehet Maria. Në këtë rast, të bijat kanë botuar dhe vëllimin e pestë të veprës së plotë të Lasgush Poradecit.
Ky volum përfshin korrespondencën e plotë me Asdrenin, letrat e shkruara përgjatë viteve 1925-1933. Atëkohë Lasgushi ishte student në Austri, ndërsa Asdreni në Bukuresht. Janë letra të shumta ku shihet ndihma dhe falënderimi i Lasgushit ndaj tij. Të bijat e kanë parë si një shenjë mirënjohje botimin e këtij vëllimi.

091120126407
091120126406
091120126405
091120126403
091120126402
091120126401
091120126400
091120126399
091120126398
091120126397
091120126396
091120126395
091120126394
091120126393
091120126392
091120126391
091120126390
091120126389

 Gazeta Shqip


0 comments:

Google+ Followers