Kështu trajtohen ‘tradhtarët’ (FOTO)


Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit ka vazhduar, ndërkohë që flitet se mund të ketë një armëpushim shumë shpejt, të ndërmjetësuar nga Egjipti.
Pak më herët Hamasi kishte deklaruar se Izraeli po lutej për armëpushim, kurse Izraeli i quajti qesharake këto pretendime.
Më shumë se 110 palestinezë dhe 3 izraelitë kanë humbur jetën që prej nisjes së operacionit izraelit.
Një incident u raportua nga mediat në ambasadën amerikanë në Tel Aviv, pasi një person qëlloi me thikë rojën e sigurisë. Më vonë u tha se incidenti nuk kishte natyrë politike.
Zyrtarët e Hamasit thonë se gjatë natës janë vrarë një baba me djemtë e tij, katër e gjashtë vjeç.
Sot në total janë qëlluar nga Gaza në drejtim të Izraelit 29 raketa. Tre prej tyre kanë arritur të kalojnë mbrojtje anti- raketë të Izraelit.
Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton do të mbërrijë në Izrael për bisedimet e krizës, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-moon ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.
Në fotot e mëposhtme tregohet se si palestinezë të armatosur tërheqin zvarrë me motoçikletë një person, që dyshohet se ishte bashkëpunëtor i Izraelit. Në total janë vrarë gjashtë persona, që dyshohet se ishin tradhtarë.
Po ashtu në foto mund të shihet tmerri në Gaza, por edhe në jug të Izraelit, ku kanë rënë raketat e Hamasit dhe banorët kanë nxitur të futen në strehime.









0 comments:

Google+ Followers