IN MEMORIAM, Shqipëria në optikën e Dom Simon Jubanit

Menita Ljarja


Në librin e tij “Burgjet e mia” lexojmë: “Në marc të vjetës 1946, kur komunistat shqiptarë, nga frika e një përmbysje të shpejtë, suprimuan, sekuestruen e shkatërruen të gjitha shkollat katolike tradicionale, prej të cilave ka mësue me shkrue e me lexue mbarë Kombi, m’u desht me ndërrue vend e bankë. U ula, pa dashtë, në bankat e Gjimnazit të Shtetit, ku ende sot mësohet se njeriu asht majmun pa qime”.

Për të ruajtur Pavarësinë e Mendimit, Dom Simoni nuk pranoi grada… Gëzoj shëndet të mirë, thoshte ai, mbasi ndonëse pa dhambë, “ha për ditë nga një antivlerë”: po t’i kisha dhambët në rregull, “kishe me hanger” dhetë në ditë.

A vazhdon të kujtohet sot figura e Dom Simonit?

Kanë kaluar shumë vite prej periudhës kur meshtarë të tjerë si Anton Harapi apo Lazër Shantoja të cilët kanë dhënë jetën për Fe e Atdhe nuk kujtohen apo nderohen. Kush e ka për detyrë t’i kujtojë dhe t’i nderojë? Si mund të nderohen këto figura të larta të Kombit Shqiptar? Po rrekem t’i përgjigjem pyetjes së parë, për të ndriçuar sadopak dhe atë “njeriun e sotëm majmun” që po i fsheh heronjtë. Së pari detyra për t’i kujtuar dhe nderuar i përket Klerit. Të kujtosh do të thotë të lartësosh dhe të lartësosh do të thotë të edukosh. Edukimi është përgjigja e pyetjes së dytë. Ne i nderojmë këto personalitete dhe nxjerrim prej tyre mësime vetëm nëse e njohim Veprën e tyre. Ndërgjegja lartëson emrin dhe edukimi Veprën. Përderisa emri i tyre nuk është lartësuar, Shqipërisë i mungoka Ndërgjegja, Shpirti. E ҫ’të të bënjë trimëria sa me qënë gjallë padia? –thoshte Konica. A mundet që Kombi Shqiptar të edukohet vetëm me personazhe me grada “Ca fjalë mbi bagëtinë”?! Me shpresën se dikush ka për t’i kënduar së Vërtetës. Deri atëherë, në pritje…

Derisa Dom Simoni t’i ketë ngrënë të gjitha antivlerat, përralla e tranzicionit vazhdon…

“Liria që bësuem se ishte fitue, -thoshte meshtari heorik, filloi me u tallë me vetvedin. Klasa politike shënoi në analet e historisë së këtynë vjetëve, vetëm shëmtime. Prandej, ndoshta, atmosfera e Meshës së parë mbeti e paharrueshme në zemrën e popullit, që po zgjohej”.

0 comments:

Google+ Followers