FOTO REPORTAZH/ Kur rebelohen të rinjtë (jo këtu te ne)


Vendet në krizë në Europë nuk mbajnë më.
Miliona njerëz janë çuar në protesta. Federata Europiane e Sindikatave ka thirrur një protestë në mbarë Europën për të kundërshtuar masat e kursimit. Nga Portugalia, në Spanjë, Itali, Francë, Gjermani, Belgjikë, Greqi e Angli, të rinjtë janë hedhur në protesta. Atyre iu janë bashkuar punonjës të sektorëve të ndryshëm që kanë futur sot në kaos shkollat, qarkullimin rrugor e ajror si dhe fabrikat.
Veçanërisht të zemëruar ishin të rinjtë. Kriza duket se i ka prekur më ndjeshëm ata. Në Spanjë papunësia e të rinjve është 50 përqind, në Portugali e Itali është 35 përqind.
Por protesta nuk ka qenë paqësore kudo. Në Spanjë dhe në Itali policia u desh të ndërhyjë për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm. Në Madrid e në Spanjë të rinjtë u rebeluan akoma më shumë. Ata hodhën gurë e koktejle molotov ndaj forcave të sigurisë.
Mediat perëndimore thonë se skenat të ngjajnë me betejat guerile.



















0 comments:

Google+ Followers