DASHNI – Shakira e Kurdistanit



Për të rinjtë është “Shakira e Kurdistanit”. Myslimanët e shikojnë si një “rrezik për shoqërinë”. Dashni Morad sfidon paragjykimet dhe lufton për lirinë e grave përmes një arme të fuqishme, që është muzika
E quajnë Shakira e Kurdistanit. Por Dashni Morad është diçka më shumë se një yll i muzikës pop: 26-vjeçarja ka vendosur të sfidojë pjesën më konservatore të vendit për t’u hapur sytë grave. Jo më kot, kënga e saj e fundit titullohet
“I am (Open your eyes)” dhe konsiderohet si himn i emancipimit femëror. Imamët, udhëheqësit shpirtërorë myslimanë, e konsiderojnë një “grua imorale dhe rrezik për shoqërinë”, por për të rinjtë vajza është shembull i lirisë.
Dashni e ka kaluar adoleshencën në Holandë, ku familja e saj u strehua për t’u mbrojtur nga shfarosja kurde nga ana e
Saddam Hussein. Që atëherë është munduar të gjejë një ekuilibër mes origjinës dhe botës perëndimore.
Albumi juaj mban firmën e Steve Baughman, fitues i një çmimi “Grammy Award”, i cili ka punuar edhe për Michael Jackson, Eminem, Pink. Mos vallë ai është dashuruar me zërin tuaj?
Ndoshta, por besoj se mbi të gjitha e ka prekur historia ime.
Si lindi pasioni për botën e spektaklit?
Kur erdha në Holandë isha 11 vjeçe. Në moshën 16-vjeçare doja të bëhesha modele dhe do më kishte pëlqyer të punoja në televizion, por prindërit nuk ma lejuan këtë. Fshehurazi për dy vjet, mora leksione vallëzimi dhe pozoja për një fotograf. Këtë familja ime nuk e kuptoi kurrë, por sërish nuk u dorëzova. Mora vesh që në Gjermani ekzistonte një kanal televiziv kurd për emigrantët e shpërndarë nëpër Europë dhe nisa të bashkëpunoja me ta si gazetare. Udhëtoja në Francë, Suedi, Belgjikë e Holandë: futesha nëpër shtëpitë e kurdve, tregoja për zakonet e tyre, por edhe ato të vendeve ku kishin emigruar. Isha bërë si një lloj ure lidhëse mes dy kulturave. Kështu prindërit e mi nisën të pranonin pasionin tim për spektaklin.
Tre vjet më parë vendose të ktheheshe në Kurdistan. Si ka mundësi?
Sepse ai është vendi im dhe doja të kuptoja atë që ndodhte aty, mes njerëzve të mi. Ishte viti 2009 dhe për mua qe një tronditje e vërtetë: në qytetin tim në Erbil, që ka më shumë se një milion banorë, nuk kishte kinema dhe as dyqane.
Nise të këndoje pikërisht në atë periudhë. Menjëherë u bëre e famshme dhe kishe shumë admirues?
Në fillim po, por humba shumë kur u transmetua videoja ime e parë në televizion. E veshur me rroba seksi dhe shumë provokuese këndoja: “Eja, dua buzët e tua sipër të miave”. Ishte shumë eksplicite për kurdët. Rezultati: kanalet televizive dhe radiofonike ndaluan së transmetuari këngët e mia. Kam qarë shumë sepse nuk doja të ofendoja popullin tim. Kalova një periudhë shumë të vështirë, e kuptova se doja të njihja mirë komunitetin tim: për dy vjet me radhë lexova, pashë dokumentarë, reflektova. Kam kërkuar një ekuilibër mes dy kulturash në të cilën jam rritur.
Dhe ia dole mbanë: sot kënga juaj “I am” është në majë të klasifikimeve në shumë vende të Lindjes së Mesme dhe programi që prezanton, mbi të rinjtë dhe ambientin, është një nga më popullorët në Kurdistan
Kam bërë shumë gabime, kam qenë shumë impulsive dhe e padisiplinuar. Tani jam më e kujdesshme. Jam myslimane, krahasuar me besimin tim. Dhe për më tepër duhet të ndihen të sigurt se mund ta bëjnë.
Vendi juaj po ndryshon?
Po dhe më vjen mirë për këtë: në qytet kanë hapur një kinema, dyqane. Në fëmijërinë time isha pjesë e shoqatës
“Green kids”, që kërkonte të afronte të rinjtë me letërsinë dhe ekologjinë. Pastaj është edhe muzika ime.





0 comments:

Google+ Followers