10 Bluza 500den

Flyer

ne sun and stars zbritjet vazhdojne

Posted via email from Eli Shop

Dy poezi nga Xhan Jyxhel


1. MOS U LIDH ME ASGJË KAQ MARRËZISHT

Mos u lidh pas një gjëje kaq marrëzisht
Mos thuaj kurrë “S’rroj dot pa të”!
Mos thuaj dhe pikë!
Sepse edhe mund të rrosh.

S’ka nevojë për fjalë kaq të fisme
Vetëm mos dashuro aq shumë,
Sepse do të thyhesh kur do të të dojë më pak.
E ajo gjithsesi do të të dojë më pak...
Po s’dashurove shumë, s’ do kesh as dhembshuri.

Po nuk zotërove shumë, as nuk do t’i përkasësh kujt.
As dorën e këmbën dot mos ia përvetëso
Sillu sikur s’të përkasin ty
Se kur të mos kesh gjë prej gjëje, s’do t’i kesh frikë as humbjet.
Sillu sikur mundesh edhe pa to.
Kur s’ke, për shembull, shumë gjëra në shtëpi,
Lirshëm do të mund të ecësh në të.
Po deshe patjetër të kesh dicka tënden
Vijën e horizontit zotëroje,
Qiellin e tërë,
Diellin, hënën, yjet...
Bie fjala, le të jetë yti Ylli Polar
“Imi është” thuaj!
Nëse patjetër do të duash të zotërosh dicka...
Bëje ylberin tëndin përgjithmonë
Nëse patjetër dëshiron t’i përkasësh dikujt, jepiju ngjyrave.
Portokallisë apo të trëndafiltës, për shembull.
Jeto pa zotëruar shumë dhe pa qenë i zotëruar.
Trajtoje jetën sikur cdo cast mund të të shkasë nga duart,
Po edhe sikur e jotja do të jetë gjithmonë.
Duke iu ngjitur pandashëm e duke e mbajtur për kindesh.

2. DUHET TA DISH

Duhet ta dish... Duhet ta dish se
Diplomat e varura në mur s’e bëjnë dot njeriun njeri

Ti duhet ta dish që
Sa më shumë të përdoret fjala dashuri
Aq më shumë i bjerret kuptimi asaj

Duhet ta dish që
Është tepër e vështirë ta gjesh saktësisht se
Ku kalon vija që ndan lëndimin e tjetrit nga mbrojtja e mendimeve personale

Duhet ta dish se
Largësia s’ka c’kërkon midis miqsh të vërtetë
As midis dashnorësh të vërtetë!

Ti duhet ta dish se
Përvoja s’ka të bëjë me numrin e ditëlindjeve që kremtove
Por me situatat që ke përjetuar.

Duhet ta dish se
Familja nuk është gjithmonë pranë nesh
Se mund ta mësojmë kujdesin, dashurinë dhe besimin
edhe nga ata që s’janë të fisit tanë.
Familja nuk është gjithmonë biologjike.

Duhet ta dish se
Edhe shokët më të afërt mund të të lëndojnë ndonjëherë.
Fali ata.

Duhet ta dish që
Ndonjëherë nuk mjafton t’i falësh vetëm të tjerët.
Edhe veten tënde përpiqu ta falësh ndonjëherë.

Duhet ta dish që
Bota nuk e ndal rrotullimin edhe kur
ty shpirtin ta qit.

Duhet ta dish që
Rrethanat dhe ngjarjet mund të kenë diktuar se kush do të jemi
Por për atë cfarë jemi mbajmë përgjegjësinë vetë.

Duhet ta dish se...
Kur dy vetë grinden me njëri-tjetrin,
Kjo s’do të thotë se nuk duhen. Por edhe kur nuk grinden
mos mendo se duhen marrëzisht

Duhet ta dish se
Secili problem fsheh një rast të volitshëm në vete
Dhe po ai problem është një xhuxh pranë këtij rasti.

Duhet ta dish se...
Dashurinë e humbet shumë shpejt,
Por pendimi zgjat vite të tëra.

Përktheu nga turqishtja: Vjollcë Berisha
 ·  ·  · September 23 at 8:45pm

  • 180 people like this.
  • View all 31 shares

    • Besmir Blushi Fantastike!
      September 23 at 8:50pm ·  ·  1 person

    • Alketa Banushi Kraja te dyja shume te bukura.
      September 23 at 8:55pm ·  ·  1 person

    • Elona Banushi Tmerresisht te bukura
      September 23 at 8:56pm · 

    • Joti Erseku ‎:)
      September 23 at 8:56pm · 

    • Moza Merolli sapo lexova dicka te mrekullueshme...
      September 23 at 8:56pm · 

    • Keta Kosta Cobo shume te bukura te dyja:)
      September 23 at 9:00pm · 

    • Gerta Ariel wowwwww..!cfar ndjesie te mrekullushme qe perjetova!ja dicka qe ja vlen ta lexosh!
      September 23 at 9:08pm · 

    • Nev Ila Godasin qe te dyja...
      September 23 at 9:29pm · 

    • Erlina Habazaj Sa e vertete e para :)
      September 23 at 9:40pm · 

    • Iris Toka te mrekullueshme qe te dyja.
      September 23 at 9:53pm · 

    • Arnisa Ani Kryever,ja vlen ta lexosh e rilexosh
      September 23 at 10:32pm · 

    • Irma Allajbej Mrekullisht te bukura , mbartin shume vertetesi brenda cdo vargu
      September 23 at 10:56pm ·  ·  1 person

    • Flutur Fetai Vjollce, ti gjithmone di t'ia dhurosh botes me te miren qe ke, dhe jam e bindur se me e mira te kthehet :)
      Interpretim te mahnitshem ke bere! Te lumte!

      September 24 at 12:43am ·  ·  2 people

    • Aferdita Havolli Sherifi wauuuuuuuu
      September 24 at 12:11pm · 

    • Valentina Morina Fantastike,sidomos poezia e pare..
      September 24 at 12:47pm · 

    • Blerina Hasho Shume e bukur...!
      September 24 at 7:34pm · 

    • Cesar Pezo Manihuari mik shumë i mirë këtë poemë më trego ku e keni marrë atë, sepse kjo është maksimale dhe përshëndetje për të gjithë njerëzit e vendit tuaj të sigurimit që është shumë e bukur ..... ahhhhh Unë jam nga Peruja dhe unë do të doja që u njohëm dhe të flas me ju ... .
      September 25 at 6:05pm · 

AKCION: 10 BLUZA 500 DEN

Urdheroni:

Zbritjet vazhdojne

Posted via email from Eli Shop

Zbritje e Madhe ne Sun & Stars

Sun & Stars ju prezanton, zbritje te madhe te produkteve per nevoja shtepiake, duke filluar nga 29 den. Sun & Stars gjithmon mendon qe ju te kurseni para dhe shtepia e juaj te duket me e plotesuar. Na vizitoni tani qe te perfitoni nga avantazhet e kesaj oferte.

Ju Falemnderojme qe bleni me ne.
SUN & STARS
www.sunandstars.com.mk

Sun & Stars I - Objekti Vero (Kati II)
Sun & Stars II- Perballe Spitalit te Tetoves
Sun & Stars III-Perball QT"Mavrovka"Shkup

Posted via email from Eli Shop

Google+ Followers