FREDERIK RRESHPJA, i dënuar në dy burgje, i lirë në lirikë! (1940 – 2006)

Nga Petraq KOTE

Poeti Petraq KOTE

Të shkruarit është jetë qeni, por e vetmja jetë që vlen të jetohet.
Gustave Flaubert

Dikur Rreshpja kishte evoluar mbi këtë urtësi të hidhur të bërësit të Madame Bovary (1857)  : Unë nuk shkruaj,  përshkruaj… më sakt poetoj.
Frederik RRESHPJA ishte i dënuar të jetonte në dy burgje njëherëshi. Në burgun e madh Shqipëri dhe në  më të tmerrëshmin e vogël, atë të Spaçit a kush e di se me ç’emër tjetër! Ky i vogli e kishte bërë dhe s’e kishte bërë të “ egër “ Frederikun, por burgu i madh, supertmerri Shqipëria ( e rrethuar me tela me gjëmba për rreth trurit të sajë e këta tela me gjëmba, me rrymë elektrike. Të mos hynin e të mos dilnin mend ) e kishte daltuar  të “ hidhur “,  “ vetmitar “… “ fatthënës “ si Dodana e Tomorrit. Ai kurrë nuk u zemërua me pasojën, urreu shkakun, shkaktarët  dhe  nuk e shau kurrë Atmëmëdheun siç e shau Fishta, Konica etj.. Ai e dinte… asnjëherë ndonjë poet nuk u bë  më i madh se Atdheu i tij!... dinte thënien e Sokratit " Poetët janë vetëm interpretë të Zotit ". Këto pasqyrime  e kozmogoni haluçinante në shoqërim,  ndikuan imazhinisht mbi ‘të, mbi  jetën që natyra i kishte rezervuar para e pas burgjeve, duke e transformuar  edhe më madhërisht  drejt gjeniut të lirikës e larguar përfundimisht nga letërsia e zakonshme ( oridinere ). Por më e sert ndaj tij u tregua harresa, u tregua  mospërfillja shoqërore. Gjat këtij “ apokalipsi “ dhimbje - mishërimi, shpirti i tij shkroi në faqet e veta  në katër opuse perlat e lirikës së vërtetë moderne bashkëkohore shqiptare. Nuk ka muzikë më të bukur poetike se ajo e krijuar nga Rreshpja. Një vers mban brenda vetes një koncert  të tërë.
17 vjetët  e burgut ose 17 vdekjet + 1,  Rreshpja i mbylli në varrin e madh,  vete,  e bashkë me ‘to edhe hakmarrjen ndaj burgfutësve. Është varr shumëfish ai i Rreshpjes në  “ Rrëmaj “ ku shkruhet fatkeqësisht vetëm një emër… Frederik Rreshpja
Rreshpja radhitet i pari në letërsinë artistike Shkodrane, që dikur kishte emrin Letësia Shqiptare.
Herë, herë kjo letërsi gjen veten dhe riemërohet përsëri Letërsi Shqiptare. Ka ca poetë si Primo Shllaku atje që po ndërtojnë një Rozafë të Re poetike, pa baladën e ç’besës.

Frederik Rreshpja  është   poeti  më i formësuar etikisht,  estetikisht...
Shumica e poetëve perpiqen të frymëzojnë atë që ndjejnë, por shpesh nga thellësia e shpirtit gjithçka del e transformuar, një pjesë nga leksiku i pa përputhur me ndjenjën dhe një pjesë nga shndërrimet e    pavetëdijshme.
Lirika realizohet e plot ose siç i themi mistifikohet, gjithëshprehet  kur, frymëzimi, ndjenja, leksiku, ligjërimi, ecin në të njëjtë kohë, në të njëjtën sens, në të njëjtën  hapësirë shperthimesh.
Poezia e tij ka formën dhe përmbajtjen më të lartë etike, estetike e për arsye komunikimi shoqërore realizohet në stadin sipëror  dhe ripërtëritës me një pastërti stereo,  të paktën deri tani. Filozofia 
e zhvillimit brenda një poezie rreshpjane, ka tjetër orë, tjetër jetë, tjetër vdekje. Ka dukuri të tjera natyra e saj, ka të tjera përmasime e  ripërmasime.
Edhe zhargonet e gjuhës shqipe në poezinë e Rreshpjes tingëllojnë ndryshe. Nuk shqetsojnë, nuk  shkaktojnë dhimbje, zbrazëti, përçmime. Çdo poezi e këtij poeti ka një antologji të tërë figurash, filozofish, përmbajtesh, misteresh…  ndaj dhe mund të quhet poezi abys.
Shfaqja e Rreshpjes si poet  përputhet me ardhjen në letërsinë e kuqe shqipe të një talenti të fuqishëm, ndoshta më të fuqishmit të shekullit të xx-të ( Rreshpja ka ende poezi të pa njohura).     Kjo gjasë shënonte njëkohësisht triumfin e parë drejt çkyçjes ( që s’ndodhi ) dhe modernizimit të poezísë shqipe soc - realiste. Poezia e Rreshpjes “ u derdh “  natyrshëm përkëtej shekulli të XXI dhe me qetësi olimpike kulmoi  poezinë e sotme lirike bashkohore shqiptare ( Rreshpja vdiq më 17 shkurt 2006 ) duke e rilartësuar atë dhe njohur nëpër botë si art letrar tronditës... sot në letërsine shqiptare ( pas '90 ), poetë të njëjtit klan ngatërrojnë fytyrat poetike me njëri tjetrin…     Kjo kishte ndodhur më parë me Migjenin ( 1966 ), kur u përkthye në Paris…
Ishte Rreshpja ai që ngriti shtëpinë e parë të UNIT të poezisë lirike, duke e nxjerrë atë nga bujtinat e ndyra kolektive dhe akomoduar aty, veçmas.  Edhe Lasgushi të njëjtën gjë kishte bërë matan vitit 1944.
… është një zog që vajton dit’e natë
Fshehur tek shtëpia e gjetheve.
Si na erdhi kjo stinë me emrin harrim!
Si na erdhi kjo stinë me emrin dimër!... habit, për të mos e besuar gjëmën  Rreshpja, tek “ Është një zog “.
Por ja, që ka ndodhur  përfundimisht, gjëma e ardhjes së dimrit të shpirtit, ndër bashkëkombas.

Ndonjëherë Rreshpja më kujton Trifon Xhagjikën.                                  

Formacioni stilistik i Rreshpjes

Duhet ta theksoj që në fillim të mendimit tim se
Formacioni stilistik i Rreshpjes është  gjigant, ambig dhe tejet monolit.
Ai është tjetër formacion stilistik… Si kostum ende pa prerë për të tjerë.
Reshpja i takon të së shkuarës soc - realiste si materie fizike dhe të tashmes – së ardhme  si formacion stilistik e më gjërë.
Ky kontrapunkt e radhiti atë pa hezitim në rreshtat e parë të lirikës  bashkohore estetike, ballkanike duke i dhënë jetë edhe një herë ( fat! ) lirikës soc - realiste.
Lirikë pas lirike stili i tij demon na përqas e na lidh në komunikim brilant fal një kodi mbretëror gjithëshprehës siç është e tëra gjuha shqipe.

Zemra ime
Në asnjë dorë të botës nuk më zë gjumi
Isha mësuar me kokën në duart e tua.
E ke ditur që kam diçka nga deti;
Breg më breg dhe gjumi nuk më zë.

Dua të shtrihem dhe të vdes,
Por ti vjen dhe nga balta më ngre.
… i tregon zemrës së vetë më në fund trishtimin Rreshpja. Mos është vall nëna e Rreshpjes zemra e Rreshpjes?

… ç’është kjo rrjetë që hedh koha mbi nënën time?
Dhe duart që më mbanin mua, tani janë rënduar
Por s’ka gjë. Nga shpirti i saj
Zgjaten duar të tjera që më mbajnë pezull.
( Nëna )

Lirika  e Rreshpjes
 Është e çuditëshme! E gjithë lirika e tij poetike është e mbushur me dashuri,  dhe pse  me situata absurdi, me lirizëm tragjik, ku detajet  peizazhore, piktoreske të çmendura e të dhimbëshme e nostalgjike ( Nëna ) gëlojnë gjurmë pas gjurme në tokën e premtuar , ku ai lindi, shkeli e udhëtoi i helmuar.
Rreshpja  përzgjedh nga kujtesa e tij skena pikante nga teatri absurd i jetës së vetë. Kujtime të ndyra i ringjallen atij gjatë gjithë odsisesë së uritur e të rreckosur deri në  legjendë. Asnjëherë poetika e tij e hijëshme nuk u bashkua dhe të flinte me historinë dhe burrat e Shqipërisë që “ asnjëherë nuk qenë gjallë “. Ajo ndalonte për pak, derdhte një vështrim dhe një lot mbi të e ikte. Personazhi poetik i kësaj skene lymore është vet, ai. Të tjerë, nuk ka…
„…Gjithë ç’kam pasur e kam humbur. Nuk ankohem nga fati im…Nëse rri me njerëz, këtë e bëj vetëm për edukatë…Kohën e kaloj në dhomën time ( … në universin tim ), i vetmuar…“. Do të deklaronte dikur.
Poezia e tij lirike i kishte besuar vetëm natyrës shqiptare. Ai, i kishte të pakët shokët, miqtë. Për të mos thënë fare! Të tillë ka edhe lirikën, pa shoqe e mikesha…
… ngjitet malli nëpër  rrënjë dhe bëhet lule.
O druri i qershisë që të mbolli nëna ime,
Unë jam vëllai yt!
( Dhembje )

Liria e lirikës  së Rreshpjes
Rreshpja nuk e njihte robërinë, edhe në burg. Madje për ‘të ka  edhe anekdoda. Kur i deklaruan arrestimin dhe po i vinin prangat, ai u tha me qetësi arrestonjësve:  Mos u nxitoni së shtërnguari! Kohë, ju keni  pambarim se keni edhe kohën që ma morët mua, tashmë, ndërsa  liria e prangave është deri te kocka ime. Ndaj lirika e tij, lindi e lirë.
… Në fushë ecin ciganët dhe mbi supe
Daullet u varen si kufoma
Ku shpirtërat e shkretëtirës
S’kanë për tu zgjuar kurrë.

Nga çerdhja e shiut fluturoi
Kënga e reve tërë gjëmë…

( Lermë të vij me ty )

Uniteti me kohën
Qysh herët në rini, ai,  Rreshpja e kishte kuptuar se shqiptarët jetonin vetëm një stinë në jetë, atë të dimrit. Por edhe dimrin shteti jua merrte sa herë donte.
Ndaj Rreshpja nuk ishte në unitet me kohën Shqiptare, me motin që jetonte. Ai kishte dekada që e kishte lënë jetësisht dhe poetikisht, atë. Vetëm me vendin ( Shqipërinë ) ku zhvillohej lirika e tij, kishte unitet Rreshpja.
Është  diskursi  deskriptiv ai që e lidh dhe njëheri e shkëput lirikun Rreshpja nga prania vizive e kohës, jetës dhe të sotmes. Për lidhjen e poezisë tij me të shkuarën nuk bëhet demarsh, fare. Tek tuk në kohë ai takonte reminishencat e  De Radës, Lasgushit, Mjedës, Ali Asllanit, Serembes dhe i respektonte. Tek asnjë poet tjetër ai s’ndalte.
… Rreshpja ishte tejet i lëmuar për këtë natyrë të këtij shekulli, për këtë njerëzi, po kështu edhe peizazhi  me lirë i tij.  Ai nuk rimerrte motive, melodi prej rrethanave, verse, ato ishin brenda, në pararreshpje. Vetëm i nxirrte prej andej  në mënyrë mjeshtërore .
… pashë fëmijët në rrugë. Të qeshur,
Të bukur dhe delikatë si vazot e çmuara,
Ku nënat fshehin ëndrrat e tyre.

Më panë dhe u trishtuan. E kuptuan,
Që unë nuk kam qenë kurrë fëmijë…

( Ushtari i vjetër )

 Rreshpja la katër vepra ose katër  hapsira të pa ana, mbushur me kuaj të pa mësuar ( të egër ).
Çdo kush mund të shkoj në ato fusha, të zërë e të zbutë kuaj.
“ Rapsodi shqiptare “ - 1967
“ Erdhi koha të vdes pësëri “ - 1994
“ Lirika të zgjedhura “ - 1996
“ Në vetmi “ - 2004
Dikush para meje shkroi një ese për Rreshpjen.  “ Në  muzgun e një poeti lirik! “
Bukur!

Dhe si përfundim: Rreshpja ishte vetëm një përmbledhje e asaj që s’mendoj dhe vetëm një bocet i asaj që s’jetoi.
Është gjëja më e keqe kur të bukurat shoqërore të shpirtit tënd i mban vetëm për vete. Pjesa më e madhe e së tones, u përket të tjerëve. Rreshpja jo vetëm të bukurën e brendëshme jua dha të tjerëve por edhe jetën… pa u komplikuar.

Tiranë, vjeshtë 2010

FREDERIK RREPJA, i dënuar në dy burgje, i lirë në lirikë! ( 1940 – 2006 )

VESHJE PER ME TE DASHURIT TUAJ

VESHJE PER ME TE DASHURIT TUAJ
KUALITET I LARTE
CMIME TE LIRA
JENI NE TREND ME MODEN
DHE KURSENI
NE KURSEJME PARARTE TUAJA
QE JU TE JETONI ME MIRE
URDHERONI NE SUN AND STARS
ATY KU ENDERAT BEHEN REALITET
JU FALEMENDEROJME
DHE GJITHNJE JU JEMI SHUME MIRENJOHES .

SUN AND STARS

Posted via email from Eli Shop

VESHJE PER ME TE DASHURIT TUAJ

VESHJE PER ME TE DASHURIT TUAJ
KUALITET I LARTE
CMIME TE LIRA
JENI NE TREND ME MODEN
DHE KURSENI
NE KURSEJME PARARTE TUAJA
QE JU TE JETONI ME MIRE
URDHERONI NE SUN AND STARS
ATY KU ENDERAT BEHEN REALITET
JU FALEMENDEROJME
DHE GJITHNJE JU JEMI SHUME MIRENJOHES .

SUN AND STARS

Posted via email from Eli Shop

Atij, edhe padeshtas, i shkon syni ke brumi njerzues (Nga arti i Martin Camajt)

Ernest Koliqi 

MARTIN CAMAJ

Nga arti i Martin Camajt

Camaj, tashma, ka nji emën mirkumbues ndër shijuesa të poezis shqiptare. Me veprat e derisotmen ka bindë se u pajis nga natyra me nji talent të hollë e njiherit të fuqishëm. Ai fillon parabolën e vet ashtu e aty ku shum tjerë dëshirojnë me sosë mbas nji jete kalue n’ethe të përpjekjeve në lamë të letresis. Dukagjini,- ky vis ku u ruejtën të paprekuna doket e burrnija stërgjyshore dhe ku banorët mund të njehen ma tepër se ngjeti tepricë katallajsh ilirjanë, kursye nga stuhia zvetënuese kavaletave,- Dukagjini, thom, tekembramja gjeti mjetin shprehës. Grumbulli indiesive ndrydhë ndër mote vjen tue u shfaqë. Pamjet e ndryshme të jetës së vendit të vet dalin nëpër art të tij të vizatueme me drita e me hije dridhëse. Atij, edhe padeshtas, i shkon syni ke brumi njerzues. N’ato vigaj të rrzuem, ai kërkon njerin. Lufta qi Malsori ndërmerr për me dal nga gurëzimi i nji gjendjeje shoqnore kurrkund në pajtim me kohën e sotshme, ia thekë shpirtin. Ai s’don qi burri i Malsis të shikohet si specien i nji rrace të lashtë, objekt kureshti për t’u vendue në nji muzë. Nën leskrat xhixhilluese të nji epiciteti anakronistik, syni vëzhgues i tij kundron me zemër të plasun rrudhat e shkaktuese nga uja, nga mundi keq i shpërblyem prej natyrës e njerëzve e fatit, nga ndryshku i disa zakoneve dampruse, nga ngushtësija e vendit. Në veprën e parë (“Nji fyell ndër male”, shtëpija botuese “Mustafa Bakija”, Prishtinë, 1953) hamaj cekë në këto çashtje. Fatlumsisht mjerimet e vendit të vet zhyten në valën e kulluet të nji lirizmi plot hov të vetvetishëm. Menjiherë, qyshë në hapat fillestarë, ndiehet n’art të këtij auktori të ri kundërshtimi (kontrasti) ndërmjet nji kulture të vetëdijshme dhe të primitivitetit rrjedhë nga lindja. Studimet themelore klasike shkundin, në lumnin rrjedhës të vjerrshës së tij, pluhnin libresk dhe përvoesohen me mrekullin e freskët të ligjrimit të Malsorve. Parafytyrimet kanë nji xhixhillim bukurije të çuditshme në nji artist fillestar. Ma e mendueme paraqitet landa e librit të dytë (“Kanga e vërrinit”, Prishtinë, 1954). Edhe titulli tregon kalimin nga fryma e breshtë plot hov krijues në klimën ma të butë të fushës. Por malet hjedhin hijen e vet edhe mbi fushë. Nji shqetësim i pacaktuem shpirtnuer qarkullon në brendi të këtyne vjershave. Dishiri për jetën e thjeshtë të malsis rin me lot të msheftë disa prej tyne, nji ndiesi e mbuluese malli për zakonet fisnike, qi lëvizë aty këtu, zbutë premin e dënimeve qi vende vende shqipton kundra tune, nji gjakim m’u zgja me përvojë të vet në nji botë ma të madhe digjet prej vargut në varg. Trajta në librin e dytë shënon nji përparim të papritur. Jo ma rrjedhja e lirë e njimbëdhetrrokshit kumbuer se e vargjeve tjera me tubza përgjithsisht të rregullta. Nji zhdërvjellti ma e madhe shifet në ndërtim të vargut dhe nji përkim ma i përpikët ndërmjet të theksuemit rythmik dhe përmbajtjes. Hove hove shprehja poetike qi lëshohet gzueshëm e përmallshëm në nji rrymbë të gjanë e të ndejshme e cila ta dhelaton veshin e derdhet ambël në shpirt, befas ngurron, si e turitun, thehet e acarohet tue jehue me gjasëramje të vrashta. Janë synkopet e artit modern. Camaj ndërmjet veprës së parë e të dytë, ka lexue shum në gjuhë të hueja dhe ka diktue nji afërsi të ndieshmenis (sensibilitet) së vet me auktorë të pararojes letrare të Prendimit. Ka përvetsue mjetet mjeshtrore të tyne për me hollue artin e vet. Edhe asht për t’u mrekullue s’pari dhe mandej për t’u gzue, tue pasun para sysh pasurimin motivesh e trajtash të letresis sonë, për mënyrën se si ky pinjuell malesh, sigurisht i pari i sojit të tij qi xen më shkrue e me këndue, din të harmonizojë në shkrime primitivitetin ruejtë në plosin ma të pëlleshme me nji zotnim të mjeteve ma të rafinueme t’artit letrar modern. Ky harmonizim i rrallë asht nota dalluese e disa shkrimtarve të rij të Kosovës e të Shqipnis së vjetër. N’asnjanin, veç, prej tyne nuk tingullon ende në mënyrë aqë të spikatun si ke Camaj, i cili qyshë tash mund të njehet përtrisi i nji rrymbe së re në letrat shqiptare, rrymbë e shqueme prej nji çveshjeje nga zbunim retorik e për nji prirje me zbulue në vetvete e në tjerë vetit ma të strukuni në skuta të vetëdijes dhe n’errsit e mystershëme të nënvetëdijes.

N’Saraje Camaj!

Violeta Murati 
Erika dhe Martin Camaj

Me botimin në numrin e parë të saj, “Kritika, tremestrale shqiptare”, e konceptuar nga Leka Ndoja, asnjë libër tjetër nga Martin Camaj nuk ndodhet në treg. Përkushtimi autorial i kushtohet Camajt me rastin e 85-vjetorit të lindjes. Në libraritë e kryeqytetit nuk ekziston ndonjë libër apo vëllim poetik nga ky autor. Ndërsa në postën elektronike dramaturgu Stefan Çapaliku na njofton se ditën e shtunë, në bar restorant “Sarajet” ka përgatitur një performancë teatrore me veprën e Camajt, e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike. Një njoftim i pambërritur akoma është se nesër Akademia e Shkencave ka gati një konferencë kushtuar Camajt

Me botimin në numrin e parë të saj, “Kritika, tremestrale shqiptare”, e konceptuar nga Leka Ndoja, asnjë libër tjetër nga Martin Camaj nuk ndodhet në treg. Përkushtimi autorial i kushtohet Camajt me rastin e 85-vjetorit të lindjes. Në libraritë e kryeqytetit nuk ekziston ndonjë libër apo vëllim poetik nga ky autor. Ndërsa në postën elektronike dramaturgu Stefan Çapaliku na njofton se ditën e shtunë në bar restorant “Sarajet” ka përgatitur një performancë teatrore me veprën e Camajt, e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike. Një njoftim i pambërritur akoma është se nesër Akademia e Shkencave ka gati një konferencë kushtuar Camajt. Nga botuesit shqiptarë, ndodh rrallë e më rrallë që të mbështesin autorët pa aplikuar në Ministrinë e Kulturës. Dhe nga kjo e fundit pothuaj nuk ndodh kurrë që të të japin një kalendar qysh në hyrje të vitit se çfarë kanë të përcaktuar si strategji kulturore për të mbështetur librin, autorët e mohuar pa hyrë njëqind miq e njerëz që mund të njohin ministrin. Të tillë mund ta konsiderojmë edhe botimin “Kritika, tremestrale shqiptare”, të nxjerrë në treg nga një nismë personale e Leka Ndojës, në të cilën vë parafjalë për Martin Camajn, një kritikë të rrallë nga Ernest Koliqi të botuar në vitin 1958, në Romë, si dhe prej Ndojës hapet një debat për kritikën e retrospektivës dhe kritikën e ripërtërirë. Një nevojë kjo që do vëmendje për ta shkundur nga disa emra që patën pushtetin e letërsisë e të kritikës në diktaturë dhe nuk hezitojnë aspak ta kenë edhe sot. Dëshmitë janë rrugëve të Tiranës për këtë, ku me qindra kopje të revistës së dikurshme në shërbim të partisë, “Nëntori”, shiten trotuareve e buzë Lanës. Është një toksinë për t’i kujtuar e kundërvënë këtij pushteti, që lë ende jashtë “emigrantët” e letërsisë. Për Martin Camajn, që ishte një nga këta, nuk ka asnjë botim që të rilexohet sot. Është folur prej kohësh për një projekt që po përgatitet, në dhjetë vëllime, vepra e Camajt. Mësojmë se autori i tij është Bardhyl Demiraj dhe botuesi mbështetës është “Onufri” dhe siç flitet, të drejtat janë dhënë nga bashkëshortja e poetit që jeton në Gjermani, Erika. Nuk dihet nëse këto volume do të jenë në koherencë me Akademinë e Shkencave, për t’u promovuar në një ditë!? Por, mësojmë se pritet dhe një urdhër tjetër nga Presidenti Topi, që e mban nën sirtar për Martin Camajn dhe në këtë rast mund të promovohet edhe poezia. Por deri atëherë, prapë tregu është bosh, pa Camajn. Spektakli me Camajn nuk i takon vetëm botimit të poezisë së tij, sepse vala e re në internet e ka tejkaluar këtë dëshirë për ta pasur libër ndër duar, ashtu si për shumë autorë të tjerë! Por, nga duhet shikuar Camaj, ajo që na vëren dhe Ndoja në revistën “Kritika” lidhet me mungesën e kritikës dhe studimeve, që si gjithnjë referenca ka mbetur tek vitet e arta, ato të ‘30-s. Sot nuk bëhet kritikë me referenca. Secili nga studiuesit apo kritikët e shikon autorin si pronë për t’u zaptuar dhe jo për ta ushqyer mendimin mbi të dhe veprën. Secili, dhe rasti i Camajt është flagrant, kërkon uzurpimin, duke u ndarë edhe nëpër media, ca për Camajn kundërshtues, ca për Camajn enigmatik dhe fare pak për poetin ashtu siç shkruan Koliqi, në shkrimin e mëposhtëm. Pothuaj të gjithë studiuesit, sidomos të sotmit, e nisin vlerësimin, analizën, argumentin nga e para pa përballur, kundërshtuar apo kundërvënë një vepër letrare të aksh autori në raport me çfarë është thënë. Të paktën për Camajn të citonin aty ku e ka lënë Koliqi apo Primo Shllaku sot! Në këtë atmosferë vjen Camaj në 85-vjetorin e lindjes, në një treg pa librat e tij e mes studiuesish uzurpues për kushedi se ç’interesa, veç letrare nuk na duken.

Google+ Followers