Letra të famshme që kanë bërë histori


Historia e njerëzimit është plot me letra të rëndësishme. Ka nga ato që janë shkruar me qëllimin se do të lexoheshin nga një audiencë e gjerë. Këto janë gjashtë prej tyre; gjashtë ndër më të mirat, ose të paktën ato që kanë patur më shumë influencë në të gjitha kohët.
1. Letër nga burgu i Birmingamit. Dërgon: Martin Luther King Jr. Merr: "Vëllezërit klerikë"
Pjesa kryesore: "Padrejtësia e përhapur është një kërcënim për drejtësinë gjithandej"; "Kushdo që jeton brenda Shteteve të Bashkuara kurrë nuk mund të konsiderohet një i jashtëm kudo qoftë brenda kufijve të shtetit".
Martin Luther King Jr. u burgos në Birmingham, Alabama, pas një proteste paqësore kundër ndarjes racore në vitin 1963. Në 16 prill 1963, King shkroi letrën e famshme nga burgu i Birmingamit, që u printua tek "The Christian Century", "The Atlantic Monthly" dhe në librin e King, "Why we can't wait" (Pse nuk mund të presim). Letra me 11 faqe ishte reagim ndaj pohimit të klerikëve në Alabama, ku klerikët bënë thirrje që izolimi të marrë fund dhe kjo çështje të zgjidhjet nga gjykata.
2. Deklarata e një ushtari. Dërgoi: Siegfried Sassoon. Merr: Lidershipi ushtarak britanik
Pjesa kryesore: "Unë besoj se Lufta e Parë Botërore po zgjatet qëllimisht nga ata që kanë pushtetin t'i japin fund". Në vitin 1917, Siegfried L. Sasson, një poet britanik i cili shërbeu si ushtar në Luftën I Botërore, u plagos dhe mori shumë dekorata për guximin dhe trimërinë. Kur u thirr të kthehej, ai shkroi se lufta po zgjatej më kot. Ai fliste në emër të gjithë ushtarëve me ato fjalë të guximshme. Kjo letër ishte edhe më e rëndë sepse rendiste vuajtjet pa fund të ushtarëve që vepronin kundër vullnetit të tyre.
3. Letra "J'accuse!" Dërgoi: Émile Zola. Merr: Felix Faure (Presidenti i Francës)
Pjesa kryesore: "Si mund të shpresojë dikush që një këshill lufte të shembë atë që ka bërë një këshill lufte?"
Çështja "Dreyfus" ishte një skandal politik në Francë në fund të shekullit XIX. Kapiteni hebre Alfred Dreyfus u dënua për tradhti, në bazë të evidencave të dyshimta. Më vonë, evidencat treguan se krimin e kishte kryer Ferdinand Walsin Esterhazy. Gjyqtarët i kishin shpërfillur provat, duke sjellë kështu vdekjen e Dreyfus. Ato i botoi Emile Zola.
4. Letër e hapur për Bordin e Shkollës në Kansas. Dërgoi: Bobby Henderson. Merr: Bordi i Shkollës në Kansas
Pjesa kryesore: "Unë dhe shumë të tjerë në të gjithë botën besojmë fuqishëm se universi është krijuar nga Përbindëshi Fluturues i Makaronave". "Ju mund të jeni të interesuar të dini se ngrohja globale, tërmetet, tornadot dhe fatkeqësi të tjera natyrore janë efekt i drejtpërdrejtë i zvogëlimit të numrit të piratëve pas viteve 1800. Në vitin 2005, Bordi i Shkollës së Kansasit mbajti një seri seminaresh, ku diskutohej nëse teoria e Dizajnit Inteligjent duhet të studiohej përgjatë evolucionit në klasa. Seancat ngjallën debate dhe Bordi miratoi standardeve të shkencës së re, që përfshinte mësimet e Dizajnit Inteligjent në klasa. Pa u përfshirë në përmbajtje politike apo teologjike, dërguesi i kërkoi bordit të përfshinte edhe besimin e ri në Kishën e Përbindëshit Fluturues të Makaronave.
5. Letra për obesitetin. Dërgon: William Banting. Merr: Publiku, në veçanti, njerëzit e shëndoshë
Pjesa kryesore: "Edhe pse nuk kam masë aq të madhe, kur u ula të lidh këpucët e kisha të pamundur të veproja pa u vënë në vështirësi, gjë të cilën vetëm një njeri obes mund ta kuptojë. Në vitin 1863, William Banting, një sipërmarrës mbipeshë anglez, vendosi të mbajë dietë. Ai humbi 35 paund për 38 javë. Ai shkroi për dietën e tij ku propozonte një dietë me katër vakte, me proteina, perime, fruta dhe verë, duke hequr ushqime të larta me karbohidrate dhe yndyrë. Dieta e tij fitoi popullaritet dhe është baza e dietave moderne sot. Ai arriti të dobësohej edhe pse hante shumë; sekreti thotë se është përmbajtja.
6. Letër për të droguarit pas kompjuterëve. Dërgon: Bill Gates. Merr: Të droguarit pas kompjuterit
Pjesa kryesore: "Fakti është se askush përveç nesh nuk ka fituar kaq shumë para në softuere të shpikura për qejf". Në vitin 1976, Bill Gates ishte i shqetësuar, sepse softueri "Micro-Soft" po kopjohej falas, madje edhe shitej për qëllime përfitimi. Gates dhe kolegët e tij shkruan një version të ri të programimit bazë, që u bë e njohur me të droguarit pas kompjuterëve.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Era e re e inteligjencës superiore artificiale


Teknologjia si një pararojë vazhdon evolucionin e saj, e me skenaret që po zbulon i afrohen gjithnjë e më shumë atyre që deri pak kohë më parë ishin rrëfime fantashkence. Me siguri njohjet e niveli i teknologjisë njerëzore janë në një nivel më të lartë me atë që nxirret në shesh nga shtypi zyrtar, e nëse me kohën përcaktimi i lajmeve ka filluar të qarkullojë do të thotë se po na përgatisin për ardhjen e një ere të re. Eksperimentet e një skuadre fizikantësh në Danimarkë kanë çuar në realizimin e teletransportit të informacioneve që nga drita tek materia, duke realizuar një transmetim mes "kuantesh" e llogaritjesh gjithnjë e më të ngjashme. Pra, për të parën herë një eksperiencë teletransportimi kuantistik ka lejuar të transmetohen informacione mes dy subjektesh me natyrë të ndryshme: materia nga njëra anë, e atomet e dritës nga tjetra, fotonet. Njëri është objekti i informacioneve e tjetri është "mjeti" i magazinimit të informacioneve.
Deri tani, eksperiencat kishin lejuar transportimin e një gjendjeje kuantistike nga fotone në fotone, ose nga atome në atome. Teletransporti kuantistik është një vegël e pashoq për të transportuar informacione pa asnjë suport fizik. Për këtë arsye, shkencëtarët kanë përdorur pjesëza të bashkuara, të lidhura me njëra-tjetrën në distancë. Të modifikosh gjendjen kuantistike të njërës, detyron medoemos të modifikohet edhe gjendja e tjetrit që duhet të jetë i njohur si dhe i parashikueshëm.
Disa kërkues të institutit Niels Bohr të Kopenhagenit (Danimarkë), kanë arritur të gërshetojnë së bashku fotone e atome, e të transmetojnë gjendjen kuantistike të një lazeri të dobët forcë e atomeve të ceziumit. Teletransporti është arritur në një distancë prej 50 cm, edhe pse kjo shpresohet të përmirësohet, duke kërkuar që të evitohet sinjali, të degradojë në distanca të gjata e që gjendja kuantistike, që është një informacion i dobët, të deformohet.
Ky tip zbulimesh gjen aplikim sidomos në fushën e informatikës kuantistike: përderisa të dhënat transmetohen nga njëri kompjuter tek tjetri, duhet të telesillen mes dritës e materies. Përjetësohet kështu një avancim në fushën e informatikës mes "kuantesh" e "kompjuterash", që mund të transmetojë e të llogarisë informacione në një mënyrë që më parë ishte e pamundur. Sasi të mëdha informacionesh mund të ushtojnë në çast, me siguri absolute. Informacionet për të cilat po flasim nuk janë të dhëna të shkruara përmes "bit-eve", por janë të dhënat kuantike, apo vetitë fizike të materies, si energjia, lëvizja e fusha magnetike e atomeve.
Kjo do të thotë që një objekt mund të përkthehet në të dhëna kunatike, e pastaj të transferohet në një pikë tjetër të hapësirës: informacionet e tij kuantike do të rikrijohen në mënyrë identike me ato në realitet. Në fakt, në fizikë, me teletransport kuptohet krijimi i një replike të një objekti, apo të paktën të pamjes së tij, në një largësi të caktuar; megjithëse një eksperiment teletransporti shkatërron gjithmonë origjinalin e tij, për të ndaluar krijimin e kopjeve të shumta. Prospektiva në përdorimin e këtij sistemi për të transportuar objekte të mëdha për persona nuk është marrë akoma në konsideratë "zyrtarisht", por sigurisht që ky është objektivi final i kërkimeve që zgjasin prej rreth një shekulli. Megjithëse një sistem që do t'u mundësonte personave të teletransportohen eksperimentohet tashmë nga një projekt riprodhimi të njeriut në një objekt të ngurtë 3D në internet. Një gjeneratë njerëzore do të jetë pra e aftë të replikojë objekte tredimensionale me një masë materiale të përbërë prej "atomesh" sintetike.
Të mos harrojmë që babai ideologjik i të tilla eksperimenteve është Tesla, që qe i pari që teorizoi mundësinë e transmetimit të informacioneve, energjisë, të figurave e të gjërave në distanca të mëdha mbi autostrada të padukshme. Vizionet e tija ishin padyshim, atëherë, të frikshme e të pabesueshme, sidoqoftë zbulimet e teoritë e një jete, u realizuan e u vunë në praktikë që në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Teoria e Relativitetit solli në deduktimin e barazisë perfekte mes energjisë e materies, nga ku të tilla eksperimente mund të konsiderohen një aplikim.
Teoria e vërtetë revolucionare në realitet nuk ka qenë ajo e Relativitetit, por ajo e anti-gravitetit të Teslës, që zbuloi diçka që nuk duhet të ndërtonte e që kërkoi ta shkatërronte. Ajo që për vite ka qenë fantashkenca, tregimet fantastike, do të jetë e ardhmja jonë e do të nevojiten vite deri kur njeriu nuk do ta kuptojë në të gjitha efektet. Por për një kohë mjaft të shkurtër do të ndërtohen kompjuterat kuantikë, që do të shërbejnë mekanizmat kuantikë për të zgjidhur me shpejtësi probleme mjaft komplekse, duke llogaritur njëkohësisht mundësitë e panumërta të mundshme, duke konsideruar se kompjuterat sot llogarisin veç e veç çdo mundësi.
Kjo do të thotë që ky eksperiment hap rrugën drejt një inteligjence artificiale superiore e asaj njerëzore, në gjendje jo vetëm të transmetojë informacione kuantistike të objekteve që janë ekzistuese, por të "krijojnë" objekte të reja, në bazën e informacioneve ekzistuese në natyrë. Do të krijohet "Inteligjenca", ajo që qëndron mbi njeriun, nga natyra e saj njerëzore, ose mbase duhet të themi, për natyrën e saj më pak të evoluar se ajo e makinerive. Do të jetë ardhja e botëve virtuale, që do të jenë aq perfekte sa nuk do të dallohen nga ato reale. Robotet do të gjenden ngado, e atyre do t'u kalohen të gjitha punët praktike, edhe llogaritja e arsyetimi, ashtu si edhe luftrat, pasi luftrat do të luftohen nëpërmjet kontrollit të emocioneve. Numri i qenieve elektronike mbi Tokë do ta kalojë atë të qenieve organike mbi Tokë e Inteligjenca do sundojë në urdhrin e ri botëror.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Music Shop Tipi

Ne qender te qytetit te Tetoves ndodhet Qendra e Vjeter Tregtare,kurse aty ndodhet Music Shop Tipi. Aty mund te gjeni muzike shqipe dhe te huaj sa te doni,por nuk duam t`ju flaim per muziken. Na ndiqni me vemendje! Ne Music Shop TIPI do t`i gjeni te gjitha pjeset eksternale apo te jashtme per kompjuter si kufje,webkamera,gejmpad,maus,tastature,usb,mikrofona e shume pjese te tjera. Ne Tipi te gjitha llojet e memori kartelave per telefona celular,si mikro ,mini etj Ne Tipi pjese ndihmese per plejstejshen, si xhustika dhe memorikarta .Gjithashtu ben montimin e çipave per plejstejshen Ne Tipi do ta gjeni komplet programin elektronik te kabllove,xhekave,si psh skart kabllo,dvd-tv,pc-lsd,per televizionin kabllovik me pjese ndihmese ,kabllo te rrjetit telefonik me te gjitha pjeset ndihmese,kabllo per altoparlante…etj Me nje fjale te gjitha llojet e kabllove ne nje vend per te bere cfaredolloj kombinimi qe mund t`Ju shkoj ndermend. Ne Tipi edhe te gjith llojet e baterive,rrimbushese,alkaline dhe speciale per telefonat. Pastaj modulator qe te mundeson degjimin e muzikes mp3 ne veture, Pilotet universal per te gjitha llojet e televizoreve,resiverave,dvd-ve dhe te sistemeve klimatizuese… Te gjitha llojet e kasetave per kamera,video,dvd dhe njekohesisht ben edhe incizimin e tyre ne dvd. Lista e gjerave qe mund t`i gjeni ne Music Shop Tipi eshte e gjate,prandaj vizitojeni nje dite e e me pare. Music Shop TIPI ne Qendren e Vjeter Tregtare ne Tetove Kontakt tel . 070 263 552

Posted via email from Agjencia eMagic

MUSIC SHOP TIPI Reklama ne TV Super Sky

Midis kristianizmit dhe filozofisë


Dy të vërtetat

Robert Spaemann

Një prej filozofëve të epokës tonë që di ta lidhë mendimin klasik - Platoni, Aristoteli, Agustini - dhe mendimin modern, në mënyrë të veçantë filozofinë gjermane dhe franceze - duke kapur sfidën e këtij të fundit, duke i treguar pikat kritike dhe duke kërkuar që ta përshkojë dhe tejkalojë në emër të një "kthimi në realitet". Shikon tek filozofia një formë "naiviteti të institucionalizuar" dhe përfshin si horizontin kristian, ashtu dhe një provokim të pastër për arsyen. Robert Spaemann, Profesor i Merituar i Filozofisë pranë Universitetit Ludwig-Maximilians të Mynihut në Bavari, është quajtur në të njëjtën kohë "mbrojtësi i dinjitetit njerëzor" dhe një "guidë skeptike për kohën tonë", i paepur ndaj çdo mode filozofike dhe kulturore, e zhvillon ushtrimin e tij filozofik në marrëdhënie dialogjike me mendimtarët e mëdhenj të filozofisë perëndimore. Në këtë intervistë ai ofron një sintezë të disa pikave qendrore të mendimit të tij: nga interpretimi origjinal i dhënë konceptit të filozofisë kristiane, në raportet midis filozofisë dhe kristianizmit tek modernizmi e më tej, tek koncepti i personit, deri në tentativën për të formuluar një demonstrim racional të ekzistencës së Zotit të përshtatur kohës tonë…
- Profesor Spaemann, në drejtimet kulturore që ka hyrë Perëndimi është me një domethënie të madhe takimi midis kristianizmit, religjion i zbuluar, dhe filozofisë. Në epokat e ndryshme dialogu apo edhe dialektika midis dy instancave sigurisht që ka çuar në formulimin e një horizonti konceptual dhe vlerësues specifik dhe që në të njëjtën kohë ka dashur të paraqitet si universale. Në modernizëm raporti midis filozofisë dhe kristianizmit ka rënë në mënyrë veçanërisht interesante. Atëherë, a ka dalë ideja e një filozofie kristiane?
Mendoj se epoka e madhe kristiane nuk ishte në dijeni të konceptit të filozofisë kristiane; Shën Thomai Akuinasi nuk ka pretenduar se ajo e tija ishte një filozofi kristiane. Elementët thelbësorë të filozofisë së tij kanë ndryshuar nga Aristoteli dhe më parë Etërit e Kishës kishin marrë shumë spunto nga filozofia e Platonit. Të dyja, si filozofia aristoteliane, ashtu dhe ajo platoniane, janë jokristiane. Kështu, mund të afirmohet se konceptimi i një filozofie kristiane lind vetëm në epokën moderne pasi mendimi modern, në mënyrë interesante, nxjerr argumente që deri në atë moment i përkisnin teologjisë. Për shembull, filozofia fillon të interesohet për thellësinë e personit, nuk investigon vetëm mbi virtytin, por edhe mbi motivin më të thellë të tij. Teologjia kristiane thoshte se vetë themeli i virtytit ishte dashuria: caritas est forma virtutum. Për këtë diskutonte teologjia. Kurse në epokën moderne gjejmë Kantin që ia vendos filozofisë këtë problem ose Hegelin, e gjithë përpjekja filozofike e të cilit përfaqëson tentativën për ta rindërtuar kristianizmin nga një pikëpamje filozofike. Rousseau kërkon të shpjegojë sesi njerëzimi është i keq dhe se kjo e keqe transmetohet me trashëgimi - motiv që mund të rezonojë tematikën e mëkatit origjinal - tema pastërtish teologjike. Në epokën moderne argumentet e teologjisë arrijnë tek filozofia. Në këtë mund të themi se një pjesë e filozofisë moderne ka provuar të rindërtojë një kristianizëm filozofik, duke e konsideruar një filozofi kristiane.
- Duket kështu që kristianizmi, në njëfarë kuptimi, boshatiset proprium-i i tij i religjionit privat. Një reduktim që duhet të provohet edhe nga përvoja që sigurisht Iluminizmi nuk e ka mbyllur krejtësisht dialogun me religjionin, por që e ka konceptuar ndoshta brenda limiteve të arsyes filozofike?
Po, në epokën e Iluminizmit lind ideja e një religion naturelle, një religjioni natyror që është në mënyrë të natyrshme një religjion pa Zbulim: për shembull, për iluministët besimtarë - natyrisht që janë edhe ata ateistë - Jezusi është një mësues i madh, për Rousseau dhe Kant është deri mësuesi më i rëndësishëm i religjionit natyror. Kjo mund të shpjegohet sesa iluministët e konsiderojnë moralin një gjë shumë të rëndësishme dhe konceptojnë një kristianizëm pa Zbulim, domethënë kryesisht e apelon në indikacionet e sjelljes së tij. Për shembull, përbërësit si kulti zhduken. Pastaj, për iluministët në Francë, ashtu si për David Hume, filozofia shikohet si një Ëeltanschauung alternativ ndaj kristianizmit.
- Pati edhe ndonjë që kërkoi të shkojë përtej Moralit duke e transformuar të vërtetën e fesë, misteret kryesore kristiane në të vërteta të nevojshme për arsyen dhe në këtë shembulli imediat mund të jetë filozofia hegeliane. Për shembull, mendoj për tentativën për të formuluar një teori lidhur me mëkatin origjinal, që në aspektin teologjik përbën një dogmë, domethënë një diçka jo të demonstrueshme nga arsyeja njerëzore…
Siç është thënë, e gjithë filozofia e Hegelit është tentativa për të formuluar një kristianizëm filozofik. Tek Rousseau, në filozofinë e tij jo të gjitha misteret e fesë kishin gjetur vend. Hegel tenton ta kryejë këtë dhe teoria e mëkatit fillestar është një shembull. Ai do që të zhdukë dallimin midis dogmatikës teologjike dhe filozofisë. Në gjurmët e refleksioneve të Rousseau, që e ka influencuar shumë spekulimin historiko - filozofik të idealizmit gjerman - edhe vetë Marx - Hegel e shikon mëkatin fillestar si hap të nevojshëm drejt lirisë dhe, për pasojë, nga ai hap çlirohet mundësia për njeriun që të bëhet nëpërmjet një procesi dialektik, më shumë njeri. Peccatum originale si dalje nga natyraliteti fillestar dhe të riurryerit e lirisë bëhen të pandashme. Megjithatë, duhet të kujtojmë se teksti biblik thotë një gjë krejtësisht tjetër dhe që kështu çon në pasoja të ndryshme. Ky interpretim ka qenë i mundshëm edhe falë konceptit të ndryshuar të mëkatit fillestar të avancuar nga teologjia protestante që më pas tek filozofia ka gjetur formulime tek ndryshme tek Rousseau, tek Hegel, tek Marx, ashtu si dhe tek Heidegger.
- Me fundin e Modernizimit dhe ardhjen e pasmodernes, a është e mundur që kristianizmi dhe arsye filozofike në njëfarë mënyre të kthehen e të dialogojnë dhe në çfarë kushtesh një takim i tillë i rinovuar mund të ndodhë?
Në Antikitet raporti midis filozofisë dhe kristianizmit qe konkurrues, në Mesjetë teologjia përcaktoi me filozofinë një raport hierarkik, në Modernizëm u tentua integrimi në filozofi e fesë kristiane. Unë mendoj që në erën pasmoderne teologjia dhe filozofia mund të bashkekzistojnë në një përpjekje, jo metodikisht të paracaktuar, lidhur me tematika të përbashkëta. Kjo nuk nënkupton që t'i hapen dyert iracionalizmit. Përpjekja kontingjente tregon se është gjithmonë në lojë e vërteta. Feja nuk i shpjegon të gjitha paradigmat e botës dhe e shikon vetveten si të vërtetën përfundimtare, filozofia nga ana e saj nuk duhet të kërkojë ta përfshijë fenë në kategoritë e saj dhe as ta interpretojë në mënyrë autentike, por mund të jetë e hapur ndaj saj në qoftë se nuk parashikon një sistem të mbyllur ermeneutik të botës. Deri kur modeli i filozofisë do te jetë Sokrati, nuk mund të drejtohet shikimi nga Krishti.
- Profesor, një prej pikave kardinale të mendimit tuaj është vizioni i njeriut si person, që qëndron në një ndërthurje, në një ekuilibër, në qoftë se mund ta quajmë kështu, midis natyrës dhe arsyes. Koncepti i personit është i lashtë sa takimi midis filozofisë dhe kristianizmit, ju e bëni tuajin duke i nënvizuar një element themelor. Cilin?
Përkufizimi i njeriut si person është një tezë antropologjike; me person nënkuptohet një qenie me arsye, qenie me arsye në vetvete, që e njeh veten e saj dhe nga këndvështrimi im ajo që është e rëndësishme është se personi është një qenie që mund të zhvillojë një largësi nga vetvetja, një qenie natyra e të cilit nuk është ajo në të cilën është kafsha (Natur ist), por një qenie që posedon një natyrë (eine Natur hat). Atëherë, personi mund të sillet me natyrën e vet në mënyra të ndryshme: mund të dëshirojë që të jetë i ndryshe nga sa është, mund të dëshirojë të ketë një karakter më të mirë. Për shembull, një toksikoman mund të dëshirojë që të mos marrë më droga, megjithëse duke e pasur dëshirën, instinktin për t'i marrë; por ai ka dëshirën që të mos e ketë një dëshirë të tillë; kjo është ajo që Harry Frankfürt e quan secondary Volition, domethënë një vullnet të vetin për të qenë personi që është i aftë të vendosë një largësi midis qenies dhe natyrës.
- Atëherë, në çfarë kuptimi mund të përmendim dy koncepte që ju i keni thelluar si qëndrime të veta të personit: premtimin dhe faljen?
Po, sigurisht. Mund të japim dy shembuj: një është pikërisht ai i premtimit. Unë nuk e di se si dhe se çfarë do të mendoj pasnesër, unë nuk e di se cilat do të jenë ndjesitë e mia, por sot mund ta bëj një premtim, kështu që bëhem i pavarur nga vetë gjendja shpirtërore që do të kem pasnesër. Premtoj se do të vij të takoj pasnesër dhe nuk ka gjë nëse ti je dyshues për premtimin tim, unë theksoj se ta kam premtuar. Kjo është tipike e njeriut. Shembulli tjetër që mund të avancojmë ka të bëjë me faljen. Dikush që fal nuk i thotë sipërfaqësisht një tjetri: "Po, ti ke të drejtë", "Nuk mund të bëhet asgjë lidhur me këtë", por i thotë: "Jo, ti nuk dëshiron të jesh kështu", "Ti do të doje të mos e bëje", "Le të konsiderojmë sesi ti nuk do ta kishe bërë"; domethënë njeriu i mundëson njeriut tjetër që të distancohet nga vetvetja, nga të qenit kështu e tij.
- Në vizionin e njeriut si person, edhe prej referimit të konceptit të natyrës, pse jo origjinave të një koncepti të tillë që mund të gjenden jo vetëm në filozofinë klasike, por edhe në teologjinë kristiane, mund të mendojmë se nuk mund të mos ketë një element thelbësisht metafizik themelor. Atëhere, çfarë roli luan metafizika në konceptin e personit?
Megjithëse duket qëndrimi im më së pari antropologjik dhe jo metafizik, mund të thuhet se pa një teori të absolutes, domethënë pa një metafizikë, natyrisht edhe koncepti i personit është diçka që nuk mund të mbështetet. Do të zbehej diçka si "dinjiteti i personit njerëzor". Dikush mund të shtiret sikur e injoron këtë koncept dhe të thotë: "Mirë, është person, unë i pres kokën dhe nuk është më i tillë". Në qoftë se personi nuk e ka një dinjitet, atëherë pse duhet t'ia respektojmë? Atëherë këtu hyn në lojë diçka e pakushtëzuar (unbedingt), që qëndron pikërisht në një horizont metafizik, megjithëse duke qenë metafizika shkenca e Absolutes dhe jo e njeriut si person.
- Personat janë të futur në një kontekst historik dhe kulturor, sot jetojmë edhe në shoqëri multietnike dhe fenomeni i globalizimit ka ngritur seriozisht pikëpyetje të tilla si integrimi dhe bashkëjetesa në brendësi të një shoqërie me grupe të etnive, kulturave dhe religjioneve të ndryshme. Do të mund të gjendet vallë një horizont etik i aftë që të individualizojë rregulla të pranuara nga të gjithë?
Ekzistojnë rregulla të përbashkëta që janë në raport me natyrën e njeriut. Të gjithë njerëzit kanë natyrë njerëzore, ajo është ajo që mundëson të stabilizohen parime etike nga të cilat burojnë rregullat elementare të bashkekzistencës. Kështu, natyra nuk mund të injorohet, ajo ka një karakter normativ: nuk mund të mendojmë se bërja e një gjëje jo të natyrshme është e privuara nga pasojat dhe ta thuash nuk bën asgjë. Pa një natyrë normative, akti i kanibalit të Rotenburg - i cili ka vrarë mizorisht dhe ka ngrënë një person tjetër me konsensusin e tij, shënimi im. - nuk do të ngjallte objeksione morale, akoma më përpara se masa ligjore. Besimtarët vërejnë tek natyra një vullnet hyjnor dhe kështu që është më e lehtë t'i kapet orientimi normativ, një etikë pa themel metafizik do të ishte e pamendueshme. Ka të drejtë Dostojevski kur thotë: "Në qoftë se Zoti nuk ekziston, atëherë gjithçka lejohet".
- Arrijmë pikërisht kështu në çështjen e Zotit, që duket se në ditët tona është e mbyllur në kuadrin e fesë ose, për ta thënë më mirë, të feve. Në mënyrë të veçantë një shkencë që paraqitet si shpjegimi i vetëm i reales, nuk e përmbledh mundësinë e një Autori të botës, megjithatë ju duke u nisur nga përshkrimi i realiteteve të dhëna nga evolucioni i keni bërë apel një rruge, përtej shkencizmit, për të arritur tek Zoti…
Po, mund ta avancojmë një argumentim në raport me evolucionin. Unë besoj se evolucioni, shkenca e evolucionit të njeriut është e pajtueshme më mirë me zbulimin kristian respektivisht doktrinës aristoteliane rreth përjetësisë së botës dhe të të gjitha specieve natyrore. Sot dimë se speciet e kanë një origjinë. Çështja kritike qëndron në faktin që evolucionistët modernë thonë se ekzistojnë ndryshime të rastësishme dhe kështu seleksionime të dobishme për mbijetesën. Ata interesohen më shumë për seleksionimin sesa për ndryshimin dhe pohojnë se rastësisht është ndërtuar brendshmëria dhe subjektiviteti i njeriut dhe "goditje elektrike" dhe "emergjencë" janë fjalë me të cilat tregohet një kapërcim nga jo i gjalli në jetë. Kështu jemi përpara një evolucioni të vazhdueshëm, por përpara kërcimeve nga jeta lakuriq në vetëdijen e vetes. Ky kapërcim, sipas meje, nuk mund të kuptohet absolutisht - ashtu si bota do të bëhej e pakuptueshme - në qoftë se nuk mendojmë se këto kapërcime burojnë dhe varen nga një vullnet krijues: Zoti. Ky argumentim mund të konsiderohet një variante e argumentimeve klasike të teologjisë rreth ekzistencës së Zotit.
- Ju keni tentuar edhe që të propozoni një demonstrim të ekzistencës së Zotit, të përshtatur me kohën tonë, në optikën e tejkalimit të Modernizmit, duke sjellë si dëshmitar edhe Nietzsche që kish sanksionuar "vdekjen e Zotit" se për çfarë bëhet fjalë?
Një argumentim që besoj se është menduar më së pari nga unë është ajo që e quaj argumentim duke filluar nga gramatika (Die Argumentation aus der Grammatik) dhe që mund të formulohet kështu: në qoftë se ne, këtu, tani, bëjmë këto diskutime në të ardhmen do të jetë gjithmonë kështu, domethënë që ne tani i kemi bërë këto diskutime. Në qoftë se ne sot jemi këtu, të nesërmen do të jemi këtu. Do të ishte pa kuptim që dikush të thoshte: "Diskutime të tilla nuk janë bërë ndonjëherë". Do të ishte të mohohej një realitet. Kështu gjithçka që ishte mbetet në të tashmen si diçka që ka qenë. Por çfarë do të thotë kjo? Në çfarë konsiston kjo të ketë qenë? Gjurmët, shenjat që ne lemë herët a vonë do të zhduken dhe kujtimi nuk do të ekzistojë me dhe kështu që pikërisht për këtë arsye duhet t'i jepet një qenieje të vetëdijshme absolute në të cilën gjithçka ruhet: çdo dhimbje, çdo gëzim. Sikur të mos ishte kështu, sikur mos të ishte kjo qenie e vetëdijshme do të duhej të afirmohej për pasojë se e kaluara zhduket, por kjo për ne është një mendim jo i mundshëm. Kështu, në qoftë se dikush do të thoshte: "Nuk është më e vërtetë se ne dikur qemë të ulur këtu", atëherë do të duhej të thuhet se edhe se "tani" e tij nuk është reale. Demonstrimet klasike të ekzistencës së Zotit presupozojmë të gjitha në diçka: atë që arsyeja e njeriut është sidomos e aftë për të vërtetën dhe, për pasojë, është personale. Në qoftë se një njeri mohon aftësinë e vet të së vërtetës - siç do të presupozonte shkencizmi që mendon për arsyen vetëm si një organ përshtatjeje - nuk mund ta demonstrojë me lehtësi ekzistencën e Zotit duke u nisur nga realiteti empirik. Kjo është e mundur të bëhet vetëm me premisën se realiteti ka një strukturë racionale dhe se arsyeja jonë është e aftë për të vërtetën. Në qoftë se nuk e pranojmë këtë, nuk mund ta provojmë ekzistencën e Zotit. Tani, Nietzsche ka treguar se aftësia e së vërtetës e njeriut varet sërish nga ekzistenca e Zotit. Të dy të vërtetat kushtëzohen reciprokisht. Vetafirmimi i njeriut si person dhe ekzistenca e Zotit janë dy koncepte që nuk jepen njëri pa tjetrin.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Amerika top-secret


Dana Priest
William M. Arkin

Bota e fshehtë e krijuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara pas atentateve terroristë të 11 shtatorit 2001 është bërë kaq e madhe dhe kaq top secret, saqë askush nuk e di sa kushton, sa vetë punojnë dhe cilët janë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Hetimi i "The Washington Post" ka zbuluar një gjeografi të vërtetë alternative të Shteteve të Bashkuara, një Amerikë të fshehur nga sytë e opinionit publik. Pas nëntë vitesh rritje të paprecedentë, sistemi i krijuar për të garantuar sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kaq kolosal, saqë është e pamundur të thuash nëse funksionon apo jo. Bëhet fjalë për 1271 organizata qeveritare dhe 1931 kompani private që punojnë me detyra kundër terrorizmit, sigurisë së brendshme në pothuajse dhjetë mijë zyra në të gjithë SHBA. Përllogaritet që janë 854 mijë persona, pothuajse një herë e gjysmë sa popullsia e Uashingtonit. Në Uashington dhe në zonën përreth tij, pas shtatorit të vitit 2001 janë ndërtuar 33 komplekse ndërtesash për veprimtarinë e shërbimeve top secret. Të marrë së bashku zënë një hapësirë sa trefishi i sipërfaqes së Pentagonit, pra afro 158 mijë hektarë. Shumë agjenci të sigurisë dhe shërbimit të fshehtë bëjnë të njëjtën punë, duke shkaktuar dublime dhe shpërdorime. Për shembull, 51 organizata federale dhe komanda ushtarake që operojnë në 15 qytete të SHBA ndjekin fluksin e parasë që vijnë e shkojnë drejt organizatave terroriste. Analistët që interpretojnë bisedat dhe dokumentet e siguruar falë veprimtarisë së spiunazhit kombëtar dhe ndërkombëtar, i ndajnë vlerësimet e tyre duke publikuar 50 mijë raporte të shërbimeve të fshehtë në vit: një numër kaq i madh saqë shumë raporte injorohen në mënyrë sistematike. Nuk bëhet fjalë për çështje akademike. Është mungesa e vëmendjes dhe jo mungesa e burimeve, që shpjegojnë masakrën e Fort Hood apo atentatin terrorist të Krishtlindjeve 2009. Janë çështje që shqetësojnë shumë edhe disa përgjegjës për sigurinë e vendit. "Pas 11 shtatorit, gjithçka është rritur kaq shumë, saqë të arrish të orientohesh është një sfidë e vërtetë", ka deklaruar sekretari i Mbrojtjes, Bob Gates. Në Departamentin e Mbrojtjes, ku janë të përqendruar më shumë se dy të tretat e programeve të shërbimeve të fshehtë, vetëm një grup i vogël zyrtarësh të lartë, të quajtur Superuser, janë në dijeni të të gjithë veprimtarisë së departamentit. Por, siç kanë lënë të kuptohet në intervista të ndryshme dy prej tyre, është praktikisht e pamundur të mbetesh i informuar për punën më delikate të vendit. "Nuk do të jetoj aq gjatë sa duhet për t'u informuar për gjithçka", ka thënë njëri prej dy Superuser-ave. Tjetri ka treguar që për përmbledhjen e parë informative e çuan në një dhomë të vogël të errët, ku e ulën në një tavolinë dhe i thanë se nuk mund të kishte takime. Në një ekran filluan të tregojnë emrat e programeve antiterrorizëm, njëri pas tjetrit, deri kur ai, i dëshpëruar thirri: "Stop!": "Nuk arrija të memorizoja asgjë". Për të theksuar seriozitetin e situatës janë konkluzionet e gjeneralit në pension, John r. Vines, i cili vitin që kaloi u ngarkua të rishikonte metodën për ndjekjen e programeve më delikatë të Departamentit të Mbrojtjes.
Vines që ka komanduar 145 mijë vetë në Irak dhe di si të përballojë problemet, ka mbetur i tronditur nga ajo që ka zbuluar: "Nuk njoh asnjë agjenci që të ketë autoritetin, përgjegjësinë apo një program për koordinimin e të gjithë këtyre aktiviteteve", tha ai. "Kompleksiteti i sistemit është i papërshkrueshëm". Rezultati, ka shtuar ai, është se është e pamundur të thuash nëse falë të gjithë këtyre shpenzimeve dhe aktiviteteve vendi është sot më i sigurtë. "Duke qenë se mungon një proces koordinimi, gjithçka zgjidhet me mesazhe jo në harmoni, efikasitet të vogël dhe shpërdorime. Për këtë arsye nuk mund të vlerësojmë realisht nëse e gjithë kjo na bën më të sigurtë".
Investigimi ynë bazohet në dokumente publikë dhe kontrata, përshkrime pune, pirgje aktesh, faqe interneti dhe rrjetesh socialë si dhe qindra intervista me funksionarë dhe ish-funksionarë të shërbimeve të fshehtë, forcave të armatosura dhe kompanive të ndryshme. Shumica e tyre kanë kërkuar të ruhet anonimati, sepse nuk janë të autorizuar të lëshojnë deklarata apo sepse tremben për pasoja ndaj punës së tyre. Baza e të dhënave e organizatave qeveritare dhe kompanive private të hedhur online nga "Washington Post" është realizuar ekskluzivisht me dokumente publikë. Investigimi është përqendruar tek aktivitetet top-secret, sepse ata të klasifikuar si më pak sekretë janë thjeshtë shumë për t'u studiuar në detaje.
Ofensiva globale
Përpara një distrikti të mbyllur në McLean, në Virginia, një kolonë automjetesh ecën përpara pothuajse me hap njeriu ashtu si çdo mëngjes, ndërkohë që në Amerikën top-secret nis një ditë e re pune. Makinat presin me durim për t'u kthyer djathtas, më pas ngjiten në një kodër dhe kthehen sërish për të mbërritur në një destinacion, i cili nuk ndodhet në asnjë hartë rrugore dhe nuk ka asnjë lloj sinjalistike. Liberty Crossing bën të pamundurën për t'u fshehur. Por në dimër, pemët e zhveshura nuk munden të fshehin malin e betonit dhe dritaret, i madh sa pesë supermarkete Wal-Mart, që fshihet prapa një argjinature. Një hap më shumë po të bësh pa fletëhyrjen e duhur dhe ja tek shfaqen disa burra të veshur me të zeza që të drejtojnë tytën e pistoletave. Po të kalosh rojet e armatosur dhe rrethimin, të paktën 1700 vartës federalë dhe 1200 kontraktorë punojnë në Liberty Crossing, emri i koduar që tregon zyrat qendrore të drejtorit të shërbimit të fshehtë kombëtar si dhe qendrës kombëtare antiterrorizëm. Të dy zyrat ndajnë një forcë policore dhe mijëra vendparkime. Liberty Crossing është qendra e kompleksit të agjencive qeveritare dhe kompanive private që kanë mbirë si kërpudha pas shtatorit 2001. Por nuk është pjesa kryesore, më e kushtueshme apo më e fshehtë e industrisë së madhe të 11 shtatorit.
Mes tabelave të vendosura në hollin e një pallati të madh në Arlington County nuk është ajo e një njësie të Air Force, e quajtur Xoiws. E megjithatë, zyrat e saj janë në katin e tretë të ndërtesës. Në Elkridge, Maryland, një strukturë klandestine fshihet në një tjetër ndërtesë betoni, e cila ka dritare false për t'u dukur si një ndërtesë normale zyrash. Në Arnold, në Missouri, ndërtesa ndodhet përballë dy dyqaneve të mëdhenj Target dhe Home Depot. Në St Petersburg, në Florida, ndodhet në një ndërrtesë modeste me tulla në një lagje biznesi.
Çdo ditë, kudo në Shtetet e Bashkuara, 854 mijë punonjës publikë, ushtarakë dhe kontraktorë privatë kontrollohen dhe pranohen në zyra të mbrojtura nga kyçe elektromagnetikë, telekamera për njohjen e retinës së syrit dhe mure të fortifikuar për të mos u depërtuar prej aparaturave për interceptime mjedisore.
Nuk është ekzaktësisht "kompleksi ushtarako-industrial" i Presidentit Eisenhower, i lindur me luftën e ftohtë dhe i destinuar për të ndërtuar armë bërthamore me funksione penguese kundrejt Bashkimit Sovjetik. Kjo është një industri sigurie kombëtare me një mision më të përgjithshëm: të mposhten terroristët kudo në botë.
Shumë prej informacioneve për këtë mision janë sekretë. Për këtë arsye, është kaq e vështirë për të vlerësuar sukseset dhe pikasur problemet e America top-secret, si për shembull për të kuptuar nëse paratë shpenzohen në mënyrë të arsyeshme. Bilanci i shërbimeve të fshehtë amerikanë është shumë i madh. Vitin e kaluar janë deklaruar 75 miliardë dollarë, 21.5 herë më shumë krahasuar me 10 shtatorin 2001. Por kjo shifër nuk përfshin shumë aktivitete ushtarake dhe programe të brendshëm antiterrorizëm. Të paktën 20 përqind e organizatave qeveritare të thirrura për t'iu kundërvënë rrezikut të terrorizmit janë krijuar ose ristrukturuar menjëherë pas 11 shtatorit. Të tjera, që ekzistonin edhe më parë, janë rritur në mënyrë jo të përpjesshme për arsye se administrata "Bush" dhe Kongresi donin që t'u jepnin agjencive më shumë para nga sa mund të menaxhonin. Nëntë ditë pas atentateve, kongresi dha 40 miliardë dollarë, përveç parave të parashikuara tashmë në buxhetin federal, për të forcuar mbrojtjen e brendshme dhe për të nisur një ofensivë globale kundër al Kaedës. Më pas u shtuan 36.5 miliardë dollarë të tjerë në vitin 2002 dhe 44 miliardë dollarë në 2003. Ishte vetëm fillimi.
Agjencitë ushtarake dhe të shërbimit të fshehtë janë shumëfishuar falë këtyre parave. Në fund të vitit 2001 ishin krijuar tashmë 24 organizata, mes të cilave zyra për sigurinë kombëtare dhe task forcat për gjurmimin e pasurive të terroristëve jashtë vendit. Në vitin 2002 u krijuan 37 të tjera për të gjetur armë të shkatërrimit në masë, për mbledhjen e të dhënave për rreziqe të mundshëm si dhe për koordinimin e nismave të reja antiterrorizëm. Vitin tjetër u shfaqën 36 organizata të reja, të ndjekura nga 26, më pas 31, pastaj 32 dhe në fund, të paktën 20 organizata në vit, në vitet 2008, 2009 dhe 2010. Në tërësi, si reagim pas 11 shtatorit janë krijuar apo ristrukturuar të paktën 263 organizata.
Secila ka kërkuar personel të ri dhe ka kërkuar gjithashtu mbështetje administrative dhe logjistike: centralistë, sekretari, arkivistë, arkitektë, marangozë, teknikë të ajrit të kondicionuar dhe pastrues, të gjithë me leje maksimale sigurie për të hyrë e për të dalë nga ndërtesat. Me kaq shumë vartës, njësi dhe organizata të reja, linjat e ndarjes mes përgjegjësive të ndryshme janë bërë më konfuze dhe të padukshme. Për këtë arsye, me rekomandim të komisionit bipartizan të 11 shtatorit, në vitin 2004 administrata "Bush" dhe Kongresi vendosën që të ngrejnë një agjenci mbikëqyrjeje, zyrën e drejtorit të shërbimeve të fshehtë kombëtarë (Odni), i ngarkuar për të mbajtur nën kontroll këtë përpjekje kolosale. Kur u inaugurua, në pranverën e vitit 2005, zyra e John d. Negropontes përbëhej nga 11 persona të vendosur në një lloj bunkeri pranë Shtëpisë së Bardhë. Një vit më vonë, agjencia u transferua në dy kate të një ndërtese tjetër. Në prill 2008 u instalua në zyrat e saj të përhershme, në Liberty Crossing.
Sot, shumë funksionarë që punojnë në agjencitë e shërbimit të fshehtë thonë se nuk i kanë të qarta idetë se cilat janë përgjegjësitë e Odni. Drejtori i fundit, Dennis C. Blair ka punuar fort për çështje dhe probleme shumë konkretë si për shembull reforma e prokurimeve, rrjetet e pajtueshëm informatikë dhe standardet analitiko-bashkëpunues. Por Odni ka patur më shumë sasi se sa cilësi, pasi fluksi në rritje i të dhënave të shërbimit të fshehtë asgjëson kapacitetin e sistemit për t'i analizuar dhe përdorur. Çdo ditë, sistemet e mbledhjes së inforacionit të agjencisë për sigurinë kombëtare interceptojnë dhe memorizojnë 1.7 miliardë e-maile, telefonata dhe lloje të tjerë komunikimi. Por agjencia analizon vetëm një pjesë të këtij materiali, i cili shpërndahet në 70 baza të ndryshme të dhënash. I njëjti problem u përket të gjithë agjencive të tjera të shërbimit të fshehtë, pasi asnjëra prej tyre nuk ka numër të mjaftueshëm analistësh dhe përkthyesish për këtë mal me punë.
Efekti praktik i këtij sistemi gjigant është i dukshëm, në shkallë shumë të reduktuar, në zyrën e Michael Leiter, drejtori i qendrës kombëtare antiterrorizëm. Leiter e kalon një pjesë të madhe të ditës së tij përpara katër ekraneve të kompjuterëve të reshtuar në tryezën e tij të punës. Në këmbët e tij ndodhen gjashtë hard disk-ë. Fluksi i të dhënave është kolosal dhe dhjetëra baza të dhënash ushqejnë rrjete të ndryshëm informatikë që nuk mund të ndërveprojnë mes tyre.
Populli i SCIF
Për të krijuar një tjetër ide se sa e shtrirë është America top secret, mjafton të drejtohesh për në perëndim përgjatë autostradës që të çon në aeroportin ndërkombëtar Dulles në Uashington. Aty ku qendra e vetëshërbimit Michaels dhe libraria Books-a-million ia lënë vendin gjigantëve të industrisë ushtarake Northrop Grumman dhe Lockheed Martin, merrni korsinë e daljes dhe kthehuni majtas. Këta dy kuba me pesë kate e me ngjyrë të kaltër i përkasin agjencisë kombëtare të inteligjencës gjeohapësinore, që analizon pamjet dhe të dhënat e hartave të gjeografisë së Tokës. Kështu thuhet në një tabelë të vogël të fshehur prapa një kutie të drunjtë.
Në anën tjetër të rrugës, në zyra me ngjyrë çokollatë ndodhet Carahsoft, një kontraktor i agjencive të inteligjencës i specializuar në hartografi, analizë interceptimesh dhe grumbullim të dhënash. Pak më tutje është një qendër qeveritare e specializuar në analizën e strukturave nëntokësore. Ka për detyrë të pikasë qendrat nëntokësore të komandës jashtë vendit që lidhen me armën e shkatërrimit në masë dhe grupet terroristë, si dhe furnizon me konsulencë ushtarakët për mënyrën e shkatërrimit të tyre. Në të gjithë vendin ekzistojnë qendra veprimtarie shumë të fshehtë, por kryeqyteti i Amerikës top secret është rajoni i Uashingtonit.
Pothuajse gjysma e industrisë së 11 shtatorit është e shpërndarë në një zonë që shtrihet nga Leesburg në drejtim të jugut deri në Quantico për t'u ngjitur drejt Uashingtonit dhe kthyer në verilindje drejt Linthicum, më pas pak më në veri në aeroportin ndërkombëtar Marshal të Baltimora-Washington. Shumë zyra ndodhen brenda komplekseve të paarritshëm apo brenda bazave ushtarake. Të tjera ndodhen në lagje biznesi apo edhe përzihen në shkolla dhe qendra tregtare dhe kalojnë pa u vënë re nga sytë e banorëve.
Jo shumë larg nga autostrada që të çon në Dulles CIA ka zënë dy ndërtesa. Më në jug, Springfield përgatitet për të pritur qendrën e re 1.8 miliardë dollarëshe të agjencisë kombëtare për inteligjencën gjeohapësinore, që do të bëhet e katërta ndërtesë federale më e madhe në zonë dhe do të punësojë 8500 vetë. Stimujt për ekonominë janë duke financuar me qindra milionë dollarë këto lloje ndërtimesh federale në të gjithë rajonin.
Nuk është vetëm numri i zyrave që tregon diimensionet dhe kostot e një ekspansioni të tillë, por edhe ajo çfarë mbajnë brenda: monitorë, badge ku shkruhet "kërkohet shoqërim", makineri për rreze X, sirtarë ku duhet të lësh celularin dhe beeper-in, kyçe me tastierë që hapin salla speciale me mure metalikë, të papenetrueshëm nga instrumentet për interceptime telefonike dhe të mbrojtura nga alarme dhe forca të sigurisë në gjendje të reagojnë brenda çerek ore. Çdo ndërtesë ka të paktën një nga këto salla të njohura si SCIF (Sensitive Compartmented Information Facility). Disa janë të vogla, të tjera të mëdha sa katër fusha futbolli. Në SCIF punojnë njerëz të paguar jo mirë që marrin me vete drekën nga shtëpia për të kursyer. Janë analistë nga 20 në 30 vjeç që fitoijnë nga 41 mijë në 65 mijë dollarë në vit. Në rastin më të mirë, analizat e tyre miksojnë interpretimin kulturor dhe fragmentet e bashkëbisedimeve, dialogët e koduar, zërat anonimë, për t'i transformuar në tregues që të çojnë drejt grupeve të dyshuar që dëshirojnë të dëmtojnë SHBA. Kjo punë lehtësohet prej kompjuterëve që përzgjedhin dhe klasifikojnë të dhënat. Megjithatë, në fund analiza kërkon gjykimin njerëzor dhe gjysma e analistëve janë relativisht joekspertë. Shpesh herë, analistët me kontratë sapo kanë dalë nga universiteti dhe janë të formuar në zyrat qendrore.
Nigeriani i pashqetësuar
Problemi i shumë raporteve të shërbimit të fshehtë, shpjegon kush i lexon, është se kufizohen të përsërisin fakte që tashmë dihen. Deri edhe raportet e analistëve të qendrës kombëtare antiterrorizëm, ku duhet të hidhen informacionet sensibël më të vështirë për t'u gjurmuar, gjykohen si të pamjaftueshëm nga zyrtarët e shërbimit të fshehtë, sepse nuk prodhojnë informacione origjinalë, apo, më të mirë se sa ata të CIA-s, FBI, të agjencisë për sigurinë kombëtare apo për agjencinë e shërbimit të fshehtë të mbrojtjes.
Duke qenë se shumë informacione gjykohen të rezervuar, mund të jetë e vështirë të kesh një kuadër të përgjithshëm të asaj që ndodh çdo ditë në Amerikën top secret. Megjithatë, herë pas here del në pah një shembull. Një i kohëve të fundit nxjerr sistemin e pas 11 shtatorit në anët e tij më të mira dhe më të këqia njëkohësisht. Në vjeshtën e vitit 2009 doli lajmi se kishte diçka të çuditshme në Jemen. Presidenti Obama firmosi një urdhër me anë të të cilit dërgonte disa reparte specialë të fshehtë për të gjetur dhe vrarë liderët e një grupi të lidhur me al Kaedën. Në Jemen, repartet specialë organizuan një qendër operacionesh të mbushur me kompjutera, pajisje hetues dhe aparatura komunikimi. U shkëmbyen mijëra interceptime, raporte, prova fotografike dhe filmime me dhjetëra organizata top secret në Shtetet e Bashkuara.
Por kur informacionet mbërritën në qendrën kombëtare antiterrorizëm në Uashington për t'u analizuar, përfunduan të varrosura nga pesë mijë dokumente me të dhëna të përgjithshme mbi terrorizmin që monitorohen përditë. Analistëve iu desh të kalojnë nga një bazë të dhënash në tjetrën, nga një monitor në tjetrin vetëm për të kuptuar se çfarë mund të ishte interesante. Ndërkohë që operacionet ushtarakë në Jemen intensifikoheshin dhe zërat për një sulm të mundshëm terrorist sa vinin e shtoheshin, agjencitë e zbulimit i kishin hyrë punës. Fluksi i informacioneve që mbërrinin në qendrën kombëtare antiterrorizëm ishte shumë i madh. Aty në mes kishte të dhëna jetësore. Emri i një burri në Jemen. Përmendja e një ekstremisti nigerian. Raporti i një babai nigerian i shqetësuar për të birin që ishte zhdukur në jemen. Ishin të gjithë tregues për atë që do të ndodhte kur një nigerian me emrin Umar Farouk Abdulmutallab kishte lënë Jemenin dhe në Amsterdam kishte hipur në një avion që nisej për në Detroit.
Megjithatë, askush nuk i bëri bashkë. Sepse, siç do të dëshmonin më vonë vetë zyrtarët, sistemi ishte bërë kaq i madh saqë kufijtë e përgjegjësisë ishin shuar. Abdulmutallab kishte arritur të hipte në bordin e 253 Northwest Airlines. Donte të ndizte eksplozivët që kishte fshehur në mbathje, ndërkohë që avioni ulej drejt Detroitit. Nuk ishte industria e madhe e 11 shtatorit që shmangu fatkeqësinë, por një pasagjer që e pa nigerianin dhe e ndaloi.
Ndërtimi dhe zgjerimi i zyrave vazhdon në të gjithë vendin. Shumë shpejt do të nisin punimet për një qendër të përpunimit të të dhënave me vlerë 1.7 miliardë dollarë e agjencisë për sigurinë kombëtare, pranë Salt Lake City. Vitin që vjen, në Tampa, zyra e re 25 mijë metra katrorë për zbulimin e komandës qendrore të forcave të armatosura do të ketë në krahë zyra të reja me të njëjtat dimensione dhe një vit më vonë do të ngrihen zyrat në një ndërtesë 5 mijë metra katrorë vetëm për departamentin e operacioneve specialë.
Ndërkohë, tetë kilometra në juglindje të Shtëpisë së Bardhë, departamenti për sigurinë e brendshme ka hapur kantierin e qendrës së re, që do ta ndajë me rojën bregdetare. Departamenti, që ekziston prej vetëm 7 vitesh, ka tashmë programet e tij sekretë, njësitë e kërkimit, qendrën e komandës, parkun e mjeteve të blinduar si dhe stafin prej 230 mijë punonjësish. Në truallin ku dikur ngrihej spitali psikiatrik St elizabeths në Anacostia, do të ngrihet një ndërtesë prej 3.4 miliardë dollarësh. Do të jetë kompleksi më i madh qeveritar që është ndërtuar që nga koha e Pentagonit. Një gur ushtarak i gjeografisë alternative të Amerikës top secret, i madh katër herë sa Liberty Crossing.
Një rast "dështimi"
Fluksi i informacioneve që mbërrinin në qendrën kombëtare antiterrorizëm ishte shumë i madh. Aty në mes kishte të dhëna jetësore. Emri i një burri në Jemen. Përmendja e një ekstremisti nigerian. Raporti i një babai nigerian i shqetësuar për të birin që ishte zhdukur në jemen. Ishin të gjithë tregues për atë që do të ndodhte kur një nigerian me emrin Umar Farouk Abdulmutallab kishte lënë Jemenin dhe në Amsterdam kishte hipur në një avion që nisej për në Detroit.
Megjithatë, askush nuk i bëri bashkë. Sepse, siç do të dëshmonin më vonë vetë zyrtarët, sistemi ishte bërë kaq i madh saqë kufijtë e përgjegjësisë ishin shuar. Abdulmutallab kish arritur të hipte në bordin e 253 Northwest Airlines. Donte të ndizte eksplozivët që kishte fshehur në mbathje, ndërkohë që avioni ulej drejt Detroitit. Nuk ishte industria e madhe e 11 shtatorit që shmangu fatkeqësinë, por një pasagjer që e pa nigerianin dhe e ndaloi.


Depozita e dyshekëve nuk është thjesht një depozitë. Nëse kalon kangjellat dhe zhvendosesh tek xhami do të zbulosh eskortën e një personazhi të rëndësishëm: një varg SUV-ësh të zinj të blinduar për t'u rezistuar shpërthimeve dhe sulmeve me armë. Përgjatë rrugës kryesore, kartelat publicitare nuk kërkojnë të shesin shtëpi, por ftojnë ata që mendojnë se kanë të dhëna për kësi punësh që të vijnë në një panair pune pranë "Cafe Joe", që nuk është një bar dosido. Pallati i ri i zyrave ngjyrë gri të errët është në të vërtetë një lloj hoteli në të cilin mund të jepen me qira dhoma që u rezistojnë interceptimeve. Madje, edhe kapanxha që duket nga dy ndërtesat e ulëta dhe të zgjatura nuk është një kapanxhë e thjeshtë. Rrethuar nga cilindra betoni, është një pikë aksesi për një central për transmetimet kabllorë. "Fshehtësi maksimale", pëshpërit një funksionar, që do të thotë se shumë pak personave u lejohet të dinë se çfarë transmeton. Vende të tillë ndodhen në rrethinat e Uashingtonit, në atë që është shndërruar në një kryeqytet të një gjeografie alternative të Shteteve të Bashkuara, për shkak të përqendrimit të organizatave qeveritare sekrete dhe sipërmarrjeve private që punojnë për to. Fort Meade është më i madhi i një sërë kompleksesh të ngjashëm të ngritur në të gjithë vendin, që përbëjnë qendrat nevralgjike të Amerikës top secret dhe 854 mijë punonjësve të saj. Zyra të tjera të ngjashme ndodhen në Dulles-chantilly, në Virginia, në Denver-Aurora, në Colorado dhe në Tampa, në Florida. Të gjithë financohen nga qeveria federale.
Në komplekset e Amerikës top secret askush nuk flet për punë. As për operacione. Për rolin e zbulimit në mbrojtjen e vendit diskutohet vetëm kur diçka shkon keq apo kur qeveria është e detyruar të hetojë, apo kur një lajm i rezervuar përfundon në gazeta. Ekzistenca e këtyre komplekseve vihet kaq pak re saqë shumica e njerëzve as nuk e kuptojnë që po afrohen në epiqendrën e Fort Meade, as edhe kur navigatori i makinës fillon papritur të japë të dhëna të gabuara. Kur ndodh një gjë e tillë, do të thotë që agjencia për sigurnë kombëtare është pranë. Por nuk është e lehtë të dish ku ndodhet me saktësi. Pemë, gardhe me tela dhe skarpata fshehin ndërtesat nga pothuajse të gjithë këndet. Pengesa betoni, vende roje dhe sinjale rreziku nuk u lejojnë personave të paautorizuar që të hyjnë në zyrat e agjencisë më të madhe të zbulimit të Shteteve të Bashkuara.
Prapa të gjithë këtyre pengesave shfaqen ndërtesa të mëdha kanosëse me radhë të tëra dritaresh me xhama antiplumb e antibombë. Dhe prapa xhamave janë rreth 30 mijë vetë, shumë prej të cilëve janë duke lexuar, dëgjuar apo analizuar një fluks të pafundëm bashkëbisedimesh të interceptuar 24 orë në 24, shtatë ditë në javë.
Shkolla ekskluzive
Nga rruga është e pamundur të kuptosh se sa e madhe është qendra e NSA, edhe pse zyrat e saj zënë 2 milionë kilometra katrorë, pak a shumë sa Pentagoni, dhe janë të rrethuar nga 30 hektarë parkime. Dhe do të vazhdojnë të rriten: në 15 vitet e ardhshëm janë parashikuar 10 mijë pranime të reja. Faza e parë e ekspansionit do të kushtojë 2 miliardë dollarë dhe do ta çojë hapësirën që zë Fort Meade në më shumë se 4 milionë kilometra katrorë. Zyrat qendrore të NSA ndodhen në brendësi të bazës ushtarake të Fort Meade, që përmbledh 80 organizata qeveritare, mes të cilave shumë kompani të zbulimit. Në tërësi injektojnë çdo vit dhjetë miliardë dollarë paga dhe kontrata në ekonominë e rajonit, një shifër që shpjegon dimensionet e kompleksit, që shtrihet 15 kilometra në çdo drejtim.
Përjashtë perimetrit të NSA fillojnë të duken zyrat e agjencive dhe kompanive që punojnë për këtë agjenci dhe për organizatat e tjera të lidhura me të. Në disa zona zënë lagje të tëra. Në të tjera janë qendra të mëdha të lidhura me kampusin e NSA nga rrugë private që kanë në hyrje të tyre tabela kërcënuese për moslejim hyrjeje. Më i madhi i këtyre komplekseve është National Business Park, 70 hektarë pallate xhami të fshehur mirë. Këtu qëndrojnë kompani të kontraktuara dhe në vendet ku të gjithë dinë për praninë e tyre përpiqen që të shfaqen sa më pak të jetë e mundur. Por në National Business Park, ku mund të vijnë vërdallë vetëm punonjës të agjencive të tjera të ngjashme, shenjat e tyre janë shumë të mëdha dhe natën ndizen me drita të kuqe, të verdha e të kaltra: Booz Allen Hamilton, L-3 Communications, Csc, Northrop Grumman, General Dynamics, Saic.
Në kompleksin e Fort Meade janë të pranishëm më shumë se 250 kompani, 13 përqind e të gjithë atyre që janë pjesë e Amerikës top secret. Punonjësist iu nënshtrohen vazhdimisht testeve të makinës së të vërtetës, firmosin për detyra të rezervuara dhe çdo herë që dalin jashtë vendit hartojnë raporte të gjatë. Janë të stërvitur për marrëdhëniet me fqinjët e zhurmshëm dhe miqtë kuriozë. Disa marrin edhe identitete falsë. Nëse pijnë shumë, marrin shumë borxhe apo bëjnë miqësi me njerëz të nënshtetësive të caktuara, mund të humbasin pasaportën që u mundëson të punojnë për NSA dhe agjencitë e tjera të zbulimit. Zakonisht janë të zotë në matematikë: NSA ka të punësuar numrin më të madh të matematicienëve në botë. Ka gjithashtu nevojë për ekspertë në gjuhë të huaja dhe teknologji, dhe natyrisht edhe për kriptologë. Shumë quhej Istj, që do të thotë "introverted for sensing, thinking and judging", domethënë sipas testit të Myers-Briggs, janë persona që kanë prirjen të jenë introversë sa i përket ndjeshmërisë, mënyrës së të menduarit dhe të gjykuarit. Këto janë tiparet mbizotëruese të atyre që punojnë në Fort Meade. Një batutë e vjetër që qarkullon në atë ambient është: "Si mund të njohësh një ekstorvers në NSA? Eshtë ai që sheh këpucët e tjetrit".
"Janë ndër personat më inteligjentë në botë", thotë Ken Ulman, një drejtues i Hoëard County, një prej gjashtë konteve që hyjnë në sferën e influencës gjeografike të NSA. "Kërkojnë shkolla të mira dhe një cilësi të mirë jetese". Shkollat janë padyshim ndër më të mirat dhe vitin tjetër disa prej tyre do të përshtasin një program studimesh që parashikon t'u mësojë fëmijëve 10-vjeçarë se cilin stil jetese duhet të ndjekin për të qenë të përshtatshëm për këto lloje pune.
Jashtë njërës prej shkollave ka një radhë me autobusë të verdhë. Ata shoqërojnë fëmijët në disa prej lagjeve më të pasura të vendit. Mirëqenia ekonomike është një tjetër tipar i Amerikës top secret. Sipas institutit të statistikës, kompleksi i NSA përfshin gjashtë nga dhjetë kontetë më të pasura të Shteteve të Bashkuara.
Në të gjithë zonën gjen shembuj se si bota top secret ndërthuret me atë publike. Këtu një restorant Quiznos i ngjan çfarëdolloj lokali tjetër të zinxhirit, me përjashtim të radhës që nis të krijohet në 11 të paradites. Shumë persona në pritje mbajnë syze dielli "Oakley", marka e preferuar e atyre që kanë punuar në Afganistan apo në Irak. Dhe mbajnë veshje me ngjyrën e rërës së shkretëtirës. 40 përqind e personelit të NSA përbëhet nga ushtarakë në shërbim aktiv.
Në një tjetër zonë, një prej banorëve, Jerome Jones flet për pallatin që sapo është ngritur prapa shtëpisë së tij. "Një herë e një kohë ishte kudo fshat, më pas nisën të gërmojnë", thotë. "Nuk di çfarë po ndërtojnë, por nuk më shqetëson". Pallati, i fshehur prapa një gardhi është më i madh se një fushë futbolli. Nuk ka asnjë tabelë. Ka një adresë, por Google Maps nuk e njeh. Nëse provoni ta kërkoni, shfaqet gjithmonë si "6700". Asnjë emër rruge. Vetëm 6700.
Njerëz misteriozë
Sipas kompanisë që merret me bonifikime mjedisore "Walsh", në zonën e Uashingtonit janë 4 miijë zyra që merren me informacione të rezervuar, 25% më shumë se vitin që kaloi. Çdo ditë, personeli i "Walsh" ka 220 zyra për t'u kujdesur. Në të gjithë pallatet ka diçka për të kontrolluar. Pas pak, në kompleksin e Fort Meade do të ketë një të ri: një pallat me katër kate që po ngrihet përbri një ndërtese private luksi. Sipas ndërtuesit, është në gjendje t'i rezistojë edhe një autobombe. Dennis Lane thotë se punëtorët e tij kanë futur më shumë shufra se normalja në të gjithë kolonat e hekurit për ta bërë më solide strukturën.
Lane është zëvendëspresident i Ryan Commercial Real Estate. Sot është 55 vjeç dhe ka punuar dhe jetuar nën hijen e NSA përgjatë të gjithë jetës dhe ka mësuar të mbajë parasysh faktin që agjencia ka një prani gjithnjë e më të madhe në komunitet. Mbledh informacione të fshehtë duke përdorur rrjetin e tij të informatorëve privatë, drejtues si ai që shpresojnë të pasurohen me një organizatë të cilën fqinjët e tij as nuk e dinë që ekziston.
Tashmë ka kuptuar që çdo herë që NSA apo një tjetër organizatë e fshehtë e qeverisë merr me qira një ndërtesë të re, do të thotë se do të pranojë kontraktorë të rinj dhe do të zgjerojë kontaktet me kompanitë lokale. Ndjek prej kohësh projektet e ndërtimit, transferimit të vendeve të punës, vendimet e kompanive. E di që me zgjerimin e NSA, urbanistët e zonës parashikojnë krijimin e dhjetë mijë vendeve të reja të punës, të cilëve do t'u shtohen 52 mijë të tjerë me mbërritjen e njësive të reja të zbulimit që do të transferohen në Fort Meade. Lane ishte informuar tashmë për gjithçka muaj përpara lajmërimit zyrtar që komanda e radhës gjigante ushtarake, US Cyber Command do të drejtohej nga i njëjti gjeneral me katër yje që drejton NSA-në. "Do të jetë diçka e madhe", thotë. "Një komandë kibernetike mund të zërë të gjithë zyrat që ndodhen këtu". Lane e di sepse ka asistuar në zhvillimin e NSA pas 11 shtatorit. Tashmë, agjencia trajton 1.7 miliardë komunikime të interceptuar çdo 24 orë: email, chat, postë, adresa interneti, telefonata nga numra fiksë apo celularë.
Në mënyrën e saj, edhe Jeani Burns ka parë se si ka ndodhur e gjithë kjo. Burns, një biznesmene në kompleksin e Fort Meade është duke pirë diçka pas pune dhe tregon me gisht disa burra që rrijnë në këmbë në një qoshe tjetër të barit. "I njoh me një të parë", thotë. "Veshja. Prerja e flokëve. Qëndrimi. Kanë pamje dyshuese, sikur të kenë frikë se mos dikush i pyet se kush janë". Edhe agjentët e fshehtë vijnë këtu, për t'i kontrolluar "për t'u siguruar që ndokush nuk flet shumë".
Burns e di mirë: jeton me një prej atyre njerëzve misteriozë prej njëzetë vitesh. Më parë ishte një agjent i NSA. Tani punon me kontratë për agjencinë. Ka qenë në luftë. Nuk e di se ku. Bën diçka të rëndësishme. Nuk e di çfarë. Eshtë dashuruar me të njëzetë vite më parë dhe që atëherë i është dashur të përshtatet. Kur dalin me njerëz të tjerë, ajo i paralajmëron: "Mos e pyesni për asgjë". Ndonjëherë kuptojnë, por kur nuk kuptojnë "është telash. Nuk i takojmë më".
E quan një "vëzhgues. Jam unë e ndërfutura", thotë. "Më vjen keq që nuk më çon asnjëherë në një udhëtim, që nuk mendon asnjëherë për diçka interesante për të bërë së bashku... Ndihem pak e gënjyer". Por shton: "E respektoj seriozisht për atë që bën. Ia ka dedikuar të gjithë jetën e tij punës për të siguruar që të ruajmë stilin tonë të jetesës dhe nuk ka marrë asnjëherë një falënderim publik".
Jashtë barit, kompleksi është në aktivitet të plotë. Natën, në kufijtë e National Business Park dritat e shumë ndërtesave qëndrojnë të ndezura. 140 dhomat e Marriot Courtyard janë të gjitha të zëna, si ndodh zakonisht, nga klientë si ky burrë që vjen dhe thotë vetëm: "Jam nga ushtria".
Matematicienët, ekspertët e gjuhëve, teknikët dhe kriptologët hyjnë dhe dalin nga NSA. Ata që largohen zbresin me ashensorë në katin përdhes dhe secili ka në dorë një kuti të vogël plastike me kode. Në brendësi është një çelës që tingëllon teksa ecin. Për ata që punojnë këtu, është sinjali i ndërrimit të turnit.
Ndërkohë që ata që vijnë shtyjnë dyert e rrotullueshme, ata që largohen fusin badge-n e tyre në një makinë. Hapet një derëz. Lënë të bjerë çelësi dhe dalin më pas nga dyert e rrotullueshme. Makinat e tyre kalojnë me ngadalë dyert që mbrojnë NSA-në, duke sfiluar përkrah një fluksi të vazhdueshëm automjetesh që janë duke hyrë. Në kompleksin e Fort Meade, kryeqytet i Amerikës top secret që nuk fle kurrë dhe që sa vjen e zmadhohet, tashmë është pothuajse mesnatë.


Në qershor, një gdhendës në Manassas gdhendi një tjetër yll në një mur të mermertë në zyrat qendrore të CIA-s. Ka nga një për çdo punonjës të agjencisë që ka mbetur i vrarë në luftën globale që nisi pas atentateve të 2001. Memoriali shërben për të nderuar kurajën e punonjësve të vrarë gjatë ushtrimit të detyrës, por fsheh edhe një prej sekreteve të pas 11 shtatorit: tetë nga 22 njerëzit e vrarë nuk ishin funksionarë të CIA-s. Ishin kontraktorë, agjentë privatë të pajtuar me kontratë. Për të garantuar që misionet më delikatë kryhen prej personave besnikë ndaj interesave të vendit, normat federale parashikojnë që kontraktorët nuk mund të kryejnë asnjëherë "funksione që i përkasin autoriteteve qeveritare".
Në realitet, në agjencitë e shërbimeve të fshehtë dhe të antiterrorizmit kjo ndodh vazhdimisht. Duhej të ishte një zgjidhje e përkohshme, por është shndërruar në një formë varësie. Nga 854 mijë persona që kryejnë veprimtari top secret, 265 mijë janë me kontratë. Shembulli më i mirë i varësisë së Uashingtonit nga kontraktorët është CIA, e cila mund të kryejë veprimtari jashtë vendit që nuk i lejohet asnjë agjencie tjetër qeveritare. Privatët që punojnë për CIA-n rekrutojnë spiunë në Irak, japin ryshfete për të siguruar informacione në Afganistan dhe mbrojnë drejtuesit e agjencisë në vizitat në kryeqytetet e huaja. Kanë kontribuar në arrestimin e një të dyshuari për terrorizëm në Itali, kanë marrë në pyetje persona të mbajtur në burgje të fshehtë jashtë vendit dhe kanë survejuar dezertorët e fshehur në periferi të Uashingtonit. Në zyrat qendrore në Langley analizojnë rrjetet e terrorizmit. Në kampin e stërvitjes në Virginia formojnë një brez të ri spiunësh amerikanë.
Afro 30 përqind e personelit të angazhuar nga shërbimet e fshehtë është me kontratë. Privatët mund të ofrojnë një pagë më të lartë, shpesh herë madje dyfishin e asaj që mund të paguajë shteti. Dhe duke qenë se konkurrenca është e pamëshirshme, disa ofrojnë si bonus një BMW apo një çek 15 mijë dollarësh, siç bëri për shembull në qershor Raytheon për të siguruar disa programues kompjuterikë. Tashmë, shoqëritë me kontratë shkëpusin talente prej agjencive qeveritare. I ka ndodhur edhe CIA-s, ku punonjësit e 114 agjencive private përbëjnë një të tretën e personelit dhe zënë pothuajse dhjetë mijë vende pune. Shumë janë pranuar me kohë të caktuar. Shpesh herë janë ish-ushtarakë apo agjentë që janë larguar për të punuar më pak dhe për të fituar më shumë duke vazhduar njëkohësisht të marrin edhe pensionin federal. Kontraktorët vrasin armiqtë, spiunojnë qeveritë e huaja dhe organizatat terroriste, marrin pjesë në formulimin e planeve të veprimit. Në zonat e luftës grumbullojnë informacione mbi fraksionet vendës. Janë historianët, arkitektët, rekrutuesit e agjencive më të fshehta të vendit. Janë konsulentët më të besuar të gjeneralëve me katër yje. Qeveria ka aq shumë nevojë për këta privatë në gjendje të garantojnë sigurinë saqë tashmë ekzistojnë më shumë se 300 shoqëri, të mbiquajtura body shop, të specializuara në kërkimin e personelit.
Kemi përllogaritur që kontraktorët që kanë detyra të një fshehtësie maksimale janë 265 mijë. Shifra është konfirmuar nga zyrtarë të ndryshëm të lartë të shërbimeve të fshehtë. Në bazën e të dhënave të Amerikës top-secret shfaqen 1931 shoqëri që kryejnë veprimtari në nivele maksimalë fshehtësie. Më shumë se një e katërta, 553, kanë lindur në vitin 2001, ndërkohë që të tjera që ekzistonin tashmë janë rritur shumë. Pothuajse të gjitha kanë një biznes të artë, ndërkohë që pjesa tjetër e vendit është goditur nga kriza. Industria e sigurisë kombëtare nuk i shet ushtrisë dhe shërbimeve të fshehtë vetëm avionë, anije dhe tanke. Shet edhe ekspertë, që këshillojnë, stërvisin dhe punojnë kudo, edhe në bunkerë tetë metra poshtë Pentagonit, ku qëndrojnë krah ushtarëve me veshje luftimi, të angazhuar në survejimin e pikave të nxehta përreth botës. Sipërmarrjet private janë tashmë kaq shumë të përfshira në operacionet më delikate, saqë pa to disa misione të ushtrisë dhe të shërbimeve të fshehtë ose do të ndërpriteshin, ose do të ishin në vështirësi.
Në Departamentin për Sigurinë e Brendshme, numri i privatëve është i njëjtë me atë të agjentëve federalë. Për personelin dhe shërbimet thelbësorë, departamenti varet nga 318 shoqëri, duke përfshirë 19 agjenci që e ndihmojnë për të gjetur dhe rekrutuar personel të ri. Në zyrën që merret me informacionet e fshehtë, gjashtë në dhjetë punonjës janë privatë. Agjencia për Sigurinë Kombëtare që kryen operacione survejimi elektronik në të gjithë botën, pranon kompani private që sjellin risitë më të fundit teknologjike. Sot bashkëpunon me të paktën 4483 shoqëri të huaja.
Zyra kombëtare e rikonjicionit, zyra e departamentit të mbrojtjes që ndërton, lançon dhe menaxhon satelitët spiunë me të cilët fotografon vende si Kina, Korea e Veriut dhe Irani, nuk mund të bënte asgjë pa ndihmën e katër shoqërive private me të cilat bashkëpunon.
Të gjithë organizatat ushtarake dhe shërbimet e fshehtë varen nga përkthyes me kontratë që komunikojnë me jashtë, përkthejnë dokumente dhe deshifrojnë interceptimet elektronike. Kërkesa për gjuhën mëmë të të huajve është kaq e madhe dhe shifrat që qeveria është gati të paguajë janë kaq të mëdha, saqë në këtë sektor janë 56 kompani në konkurrencë mes tyre.
Secila prej 16 agjencive të shërbimit të fshehtë që përgatisin rrjete kompjuterikë, komunikojnë me rrjete të agjencive të tjera dhe që merren me nxjerrjen e informacioneve që mund të shfaqin zbuluar një komplot terrorist. Vetëm në këtë sektor punojnë më shumë se 400 shoqëri.
Duke shkuar tek privati, shteti do të duhej të kursente, por në të vërtetë nuk ndodhi kështu. Nga një studim i botuar në vitin 2008 nga zyra e drejtorit të shërbimeve të fshehtë kombëtar, doli që privatët përbëjnë 29 përqind të stafit të agjencive të zbulimit, por kushtojnë sa 49% e buxhetit të destinuar për personelin.
Korridorët e pushtetit në Uashington shtrihen në vijë thuajse të drejtë nga Gjykata e Lartë, në Kongres dhe në Shtëpinë e Bardhë. Duke vazhduar më në perëndim, përtej lumit Potomac, duken qartë mbi të gjitha natën zyrat e pushtetit jozyrtar. Në periferitë rezidenciale të Virginias shfaqen shenjat e ndriçuara të Amerikës top secret: Northrop Grumman, Saic, general Dynamics. Nga 1931 shoqëritë e përzgjedhura nga investigimi ynë që kanë kontrata top secret, 110 prej tyre kryejnë pak a shumë 90 përqind të punës private në fushën e mbrojtjes. Për të kuptuar se si këto shoqëri kanë mbërritur të dominojnë epokën e pas 11 shtatorit, nuk ka vend më të mirë se sa qendra e General Dynamics në Herndon. Disa ditë më parë, në atë zyrë, Ken Pohill po ekzaminonte filmime në kompjuter. Në të parin dukej një kamion i bardhë në Afganistan: një videokamera e vendosur në bishtin e një avioni rikonjicioni amerikan ishte duke e ndjekur.
Pohill kishte në dispozicion dhjetëra pamje të tjera në gjendje të ndihmonin një analist të shërbimeve të fshehtë për të kuptuar nëse shoferi bënte pjesë në një organizatë, e cila depoziton bomba përgjatë rrugëve për të vrarë ushtarë amerikanë.
Pohill klikon mausin dhe shfaqet menjëherë një foto e shtëpisë së shoferit me disa të dhëna se kush e frekuenton. Më pas shfaqet një filmim me rreze infra të kuqe e mjetit. Një tjetër klikim dhe ja ku shfaqet plani i parë i një objekti që shoferi e kishte hedhur nga dritarja. Klik: pamja e një avioni spiun. Klik: rindërtimi i lëvizjeve të kamionit. Klik: dritarja e një chat-i online me të gjithë ata që po ndjekin kamionin.
Dhjetë vjet më parë, po të kishte qenë një punonjës i General Dynamics, ndoshta Pohill do të kishte punuar hekur. Në atë kohë, qendra kryesore e veprimtarisë së kompanisë ishte porti industrial i Groton, në Connecticut, atje ku burra dhe gra me çizme gome çmontonin nëndetëse. Sot, kompania krijon instrumente për mbledhjen e të dhënave si për shembull biblioteka e imazheve dixhitalë të Herndon dhe Blackberry special i Presidentit Obama.
Evolucioni i General Dynamics ka ndjekur një parim unik: shko ku janë paratë. Kompania ka përqafuar mënyrën e re amerikane të të bërit luftë të menaxhuar nga shërbimet e fshehtë. Ka krijuar sisteme për pikasjen e armiqve të vegjël si dhe pajisje për interceptimin e komunikimit përmes celularit si dhe kompjuterët e terroristëve. Ka gjetur mënyrën për të organizuar miliardat e të dhënave të grumbulluara nga agjencitë e zbulimit në paketa informacioni që mund të analizoheshin nga një person i vetëm. Ka filluar të përthithë kompani më të vogla që mund ta ndihmonin të dominonte botën e re të shërbimeve të fshehtë. Nga 2001 deri në 2010 ka blerë 11 agjenci të specializuara në përdorimin e satelitëve, sinjalizimet e zbulimit gjeohapësinor, survejimin, rikonjicionin, integrimin teknologjik dhe imazhet. Në 11 shtator 2001, General Dynamics punonte me organizata të reja zbulimi, sot ka kontrata me të 16-ta. Vartësit e saj mbushin zyrat e agjencisë për sigurinë kombëtare dhe departamentit për sigurinë e brendshme. Në vitin 2003 ka inkasuar qindra milionë dollarë për të përgatitur dhe menaxhuar qendrën e re të departamentit, duke përfshirë qendrën operative kombëtare, zyrën e zbulimit dhe analizës si dhe zyrën e sigurisë.
Bilanci i General Dynamics pasqyron suksesin e transformimit të saj. Pasqyron edhe atë se sa shumë Shtetet e Bashkuara, që janë klienti kryesor i saj, janë të gatshme të paguajnë përtej kostos së punës së saj. Në vitin 2009 kompania deklaroi 31.9 miliardë dollarë të ardhura, krahasuar me 10.4 në vitin 2000. Ndërkohë, personeli është më shumë se dyfishuar: nga 43300 në 91700. Në tremujorin e dytë të 2009, fitimet e divizioneve të saj të lidhur me operacionet e zbulimit dhe mbledhjen e informacioneve janë rritur në dhjetë miliardë, krahasuar me 2.4 miliardë në vitin 2000 dhe vitin që kaloi zinin 34 përqind të të ardhurave në tërësi. Mjafton të shohësh qendrën e kompanisë në Falls Church për të kuptuar që biznesi ecën mirë. Ndërtesa e madhe është e mbushur me vepra arti, në mensë makaronat shërbehen në pjata porcelani me stemën e General Dynamics dhe ka një auditorium me shtatë radhë poltronash të veshura me lëkurë të bardhë, secila me nga një mikrofon dhe kompjuter. Tashmë, General Dynamics operon në çdo sektor të zbulimit. Ndihmon operatorët e kundërspiunazhit dhe formon analistë të rinj.
Ka një kontratë prej 600 milionë dollarësh me aeronautikën për të interceptuar komunikimet. Fiton një miliard dollarë në vit për të mbajtur larg hacker-at nga rrjetet kompjuterikë të qeverisë dhe për të koduar komunikimet e qeverisë. Në shtator të vitit 2009, General Dynamics siguroi një kontratë prej dhjetë milionë dollarësh nga njësia psikologjike e komandës së operacioneve specialë të ushtrisë, për të krijuar faqe interneti që të ndikojnë në opinionet e të huajve për politikën e Shteteve të Bashkuara. Për ta bërë këtë, ka pajtuar gazetarë dhe programues në gjendje të krijojnë dhe menaxhojnë faqe interneti lajmesh të përshtatura për pesë rajone të ndryshëm të botës. Duken si faqe normale informacioni, me emra të tillë si Setimes.com, "Lajme dhe opinione nga Europa Juglindore". I vetmi tregues i faktit që menaxhohen për llogari të qeverisë është në fund të faqes kryesore, tek disclaimer-i. Këtë vit, të ardhurat në tërësi për General Dynamics kanë qenë 7.8 miliardë dollarë vetëm në tremujorin e parë. Gjatë një mbledhjeje të këshillit administrativ në prill, administratori i deleguar dhe presidenti Jay L. Johnson deklaroi: "Në tremujorin e parë kemi thyer çdo rekord. Dhe po përgatitemi për një tjetër vit suksesesh të mëdha".

Teoritë më të çuditshme të fundit të botës


Teoritë e fundit të botës duket se gëlojnë kohët e fundit dhe disa prej tyre mund të thuhet me bindje se janë vërtet të çuditshme dhe duke qenë të tilla kanë arritur të ndezin akoma më shumë fatalistët shpresëplotë

Sipas shkencëtarit anglez, Isak Njuton, ka filluar numërimi mbrapsht. Kanë mbetur më pas se 50 vite deri në fund të botës, i parashikuar sipas Njutonit në vitin 2060. Babai i fizikës moderne e formuloi këtë profeci në një letër të vitit 1704, të zbuluar në një ekspozitë të Universitetit hebraik të Jeruzalemit të titullar "Sekretet e Njutonit". Por përse viti 2060? Njuton shkruan se do të ishte 1200 vite pas vitit 800 pas Krishtit, datë në të cilën restaurohet Perandoria e Shenjtë Romake. Mesa duket, shkencëtari ka arritur në këtë datë pas leximit të librit të profetit Daniel, një nga librat më të vështirë ku gjenden simbolika të panumërta dhe vizione fantastike.
Teoritë e fundit të botës duket se gëlojnë kohët e fundit. Filmi 2012 që është shfaqur këtë vit në kinema i ka ndezur akoma më shumë fatalistët shpresëplotë. Por, cilat janë teoritë më të çuditshme të përfundimit të jetës në planetin tonë?
Rreziku nga planeti X
Shkaku i vërtetë i ndryshimit të klimës, aktivitetit vullkanik, intensifikimit të aktivitetit sizmik etj., është afrimi i planetit Eris me sistemin tonë diellor, ndërmjetësi i quajtur 2003 - UB - 313 dhe i njohur në Antikitet me emra të ndryshëm si: Nibiru, Marduk, Nemesis, Hercolubus, Planeti i Zotit, Planeti i Perandorisë, Planeti i Kryqit apo Planeti i Kuq.
Teoria e planetit misterioz X ka disa kohë që është zbuluar. Supozohet që planeti X të jetë rreth 100 herë më i madh se toka dhe me një orbitë masive prej 3600 vjetësh. Dhe kur të afrohet nëpërmjet sistemi të brendshëm diellor mund të shkaktojë katastrofë kataklizmike në planetin tonë. Ai është aq masiv sa mund t'i kthejë polet e tokës në anë të kundërta, ose dhe të ndalojë rrotullimin e saj.
Për herë të parë, ky planet është vrojtuar më 21 tetor të vitit 2003, me anë të teleskopit 1.22 Oschin, nga pika e vëzhgimit në Malin Palomar në Kaliforni. Është zbuluar nga Michael E. Broën, Chad Trujillo dhe David L. Rabinovitz, më 5 janar të vitit 2005, bazuar në foto të bëra në datën e sipërpërmendur.
Vëzhgime të tjera të publikuara në tetor të vitit 2005, treguan një satelit të quajtur Dysnomia (Gabriel). Planeti Eris/ Nibiru, i cili i afrohet tokës periodikisht një herë në 3600 vjet, sjell ndryshime të klimës, si ngrohja globale me gjithë pasojat e saj natyrore - shkrirjen e akujve, zhdukjen e gjelbërimit, tharjen e kores së tokës, pakësimin e oksigjenit etj.
Efekti serë
Ky është një prej gjërave, së cilës i jemi drejtuar. Në disa dekada klima jonë mund të marrë fund. Temperaturat mund të rriten me shpejtësi duke shkrirë akujt dhe duke e kthyer klimën e planetit tonë të krahasueshme me atë të Venusit. Të gjithë kemi njohuri për ngrohjen globale dhe në dhjetë vjetët e fundit nuk ka pasur gazetë që s'ka shkruar diçka për të thuajse çdo ditë.
Matrix
Në botën ku jetojmë ne perceptojmë realen. Ashtu si filmi "The Matrix" ne jemi vetëm simulim. Teoria Matrix pretendon se fakti që universi është i rregulluar në mënyrë aq precize për të ndihmuar jetën është një koincidencë astronomike. Marrim për shembull forcën brenda atomeve bërthamore. Nëse forca brenda tyre bëhet vetëm pak më e shpejtë atëherë nuk ekzistojmë më.
Problemi i shterpësisë
Siç dihet, ka shumë meshkuj dhe femra që nuk mund të sjellin në jetë fëmijë. Por numri i këtyre njerëzve po rritet akoma më shumë dhe me shpejtësi të frikshme. Specialistët kanë parashikuar se ky është një problem serioz për të ardhmen e specieve tona. Një prej arsyeve të shterpësisë është ndotja. Një tjetër është se evolucioni ka vendosur se kush mund të ketë fëmijë dhe kush jo. Dhe rezulton se kjo është një zhdukje e avashtë e njerëzve.
Përplasja diellore
Xhuxhi i Kuq mund të shihet me sy të lirë. Me kalimin e kohës do të bëhet më i dukshëm dhe një ditë do të na godasë. Jo në mënyrë direkte, por aq sa për të shkatërruar sistemin tonë diellor. Ose duke e shkatërruar krejtësisht nga graviteti ose duke goditur renë Oort. Reja Oort është një masë e madhe pluhuri solar, akulli dhe shkëmbinjsh me përmasa planetësh. Mund të imagjinohet çfarë ndodh pas përplasjes.
Kolapsi i vakumit të kuantit
Kolapsi i vakumit të kuantit sugjeron se shkencëtarët do të shkatërrojnë planetin. Vitin e kaluar ishte në të gjitha lajmet dhe mendohej se vakumi i kuantit mund të shkatërronte planetin. Në fakt, ky është gabim, sepse ai nuk mund të shkatërrojë vetëm planetin, por gjithë universin. E mira është se vakumi i kuantit mund ta fshijë faqen nga vendi i saj në një sekond e shkatërrimi nuk do të jetë i dhimbshëm.
Rritja e konstanteve
Në vitin 2001 fizikanët zbuluan diçka të çuditshme. Një prej konstanteve, "konstantja e strukturës së përsosur" duke se po zmadhohet gjithnjë e më shumë. Kjo nxiti një debat masiv në fizikë, i cili vazhdon sot e kësaj dite, ndërkohë që ka të dhëna se konstante të tjera po lëvizin. Kjo do të thotë se universi mund të marrë fund. Të gjithë yjet të shuhen në sekonda dhe gjithçka të errësohet. Shumë gjëra të çuditshme mund të ndodhin më pas.
Zhdukja
Zhdukja është një prej teorive që vjen nga goja e zyrtarëve të lartë të Kombeve të Bashkuara, agjencive qeveritare dhe shkencëtarëve dhe është në disa raporte që asnjë njeri i thjeshtë s'mund t'i lexojë. Kjo thonë se në tre gjenerata bota do të ketë një të tretën e popullsisë që ka tani dhe se do të vijë duke u pakësuar. Nuk bëhet fjalë për një virus. As për ndonjë kometë. Puna është se njerëzit nuk do të kenë më fëmijë, sepse me përmirësimin e kushteve të jetesës dhe teknologjisë nevoja për fëmijë do të zhduket.
Çështja e drithit
Çështja e drithit mund të duket shumë idiote, por merret shumë seriozisht nga shkencëtarët. Një ditë planeti jonë do të mbulohet krejtësisht nga gruri. Ushqimi i vetëm do të jetë buka. Drithërat do të zënë vendin e çdo lloj të mbjelle tjetër dhe pyjet do të kthehen në fusha të mëdha drithi e toka si pasojë do të kthehet në një shkretëtirë të madhe prej drithi. Kjo për arsye se biologët besojnë se një ditë raca njerëzore do të krijojë GM, nënën e të gjithë drithërave, e cila do t'i japë fund njerëzimit.
Hipoteza e "Grey Goo"
Teksa teknologjia bën progres gjithçka bëhet më e vogël. Shumë shpejt ne do të hyjmë në mbretëritë e teknologjisë nano. Nanobotët do të jenë robotë mikroskopikë të ndërtuar për të bërë çdo lloj detyre, veçanërisht në fushën mjekësore. Ato do të jenë në gjendje të rivendosin atomet dhe të bëjnë ujë nga rëra. Por e vetmja mënyrë për t'i bërë është të përdorësh nanobotët në mënyrë që ato të kopjojnë botën. Por nëse padashur një prej tyre flaket tutje, brenda 72 orësh çdo atom në tokë do të jetë kthyer në Nanobot.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Psikoterapia pozitive, si na e ndryshon cilësinë e jetës

Të jesh pozitiv në jetë dhe t’i shohësh gjërat me më shumë dritë dhe shpresë është plotësisht e mundur. Kjo edhe pse shpesh mund të të duket se bota që jetojmë zotërohet nga errësira dhe pesimizmi. Për të ardhur në një gjendje të tillë, njeriu duhet të punojë me veten dhe veç kësaj e rëndësishme është që të ndjekë edhe këshillat e duhura nga njerëz dhe mendje që kanë studiuar dhe kanë arritur rezultate në këtë fushë. Një nga shkollat që të mëson se si të orientohesh drejt në njohjen e vetes dhe përdorimin e aseteve pozitive brenda saj në përfitim të një pozitiviteti në qenien tënde është ajo e Psikoterapisë Pozitive.
Sipas profesor Ceskos, trajner i kësaj psikoterapie, Psikoterapia Pozitive u vjen në ndihmë njerëzve për të gjetur dhe përmirësuar kualitetin e jetës, ristrukturimin e balancës së modelit në jetë, si dhe qasjen e tërësishme në konflikte, probleme dhe simptoma shëndetësore. “Psikoterapia Pozitive është një perspektivë humanistike me karakter psikodinamik në psikoterapi, që të gjitha problemet, konfliktet, simptomat dhe çrregullimet i trajton nga një këndvështrim gjithëpërfshirës. Prandaj vetë fjala “pozitive”, rrjedh prej fjalës latine, “positum” që do të thotë “e tërësishme, faktike”. Prandaj, çdo problem apo çrregullim, nëse shihet dhe trajtohet nga të gjitha këndvështrimet e duhura, atëherë klienti apo pacienti jo vetëm që do të gjejë shërimin, por edhe do të vetëdijesohet për problemin, simptomën apo çrregullimin e vet. Sot njerëzit janë lodhur të marrin informata vetëm për gjendjen aktuale të tyre, duke diagnostifikuar me diagnoza ”fantome”, por njeriu, përveç diagnozës, ka nevojë të dijë për prejardhjen dhe gjetjen e rrugëve drejt arritjes në zgjidhjen e problemit apo konfliktit. Prandaj, ajo që dallon nga format tjera të psikoterapisë, është se Psikoterapia Pozitive çdo problem apo çrregullim duhet të shikohet edhe në aspektin e pozitiv, atë që ka të bëjë me vetëdijesimin e aftësive të vetë klientit në gjetjen e rrugëve për të zgjidhur problemin. Çdo njeri ka aftësi për të gjetur zgjidhje për problemin e vet, e që këto aftësi burojnë nga dy aftësi kryesore. E para është aftësia primare që zhvillon aftësinë për të dashur dhe aftësia për të ditur. Prandaj, a ka më mirë se të flasim dhe të rikujtojmë te njerëzit këto dy aftësi që janë burime kryesore të jetës”, thotë Cenko.

Objektivat

  • Psikoterapia Pozitive zhvillon konceptin humanistik të njeriut, duke marrë parasysh aspektet transkulturale të njeriut në zgjidhjen e konflikteve.
  • “Pozitive” nuk do të thotë se çdo gjë duhet të shikohet pozitivisht, por qasja ndaj problemit duhet shikuar nga të gjitha format, aspektet dhe qëndrimet.
  • Qëllimi kryesor në Psikoterapinë Pozitive është zhvillimi dhe aplikimi sistematik i metodologjisë së strukturuar mbi kualitetin e jetës.
  • Psikoterapia Pozitive është afatshkurtër, ku trajtimi kryhet më shkurt se në qasjet tjera psikoanalitike.
  • Çrregullimet dhe konfliktet nuk janë vetëm faktografike, por njeriu, në të njëjtën kohë, posedon kapacitete për të përballuar me ato.
  • Psikoterapia Pozitive vërteton se njeriu posedon dy lloj kapacitetesh
 - kapacitetin për të dashur
 - kapacitetin për të ditur
  • Në Psikoterapinë Pozitive, klienti dhe pacienti mësojnë dhe arrijnë që të ndryshojnë rolin e tyre nga pacienti te terapisti.
  • Psikoterapia pozitive ofron mundësinë e koncepteve themelore në trajtimin e të gjitha sëmundjeve dhe konflikteve. Kjo qasje përfshin konceptet në të cilat mund të përdoren metodat e ndryshme të shkollave dhe drejtimeve të shumta psikoterapeutike.

Google+ Followers