Shkup - Berlin vetëm 100 euro (Oferte ekskluzive per fluturimin e dates 2 korrik 2010))

 

Shkup - Berlin vetëm 100 euro (fluturimi me date 2 korrik 2010)

 

Euro Turist 

Zyra qendrore
Ilindenska 64/9, 1200 Tetovë
Tel.++389 44 330 155
Fax.++389 44 339 354
Email: eurot@mt.net.mk

Zyra ndihmëse
Qendra Tregtare Saranda pn. 1200 Tetovë
Tel.: +389 44 333 707 
Faks: +389 44 335 113

Posted via email from Agjencia eMagic

Shkup - Berlin vetëm 100 euro (Oferte ekskluzive per fluturimin e dates 2 korrik 2010))

Shkup - Berlin vetëm 100 euro (fluturimi me date 2 korrik 2010)

Euro Turist 

Zyra qendrore
Ilindenska 64/9, 1200 Tetovë
Tel.++389 44 330 155
Fax.++389 44 339 354
Email: eurot@mt.net.mk

Zyra ndihmëse
Qendra Tregtare Saranda pn. 1200 Tetovë
Tel.: +389 44 333 707 
Faks: +389 44 335 113

 

 

 

Posted via email from Agjencia eMagic

Në takim me Dikensin


Meri Lalaj
Janë ndërtuar në vendet e mbetura bosh prej bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore, ato janë disi të mëdha, të rënda, katrore dhe me dritare të njëllojta.
Pjesa e Londrës, që thirret Ist End ka disi pamje dikensiane. Ndërsa për të vajtur tek shtëpia e Dikensit udhëtova me autobus, ata dykatëshit, pastaj i hipëm trenit në metro dhe ndalëm tek Stacioni Viktoria, i cili është edhe “stacion muze”. Librat e Dikensit i kam lexuar kur isha studente, ndërsa ime bijë e ka lexuar “David Koperfild” qëkur ishte nëntë vjeçe.

Çarls Dikens gjatë viteve ka jetuar në shtëpi të ndryshme, por njëra prej tyre është kthyer në shtëpi muze, ajo gjendet në 48 Doughty Street, këtu ai ka ndenjur dy vjet e gjysmë me gruan Katerina, djalin Çarls, në këtë shtëpi i lindën dy fëmijë dhe ka shkruar disa vepra. Ndodhem përballë një ndërtese katërkatëshe me shumë dritare e ndërtuar në shekullin e 19,porta e hyrjes është e ngushtë dhe e gjelbër me pjesën e sipërme të harkuar. I biem ziles, më duket sikur do të hapet dera dhe do të shfaqet ai, autori aq i dashur. Në anën e majtë të hyrjes duket kati nëndhe, aty kanë qenë dhomat ku kanë punuar dikur shërbëtorët, Dikensi në këtë shtëpi kishte katër njerëz që i shërbenin: një kuzhinier, një shërbyese, një kujdestare për fëmijët dhe një shërbyes me emrin Toping. Në dhomën e larjes mjetet janë ato të dikurshmet: një kazan ku mund të futej njeriu për t’u larë, vendi ku ndizej zjarri, disa hekura për hekurosje nga ata që mbushen me prush dhe sende që nevojiten për të pastruar një shtëpi. Në dhomën tjetër të vockël shohim një but për verë dhe shumë shishe të stivosura, mesa duket do të ketë qenë qilari i ushqimeve.
Në korridorin e ngushtë të katit të parë është vendosur një grilë e zezë burgu me dërrasa për së gjati, kjo është grila origjinale e burgut ku kanë qenë të mbyllur dikur për borxhe babai dhe nëna e Dikensit, të cilët shkrimtari aq bukur na i ka përshkruar me personazhet e mister dhe misis Mikoberit. Në katin e parë dhoma përballë, dikur ka qenë kuzhinë, tani përdoret si bibliotekë me kopjet e botimeve, përkthimeve, përshtatjeve të veprave të Dikensit, raftet e mbushur plot e përplot zenë një sipërfaqe prej më shumë se 8 metrash. Një dhomë tjetër, e ngrënies, këtu autori priste miqtë e botës letrare dhe mund të shtroheshin për të ngrënë deri në 14 veta. Në studio syri të kap libra, dorëshkrime, tryeza e punës në të cilën punonte me sendet e duhura mbi të. Në katin e dytë ndodhen dhomat e gjumit, në një dhomë të vogël mbi mur sipër shtratit shohim portretin e Meri Hogërthit, motra e vogël e gruas së Dikensit, e cila vdiq këtu në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare.
Në këtë shtëpi muze ruhet një tryezë druri e thjeshtë katërkëndëshe me një stol katror, që i përkasin kohës kur Dikensi punonte si shkrues tek një zyrë avokatie. Në njërën nga stendat me xhama shohim një unazë me gurë të kaltër, është unaza e fejesës së Katerinës në verën e vitit 1835, në kohën që punonte si gazetar i Parlamentit, paskëtaj ai u bë i famshëm me “Shënimet e Klubit Pikuik”, aty shohim edhe fletë nga dorëshkrime të këtij libri. (Pasi u bë i famshëm Dikensi filloi që t’i ruajë me kujdes dorëshkrimet). Në një faqe muri janë të vendosura njëzet numrat e revistës së përmuajshme, që botoi librin e tij “Nikolas Nikëllbi”. Duke patur pranë vetes shumë miq piktorë shpesh librat e Dikensit janë ilustruar, kështu pashë tri vizatime origjinale me laps nga John Leech. Në një dhomë të bukur janë vendosur kolltuku veshur me lëkurë ngjyrë kumbulle siç pat qenë dikur, piktori George Cruikshank bëri portretin e tij të ulur në këtë kolltuk dhe më vonë ilustroi librin “Oliver Tuist”. Po në këtë dhomë të mobiluar shumë bukur ndodhet, përveç një tryeze të madhe me një vazo të kristaltë mbi të, edhe një komo dru mogani spanjolle e punuar në mënyrë artistike, të cilën shkrimtari e bleu kur filloi të fitojë para nga librat e tij. Në shtëpinë muze është ruajtur edhe një tryeskë e vogël e ngushtë, që prej vitit 1858 dhe derisa ndërroi jetë, Dikensi e përdorte për të lexuar veprat e tij në publik, kështu ndërmori shumë udhëtime nëpër qytete të ndryshme të Anglisë si edhe në veri-lindje të Amerikës. Në katin e sipërm në krye të shkallëve qëndron statuja prej druri e marinarit, që vështron larg me tejqyrë, ky është thuajse personazh tek libri “Dombi dhe biri”.Po kështu ruhet edhe një orë tavoline për të cilën ai ka shkruar një letër zbavitëse kur i duhej që ta riparonte. Në shtëpinë muze ruhet edhe një kostum ceremonial i zi me kopsa të arta si edhe një shpatë, me këtë veshje Dikensi u paraqit tek mbretëresha më 9 mars 1870 për t’i treguar fotografi të fushëbetejave të Luftës Civile në Amerikë. E fundit në këtë muze është një pikturë e Robert Buss titulluar “Një dhuratë Dikensit”, e punuar sipas një fotografie, në të paraqitet Dikensi ulur në kolltuk në studion e tij me sy mbyllur duke ëndërruar për personazhet e librave të vet. Mbi një mur qëndron druri gjenealogjik i familjes Dikens, stërnipat e tij jetojnë. Dikensi ndërroi jetë më 9 qershor 1870.
Shoqata “Miqtë e Dikensit” është themeluar në vitin 1902 dhe të gjithë kujdesen për të pajisur muzeun. Para se të largohesha pyeta zotërinë, që shërbente aty nëse kishin libra të Dikensit në gjuhën shqipe. Ai m’u përgjigj: “Jo.” Dhe shtoi: “Por kemi edhe në gjuhën kineze!”
Në shtëpinë e Xhon Kicit: Për të vajtur tek shtëpia muze e Xhon Kicit në fillim hipëm në autobusin 149 i madh si fizarmonikë mbushur plot djem e vajza me ngjyrë dhe pastaj me tren duke soditur nga dritarja peizazhin e kohës së Dikensit. Ndalemi para një porte në anësoren e rrugës, tek muri rrethues ndodhet një pllakë në kujtim të Xhon Kicit. Futemi brenda oborritqë është një lëndinë e madhe e gjelbër. Hyjmë brenda në shtëpi, ndërkaq sjell në mendje vargjet e Bajronit: “Kush të vrau, o Xhon Kic/ Ti ishe vërtet artist...”Këtu Xhon Kic ka jetuar prej vitit 1818 deri në vitin 1820 bashkë me mikun e tij Çarls Braun, këtu ai shkroi shumë poezi përfshirë edhe poemën “Lavde një bilbilit”. Këtu ai takoi dhe ra në dashuri me Feni Broune, vajza më e madhe e fqinjit tek dera tjetër. Po në këtë shtëpi ai u sëmur nga tuberkulozi, la Anglinë për ta kaluar dimrin e 1820-1821 në një klimë më të butë në Italinë e Jugut, por nuk u kthye kurrë më prej andej, sepse vdiq në Romë në shkurt të vitit 1821, në moshën 25-vjeçare.
Dhoma në të djathtë ka qenë dhoma e ndenjes së Kicit me një derë-dritare, që shikon oborrin e gjelbëruar, anash është një dollap me libra dhe një portret i Shekspirit, sipër oxhakut shohim portretin e Kicit të ulur në këtë dhomë të qetë me diell. Miku i tij Joseph Severn e pikturoi versionin origjinal të kësaj pikture pas vdekjes së poetit. Përballë oxhakut në një stendë të xhamtë janë të vendosura dy maska prej allçie: njëra e poetit kur ishte gjallë 22-vjeçar dhe tjetra kur ishte i vdekur, po aty ndodhet shishja e bojës dhe më tej tryeza e shkrimit.
Dhoma përkundruall i përkiste Çarls Braunit, në këtë dhomë priteshin miqtë. Kici shkruan për ata që vizitonin shtëpinë darkave dhe luanin me letra. Kur u sëmur, në fillim të vitit 1820 në njërën nga letrat e tij përshkruan se atij i ndërtuan një “kanape-shtrat” për të ndenjur në këtë dhomë dhe për të parë kopshtin nga dritarja.
Në pjesën kryesore të shtëpisë kalojmë përmes një dere siç ka qenë dhe lidhte pjesën e shtëpisë së Kicit me atë të Fenit; nëpër shkallë ngjitemi lart dhe vërejmë se dikur Kicin e ndante nga e fejuara veçse një mur i hollë. Në krye të shkallëve, tani shtëpia është zgjeruar duke i bashkuar të dyja pjesët, majtas është dhoma e gjumit të Fenit ndërsa përballë ajo e Kicit. Dhomat janë të pajisura me ato sende që i përkasin së shkuarës. Shtrati i Kicit është me katër mbështetëse qarkuar me perde dhe mbuluar me një kuvertë të bardhë pambuku. Në të djathtë ndodhet një dhomë ku janë vendosur sende, mes të tjerash unaza e fejesës së Fenit, (vajza u martua 10 vjet pas vdekjes së Kicit) në këtë dhomë ndodhen libra me përzgjedhje poetike. Zbresim në katin e parë dhe me kujdes kalojmë nëpër shkallët e ngushta për në bodrum. Kuzhina e parë i përket familjes Broune. Kuzhina tjetër përballë i përkiste Kicit dhe Braunit ajo ndodhet në fund të korridorit djathtas. Furra e pjekjes së bukës është origjinale dhe aty shohim qilarin e verës. Plotësoj një formular për vizitorët dhe shkruaj se për Xhon Kicin kam dëgjuar nga profesori i letërsisë, poezitë e tij janë përkthyer në vendin tim. Muzeu do të mbyllet për një vit për t’u pajisur më mirë.
Sapo dilje nga shtëpia në oborr aty ishte mbjellë një kumbull e vogël, në degët e saj ndodhej varur një shënim. Në të shkruhej se mbillej në kujtim të asaj kumbullës së dikurshme kur poeti pa një bilbil në çerdhe, pikërisht nën atë kumbull u ul Xhon Kici për të shkruar poemën e famshme “Lavde një bilbilit”.
Dr. Samuel Xhonson është leksikografi i shkëlqyer i shekullit të 18 dhe hartuesi i fjalorit të parë të gjuhës angleze. Jeta e Xhonsonit plot me aventura është e përshkruar shumë hollësisht nga biografi Bosuell, miku i tij, i cili ishte 30 vjet më i ri sesa Xhonsoni. Fillimisht Xhonsoni ishte gazetar dhe shkruante artikuj për Parlamentin, pa shkelur kurrë në Parlament. Në shtëpinë muze që vizitova, ai punoi për fjalorin, i cili për më shumë se 100 vjet ishte standard për anglishten. Duke punuar për çdo fjalë, ai ka bërë shpjegimet e duhura etimologjike, duke lënë edhe vende të duhura bosh për shënime të mëtejshme. Në të gjitha dhomat e shtëpisë së tij nga kati i parë deri në katin e katërt muret janë të mbushura me portrete të miqve të tij të shumtë personalitete të shquar. Xhonsoni u martua në moshën 25-vjeçare me një grua 46 vjeçe, e ve me tre fëmijë, por u deshën shumë gjatë gjithë jetës. Pas vdekjes së saj, Xhonsoni e mbajti në gisht unazën e martesës derisa vdiq, me atë grua nuk pati fëmijë dhe pasurinë ia la trashëgim shërbyesit zezak nga Xhamajka, Frensis Barbër. Ky i fundit u martua me një vajzë të bardhë angleze e pasardhësit e tij dalëngadalë ndryshuan ngjyrë derisa u zbardhën fare.
Njëherë Dr. Adams, ndërsa e gjeti Xhonsonin në kulmin e punës, e pyeti: “Zotëri, a do të mund ta kryeni këtë punë kaq të madhe për tre vjet?” “Nuk ka dyshim se do ta kryej për tre vjet.” U përgjigj Xhonsoni me vendosmëri. “Por Akademisë Frënge me 40 anëtarë iu deshën 40 vjet për të hartuar Fjalorin e tyre.” “Këtu qëndron puna. Le ta shohim përpjestimin: 40 herë 40 bëjnë 1600. Aq herë sa hyn treshi tek 1600-ta është përpjestimi i një anglezi ndaj një francezi.” Gjithashtu është e famshme thënia e Xhonsonit: “Kur një njeri lodhet nga Londra, ai është lodhur nga jeta, sepse Londra të jep gjithçka që të ofron jeta.”
Në Teatrin Globe të Shekspirit: Ky teatër u rindërtua në vitin 1998 në sajë të parave të mbledhura nga njerëz të pasur, jo vetëm nga Anglia, por edhe prej vendeve të tjera të botës, madje edhe nga Japonia. Dikur në vendin buzë lumit Temiz, ku u ndërtua ky teatër i famshëm, ndodheshin vetëm njëzet a tridhjetë shtëpi. E vetmja urë, që lidhte pjesën tjetër të Londrës me këtë anë, ishte ajo e ndërtuar që nga koha e romakëve dhe varkat e shumta, që venin e vinin nëpër lumë sillnin për në teatër pasanikët e qytetit. Në vitin 1989 gjatë gërmimeve u gjetën mbeturina të Rose Theater on Bankside, kjo gjë ndikoi së tepërmi për rindëtimin e Globe. Sapo futemi në pjesën moderne ku shiten objekte, që kanë të bëjnë me veprat e Shekspirit dhe personazhet, dëgjojmë të bjerë një këmborë bakri (e cila bie çdo dhjetë minuta) dhe tringëllima e saj fton vizitorët për të ndjekur shpjegimet sipas grupeve. Ky teatër ishte për të gjithë njerëzit. Pjesa ku ulen shikuesit është e ndërtuar prej dru lisi me stolat e gjatë që mbajnë numra si dikur, natyrshëm që këtu në ndarjet A dhe B ulej shtresa e lartë rreth 1000 persona, ndërsa publiku i thjeshtë 700 veta e ndiqte shfaqjen më këmbë ngjeshur pas njëri tjetrit në dyshemenë (e njëjta e kohës së Shekspirit) dhe mbështetur pas skenës, sa herë herës edhe mund t’i hidhnin ndonjë fjalë aktorit edhe mund të pinin ndopak alkool. Kjo turmë njerëzish e palarë, me këpucët tërë baltë, që përtypte hudhra dhe që i avullonin rrobat era djersë kur binte shi (pjesa e pambuluar) pra, e bezdiste shtresën e pasur dhe ata mbanin portokalla për të nuhatur apo vinin në hundë një lloj maske mbrojtëse. Në ballkonet anësorë uleshin lordët, ata donin të dëgjonin fjalët dhe jo të shikonin shprehjet e fytyrave të aktorëve.
Çatia që mbulon pjesët ku ulen shikuesit është si dikur prej kashte. Skena mbahet mbi dy shtylla të mëdha prej druri, e ndërtuar pikërisht si në atë kohë: lart pikturuar Parajsa, Dielli, Hëna, Yjet dhe poshtë: Ferri. Përmbi skenë dhe përballë shikuesve, një ballkon tjetër i vogël ku ndiqte shfaqjen mbreti dhe shpura e tij, lart nga një lloj papafingoje dikur me trumbeta lajmërohej hyrja e mbretit aktor në skenë, por njëherë për ta bërë më tërheqëse qëlluan me top, shkëndijat e zjarrit ranë mbi kashtën e çatisë që mori zjarr dhe brenda një ore gjithçka u shkrumbua. Kjo ishte djegia e dytë.
Vizitojmë pak më tej ekspozitën në vendin ku dikur ka qenë vërtet Globe Play House i Shekspirit nga viti 1598-1613. Këtu nëpër stendat janë të shkruara titujt e tragjedive dhe komedive të Shekspirit dhe vitet kur janë shfaqur e rishfaqur në ditët tona. Aty ndodhen të gjitha veshjet e aktorëve, këpucët dhe çizmet e tyre, sënduqet, një krevat baldakin, kolltukët, një kaproll druri, rrogoz, heshta të gjata, shpatat, fenerë, parzmoret e hekurta dhe gjoksoret mbrojtëse prej lëkure, sëpatat edhe trungu i drunjtë ku priteshin kokat e të dënuarve. Një portë e hekurt me kunjat lart, një dorë e këputur e gjakosur, helmeta, kaska, monedha të kohës, flamurë, kurora dafine, toga romake e të tjera. Aty ndodhet dhe libri “Metamorfozat e Ovidit” botim i vitit 1602.
Në një dollap të xhamtë tek një manekin është paraqitur kostumi i Elisabetës I: kapele me xhufkë të bardhë dhe me rruaza, jaka e ngrirë me dantella, në qafë varur një medalion i madh me gurë të kuq, pastaj katër vargje të gjata me rruaza të bardha, që i arrijnë deri poshtë belit, fustani i gjatë deri në fund të këmbëve, i qëndisur i tëri me lule të kuqe dhe blu si edhe me rruaza të bardha nëpër të, një pelerinë përmbi fustan po e qëndisur, doreza të gjata deri tek bërryli të qëndisura dhe me dantella.

Merova Komerce http://merova.mp/

FATI TRANS Fshati Pallatice

FATI TRANS Fshati Pallatice Ndërmarrje e specializuar për prodhimin dhe montimin e shtyllave të betonit për rrjet elektrik dhe ndriçim public. Shtylla të betonit të kualitetit të lartë me standarde evropiane dhe me çmime konkurruese në Maqedoni. Fati Trans gjithashtu bën montimin e transformatorëve elektrikë,merret me shërbimin e transportit me kamion me vinç me peshë deri më 5 ton. Për kontakt Ju shërbejnë telefonat 044 368 283 dhe 070 224 330

Posted via web from Agjencia eMagic

HIT OIL - Tetove

Optika Retina Tetove

Optika Retina ndodhet perballe parkut te Xhamise se Larme ne Tetove dhe ju ofron kontrollim mjekesor  dhe caktim te dioptrise suaj,shumellojshmeri dhe variacione te ndryshme syzesh dhe lente,syza dielli te markave te njohura,punon edhe me librezat e shendetesise.Eshte optika me e kompletuar ne regjon qe kujdeset per syte tane.

Me shume foto ketu

http://picasaweb.google.com/publiciteti/OptikaRetina#slideshow/5410739898761343842

Posted via web from Agjencia eMagic

MURANA COMPANY

Art Ceramics Tetove

Dashuria e pamundur e Franz Kafkës


Shkrimtari i madh, Franz Kafka, ndërroi jetë më 3 qershor të vitit 1924. Sot mbushen 85 vjet nga vdekja e njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit XX

Ajo banon në Berlin, ai në Pragë. Jetojnë 800 kilometra larg njëri-tjetrit dhe në pesë vite fejesë, do të shihen vetëm për pak ditë bashkë... megjithatë, dashuria e tyre është përshkruar në qindra letra. Ai, Franz Kafka, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit XX, e përjetoi kështu dashurinë e tij me Felice Baur. Një lidhje dashurie mes letrash të dërguara e të marra, të cilat përtej të gjithave, ishin stimuluese e kësaj largësie të kërkuar prej tij... Në të vërtetë, më shumë se gjithçka ai dashuronte letërsinë! Me Felicen, për herë të parë takohen në gushtin e vitit 1912 në shtëpinë e mikut Max Brod. Kafka fillimisht i përshkruan asaj defektet fizike: dhëmbët e shëmtuar, fytyrën këndore, dukjen e saj të pakuptimtë. Por me këtë grua të re, aspak tërheqëse ai dashurohet dhe nis në këtë mënyrë një korrespondencë epistolare me një stil dhe me imagjinatë të ngjashme, në mos më të lartë se prodhimtaria e tij e famshme letrare. Letrat i lejojnë që shpirti të jetë më i hapur edhe ndaj ndjenjave më sekrete dhe në të njëjtën kohë të mos impenjohet në një marrëdhënie materiale që e tremb. Shpesh është i dyzuar mes dëshirës për t‘u martuar me të dhe bindjes se kjo lidhje do të jetë shkatërrimi dhe një pengesë për të shkruar. Takimi me Felicen çliroi forcën krijuese të Kafkës. Kur u takuan në shtëpinë e Max Brod, ai ishte 29 vjeç dhe ajo 25. Dashuria e tyre është e gjatë dhe torturuese - fejohen, ndahen, ribashkohen deri në lamtumirën përfundimtare. Pasi zbulon se është i sëmurë me tuberkuloz, Kafka vendos ndarjen e dhimbshme nga gruaja që vërtet e dashuroi. Siç tregon miku i tij, Brod kjo është edhe hera e fundit që e pa Kafkën të qajë. Pas kësaj, ai kaloi të tjera dashuri derisa ndërron jetë më 3 qershor të vitit 1924 duke lënë pas një krijimtari të dashur plot me tematika filozofike.




Felice Bauer 27 maj 1913


Jemi kështu drejt fundit, Felice, me këtë heshtje më largon dhe e thyen shpresën time për të vetmen lumturi që më është e mundur mbi dhe. Por përse kjo heshtje e tmerrshme, përse asnjë fjalë e dëlirë, përse e torturon veten për javë të tëra për mua, dukshëm, në mënyrë kaq të hapur? Kjo nuk është më dhembshuri nga ana jote, sepse nëse do të isha për ty edhe burri më pak i njohur dhe i afërt, në një farë mënyre gjithsesi do e kishe kuptuar se sa vuaj për shkak të kësaj paqartësie, vuaj deri në atë pikë sa e humbas dritën e arsyes, dhe nuk mund të jetë dhembshuri gjithçka që përfundon me të tillë heshtje. Natyra vazhdon rrugën e vet, nuk ka më kthim, sa më shumë të njihja, aq më shumë të doja, sa më shumë ti më njihje mua aq më shumë të jam bërë i padurueshëm. Sikur ta kisha kuptuar të paktën, sikur të kisha folur hapur, nuk do të kisha pritur kaq shumë derisa të të gjeja në pamundësinë për ta bërë, deri kur të mos mundesh të gjej më mundësinë për të shkruar një fjalë të vetme nga një udhëtim prej pesë ditësh, apo deri kur t‘u përgjigjesh me një rresht letrave në të cilat të kërkoj një vendim, për t‘u ngushëlluar të paktën në këtë mënyrë me faktin që për një kohë të gjatë nuk ka marrë vesh asgjë për ty në kaq kohë. Edhe dje, kur të telefonova, kuptoja shumë pak, sepse nga gëzimi që po dëgjoja zërin tënd më gumëzhinin veshët. Më the se më kishe shkruar të dielën në mbrëmje dhe se të martën, do të mbërrinte letra në shtëpinë time. Jo, nuk ka asgjë, ti nuk ke shkruar të dielën e madje as të hënën pas telefonatës, nuk mund të shkruash, por nuk mundesh as të thuash se nuk mund të shkruash. Tani mendoj se e vetmja gjë e jotja; autonome, personale që kishe për të më thënë dje ishte: truri im po shpërbëhet, kështu nuk mund të jetoj më. Ndoshta nuk duhet të të detyroj ta bësh, por pavarësisht kësaj të lutem shprehimisht, mos më shkruaj më, as një fjalë, bëj si të thotë zemra. Edhe unë nuk do të shkruaj, nuk do të dëgjosh më qortime, nuk do të shqetësohesh më, të lutem vetëm të kujtosh, për aq sa do të zgjatë heshtja jote, se unë të përkas, sot dhe gjithmonë.


Franz




Pragë, 20 shtator 1912


E nderuar zonjë,

Do të ishte një rastësi e lumtur nëse do të kujtoheshit qoftë edhe minimalisht për mua, megjithatë po ju prezantohem edhe një herë: më quajnë Franz Kafka dhe jam ai që herën e parë ju përshëndeti në Pragë atë mbrëmje në shtëpinë e drejtorit Brod, pastaj ju vendosa nga njëra anë e tavolinës në tjetrën fotografi të një udhëtimi nga Talia, njërën pas tjetrën, dhe në fund, me këto duar që tani rrahin tastierën, mbajti dorën Tuaj me të cilën Ju konfirmuat premtimin për të bërë me të një udhëtim në Palestinë vitin e ardhshëm. Nëse akoma jeni me idenë për të ndërmarrë atë udhëtim.

Ju thatë atëherë se nuk keni një karakter të ndryshueshëm, e madje as unë nuk e vura re një gjë të tillë te Ju, mendoj se është jo vetëm oportune, por edhe absolutisht e nevojshme që të mundohemi të kuptohemi qysh në fillim në lidhje me këtë udhëtim. Do të na duhet në fakt të shfrytëzojmë deri në fund pushimet tona, tepër të shkurtra për një udhëtim në Palestinë, dhe do të mund ta bëjmë vetëm nëse do të jemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe nëse do të jemi gati për të gjitha përgatitjet. Duhet vetëm t‘ju rrëfej diçka, pavarësisht nëse do të tingëllojë keq dhe kjo e keqe të përshtatet në sa kam shkruar: unë nuk jam i përpiktë në të shkruar letra. Përkundrazi do të ishte më keq nga sa është tani, nëse nuk do të kisha një makinë shkrimi; në fakt, nëse ndonjëherë humori im nuk do të ishte i mjaftueshëm për një letër, janë majat e gishtave ato që mund të shkruajnë. Në këmbim, nuk pres asnjëherë që letrat të më vijnë të përpikta; madje edhe kur e pres një të tillë me ankth, çdo ditë të re, nuk mbetem i zhgënjyer nëse ajo nuk vjen dhe kur më në fund vjen, ndodh të tronditem lehtësisht. Vendosja e letrave të njohura është ndoshta më e vështirë nga sa mund të duket. Mirë të më bëhet nëse do të kisha bërë këtë gabim: në fakt, përse nis të shkruaj këtë letër, pasi kam qëndruar për gjashtë orë në zyrë dhe me një makinë me të cilën nuk jam shumë i mësuar? E megjithatë, megjithatë është i vetmi dizavantazh i të shkruarit me makinë është se më lejon të thyhem kështu - edhe nëse do të kishte dyshime, dyshime praktike e kam fjalën, për të ndërmarrë një udhëtim si shoqërues, udhërrëfyes... dhe gjithë sa mund të jem akoma, pavarësisht se jam ende në korrespondencë (dhe vetëm për këtë bëhet fjalë për momentin), nuk besoj se do të ketë asnjë kundërshtim dhe Ju mund të tentoni me mua.

I juaji përzemërsisht dhe me devotshmëri!


Dr. Franz Kafka

Përgatiti A. Hekurani
Marre nga Shqip

George STEINER - E mundur apo e pamundur?


Në filozofinë e gjuhës mund të shtrohen dhe janë mbrojtur dy pikëpamje radikalisht të kundërta. Njëra thotë se struktura e nëndheshme e gjuhës është universale dhe e përbashkët për gjithë njerëzit. Ndryshimet ndërmjet të folurave njerëzore, në esencë, janë të sipërfaqshme.
Përkthimi është i mundur pikërisht se këta universalë të thellë, gjenetikë, historikë, shoqërorë, prej të cilëve rrjedhin të gjitha gramatikat, mund të përcaktohen e të njihen si veprues në çdo idiomë njerëzore, sado origjinale ose të çuditshme qofshin format e saj sipërfaqësore.
Të përkthesh do të thotë të zbresësh në pabarazitë e jashtme të dy gjuhëve, për të sjellë në lojën e jetës parimet e qenies së tyre, që janë ananaloge e madje në thelb të përbashkëta. Këtu pozicioni universalist lidhet ngushtë me intuitën mistike për një një gjuhë primare të humbur, apo paradigmatike.
Pikëpamja e kundërt mund të emërtohet “monadiste”.
Ajo mbron tezën se strukturat e thella universale ose nuk mund të arrihen nëpërmjet studimeve logjike a psikologjike, ose janë aq abstrakte e të përgjithshme, sa të bëhen pothuaj trivale.
Që të gjithë njerëzit që njohim, e përdorin gjuhën në ndonjë formë, që të gjitha gjuhët që njihen janë në gjendje të emërtojnë objektet e përceptuara dhe veprimet, këto janë të vërteta të pakundërshtueshme.
Por, meqë këto të vërteta i përkasin “klasës”, “të gjithë anëtarët e një lloji kërkojnë oksigjen për të jetuar”, ato nuk na ndriçojnë veçse në kuptimin abstrakt formal, për natyrën e vërtetë të të folurit njerëzor. Kjo natyrë është kaq e larmishme, historia e zhvillit të saj centrifugal është aq çuditërisht e ndërlikuar, ajo shtron aq shumë probleme kokëforte të llojit ekonomik e social, sa në rastin më të mirë modelet universale janë të padobishme, ndërsa në rastin më të keq të rreme.
Pozicioni i skajshëm “monadist” - ka poetë të mëdhenj që e mbrojnë - të çon logjikisht në bindjen se përkthimi real është i pamundur.
Ai që quajnë përkthim, është vetëm konvencion analogjish të përafruara, një ngjashmëri e trashë, vështirësisht e tolerueshme edhe kur dy kultura të rëndësishme kanë lidhje, por krejtësisht çorientuese kur bëhet fjalë për gjuhë pa ndonjë afërsi e për ndjeshmëri krejtësisht të ndryshme.
Mes këtyre poleve mund të vendosen mjaft pikëpamje ndërmjetëse, cilësore.
Asnjë prej pozicioneve të mësipërme nuk është mbrojtur me rigorozitet absolut. Ka hije të karakterit relativ në gramatikat universaliste të Roger Bacon-it, te specialistët e gramatikës së Port Royal-it dhe, madje, në gramatikën gjenerative transformuese të Chmosky-t.
Nabokovi, i cili pothuaj të gjitha përkthimet ndërgjuhësore i konsideron mashtrime dhe evitime mendjelehta të pamundësive radikale, vetë është mjeshtër i përkthimit ndërgjuhësor.
Përktheu Lluka Qafoku

Tueini për gazetarinë dhe çështje të tjera


Kur isha trembëdhjetë vjeç, më dukej vetja se isha fëmijë i zgjuar, jashtëzakonisht i zgjuar. Pikërisht në këtë kohë, shkarravita shkrimin e parë për gazetën dhe, për çudinë time, ai bëri një përshtypje të mirë ndër lexuesit.

Për këtë e ndjeva veten kryelartë. Mua më pëlqenin shumë shkrimet dhe ma kishte qejfi të shkruaja edhe vetë. Im ungj më mbante në redaksinë e gazetës së tij, "Gazeta e përjavshme e Hannibalit", e cila kishte gjithsej nja pesëqind pajtimtarë, që parapaguanin dy dollarë në vit dhe këto i lanin me dru zjarri, lakra dhe rrepa që nuk shiteshin në pazar; një ditë të bukur vere, ai u largua nga qyteti dhe më pyeti mua nëse do të isha i zoti të nxirrja vetë një numër të mirë të gazetës.

Ah, sikur s'desha unë ta provoja! Hixhinsi ishte kryeredaktor i një gazete kundërshtare. Ai ishte pushuar nga puna dhe, një natë, një shoku i tij i gjeti një pusullë mbi shtrat, ku Hixhinsi shkruante se nuk e duronte dot jetën, prandaj po shkonte të mbytej në gjirin e lumit Ber.

Shoku i tij rendi menjëherë atje dhe e gjeti Hixhinsin duke dalë nga lumi. Kishte vendosur të mos mbytej. I tërë qyteti e mbajti nëpër gojë këtë çështje për shumë ditë, po Hixhinsi nuk e dinte. Unë mendova se kjo ishte një temë e mirë për të shkruar.

Shkarravita pra një shkrim si mos më keq dhe e ilustrova me karikatura, një nga të cilat tregonte Hixhinsin me këmishë, më këmbë në mes të lumit, duke dalë jashtë tij; në dorë kishte një fener dhe një shkop për të provuar thellësinë e ujit. M'u duk për të qeshur dhe as që më vajti mendja se mund të kishte ndonjë farë morali.
Mendimi im ishte se goditja e kryeredaktorit të një gazete fqinje me një shkrim të tillë plot thumba, që ta bënte atë "të përpëlitej", do të ishte i bukur e tërheqës.
E botova duke e vënë në formë parodie me "Varrimin e Sër Xhon Mur-it" dhe doli një parodi vërtet e goditur.
Pastaj shkrova një vjershë, me anën e së cilës satirizoja në mënyrë të pamëshirshme dy qytetarë të shquar, - jo se kishin bërë ndonjë faj që ta meritonin një gjë të tillë, po vetëm sepse mendova se kisha për detyrë ta bëja gazetën tërheqëse.
Pas këtyre, preka lehtë një të porsaardhur, heroin e ditës, një rrobaqepës të pashëm nga Kuinsi. Ai ishte një nopran e sqimatar i dorës së parë, dhe vishej me disa lloje rrobash që binte në sy më tepër se kushdo tjetër.

Ai ishte një gjahtar i regjur i grave. Çdo javë shkruante vjersha "përçart" për gazetën lidhur me fitoret e tij të reja. Vjersha që dërgoi këtë javë titullohej "Maries në H...l", që do të thoshte, natyrisht, "Maries në Hanibal".

Kur e këndova këtë pjesë, më përshkoi një e rrëqethur nga koka gjer te këmbët, tek më shkrepi një ide që m'u duk si një rrufe humoristike dhe e dërgova në shtyp me këtë shënim thumbonjës:
"Po e botojmë këtë pjesë, - po vetëm këtë, duke e uruar z. J. Gordon Ranels ta kuptojë mirë që ne durojmë shumë, po herë tjetër, kur t'u drejtohet miqve të tij në H...l, të gjejë ndonjë ndërmjetës tjetër e jo kolonat e kësaj gazete".
Kur doli gazeta, nuk më shkonte nga mendja kurrë që këto shakara të vogla të tërhiqnin aq shumë vëmendjen e lexuesve.
Për herë të parë kërkohej "Gazeta e përjavshme e Hanibalit" nga lexuesit gjë që s'kishte ngjarë kurrë. Në të gjithë qytetin bëri bujë. Hixhinsi çatisi në zyrë në orët e para të pasdrekes me automatik në dorë.

Po kur pa se kishte të bënte me një çilimi (siç më quajti ai) që ia kish bërë atë të keqe, më shkuli veshët dhe u largua. Qysh atë natë, ai hoqi dorë nga kjo çështje, sepse u largua fare nga qyteti.

Rrobaqepësi më erdhi me hekur e me gërshërë; po edhe ai më përçmoi dhe u largua për në jug qysh atë natë. Të dy qytetarët e vënë në lojë erdhën me kërcënime e të shara dhe u larguan akoma më të egërsuar kur panë se kishin të bënin me një njeri të parëndësishëm.

Të nesërmen më erdhi kryeredaktori i gazetës krahinore duke bërtitur, i etur për gjak. Po edhe ai më fali me gjithë zemër dhe u mjaftua të më shpjerë deri në farmaci ku mori hakun, në një mënyrë shumë miqësore, duke më dhënë një vaj recini.

Kjo ishte shakaja e tij. Im ungj ishte shumë i zemëruar kur u kthye, - doemos pa arsye, mendoja unë, duke marrë parasysh bujën që kishte bërë gazeta dhe sidomos mirënjohjen që duhej të kishte ai ndaj meje, sepse duke e zëvendësuar unë, ai shpëtoi çuditërisht nga sharjet, copëtimi, sakavitja e vdekja e sigurt.

Po ai u zbut kur u hodhi një sy llogarive dhe pa se ish regjistruar një numër i madh prej tridhjetë e tre pajtimtarësh, gjë të cilën e tregonin edhe perimet, drutë, lakrat, fasulet dhe rrepat e pashitura, të cilat mjaftonin ta mbanin familjen tonë për dy vjet!

Arkivi i John Updike: Një thesar me vlera

nga SAM TANENHAUS
marrë nga New York Times





John Hoyer Updike (18 mars
1932 – 27 janar 2009) ishte një
romancier amerikan, poet, kritik
arti dhe kritik letrar.
Vepra më e famshme e tij është
“Lepuri” dhe përmbledhja e
novelave “Kujtesa e lepurit” ku
shkruhet për jetën e Harry
“Lepurit” Angstrom në rrjedhën
e disa dekadave, nga fëmijëria,
rinia dhe deri në vdekje.
Updike është bërë I famshëm
gjithashtu për mjeshtërinë e
stilit të tij. Ai shkruante
mesatarisht një libër në vit.
letërsia që na ka ofruar ai
dallohet nga vëmendja ndaj
shqetësimeve, pasioneve dhe
vuajtjeve të amerikanëve; ajo
thekson teologjinë kristiane;
preokupimin për detajet intime
të jetës në çift. Vepra e tij ka
tërhequr vëmendjen e kritikës
dhe është konsideruar si një nga
shkrimtarët më të mëdhenj
amerikanë. Karakteristikë e
prozës së Updike është pasuria
e fjalorit, e pazakonta,
misteriozja që vijnë nga një zë
inteligjent që përshkruan në
mënyrë ekstravagante botën
fizike, ndërkohë që e ka bazën
në traditën realiste. Është
dalluar edhe për stilin e tij unik
si një përpjekje “për t’i dhënë së
rëndomtës të bukurën”.


Dëshironte shumë të
mësonte mirë frëngjishten,
por zbuloi se nuk kishte
aspak prirje për të mësuar
gjuhë të huaja.
I mbaroi 9 vitet e shkollës,
por u ndje i zhgënjyer kur një
nga pedagogët, duke
vërejtur zotërimin e dobët
prej tij të klasikëve të
letërsisë, hezitoi para se ta
shpërblente atë siç priste


“Kjo etapë ka nevojë për
më shumë njerëz si
Shekspiri apo Milton,
apo Pope; njerëz që kanë
plotësuar nevojat e
kultuës së tyre dhe nuk i
kapërcejnë limitet e
moshës, por që duke
punuar bashkë me
kohën, kanë sjellë
veçantinë në momentin e
lavdisë. Na duhen artistë
të mëdhenj që kanë
vullnet të pranojnë
frenime dhe që e
dashurojnë mjedisin
rrethues me një vitalitet
të madh”, - një
parashikim i asaj që ai
më vonë e ka arkivuar
te tregimet e tij.
Më pas përfundon “Sido
që të jenë zhgënjimet e
punës sime, le të
qëndrojnë aty
si një manifestim i
dashurisë sime
për kohën kur linda“...


CAMBRIDGE — Kur u nda nga jeta
John Updike, në janar të vitit 2009, në
moshën 76 vjeçare, dukej se kishin mbetur
pak gjëra për të ditur rreth tij.
Ai nuk radhitej mes shkrimtarëve shumë
prodhues të kohës së vet, por ishte shkrimtari
që rimodelonte detajet e jetës së tij në
një lumë krijimesh, poezish, esesh dhe kritikë,
që i botoi me një rregull të shquar
metronimik në faqet e Neë Yorker dhe në
librat e botuar po këtu, në një hark kohor
për më shumë se gjysëm shekulli.
Por Updike ishte një njeri i vetmuar, i
tërhequr nga bota ashtu si J. D. Salinger
apo Thomas Pynchon.
Updike e kultivoi herët vetminë e tij. Në
moshën 25 vjeçare, kur ende nuk kishte
botuar asnjë libër, u nis për në Nju Jork dhe
u zhvendos më pas në Massachusetts, ku
jetoi për 5 dekada.
Updike la pas një arkiv të pasur të veprave
të tij. “Arkivi ishte mjaft i rëndësishëm
për të”, është shprehur gjatë një interviste
Updike, dhënë në ditët e fundit të jetës së
tij.
Ai e shihte arkivin jo si një koleksion
materialesh, por si një kujtim të kohës, kur
jetoi.
“Arkivi i Updike është vërtet shumë i
pasur” është shprehur një kritik i quajtur
Adam Begley, i cili ka hartuar një biografi të
Updike.
“Ndokush që është i interesuar se si
punon një shkrimtar i madh, ka për të gjetur
një shpjegim të plotë të asaj që ne perceptojmë
si lexues”.
Por Begley dhe të tjerët i duhet të presin
2 vjet, kohë që vlerësojnë arkivistët se i
nevojitet për një katalog të plotë. Letrat që
pasurojnë arkivin, tregojnë edhe një herë se
Updike ishte një artist mjaft kompleks.
Edhe pse është i njohur për shpejtësinë
në të shkruar, arkivi demonstron kujdesin e
tij për t’i dhënë tonin e duhur atmosferës
së romaneve të tij.
Një sënduk i nxjerrë prej arkivit mban
brenda një skicë të shkruar me dorë, të përfunduar
në janar të vitit 1989.
Po të vazhdosh të citosh faqet në brendësi,
fjalitë vijuese janë të pasura me idioma
amerikane që autori i parapëlqente shumë.
Ka përdorur kohën e tashme, që është shenjë
e qarkut të lepurit.
Të shumta ishin korrigjimet që kishte
bërë Updike në tablonë hapëse të aeroportit
të Floridas, saqë vetë ai krijoi edhe një efekt
të brendshëm linear.
Më tej duke vijuar me paragrafët, Updike
kishte bërë përmirësime domethënëse.
“Ndjenja e brengos dhe e tensionon atë,
mbi dhe përtej ajrit të kondicionuar”, kishte
shkruar në një nga letrat në fillim. Me
penë në dorë, ai rishkroi edhe një tekst ku
ishin përfshirë disa lojëra fjalësh: “Ndjenja
e brengos dhe e tensionon atë, mbi dhe përtej
ajrit fundor të kondicionuar”.
Veçmas qëndrojnë edhe vështrimet e artistit
mbi problemet teknike, për të cilat ka
bërë një studim të mëvetësishëm.
Në arkiv janë gjetur edhe mjaft foto të
çastit. Ka edhe qindra fotokopje nga librat
mjekësorë mbi sëmundjet e zemrës, po ashtu
edhe korrepodenca me një mik të ngushtë.
Është gjetur edhe një memo nga një studiues,
bashkë me disa faqe letre të fotokopjuara
në një manual. Është edhe një letër
nga Bob Ryan, një tjetër libërth i vogël, ku
përshkruhet karriera e tij në vitet 1980.

Letra për Plowville

Dokumentet më demaskuese në arkiv
janë ato që vetë Updike i konsideronte si
më vigjilentet gjatë gjithë jetës së tij: korrespodenca
e tij voluminoze, ku përfshihen
qindra letra nga prindërit e tij, Wesley Up-
dike, një mësues matematike dhe Linda
Hoyer Updike, një shkrimtare, ambicjet e të
cilës zgjuan ndjesinë e talentit edhe te biri i
saj, i vetmi që kishte.
Ajo i kishte mbledhur letrat e saj në një
pako prej lëkure dhe lart shkruheshin fjalët:
“Letra për Ploëville”, në emër të familjes
pranë Shillington.
Gjatë viteve 1950-1967 ai është cilësuar
si një shkrimtar i romaneve best-seller. Pasioni
i tij i siguroi Updike një zhvillim të
madh.
Kur mbërriti në Harvard, Updike ishte
një djalosh me shpatulla të gjera, që vinte
nga një shkollë publike.
I mësuar me përsosmërinë, ai u stimulua
të vepronte po njësoj, por konkurrenca
e tij përfshinte “produkte me shkëlqim”.
Me frikë se mos humbte bursën, shqetësohej
shumë për provimet. Kjo duket në
letrat që i shkruante prindërve.
Meqë kishte planifikuar se do të bëhej
shkrimtar, e detyroi veten të lexonte klasikët
e mëdhenj të letërsisë. Pëlqente shumë shkrimtarin
James Thurber.
Dëshironte shumë të mësonte mirë
frëngjishten, por zbuloi se nuk kishte aspak
prirje për të mësuar gjuhë të huaja.
I mbaroi 9 vitet e shkollës, por u ndje i
zhgënjyer kur një nga pedagogët, duke vërejtur
zotërimin e dobët prej tij të klasikëve të
letërsisë, hezitoi para se ta shpërblente atë
siç priste.
Klasa ishte për të vetëm një fushë e nënshtrimit
potencial. Updike shpresonte të
studionte romancierin Albert Guerard dhe
me poetin Archibald MacLeish, të dy kishin
mbaruar fakultetin e Harvardit.
“I dhurova z. Guerard segmente të caktuara
të librit tim për t’i lexuar”, i informonte
prindërit Updike në një letër të
radhës, kur ishte ende çunak, “kur mbajti
konferencën e tij për të përcaktuar miratimin
tim në kurs, ai u shpreh ‘mund të të ofroj
të njëjtin trajnim që i kemi bërë Thomas
Ëolfe, këtu në Harvard’.
Në fakt Wolfe nuk ishte aspak i admirueshëm
për Deparamentin e Anglishtes
në Harvard, në kohën kur ishte student. Z.
Guerard vazhdoi të thoshte mjaft këndshëm
dhe shfajësues “Ti mund të bëhesh një shkrimtar
i stërholluar, Updike, por tashmë
nuk mendoj se është ide e mirë të kesh 2
njerëz pranë me kaq shumë qëllime të ndryshme
për prozën si ti dhe unë në të njëjtin
kurs’.
Updike i ra në të që nuk ishte thjesht
çështje e shpërndarjes së përgjegjësive: “Ai
e konsideroi atë që kishte shkruar, si krejt
ndryshe dhe të pakontrolluar”.
Këto refuzime e bënë Updike të shtonte
besimin te shkrimtarët amerikanë dhe modernët
europianë. Kështu, ai këmbënguli që
t’i jepte më shumë vëmendje kohës dhe vendit
të tyre.
“Ne nuk kemi nevojë për Prustin apo
Xhojsin; njerëzit si këta janë thjesht luks,
një nxitje që një kulturë e pasur mund ta
sjellë, vetëm pasi nevoja për letërsi është
përmbushur”, këto ishin fjalët që Updike
shkroi për prindërit e tij më 1951, kur ishte
vetëm 19 vjeç.
“Kjo moshë ka nevojë për më shumë
njerëz si Shekspiri apo Milton, apo Pope;
njerëz që kanë plotësuar nevojat e kultuës
së tyre dhe nuk i kapërcejnë limitet e moshës
së tyre, por që duke punuar bashkë me kohën,
kanë sjellë veçantinë në momentin e
lavdisë. Na duhen artistë të mëdhenj që kanë
vullnet të pranojnë frenime dhe që e
dashurojnë mjedisin rrethues me një vitalitet
të madh”, - një parashikim i asaj që ai më
vonë e ka arkivuar te tregimet e tij.
Më pas përfundon “Sido që të jenë zhgënjimet
e punës sime, le të qëndrojnë aty
si një manifestim i dashurisë sime për kohën
kur linda”

Një shembull për industrinë

Në kohën kur veprat e Updike përbëheshin
kryesisht nga skicat, proza dhe
poezia, ai përmbushi detyrën e tij për t’i
botuar sidomos te Neë Yorker. Këto botime
nuk u pranuan, por me komentet inkurajuese
të Uilliam Maxëell, romancieri dhe
botuesi më pas do të bëhej këshilltar i Updike,
kur mori revistën në dorë më 1955.
Edhe pse ishte produktiv në atë kohë,
Updike vuajti nga gulçi i vetë-dyshimit.
“Nuk jam supermen mendor”, i rrëfeu
ai një ditë prindërve, duke iu referuar Uilliam
Blake, poetit vizionar të fundit të shekullit
18, i cili punoi për veprat e tij në terr
dhe varfëri të plotë.
“Gjithçka që kam është talenti, industria
dhe inteligjenca. Jam përpjekur të kënaq
shumë njerëz për të fituar para në rrugë të
ndershme”.
“Letrat e Ploëville” gjithashtu reflektonin
tek një kohë kur një student i privilegjuar
i kolegjit si Updike, mund të komplotonte
për të ardhmen e tij, ndërkohë që
mijëra të tjerë moshatarë të tij shërbenin
në luftë dhe vdisnin në Kore.
Ai kishte pak për të thënë për McCarthyism,
madje si një hulumtues i anti-komunizmit
shkaktoi edhe potere në Harvard,
ndërkohë që administratorët dhe gjithë
fakulteti u sulmuan.
Por politika, për Updike, ashtu si edhe
për shumë të tjerë formësoi sfondin për
shqetësime më përthithëse lidhur me karrierën,
martesën dhe familjen.
“Letrat e Ploëville” përshkruajnë edhe
kohën kur i vinte rrotull Meri Pennington,
një studente që ai e njohu në klasën e historisë
dhe u martua me të gjatë verës. Përshkruhet
edhe koha që kaluan të dy në Manhattan,
kur ai punonte te The Neë Yorker.
Por suksesi solli më pas edhe kompromisin.
Një krizë u shfaq në vitin 1959, kur
botuesi i tij Alfred Knopf e nxiti atë të linte
mënjanë skenat e seksit te libri me titull
“Lepuri në vrapim”, romani i tij i parë i
rëndësishëm.
Brenda pak vitesh Updike riktheu gjuhën
origjinale, duke ndërfutur në brendi
marxhinet e duhura.
Arriti të eksplorojë te libri me titull “Çifti”
një konflikt të hapur (1968) me bashkëshorten
e tij, duke shtuar edhe fotot intime
në martesës së parë, të cilën e prishi.
Disa nga letrat e fundit të Updike, të
shkruara kur dy djemtë e tij dhe dy vajzat
ishin rritur majftueshëm, e rënduan koston
e dhimbjes të paguar për ambicjet e tij.
Por ai e kishte zgjedhur rrugën e tij herët
dhe në fund të jetës kishte pak keqardhje.
Në moshën 75 vjeçare, në përgjigje të disa
pyetjeve nga romancieri Nicholas delbanco,
Updike u shpreh se “përmblodhi botën
letrare ashtu siç ekzistonte atëherë dhe u
shpreh se ishte mirënjohës që ia kishte dalë
mbanë. Ishte një privilegj dhe një kënaqësi;
ishte vërtet një fat. Nuk zgjodha luftën,
vetëm sfidat”.
“As varfëria, as familja ime, as pasuria
apo biznesi nuk e kufizoi lirinë time. Më
kanë ndihmuar shumë të gjithë, mbi të
gjitha sidomos The Neë Yorker, kur botoja
faqe letrare aty. Këto avantazhe reflektonin
“një botë ku librat ishin në qarkullim të
qytetarisë së shkolluar”. “E kush nuk do të
mundte, kështu, i kushtëzuar, të shkruante
përgjithmonë dhe të përpiqej të shkruante
libra që i meritonin të gjithë, në fund të
fundit?”

Përktheu: Rudina Dahri

POEZIA KA MBYLLUR LLOGARITE ME MUA (Cikël poetik nga poeti kilian NIKANOR PARRA)


Kilian, bashkatdhetar i nobelistit Neruda.U lind në 1914. Docent matematike në Universitetin e Santiagos në Kili. Vepra e tij është nga më të lexuarat dhe më të debatuarat e Amerikës Latine. Poezia e tij është sa konkrete, aq edhe e abstraguar. Ndjehet në të ironia, zhveshja nga kallëpet poetike, një këndvështrim origjinal poetik. Pikërisht e reja që sjell ai e bën aq shumë të lexueshëm, në kohën që poezia po i humbet përditë ata, megjithëse poetët po shtohen përditë. Vërtetë poetët po shtohen përditë?






***
Nuk jam unë që i jap fund gjithshkaje
sa për këtë jam më se i sigurt
doja të vazhdoja të poezoja
por më shteroi gjithë frymëzimi.
Poezia është sjellë mirë
unë jam sjellë shumë keq.

Çfarë fitoj të them
se jam sjellur mirë
e poezia është sjellur keq
kur e dini që jam unë fajtori.

Mirë të më bëhet, jam treguar
me gjithë mend budalla!

Poezia është sjellë mirë
unë jam sjellë shumë keq
poezia ka mbyllur llogaritë me mua.




AKT PAVARESIE

Pavarësisht
nga projektet e Kishës Katolike
autodeklarohem shtet i pavarur.

Në të dyzetenëntin vit të moshës së tij
një qytetar ka plotësisht të drejtë
t’i rebelohet Kishës Katolike.

Më hëngërtë dheu po qe se gënjej!

Aty ndihem tamam i lumtur
nën hijen e këtyre akacieve në lule
të bëra tamam për trupin tim.

I lumtur aq sa më nuk mund të bëhet
nën dritën e këtyre fluturave fluoreshente
që duken të prera si me gërshërë
të prera tamam për shpirtin tim.

Dashtë të më falë Comite Centrale!

Në Santiago të Kilit
njëzetenëntë nëntor
i njëmijë e nëntëqintë e gjashtëdhjetë e tre-shit
plotësisht i bindur për aktet e mia.


FLUTUR

Në kopshtin që i ngjan një thellësie detare
është e madhe joshja e një fluture:
tërheq fluturimi i saj i thyer
ngjyrat e saj të shndritshme
dhe rrathët që zbukurojnë majat e krahëve.

Tërheq forma e trupit.

Kur rrotullohet në ajër
e ndriçuar nga një rreze jeshilëze
apo kur çlodhet nga efekti
i prodhuar prej vesës e pjalmit
komplet e maskuar në drejtim të një luleje
nuk e humbas nga sytë
e nëse zhduket tutje
matanë portës së oborrit
sepse kopshti është i vogël
apo shpejtësia e saj e madhe
e ndjek me mendje
për disa sekonda
derisa përqëndrimi më kthehet përsëri.


JETE QENSH

Profesor: një jetë qensh.
I kamzhikuar nga kati në kat.
Rrëngjethja nëpër dhëmbë
e gërvishtjes së shkumësit.

Profesori dhe gruaja preçize.
Profesori dhe gruaja tamam.
Ku ta gjesh sot një grua tamam!
Një grua që të jetë ashtu siç duhet
një grua që të mos i ngjajë një burri.

Vuajtja errëson shikimin,
fillojnë të shfaqen rrudhat.
Plakja edhe e vetë nxënësve,
të shumtat mungesa të respektit.
Mënyra e të ecurit nëpër korridore.

E shara mund të durohet akoma,
po jo e qeshura artificiale,
komentet që të bëjnë për të vjellë.

Liceu është tempulli i dijes.
Drejtori i të mbiquajturit tempull
me mustaqet e tij si aktor kinemaje.

Lakuriqësia e zonjës nuse

( shikimi shkon e përplaset te një buf
një xhufkë flokësh shumë të shtrirë)
Duhet eliminuar e puthura në faqe
( më e vështirë se nisja nga fillimi)
sheshi i zjarrit është një shesh lufte.

Gruaja arrin çdo gjë me shalë.

Problemet e pleqve
të jesh përfshirë në një antologji
të provokosh një kontraktim muskuli artificial.

Asgjë në vijë për profesorin:
profesori vëzhgon milingonat.


SA ESHTE ORA

Kur një i sëmurë rëndë
bëhet mirë për disa sekonda
dhe pyet të afërmit për orën
- të mbledhur si me magji
rrotull krevatit të vdekjesme
një prezencë të mugët
që të ngre qimet përpjetë

do të thotë se ka diçka që nuk shkon
do të thotë se nuk ka më shpresë
do të thotë se kemi humbur, pa shpëtim.


MIRUPAFSHIM

Erdhi ora e të tërhequrit
u a di për nder të gjithëve
sa miqve të mi të sjellshëm
aq edhe armiqve frenetikë
figura të pakaraktershme!
Unë mizerje
po qe se nuk do fitoja
antipatinë e tyre të gjithantë:
përshëndetje qenër të lumtur
gati për të lehur në rrugën time!
Jap dorëheqjen prej jush
me kënaqësinë më të madhe të botës.

Faleminderit edhe një herë, faleminderit
e di që po më zbresin lot
do të shihemi përsëri
në det, në tokë, ku të jetë.
Shkruani, silluni mirë
mbështilleni bukën
thurni papushim rrjeta merimangash
u bëj ç’do lloj urimi:
nga majat e mprehta
të pemëve të qiparisit
unë ju pres me dhëmbë e dhëmballë.


KUJDES

Unë nuk lejoj asnjë të më thotë
se nuk kupton antipoezitë
duhet të qeshin të gjithë, të gajasen.
Prandaj shkatërroj trutë
për të arritur te zemra e lexuesit.

Mjaft me pyetje.
Në krevatin e vdekjes
secili kruhet me thonjtë e tij.
Por ka më akoma:
nuk ka perëndi që më mban
kur unë u futem gjërave të dëshpëruara.


LETRA TE POETIT QE FLE MBI NJE
KARRIGE

Kur për një arsye, apo një tjetër,
kam zbritur poshtë
nga kulla ime e vogël prej aksesh
jam ringjitur duke u dredhur nga të ftohtët
nga vetmia
frika
dënimi.

UDHËTAR ETERNITETI...



Ali Asllani, kalorës i rrallë i lirikës erotike, ai i lëmoi “me magji
stili” poezitë e tij që, për nga muzikaliteti, zënë kryet e vendit në
letrat shqipe . Mbi të gjitha, Ali Asllani ishte këngëtar i dashurisë.
Për të, ajo ishte thelbi i jetës dhe palca e artit. I pavlerësuar kurrë
aq sa duhet në gjallje e, për fat të keq edhe më pas, ai vijon të na
mrekullojë me rininë e përjetshme të vargut të tij magjepsës, me
figurat rrezëllitëse, duke na bërë të ndjehemi krenarë për fuqinë
shprehëse të gjuhës sonë amtare. Merret me mend se ç’mundim
është zgjedhja për botim e nje tufe lirikash nga poezia e Ali Asllanit.
Çdo vjershë e lënë jashtë dhemb, si një perlë e munguar në gjerdanin
e florinjtë të poezisë se tij, pa harruar diademën, “Hanko hallën
“,” kryezonjë,” që farfurin me shtatë ngjyra “ylyveri”...Këtë pohojnë
shkoqur, në shkrimet që vijojnë, bashkëkohësit e tij të mëdhenj,
Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli e Isuf Luzaj.




Ernest Koliqi


Ke autori i “Hanko Hallës”

Zoti Ali Asllani, në një pasdite të këtij dimri shumë të vësh
tirë e plot pasion, na ftoi në shtëpinë e tij për të ndëgjue
peligjirimin e copave ma të thekshme të poemthit të vetë.
Ishim katër e pesë shokë, të gjithë prej tyne që merren me letra e
me shkrime. Dikush mund të vërejë se e sotmja nuk asht koha ma e
përshtatun për ndëgjim vjershash. Mund të duket kjo mbledhje letrarësh
si nji akademizëm i zbrazun e i kotë, kur mendjet e njerëzve janë të
kapërthyeme në kundrimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme qi po zhvillohen
rreth nesh. Por, jo. Qe një orë preheje poetike qi na ngushëlloi
thellësisht në shpirt. Qe nji pauz plot frymë muzikore mbas së cilës
duelëm ma të forcuem në vullnet për të krye detyrat tona të përditshme.
Na ishim ndenjur rrotull në nji dhomë plot me dritore të mëdhaja
prej kah hynte drita e marrun e qiellit të vranët tue krijue një atmosferë
intime. Vjershëtari lexonte. Në za të tij dridhej zjarri i dashurisë qi ai
ka për poezi. Theksonte rythmin e gjashtëroksheve të përngjitura edhe
na u për përkundshim n’at valë të rrjedhshme. Dalëngadalë nga ajo valë
muzikore pluskojshin shfaqje të gjalla të jetës sonë shqiptare, tipa zonjash,
burrash, vajzash, djelmoçash, kostume të qëndisura, armët aq të
dashuna për shqiptarin, zakonet e ruajtuna brez pas brezi me kujdes,
dramat që mëshef shpirti i plakave e i nuseve, krejt nji korte, me ngjyra
xixëlluese qi zhvillohej e na kalonte përpara në atë pasdrekë të përgjumshme
ndë një dishir andrrash të vjetra e të reja.
Në palcin e kësaj vepre të bukur të Ali Asllanit qëndron kundërshtimi
ndërmjet botës së re dhe botës së vjetër. Hanko Halla qi na paraqitet
mirë e vizatueme nga vargjet e poemthit, përfaqëson frymën e
kalueme, bukurinë e dokeve në perëndim. Na prej fjalëve që ven në gojë
të saj vjershtari mbesim të prekur nga fisnikja qi kishte jeta e moçme e
jona. Ata tipa mashkujsh të veshun, të mbathun edhe të shtrënguem
ndër armë, qi e drejtojnë jetën mbas parimeve të nji urtije stërgjyshore,
ato zonja të stolisuna jeta e të cilave rregullohet mbas një kuptimi të
shtrëngueshëm të nderit vetiak e familjar, mbushin me krehni zemrën
tonë ka mendojnë bujarinë e pamohueshme qi shqiptari pat në themel të
përfitimit të jetës. Por Ali Asllani nuk e shef me sy kundërshtari të
përtëriemin që zakonet marrin në këtë valvitje të soçme ngjarjesh të paprituna.
Çuditet Hanko Halla për sjelljen e së resë, por pa fjalë pezmi e
pakurrnji shenjë urrejtje. Në gjykimin e saj ndiehet sikurse bindja përpara
nji fataliteti. Çuditet e nuk kupton veçse ndien se jeta ecën përpara
e nuk mund të kthehet më mbrapa. Kjo ndiesi i jep ligjeratës së saj atë
mallëngjim të hollë qi patjetër përmban vlerën ma të madhe të poemthit.
Vini re, atë pjesë ku Hanko Halla sodit të renë kah ndëgjon radion.
Shef mbi fytyrën e nuses tue u përshkue hove-hove mbresa të ndryshme
të shkaktueme nga fjala e nga kanga e atij zani të largët qi kumbon
n’atë dhomë. Nuk mundet me ia spiegue vehtes arsyenat se si, ai
za i huej e i panjoftun mund të ketë aq fuqi mbi shpirtin e nuses së
djalit. Vetëm nji gja kupton dhe kjo e mërzit; ai za ia rrëmbën shpirtin
vashës, e largon nga atmosfera e qetë e shtëpisë, e vërvit në vise të
largëta ku i humbet vlera frymës të zakoneve të trashëgueme.
Nëpër gojën e Hanko Hallës, Ali Asllani interpreton ndiesitë dhe
përshtypjet e breznive në kalim, tue na falë me vizatime të mprehta e
plot gjallni nji fytyrim të jetës qi jetuem, të asaj krejt të ndryshme qi po
vjen tue xanun vend. Me mallëngjim poetik të tij ka krijue me “Hanko
Hallën” nji tip grueje qi do të mbesë i paharrueshëm në letra shqipe.
Revista “Shkëndija” nr. 8-9, viti 1941, Tiranë.



Mitrush Kuteli


POETI ALI ASLLANI


Të magjepsur prej bukurisë plastike të
disa vargjeve të gjetura rastësishtë në
një dorëshkrim, kemi folur për të parën
herë në 1929 përmbi veprën poetike të Ali Asllanit.
Përpiqeshim atëherë të nxirrnim në dritë dinamizimin
e trimit të Vlorës-sot simbol i integritetit
kombëtar-energjinë e legjendarit Fejzo
Xhafo, të cilin poeti e mbiquan “Div i Labërisë”
edhe paravështronim kristalizimin e talentit të
poetit në vepra të zgjedhura për kohën e ardhme.
Z.Ali Asllani, i cili poet ishte njeri nga organizatorët
e epopesë vlonjate nuk vonoi të përplotësojë
pritjet tona dhe të letërsisë duke i falur
literaturës shqipe një vepër të re, “Hanko Hallën”
të shtypur në gazeta dhe revista dhe, të cilën, e
presim me brohoritje në një libër të veçantë.
Poemi i “Hanko Hallës” prej të cilit njohim
deri tani vetëm dy pjesë, qëndron në dy boshte të
veçanta: koha e kaluar romantike edhe legjendare
dhe koha e sotme-prozaike dhe e shpëlarë. Prej
kontrastit, midis këtyre dy planeve të ndryshme,
z. Ali Asllani kalit vargje që mundin të përfytyrojnë
në antologjinë e poezisë shqipe.
Tradicionalisht , në fundin e shpirtit të
vetë, poeti nuk fsheh simpatinë për kohrat e para
të mbuluara me pluhurin e legjendës që e tjerrin
vjetët duke satirizuar, shumë herë me dhimbje
rrymat dhe pseudoqytetërimin e ditëve tona.
Pa fjalë, se edhe si statist, z.Ali Asllani na fal
vargje të bukura dhe me frymë fishkëllonjëse, por
e vërteta vleftë e poemit “Hanko Halla” qëndron
në evokimin e kohës së kaluar, sepse kjo përbën
burimin e lëndës poetike me romantizmin që e
rrethon. Në mezin e qenarit të poemit në fjalë, i
cili tirret pranë zjarrit të Shëndreut qëndron fytyra
e Hanko Hallës, zonja e lashtë e dyerve fisnike
të agallarëve, e harruar prej fatit në kohën tonë

me rryma kozmopolitizmi. Rradhë pas rradhe poeti
evokon përmes Hanko Hallës, virtytet e kohës së
shkuar si trimërinë, mikëpitjen, nderin, tradicionin
dhe bukurinë e veshjes kombëtare etj. Të gjitha
këto të vëna në kontrast me gjëndjen e sotme kur
“Malet u bënë fusha, fushat u bënë male” gjenden
në veprën e Ali Asllanit vargje përshkrimi me plasticitet
dhe në trajtë rrjedhëse; të cilat nuk i largohen
vjershave klasike të Naimit, dhe sidomos poemit
rustik “Bagëti e Bujqësi”:
Muaji i Shënëndreut, ky muaj i flamosur,
ngryset e nuk gdhihet, nata s’ka të sosur,
netët shumë të errëta, dita shumë e vrazhdë,
mbetëm mbyllur brenda, si pata në grazhdë...
Gjithashtu edhe fuqia e evokimit të së shkuarës
mund të të barabitet me vjershat e Pashko Vasës
po duke patur ngjyrën pesimiste të këtij të fundit:
E ku është Gjoleka, Gjoleka i Kuçe,
e ku janë këmishat përmbi gju hajduçe,
ku janë ato folla, gjithë ato pallaska,
që pa to arbëreshi, lezetin s’e paska...?
Lipset të pohojmë se bukuria e përlotshme e
poemit të z.Ali Asllani nuk mund të shijohet
përveçse i lëçitur që në krye e gjer në fund. Çdo
nxjerrje vargjesh e zvogëlon vleftën, ose të përdorim
një fjalë të poetit i humbet lezetin.
Që të mbyllim këto të pakta radhë duke
pritur tjetër herë rastin që të analizojmë më hollësisht
veprën e tashme dhe të ardhme të poetit,
shtojmë se, nëpërmjet Hanko Hallës”, z.Ali Asllani
hyn në literaturën klasike kombëtare me mbiquajtje
“Poeti i Vatrës”.
Nga gazeta “Shqipëri e Re’,
Konstancë, nr.537, datë 27 Gusht 1933.





Isuf Luzaj

BILBILIT TË VLORËS

Ali Asllanit për veprat e tija të pabotuara
Nëpër lyrë të Orfeut krenoje kombin me krijime.
Pasqyro një rracë të vjetër nëpër valë t’poezisë,
Poet i madh që u duke që ditën që zure sisë,
Lëri gjurmat mëmëdheut: dy, tre lotë me ngashërime,
Bir i shqipes që në gërxhe ishje rritur me thërrime;
O bujar i vendit tonë, o bilbil i Vlorës sime.
..........................................................................
.......................................................................
Epopenë e kombit tënë që një ditë më të aguar.
Ta këndosh me cyle dyjare nëpër fushë ke filluar,
Trimëritë legjendare mbi mermer ke pikturuar.
Porsi Plaku qorr i syvet një nga një i ke treguar.
Mbaroi të lutem mirë shpirt i gjerë edhe i lirë,
Fryji cylës, mbaro këngën që do t’lërë të pa vdekur,
Merre shpirtin e arbëreshit ngjalle nëpër kohë të shkuar,
Plotëso këngën e kombit atë KËNGË të shenjtëruar,
Shpirt i gjerë e i pa vdekur, shpirt i madh e i trishtuar.
O Bilbil i Parnasit nota jote jep mallnime,
O poet q’i ngjite harkut, o Ali i Vlorës sime.


Marrë nga libri “Rrëfimet” botuar në Korçë, 1937

HOMAZH PËR SARAMAGON (16 Nëntor 1922 – 18 Qershor 2010)

Mira Meksi


Guri Filozofal

Kur përleshja letërsi-realitet i kalonte kufijtë


Më 18 qershor të këtij viti u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare nobelisti portugez, Jose Saramago, një nga shkrimtarët më të sulmuar nga bota reale. Pata fatin të ndiqja para pak kohe një intervistë të tij live në TVE, ku me një spanjishte të përzier me portugalishten, Saramago shpalli pesimizmin për shoqërinë e sotme, duke thënë se ne njerëzit, diku në histori apo parahistori kemi gabuar udhë, dhe për këtë jeta e sotme nuk është aspak e lumtur dhe bota është një “desastre” (mynxyrë). Për krizën që ka përfshirë botën u shpreh se kanë për të fituar ata që gjithmonë fitojnë dhe do të humbasin si përherë, të humburit e gjithkohshëm. Pyetjes klasike dhe triviale se përse shkruan, nobelisti, që pohoi se çmimi i madh nuk e kishte ndryshuar aspak, iu përgjigj se shkruante për të kuptuar botën, porse kjo nuk pat ndodhur dhe e përfundoi mendimin me fjalët: “Pak mund ta njohësh botën, pak mund ta mbrosh atë”. Sa për vdekjen, u shpreh se ishte i sigurt se do ta ndiente çapin e saj kur të afrohej, njëlloj siç e pat ndier gjyshi i tij, dhe para se të ndahej nga jeta, kish shkuar në kopsht dhe kish përqafuar me radhë tërë pemët e tij. “Do të doja edhe unë shumë ta bëja një gjest të tillë”, u shpreh Saramago, “porse kam frikë se me këtë përsëritje fyej kujtimin e tim gjyshi”. Po le t’i kthehemi edhe një herë realitetit të shkrimësisë dhe realitetit të botës së vërtetë, dhe përleshjes midis tyre, ku Saramago ka qenë shpesh viktimë. Më 23 tetor të këtij viti, në Oviedo të Spanjës, me rastin e marrjes së Çmimit Princi i Asturias për letërsinë, shkrimtari Ismail Kadare, në fjalën e tij, midis të tjerash, tha: “...Në qoftë se e pranojmë botën e letërsisë dhe arteve si botë paralele, referenciale, kemi pranuar se ajo është një botë rivale. Si rrjedhojë e kësaj, meqenëse rivaliteti çon zakonisht në konflikt, duam apo s’duam do të pranojmë se midis këtyre dy botëve, jetës dhe artit, do të ketë konflikt. Dhe konflikt ka. Herë të shpallur, herë të pashpallur. Në këtë përballje, bota reale ka armët e saj kundër artit: censurën, doktrinat, burgjet. Arti gjithashtu ka mjetet e tij, fortesat, veglat, së fundi, armët e tij, shumica të fshehta. Bota reale qëllon të jetë e pamëshirshme, mizore. Arti gjithashtu nuk është një engjëll dhe mund të jetë i pamëshirshëm, mizor. Një poet romantik gjerman i përfytyronte tercinat e Dante Aligerit herë si heshta kërcënuese e herë si vegla torture për ndërgjegjet e rënduara nga krimi”. Dhe më tej: “Ka shumë dallime midis tyre, por ka një dallim kolosal, që qëndron mbi gjithë të tjerat. Dallimi është ky: ndërsa në konfliktin e saj me artin bota reale qëllon që acarohet aq fort saqë turret ta shkatërrojë artin, në asnjë rast, e përsëris, në asnjë rast letërsia dhe arti nuk e sulmojnë jetën reale, për ta dëmtuar, por përkundrazi, luftojnë që ta bëjnë më të bukur, më të jetueshme…” Pothuaj një javë përpara kësaj fjale, që, me sa duket, nga ç’do të parashtrojmë më poshtë, ishte e shenjuar edhe të yshtte “të keqen” që bota reale do të përpiqej t’i bënte botës së artit, më 15 tetor doli në treg në Portugali nga shtëpia botuese “Caminho”, dhe në Spanjë dhe Amerikën Latine nën shenjën e Alfaguara-s, romani më i fundit i nobelistit (1998) portugez José Saramago, “Kaini”. Nobelisti 87-vjeçar kishte zgjedhur Panairin e Librit në Frankfurt për t’i dhënë “flatra” Kainit të tij, - rrëfeu se kishte shumë vite që mendonte për të, porse ishte ulur që ta shkruante veç në dhjetor 2008: shkrimi i pati marrë vetëm 4 muaj. “Qe si një lloj transi” shpjegon ai, “nuk më pati ndodhur kurrë, të paktën jo me këtë lloj intensiteti, me këtë forcë”. Sipas autorit, ky është libri më me humor që ka shkruar ndonjëherë, porse, jo për të gjithë është i tillë. Në të vërtetë, romani “Kaini” është një rishkrim,  ala Saramago, ironik dhe provokativ i një kapitulli të Biblës, - çka ka shkaktuar në vendin e tij një polemikë të ngjashme me atë që e detyroi autorin të shkonte syrgjyn në Canaries më 1991, pas botimit të romanit të tij “Ungjilli sipas Jezu Krishtit”. Asokohe, kisha dhe një pjesë e mirë e shoqërisë portugeze u shokuan nga ky Krisht, të cili shkrimtari i vishte një aventurë dashurore me Maria Magdalenën. “Kësaj here”, thotë Jean-Jacques Bozonnet në një shkrim të tij në “Le Monde”, “Saramago e ka ngjyer penën në Dhiatën e Vjetër, për të rivizituar vëllavrasësin e famshëm. Shkrimtari nuk e shpëlan nga faji, por i gjen shumë rrethana lehtësuese. Kështu, për shembull, meqenëse Zoti shfaq padrejtësisht preferencën e tij për Abelin, i bie të ketë goxha përgjegjësi në këtë çështje, vlerëson shkrimtari: “Kaini ndihet i poshtëruar nga Zoti dhe ai vret të vëllain ngaqë nuk ka mundësi të vrasë Zotin”. Saramago rrëfen në roman për një Bibël të dominuar nga dhuna dhe seksi, dhe nuk mënon të kthejë në qesharakë pasazhe të tëra, si ai i engjëllit të dërguar prej Zotit në minutën e fundit për të ndalur dorën e Abrahamit, por që mbërrin shumë vonë për të shpëtuar birin… për shkak të një defekti në flatrën e djathtë. Asgjë nga këto nuk mundte, sigurisht, t’i pëlqente hierarkisë katolike dhe vlerëmohuesve të tij të përhershëm, porse “rizgjimi i vërtetë i mllefeve të vjetra” ndodhi pikërisht kur shkrimtari, i ftuar nderi në Festivalin e Librit në Penfiel, pranë Porto-s, pohoi se Bibla është “një përmbledhje zakonesh të këqija” dhe “një katalog mizorish”. Zëdhënësi i Konfederatës episkopale portugeze, Manuel Morujao, e akuzoi se kishte fyer katolikët vetëm e vetëm për të bërë publicitet. Rabini i Lizbonës, Eliezer di Martino, ka vënë në shënjestër interpretimin që i bën Jose Saramago-ja Dhiatës së Vjetër. Nga ana e tij, teologu katolik, Joaquim Carreira de Neves, ka shprehur keqardhjen që një “gjeni i letërsisë” nuk di ta lexojë Biblën si një “libër kulture”, porse i merr disa pasazhe fjalëpërfjalshëm. “Kisha katolike do të dëshironte të vendoste nga një teolog pas çdo lexuesi të Biblës për të shpjeguar se gjithçka që ai po lexon duhet interpretuar në mënyrë simbolike”, u është përgjigjur këtyre sulmeve shkrimtari në një konferencë shtypi. “Në Bibël ka mizori, incest, dhunë të të gjitha llojeve, kasaphanë. Kjo është e pakundërshtueshme, por mjafton që të dalë prej gojës sime, që të ndizet polemika”. Dhe duke i hedhur pothuaj benzinë zjarrit, ka shtuar se Zoti i Biblës “nuk është i denjë për besim”. E më pas, në një intervistë në të përditshmen spanjolle “La Vanguardia” ka shtuar: “Njerëzit e ndërtuan Zotin sipas imazhit dhe shëmbëlltyrës së tyre, andaj edhe ai është kaq mizor, i lig dhe hakmarrës.” Shkrimtari 87-vjeçar nuk lodhet duke lëshuar kunja ndaj zgjimit të mërive të vjetra kundër tij: “Jam një person që provokoj antikorpe te shumë njerëz, por nuk e vras mendjen për këtë.” Botuesi i tij, Caminho, i dëshpëruar që polemika ka shkuar kaq larg, shprehet se Saramago nuk ka nevojë për publicitet. Ndërsa një eurodeputet portugez konservator, Mario David, i ka kërkuar nobelistit të heqë dorë nga kombësia portugeze “përpara një turpi të tillë.” “Ka edhe nga ata që më quajnë kurajoz”, thotë Saramago. “Por kjo ndodh sepse nuk ekzistojnë më turrat e druve të Inkuizicionit dhe mund të mbështetem në lirinë e shprehjes”. Asgjë nuk ia mbyll gojën intelektualit Saramago, që ka opinione radikale: një ditë thërret për rrezikun e “rishfaqjes së fashizmit në Europë”, një ditë tjetër armatoset kundër “neomesjetarizmit universal” të Benediktit XVI. Prej muajsh ka vënë në shënjestër Berlusconi-n, Kryeministrin e Italisë; ka shkruar një sërë artikujsh në “El Pais”, si “Berlusconi është fashizmi me kravatë Armani”, Berlusconi & Cía, apo “Gjësendi Berlusconi”, ku pasi e quan delicuente Il Cavaliere-n, thotë se ai është “një virus që kërcënon të jetë vdekja morale e vendit të Verdit”. Këto kohë, shtëpia botuese “Einaudi” në Itali, pronë e Berlusconi-t, nuk ka pranuar të botojë librin e Saramagos “El Cuaderno” (Fletorja) ku janë përmbledhur esetë e muajve të fundit të hedhura në Blog-un e tij dhe ku gjenden edhe shkrimet kundër Berlusconi-t. Së fundmi, Saramago-ja u ka thënë një fjalë të “mirë” atyre që janë skandalizuar nga Kaini i tij; njëlloj si dikur Borges-i, ai është shprehur: “Bibla ka diçka të admirueshme, nga këndvështrimi letrar”. Dy botët për të cilat flet Kadareja, bota reale dhe bota e artit janë botë rivale dhe në konflikt të vazhdueshëm me njëra-tjetrën, porse, që ky konflikt të mos shpjerë në përleshje të rënda dhe me pasoja të paparashikuara, është më se e rëndësishme të kuptohet se letërsia mbart gjithnjë një përmasë të mirëfilltë kozmologjike; pavarësisht se elementët kozmologjikë mund të përftohen apo të huazohen nga bota e përditshme, bota që del në dritë nga krijimi letrar është krejt tjetër nga ajo e përditshmja; mund të jetë, me fort gjasa, porse jo gjithmonë, një botë paralele, çka mund të konsiderohet si lidhja më e madhe që mund të ekzistojë mes dy botëve; por edhe në këtë rast, ligjësitë nga të cilat udhëhiqet si njëra, ashtu edhe tjetra, janë të ndryshme, dhe u përkasin dy sistemeve krejt të ndryshme. Prej këtu, nëse në botën reale ka ekzistuar një Budë apo një Krisht, apo një Hitler, kush na siguron se nuk mund të gjejmë syresh edhe në këtë botën “paralele” të botës reale, në botën e krijimit letrar? Nëse ekzistojnë edhe në këtë botë, kjo nuk duhet të na shtyjë që t’i shohim Budën, Krishtin apo Hitlerin e saj të njëjtë dhe të interpretueshëm sipas të njëjta ligjësive të botës së përditshme; në kahje të kundërta, me të njëjtën logjikë, duhet të interpretonim kësisoj edhe Bagdadin e qilimit fluturues, apo të kalit fluturues me parametrat dhe ligjësitë interpretative të realitetit tonë të përditshëm, të botës reale, më konkretisht, të Bagdadit të sotëm...


Google+ Followers