Historitë e dashurisë së shkrimtarëve më të famshëm shqiptarë


Si e ka propozuar Ismaili Helenën, deri te Dritëroi me Sadijen

Nëse tradita do që dashuria t’i bëjë njerëzit më të bukur, në këtë rast janë ata që e bëjnë më të bukur dashurinë. Dashuritë e njerëzve të letrave s’mund të jenë kurrsesi më pak të bukura se veprat e tyre. Një dashuri shumë interesante është ajo mes Ismail dhe Helena Kadaresë. Ajo një vajzë e re, që adhuronte shkrimtarin e madh, e guxon t’i dërgojë edhe një letër atje në Moskë, që të lexonte një krijim të saj. Ndërsa ai, një djalë modern, me famë e i paparashikueshëm. A s’ishte i tillë Kadareja, kur i shkoi Helenës së bukur në konvikt në qytetin Studenti dhe nxori një brisk, e ashtu pa folur e papandehur i preu një pjesë të gërshetit, dhe veprimin-habi e shoqëroi me fjalët “e dua për kujtim”. Apo kur i shkoi në shtëpinë e prindërve në Elbasan dhe ndërsa të gjithë kujtuan se do t’i kërkonte dorën, ai ia këputi gjumit pa e hapur fare muhabetin e shumëpritur. Dasma e Ismail Kadaresë në vitin 1963 ishte edhe fillimi i një dashurie që do t’i çonte në martesë Dritëro dhe Sadije Agollin. Ajo ishte e ftuara nga ana e nuses, Helenës, ndërsa shkrimtari i madh, i ftuari i dhëndrit.
ISMAIL KADARE-HELENA
Dashuria me një shkrimtar të madh, duhet të jetë dashuri e madhe. Dhe Ismail Kadare me Helena Kadarenë, nuk e kanë prishur rregullin. As me faktin që kontakti i parë mes tyre nisi nga një letër që vajza adoleshente nga Elbasani ia dërgonte studentit në Moskë afro 50 vjet më parë, për t’i lexuar një tregim të saj në gazetën “Zëri i Rinisë”. As kur ai e takoi për herë të parë dhe ajo shtangu me të folurën snobe që Ismaili tregoi në sy të një kushëriri. As kur i shkoi në konvikt në Qytetin Studenti dhe nxori një brisk e ashtu pa folur e papandehur i preu një pjesë të gërshetit dhe veprimin-habi e shoqëroi më fjalët “e dua për kujtim”. As kur i shkoi në shtëpinë e prindërve në Elbasan dhe të gjithë kujtuan se do i kërkonte dorën, ndërsa ai vetëm fjeti gjumë atje pa e hapur fare muhabetin e shumëpritur. As kur një ditë të bukur i dërguan familjeve nga një telegram, ku njoftonin se ishin fejuar, një veprim-çudi i asaj kohe, e as kur bënë ceremoninë e dasmës me kushtin që të gjithë të ftuarit të mos ishin më bashkëshortët. Shumë varën buzët nga ky kusht, por beqarët u kënaqën pa masë. Mes tyre ishin edhe Dritëro dhe Sadija, dy miqtë e vjetër të çiftit Kadare që u njohën pikërisht në atë dasmë të kolegut dhe mikut të tyre. Çifti ishte nga të interesantët. Ajo një bionde e bukur rrezëllitëse, ai një shkrimtar race gjithnjë në rritje. Të dy të një ere që frynte në Shqipërinë e viteve ‘60. Pak erë Moske, pak erë Perëndimi dhe me shumicë erë dashurie. Të një dashurie të papërsëritshme. Me të bukurat dhe të papriturat e saj. Me tallazet dhe emocionet plot ndjenjë. Për të vërtetuar përherë edhe tashmë që Ismail Kadare ka kaluar të 70-at dhe ajo të 65-at, se dashuria me një shkrimtar të madh është një dashuri e madhe.
Dritero Agolli dhe Sadija
Nëse shumë njerëz kanë pasur një dashuri të madhe në jetë, shkrimtari i dashur i shqiptarëve ka pasur dy. Dashuria e tij e parë e madhe, quhej Nina. Ishte një ruse të cilën Dritëro Agolli e dashuroi pothuaj që në atë moment që e pa në shkallët e universitetit të San Petersburgut. Ajo ishte dy vjet më e vogël dhe studionte për anglisht. “Shiheshim shpesh dhe u bëmë miq”, tregon shkrimtari i njohur për revistën “Klan”, të datës 14 shtator 2003. Martesa e tyre pas mbarimit të studimeve ishte një ceremoni e thjeshtë në apartamentin e prindërve të saj, dhe pastaj ditët e para bashkëshortore do t’i nisnin në një konvikt të zakonshëm shkolle. Duheshin shumë edhe pse prindërit e Agollit nuk e pëlqenin këtë lidhje të tyren, pasi “nusja ishte e huaj”. Por gjashtë vitet e Ninës dhe djalit të tyre Arjanit ishin të lumtura, deri kur filloi shembja e marrëdhënieve shqiptaro-ruse, që plasariti deri në ndarje edhe martesat e shumta të asaj kohe mes shqiptarëve dhe ruseve. Dy vjet pas ikjes së Ninës në vitin 1963, ai martohet me Sadijen. Një vajzë e bukur dhe inteligjente me të cilën e prezantoi Naum Prifti, Helena dhe Ismail Kadare. Përveç dashurisë së madhe, ata i lidhi edhe një miqësi me të tilla përmasa. Dritëroi dhe Sadija, kanë dy fëmijë, Elonën dhe Artanin, madje janë bërë edhe gjyshër.
PETRO MARKO & Safo
Jo vetëm jeta e Petro Markos, por edhe historia e dashurisë së tij me Safon Çelon është e denjë për një vepër. Një histori e nisur në oborrin e Hotel Dajtit, kur shumë të rinj u vendosën në Tiranë pas luftës. Ai, një gazetar që punonte në gazetën “Bashkimi”, ndërsa ajo një bukuroshe e pasionuar pas pikturës. Intelektualit që kishte njohur që herët modën dhe shijet evropiane nuk kish si të mos i tërhiqte vëmendjen vajza simpatike e veshur me pantallona si vajzat e Grenobit kur shkonin për ski. Një vështrim që zgjati vetëm pak sekonda dhe karakteri i fortë i poetit që duroi luftën dhe burgjet fashiste është thyer nga bukuria. Më pas fati do të bënte që Safo të ishte kolege me Petron dhe dita e parë e punës do të ishte dhe dita jozyrtare e martesës së tyre. Vetëm një dialog i shkurtër ku ai e pyet nëse ajo është dashuruar dhe pas përgjigjes negative Petro Marko i thotë se “ti do të bëhesh gruaja ime”. Kështu lindi historia mes shkrimtarit dhe piktores Safo. Një Dashuri që do të kurorëzohej me dy fëmijë Jamarbërin dhe Arianitën. Një dashuri me shikim të parë që do ti rezistonte edhe furtunave të tjera që kaloi jeta e Petro Markos. Në vitet e burgu gjatë diktaturës kujtimi për Safon do të mbante gjallë, shkrimtarin. Kjo duket në letrat që Marko i dërgonte nga qelitë. Asnjë fjalë për vuajtjen, asnjëherë nuk përmendet fjala, torturë apo gardian. Të gjitha letrat janë një himn që Petro Marko i këndonte gruas së tij.

Sabri dhe Nermin Godo
Ai ishte 21 vjeç dhe kishte rënë kokë e këmbë në dashuri me një vajzë që sapo kishte mbaruar shkollën. Ishte viti 1950 dhe ata janë njohur rastësisht. Sabri Godo kishte vajtur të punonte në Durrës, dhe atje ishte fqinj me Nerminin. Një dashuri e bukur dhe e madhe, por që s’kuptohej nga prindërit. Ju është dashur të “arratisen” nga familjet e tyre që s’e pëlqenin këtë lidhje të tyren, se dy të rinjtë “ishin të kategorive të ndryshme shoqërore”. Kjo është e vështirë të kuptohet tani, por ka qenë shumë herë më e vështirë të jetohej në atë kohë. Përveç kësaj, Partia i kërkoi të zgjidhte: ose të hiqte dorë nga gruaja ose nga Partia. “Unë mbajta gruan dhe lashë Partinë”, tregon i urti Godo për “Tirana Observer”. Një dashuri e madhe, me ceremonira të vogla. Për shkak të familjeve, ata s’mundën të bënin kurrfarë ceremonie dasme, por dolën të jetonin bashkë me çfarë mundën. Dhe në fakt s’u doli keq. Miqtë e tyre, i cilësojnë si çift perfekt. Megjithëse Godo është një nga politikanët më të njohur e më të vlerësuar në vend, bashkëshortja e tij fisnike vazhdon t’i qëndrojë pranë, por në hije, larg prozhektorëve të medias e kamerave të shumta. Ata kanë dy vajza të cilat janë fryt i dashurisë së tyre dhe gëzimi i tyre i jetës. Por tashmë gëzimet janë shtuar. Sabriu dhe Nermini janë gjyshër të katër nipërve.
LASGUSH PORADECI-NAFIJA
Historia e tyre e dashurisë është po aq e bukur sa lirikat e tij. Poeti i dashurisë e njohu Nafijen, atëherë kur po shkruante gjithnjë e më pak, pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria po zvogëlohej gjithnjë e më shumë nga izolimi e nga pamundësitë për të udhëtuar në botë. Njohja e tyre është bërë shumë vonë publike nga botimi që bënë vajzat e tyre, të letërkëmbimit të çiftit të viteve ’40. Kështu nga to, del që Nafija dhe Lasgushi për herë të parë takohen në shkollën e vizatimit, në Tiranë, në vitin 1937. Një grup poeteshash të shkollës “Nëna Mbretëreshë” vizitojnë një ekspozitë, aty ku Lasgushi jepte mësime vizatimi. Para këtij takimi ai kishte lexuar poezitë e Nafijes. Drejtori i shkollës i prezantoi. Ja çfarë do t’i shkruante së ëmës Llazari, zonjës Kostandina Gusho, për vajzën që do të bëhej gruaja e jetës: Nëna ime e dashur, duke dashur të martohem me një çupë pe shkolle që më ka hije, kërkoj lejen tënde. Është një lesh-verdhë e hollë, ashtu siç më pëlqen mua, por më shumë se këto më pëlqen mendja dhe shpirti i saj. Unë me çupën jam njohur përpara dy vjetëve kur ajo ishte nxënëse në klasën e tetë... U fejuan dhe në qershor të vitit 1939, vunë kurorë civile në Bashkinë e Durrësit. Lindja e dy vajzave e lumturuan çiftin. “Ime më e ka adhuruar tim atë”, tregon vajza e tyre. Bashkëshortja e poetit vdes në Pogradec, në 3 gusht 1983, pesë vjet para tij. Ai është zgjuar i tmerruar tek ka parë se e shoqja po jepte shpirt. Ishin të dy në një shtrat. Kur trupi u nda nga shpirti, ai, poeti i madh, nuk reshtte së puthuri këmbët e duart së të shoqes.
DHIMITER-MYNEVER SHUTERIQI
Ata nuk ndaheshin kurrë nga njëri-tjetri. Nëse do shikoje Dhimitrin, duhet të ktheje kokën përqark për të “gjetur” Myneverin. Tani që ai s’është më, ajo e ka gjetur një mënyrë që të jetojë sërish me të. Me kujtimet e tij, me librat dhe fjalët e lëna në ditar, fotografitë e vendosura në çdo cep të shtëpisë dhe me dashurinë që e ruan të freskët, ashtu si para 60 e ca viteve. Atëherë kur u njohën ishin të dy shumë të rinj, por po ashtu mbetën edhe shumë vite më pas. Ja çfarë shkruan shkrimtari i njohur për bashkëshorten e tij në ditarin që ka mbajtur më 21 qershor të vitit 2001. “Sot, Myneveri mbushi 77 vjeç. Dhe mua më dukesh po e re! Memoria, humori, gjallëria e saj, po njësoj. Është shëndoshur pak, po jo si njerëzit që trashen e rëndohen me moshën, përkundrazi, i vete. Kur vinte, në rini të saj, dita e lindjes të saj, 21 qershori, -dita e parë e Verës, kjo ditë, le të ishin pjekur qershitë e mushmollat e fiqtë shëngjinës, i sillte përsëri freskinë e saj të habitshme, veç e përtërin sot, nuk e plak...”. Dashuria e tyre bazohej në miqësinë e tyre të fortë dhe në sakrificë. “Kur isha shumë e re pata një sëmundje shumë të rëndë. Në atë kohë në Shqipëri nuk kishte ilaçe dhe gjendja ekonomike e vendit ishte shumë e rëndë. Për të më ndihmuar mua shiti të gjitha gjërat, madje edhe gjënë më të shtrenjtë që kishte: makinën e shkrimit, që e kishte marrë me vete nga Franca”, tregon Myneveri në një intervistë dhënë për gazetën “Tirana Observer”. Çifti Shuteriqi kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

100 njerëzit më me influencë në botë “Time” zgjedh personazhet që kanë më shumë ndikim në zhvillimin e njerëzimit Nga Barack Obama, Sarah Palin e deri tek këngëtarja e çuditshme Lady Gaga

Lista e “Time 100” nuk është për influencën e pushtetit, por për pushtetin e influencës. Disa prej njerëzve në listë janë me influencë në kuptimin tradicional të kësaj fjale, janë drejtues shtetesh si Barack Obama, drejtues korporatash si Robin Li. Por në listë gjithashtu gjenden njerëz që ndikojnë në botë me idetë e tyre dhe transformojnë jetët e të tjerëve. Tradita e zgjedhjes së “Personit të vitit” nisi në vitin 1927, kur redaktorët e revistës “Time” rishikonin lajmet më interesante të vitit. Ideja ishte gjithashtu një përpjekje për të ndrequr gabimin editorial që kishte bërë në fillim të vitit, duke mos nxjerrë në kopertinë aviatorin Charles Lindberg, pas fluturimit të tij historik mbi Atlantik. Në fund të vitit, u vendos që faqja e parë t‘i kushtohej Lindbergut, si njeriu i vitit dhe kjo do të shërbente për të dyja qëllimet. Që atëherë, një person apo grup njerëzish zgjidhen në fund të vitit në një botim special. Më 1999-ën, titulli u ndryshua në “Personi i vitit”, në përpjekje për ta bërë më përfshirëse dhe për të shmangur frazeologjinë që mund të shkaktonte probleme gjinore. Sidoqoftë, të vetmet femra që kanë fituar titullin janë grupi i femrave në vitin 2002, si dhe Melinda Gejts bashkë me bashkëshortin e saj në 2005-ën. Katër femra kanë marrë titullin kur ai quhej ende “Burri i vitit”: Uallis Simpson në vitin 1936, Sung May-Ling në 1937-ën, mbretëresha Elizabetë në vitin 1952 dhe Korason Akuino më 1986-ën. Këtë vit, një prej njerëzve më me influencë në botë është zgjedhur presidenti brazilian, për ndryshimin që po sjell në vend. Kur brazilianët zgjodhën Luiz Inacio Lula da Silva si president të vendit në vitin 2002, baronët e drogës kontrolluan të nervozuar rezervat e karburantit në avionët e tyre privatë. Ata e kishin kthyer vendin në një më të korruptuarit në planet e tani dukej sikur kishte ardhur e shlyerjes. Lula, 64 vjeç, ishte djalë i një familjeje të klasës punëtore. Në kohën që Lula fitoi postin e presidentit pas tre përpjekjeve të dështuara ai ishte një figurë e njohur në jetën kombëtare të Brazilit. Por çfarë e shtyu atë drejt politikës? Kur ishte në moshën 25-vjeçare ai pa gruan e tij Maria të vdiste gjatë muajit të tetë të shtatzanisë sepse s’kishin para për të përballuar spitalin. Në presidencën e tij ai e ka anëtarësuar Brazilin në programe sociale “Fome Zero” (Uria zero) që synojnë për t’i dhënë fund urisë dhe ka plane të përmirësojë arsimin. Një prej tendencave më të mëdha të dekadës tjetër do jetë rritja e kompanive aziatike. J.T. Want është 55 vjeç dhe është drejtori i përgjithshëm i kompanisë tajvaneze të kompjuterëve “Acer Group”. Kur Ëang u bë shef ekzekutiv në vitin 2005 kompnia renditej e pesta në tregun botëror të kompjuterëve. Por, me shefin e ri ajo u rendit e dyta duke pasur më shumë se 14 përqind të tregut botëror. Pjesa më e madhe e popullsisë amerikanë e njohën admiralin Mike Mullen vetëm më 2 shkurt kur kur ai tha para senatit, “Unë personalisht besoj se është gjëja e duhur që të lejojmë që homoseksualët të dalin hapur në ushtri. Ngado që e shoh këtë çështje, unë nuk e shmang dot bezdinë që më krijon fakti që ne kemi një politikë që i detyron djemtë dhe vajzat e reja që të gënjejnë për atë që janë nëse duan të mbrojnë vendin”. Kapaciteti i presidentit amerikan që projektojë një personalitet politik të mirëpritur ka tërhequr gjithë oponentët dhe aleatët. Kjo lloj mendësie, të cilën Obama e shfaqi më së miri në fushatën e vitit 2008 u përball ashpër me realitetin e politikës amerikane. Aftësia e tij për të koordinuar interesat nga më të pakoordinuarat të kinës, Indisë, Rusisë, Brazilit dhe çështjeve të tjera nuk do varet më tashmë nga aftësia për të magjepsur, por dhe këtë vit ai sigurisht meriton të jetë një prej njerëzve më me influencë në botë. Shpirti i pavarur patriotik dhe qëndrimi e jehona e pasardhësve amerikanë janë të mishëruar në Sarah Palin. Në mënyrën si ajo jeton dhe ajo çfarë thotë dhe si ia dedikon veten Amerikës ajo përfaqëson të mirën, teksa ekspozon të keqen. Fakti se ajo ka aq shumë mbështetje provon se Sarah Palin, 46 vjeçe, përfaqëson atë që shumë amerikanë njohin si të zakonshme dhe të ndjeshme. Individualiteti i saj, vetëbesimi dhe puna e saj herkuliane me etikën janë në rezonancë me shpirtin e vendit. Ka profesorë që pretendojnë se janë populistë dhe ka populistë që pretendojnë se janë profesorë. Por nuk ka pasur asnjëherë një zemër e mendje të kombinuar aq mirë sa tek Bill Clinton. Është një ekuilibër thuajse i pamundur. Ai është intelektuali që mund të japë mësim e njëkohësisht është tipi sportiv i dashur dhe miqësor me të gjithë, të cilin kushdo do donte ta kishte afër. Shtoji këtu faktin se ai zgjodhi për të koordinuar ndihmën në Haiti pas tërmetit që goditi vendin në janar 2010. Lady Gaga është një ndër ato artiste që ose e duan ose e urrejnë. Ajo duket e çuditshme, tekstet e saj janë të thjeshta, por ato kapin vëmendjen e kujtdo që i dëgjon dhe mënyrë të pashmangshme nuk shqiten nga mendja. Sot radiot e televizionet ofrojnë muzikë komerciale pa fund, ndaj Lady Gaga është përjashtim për faktin se përpiqet të ofrojë një lloj stili ndryshe, që të bën ta shohësh e ta ndjekësh. Me veshjet e saj ajo të bën të presësh që ta shohësh herën tjetër, për të parë se çfarë ka sajuar.

Luiz Inácio Lula da Silva, presidenti i Brazilit
Kur brazilianët zgjodhën Luiz Inacio Lula da Silva si president të vendit në vitin 2002, baronët e drogës kontrolluan të nervozuar rezervat e karburantit në avionët e tyre privatë. Ata e kishin kthyer vendin në një më të korruptuarit në planet e tani dukej sikur kishte ardhur e shlyerjes. Lula, 64 vjeç, ishte djalë i një familjeje të klasës punëtore. Në kohën që Lula fitoi postin e presidentit pas tre përpjekjeve të dështuara ai ishte një figurë e njohur në jetën kombëtare të Brazilit. Por çfarë e shtyu atë drejt politikës? Kur ishte në moshën 25-vjeçare ai pa gruan e tij Maria të vdiste gjatë muajit të tetë të shtatzanisë sepse s’kishin para për të përballuar spitalin. Në presidencën e tij ai e ka anëtarësuar Brazilin në programe sociale “Fome Zero” (Uria zero) që synojnë për t’i dhënë fund urisë dhe ka plane të përmirësojë arsimin.

J.T. Want
Një prej tendencave më të mëdha të dekadës tjetër do jetë rritja e kompanive aziatike. J.T. Want është 55 vjeç dhe është drejtori i përgjithshëm i kompanisë tajvaneze të kompjuterëve “Acer Group”. Kur Ëang u bë shef ekzekutiv në vitin 2005 kompnia renditej e pesta në tregun botëror të kompjuterëve. Por, me shefin e ri ajo u rendit e dyta duke pasur më shumë se 14 përqind të tregut botëror.

Admiral Mike Mullen
Pjesa më e madhe e popullsisë amerikanë e njohën admiralin Mike Mullen vetëm më 2 shkurt kur kur ai tha para senatit, “Unë personalisht besoj se është gjëja e duhur që të lejojmë që homoseksualët të dalin hapur në ushtri. Ngado që e shoh këtë çështje, unë nuk e shmang dot bezdinë që më krijon fakti që ne kemi një politikë që i detyron djemtë dhe vajzat e reja që të gënjejnë për atë që janë nëse duan të mbrojnë vendin”.

Barack Obama
Kapaciteti i presidentit amerikan që projektojë një personalitet politik të mirëpritur ka tërhequr gjithë oponentët dhe aleatët. Kjo lloj mendësie, të cilën Obama e shfaqi më së miri në fushatën e vitit 2008 u përball ashpër me realitetin e politikës amerikane. Aftësia e tij për të koordinuar interesat nga më të pakoordinuarat të kinës, Indisë, Rusisë, Brazilit dhe çështjeve të tjera nuk do varet më tashmë nga aftësia për të magjepsur, por dhe këtë vit ai sigurisht meriton të jetë një prej njerëzve më me influencë në botë.

Sarah Palin
Shpirti i pavarur patriotik dhe qëndrimi e jehona e pasardhësve amerikanë janë të mishëruar në Sarah Palin. Në mënyrën si ajo jeton dhe ajo çfarë thotë dhe si ia dedikon veten Amerikës ajo përfaqëson të mirën, teksa ekspozon të keqen. Fakti se ajo ka aq shumë mbështetje provon se Sarah Palin, 46 vjeçe, përfaqëson atë që shumë amerikanë njohin si të zakonshme dhe të ndjeshme. Individualiteti i saj, vetëbesimi dhe puna e saj herkuliane me etikën janë në rezonancë me shpirtin e vendit.  

Bill Clinton
Ka profesorë që pretendojnë se janë populistë dhe ka populistë që pretendojnë se janë profesorë. Por nuk ka pasur asnjëherë një zemër e mendje të kombinuar aq mirë sa tek Bill Clinton. Është një ekuilibër thuajse i pamundur. Ai është intelektuali që mund të japë mësim e njëkohësisht është tipi sportiv i dashur dhe miqësor me të gjithë, të cilin kushdo do donte ta kishte afër. Shtoji këtu faktin se ai zgjodhi për të koordinuar ndihmën në Haiti pas tërmetit që goditi vendin në janar 2010.

Lady Gaga
Lady Gaga është një ndër ato artiste që ose e duan ose e urrejnë. Ajo duket e çuditshme, tekstet e saj janë të thjeshta, por ato kapin vëmendjen e kujtdo që i dëgjon dhe mënyrë të pashmangshme nuk shqiten nga mendja. Sot radiot e televizionet ofrojnë muzikë komerciale pa fund, ndaj Lady Gaga është përjashtim për faktin se përpiqet të ofrojë një lloj stili ndryshe, që të bën ta shohësh e ta ndjekësh. Me veshjet e saj ajo të bën të presësh që ta shohësh herën tjetër, për të parë se çfarë ka sajuar.

100 njerëzit më me influencë në botë

Luiz Inácio Lula da Silva
J.T. Wang
Admiral Mike Mullen
Barack Obama
Ron Bloom
Yukio Hatoyama
Dominique Strauss-Kahn
Nancy Pelosi
Sarah Palin
Salam Fayyad
Jon Kyl
Glenn Beck
Annise Parker
Tidjane Thiam
Jenny Beth Martin
Christine Lagarde
Recep Tayyip Erdogan
General Stanley McChrystal
Manmohan Singh
Bo Xilai
Mark Carney
Sister Carol Keehan
Sheik Khalifa bin Zayed al-Nahyan
Robin Li
Scott Brown
Bill Clinton
Kim Yu-Na
Mir-Hossein Mousavi
Ben Stiller
Temple Grandin
P. Namperumalsamy
Nay Phone Latt
Chen Shu-chu
Phil Mickelson
Didier Drogba
Graça Machel
Reem Al Numery
Sachin Tendulkar
Tristan Lecomte
Liya Kebede
Kiran Mazumdar-Shaw
Zahra Rahnavard
Jet Li
Serena Williams
Chief Master Sergeant Tony Travis
Karls Paul-Noel
Rahul Singh
Valentin Abe
Malalai Joya
Will Allen
Lady Gaga
Conan O'Brien
Kathryn Bigelow
Oprah Winfrey
Valery Gergiev
Robert Pattinson
Ashton Kutcher
Suzanne Collins
Taylor Swift
Neil Patrick Harris
Carlton Cuse and Damon Lindelof
Prince
Lea Michele
Jerry Holkins and Mike Krahulik
Simon Cowell
Neill Blomkamp
Elton John
Marc Jacobs
David Chang
Banksy
Chetan Bhagat
Sandra Bullock
Ricky Gervais
Han Han
James Cameron
Zaha Hadid
Elizabeth Warren
Douglas Schwartzentruber and Larry Kwak
Michael Pollan
Atul Gawande
Jaron Lanier
Victor Pinchuk
Lee Kuan Yew
Deborah Gist
Kathleen Merrigan
Steve Jobs
Tim White
Lisa Jackson
Elon Musk
Edna Foa
Jaime Lerner
Paul Volcker
Amy Smith
Matt Berg
Amartya Sen
Michael Sherraden
Sanjit 'Bunker' Roy
Tim Westergren
David Boies and Theodore Olson
Sonia Sotomayor

Hijet e George W.



Pronar skllevërish, lojtar bixhozi, strateg mediokër, spekulues fondesh. Aspak tërheqës dhe me kulturë modeste. E megjithatë, miti i George Washingtonit, shenjt i qytetërimit amerikan është i pacenueshëm. Komandant i rebelëve gjatë luftës së pavarësisë, që vuri 13 kolonitë britanike të Amerikës kundër tokës mëmë angleze (1775-1783), ai arriti të fitojë më vonë një popullaritet befasues, aq sa me përfundimin e konfliktit, frika se Amerika mund të binte nën udhëheqjen e tij në një diktaturë ushtarake u bë evidente mbi të gjitha në Europë.
Pronar tokash
Po cili ishte në të vërtetë George Washington? I lindur në vitin 1732 në një fabrikë në Westmoreland, në Virginia (shtet ku do të lindnin më vonë tetë presidentë të Shteteve të Bashkuara), nip i kolonëve anglezë dhe bir i një familjeje pronarësh tokash, George mbeti jetim nga babai kur ishte vetëm 12 vjeç. Pasi trashëgoi pronat e familjes dhe pasi kish punuar si gjeometër në Pennsylvania, arriti të sigurojë lidhjet e duhura dhe të shndërrohej në një prej njerëzve më të rëndësishëm të kolonisë.
Tek mbushte të njëzetat vendosi që të ndjekë karrierën ushtarake, me objektivin për të zgjeruar sa më shumë zotërimet e tij. Luftoi kundër indianëve dhe mori pjesë, si komandant i trupave të Virginias, në përleshjet anglo-franceze për kontrollin e Amerikës Jugore që i paraprinë Luftës Shtatëvjeçare. Konflikti, që përfundoi në vitin 1763 me disfatën e francezëve nxorri britanikët si fuqia më e madhe koloniale dhe detare e botës. Por për të riun Washignton gjërat nuk kishin shkuar edhe aq mirë: i vënë disa herë me shpatulla pas murit dhe i detyruar të dorëzohet në vitin 1754, ai kërkoi largimin dhe u rikthye në shtëpi.
Ftesë në dasmë
Në vitin 1759, martesa me Martha Dandrige ia ndryshoi krejtësisht jetën. Martha ishte vejusha e Daniel Parke Custis, bir i një prej familjeve të kolonëve më të pasur dhe më me ndikim në të gjithë perandorinë. Eshtë e mundur që Washington nuk e dashuronte aspak Marthan, dhe siç dëshmon lidhja e tij me Sally Fairfax (me të cilën kishte rënë në dashuri), në shumë raste ishte gati duke e braktisur: por ka qenë pikërisht Sally, sipas historianëve, që e ka bindur që të qëndrojë me të. Martha, pasuria e të cilës ishte e jashtëzakonshme, mendohet të ketë qenë trampolina për Washingtonin dhe Sally e dinte mirë këtë gjë.
Duke administruar pronat e bashkëshortes, George kuptoi se sa të rënda ishin kufizimet që Britania e Madhe i vendoste ekonomisë koloniale, të ashpërsuara edhe më tej pas konfliktit me francezët. Dhe ashtu si shumë kolonë të tjerë nisi të ndihet gjithnjë e më shumë amerikan dhe gjithnjë e më pak nënshtetas i një vendi të largët, të cilin për më tepër nuk e kishte parë asnjëherë. Ndoshta në atë epokë, askush nuk ushqente ide pavarësie. Por zemërimi kishte filluar të rritej. "Borxhi kombëtar britanik, si rezultat i Luftës Shtatëvjeçare ishte dyfishuar", ka shkruajtur Maldwin Jones, një prej studiuesve më të spikatur të historisë amerikane. "Kostoja e mbrojtjes së perandorisë ishte rritur nga 70 mijë stërlina në 1748, duke shkuar në 350 mijë stërlina në vitin 1763 dhe tani, shqetësimi kryesor i George Greenville, kryeministri perandorak, ishte që të merrte sa më shumë para nga kolonitë".
Grenville i mohoi një pagë klerit anglikan të Virginias, rriti taksat, vendosi kufizime të reja, ndaloi kontrabandën dhe e bëri praktikisht të pamundur tregtinë e sheqerit. Rezultatet ishin të dëmshëm: Grenville nuk kishte llogaritur që, pasi kishin mposhtur francezët, kolonët nuk do të ndienin më nevojën që të mbroheshin nga britanikët, dhe që idetë e reja libertariane europiane do të kishin zënë vend edhe në Amerikë.
Biznese
Në vitin 1765, Parlamenti anglez miratoi Stamp Act, një ligj që vendoste tek kolonitë një vulë të shtetit mbi gazetat, manifestet, faturat tregtare, dokumentet detarë, licencat, aktet martesorë etj. Një mjet që i goditi të gjithë, pa dallim. Lulëzuan menjëherë organizatat e fshehta për koordinimin e opozitës: për disa vite përleshjet, pavarësisht se raportet mes dy anëve të oqeanit u acaruan jo pak, u mbajtën nën kontroll. Por ligji mbi çajin (1773) bëri që të prishen ekuilibrat e brishtë. Vitin pasardhës George Washington, i emëruar anëtar i Kongresit të parë Kontinental (një lloj shoqate mes kolonive) mori pozicion kundër anglezëve dhe në favor të pavarësisë. Kongresi miratoi një dokument që u jepte kolonive pushtetin absolut për të përgatitur legjislacionin për punët e tyre, duke pezulluar marrëdhëniet tregtare me tokën mëmë: ishte një deklaratë lufte.
Në fushë
Washingtonit iu ngarkuan komanda e ushtrisë dhe misioni thuajse i pamundur për të mposhtur forcat angleze. "Washington u zgjodh sepse ishte pjesë e një asambleje komunare, një element jo dytësor për atë epokë, si dhe për faktin që njihej si një njeri besnik dhe i nderuar", shpjegon Marco Sioli, docent i historisë së Amerikës së Veriut në Universitetin shtetëror të Milanos. "Për më tepër, ishte martuar me Martha Dandrige, një tjetër faktor që nuk duhej injoruar".
Fazat e para të revolucionit ishin shkatërrimtare. Në shpërthimin e luftës ishin tre qytetarë britanikë për çdo amerikan: kolonët nuk kishin një marinë të tyren apo as edhe një qeveri të tyren dhe në territor nuk kishte as institucione dhe as infrastrukturë. Por gjithsesi, ata shkuan përpara. Trupat koloniale arritën të sigurojnë sasi të pamjaftueshme baruti si dhe disa mijëra pushkë: Washington u gjend duke komanduar një grup prej 20 mijë burrash të çorganizuar, të padisiplinuar dhe me mungesë armësh. Dhe mbi të gjitha, shumë të lidhur me fushat e tyre dhe shumë pak të prirur për të dhënë jetën.
"George e kuptoi menjëherë se do të duhej të bënte një mrekulli", vazhdon Sioli. "Në atë kohë, në Amerikë nuk kishte as tregtarë dhe as prodhues armësh. Situata ishte e dëshpëruar, aq sa shkencëtari nga Bostoni Benjamin Franklin sugjeroi që të luftohej, si indianët, me harqe dhe shigjeta", thotë eksperti.
Sensi i detyrës
Për Washingtonin, sipas fjalëve të tij, lufta dhe angazhimi civil nuk "ishin një privilegj, por një detyrë". E megjithatë, ai thoshte se me kënaqësi do të kish hequr dorë nga roli i tij për t'u tërhequr dhe jetuar në fshat. E vështirë t'i besosh. "Washington po ngjitej në shkallën sociale amerikane, po pasurohej, ishte martuar me Marthan. E gjithë kjo nuk po ndodhte rastësisht. Ishte pikërisht ajo që ai dëshironte", thotë Sioli. "Filloi të prezantohej tek trupat me uniformë të lartë, që nuk e hiqte thuajse asnjëherë. Dhe kërkonte disiplinë maksimale, duke vendosur ndëshkime shumë të ashpër për dezertorët".
Në 17 qershor 1775 amerikanët sulmuan britanikët në Boston: rebelët u zmbrapsën, por humbjet mes anglezëve ishin më shumë se një mijë ushtarë (më shumë se dyfishi i atyre amerikane). Pak muaj më vonë qyteti kapitulloi. Suksese dhe humbje u alternuan që nga Kanadaja deri në zonat më jugore të kontinentit. Mes kolonëve, të terrorizuar nga kërcënimet e anglezëve, u la të kuptohet dëshira për riafrimin me Kurorën. Por kur Mbreti George III dhe qeveria britanike zbuluan qëllimet e tyre, dashuria për tokën mëmë u zbeh shumë: urdhri i Londrës ishte që të vriteshin rebelët dhe për ta bërë këtë ishin rekrutuar madje 30 mijë mercenarë gjermanë.
Përjashtimi
Washington ishte një burrë inteligjent, por nuk ishte një gjeneral: njerëzve të tij u duhej të hiqnin fatkeqësi të çdo lloji. Mes humbjeve dhe dezertimeve, ushtria koloniale mund të mbështetej mesatarisht në 5-10 mijë ushtarë dhe ndonjëherë tek më pak se dy mijë. Në fushë të hapur amerikanët nuk kishin asnjë shpresë. "Si kompensim, Washington kishte një rrjet shumë të mirë spiunazhi", thotë historiani ushtarak Andrea Ferdiani. Dhe dijet e tij topografike, familjariteti me territorin dhe kontaktet që kishte me indianët e bënin atë një ekspert të luftës guerilase". Fati, në një moment të caktuar i erdhi në krah: një seri gabimesh të gjeneralit anglez John Burgoyn i dëmtoi shumë forcat britanike që u dorëzuan në Saratoga në 1777. Episodi shtroi rrugën për një aleancë mes rebelëve dhe francezëve, të cilëve nuk u kish humbur kujtimi i humbjes që kishin pësuar gjatë luftës 7-vjeçare. Ndërkohë, në 4 korrik 1776, Thomas Jefferson, Benjamin Franklin dhe John Adams, president i dytë i SHBA kishin hartuar Deklaratën e Pavarësisë që do të sanksiononte lindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Washington nuk kishte marrë pjesë në hartimin e saj: çuarja përpara e një projekti politik kaq të gjerë, vëren Spioli, nuk ishte për të.
Deklarata, sipas Maldwyin Jones nuk ishte aq shumë një projekt institucional, se sa një "justifikim moral për rebelimin si dhe një renditje e gjatë e padrejtësive kundër kolonëve, për të cilat fajësohej George III i akuzuar se ishte përpjekur që të vendosej një tirani absolute në Amerikë".
Ndihma nga jashtë
Kapitullimi i Saratogës bindi Europën që britanikët ishin në pikën e lëshimit. Që prej kohësh Parisi furnizonte në fshehtësi kolonët me armë dhe me barut. Në vitin 1778, qeveria franceze i shpalli luftë Anglisë. Në 1779 i erdhi radha Spanjës dhe më pas Holandës.
Lëvizja antibritanike, në të vërtetë nuk është se e kish me shumë sy të mirë SHBA (e konsideronte një kërcënim potencial), por e kapi në ajër rastin për të dobësuar fuqinë përtej kanalit, duke kontribuar në mënyrë indirekte për fitoren e SHBA. Një fitore që në fushë betejë nuk dukej aspak e sigurtë: muajt e fundit të luftës kishin qenë plot me përplasje. Trupat kontinentale ishin të plagosura, të uritura, të depresionuara dhe Washington e dinte që nuk kish më hapësirë për të ngritur moralin.
Diktator?
Presidenti i ardhshëm mendohet të ketë qenë edhe objekt i një komploti nga njerëz të afërt të tij, i cili dështoi. Shumëkush kish nisur të vinte në dyshim aftësitë e tij ushtarake (kish humbur më shumë beteja nga sa kish fituar) dhe Adams e quajti qasjen popullore ndaj tij një "nderim supersticioz" që do të kish çuar SHBA në një totalitarizëm. Si të mos mjaftonte, zakoni i tij për të marrë të drejtat mbi tokat me të cilat shpërbleheshin ushtarët jepte përshtypjen që Washington kujdesej më shumë për interesat e tij se sa ato të kombit.
Këto hije, të paktën pjesërisht janë fryt i një vizioni të paplotë. "Washingtoni", thotë Sioli, "kishte hijen e babait të shtëpisë dhe për shkak të mësimeve të tij, për më tepër informale, shprehej shpesh herë me aforizma që përmbanin parime morale apo të sjelljes. Për këtë arsye pëlqehej". Dhe nëse një ushtri, apo diçka e ngjashme, arriti që të shkojë deri në fund të luftës, kjo erdhi për shkak të aftësisë së tij për të përballuar humbjet e vazhdueshme: disa u kthyen në krahun e anglezëve, të tjerë u tërhoqën. Edhe një patriot si presidenti i ardhshëm James Monroe u largua për të studiuar. "Më shumë se drejt diktaturës, rreziku ishte që të shkohej drejt anarkisë", vazhdon historiani.
Mbërritën francezët
Në ndihmë të rebelëve erdhën anije, burime dhe mjete që dërgoheshin nga Europa. Por vendimtare ishte mbërritja e francezëve. Në vitin 1781, ushtria e Washingtonit dhe ajo franceze iu qepën pas gjeneralit anglez Charles Cornwallis, i cili në 19 tetor dorëzoi armët. "Cornwallis iku dhe shpatën Washingtonit ia dorëzoi një vartës i tij", thotë Sioli. Një shenjë përçmimi ndaj autoritetit të ri, që thoshte më shumë se një mijë fjalë. Në po atë vit, për të larguar frikërat për një diktaturë, Washington hoqi uniformën dhe u kthye në fushat e tij të preferuara. "Një ushtri thërritet për t'i shërbyer një vendi dhe jo një qeverie", tha ai.
Pasi kish marrë pjesë në miratimin e Kushtetutës, ai u zgjodh president në 1789 dhe u rikonfirmua në 1792. Në vitin 1797 refuzoi mandatin e tretë. Ndërroi jetë në Mount Vernon, në Virginian e tij në 14 dhjetor 1799.

Kështu na shihnin



Njerëz me trurin me një inteligjencë superiore të mbyllur në një kafkë shumë të madhe, kameriere të robotizuara dhe një minicentral bërthamor në vend të oxhakut. Kështu, disa dhjetëvjeçarë më paë, stërgjyshërit apo gjyshërit tanë e imagjinonin të ardhmen dhe botën ku do të jetonim ne. Që në vitet 800 dhe 900 kishin nisur të përhapeshin shembujt më interesantë të "futurabilitetit", apo më saktë hipotezat për shoqërinë që do të vinte: në shumë raste bëhej fjalë për gjetje që mendoheshin thuajse të sigurta, në disa raste të tjerë për mendime hiperbolizues, në të tjera akoma flitej për vizione fantashkencorë që sot na bëjnë të buzëqeshin sa i përket naivitetit të tyre. Të gjitha kishin një emërues të përbashkët: besimin tek progresi teknik.
E ardhmja që nuk është
Për të gjetur shembullin e parë të botës imagjinare hiperteknologjike duhet që të kthehemi prapa në kohë, me 400 vite, kur Francis Bacon dërgoi për botim "Atlantidën e Re", me përshkrimin e një shoqërie ideale në të cilën njerëzit mund të përmirësonin jetën e tyre falë zbatimit të parimeve racionalë. Filozofi anglez shkruante në fillimet e revolucionit shkencor, atëherë kur njerëzit kishin nisur të shijonin sigurinë që dija dhe teknologjia do të prodhonin rezultate për të cilët mundeshin vetëm të imagjinonin pasojat, duke fantazuar për zbatimet e tyre. Bëhet fjalë për të njëjtën bindje të trashëguar në pjesën më të madhe nga vizionarët e shekujve të mëvonshëm, të bindur se do të udhëtohej në të ardhmen në bordin e vagonëve të mëdhenj rrotullues, do të hanim ushqim me pilula dhe do të shtrinim hekurudhat deri në ... Hënë.
Njeriu i të ardhmes
Kur u botuan në vitin 1938 historitë e tij të para në serinë Action Comics, Superman prezantohej si "njeriu i së ardhmes", jo si i mbijetuari i një planeti të zhdukur (siç do të shfaqej në vitet e mëvonshëm). Ishte përfaqësuesi i një race të ngjashme me atë njerëzore që, duke qenë përpara me miliona vite për sa i përket evolucionit biologjik, dispononte fuqi të jashtëzakonshme si për shembull superforca apo superdëgjimi. Por, njeriu i të ardhmes imagjinohej mbi të gjitha si më inteligjent (dhe me një tru përpjestimisht më të madh). Por imagjinohej edhe si më i shëndetshëm, më i lartë dhe gjithashtu edhe telepatik përveç se, natyrisht, më i lumtur.
Shpejtësi shumë e lartë
Në të ardhmen do të zhvendosemi shumë më shpejtë dhe pa e prekut tokën. Nuk është kjo vetëm ëndrra e shkencëtarëve të sotëm, por ka qenë edhe e paraardhësve tanë. Që nga vitet 1800 - atëherë kur automobili ishte ende një mirazh - thureshin ëndrra për automatizimin e lëvizjes dhe rritjen e shpejtësisë. Në vazhdim, në vend të rrugëve imagjinoheshin korsi me më shumë nivele, mbikalime super të lartë si dhe kavo të përshkuara nga mjete fluturues. Ekspozitat periodike ndërkombëtare ishin vendi i preferuar për të prezantuar prototipet e lëvizshmërisë: por shumica (trotuarë të lëvizshëm dhe trena me ajër të kompresuar) mbeteshin vetëm ushtrime stili.
Lufta e fantazisë
Nëse deri në vitet tetëqind karakteristikat që kërkohesin më shumë për makinat e luftës ishin madhësia, fortësia dhe fuqia e zjarrit, në shekujt e parë të 900 nisën të privilegjohen dimensionet dhe aftësitë mbrojtëse. Dhe debutimi i tankeve dhe blindave në Luftën e Parë Botërore stimuloi skenarë luftarakë që kishin qenë pjellë e fantazisë. Imagjinoheshin mjete shumë të mëdhenj me topa super të fuqishëm dhe mburoja të papenetrueshme; blinda shumë të mëdha me zinxhirë që do të ishin në gjendje të ecnin në tokë dhe në det me lehtësi të paparë apo rrota gjigante që do të ishin në gjendje të kapërcenin pengesat e armikut. Por, përveç topave me rreze të gjatë veprimi, asnjë nga këto armë shkatërrimi nuk e pa ndonjëherë dritën e diellit.
Të gjithë në orbitë
Nëntëqinda, shekulli i aeroplanit pa që të rriteshin së tepërmi ethet për udhëtimet e mundshme jo vetëm në atmosferë, por edhe në hapësirë. Në të vërtetë, raketat, anijet kozmike, satelitët artificialë dhe stacionet orbitalë mbërritën fillimisht në libra e në kinema se sa në realitet. Ai që është konsideruar si romani i parë modern fantashkencor, "Nga Toka në Hënë" i Jul Vernes, rrëfente në vitin 1865 për një udhëtim në drejtim të Hënës. Imagjinata e shkrimtarit francez i parapriu me vite të tërë projekteve të raketave me lëndë djegëse likuide të rusit Konstantin Ziolkovskij, një pionior i fluturimeve aerohapësinorë.
Darka u shërbye
Në idenë tipike të viteve pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë, kuzhinat e së ardhmes ishin lineare, jashtëzakonisht shumë të pastra (të serisë: makinat janë të padështueshme, pra nuk bëjnë pis) dhe, nëse nuk ishin në përdorim, paraqisnin sipërfaqe pa të dala apo të futura. Të vetmet elementë që dukeshin ishin ndonjë pulsant apo dorezë. Kuzhina ishte e populluar, në mendjet e atëhershëm, vetëm nga sende të përdorimit të përditshëm që imagjinoheshin gjithnjë e më të automatizuar dhe të komanduar përmes radios me zë, ndërkohë që pjatat ishin të përbëra nga material i padegradueshëm biologjikisht që do të shkrihej bashkë me mbetjet e ushqimit në lavapjatë. Dhe mes elektroshtëpiakeve nuk duhej të mungonin televizori dhe telefoni, në versionet më "futuribël".
Të shoh, të dëgjoj, të flas
Komunikimet në distancë në gjysmën e dytë të shekullit tetëqind bazoheshin në dërgimin e sinjaleve elektrikë, bashkë me të cilët atëherë ishte bërë e mundur të "dërgohej në udhëtim" edhe zëri. Në fundin e shekullit, megjithatë, lindi kinemaja dhe ëndrra e një komunikimi në distancë filloi të përfshijë dhe tinguj dhe pamje: lindën atëherë nga fantazia e fansave të teknikës "viziofonët", instrumente që do të ishin në gjendje të bënin që të shihje dhe dëgjoje interlokutorin, ndoshta bashkë me mundësinë për të regjistruar bisedën në një fonograf. Megjithatë, duhej pritur deri në vitin 1964 kur AT&T, kompania telefonike e Shteteve të Bashkuara, të paraqiste për herë të parë për publikun atë që e quajti picturephone. Mund të kryheshin videotelefonata mes Disneyland dhe Ekspoitës Ndërkombëtare në New York. Por njerëzit pranuan se eksperimenti nuk u kish pëlqyer dhe aq shumë: aparatura ishte shumë e rëndë dhe imazhi shumë i vogël.
Nesër, në qytet
E ardhmja lindte në qytete dhe nuk ishte vetëm një çështje qiellgërvishtësish. Kur në fillimin e viteve 900 mendohej për qytetet e mijëvjeçarit të ri, përveç se të mbushur me ndërtesa shumëkatëshe projektoheshin edhe hekurudha në lartësi me shumë nivele si dhe kupola që mbronin banorët nga radiacioni, nga smogu apo nga ngjarjet atmosferike. Revista fantastiko-shkencore si amerikania "Amazing Stories" e krijuar në vitin 1926, apo edhe ekspozita universale si Futurama, zhvilluar në New York në vitin 1939, përshkruanin karakteristikat e qyteteve të së ardhmes. Edhe Walt Disney e imagjinoi një të tillë në vitin 1966: e quajti Epcot (akronim anglez i Prototipit eksperimental të Komuniteteve të së Ardhmes), por vdiq përpara ndërtimit të tij, në vitin 1971.
Shtëpi, e dashura shtëpi
Format "hapësinore" dominonin edhe projektet e banesave të së ardhmes, mbi të gjitha në vitet pesëdhjetë dhe gjashëtdhjetë. Materiali i ndërtimit më i përhapur në këto ide ishte plastika për pjesën e brendshme, si dhe atë të jashtme. Banesa me forma kërpudhash apo antenash, shpesh aerodinamike (tema e streamlined, aspekti aerodinamik ishte i detyruar në projektet e atyre dekadave) ishin në qendër të fantazisë së arkitektëve. Shpikësi amerikan Richard Buckminster Fuller dallohej për shkak të idesë së tij për një "shtëpi gjeodete" me kupolë: patentuar në vitin 1954, ajo do të duhej të zgjidhte problemin e mangësive në strehim që hasim sot.
Nga një tjetër botë
Në fundin e viteve tetëqind, kur bota ishte tashmë pothuajse e gjitha e njohur, vendet e reja që duheshin eksploruar filluan të kërkohen përjashtë planetit Tokë, duke fantazuar për botë të tjera. Kulmi erdhi në vitet njëzetë, kur u shumëfishua prodhimi i letërsisë, kinemasë dhe ikonografisë së thjeshtë të kushtuar botëve jashtëtokësore. Tutat hapësinore dhe kupolat ishin frytet më të zakonshëm të këtyre vizioneve: të parat shërbenin për "shëtitje" përjashtë ambienteve të jetueshëm; të dytat ishin për të krijuar një habitat sa më të ngjashëm me atë tokësor. Ndërkohë që fantazia nuk njihte kurfarë limiti sa u përket krijesave aliene që mund të takoheshin në botët e atjeshme.
Energjia e së ardhmes
Energjia e të ardhmes, në fillimin e viteve 900 ishte ajo që buronte nga materiale radioaktivë. Përdorimet e parë praktikë erdhën në vitet dyzetë, por që në fillimet e shekullit ishin imagjinuar përdorime të mundshëm të energjisë bërthamore. Radiumi, një element që i bë i njohur falë eksperimenteve të bashkëshortëve Curie për shembull ishte menduar, duke injoruar efektet vdekjeprurës, si burim për ngrohje të brendshme. Pas Luftës së Dytë Botërore iu hap rrugë idesë që energjia bërthamore do të mund të shfrytëzohej në çdo fushë (duke përfshirë bombat) aq sa në vitet pesëdhjetë shumë revista amerikane lajmëronin komercializimin e ardhshëm të automobilëve me motorë që do të punonin me uranium. Vetëm në vitet shtatëdhjetë me vetëdijësimin për risqet që lidheshin me energjinë bërthamore, u nis të flitet për energji "të pastra".

Flijojini!



Sa herë që duan t'u kërkojnë diçka idhujve të tyre, për t'i bindur që të pranojnë kutjen e tyre, çojnë përpara tyre shumë vajza dhe djem, apo edhe burra e gra, dhe i çajnë kraharorin, e ndërsa janë ende gjallë i heqin zemrën dhe organet e brendshme, duke djegur këto të brendshme përpara perëndive të tyre dhe duke u ofruar atyre si flijim tymin. Disa prej nesh e kemi parë të gjithë këtë dhe mendojmë se është gjëja më e tmerrshme që na kanë zënë ndonjëherë sytë". Kështu, rrëfente 490 vjet më parë Hernan Cortes, konkuistadori spanjoll tek fliste për aztekët, të cilët më vonë i mposhti dhe i nënshtroi. Ia kishte dërguar këtë përshkrim të tmerrshëm perandorit Karli V në letrën e tij të parë relatuese që nga Meksika.
Cortes nuk ishte një njeri që impresionohej kollaj, apo alergjik ndaj gjakut: që nga viti 1519 deri në 1521 për të mbushur me flori arkat e tij, ai kishte kryer një genocid të vërtetë. Që do të thotë se, nëqoftëse nëpër letrat që dërgonte në drejtim të perandorit kishte përshkrime të tillë drithërues, atëherë ato që kish parë duhej të kishin qenë me të vërtetë llahtarisëse. Victor Daviës Hanson, një shkrimtar i njohur amerikan konfirmon: në Tenochtitlan (sot Qyteti i Meksikos) gjatë disa festave në nder të perëndisë gjarpër që thirrej Quetzalcoati mund të vriteshin deri në 20 mijë persona brenda 24 orëve me një ritëm "më të lartë se sa rekordi ditor i kampeve të përqendrimit të Auchvicit apo Daçaut".
Përveç aztekëve, edhe popuj të tjerë të Amerikës praktikonin flijimin e qenieve nejrëzore. Apocalypto, filmi i Mel Gibsonit, që hapi shumë polemika në vitin 2005 e që u xhirua në Yucatan, edhe pse kishte gabime historike që u shoqëruan me tmerrin që shoqëron një film pothuajse horror, rrëfente një të vërtetë: qytetërimi i Majave u shpërbë përpara mbërritjes së konkuistadorëve, ndoshta i shkatërruar nga luftërat tribale të lidhura me ritet e pamëshirshëm fetarë. Pra, parakolumbianët kishin ndonjë gen të veçantë që i bënte të predispozuar që të vrisnin të ngjashmit e tyre? Përgjigja është jo: Amerika e viteve 500 ishte thjeshtë e vonuar në krahasim me pjesën tjetër të botës.
Hyjni të etura për gjak
Në lashtësi, domethënë 15-20 shekuj përpara Cortesit dhe 20-25 shekuj përpara Mel Gibsonit, edhe Kontinenti i Vjetër kishte Quetzalcoatlit e tij: që kur njeriu kish nisur të besonte tek perënditë, i kishte imagjinuar ata të ashpër, të etur për gjak. Lajme në këtë drejtim na mbërrijnë nga arkeologjia, por edhe nga burime të shkruar: autorët e lashtë, në përgjithësi greko-romakë i përkisnin një bote të interesuar për të nxjerrë në pah përdorimet më të egër të popujve rivalë; dhe duke qenë se rivalë të Romës ishin të gjithë, të dhënat në lidhje me këtë temë sigurisht që nuk mungojnë.
Ndonjë shembull? Në Angli, sipas Tacitit, britanët "e konsideronin gjë të shenjtë që të mbushnin altarët me gjakun e të burgosurve dhe të këshilloheshin me perënditë, duke mbajtur në duar të brendshme të njeriut".
Flijimi në mënyrë rituale i armiqve të kapur në luftëra ndodhte edhe në Itali, mes etruskëve të zhvilluar: "Vranë 307 ushtarë romakë të burgosur: një torturë brutale", shkruan Tit Livi në lidhje me Tarkuinezët. Në Francë, e njëjta muzikë. Jul Çezari tek "De bello gallico" shkruante se, galët i qetësonin perënditë e tyre të pavdekshme, duke ofruar në këmbim jetën e një njeriu: "Ata që janë të sëmurë rëndë, apo që ndodhen në luftë a në rrezik bëjnë flijime njerëzorë apo premtojnë që të vetëflijohen në të ardhmen". Dhe më tej: "Kanë statuja shumë të mëdha, të bëra prej xunkthi që i mbushin me njerëz të gjallë e më pas u vënë flakën, duke i bërë njerëzit të vdesin mes flakëve". Zakonisht, viktimat përzgjidheshin mes të paragjykuarve, sidomos fajtorët për krime kundër pronës. "Por nëse këta mungojnë, flijohen edhe të pafajshëm".
Italia, Franca dhe Anglia, kanë albume familjare shumë të ngjashëm, me fotografi plot gjak e devocion. Të ndryshme janë vetëm datat kur janë "shkrepur": lajmet e Tacitit për britanët i përkasin kohërave të Perandorit Klaudio (41-54) ndërkohë që, përshkrimi i Tit Livit për etruskët rregjistron një episod arkaik (364 para Krishtit) dhe teksti i Çezarit është diku në mes të këtyre të dyve (58-50 para Krishtit). Autorët latinë lënë të kuptohet se ritet e pamëshirshëm nisën të marrin fund sapo filloi të zgjerohet aksioni qytetërues dhe "humanitar" i ushtruar nga Roma.
Ky aksion shprehej në mënyra të ndryshme. Në Angli, duke qenë se ritet e përgjakshëm të britanëve kryheshin nëpër pyje dhe pemishte, një guvernator i epokës neroniane, Svetonio Paolino, inauguroi një politikë shpyllëzimi sistematike. Ndërsa në Francë, Çezari i shpëtoi galët nga barbaritë, duke vrarë një milion e 192 mijë (llogaritje e Plinit).
Por aksioni më drastik pati në sfond Kartagjenën, kampione e flijimeve njerëzore, ku Roma i hyri me rrënjë këtyre veprimeve, duke shkatërruar krejt qytetin.
Bijtë e Kartagjenës
Kartagjenazit ishin të devotshëm ndaj dy hyjnive me origjinë fenikase, Baal Hammon, mbreti i perëndive dhe Tanit, perëndesha e pjellorisë. Curzio Rufo, historian latin i shekullit I-II pas Krishtit shkruan, se Baalit (i identifikuar me Chronosin grek dhe Saturnin latin, babai monstruoz që gëlltiste të bijtë) njerëzit nuk i ofronin, duke flijuar armiqtë apo skllevërit, por pikërisht bijtë e tyre. Kjo ndodhte si në Kartagjenë "deri në shkatërrimin e qytetit" (146 para Krishtit), edhe në Fenicia, ku megjithatë riti ishte "pezulluar prej shekujsh" me mbërritjen e Aleksandrit të Madh (332 para Krishtit).
Një konfirmim i rrëfimeve të Curzio Rufos duket se, vjen nga arkeologjia, e cila ka nxjerrë në dritë tophet-ë të ndryshëm, ose vende kulti të kartagjenasve ku janë ruajtur deri në ditët e sotme eshtra të shumta fëmijësh. Tophet-i më i madh (me dhjetë mijë trupa) është në Kartagjenë, por dendësia më e madhe me varreza të ngjashme është në Sardenjë, koloni e lashtë punike: ka tophet-ë të tillë në Kaljari, Nora, Bitia, Sant Antioko, Tharros dhe në Malin Sirai (pranë Karbonias). Të tjerë gjenden në Tunizi (Susa) dhe në Siçili (në Mozia dhe Selinunte).
Duhet thënë se, shumë studiues kanë prirjen që të ridimensionojnë apo madje edhe të mohojnë flijimet njerëzore të kartagjenasve. Por deri në të kaluarën e afërt rrëfimet e Curzio Rufos dhe natyra e tophet-ëve nuk viheshin fare në diskutim. Dhe ideja që Kartagjena kish qenë një lloj kampi shfarosjeje për fëmijët ka patur shumë sukses popullor, edhe pse dëshmitë janë mbledhur dhe janë riofruar nga Salammbo, një roman i famshëm i botuar në vitin 1862 nga shkrimtari francez Gustav Flobert, i cili është konsideruar si babai i realizmit në letërsi.
Holokaust
Megjithatë, në Kartagjenë Floberti nuk mund të mburret me supremaci të realizmit. Në të vërtetë, përshkrimi më i detajuar i riteve ndëshkues i përket dy historianëve të lashtë grekë, Klitarkut dhe Diodor Sikulit. Të dy rrëfejnë për një statujë gjigande të Baal, me duart e hapura përpara dhe të mbajtura pakëz pjerrët: fëmija që do të flijohej vendosej në duart e perëndisë dhe pjerrësia e këtyre bënte që trupi i të voglit të shkonte direkt e në drejtim të flakëve. Një tjetër grek, Plutarku, thotë se përpara se të hidheshin në zjarr fëmijëve u prisnin fytin, ndërkohë që një bandë flautistësh mbulonte thirrjet e tyre.
Edhe kështu, kuadri është mjaftueshmërisht i tmerrshëm. Por ka edhe më: në familjet e fisnikëve, shton Diodori, kishte nga ata që bënin lojën e tre tavolinave duke zëvendësuar fëmijët e tij me fëmijë të tjerë që i kishin blerë në fshehtësi dhe të rritur ad hoc. Tregu i "të sapolindurve për t'u therur" lulëzoi deri në vitin 310 para Krishtit, atëherë kur Agatokli, tirani i Sirakuzës zbarkoi në Afrikë dhe pushtoi Kartagjenën. Fisnikët vendas, që e kishin mizën nën kësulë e konsideruan pushtimin një ndëshkim nga Baali për mashtrimin e tyre me fëmijët. Dhe për ta qetësuar i ofruan perëndisë 300 fëmijë me gjak blu.
Propaganda
Gjithçka e vërtetë? "Jo, gjithçka e rreme", përgjigjet Piero Bartolini, docent i Arkeologjisë fenicio-punikase në Universitetin e "Sassarit", një prej pionerëve të teorisë "mohuese". "Mbi të gjitha duhet të nënvizojmë se burimet letrare janë pjesërisht të shprehur nga qytetërime që atëherë kanë qenë konkurentë të Kartagjenës, domethënë të interesuara për të diskredituar kulturën e saj. Veç të tjerash, po të kemi parasysh se në lashtësi shtatë të sapolindur në dhjetë nuk mbijetonin vitin e parë të jetës, një popull që do të kishte flijuar edhe njërin prej tre fëmijëve të mbijetuar do të zhdukej me shpejtësi".
Ka edhe një tjetër argument që të bën të dyshosh tek burimet e lashtësisë: nga ata që flasin për tite të tillë, askush nuk përmend burime të dorës së parë: Diodori jetonte në Enna në kohërat e Çezarit, pra, kur Kartahgjena ishte shkatërruar tashmë, ndërkohë që Plutarku dhe Curzio Rufo do të lindnin edhe më vonë, në epokën perandorake. I vetmi autor që mund të ketë parë me të vërtetë me sytë e tij Baalin e famshëm që digjte fëmijët është Klitarku (shekulli IV para Krishtit), i cili megjithatë jetonte në Egjipt.
Por, nëse Baal nuk i "hante" fëmijët, atëherë çfarë ishin tophet-ët? "Faltore në qiell të hapur, ku varroseshin në mënyrë rituale kufomat e të sapolindurve të vdekur për shkaqe natyrore, apo fetuse në rastet e aborteve", këmbëngul Bartoloni. "Madje në rastin e Sant Antiokos fetuset zënë 50 përqind të vendit". Megjithatë, studimet që janë kryer për tophet-ët nuk ofrojnë rezultate të paekuiuvokë: në fakt hetimi për 180 varreza në Tunizi, të kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Universitetit të Lilës në Francë mund të konfirmojë tezën e traditës antike. Dhe për këtë arsye, ideja për të deklasuar Diodorin dhe shokët e tij si gënjeshtarë plot fantazi nuk i bind të gjithë. "Unë vazhdoj të besoj se, në botën e atëhershme ka patur me të vërtetë flijime të njerëzve", thotë Giovanni Brizzi, biograf i Hanibalit dhe docent i historisë romake në Bolonjë. "Edhe se nuk ishin aq të shpeshtë sa përpiqej të propagandonte Roma. Vdekja në flakë ishte një leitmotiv i kulturës lokale: Didona, themeluesja legjendare e qytetit vdiq në turrën e druve. Dhe në Afrikën e Veriut, flijimet për Baalin zgjatën edhe më shumë se sa vetë Kaartagjena: e thotë një burim i padyshuar".
Burimi "përtej çdo dyshimi" është Tertuliani, një teolog kristian shumë pedant, por i saktë, i cili ka jetuar në Tunizi në mes viteve 160 dhe 220, e kështu që ka qenë i largët dhe i paditur (sipër shkak të epokës, ashtu edhe origjinës) për kryqëzatat antipunike që u realizuan nga Roma. Në një libër të titulluar "Apologetico", Tertuliani shkruante: "Në Afrikë, deri në kohën e sundimit të tiberit (vetëm një homonim i perandorit) fëmijët flijoheshin në mënyrë publike për Saturnin". Më pas, priftërinjtë e Baal do të kryqëzoheshin, "por megjithatë ky rit edhe sot e kësaj dite vazhdon të kryhet në mënyrë të fshehtë".
Edhe në Romë...
Sidoqoftë, debati mbi Kartagjenën mbetet i hapur. Nga ana tjetër, akuzat e lashta greko-romake rrezikojnë që të rishfaqen si një bumerang kundër botës që i lëshoi. Në të vërtetë, në Romë nuk është se mungonin krejtësisht flijimet e njerëzve. Dhe as në Greqi. "në Romë, nga burime të ndryshëm kemi të dhëna për episode të ngjashëm mes tyre, të gjithë të epokës republikane", saktëson Brizzi. "Për qëllime favorizimesh janë varrosur të gjallë në mënyrë të njëkohshme në Foro Boario katër persona, domethënë një çift galësh dhe një çift grekësh". Ai rit i pamëshirshëm, për të cilin pasardhësit do të ndiheshin të turpëruar, ishte i diktuar nga frika e armiqve luftëdashës. Në një rast (228 para Krishtit), për shembull, Roma duhej të përballej në luftë me galët e Italisë Veriore; në një tjetër rast (216 para Krishtit) kishte Hanibalin tek portat, pas betejës së Kanës. "Thuhet se varrosja e burrave dhe grave ndërkohë që ishin ende gjallë për të falenderuar perënditë ishte ndoshta një rit etrusk, që vetëm në raste të jashtëzakonshme kryhej në Romë", shpjegon më tej Brizzi. Praktikisht, Tit Livi duket se konfirmon, duke e quajtur atë vrasje të katërfishtë të të pafajshmëve "si pak romake". E megjithatë vetë livi bie në kontradiktë me vetveten, sepse ai saktëson që të katërtit e vitit 216 para Krishtit u varrosën në një vend "të rrethuar nga gurë dhe që prej vitesh ishte larë me gjakun e viktimave të flijimeve njerëzore". Domethënë ritet e tmerrshëm në Romë nuk ishin aspak të rrallë. Dhe nuk kufizoheshin tek të rriturit: kur Astrubali ra në Itali (mes viteve 218 dhe 208 para Krishtit) me këshillën e disa etruskëve romakët sakrifikuan një fëmijë nga Frosinone: "E lanë të gjallë në një shtëpi, e çuan më pas diku larg dhe e hodhën në det".
Simbole
Këtij muzeu horroresh, Roma i dha fund (të paktën zyrtarisht) vetëm në vitet 97-96 para Krishtit, kur senati vendosi të ndalojë çdo lloj riti magjik apo fetar me karakter vrasës. "Megjithatë flitë njerëzore vazhduan të praktikohen në raste të jashtëzakonshëm deri në epokën perandorake", këmbëngul Francesco Sini, docent i historisë së të drejtës romake në Universitetin e Sassarit. "Në fakt, Plini (që jetoi në shekullin I pas Krishtit) pohon se në epokën e tij ka patur raste të të varrosurve të gjallë".
Mbetet të ngrihet pyetja nëse perënditë e Romës ishin të etur për gjak për shkak se, imitonin të tjerë tjetërkund, apo sepse kishin qenë të tillë që në fillim. Disa të dhëna janë në favor të hipotezës së dytë. Një shembull: në mesin e majit Roma e lashtë festonte një cikël festash të quajtur Lemuria, gjatë të cilave hidheshin në lumë 27 kukulla prej kashte.
Domethënia e atij riti është e panjohur, por duke qenë se një herë e një kohë Lumi Tevere konsiderohej një perëndi, atëherë mund të mendohet që Lemuria ishte thjeshtë evolucioni i një riti të lashtë flijimesh me kukulla kashte të gjalla.
Themele gjaku?
Një tjetër tregues për flijimet në lashtësi nga ana e latinëve ka dalë në dritë gjatë viteve të fundit, gjatë gërmimeve të kryera në bazën e Paladinos (pjesa më e lashtë e Romës) nga Andrea Carandini, docent i arkeologjisë klasike në Universitetin "La Sapienza" të Romës dhe President i Këshillit të Lartë të sendeve kulturore. Poshtë shtëpisë ku jetonin murgeshat e lashtësisë, në një shtresë që i përket shekullit VIII para Krishtit, janë gjetur eshtrat e një fëmije dhe një vashe. "Mendo se bëhet fjalë për flijime njerëzish", ishte komenti elokuent i Carandinit pas këtij zbulimi.
Nëse është me të vërtetë kështu si thuhet, atëherë zbulimi që ndodhi në Palatino do të kishte një efekt trazues: Roma, që sulmonte të huajt për tmerret që kryheshin prej besimeve fetarë të tjerë dhe për "motive njerëzore" shfaroste galët, çrrënjoste pemishtet e britanëve dje shkatërronte Kartagjenën, i ka gjakosur themelet e saj jo me vëllavrasjen e Romulit në dëm të Remit, por me flijimin njerëzor të një fëmije. Pra, ulkonja mëmë e Romës rrezikon të transformohet në një perëndi të pamëshirshme e të etur për gjak, një Quetzalcoatl latin.
MINOTAURI
MINOTAURI (greq. Minotauros, lat. Minotaurus) - përbindësh me trup të njeriut dhe me kokë të demit, i cili ka jetuar në labirintin e Knososit deri sa nuk e mbyti Tezeu, trimi i Athinës.
Pas asaj që u tha lidhur me emrin e mbretit Minos dhe që është edhe e njohur, po përsërisim vetëm shkurtimisht: nëna e Minotaurit ishte Pasifea, bashkëshortja e Minosit, mbretit të Kretës, ndërsa baba, demi i shenjtë, në të cilin u dashurua Pasifea gjatë mungesës së Minosit. Për ta fshehur Minosi e ndërtoi Labirintin, të cilin e bëri Dedali, ndërtimtari dhe artisti i shquar athinas dhe aty e ka mbyllur. Minosi në Labirint i hodhi djemt dhe vajzat nga Athina, të cilët Egjeu, mbreti i Athinës për dënim që në lojërat athinase ia ka mbytur djalin, Andrageun, qe i detyruar që për çdo nëntë vjet t'i dërgojë në Kretë. Nga ky tagër në gjak, Athinën e çliroi Tezeu, i biri i Egjeut, i cili vullnetarisht u lajmërua në mesin e djelmoshave të sakrifikuar dhe me ndihmën e vajzës së Minosit, Ariadnës, e cila ia fali shpatën, në luftë të rëndë, e mbyti Minotaurin.
Hollësia se si e ka dënuar Minosi bashkëshortën e vet, Pasifenë, për ndërtesën e Dedalit dhe ngadhnjimin e Tezeut gjenden te emrat përkatës. Këtu duhet thënë disa fjalë për mitin për Minotaurin, origjinën e të cilit, shkencëtarëve nuk u ka shkuar përdore ta zbulojnë në thellësitë e shekujve. Ky mit është ruajtur në versione të ndryshme. Sipas disave, Egjeu ka qenë i detyruar që Minosit t'i dërgojë çdo shtatë vjet nëntë djelmosha dhe vajza athinase, ndërsa sipas të tjerëve për çdo vjet, etj. Më interesante është që shkenca moderne mendon se miti me të vërtetë, e mban në vete bërthamën historike. Duket, se tagri në gjak që mbreti athinas ka qenë i detyruar t'ia japë mbretit të Kretës është tregues i sundimit të Kretës mbi Athinën dhe në përgjithësi në Detin Egje. Për këtë sundim dëshmojnë historianët e vjetër dhe arkeologët e sotëm (gërmimet jo vetëm në Kretë, por edhe në Peloponez, Qipro dhe në ujëdhesat në Detin Egje). Vrasja e Minotaurit paraqitet si simbol i realitetit tjetër historik: se grekët kontinentalë e kanë thyer dominimin e Kretës mbi qytetet e veta.
Dashurinë ndaj mitit për Minotaurin dhe përhapjen e tij e dëshmojnë përmendoret artistike antike. Janë ruajtur aq shumë sa që më lehtë është për t'i numëruar koleksionet antike, në të cilat nuk gjenden se sa koleksionet në të cilat gjenden të paktën nga një ekzemplar. Janë të njohura gati treqind piktura në vaza që e paraqesin Luftën e Tezeut dhe Minotaurin (kjo luftë kuptohet, është e paraqitur në të gjitha "vazat ciklike" me Veprat e Tezeut dhe gati tridhjetë vaza, në të cilat është i pikturuar Minotauri pa Tezeun. Prej veprave skulpturale me këtë temë në antikë është konsideruar për më të famshmen ansambli i Mironit Tezeu dhe Minotauri, siç duket nga gjysma e shek. 5. para e.s., kopja e së cilës gjendet në Muzeun Popullor të Romës në Terme. Truporet e shkëlqyeshme helenistike të Minotaurëve gjenden veçmas në Muzeun Popullor Arkeologjik në Athinë dhe në Muzeun e Vatikanit. Prej mozaikëve me siguri kujdes të veçantë meriton Minotauri në labirint nga fundi i shek. III para e.s. dhe që gjendet në Muzeun Bardo në Tunis. Figura të shumta të Minotaurit janë ruajtur deri në kohërat romake. Në anën e prapme të tyre gjendet labirinti i stilizuar. Këtij miti artistët i kthehen në mënyrë të pareshtur, kështu që edhe sot është pjesë përbërëse e gjallë më se tre mijë vjet të historisë së vjetër të Kretës, është temë në art - prej mjeshtërve të panjohur të shekujve të lashtë të kaluar e deri te Matisi dhe Picassoa (Pikasoa).
Rinia dhe marrja e komandës
Hanibali ishte djali më i madh i Gjeneralit Kartagjenas, Hamilkar Barkas, i cili qe i suksesshëm në Luftën e Parë Punike. Vëllezërit e tij më të vegjël qenë Hasdrubali dhe Mago, të cilët gjithashtu qenë gjeneralë të Kartagos. Historia romake thotë se, Hanibali si 9-vjeçar bashkë me vëllezërit e tij i premtuan babait të tyre se do ta shkatërrojnë Perandorinë romake, por kjo është legjendë. Hanibalin e rriti një Spartan i quajtur Sosylos, i cili më vonë u bë edhe këshilltar i tij.
Në vitin 237 p.e.s. si 9-vjeçar bashkë me babain e tij shkoi në Gadishullin Iberik, i cili ishte i pasur me pasuri nëntokësore. Në Gadishullin Iberik, babai i tij Hamilkar Barkas pushtoi territore të mëdha, të cilat zëvendësuan humbjet, të cilat i përjetoi Kartago në Luftën e Parë Punike dhe këto territore do të ishin baza e fuqisë së familjes së Barkidëve. Pas vdekjes së Hamilkar Barkas në luftë kundër disa fiseve Iberike komandën në Hispani e mori dhëndrri i tij Hasdrubali. Ky e zmadhoi Provincën e re të Kartagos dukshëm, themeloi qytetin e Kartagjenes si kryeqytet regjional dhe lidhi me Romën Traktatin e Ebros. Ky Traktat thoshte se, lumi Ebro është kufiri ndërmjet Romës dhe Provincës së re të Kartagos. Në këtë kohë, Hanibali shkoi në Kartago, por u kthye më 224/223 p.e.s. me dëshirën e dhëndrrit të tij prapë në Hispani. Si komandant i kavalerisë së Hasdrubalit, Hanibali korri fitore në luftëra të shumta kundër fiseve Iberike.
Kështu Hanibali pas vdekjes së Hasdrubalit u bë gjeneral i ushtrisë. Ai ende bënte luftëra me fiset Iberike ende të pavarësuara. Në një betejë afër lumit Tajo, Hanibali korri fitoren e parë kundër një armiku në front të hapur, i cili kishte një numër shumë më të madh ushtarësh në dispozicion.
Qyteti Sagunt në bregun e Detit Mesdhe nuk donte të biente nën sundimin e Hanibalit. Hanibali e rrethoi më 220 p.e.s. që t'ia kufizoi qytetit ndikimin në fiset Iberike. Saguntët më pas bënë një lidhje me Romën dhe romakët quan njerëz tek Hanibali që Hanibali të ndërprejë rrethimin e qytetit, por Hanibali nuk e ndërpreu rrethimin, sepse Sagunti ishte shumë më në jug sesa lumi Ebro.
Më pas, Hanibali pyeti në Kartago se a e lejojnë që të sulmojë qytetin, të gjithë Këshilltarët i thanë po.
Në konfliktin rreth Saguntit u përsëritën ngjarjet, të cilat e filluan Luftën e Parë Punike kur Roma përdori qytetin e Mesinas për fillimin e Luftës midis Romës dhe Kartagos. Hanibali pas 8 muajsh rrethimi e sulmoi Saguntin dhe i vrau të gjithë banorët e qytetit. Roma nuk ndërrmori asgjë për t'i ndihmuar Saguntit, por pasi ra qyteti romakët i thanë Këshillit të Kartagos se: Vetëm nëse Kartago ia dorëzon Hanibalin Romës, atëherë do të anashkalohet lufta. Por këshilltarët i'a mbajtën krahun Hanibalit.
[redakto] Lufta kundër Romës
Rruga e Hanibalit për në Romë
Që t'i dalë para një mësymjes romake për sulm ndaj Spanjës, Hanibali me 50.000 infanteristë, 9.000 kalorës dhe 37 elefantë të luftës kaloi Alpet dimërore dhe mbërriti nga vendi i Salasëve në Aosta dhe Ivrea. Në Alpe ushtria e tij pësoi humbje të mëdha nga të ftohtit, por ushtria u përforcua me keltë, të cilët jetonin afër lumit Po.
Me këtë hap të papritur Hanibali për disa vjet rresht doli kundër një ushtrie ushtarakisht më të fortë në ofensivë strategjike, kështu ai e sulmoi direkt bazën e fuqisë romake. Në defensiva taktike, por me vetëzgjedhjen e pozicionit të daljes, ai mundi t'i përdorte dobësitë taktike të sistemit ushtarak romak që të korrë fitore në Betejën e Ticinus, Betejën e Trebias (218 p.e.s.) dhe në betejën e liqenit të Traziminës (217 p.e.s.). Në këto beteja romakët qenë ushtarakisht më të "favorizuar" por megjithatë humbën.
Më 2 Gusht të vitit 216 p.e.s. Hanibali takoi në Kanae një ushtri romake me 16 Legjione (rreth 80.000 ushtarë), të cilët ai me 50.000 ushtarët e tij arriti ti rrethoi dhe gati të gjithë ti vrasë.

“Atdheu është atdhe, bile edhe atëherë, kur të vret” ( Letra-Testament e shkrimtarit Mitrush Kuteli, drejtuar gruas dhe fëmijëve të vet)


“Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë, gjer në vuajtje”


Letra-Testament e shkrimtarit Mitrush Kuteli, drejtuar gruas dhe fëmijëve të vet
Kjo është Letra-Testament, që shkrimtari Mitrush Kuteli, u drejtoi gruas dhe fëmijëve të tij, para se të ndahej nga jeta, në kushtet e njohura kur nuk i lejohej dalja në dritë, botimi i veprave të tij, dhe, sigurisht, për pasojë, edhe të vuajtjeve të thella shpirtërore.
Një nga themeluesit e prozës moderne shqiptare, autor i dhjetëra novelave, (apo rrëfenjave, siç i quante), romaneve, poeti, studiuesi, përkthyesi i shkëlqyer, ekonomisti i talentuar dhe atdhetari i madh, u dënua me burg pas një gjyqi farsë, duke u akuzuar, madje, edhe si propagandist i Luftës së Tretë Botërore (!)…
Gjimnazistet e Shkollës së Gjuhëve të Huaja, Fiona Kopali dhe Klaudia Hasanllari, ia kërkuan Letrën-Testament familjes së shkrimtarit.
Po e botojmë këtë Letër–Testament, me disa pak shkurtime të pjesëve thjesht familjare.

E dashur Efterpi,
Këtë letër, që është ndoshta e fundit, desha të ta shkruaj me dorë, po nuk mund. Sot nuk e kam dorën të sigurt, më dridhet. Ti s’je këtu. Ke shkuar me Pandin në Rrushkull për të parë Poliksenin dhe Atalantën. Të nxita më shumë unë. Nga brenga, nga malli. Jam vetëm në shtëpi. Doruntina ka shkuar të lozë me vajzat e Bajramit.
Mendjen e kam të turbullt nga pagjumësia, nga ëndrrat e këqija. Sikur më ndiqnin gjermanët, që të më varnin. Iknja me vrap, hynja në gropa e puse, dilnja prapë. Ata më ndiqnin. Ment më kapnin. Iknja përsëri. Në një çast u gjende edhe ti pranë meje. Dhe iknim. Pastaj u ndamë. Fundja u gjenda i ndjekur nga njerëzit tanë. Prapë gropa, puse, gremina. Sikur isha në Berat, nën Kala. Në një sterrë të Kalasë, pranë Kishës. Më tej në Fier. Kisha shpëtuar nga ndjekjet dhe kërkonja ndonjë shtëpi për t’u fshehur. Isha i zbathur, i zhveshur. Dikush më thirri: “Qëndro, Dhimitri! Të zumë”. Më rrethuan, më zunë dhe po më shpinin të më vrisnin. Unë qeshnja. Kisha qejf të më vrisnin... Dhe ja, u gjenda në burg. Shumë njerëz. Midis tyre Sofo Çomorra, që ka vdekur. Më shikonte me dhembje. “Si u bë kështu, o Pasko? Ç’ke bërë?” –“S’di”. –“Shiko këtu”. Dhe më dha ca shkresa të shkruara bukur: një akt akuzë dhe ca lidhje të tjera. Më quanin bejtexhi. Më thoshin se kisha bërë një vjershë për glyrën me rima italiane. Pashë Andrean. I ardhi keq. U vendos të më vrasin. Prapë u gëzova. –“Fundja, do vdes, thashë. Do të shpëtoj. Do çlodhem. Jeta ime ka qenë shumë e turbullt, e ngatërruar, e mirë dhe e keqe. Sa mirë që mbaroi”. Kur u ngrita, ti po bëheshe gati për në Rrushkull. Kokën e kisha dhe e kam të rëndë. Ti shkove më 7 e gjysmë. Pas 5 minutash ardhi Ilua i Sterjos e më solli lajmin: vdiq Thanas Cikuli... Sipas mendjes sime, shpëtoi. E kam zili. Vdekja është prehje e madhe, shkëputje nga dhembjet. Vërtet, edhe nga gazet, por në një kohë, kur njeriu është shumë i sëmurë, i mërzitur, vdekja është shpëtim: nga dhembjet fizike e shpirtërore. Që të dyja janë të rënda. Ti e di sa dhembje të tilla kam pasur kohët e fundit. Njëra, që ti ma di, është se si pasojë e tyre nuk jam i zoti të punoj, të krijoj, të paguaj bukën që më jep shteti për vete e për fëmijët. Unë s’kam qenë e s’dua të jem kurrë parazit. Po ç‘të bëj, grua? S’mund. Kokën e kam të turbullt.....
Letrën ta nisa për tjetër gjë: të të përsëris porositë e mija të fundit. Më fal se të mërzit. Unë t’i kam thënë kaq herë. Të kam helmuar jetën, sepse edhe mua ma kanë helmuar të tjerët. Dhe s’kam qenë i zoti ta mbaj helmin për vete, siç më takon. Ky qoftë i fundit që po të sjell.
Ne u bashkuam, rrojtmë e bëmë fëmijë në vjete stuhie: burg, urbanizëm, hotel. Po atëherë kisha shëndet dhe i kapërceva të gjitha. Tani, ti e di... I di ditët e netët ë mija. Sëmundjet dhe brengat më brehnë, më hëngrën. Unë e shoh tani vdekjen si një lirim nga dhembjet. Nuk e dua,po nuk e largoj dot. E shoh se afrohet, më çik. Më vjen keq se do t’i lë fëmijët të vegjël, pa krah, mbase në vobektësi të madhe, në pamundësi për t’ua arritur synimeve. Pensioni im nuk do të mjaftojë. S’kam “vjete shërbimi”. Domosdo, 22 vjet jashtë. Edhe atje kam punuar sa jam shuar,po këta vjetë pune nuk peshojnë për efekt pensioni. Fati im i keq, fati i tyre i keq. Ndofta,pas vdekjes, kur të pushojnë pasionet dhe urrejtjet, shteti ynë mund t’ju ndihmojë për hir të punës sime të kaluar; në gazetari dhe letërsi, që në moshë të njomë, dhe sidomos në fushën ekonomike. Një pjesë e shkrimeve të mija-shqip dhe rumanisht- janë aty, në Bibliotekën Kombëtare. Disa njerëz i dinë përpjekjet e mija kundër kapitalit italian, kundër grabitjeve gjermane. Kam punuar pa interes vetiak. Nuk kam ndjekur kurrë pasurimin tim, sepse ky pasurim mund të bëhej vetëm me dy mjete: me vjedhje (ka njëmijë e një mënyra vjedhjeje dhe unë s’kam përdorur asnjërën) dhe me tradhëti, duke u shërbyer të huajve për të grabitur vendin dhe duke marrë për këtë shërbim. Zgjodha rrugën e kundërt: luftën kundër atyre që donin të grabisnin, atyre që grabisnin. Nuk i ndala dot të tëra, jo se s’desha, jo se kisha interes,po se s’munda. Kaq munda,kaq bëra. Kundër grabitjeve italiane, kundër grabitjeve gjermane, kundër grabitjeve jugosllave. Nuk zgjodha kurrë udhën e rehatit vetjak, udhën e “urtë e butë e lugën plot”. Kam punuar shumë, kam dashur shumë, kam gabuar shumë. Tani jeta shkoi e nuk kthehet dot,nuk ndreqet dot. Të kam treguar se gjermanët do të më varnin përpara bashkisë,kur muarën vesh se kisha sabotuar nxjerrjen e monedhës së re që donin të bënin. Më shpëtoi fati. Nuk do të skuqem kurrë nga turpi as me veprimin tim në ditët e para të çlirimit. Punova si i marrë. Luftova kundër grabitjeve jugosllave. Aq më fort nuk mund të skuqem nga turpi as me veprimtarinë time praktike-në fushën ekonomike-në Rumani. Edhe atje kundër gjermanëve. Unë kam pasur gjithnjë, si bir i një populli të vogël, një urrejtje të madhe kundër idesë së zezë “popuj mbi popuj” ose “të mëdhenj mbi të vegjël”, por “popuj përkrah popujsh”. Ky parim ka ushqyer në mënyrë të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme, automatikisht,veprimtarinë time. Kam qenë kundër rusëve, sepse ata mbajnë nënvete dhe shkombëtarizojnë popuj të tjerë, kundër gjermanëve sepse kanë shfrytëzuar dhe zhdukur popuj të tjerë, kundër anglezëve për të njëjtën arsye. Biri i një populli të vogël nuk mund të bënte ndryshe. Në Rumani kam luftuar,aq sa mund të luftojë një njeri i vogël, kundër shfrytëzimit të kapitalit vendas dhe të huaj. Këtë qëndrim kam pasur edhe kur isha drejtor banke. Një nga pasojat e para ka qenë një “skedë e zezë” në aparatin gjerman të Vjenës, më 1940-41. Për këtë “skedë të zezë” ardhi e më foli dikush në bankë: “Ç’po bën kështu? Nuk e di ç‘të pret? Pse kundërshton që vendin e kapitalit çifut ta zerë kapitali mik gjerman?” Unë di një gjë: kapitali s’mund të jetë kurrë mik, po vetëm kapital. Ay ushqehet me fitime, mbahet me fitime, rron për fitime. Dhe fitimet s’kanë kurrë të mbaruar. Njëja kërkon të bëhet dy, dyja katër, katra tetë, mija dhjetë mijë, milioni qindmilion e kështu me radhë. Në dëm të njerëzve, të popujve. Si ish drejtor tri bankash (gjithnjë i varfër) di se fitimi i vjetër nuk ngopet me fitim të ri, siç nuk ngopet deti me ujë.
Do të më njohë dhe do të më kuptojë dikush, të paktën pas vdekjes? Nuk e di. Desha të më kuptonte dhe njihte jo për nder e lavdi, po që fëmijët e mij-të cilëve u lë trashëgim punën dhe ëndrrat e mija- të mos vuajnë për bukë sa janë të vegjël, të ndjekin studimet dhe të gjejnë udhën e tyre në jetë.
Jam i sigurt se po të vlerësohej në këtë drejtim puna dhe përpjekjet e mija në të kaluarën, fëmijët nuk do të vuanin.
Nisa të shkruaj një letër të shkurtër lamtumire, dhe u nxeva-ndonëse më buçasin veshët e më dhemb koka prapa- dhe shiko se ku arrita.
Dëgjo!
Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më priten këmbët, më mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaçe. Netët i kam skëterrë, siç e di vetë. Këto të gjitha thonë se nuk e kam të gjatë. Pra, mos u hidhëro se po të porosit edhe një herë.
1.Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret.
Vdekja është një ngjarje që i takon atij që vdes dhe shtëpisë së tij. Pse ta dijë bota? S’dua!
Nuk do të lajmëroni para varrimit, asnjeri, me përjashtim të pesë a gjashtë njerëzve më të afërm për të bërë formalitetet e varrimit dhe varrimin. Kaq.
S’kam qejf të mërzit njeri. Sikush ka hallet e veta.
2. Dikur kisha dashur të varrosesha në Pogradec, pranë babajt e nënës ose lart në gështenjat, në Shën e Djelë. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi është një ngatërresë. Varrosmëni këtu, në Tiranë. Gjith Shqipëri është! Nuk dua asnjë shkrim mbi varr. Vetëm një kryq, si babaj, gjyshi, stërgjyshi.
3..........................
4. Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje.
Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile edhe atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeliu kanë prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike-ajo fizikë, ay mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arësimtar, dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesion kryesor. Profesionizmi në letërsi, në vendin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Terreni i letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjarpërinjtë. Të vrasin shokët, se u bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi. Dorëshkrimet ua lë atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë askush! Ay do të rritet,do të lexojë shënimet e parealizuara, do t’i përpunojë. Për këtë duhet të grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.
Askush të mos i prekë dorëshkrimet para se të më rritet djali! I vini në arkë, i mbyllni!
Polikseni dhe Atalantë! Pandeli dhe Doruntinë! Të doni njeri-tjetrin, të ndihmoni njeri-tjetrin, të duroni njeri-tjetrin! Mos i vini re vogëlsirat, mos u grindni për vogëlsira, për asgjë. Hidhni tutje inatin, se ay është burim i shumë të këqijave. Përpiqi të mos ju rritet mendja. Inati dhe mendjemadhësia na kanë bërë dëme të mëdha. Na prishnë. Zemra juaj të mos njohë urrejtjen, grindjen, mërinë. Urtësi,butësi, zemërgjerësi! Hapni sytë për çdo hap që bëni në jetë. Jeta mund të prishet nga një hap i gabuar, vetëm nga një hap. Pastaj vinë greminat. Kur t’ju vijë koha, martohuni. Të dëgjoni zërin e zemrës, po edhe të arsyes. Shpesh, zemra të shpie në udhë të gabuar, në qoftë se nuk e drejton arsyeja. Mos i kërkoni shumë jetës, sepse jeta është koprace në mirësi. Mos ëndërroni ato që nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mëngjesit, me mendjemadhësinë. Do t’i kërkoni jetës aq sa mund t’ju japë.
Ta doni dhe ta nderoni mamanë, se ka qenë trime në jetë, ka vojtur shumë. Të dy kemi vojtur. Embëlsojani pak pleqërinë pas kaq tufanesh. Ajo ka grumbulluar shumë përvojë nga jeta e hidhur dhe kjo përvojë mund të jetë e dobishme për ju, që të mos vuani.
Doruntina është më e vogla. Ajo ka nevojë për mjaft vjet ndihme dhe drejtimi. Mos i kurseni ndihmën tuaj, që të mund të prehem i qetë në dhe.
Mos më qani! Mbahuni! Unë e rrojta jetën, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t’ju shohin të tjerët kur qani. Më dëgjoni? Lotët janë të kotë. Kush vdes nuk ngjallet. Unë as që dua të ngjallem, as që dua ta filloj jetën përsëri. Mjaft! Këtë porosi mos e shkelni.
Efterpi, më fal për këtë mërzitje të fundit! Mbahu dhe jepu zemër fëmijëve. Bëj siç të porosita. Mos ndrysho asgjë. Nuk dua njerëz në varrimin tim. Më të shumtit vinë për sehir, për formë. Unë i kam urryer ngahera varrimet e bujshme, me kallaballëk. Edhe disa fjalë: kuptohet se nuk do të lajmërosh as njerëzit e tu, këtu ose në Korçë, me përjashtim të Foqit dhe Nestit.
Të përqafoj, të lutem të më falësh dhe lamtumirë!
Yti
Dhimitraq

E qeshura, terapia që i bën mirë shëndetit


Me efekte të ngjashme me ato të sportit, të qeshësh ul tensionin e gjakut, redukton stresin, stimulon oreksin dhe vendos në punë sistemin imunitar

Të qeshurat gjatë ditës i bëjnë mirë shëndetit. Me efekte të ngjashme me ato të sportit, të qeshësh ul tensionin e gjakut, redukton stresin, stimulon oreksin dhe vendos në punë sistemin imunitar. Analizat më të përparuara biologjike konfirmojnë sot atë që Norman Cousins kishte nuhatur që në vitet ‘70. Drejtori i shumë gazetave dhe pacifisti amerikan vuante nga shumë sëmundje. Kur mjeku i diagnostikoi një patologji të rëndë në zemër, ai vendosi të vetëkurohej, sipas një terapie të bazuar te filmi i vëllezërve Marx. “Dhjetë minuta e qeshur më bënte të flija pa dhembje për disa orë. Kur efekti mbaronte, ndizja sërish televizorin”, tregonte ai. Më shumë se sa për medaljen e paqes së Kombeve të Bashkuara të fituar në vitin 1971, sot Cousins mbahet mend si babai i terapisë së të qeshurit. Pikërisht atij, i prekur nga një sëmundje e dhimbshme reumatizmale me origjinë autoimune, mjekët e mbledhur në Kongresin e Biologjisë Eksperimentale Amerikane i dedikuan një minutë heshtje dhe më pas një të qeshur, duke kujtuar se pikërisht e qeshura vë në lëvizje sistemin imunitar, duke luftuar patologjitë infektive nga njëra anë dhe ato autoimune në tjetrën. Por nëse Cousins kishte arritur në këtë përfundim falë intuitës, mjekët e Loma Linda University në Kaliforni kanë vepruar në një mënyrë më shkencore, duke marrë disa dhjetëra vullnetarë, që në vend që t’i nënshtroheshin terapisë me ilaçe, siç ndodh në këto raste, i vunë të shikonin filma apo skeçe komike, që ata vet i kishin zgjedhur. Eksperimenti zgjati tri javë, me fragmente komedish secili prej 20 minutash që “pacientët” i “merrnin” çdo ditë. Para dhe pas kontrollit, mjekët bënë analizat e gjakut, duke i krahasuar me ato të bëra pasi kishin parë filma të trishtuar që u shkaktonin ankth, si “Shpëtoni ushtarin Rajan”. Lee Berk, specialist në mjekësinë parandaluese, i cili ka drejtuar studimet, vërejti te pacientët e trajtuar me të qeshura zanore dhe të tejzgjatura, te të gjithë personat me rrezik diabeti dhe me nivel të lartë të yndyrave në gjak, përmirësim të ekuilibrit hormonal. Kortizoli dhe epinefraina (dy substanca që shtohen në periudha stresi) ishin ulur. E qeshura të paktën një herë në ditë kishte zvogëluar edhe nivelin e leptinës dhe kishte rritur atë të grelinës, me efektin e përmirësimit të oreksit. Nëse ky efekt sekondar i së qeshurës nuk mund t’u këshillohet obezëve, nënvizon Berk, të qeshurit bëhet aleat i rëndësishëm për personat që i nënshtrohen kimioterapisë, të shtruar në spital për një kohë të gjatë apo në depresion pas një humbjeje. Efekti i filmave komikë në gjak ishte për t’u vlerësuar edhe porsa i përket nivelit të kolesterolit. Ekipi i mjekëve kalifornianë ka vërejtur reduktimin e kolesterolit të keq. Po ashtu ulet edhe niveli i të gjitha proteinave që tregojnë një gjendje infiamacioni të sistemit kardiovaskular dhe shoqërohen me rrezikun e arteriosklerozës. Të gjitha këto efekte pozitive, që së bashku ndikojnë në rregullimin e tensionit të gjakut dhe të përmirësimit të përgjithshëm të humorit, i bënë mjekët amerikanë të arrinin në përfundimin se një e qeshur e zgjatur është ekuivalente me një orë që mund të merresh me sport. “Të qeshësh ka efektin e ndryshimeve të shumë aspekteve të shëndetit njerëzor dhe përgjigjja e organizmit ndaj saj është e njëjta me atë pas një aktiviteti fizik të moderuar, përfshi edhe shtimin e oreksit”, ka shpjeguar Berk. “Punoj në repartin e neurokirurgjisë dhe isha me tre fëmijë në reanimacion. Më kërkuan t’u tregoja një barsoletë dhe ia arrita qëllimit, sepse i bëra të qeshnin. Është e rëndësishme të kuptojmë se ne mjekët nuk punojmë vetëm me bisturi dhe ilaçe. Duke qeshur, dy njerëz mund t’i thonë njëri-tjetrit ‘të kuptova, të dua shumë’. E qeshura është një mekanizëm universal dhe shumë i thjeshtë. Por për të ndihmuar personat që vuajnë duhet zhvilluar edhe pjesa e tyre kulturore dhe afektive. Është një diskutim më i madh se sa një buzëqeshje e thjeshtë, që shfrytëzon artin në përgjithësi, përrallat, poezitë dhe shumë të tjera”. Por edhe më parë, studimet nuk kanë munguar. E qeshura nuk është përgjigjja intelektuale e diçkaje argëtuese, por një mjet instiktiv i mbijetesës, tipike e kafshëve sociale, që e përdorin atë për të ruajtur specien. Pra, duhet të qeshësh që të mos vdesësh. Këtë fakt na e tregon një studim i kryer për më shumë se 20 vjet nga Robert Provine, pedagog psikologjie dhe i neuroshkencave pranë Universitetit të Maryland. Sipas tij, e qeshura “është një akt i trashëguar, antik dhe i gjallë, që tregon burimin e përbashkët të të gjitha qenieve njerëzore, ndoshta të të gjithë gjitarëve”. Nga Platoni tek Aristoteli, nga Kant te Shopenhaur, nga Hobs te Frojdi, shkencëtarë e mendimtarë, për më shumë se 2000 vjet janë munduar ta kuptojnë dhe ta shpjegojnë këtë shfaqje njerëzore, shumë natyrale dhe në të njëjtën kohë misterioze. Ka qenë babai i teorisë së evolucionit, Çarls Darvini, i pari që e ka aplikuar metodën shkencore në studimin e buzëqeshjes dhe të emocioneve në terma të zakonshme. Në “shprehjen e ndjenjave te kafshët dhe njeriu”, Darvini skicoi për herë të parë studimin e sjelljes kafshërore, sipas një perspektive evolucioniste, që më pas do t’i jepte shtysë në shekullin pasardhës etologjisë. “Është një mjet i shpejtë për të sinjalizuar gatishmërinë tonë dhe bashkëveprimet miqësore”. Mes zbulimeve të tjera: “Kush flet, sidomos nëse është femër, tenton të qeshë më shumë se sa të dëgjojë. Të qeshësh është një proces i shkujdesur për t’i dhënë ton më të dashur bashkëbisedimit, të tërheqë ose të zgjojë vëmendjen e atij që kemi përballë, t’i japim rëndësi asaj që sapo është thënë më parë, ose atë që do të thuhet”, përfundon doktor Provine.

Google+ Followers