... kokën stuhitë ma bëjn’ shkretëtirë

Poezi nga Mihai EMINESKU


U shua jeta...

Iu shua jeta Venecjes së praruar,
S’dëgjon vallzim, s’sheh drita, kënga shteri,
Portalesh pleq, mes shkallësh prej mermeri
Fut kryet hëna, muret për t’i argjenduar.

Okeanusi mbi kanale qan ngadalë,
Për shekuj varg mbart lulen e rinimit,
T’i falë nuses frymën e gjallimit,
Mbi ujra shfaqet e kumbon me valë.

Kalatë porsi varre heshtjen zgjatën.
I vetëm, prift që kohrash mbet në jetë,
Shën Marku me trishtim godet mesnatën.

Me gjuhë prej Sibile, por zëdet,
Me tinguj të qetuar hedh mandatën:
“Më kot, o djem, nuk ngjallet kush u tret!”



Mortua est!


Pishtar i përndritshëm mbi varret e njoma,
Një tingull këmbane në orët e vona,
Një ëndërr që flatrën e zbut në trishtim,
Kështu e kaptove të botës pengim.

Kalove kur qielli ish fushë kthjellore,
Me gurra prej qumshti, me lule diellore,
Kur retë si nata - pallat turivrarë,
Prej hënës hyjneshë me radhë janë parë.

Më ngjake si hije argjendi ndriçuar,
Me krahët të ngritur, drejt qiejve drejtuar,
E skelat e reve i ngjit, shpirt i gjorë,
Mes shiut me rreze, me yjet dëborë.

Një rreze të ngritka, një këng’ të mban çuar,
Me krahët e bardhë mbi gjoks kryqëzuar,
Kur furka dëgjohet në lëmsh si magji,
Argjend ka ndër ujra, në ajër flori.

Ta shoh shpirtin borë kur shkon n’ hapësirë,
Më pas edhe baltën ... të bardhë e të ngrirë,
Me veshjen e gjatë, nënqesh si e gjallë,
Qivuri ku dergjesh, ndriçoka si rrallë.

Dhe shpirtin shpesh pyes, mëdyshjen ta tretë,
Pse vdiqe, o ëngjëll, me faqe të zbehtë,
A s’ishe e bukur, a s’ishe e re?
U nise të shuash një yll zjarr, mbi re?

Po ndofta kështjella do ketë andejpari,
Me mure prej yjesh, me harqe prej ari,
Lumenj zjarri, ura të lyera në argjënd,
E brigje me lule, me këngë anekënd;

Të ecësh mes tyre, mbretëreshë e bekuar,
Me flokë prej rrezesh, me sy të drituar,
Me veshjen e kaltër spërkatur me ar,
Kurorë dafine mbi ballin zbehtar.

Oh, vdekja - rrëmujë, një det yjeplot,
Kur jeta ësht’ baltë me ëndrra krejt kot;
Oh, vdekja - një shekull nga diej lulëzuar,
Kur jeta ësht’ dokërr, pa gjë, e shëmtuar.

Por... kokën stuhitë ma bëjn’ shkretëtirë,
Mendimet e liga dëbojn’ çdo të mirë...
Kur diejt të shuhen e yje s’ka më,
Më vjen të besoj se gjithçka s’qënka gjë.

A mundet të çahet thjesht kupa qiellore,
Mosgjëja të bjerë me natën yjore,
Ta shoh qiellin sterrë si botrat fort shkund,
Si pré kalimtare të vdekjes pa fund...

Në qoftë krejt ndryshe... ahere përjetë
S’do vijë shpirti yt, i valë, më në jetë,
Memece do bëhet gjuha jote si mjaltë...
Ky ëngjëll ahere do shndrrohet në baltë.


Dhe prapë, moj tokë e bekuar, e vdekur,
Te varri vë harpën e thyer, të mekur,
Për mortjen mos qaj, gëzohu me bujë
Me rrezen që derdhet mbi botën - rrëmujë.

Pastaj...ç’është mirë askush nuk e di,
Të rrosh a mos rrosh...ama çdo njeri
E di që kush s’është, s’ndjen dhimbje aspak,
E dhimbje ka shumë, gëzime fort pak.

Të rrosh? Çmenduri e trishtuar, e shkretë;
Të rren veshi yt dhe syri i vërtetë;
Çka thotë një shekull, s’e thënkan të tjerë.
Më mirë gjëprejgjëje, se ëndërr pa vlerë.

Shoh ëndrra që nisen të tjera për të kapur,
Gjer ndalen te varret, që presin gojëhapur,

Më s’di ku ta shuaj mendimin nën ballë:
Të qesh si të marrët? T’i tall? T’u qaj hallë?
Ç’kuptim ka?... Mos qënka gjithçka marrëzi?
Po vdekja e jote, o ëngjëll, s’e di

Përse ndodhi, vallë? Ti, qënie që qesh,
Jetove që varrin ta marrësh peshqesh?
Në pastë kuptim, ateu ka vepruar,
Në ballin tënd Zotin s’e paske të shkruar.


Mesnata po goditet...


Mesnata e goditi të bakërtën këmbanë,
Doganë e jetës-gjumi, ma la taksën mënjanë;
Të rrahurave rrugë do mendja të më bartë,
Mes jetës edhe vdekjes nuk shoh dallim të qartë,
S’ndryshon, veç, asnjë fije peshorja e mendimit,
Se heshtaz ndehet gjuha mes jo-së dhe pohimit.


Glosë


Koha shkon, por edhe vjen,
Gjithçka rri e re, e vjetër;
Ç’është mirë a keq, e gjen,
Vraje mendjen veç, patjetër;
Mos ki shpresë e mos u ndruaj,
Ç’është valë, do shkojë si valë;
Në çdo ngasje, si i huaj,
Rri i ftohtë dhe pafjalë.



Gjëra plot para na dalin,
E në vesh na vijnë të tjera,
Por vëmendjen dot s’e ndalin,
S’kemi nge, ndaj i merr era.
Pangurrim qëndro mënjanë,
Tek vetveten e rigjen,
Kur me zhurma anembanë
Koha shkon, por edhe vjen.

As akrepi i saj nuk pjerret -
Kjo peshore e mendimit -
Drejt momentit që ze bjerret -
Fli e maskës së galdimit,
Që nga vdekja e saj merr lindje
Edhe zgjat një çast, jo tjetër,
Për atë që e njeh me bindje
Gjithçka rri e re, e vjetër.

Spektator si në teatër
Në kët’ botë përherë ji:
Luan njëri dhe për katër
Çirrja maskën gjithsesi;
Dhe në nxjerrtë lot fytyre
Rri në qoshe, veten ndjen,
Të kuptosh nga arti i tyre
Ç’është mirë a keq, e gjen.

Çka do vijë e çfarë ka shkuar
Janë dy pamje, veç një fletë,
Fillin ka për ta shikuar
Bash në fund kush nxë në jetë;
Gjithë ç’qenë e do të vinë
I shikojm’ me sytë e vjetër
Që t’u njohësh kotësinë
Vraje mendjen veç, patjetër.

Mbetkan pó të njëjtat mjete
Që trysnojnë çdo gjallesë
Kanë rrjedhur mijra vjete,
Bota njeh gaz e dënesë;
Tjetër maskë, e njëjta pjesë,
Tjetër gojë, të njëjtët truaj,
I zhgënjyer, prerë në besë
Mos shpreso e mos u druaj.

Mos shpreso kur ligësitë
Për ngadhnjim lidhen jo rrallë
Ta kalojnë ndyrësitë
Dhe në qofsh me yll në ballë;
Mos u tremb kur përsëri
Ndërlëvdohen me aq fjalë
Me ta kurrë shok mos ji
Ç’është valë, do shkojë si valë.

Me një këngë prej sirene
Bash kjo botë i ngre kurth dritës
Që të ndrrojë aktorët skene
Me karrem të josh drejt pritës;
Atypari qëndro strukur
Veshin fare mos e luaj
Që nga shtegu ku je futur
Në çdo ngasje, si i huaj.

Në qëllofshin, bëj mënjanë,
Në të nëmshin, mos bëj zë;
Se dhe fjalët vlerë s’kanë
U di kutin, çfar’ pret më?
Le të thotë gjithkush ç’të dojë,
Kush të mundë, le të dalë
Që mos lidhesh as me gojë
Rri i ftohtë dhe pafjalë.

Rri i ftohtë dhe pafjalë
Në çdo ngasje, si i huaj,
Ç’është valë, kalon si valë,
Mos shpreso dhe mos u druaj,
Vraje mendjen veç, patjetër,
Ç’është mirë a keq, e gjen;
Gjithçka rri e re, e vjetër;
Koha shkon, por edhe vjen.


I shqipëroi nga rumanishtja:
Kopi Kyçyku

POEZIA RUMUNE MODERNE

Esse nga Kopi Kyçyku



















I papërsëritshmi Dostojevski, krahas veprave madhore,
na ka lënë edhe mjaft
thënie-perla për nga
hijeshia e thellësia e mesazhit. Ja
njëra syresh: „Bukuria do ta shpëtojë
botën”. E, sikurse dihet, njëra
nga këto bukuri, poezia, mbetet gur
prove për imazhet plot dritë e beftësinë
e stileve. Në hapësirat e
imagjinares, e përfytyrimit, përftohet
„minuta e amëshuar”, ndjesia e
„bllokimit” të kohës, ndjesia e
dëshirës për ta pavdekësuar shembëlltyrën
e gjithçkaje që vdes apo që
është e vdekshme. Poezia, kjo „pasqyrë
magjike e kohës”, zhbiron epoka,
qënie, gjendje shpirtërore dhe i
fikson në „celuloidin” e vet imaterial.
Aq këndellës mund të bëhen
vargjet, saqë të shtyjnë të mendosh
se mrekullitë e botës nuk janë shtatë,
por të panumurta: mjaft të
përpiqesh t’i zbulosh tek një Dante,
një Shekspir, një Gëte, një Pushkin...
Jo rastësisht poezia rumune është
cilësuar nga kritika evropiane si një
ndër më të fuqishmet e novatoret në
Kontinentin Plak e jashtë tij. Buruar
nga një folklor ballkanas me epje
më tepër lirike se sa epike, kjo poezi
nxori gjatë dy shekujve të fundit një
sërë viganësh të vargut, të cilët bënë
të mundur jo vetëm ngjizjen e rumanishtes
moderne, por edhe të një
poetike krejt të veçantë.
Në dallim nga poezitë e mjaft
vendeve të tjera, në poezinë rumune
mund të thuhet se është shkak habie
kur del ndonjë poet i rëndomtë
e jo një i pazakontë. Veç talenteve
dhe këndvështrimeve nga më befasueset,
poezinë rumune e mbështet,
por edhe e udhon, në kohë e në
hapësirë, një kritikë letrare tejet serioze,
e cila tradicionalisht ka hequr
dorë nga cakimet e ngushta, për t’iu
kushtuar kryekëput mbarëvajtjes së
kësaj pasurie kombëtare, poezisë
pra, që e ndihmon rumanishten të
mos ndihet “gjuhë e vogël” në koncertin
e gjuhëve të qarkullimit
ndërkombëtar.
Vlen të theksohet se, megjithë
përkimet, shkëmbimet dhe huazimet
e ndërsjella e të natyrshme që poezia
rumune kryen me poezinë e madhe
të vendeve dhe të gjuhëve të tjera,
bie në sy një dukuri mjaft interesante:
përpara se të ndikohet nga
vizionet dhe risitë e sssimotrave të
tjera, poezia rumune i zbulon ato
në vetvete, në bërthamat e poezisë
së folur e të kënduar vendase.
Deri më sot, pa zënë në gojë
përkthimet e shumta nga vepra e
Emineskut, Eftimiut, Argezit etj,
shqipes i janë dhuruar edhe poetë
të tjerë të nivelit evropian, si Nikita
Stënesku, Marin Soresku, Ana Blandiana,
Xheo Bogza, por më fort krijime
autorësh jo dhe aq të njohur,
që shqipëruesit përkatës i kanë
tërhequr vëmendjen.
Në Rumani, qysh në vitet ’20 të
shekullit të kaluar janë botuar disa
antologji të poezisë kombëtare. Në
dhjetëvjetshin e fundit, tri kanë qënë
antologjitë më të pranuara e njëherazi
më të diskutuara: „megaantologjia”
e kritikut të njohur Laurenciu
Uliç (10 vëllime, 300 autorë,
1001 poezi, Bukuresht, 1997), “Antologjia
e shkurtër e poezisë rumune”
e kritikut tjetër rumun Dan-
Silviu Boeresku (1 vëllim, 66 autorë,
66 poezi, Bukuresht, 1999) dhe
“Poezia e pyllit” (10 vëllime, 300 autorë,
Bukuresht, 2001) e poetit dhe
botuesit rumun Radu Kërneç.
Kuptohet që zgjedhja e autorëve
nga gjiri i një populli, që ka pasur e
ka një yllësi të vërtetë poetësh, mes
tyre edhe tre kandidatë për Çmimin
Nobel, - poetët Luçian Blaga, Nikita
Stënesku e Marin Soresku, - nuk
është e lehtë.
Mund të them se në lëmin e
përkthimeve u futa me pasion, zell
e durim qysh në fillimvitet ’60 të
shekullit të shkuar, kur guxova të
përkthej e të botoj në shtypin rumun
poezi të Nonda Bulkës. Vazhdova
me shqipërime të krijimeve të
mjaft autorësh turq, italianë, rumunë,
rusë, maqedonas, francezë etj dhe
vetëm paskëtaj mendova se isha në
gjendje dhe gëzoja të drejtën të dilja
para bashkëkombësve të mi me një
antologji me 100 poetë rumunë, të
cilën e dorëzova në Tiranë, në Shtëpinë
Botuese „Mësonjëtorja” (me
sugjerimin entusiazt të poetit Xhevahir
Spahiu) e më pas (2001) edhe
në Shtëpinë Botuese „Toena”...
Koha rrodhi e unë nuk ndenja
duarlidhur. Antologjinë e mësipërme
e pasurova ndjeshëm dhe mendoj se
tani ajo është edhe më e plotë, edhe
më e arrirë. Si gjithmonë, kam bërë
kujdes që të jem „traduttore”, jo
„traditore”, pra përdorimin e begatisë
shprehëse, të figurave letraro-
artistike dhe gjuhësore-stilistike
të shqipes, të mos e bëj në kurriz të
vlerave origjinale të poetëve përkatës,
por duke respektuar me fanatizëm
shkencor përmbajtjen, frymën, traditën,
formën, metrin, rimën e mesazhin
e secilit. Se sa ia kam dalë
mbanë, fjalën shpresoj ta thonë lexuesit,
njohësit e rumanishtes e të
shqipes, kritikët e studiuesit e letërsisë,
në veçanti të poezisë.
Jam përpjekur që secila nga „moshat”
e lirikës rumune të përfaqësohet
nga një numur bindës autorësh
dhe krijimesh. Poetët, që tashmë
konsiderohen klasikë, përbëjnë
padyshim mbështetjen e natyrshme,
pa të cilën krijuesit e rinj pasmodernë
as që do të kishin arritur të
shfaqeshin në arenën e letërsisë. Në
këtë vështrim kjo antologji duhet
lexuar edhe si një homazh, aspak
polemik, për moshat poetike që
tashmë janë historizuar nga pikëpamja
estetike.
Përzgjedhja nis me disa autorë,
që paraprijnë më të rëndësishmin
poet modern rumun, Mihai Emineskun.
Sidomos në raport me veprën
e tij, poetët e periudhës dyzetetetë
(Heliade, Grigore Aleksandresku,
Kërlova), madje edhe më i
hershmi ndër ta, Dosoftei (1624-
1693), na shfaqen si paramodernë.
Me Emineskun gjendemi para
njësimit tronditës me hierarkinë e
poezisë së madhe, përtej kufijve të
një vendi apo të një historie të letërsisë.
Prandaj poezitë e përzgjedhura
për këtë antologji shpalosin në tërësi
veprën lirike emineskiane, e cila gjallon
përherë në situatën e rimarrjes
së elementëve poetikë dhe protopoetikë
të mëparshëm e të krijimit
njëheresh të tharmit të ndryshimeve
të mëpasme në lirikën rumune. Kjo
sintezë fillestare, njëherazi retrospektive
dhe perspektive, gjen shprehje
të jashtëzakonshme në një krijimtari
tejet të ngjeshur dhe tepër
domethënëse.
Ndikimi i Emineskut mbi disa
poetë shqiptarë shfaqet në mënyrë
të natyrshme mbi bazën e mjaft të
dhënave ontologjike që i kanë të
përbashkëta të dyja kulturat tona:
kërkimi i identitetit, kulti i „Motit
të Madh” (tek Eminesku – koha protohistorike
dake), kalimi nga kanuni
ritualor i orientalizuar, në diskursin
social dhe kombëtar të pjekur
në poezinë shqiptare të gjysmës së
parë të shekullit XIX (poetë shqiptarë
të mëvonshëm, që do të trajtonin
të njëjtat tema e motive, do
të gjenin në „Letrat” e Emineskut
një model). Përveç kësaj, Eminesku
besonte në ekzistencën e një nënshtrese
kulturore të përbashkët
iliro-trake: „Trakët dhe ilirët ishin
popuj të farefisnuar. Pasardhësit e
ilirëve janë shqiptarët e sotëm, në
Trakë janë lindur rumunët. Miklosich
na ka kumtuar nja pesëdhjetë
fjalë, një pjesë e të cilave kanë
në të dyja gjuhët trajtë dhe kuptim
të posaçëm. Një numur i madh
fjalësh latine kanë kaluar nga rumunët
jo vetëm në gjuhën bullgare, por
edhe në të gjitha gjuhët e Gadishullit”
(Shih: Eminesku-tretem në flakë,
Dialogje me emineskologë të shquar
të botës, realizuar nga Mihai Çimpoi,
Shtëpia Botuese Litera-David,
Kishinjev-Bukuresht, 1999, f. 129).
Eminesku ka dëshmuar një
dashuri të madhe ndaj Shqipërisë
dhe ndaj popullit shqiptar. Për
shembull, në gazetën „Timpul”
(1880), kur bënte fjalë për familjen
Gjika, nga e cila rrjedhin princi Albert
dhe Dora d’Istria, ai shkruan:
„Ndër sundimtarët fanariotë, vetëm
një familje është shquar për dashuri
ndaj viseve rumune, për vetëflijim
me jetë dhe për integritetin e atdheut:
Gjikajt. E po mirë, Gjikajt nuk
kanë qënë fanariotë të mirëfilltë, por
shqiptarë”. Ca më shumë: Eminesku
ka pohuar se i pëlqente jashtë mase
gjuha shqipe dhe se ishte duke e
mësuar (shih Xh. Kalinesku, Jeta e
Emineskut, monografi e përkthyer
në shqip nga Kopi Kyçyku dhe e
botuar në Tiranë më 1993). Në poezinë
„Dojna”, ku „Që nga Nistri gjer
në Tisë / Qënka nderë perde e zisë / Dhe
rumuni qan me lot, / Nga të huajt s’po
çan dot”, apo në „Letrën I”, Eminesku
nuk i përmend e nuk i trajton shqiptarët
si të huaj.
Cekëm pak më lart faktin që
Eminesku ka pasur ndikim në poetët
shqiptarë. Në bazë të të dhënave
që kemi grumbulluar, del se në periudhën
midis dy luftrave, Eminesku,
ashtu si në mbarë Evropën,
edhe në Shqipëri është cilësuar
njëzëri si poeti më i madh i rumunëve,
madje, për rezonancën e fuqishme
të fjalës së tij, duke u cilësuar
jo vetëm poet rumun, por evropian,
me kalimin e kohës Eminesku
u bë gjithçka e vlefshme që ka Rumania
si përmasë shpirtërore.
Shumë shqiptarë, njerëz të kulturës,
shkrimtarë etj, kanë shprehur
admirimin për nivelin e lartë të
mendimit e të ndjesisë së poetit kombëtar
rumun. Qysh në bankat e
shkollës së lartë në Bukuresht, poeti,
prozatori dhe përkthyesi i shquar
shqiptar, Dhimitër Pasko (me pseudonimet
Mitrush Kuteli e Dr. Pas),
kur vazhdonte aty studimet në Akademinë
e Shkencave Ekonomike,
botoi një studim për veprën e Emineskut,
sidhe artikuj e shënime që
i bëjnë jehonë mesazhit të poetit të
madh rumun. Në vitet që u mor me
përparësi me filologjinë romanike,
Eqrem Çabej, i cili do të bëhej gjuhëtari
më i madh shqiptar, mbajti
në Tiranë një kurs të posaçëm për
gjuhën e figurat e stilit emineskian.
Më 1959, duke u vënë në ballë
të përpjekjeve për botimin e një vëllimi
poetik, që synonte të rrokte
pjesën më të madhe të veprës së Emineskut,
Lasgush Poradeci (1899-
1987), që mbahet si liriku më i madh
shqiptar, i formuar në Austri e në
Rumani, ka dëshmuar se, gjatë tërë
karrierës së vet letrare, e pat bërë për
vete sidomos kompleksiteti i
domethënieve dhe i vlerave letrare të
përfshira në veprën emineskiane.
Qysh më 1930, i ndodhur në Bukuresht,
L. Poradeci ka shprehur admirimin
e pamatë për Poetin rumun, çka
e nxiti të shqipërojë afro 5000 vargje
të tij. Ndërkaq, Dh.Pasko botoi dhjetra
të tjera, poezi të plota ose fragmente
poemash.
Po të shqyrtojmë ndikimin e
Emineskut mbi romantikët shqiptarë,
por edhe mbi poetët e sotëm,
mbase do të hapnim një dritare në
letërsinë e krahasuar. Është gati-gati
e papërfytyrueshme një histori moderne
e mendimit eurojuglindor në
dhjetëvjetshin e nëntë të shekullit
XIX, pa ndërmarrë një studim të
hollësishëm të ndihmesës që ka
sjellë në këtë fushë Mihai Eminesku.
Ndër poetët ballkanas, mbi të cilët
Eminesku pati ndikimin më të prekshëm,
përmendim në radhë të parë
Asdrenin. Te ky i fundit ndjehet fuqishëm
toni i poezisë sociale emineskiane.
Asdreni mbante në vend
nderi në bibliotekën vetjake veprat
e plota të Emineskut. „Poezia e tij
ka qënë për mua libër jastëku”
shprehej Asdreni. Modeli emineskian
i huazuar nga Asdreni është
njëherazi social dhe etik.
Rasti e solli që vetmimi i dy poetëve
të shquar të letrave shqipe e
rumune, Lasgush Poradeci e Mihai
Eminesku, me të dhëna të afërta apo
të ngjashme në jetëshkrimet e në
veprimtarinë krijuese, poetë që
hullojnë e udhojnë vijat orientuese
të të dyja letërsive të sapopërmendura
në etapat përkatëse të zhvillimit
të tyre, të mos i pengojë të bëhen
të ndjeshëm ndaj problemeve madhore
të bashkëkohësisë. Ashtu si
Eminesku, edhe Lasgush Poradeci ka
qënë liridashës, antifashist dhe, në
vitet ’20 të shekullit të kaluar, kur
ekzistenca e kombit ishte vënë në rrezik,
i kushtoi vargje sublime Pavarësisë
së atdheut, të fituar me aq sakrifica
e mundime shumëshekullore.
Eminesku dhe Poradeci janë poetë
të natyrës e të dashurisë. Në këto
„treva letrare” bie në sy fare qartë se
liriku shqiptar është ndikuar thellësisht
nga ai rumun. Në një numur
të madh poezish, Poradeci e merr si
model Emineskun, me të cilin ishte
lidhur shpirtërisht. Kështu, „Ku shtrohet
vala”, „Mërgim” , „Malli” ,
„Që larg” etj, janë shkruar në lidhje
të drejtpërdrejtë me „De-as avea”
(Sikur të kisha), „Din strainatate”
(Që jashtë vendit), „Speranta”
(Shpresa), „Dorinta” (Dëshira)...
Nën ndikimin e Emineskut, Lasgush
Poradeci e pasuroi fondin leksikor
të gjuhës letrare shqipe me
terma e kuptime të reja. Të tilla janë,
bie fjala, mall, magji, dhemkë etj, për
të cilat ka pasur një dobësi të
veçantë, si të ishin fjalë kyçe, sikurse
ve në dukje studiuesja Luçia Xhamo-
Diakonicë edhe për rastin e Asdrenit,
me domethënien dor, durere,
farmec etc. Që ta shtjellojmë më tej
këtë ide, në poezinë e Lasgush Poradecit
fjala mall nuk mbart vetëm
kuptimin e dëshirës së fuqishme për
të parë dikë apo diçka, por, si në gjuhën
rumune, ka edhe kuptimin të
dashurosh, të vuash nga dashuria,
por sidomos kumton edhe dëshirën,
aspiratën, shpresën (kuptime polisemantike,
që i ka të vetat gjuha poetike
e Emineskut). Pó nën ndikimin e
poezisë emineskiane, në krijimtarinë
e Lasgush Poradecit termi magji e ka
zgjeruar frymëmarrjen tematike duke
nënkuptuar edhe çmësyshje, lidhje intime,
ngazëllim, mrekullim,
ngazëllim, shkrehje çlodhëse, shijë
qiellore, tundim, ngasje, cytje, bukuri,
harmoni, kënaqësi...
Duke qënë të dy studentë në
Austri e në Gjermani, Eminesku dhe
Lasgush Poradeci u ndikuan nga
Zhan Pol Rihter, Hëlderlin, Shkolla
e Jenës, Novalis, Shkolla e Hajdelbergut.
Nga ana tjetër, Eminesku
dhe Lasgush Poradeci u dhanë fort
pas kozmogonisë indiane. Në të
vërtetë, tërheqja e kësaj force krijuese
ka një fuqi të pamatë, përmes
së cilës mjegulla e përjetshme shpërbëhet
në shirita (Shih Amitha
Bhose, Kozmogonia indiane dhe
Eminesku, Letra I). Bota, hëna, dielli
dhe fantazmat shfaqen nga lugjet
e mjegullt të kaosit. Pra, kjo është
lidhja midis qënies dhe mosqënies.
Është njëlloj si me dëshirën e Kamas
si lëvizje intelektuale dhe shtysë
e së tashmes. E, pra, Kama është
e pranishme në të dy poetët.
Sikurse ka vënë në dukje akademiku
Mihai Çimpoi (Shih: Eminesku
– tretem..., v. cit., f. 134),
Eminesku, Asdreni dhe Poradeci
dëshmojnë unitetin kulturor të
hapësirës iliro-trake.
Pjekuria artistike, inkandeshen

ca, vertikaliteti, guximi, çiltërsia e
mendimit emineskian kanë frymëzuar
edhe autorë shqiptarë të ditëve
tona, çka u jep një përfytyrim të ri
vendit e përmasave të Emineskut në
botën shpirtërore shqiptare. Mund
të thuhet se Eminesku është simbol
dhe motiv poetik. Një motiv i verifikimit
dhe i konsolidimit të vetëdijes
estetike, etike, sociale dhe simbol
(model) i përfaqësueshmërisë, i eksponencialitetit
të veprës poetike në
kuptimin e romantikëve të shquar.
Krahas botimit të një numuri të
madh poezish të Emineskut, të përfshira
në vëllime të ndryshme të vëna
në qarkullim në dhjetëvjetashat e
gjysmës së dytë të shekullit të kaluar,
janë transmetuar edhe mjaft emisione
radiotelevizive, artikuj e studime
etj. Vitet e fundit hulumtues
shqiptarë janë marrë seriozisht me
nxjerrjen në pah të disa anëve thelbësore
të krijimtarisë emineskiane.
Dua të theksoj se poezitë e kësaj
antologjie, që jam përpjekur të mos
i prek as me „pambuk”, janë një
mendim i gjallë, i drejtpërdrejtë, i
kumtuar me masë e me natyrshmëri,
me freskinë e figuracionit të begatë e
të larmë, me gjerësinë e thellësinë e
përfytyrimeve, por edhe me një ton
bashkëbisedor në rrafshin ndjesor.
Shpirti u flet shpirtrave, ngaqë për
këta mjeshtra të penës shpirti mbetet
më i rëndësishëm se gërma, e cila
jo rrallë ndodh të vetizolohet, të vetmohet,
të ngurtësohet.
Nga një lexim i vëmendshëm i
vargjeve të poetëve rumunë, por edhe
i krijimeve popullore, nuk mund të
mos shquash piktoresken si element
i përbashkët e mbizotërues i tyre, pavarësisht
nga tematika a stili i autorit
përkatës. Këtë element e rigjejmë
edhe në mjaft piktorë rumunë,
të cilët kur i bëjnë portretin një
malësoreje apo një malësori, sikur
„pengohen” të depërtojnë në thellësi
të qënies, në individualitetin e modelit,
sepse i magjeps, madje i
„robëron” bukuria e kostumeve,
motivet dhe ngjyrat e tyre e, kësisoj,
ndalen te kësula që mban malësori,
apo te shalli që i mbështjell qafën
malësores...Fill paskëtaj, „të
çlodhur” gjatë asaj „ndalese”, e kanë
më lehtë ta përshkojnë udhën që i
çon drejt shpirtit të fshatarit dhe i
japin plotësisht të drejtë poetit të
madh rumun, Luçian Blaga, që ka
thënë se përjetësia ka lindur në fshat.
Këtë ka parasysh, me sa duket, edhe
hulumtuesi italian Xhulio Karlo Argan
kur thotë se nuk duhet të flasim
thjesht për folklor, po për një
qytetërim të vërtetë fshatar. Ndërsa
një italian tjetër, shkrimtari Xhorxho
Basani, ka nxjerrë në pah faktin
që pikturat kishtare për rumunin
kanë luajtur qysh herët rolin që
kanë gazetat në kohët moderne.
Piktura ka ngjyrat, muzika-notat,
ndërsa poezia-figurat artistike.
Bota po kalon sot nëpër një moment
shpirtëror që ka nevojë për ato pasuri
që vetë qëndrimi plot mirëdashje
i ka shpëtuar dhe i ka ruajtur
të pacënuara. E tillë është edhe
poezia rumune e të gjitha kohrave,
që ka vlagën e dheut amtar e shkëlqimin
e modernes së mirëfilltë.

LOGOJA E PROSKRIBUAR OSE GJYKATA KUSHTETUESE E KOSOVËS ‘DJEG’ LIDHJEN SHQIPTARE TË PRIZRENIT

        

         Agim Vinca

 Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për anulimin e logos së Prizrenit me Shtëpinë e Lidhjes si simbol të saj është një akt që cenon rëndë kujtesën historike dhe identitetin e shqiptarëve si komb

            Njëmbëdhjetë vjet më parë, me të filluar bombardimet e NATO-s, një nga punët e para që bënë shovinistët serbë, ishte djegia e objektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Prizren. Qysh natën e parë të bombardimeve, më 24 mars 1999, ata u kujdesën t’i vinin zjarrin dhe ta rrënonin nga themeli godinën ku njëqind e sa vjet më parë kishte ndodhur njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar: ishte mbajtur Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që mori përsipër mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi dhe çlirimin e tyre nga pushtuesi shumëshekullor osman, që ishte armik i përbashkët i të gjithë popujve të Ballkanit dhe jo vetëm i shqiptarëve.
            Sot, plot njëmbëdhjetë vjet më vonë, në Kosovën e lirë e të pavarur, shtëpia e Lidhjes nuk mund të jetë simbol i qytetit që gati një shekull e gjysmë është identifikuar me të dhe që vazhdon të identifikohet ende, Prizrenit. Përse? Për shkak se me të u shkelkan “të drejtat e komuniteteve jo-shumicë”, të garantuara me Kushtetutë! Pas ankesës së zëvendëskryesuesit të Kuvendit Komunal, Qemajl Kurtishi, sipas emrit turk ose goran, Gjyqi Kushtetues i Kosovës u mblodh urgjentisht dhe mori vendim për zhvleftësimin e logos së qytetit të Prizrenit, në të cilën figuron Shtëpia e Lidhjes dhe viti i mbajtjes së saj: 1878. Kaq. Asgjë më shumë. Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), zoti Piter Fajth (Pieter Feith), e përshëndeti flakë për flakë këtë vendim të organit më të lartë gjyqësor të Kosovës, Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si kontribut për “sigurinë” e minoriteteve. Autoritetet e vendit heshtën (nuk u prononcuan, së paku jo deri më tash, lidhur me këtë çështje), kurse heshtja, zakonisht, është miratim. Reagoi vetëm lëvizja “Vetëvendosje!”, si dhe një organizatë tjetër, Lëvizja për Bashkim (ish-LKÇK-ja), në krye të së cilës është një ish-luftëtar i UÇK-së dhe pothuajse askush tjetër. As partitë politike, madje as ato opozitare, as institucionet shkencore me në krye Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Edhe reagimi i mediave, i cili, natyrisht, nuk mungoi, mund të thuhet se ishte i vakët. Serbët e Shtërpcës, me flamurin serb në ballë, protestojnë ashpër kundër privatizimit të objekteve hoteliere e rekreative të Brezovicës, kurse banorët e qytetit të fyer të Prizrenit nuk luajnë vendit.
            Si shpjegohet kjo? Mos vallë shoqëria kosovare ka hyrë në një fazë apatie si pasojë e politikës shumëvjeçare të “shpëlarjes së trurit”, e cila duket se e ka arritur qëllimin e vet, topitjen dhe indiferencën?!
            Pinjolli i familjes Jashari, Murat Jashari, jurist me profesion (magjistër i shkencave juridike) dhe njeri që, sikurse edhe Jasharët e tjerë, vazhdimisht ka dhënë mesazhe paqeje e mirëkuptimi, nuk mund të jetë ombudsperson i Kosovës, sepse nuk pajtohen minoritetet, veçanërisht serbët, të cilët nuk mjaftohen që i kanë vrarë e masakruar në mars të ’98-s, por as tani, pas luftës, në kushtet e lirisë për të cilën ata u flijuan, nuk i honepsin dot! Nuk mund t’i shohin me sy ata që i vrau e masakroi idhulli i tyre dhe kjo dëshirë u plotësohet sakaq si të kërkonin një pjatë me pasul (gullash) ose një gotë raki (shlivovicë). Përse? Sepse vuri veto UNMIK-u, kurse me veton e tij u pajtuan, me a pa dashje, edhe autoritetet vendore, që vetë e patën inicuar kandidaturën e Murat Jasharit për “avokat të popullit”! FSK-ja, nga ana tjetër, nuk guxon të parakalojë me armë, qoftë edhe me disa pushkë të zbrazëta, pa fishekë, në epopenë e UÇK-së, sepse nuk lejon KFOR-i dhe komandanti i tij aktual, kurse qyteti i Prizrenit nuk mund të ketë logo të vetën Shtëpinë ku është mbajtur e Lidhja e Prizrenit, që është një ngjarje historike me përmasa jo vetëm shqiptare (gjithëkombëtare), por edhe ballkanike. Nuk lejon organi më i lartë gjyqësor i Republikës së Kosovës - Gjykata Kushtetuese, e cila e shpall të paligjshme logon zyrtare të komunës, për shkak të një ankese të ardhur nga “minoritetet”, prapa së cilës mund të qëndrojë një grusht njerëzish apo edhe një individ i vetëm!
            Mund të gjenden edhe shumë shembuj të kësaj natyre në Kosovën e sotme, por edhe shembujt e mësipërm mjaftojnë për të konkluduar se mekanizmat ndërkombëtarë të pranishëm në Kosovë, EULEX-i në radhë të parë, por edhe ata vendorë, të mbikëqyrur nga ai, mbajnë llogari e stërllogari për ndjenjat e “komuniteteve jo-shumicë”, por jo edhe për ato të shumicës shqiptare, prej së cilës kërkohet të heqë dorë nga e kaluara e saj historike për hir të “respektit ndaj pakicave”.
            Dhe, ajme, kjo heqje dorë nga vetja, kinse në emër të interesit të përgjithshëm, “shtetëror” dhe gjithnjë sipas sugjerimeve të “miqve tanë ndërkombëtarë”, ka nisur të bëhet natyrë e dytë e shqiptarëve dhe sidomos e përfaqësuesve të tyre politikë!
            As sistemi komunist, që, siç dihet, në plan të parë kishte ideologjinë klasore, nuk është sjellë kështu me Lidhjen e Prizrenit dhe selinë e saj, Shtëpinë e Lidhjes, e cila është një tempull për shqiptarët. Përkundrazi. Në vitin 1978, fjala vjen, kur Kosova ishte “krahinë autonome” në kuadër të ish-Jugosllavisë (dhe, madje, edhe të Serbisë), njëqindvjetori i Lidhjes së Prizrenit u shënua zyrtarisht, me mbështetje, organizim e financim nga shteti, kurse sot, në kushtet e sistemit demokratik dhe në Kosovën-shtet, dëbohet nga emblema e qytetit-djep i saj, Prizrenit, me arsyetimin se cenohet karakteri multietnik i mjedisit dhe nuk respektohet fryma e Kushtetutës! Respekti për pakicat dhe mbrojtja e tyre ka qenë tradicionalisht një normë morale te shqiptarët dhe duhet të jetë edhe në të ardhmen, por kjo s’do të thotë se pakicat, nga ana e tyre, duhet ta keqpërdorin këtë zemërgjerësi, duke përfituar nga favoret dhe situata e krijuar.
            Shtrohet pyetja se përse për minoritetet që jetojnë në Prizren e rrethinë (si dhe në mbarë Kosovën) nuk qenka e pranueshme Lidhja e Prizrenit? Lidhja e Prizrenit nuk i ka cenuar interesat e asnjë populli (pos të pushtuesit) dhe ka mbrojtur e proklamuar idenë e bashkëjetesës paqësore me fqinjët. Programi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, pjesë e së cilës është edhe Lidhja e Prizrenit, mbështetej mbi këtë filozofi politike, ndërsa ideologët e saj, të gjithë pa përjashtim (Naimi, Samiu, Pashko Vasa etj.), e artikulonin fuqimisht idenë e respektit të ndërsjellë me fqinjët në veprat e tyre letrare e publicistike. Njësoj ndodh edhe në periudhat e mëvonshme, përfshirë edhe atë të luftës së fundit në Kosovë, ku luftëtarët e UÇK-së, të edukuar në frymën e pararendësve të tyre, nuk i trazuan civilët serbë.
            Në qoftë se Lidhja e Prizrenit është vlerë për shqiptarët, sepse është shprehje e aspiratës së tyre për liri pa cenuar lirinë e tjetrit, atëherë përse të mos jetë vlerë edhe për turqit, serbët, boshnjakët, romët dhe grupet e tjera etnike, që mbinë në Kosovë si kërpudhat pas shiut në erën e UNMIK-ut?
            Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me logon e qytetit të Prizrenit, i cili mund të bëhet precedent për vendime të tjera si ky në të ardhmen, ka edhe një simbolikë të keqe: atë të “djegies” jo më me zjarr e benzinë, por me nene e paragrafe, të një objekti historik dhe të ngjarjes që personifikon ai.
            Kjo që po ndodh tani në Kosovë e ka zanafillën te negociatat e Vjenës (2006/2007), kur delegacioni ynë kthehej shend e verë nga kryeqyteti austriak dhe, me të shkelur në aeroportin e Prishtinës, e bombardonte opinionin me deklarata për suksesin e vet politik e diplomatik kundrejt delegacionit serb, aq sa njëri nga anëtarët e të famshmit “Grup i Unitetit”, të shpërblyer majmshëm për “misionin” e tyre negociues, pat përdorur shprehjen “nokaut klasik”. Se kush kënd e “nokautoi” po shihet fare mirë tash kur duhet të hiqet dorë edhe nga Lidhja e Prizrenit dhe shtëpia ku u mbajt ajo 132 vjet më parë! Naiviteti ynë politik dhe mentaliteti anadollak, të cilit ia kemi parë sherrin gjithmonë, dje dhe sot, na solli këtu tek jemi: te flamuri me gjashtë yje të së njëjtës madhësi; te himni pa tekst, intonimi i të cilit shkakton ilaritet në sallë (siç ndodhi edhe në mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e dyvjetorit të pavarësisë); te festat tradicionale shqiptare të përjashtuara nga kalendari i festave shtetërore; te gjuha serbokroate si gjuhë e dytë zyrtare plotësisht e barabartë me shqipen në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe Drenicën dhe Prekazin; te komunat e reja me shumicë serbe dhuratë e pakos së Ahtisarit, e të tjera të ngjashme. Dhe sikur të mos mjaftonin tërë këto koncesione, ja që u dashka të bëhet kurban edhe Lidhja e Prizrenit!
             Lista me emrat e vendbanimeve të Kosovës, e hartuar nga një grup ekspertësh, i quajtur Këshilli për unifikimin dhe standardizimin e toponimeve, i cili nuk i doli zot punës së vet, tashmë u la në harresë (askush ose pothuajse askush nuk i thotë Podujevës Besianë dhe as Istogut Burim, siç pat propozuar, ndër të tjera, këshilli në fjalë), kur, ja, tani, pikërisht në dyvjetorin e Pavarësisë, kërkohet të harrohet edhe Lidhja e Prizrenit!
            Gjëra të çuditshme po ndodhin në Kosovë dhe po kalojnë, për çudi, pothuajse pa kurrfarë reagimi të opinionit publik, përfshirë edhe intelektualët. Ç’po ndodh me ne shqiptarët dhe ç’është ky tjetërsim pothuajse i paparë ndonjëherë më parë?  
            “Kombet nuk janë insekte që mund të heqin dorë dhe të braktisin aq kollaj kombësinë, gjuhën, zakonet dhe traditat e tyre si gjarpërinjtë që ndërrojnë lëkurën; të mohojnë etërit, mëmëdheun dhe fisnikërinë e tij, traditat e trimërisë së vet. Është anakronizëm dhe e padëgjuar që në historinë e kombeve të gjejmë një popull aq haram dhe indiferent ndaj vetvetes” - shkruante më se njëqind vjet më parë dhe pikërisht në vitet e Lidhjes rilindësi shqiptar Anastas Kullurioti, ndërsa shkrimtari i shquar Elias Kaneti, fitues i Çmimit Nobel për letërsi, tërheq vëmendjen se kujtesa njerëzore “është diçka e paprekshme” dhe se ajo nuk lejon “kurrfarë ndërhyrjesh kirurgjike”.
            Mund që flas si poet dhe mbase edhe në afekt, por pas vendimit më të ri të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi shpalljen antikushtetuese të logos me shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, nuk mund të mos e shtrojmë pyetjen e pashmangshme dhe, gjithsesi, edhe të dhimbshme: a është shtet ky që po ndërtojmë apo karikaturë e tij?

(Botuar në ”Koha Ditore”, 27 mars 2010)

Hakmarrja e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë së mundur



"Është më njerëzore të rrëmbehen me forcë nga shtëpitë e tyre plakat dhe fëmijët për t'i bërë të vdesin larg atdheut sesa të vrasësh hebrenj nëpër kampe përqendrimi".
Qenë midis 13 dhe 15 milionëve gjermanët e përzënë nga territoret lindore të Rajhut në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Ky eksod dramatik dhe mijëra krime kundër popullsive civile me të cilat u njollos Ushtria e Kuqe, janë objekti i një kërkimi pasionant të historianit Guido Knopp.
Në tetor të vitit 1945 filozofi Bertrand Russell shkruante tek "Times': "Në Europën Lindore aleatët tanë po procedojnë me depërtime masive në kuadër të një situate të paprecedent. Në mënyrë të dukshme jemi në prani të një tentative të qëllimshme për të shfarosur miliona gjermanë, jo me gaz, por duke u marrë atyre banesat dhe ushqimet, për t'i bërë që ta humbin jetën nga vdekja e ngadalshme dhe e tmerrshme e urisë. [...] Është ndoshta më njerëzore të rrëmbehen nga shtëpitë e tyre plakat dhe fëmijët për t'i bërë të vdesin larg nga vendlindjet e tyre sesa të mbysësh hebrenj në dhomat e gazit?".
Thirrja e alarmit arrinte e vonuar, pasi në atë datë përzënia e popullsive gjermane që banonin territoret lindore të Gjermanisë përpara lufte praktikisht kishte arritur në përfundim. Nën goditjet e Ushtrisë së Kuqe, në harkun e shkurtër kohor të disa muajve gjermanët nga shtypës qenë transformuar në të shtypur. Viktima sakrifikuese të një dënimi absurd shpagimi, të një ligji talioni që i transformoi ushtarët rusë (por edhe partizanët çekë e polakë) në "hakmarrës" të pamëshirshëm nga sa u ishte dashur të pësonin gjatë pushtimit nazist të vendit të tyre.
Shifrat janë akoma sot kontradiktore, por po të duash t'i sintetizosh flasin për 13-15 milionë qytetarë të Rajhut të shkëputur nga territoret e Silezisë, të Prusisë Lindore dhe të Sudeteve midis vjeshtës së vitit 1944 dhe muajve të parë të vitit 1945, 2 milionë prej të cilëve të vrarë gjatë fazave tragjike të përzënies. Këtyre të dhënave pastaj u shtohet rreth 1 milion të depërtuar në periferitë e largëta të Bashkimit Sovjetik.
Për këtë odise të pafundme dihej pak apo asgjë. Ndërsa libra të panumërt investigojnë çdo vit ndodhitë e Rajhut të Tretë në anët e saj më të plota, nga figurat e klasës drejtuese, tek politika e konsensusit, tek shfarosja e hebrenjve, zërat për këtë përzënie janë mbajtur për një kohë të gjatë në heshtje.
Më së fundi e mbush këtë boshllëk një vëllim i Guido Knopp, historian gjerman ndër njohësit më të mëdhenj të ndodhive të nazizmit. Dhe bën këtë gjë në polemikë me atë që akoma sot e konsideron argumentin delikat dhe provokator. "Aty-këtu, shpjegon ai në hyrje, ngrihen akoma zëra që do të donin t'u kontestonin gjermanëve të drejtën për të evokuar vuajtjet e tyre: sepse ka qenë Hitleri ai që ka filluar luftën, sepse holokausti ka qenë një krim i kryer nga gjermanët. Megjithatë, unë mendoj se një qëndrim mendor i ngjashëm është arrogant dhe i padrejtë. Të rimendosh me trishtim për ata që vdiqën në dimrin e '45-ës gjatë rrugëve të akullta të Prusisë Lindore apo që u mbytën me anijet e tyre në Detin Balltik, të kujtosh ata që u depërtuan në Siberi si njerëz me punë të detyruar dhe që shumë u shuan gjatë eksodit të detyruar, nuk ka të bëjë aspak me revizionizmin, relativizmin apo deri me kompensimin. Aftësia për të rimenduar me trishtim procedon me hap të njëjtë me kurajën për të kujtuar. [...] Europa që po rritet nuk mund dhe nuk duhet të lejojë që të largojë e të harrojë hijet e zeza të sa kaluarës pa i përpunuar siç duhet. Fajet nuk kompensohen, kjo është e vërtetë, por diskutohen në mënyrë të hapur. Sepse pajtimi ka nevojë sidomos për sinqeritet".
Metoda e Knopp është pak akademike, në kuptimin që investigimi i tij nuk i drejtohet një publiku studiuesish të specializuar, por një lexuesi që do të kuptojë dhe që do të dëgjojë dëshmitë e atij që i përjetoi ato personalisht. Është kështu që, pasi ka konsultuar arkiva publike e private dhe grumbulluar një dokumentacion të mrekullueshëm, ai ka zgjedhur që t'i japë hapësirë të gjerë punës "në terren", duke intervistuar protagonistët, dëshmitarët, familjarët dhe trashëgimtarët e tyre.
Dëshmitë e çmuara të mbledhura nga Knopp i japin një kontribut shtesë zhvillimit të rrëfimit. Si kujtimi i një vajze të vogël: "Ime ëmë dhe unë jemi hedhur nga shkallët, rrahur e përdhunuar deri sa kemi humbur ndjenjat [...]. Motra e një shoqeje, e sëmurë nga tifoja dhe e shtrënguar për të qëndruar në shtrat, është vrarë me shtatë të shtëna pistolete. Vetëm pse nuk është ngritur kur ata i kanë ulëritur: "Davaj, davaj!". Donin që të ngrihej menjëherë, por ajo nuk mundej". Siç është thënë tashmë, qenë Prusia Lindore, Silezia dhe Sudetet teatrot e këtyre krimeve. Në qershor të vitit 1944, Grupi Qendër i Vermahtit ishte gjunjëzuar nën presionin sovjetik. Ia kishin paguar haraçin 25 divizione. E çara e madhe e prodhuar ua kishte lënë rusëve rrugën e lirë drejt zemrës së Prusisë. Duke kryer pothuajse 1000 kilometra në pak më shumë se 45 ditë, tanket T-34 i kaluan kufijtë e Rajhut në tetorin e 1944, ku gjetën qytete dhe fshatra akoma të banuara. Gauleiteri Erich Koch, përgjegjës i mbrojtjes së rajonit, kishte zbatuar fjalë për fjalë urdhrin e Hitlerit për të rezistuar deri në njeriun e fundit dhe në një ushtri tashmë në fundin e forcave të saj. "Njerëzit e fundit" qenë ata të inkuadruar në radhët e reparteve Volkssturm, milicisë popullore të përbërë nga pleq të paaftë për luftë dhe djem akoma të rinj sa për t'u inkuadruar në Vermaht. "Domethënë, shpjegon Knopp, u pretendua që një ushtri burrash me flokë të bardha dhe fëmijësh me këpucë të lehta të ndalonin sulmin e ushtrisë më të madhe të historisë".
Shtytja përfundimtare në Prusinë Lindore ndodhi në janar të vitit 1945, por Hitleri nuk i mori parasysh asnjëherë numrat lidhur me superioritetin e ushtrisë sovjetike. Të dhënat që flisnin për një raport forcash prej 20 topash rusë për çdo qytetar gjerman, prej 7 tankesh me një, prej 20 njerëzish me 1 dhe i një superioriteti të frikshëm ajror qenë për të "bllofi më i madh nga kohët e Xhengis Khanit". Gabohej. Midis Balltikut dhe Karpateve rusët kishin rreshtuar një mesatare prej 230 pjesësh artilerie në çdo kilometër front. Armatat e marshallëve Zhukov dhe Koniev numëronin më shumë se 2 milionë njerëz, rreth 6000 tanke dhe 5000 avionë: as duke e vënë së bashku gjithçka mbetej nga ushtria e tij, Hitleri nuk do të kish mundur ta barazonte atë fuqi zjarri të pamasë. Popullsitë gjermane, të cilave tani u ishte vendosur dënimi me vdekje, për të mos braktisur qytetet (ndërsa u hartuan me ngut të madh planet për zbrazjen e kampeve të përqendrimit!), papritmas u ndodhën në vijën e parë. Vetëm kur tashmë përleshjet ndodhnin shtëpi më shtëpi, kolona të pafundme refugjatësh mund të derdheshin në rrugët drejt perëndimit, të shtyra nga tanket ruse që lëshoheshin mbi ta duke i shtypur me zinxhira. Përgjegjësisë së rëndë të autoriteteve civile dhe ushtarake gjermane iu shtua nxitja për plaçkitjen e dhënë nga Stalini njerëzve të tij. Të tradhtuar nga gauleiterët e tyre, popullsitë u larguan nga Heimat-i i tyre shekullor prusian të shtyrë nga çdo njeri i veçantë i Ushtrisë së Kuqe, në mendjet e të cilëve jehonte urdhri i Josif Stalinit: liri dhune mbi gratë gjermane dhe e drejtë për të dërguar në shtëpi një herë në muaj 8 kilogram mall të "shpronësuar". Në fletushkat propagandistike të destinuara për trupat shkrimtari Ijlia Ehrenburg nxiste që të vritej të paktën një gjerman në ditë, pa u shtyrë për të bërë dallime midis ushtarakëve dhe civilëve.
Midis historive të shumta të atyre ditëve njëra spikat në mënyrë të veçantë: tragjedia e mbytjes së Gustloff, anijes dikur krenaria e flotës gjermane. Për nga numri i viktimave qe ndosha katastrofa më e madhe e të gjitha kohëve në historinë e lundrimit (tek ky episod është frymëzuar edhe romani i Gynter Grasit, "Hapi i karkalecit të detit"). Edhe drama e Gustloff futet në ndodhinë e popullsive civile të arratisura nga Prusia. Flukse gjiganteske pleqsh, grash e fëmijësh qenë drejtuar drejt brigjeve të Detit Balltik, ku Admirali Karl Doenitz kishte ngritur nje urë gjiganteske detare drejt porteve të sigurta të Rostokut dhe Lybekut. Midis janarit dhe prillit të vitit 1945 qindra anije ushtarake, tregtare dhe peshkimi bënë rrugën midis bregut të Kurlandisë, ku prisnin refugjatët dhe porteve akoma jo të kontrolluara nga rusët, në një prej operacioneve më mbresëlënës të shpëtimit nëpërmjet detit të historisë, më shumë akoma se ajo e kryer nga anglezët në Dunkerk në vitin 1940. Totalisht u evakuan 2 milionë e gjysëm njerëz. Në operacione vdiqën 33000 njerëz, midis ushtarëve dhe civilëve. Nga këta, 9000 vdiqën në mbytjen e Gustloff, e mbushur me rreth 10000 refugjatë. Natën e 30 janarit 1945 tri silurë të lëshuar nga një nëndetëse sovjetike e kapën mu në mes. Ky është kujtimi i kryemakinistit: "Ata që përfundonin në ujë menjëherë humbisnin ndjenjat dhe vdisnin pothuajse menjëherë. Mbi sipërfaqen e detit kishte kudo kufoma të mbajtura nga kamerdaret e shpëtimit. Nuk kam arritur të kap lëvizje apo ulërima. Nuk kishte më asgjë për të dëgjuar". Një pjesëtare e Trupës Ndihmëse të Grave i përshkroi kështu skenat për t'u ngjitur në varkat e shpëtimit: "Në një moment të caktuar jam gjendur më së fundi e ulur mbi një varkë, në të djathtën time ishte një vajzë e vogël që qante duke thirrur të ëmën. Në të majtë mbledhur kruspull një djalë i ri që më villte në kurriz. Përreth, njerëz që donin të ngjiteshin. Por përgjigjja për të gjithë ishte: 'Varka është plot'. I godisnim ato me lopata nëpër duar derikur ta lëshonin varkën". Nga ujërat e akullta shpëtuan një çikë më pak se 1000 vetë. Vdiqën pothuajse 5000 fëmijë.
Ndërsa ndodhte e gjitha kjo, në frontin silezian kryheshin tragjedi të tjera. Silezia, që përpara lufte me 5 milionë banorët e saj ishte rajoni lindor më i populluar i Gjermanisë, në periudhat e fundit të konfliktit, domethënë dhe pas shkatërrimit te qendra prodhuese të Ruhrit, ishte shndërruar në motorin industrial të Rajhut. Prej largësisë nga fronti, kryeqyteti Breslavia (sot Vroclav) konsiderohej praktikisht jo i sulmueshëm nga bombardimet ajrore. Dhe është për këtë motiv që atje kishin gjetur strehim refugjatë të shumtë, të cilët, megjithatë, nuk e dinin se Hitleri kishte vendosur që qyteti duhej të transformohej në një kështjellë në kuptimin e vërtetë të fjalës për të penguar marshimin sovjetik drejt Berlinit. Gauleiteri Karl Hanke refuzoi që ta evakuonte në mënyrë të vrullshme popullsinë dhe kur rusët e mbyllën qytetin në një si darë tashmë ishte shumë vonë. Fati për kë u ndodh në brendësi të tij qe martirizimi. Vetëm pak arritën që të largohen. Në një shpërthim urtësie, Hanke në fakt pranoi largimin e grave dhe fëmijëve. Por tashmë ishte kulmi i dimrit dhe nuk ishte e disponueshme asnjë mbështetje logjistike. "Marshimi i vdekjes i nënave të Breslavias", të nisura më këmbë drejt perëndimit ndërsa fillonte një furtunë dëbore dhe temperatura cekte 20 gradët nën zero, i kushtoi jetën 18000 civilëve, të vdekur nga të ftohtit apo të masakruar nga rusët që ndalonin këdo që të dilte nga rrethimi. Pleqtë dhe kalamajtë e mbetur në "kështjellë" u inkuadruan në repartet Volkssturm dhe për muaj të tërë Ushtria e Kuqe u lodh që ta mundte kundërshtarin. Një i ri i atëhershëm kujton: "Nga të gjithë shokët e mi të klasës, pas lufte kishin mbetur gjallë vetëm dy: njëri që punonte në fshat dhe unë. Të tjerët janë dërguar të gjithë për të vdekur në barrikada". Por më shumë se artileritë ruse, që rrafshuan të gjithë qytetin, me përjashtim të Bashkisë së vjetër, qe rezistenca fanatike e Hanke ajo që e bëri gërmadhë Breslavinë. Dorëzimi i të rrethuarve ndodhi vetëm një javë pas vdekjes së Hitlerit. Komandantët rusë të hyrë në qytet u thanë njerëzve të tyre se për tri ditë mund t'i konsideronin gjermanët si "egërsira" në dispozicionin e tyre.
Në maj të vitit 1945, me luftën e sapopërfunduar, regjimi i terrorit i vendosur nga trupat sovjetike në Silezi nuk dha shenja qetësimi. Përkundrazi, nga instrument lufte, u transformua në element presioni politik për të përzënë numrin më të madh të gjermanëve nga Heimat-i i tyre. Dhe Konferenca e Potsdamit, e përfunduar në gushtin e 1945, e miratoi faktin e kryer. Aspak nuk shërbyen objeksionet pak të bindura britanike. Nota përfundimtare e konferencës lexonte kështu: "Të tri qeveritë pranojnë se duhet proceduar me transferimin e popullsisë gjermane apo pjesëve të saj që kanë mbetur në Poloni drejt Gjermanisë. Veç kësaj, ranë dakord mbi faktin se secili prej këtyre transferimeve duhet të ndodhë në formë të rregullt dhe njerëzore". Në thelb, bëhej fjalë për të plotësuar punën e përzënies të nisur tashmë në muajt e fundit të luftës. Dhe policia polake, e mbështetur nga fitimtarët rusë, u ndje e legjitimuar që të vazhdonte në gjuetinë e gjermanëve. Kampet e përqendrimit më parë të zëna nga hebrenjtë u mbushën me civilë "arianë". U procedua me evakuime të detyruara: refugjatët duhet t'i përmbaheshin evakuimit në harkun e 24 orëve duke mbajtur me vete një valixhe të vetme. Dhe gjatë rrugës drejt perëndimit, në këmbë ose me trena në vagonat e bagëtive, shpurat e refugjatëve sistematikisht plaçkiteshin nga partizanët polakë apo nga milici grumbulluese. Dëshmoi në ato ditë një e përditshme zvicerane: "Përtej linjës Oder-Neisse fillon toka pa siguri, toka pa ligj, toka e njerëzve të cilët gjuhen sikur të jenë bisha".
Pothuajse një vit nga mbarimi i luftës, në mars të vitit 1946, Winston Churchill, jo më Kryeministër dhe tashmë i vetëdijshëm se ishte mashtruar nga Stalini, shkruante: "E nxitur nga rusët, qeveria polake është inkurajuar që të kryejë shkelje dhe paligjshmëri shumë të mëdha në dëm të Gjermanisë dhe aktualisht, në përmasa të paimagjinueshme, po verifikohen përzënie masive të gjermanëve". Edhe në rajonin e Sudeteve, i aneksuar Rajhut me marrëveshjen e Mynihut të vitit 1938, u prek nga një spastrim në shkallë të gjerë. "Kur më 5 maj të 1945 çekët u ngritën në Pragë kundër forcave gjermane të pushtimit, shpjegon Knopp, nuk bënë dallime midis ushtarakëve, nëpunësve dhe qytetarëve paqësorë. Kush u njoh si gjerman nga kryengritësit u tërhoq zvarrë nëpër kamionë, me forcën e shkopinjve dhe u internua në shkolla, salla kinemaje apo kazerma. Pak më vonë gjermanët prej andej u dërguan në fshatra me punë të detyruar ose u mbyllën nëpër kampet që ndërkohë qenë evakuuar prej atyre të burgosur nga autoritetet gjermane, ku nuk mund të bënin gjë tjetër veçse të prisnin përzënien. Fakti nëse bëhej fjalë për funksionarë të partisë naziste, për refugjatë nga Silezia apo për njerëz familjet e të cilëve jetonin në Pragë prej shumë brezash, rezultoi krejtësisht joinfluent". Në Çekosllovaki gjermanëve iu imponua që të mbanin nga byzylyk të bardhë apo një copë stofi të qepur në gjoks me germën N e fjalës Nemec, "gjerman". Praga - bashkë me të edhe lokalitete të panumërta - qenë teatro histerish dhe hakmarrjesh: gra të përdhunuara, pleq të rrahur, fëmijë të hedhur në Moldavë. Në demonstrim të faktit se sa urrejtje kish tërhequr mbi vete ish-pushtuesit ia vlen shembulli i qytetit Aussig. Këtu, në korrik të vitit 1945 shpërtheu një depo municionesh. U dyshua se ishte sabotimi i një rrjeti rezistence nazist fantazim. Në harkun e një ore një turmë e egërsuar u lëshua mbi një kolonë qytetarësh gjermanë që po ktheheshin nga puna e detyruar. Vranë më shumë se 200 vetë.
Përpara spastrimit etnik sovjetikët vendosën që të tërhiqeshin. Në fakt, nuk kishte aspak nevojë që të jepeshin urdhra të mëtejshme. Objektivi ishte që të spostoheshin sa më shumë të ishte e mundur kufijtë lindorë të Gjermanisë drejt perëndimit dhe qeveria e përkohshme çekosllovake, e kryesuar nga Edvard Beneš, nuk kishte nevojë për sugjerues. Praga kishte vendosur që ta ndalonte Gjermaninë "nga abuzimi edhe në të ardhmen e minorancave kombëtare të saj për qëllime pangjermanike". Kështu, Beneš u autorizua nga qeveria ruse dhe nga ajo amerikane që ta reduktonte në masën më të madhe të mundur numrin e gjermanëve në Çekosllovaki. "As edhe një fshatar i vetëm gjerman nuk duhet të ketë më një metër katror tokë nën këmbët e tij", i deklaroi në një diskutim të zjarrtë bashkëkombasve të tij. Në Sudete u arrit që të rrafshoheshin disa fshatra, ndërsa shpronësimi pa kriter (natyrisht, pa shpërblim) i të gjitha pronave të gjermanëve të Çekosllovakisë i shtyu edhe më kokëfortët që ta braktisnin vendin.
Një kapitull më vete do të meritonte diskutimi mbi viktimat e kësaj tragjedie, fëmijët dhe gratë. Knopp kujton shumë herë tërbimin barbar e ngjallur nga fjalët e Ijlia Ehrenburg: "Vrisni! Nuk ka asnjë të pafajshëm midis gjermanëve, as midis atyre që akoma jetojnë, as midis atyre që nuk kanë lindur akoma! [...] Copëtojeni me shumë forcë mendjemadhësinë e grave gjermanike! Merrini si prenë tuaj legjitime!". Dhe akoma: "Gratë gjermane do të mallkojnë minutën në të cilën kanë nxjerrë në botë fëmijët e tyre gjakatarë. Ne nuk do t'i përdhunojmë, ne nuk do t'i mallkojmë. Ne do t'i vrasim". Mijëra fëmij gjermanë, të ndarë nga nënat, filluan që të nisen drejt Lituanisë, duke vagabonduar apo duke u fshehur nëpër pyje. I quajtën "fëmijët e ujqërve", harruan gjermanishten dhe disa prej tyre sot po kërkojnë që të rindërtojnë ndodhitë e familjeve të tyre. Të tjerë u depërtuan në stepat e Kazakistanit apo në Siberi. Janë fëmijtë e humbur të shekullit XX. Përveç milionave të kapur, edhe shumë civilë u depërtuan në regjime skllavërie në Bashkimin Sovjetik. Në origjinën e vendimit të një urdhri famëkeq të Stalinit, atij me Nr.7161 të dhjetorit 1944, që ngarkonte NKVD-në të kërkonte "të gjithë gjermanët e aftë - meshkujt nga 17 deri në 45 vjeç, gratë nga 18 deri në 30 vjeç - për t'i caktuar në punë në Bashkimin Sovjetik". Në muajt konfuzë pas mbarimit të konfliktit, rusë detyronin burra e gra që të nënshkruanin verbalë në të cilat, për të riparuar krimet e kryera nga Hitleri, pranonin depërtimin. Prej tyre vetëm 5 përqind u kthye.
Një e dhënë e fundit. Pothuajse asnjë gjermanolindore nuk i mbijetoi e paprekur furisë shkatërrimtare të muajve të fundit të luftës dhe atyre, njëlloj të errëta, të hakmarrjes. Dhe sot të mbijetuarit, tashmë të dorëzuar për humbjen e Heimat-it, kërkojnë një gjë të vetme: "Që t'u jepet e drejtë, që të dëgjohen kur tregojnë fatkeqësitë e tyre. Duan që të mund të ndjehen edhe ata viktima të asaj lufte të mallkuar".
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Shënime për një lexim schumpeterian të krizës



Nuk ka rinovim pa krizë

Nga një këndvështrim schumpeterian, kriza e vjeshtës 2008 është thjesht një manifestim tjetër i paqendrueshmërisë dinamike të lindur dhe bile kushtetuese të sistemit kapitalist, që tashmë është manifestuar shumë herë gjatë historisë ekonomike. Vizioni schumpeterian i funksionimit të sistemit ekonomik ndryshon në mënyrë domethënëse nga ai neoklasik për sa vendos në qendër rolin e novatorizmit dhe të ndryshimit kulturor. Në modelin neoklasik nuk është e dhënë mundësia e rritjes, sapo arrihet alokimi korrekt i resurseve. Domethënë, pranohet mundësia e rritjes vetëm gjatë procesit të afrimit me kushtet e ekuilibrit. Sistemi duhet të qëndrojë në kushte ngrirjeje, pa asnjë mundësi ndryshimi që të mos jetë ekzogjene, domethënë e përcaktuar nga ngjarje që nuk kanë shkak ekonomik. Në të kundërt, në sistemin kapitalist schumpeterian ndryshimi është i lindur dhe endogjen. Sistemi schumpeterian është i aftë të rritet për sa është i aftë të rinovohet. Ama, nuk ka rinovim pa krizë. Në bazën e modelit schumpeterian qëndrojnë tri premisa qendrore:
a) novatorizmi dhe rritja nuk mund të jenë të ndarë: rritja e aftësisë për të prodhuar pasuri e ka origjinën vetëm dhe ekskluzivisht nga gjenerimi i dijes së re shkencore e teknologjike dhe nga zbatimi i saj në proceset prodhuese nëpërmjet futjes së risive teknologjike dhe organizative. Pa risi, sistemi nuk mund të rritet dhe bie në fluksin rrethor.
b) ndryshimi teknologjik dhe ndryshimi strukturor janë të pamposhtëm: futja e risive modifikon asetet e procesit prodhues, format e tregut dhe strukturat industriale, ndikon mbi tregjet e punës, ndryshon shpërndarjen e të ardhurave, modifikon preferencat dhe konsumet.
c) risia dhe kriza nga ana e tyre janë të pandashme: novatorizimi prodhon shkatërrim krijues dhe kështu që përhapja e tij shoqëron dhe shkakton krizën e sektorëve dhe të sipërmarrjeve tradicionale.
Por është edhe e vërtetë se risia lind në krizë kur sipërmarrjet nuk janë më në gjendje që të përballojnë rënien e fitimeve dhe të mundësive të rritjes. Futja e risive modifikon kushtet bazë të sistemit dhe prodhon kriza, të cilat mund të jenë lokale apo globale. Në rastin e parë flitet për shkatërrim krijues: sipërmarrjet fusin risi të lokalizuara që do t'i ndryshojnë kushtet e funksionimit të konkurrentëve të tyre, furnizues dhe konsumatorë në tregjet e tyre specifike. Nëqoftëse fluksi i risive është i rregullt, i vazhdueshëm dhe i shpërndarë në mënyrë simetrike në sistem dhe në kohë, shkatërrimi krijues prodhon një efekt të përhapur paqëndrueshmërie lokale, por nuk verifikohen kushte të përgjithësuara krize. Kurse kur shpërndarja në kohë dhe rajonale e risive karakterizohet nga formimi i bistakëve të risive radikale që sjellin transformimin e të gjithë sistemit prodhues, mund të prodhohen kriza në shkallë globale.
Pika e tretë e modelit schumpeterian çon drejtpërsëdrejti në analizën e krizës së madhe. Sipas Schumpeter, përkrah fluksit të vazhdueshëm të risive më të vogla që prezantohet në mënyrë fluide dhe të rregullt, duhet të pranohet formimi i sistemeve të reja teknologjike që në fakt, merr karakter ciklik. Shpërndarja e bistakëve të risive radikale që çojnë në formimin e sistemeve të reja teknologjike është e çrregullt në kohë dhe në hapësirë gjeografike. Menaxhimi i tyre ndodh në kulmin e krizës ekonomike dhe paraqitja e tyre prodhon një fazë rritjeje të shpejtë dhe euforie edhe financiare. Novatorët nxjerrin fitime të mëdha, sipërmarrjet novatore rriten me shpejtësi dhe produktet e tyre fitojnë kuota tregu. Kështu që janë të ekspozuar ndaj proceseve intensive të imitimit. Pason si përhapja nga ana e ofertës, ashtu dhe hyrja pasuese imituese e sipërmarrjeve të reja, edhe të lokalizuara në rajone të ndryshme. Përhapja nga ana e kërkesës kompenson rritjen e fortë të ofertës, ama deri në një pikë të caktuar, pas së cilës prodhohet një tepri investimesh, krijim aftësishë prodhuese me tepri, rënie përqindjesh fitimi dhe krizë financiare. Vetëm në këtë pikë përcaktohen kushtet për inkubimin e një cikli teknologjik të ri.
Letërsia schumpeteriane individualizon dy cikle të mëdhenj spekularë dhe komplementarë: ciklin ekonomik dhe ciklin teknologjik. Kur rritja ekonomike prek pikën minimale, cikli teknologjik arrin maksimumin e tij dhe anasjelltas. Kur kriza është e përgjithësuar, tërësia e sipërmarrjeve është e shtyrë që t'i ndryshojë rrënjësisht sjelljet e veta. Në këtë pikë, me kontributin e një shumëfishtësie ndryshimesh lokale, formohen bistakët e risive komplementare që çojnë në formimin e sistemeve të reja teknologjike. Hapen kështu perspektiva të mëdha fitimi, sipërmarrjet nisin projekte të mëdha investimi, sistemi financiar mbështet iniciativat e reja duke marrë nivele risku në rritje, kërkesa e agreguar rritet me ritme të përshpejtuara dhe me to punësimi dhe produktiviteti. Në tregjet financiare asistohet në momente tipike euforie, vlerat e bursës rriten në mënyrë të ndjeshme, vlera e mesme e q-së së Tobinit (raporti midis vlerës së bursës që shkaktohet nga kapitalizmi i vlerës korrente të aksioneve të kuotuara dhe vlerës kontabël) rritet dhe prek nivele të pazakonta. Në planin teknologjik sipërmarrjet e përqendrojnë vëmendjen e tyre mbi futjen e risive rritëse, të cilat konsistojnë në aplikime dhe ripërpunime të risive radikale dhe sidomos mbi procese adoptimi krijues që shkaktohen nga futja e teknologjive të reja në proceset produktive ekzistuese, duke u dhënë vend teknologjive hibride. Përqindja e futjes së risive radikale zvogëlohet progresivisht. Ndërkohë, valët pasuese të investimeve sjellin rritjen e aftësisë prodhuese të sipërmarrjeve ekzistuese që mblidhet me flukset në rritje të hyrjeve të sipërmarrjeve të reja. Rritja e ofertës sjell rënien progresive të mundësisë së rritjes. Edhe nga ana e kërkesës, përqindjet e përhapjes së mallrave ngadalësohen. Aftësia prodhuese e papërdorur rritet dhe me të fillon rënia e përqindjeve të fitimit. Investimet ngadalësohen. Përzgjedhja në dëm të sipërmarrjeve më pak efiçente përshpejtohet dhe me të edhe dështimet. Vuajtjet financiare rriten. Trajektoret e bursës zbresin. Sa më e gjerë dhe revolucionare ka qenë rrezja e zbatimit dhe bistaku i risive radikale, aq më të mëdha janë mundësitë që kriza të marrë një karakter radikal. Kriza financiare shpërthen dhe përlan asetet strukturore të ekonomisë reale, tepër të brishtë për t'i bërë rezistencë.
Leximi schumpeterian i krizës së vitit 1907 është në këtë kuptim i "përkryer". Në fakt, gjenden të gjithë elementët më karakteristikë dhe bindës: risia e madhe teknologjike (në rastin specifik bëhet fjalë për teknologjinë e prodhimit të çelikut), euforia e investimeve, hyrja e sipërmarrjeve të reja, kreditë e lehta ndaj kujtdo që donte të aventurohej në eldoradon siderugjike, rritja e bujshme e vlerave të bursës së titujve siderugjikë. Krijimi i një aftësie të madhe prodhuese në tepri. Rënia e fitimeve. Rënia financiare. Ndërhyrja mjeshtërore e John Pierpont Morgan, që në mungesë të një institucioni si Banka Qendrore shpëton sistemin financiar nga kolapsi dhe themelon pjesën më të madhe të industrisë siderugjike tek US Steel, duke hedhur bazat për një prej monopoleve më jetëgjatë të shekullit XX.
Schumpeter u dedikoi studime të thellura valëve të mëdha novatore (gales). Me Business Cycles, veprën mastodontike të botuar me 3 vëllime në vitin 1939, Schumpeter përdorte aparatin analitik për të shpjeguar karakterin sistemik të krizës të shekullit XX dhe në mënyrë të veçantë krizën e shkurtër, por radikale, të vitit 1907 dhe Krizën e Madhe të vitit 1929. Vepra u prit me ftohtësi të madhe. Nuk i erdhi për mbarë askujt këmbëngulja e Schumpeter për të identifikuar ciklet e rregullta dhe pothuajse deterministe të identifikuara me emrat e Kondratieff e Juglar, të cilët qenë midis studiuesve të parë që dokumentuan në mënyrë empirike karakterin ciklik të ekonomisë kapitaliste dhe që i analizuan shkaqet, duke i individualizuar skadenca të rregullta. Por sidomos vëmendja e ekonomistëve ishte tërhequr nga John Maynard Keynes dhe nga optimizmi i tij. Kriza dhe depresioni mund të kundërshtoheshin dhe tejkaloheshin falë politikës ekonomike. Më kot Schumpeter tentoi që të argumentonte se modeli kejnesian ishte sipërfaqësor, pasi nuk e kapte natyrën e lindur dhe endogjene të krizës dhe sidomos nuk i kuptonte arsyet nga ana e ofertës.
Në largësinë e shumë viteve, interpretimi schumpeterian i krizave ekonomike dhe financiare të pjesës së parë të shekullit XX, në mënyrë të veçantë të vitit 1907, dhe debati që pasoi botimin e Business Cycles bëhen të dobishëm. Literatura me frymëzim schumpeterian ka perceptuar dhe zhvilluar idenë qendrore se krizat e mëdha që trondisin në mënyrë periodike sistemin kapitalist janë një manifestim i lindur i një karakteri ciklik të zhvillimit kapitalist: cikël dhe risi janë pashmangshmërisht të lidhur dhe njëri është shkaku i tjetrit.
Schumpeter ka punuar gjatë në dy drejtime duke eksploruar ekonominë e dijes dhe ekonominë e kompleksitetit.
Në radhë të parë, Schumpeter ka punuar në thellësi lidhur me analizën e kushteve sistemike, në të cilat gjenerohet dija teknologjike e nevojshme për futjen e risisë. Hipoteza bazë është se prodhimi i dijes shkencore dhe teknologjia ka karakter aktiviteti kolektiv të lindur, qoftë i bazuar domethënë mbi komunikimin, ndërveprimin dhe bashkëpunimin midis një larmie dhe pluraliteti aktorësh. Pjesëmarrja e një pluraliteti aktorësh është e domosdoshme për gjenerimin dhe për përdorimin e dijes shkencore dhe teknologjike për komplementueshmërinë e dijeve të çdo individi dhe larminë e aplikimeve që mund të shkaktohen.
Një sistem social i aftë që të fuqizojë karakterin kolektiv të dijes (dhe, kështu, të forcojë proceset e komunikimit, ndërveprimit dhe bashkëpunimit si në gjenerimin, ashtu dhe në vlerësimin dhe në përdorimin), mund të rrisë si përqindjen e gjenerimit, ashtu dhe të shfrytëzimit të dijes shkencore e teknologjike dhe, për pasojë, benefitet sociale dhe ekonomike të tij. Duke ndjekur këtë linjë analize, që i detyrohet shumë intuitave të Hayek, arrihet që të vihet në diskutim vetë dallimi midis shkencës e teknologjisë dhe propozohet integrimi i tyre në aspektin më të gjerë të dijes. Natyra kolektive e procesit të gjenerimit të dijes teknologjike është nga ana tjetër, element kushtetues i rregullave bazë që përkufizojnë edhe karakterin specifik të një premise. Një premisë ka karakter shkencor për sa është e pranuar dhe e konfirmuar nga një pluralitet aktorësh; veç kësaj, ka karakter eksplicit kumulativ pasi i referohet dijes së fituar deri në atë moment dhe si pasuri e tillë sociale. Argumentohet se përmbajtja shkencore e një premise rritet për arsye të rritjes së intensitetit të komunikimit respektivisht në gjenerimin, vlerësimin dhe përdorimin. Kështu që dija teknologjike është një aspekt i dijesh shkencore dhe anasjelltas, por të dyja lindin dhe kanë vlefshmëri pse janë të pranuara. Proceset e mëdha kolektive që janë në bazën e formimit të sistemeve të reja teknologjike vihen në lëvizje kur pjesa më e madhe e sipërmarrjeve marrin në konsideratë nevojën e ndryshimit teknologjik.
Ky proces ndodh kur kriza ekonomike prek nivele të tilla sa për ta bërë të papraktikueshme kryerjen e punëve me kritere normale. Vetëm atëhere kërkimi sistematik i dojeve të reja teknologjike merr atë karakter kolektiv dhe të pranuar që mund t'i japë vend futjes së një sistemi teknologjik të ri. Analiza e rastit sovjetik, domethënë e kontradiktës midis nivelit shkencor shumë të lartë të arritur nga Bashkimi Sovjetik sidomos në periudhën 1950-1970 dhe prapambetja e teknologjisë prodhuese të tij tregon pasojat e një defiçiti të rëndë pjesëmarrjeje dhe komunikimi në fazën e përdorimit. Inkubacioni i teknologjive të reja radikale nxitet kështu nga kriza ekonomike: sipërmarrjet intensifikojnë përpjekjet novatore kur fillojnë e ezaurohen mundësitë e rritjes të gjeneruara nga cikli ekonomik dhe teknologjik i mëparshëm. Por vetëm përpjekja kolektive, me përdorimin e politikave ekonomike dhe aseteve institucionale të përshtatshme favorizon konceptimin e risive radikale që marrin konfigurimin klasik të bistakut.
Sistemi është kështu i aftë të rinovohet, pasi agjentët janë të aftë të reagojnë në mënyrë krijuese. Probabilitet që marrëdhënia e sipërmarrjeve të lejojë gjenerimin e dijes së re teknologjike dhe futjen e teknologjive më të përparuara janë fuqimisht të influencuara nga kushtet strukturore të sistemit. Vetëm kur verifikohen kushtet strukturore të përshtatshme në nivel sistemi aftësia reaguese e individëve merr karakter plotësisht krijues dhe bën të mundur futjen efektive të risive, të cilat nga ana e tyre, çojnë në rritjen dhe në krizën e mëpasme.
Kështu, në literaturën schumpeteriane më vonë ravijëzohen kushtet që i lejojnë aktivitetit individual që t'i shpalosë plotësisht efektet e tij pozitive. Domethënë, nuk mjafton sipërmarrësi novator, janë të nevojshme edhe kushte strukturore ndërveprimi dhe ndërvarësie.
Në radhë të dytë, Schumpeter e ka zëvendësuar në mënyrë progresive leximin determinist të marrëdhënies midis novatorizmit dhe krizës, duke i zhvilluar një përfaqësim stokastik që i jep vlerë dinamikës së sistemeve komplekse. Kombinime të veçanta vlerash të ndryshoreve themelore të sistemit mund të përcaktojnë rezultate katastrofike, ashtu si dhe t'ia drejtojnë evolucionin drejt rezultatesh më të favorshme. Analiza e dinamikës së sistemeve ka mundësuar që të ndërtohen modele stokastike simulimi, në të cilat sipas kompozimit të pjesëve të ndryshme të sistemit dhe në funksion të intensitetit dhe të tipologjisë së marrëdhënieve të tyre ndryshojnë edhe rezultatet e procesit.
Një lexim schumpeterian i krizës në zhvillim sugjeron kështu sesi analiza afatgjatë e proceseve të ndryshimit strukturor është e domosdoshme për kuptimin e saj. Le të provojmë atëhere të zbatojmë kutinë e veglave schumpeteriane.
Pika e nisjes vendoset në momentin në të cilin kapet plotësisht tezaurimi i ciklit të madh fordist në rajonin qendror të kapitalizmit bashkëkohor: ekonomia e Shteteve të Bashkuara. Gjatë viteve '70 të shekullit XX, ekonomia amerikane e ka ezauruar në mënyrë të qartë shtyrjen përpara të bistakut të mëparshëm teknologjik. Rritja e produktivitetit total të faktorëve ishte ndalur. Kuotat e tregjeve ndërkombëtare reduktoheshin. Importimet nga Japonia nxirrnin nokaut industri të tëra të sektorit manifakturist. Papunësia rritej dhe e ardhura për frymë amerikane kalohej nga disa vende evropiane. Një krizë e rëndë financiare godiste sistemin e arkave të kursimit. Shumë flisnin për fundin e perandorisë amerikane.
Në të vërtetë, pikërisht në ato vite hidheshin bazat shkencore dhe teknologjike të bistakut të ri të risive që do të çonin në formimin e sistemit të ri teknologjik. Kërkimi spazmodik i teknologjive të padëgjuara gjente mbështetjen e një politike ushtarake, veçanërisht agresive dhe largpamëse, e orientuar drejt teknologjive të avancuara, të afta që t'u nënshtroheshin pretendimeve të sistemit ushtarako-industrial tradicional dhe, për pasojë, të braktisnin prodhimin e tankeve e të topave, anijeve dhe xhipave, dhe të formulonin një vizion të ri të modelit të mbrojtjes të bazuar mbi përdorimin ushtarak të hapësirës. Kërkesa ushtarake rritej në terma sasiorë dhe sidomos cilësorë: përvoja McNamara ka lënë shenjën. Rinovimi i sistemit ushtarako-industrial nënkuptoi, bile në masë të madhe, postimin e qendrës gravitacionale të pushtetit ekonomik drejt Kalifornisë, braktisjen e qyteteve të çelikut e të mekanikës (Pittsburgh e Chicago). Shfaqej kështu në mënyrë progresive centraliteti i elektronikës dhe në përgjithësi i teknologjive të informacionit dhe të komunikacionit.
Kjo përpjekje, fryt aksionesh të koordinuara dhe të synuara që ditën të mobilizojnë, me një përdorim aftësishë të jashtëzakonshme qeverisëse, një potencial të jashtëzakonshëm shkencor të bazuar mbi pak qendra ekselence botërore dhe një aftësi shumë të përhapur zbatimi krijues, vendosi bazat e bistakut të madh teknologjik të quajtur ICTs (Information and Communication Technologies). Procesi i përhapjes dhe i novatorizmit rritës që pasoi ka shkaktuar dhe shënuar rritjen e jashtëzakonshme të ekonomisë amerikane për mbi 15 vjet nga gjysma e dytë e viteve '80 deri në fundin e shekullit. Belle Epoque e dytë e shekullit XX e arriti kulmin e saj me presidencën Clinton. Ekonomia amerikane kishte më së fundi instrumentin teknologjik që i mundësonte të industrializonte sektorin e shërbimeve: nuk është oksimoron!
ICTs kanë mundësuar që të rritet produktiviteti i punës në aktivitetet e prodhimit të shërbimeve. Ndryshimi strukturor është gjigantesk. Rënia e industrisë manifakturiste dhe me të përzënia e krahut të punës punëtor: rrogat punëtore zvogëlohen dhe delokalizimi drejt Lindjes së Largët dhe shteteve të jugut është masiv. Qysh nga fundi i viteve '90 prodhoheshin më shumë automobila në Alabama, Georgia etj., sesa në Illinois: punëtorët nuk janë të sindikalizuar dhe shpërblimi në orë është me rreth 50 përqind të niveleve të praktikuara në brigjet e Liqenit Michigan. Në të njëjtën kohë, rritja e sektorëve të shërbimeve ofron mundësi të vazhdueshme punësimi për white-collars e college-boom. Delokalizimi i fuqishëm produktiv i aktiviteteve manifakturiste të sipërmarrjeve amerikane kryhet edhe falë risive radikale organizative. Sistemet informatike mundësojnë forma krejtësisht të reja organizimi dhe kontrolli të aktiviteteve produktive të largëta. Flukset e investimeve për jashtë të drejtuara nga lindja ndërthuren me importimet në rritje të mallrave. Globalizimi është pjellë e ICTs më shumë nga sa kuptohet.
Pikërisht në vitet e fundit të Administratës Clinton akumuloheshin sinjalet e para të krizës iminente. Koeficienti "q" i Tobin (domethënë, siç është thënë tashmë, raporti midis vlerës kontabël të një sipërmarrjeve dhe vlerës së atribuuar nga tregjet financiare nëpërmjet kapitalizmit të çmimit të aksioneve të veçanta) u ngrit vertikalisht lart, edhe për shkak të ndryshimeve të rëndësishme institucionale që qenë prodhuar në tregjet financiare. Presionet për të favorizuar IPO-të (Initial Public Offerings) e sipërmarrjeve pa bekgraund të përshtatshëm çuan deri në krijimin e një tregu financiar ad hoc: Nasdaq (National Association of Securities Dealers Automated Quotation: Kuotizim i Automatizuar i Shoqatës Kombëtare të Operatorëve të Titujve). Nasdaq-u qe tregu i parë bursist elektronik, domethënë një treg i përbërë nga një rrjet kompjuterësh që i parapriu ndryshimit radikal të trajtimit të titujve në bursë deri më atëherë i bazuar mbi "ulërimat" e famshme, duke mundësuar trajtimin e vazhdueshëm me efekte të konsiderueshme në termat e transparencës, por edhe me futjen e fenomeneve perverse me karakter automatik. Nasdaq-u lindi nga kombinimi midis një mundësie teknologjike, domethënë dixhitale dhe nevojës për një treg në të cilën të luheshin aksionet e sipërmarrjeve të largta nga standardet e qëndrueshmërisë financiare të nevojshëm për të qenë të pranuar në NYSE (New York Stock Exchange, bursa tradicionale e New York). Për herë të parë mori kështu rëndësi financiare publike pajisja me kapital të paprekshëm, i dallueshëm nga kapitali më tradicional i prekshëm fiks dhe sipërmarrjet novatore, të varfra me kapitale fikse, por të pasura me ide, gjetën një treg financiar ad hoc.
Përqindjet e mëdha të fitimit të sipërmarrjeve elektronike, informatike dhe të komunikacionit, liberalizimi dhe privatizimi i industrisë së telekomunikacioneve qenë shkaku dhe pasoja e flukseve të jashtëzakonshme të investimeve në aktivitetet e lidhura me teknologjitë e reja në pjesën më të madhe të financuar nëpërmjet kuotimit në bursë të titujve të luajtur në nivele stratosferike dhe përdorimi sistematik i kredisë. U prodhua kështu një aftësi produktive e papërdorur, e cila u ngjit në mënyrë të pandalshme në nivele të pambështetshëm. Përhapja nga ana e kërkesës fillonte nga ana tjetër të ngadalësohej dhe bashkë me të rritja e kërkesës së agreguar. Përqindjet e fitimit uleshin. Paralajmërohej kriza e vitit 2001, e quajtur e kompanive dot.com.
Kushdo që ka lexuar Business Cycles gjen të gjithë elementët paralajmërues të krizës së madhe. Paralelet me krizën e vitit 1907 janë mbresëlënëse: kriza financiare godet pikërisht zemrën e industrisë teknologjikisht më të përparuar që kish tërhequr me vete deri më atëhere të gjithë sistemin.
Gjatë viteve '90, tregu i punës segmentizohet e polarizohet dhe bashkë me to shpërndarja e të ardhurave. Rudhja e punës si manifakturist prodhon efekte domethënëse nënpunësimi të krahut të punës me nivele të ulëta kapitali njerëzor. Skilles premiums (domethënë diferencialët e rrogave që shkaktohen nga pajisja me talent dhe kompetenca specifike profesionale, në analizë të fundit të kapitalit njerëzor të inkorporuar në punë si për shkak të aftësive të ndërthurura indviduale, ashtu dhe nëpërmjet proceseve të formimit formal dhe të stazhit) rriten në mënyrë eksponenciale.
Edhe për shkak të asimetrive në shpërndarjen e sasisë së pasurisë zbulohet copëzimi progresiv i shtresës së mesme me formimin e një shtrati të fortë social që merr karakteret e shtresës së mesme superiore për sa është e aftë që të akumulojë benefitet e rrogave të ngritura me ato të pjesëmarrjes në fitimet në llogari kapitale dhe një shtresë e mesme inferiore që varfërohet në mënyrë progresive. Në ndryshim nga sa ndodhte gjatë shekullit XIX, shtresa e mesme e re megjithatë përfshin një përqindje domethënëse të popullsisë së përgjithshme: sipas shumë njerëzve arrin deri mbi 60 përqind. Prodhohet kështu një frakturë e paparë midis të pasurve dhe të varfërve, që e majta ka vështirësi të madhe ta metabolizojë në planin e veprimit politik. Varfërimi i segmenteve socialë të rëndësishëm mbyt rritjen e kërkesës së agreguar.
Kriza e madhe financiare tashmë është e afërt, shpërthen flluska e dot.com, Wall Street bie, por rënia e tij ndërthuret me 11 shtatorin. Por kriza gjen në timonin e FED-it, Alan Greenspan, një protagonist të jashtëzakonshëm. Muzikanti i vjetër përdor në mënyrë joselektive dhe krijuese levën monetare dhe financiare. Përmbyt sistemin amerikan me likuiditet dhe i çon përqindjet e kontove reale në nivele negative. Sipërmarrjet marxhinale mund të mbijetojnë. Kriza financiare e afërt tretet, ndoshta asgjësohet, sigurisht shtyhet. Asnjëherë shteti nuk qe më aktivist dhe më ndërhyrës. Sasia e monedhës manipulohej nga ndërhyrja publike me një shkathtësi që nuk ka shok në shekullin XX.
Me përqindje interesi reale negative efekti levë shumëfishohet dhe fitimet e pakta mundësojnë kapitalizimin. Debitimi i sipërmarrjeve rritet në mënyrë marramendëse. Nuk mbijetuan vetëm sipërmarrjet marxhinale; u krijua edhe një flluskë imobiliare e madhe dhe një tepri e debitimit privat. Grenspan ka kërkuar që ta kundërshtojë krizën schumpeteriane me një mënyrë origjinale dhe sigurisht jokejnesiane. Në fakt, bëhej fjalë për një politikë ekonomike ekspansive monetare dhe jofiskale, por është edhe e vërtetë që, duke qenë e zbatuar në mënyrë preventive, ka shmangur që të fillonte kursi i likuiditetit.
Një efekt domethënës dhe në të njëjtën kohë një tregues zbulues i rrjedhshmërisë dhe i gjithëpërfshirshmërisë të ndërhyrjes së Federal Reserve në vitet e para të shekullit të ri gjendet në zgjerimin progresiv të dy treguesve klasikë të fitimit të sipërmarrjeve. Në kushte "normale", ROI (Return on Investment, domethënë raporti midis cash flow dhe vlerës së përgjithshme të kapitalit të investuar) dhe ROE (Return on Equity, domethënë raporti midis fitimeve dhe mjeteve personale) nuk kanë vlera deridiku të ndryshme. Megjithatë, kur përqindjet e interesit në tregjet financiare zbresin në masë të tepruar, atëhere hapet një gërshërë. Sipërmarrjet që shikojnë të zbresin përqindjet e tyre të ROI-t shtyhen për t'u rritur në nivele debitimi, duke kufizuar kështu kuotën e mjeteve personale. Nëqoftëse kostoja e debitimit është shumë e ulët, atëhere asistohet në rënien e (pandalshme) të ROI-t dhe në stabilitetin e njëkohshëm në mos në rritjen e ROE-s. Efekti levë u mundëson sipërmarrjeve që t'i reduktojnë në minimum mjetet personale dhe të përqendrojnë mbi to fitimet. Përqindjet shumë të ulëta të interesit ndikojnë në fakt shumë pak mbi cash-flow dhe i mundësojnë sipërmarrjes që të ketë përqindje të larta fitimi që raportohen me një vlerë të përgjithshme të mjeteve personale nga ana e saj e kufizuar falë rekursit ndaj debitimit. Kështu, përqindja e fitimit rritet në mënyrë domethënëse pikërisht falë niveleve të larta të debitimit.
Argumenti është i rëndësishëm dhe u ka dhënë jetë shumë moskuptimeve dhe interpretimeve fantazioze. Në realitet, mjafton një shembull i thjeshtë numerik për të kuptuar se çfarë është efekti levë. Le të supozojmë se një sipërmarrje, mbas pagimit të shpenzimeve të tjera dhe amortizimeve, ka një diferencë bruto prej 1 milion eurosh, të prodhuara me një stok kapitali të barabartë me 20 milionë euro. Përqindja e fitimit, në rastin që kapitali përkon me mjetet personale dhe është kështu i barabartë me 20 milionë, është për pasojë e barbartë me 5 përqind (një nivel historikisht i besueshëm). Megjithatë, nëqoftëse në tregjet financiare përqindja e interesit është (shumë) e ulët, për shembull e barabartë me 1 përqind (ashtu siç ka qenë për një kohë të gjatë në Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij shekulli, ndërsa në këto muaj është bile më e ulët) është evident komoditeti për ta aktivizuar efektin levë, domethënë për t'u debituar, për shembull me 10 milionë euro. Mbi borxhin do të paguhet një interes i barabartë me 100000 euro. Fitimi neto tani do të jetë i barabartë me 900000 euro që të lidhura me mjete personale të barbarta me 10 milionë euro e çon përqindjen e fitimit në një 9 përqindësh magjik. Efekti levë ka mundësuar kështu që të dyfishohet - pothuajse - përqindja e fitimit!
Bankat e mëdha të biznesit patën lojë të mirë në paraqitjen e sipërmarrjeve industriale të mundësive të reja të ofruara nga rënia patologjike e përqindjeve të interesit mbi tregjet financiare. U hap kështu një fazë trekëndëzimi e madhe dhe e frytshme: bankat e biznesit u "shpjegonin: sipërmarrjeve industriale benefitet e efektit levë dhe siguronin hapësira të majme ndërmjetësimi si nga ana e bankave tregtare, të mbytura në likuiditetin në rritje, ashtu dhe nga sipërmarrjet industriale, më në fund të bindura për ta rritur komponentin e debitit të kapitalit të investuar. Derregullimi i futur gjatë presidencës së dytë Clinton, që i dha fund ndarjes së punës midis bankave tregtare dhe bankave të biznesit dhe u hapi këtyre të fundit tregjet e pasura të kredive afatgjata, qe ndryshimi i dytë strukturor i madh, pas krijimit të Nasdaq-ut, që modifikoi panoramën e financës amerikane dhe favorizoi fuqizimin e mëtejshëm të efektit levë.
Rizbulimi i efektit levë vuri në lëvizje një proces rritjeje jo vetëm të përqindjeve të fitimit, por edhe të sistemit në tërësinë e tij, me aspekte me karakter real tejet të mprehta. Në masën në të cilën mjetet personale, të bërë të kotë falë debitimit, në vend që t'u kthehen aksionistëve, përdoreshin për të financuar rritjen dimensionale të sipërmarrjeve, efektet financiare e reale u bënë akoma më të konsiderueshme. Përqindjet e fitimit rriten në fakt, për shkak të zvogëlimit të raportit midis mjeteve personale dhe vlerës së kapitalit efektivisht në përdorim. Kësaj duhet t'i shtohet efekti jo i drejtpërdrejtë i rritjes së përqindjes së fitimit mbi vlerën e aksioneve të kuotuara në bursë: përballë rritjes së përqindjes së fitimit, falë logjikës së kapitalizmit, vlera e aksioneve rritet me efekte pozitive të mëtejshme për aksionistët dhe pasoja të dukshme ekspansive për sistemin, në terma të kërkesës finale të rritur, për shkak të efektit pasuri (në të vërtetë, efekti mbi prirjen ndaj konsumit të variacionit të stokut të pasurisë së trashëguar, pavarësisht nga variacionet e të ardhurës). Falë efektit levë, aksionistët patën përfitimin e dyfishtë të rritjes së fluksit të fitimeve, që rrit të ardhurën dhe të rritjes së stokut të pasurisë, që rrit pasurinë e tyre dhe me të prirjen ndaj konsumit. Duhej të ishte kuptuar rëndësia e politikës monetare dhe pasojat e ndërhyrjeve që kërkonin të zvogëlohej në mënyrë të tepruar kostoja e parasë për të ndjekur politika ekonomike ekspansive nëpërmjet ndërhyrjeve me karakter financiar sesa nëpërmjet mbështetjes ndaj kërkesës së agreguar.
Përmbytja me likuiditet me çmim të mirë nuk mund të zgjaste. Një spirale inflacioniste shpërthyese ishte tek dera falë importimeve nga Lindja e Largët dhe politikës agresive valutore kineze që pengonte rivlerësimin e juanit, që sigurisht përmbanin tensione inflacioniste, por në të njëjtën kohë minonin vetë bazat e sistemit industrial amerikan. Ndryshimi i drejtimit të FED-it pati pasoja dramatike. Drejtimi Bernanke nuk e kishte kuptuar thellësinë e pasojave të politikës monetare të ndjekur nga Greenspan. Ka elementë për të menduar se Bernanke i vlerësonte kushtet e pacientit me shumë optimizëm. U mendua kushti se duhej të reduktohej me shpejtësi terapia financiare që ishte praktikuar gjerësisht. Bindja ishte se pacienti do të merrte menjëherë forcën në një mjedis jo më të manipuluar nga përqindje interesi reale negative. U hoq kështu maska e oksigjenit. Rritja e çfrenuar e përqindjeve të interesit të sjella në territor pozitiv në harkun e pak muajve e hodhën në erë ngrehinën e Greenspan.
Kriza fillon kur përqindjet e interesit të çuara në nivele normale nuk lejojnë mbijetesën e aktiviteteve marxhinale. Fillon qysh në vjeshtën e 2007, kur Dow Jones braktis maksimumin historik. Kriza nuk është financiare: është një krizë mbiprodhimi e financuar me levë dhe e gjigantizuar nga një politikë ekonomike shumë agresive. Është një krizë schumpeteriane klasike, tipike, që shpërthen nga tepria e investimeve në teknologjitë e reja të informacionit dhe të komunikacionit, nga tezaurimi i mundësivë të fitimit të ofruara nga teknologjitë e reja. Është kriza e dot.com që e shtyrë dhe e frenuar nga politika ekonomike, më së fundi ka shpërthyer.
Nuk dilet pa përshpejtuar perfeksionimin e një bistaku të ri teknologjik. Sigurisht është e nevojshme që t'i vihen pengesa efekteve të saj. Është e nevojshme që të pengohet që bankat të falimentojnë dhe shtresat marxhinale të katandisen në mizerje. Por këto masa nuk janë të mjaftueshme për të lejuar rigjallërimin, por vetëm për të frenuar recesionin. Mbi të gjitha, nuk është e mjaftueshme të "hapen vrima" për të dalë nga kriza.
Veprimi i koncertuar dhe i programuar që elitat ushtarake dhe kaliforniane ditën të venë në veprim gjatë viteve '70 dhe '80 mund të riprodhohet. Nuk ka nevojë për Perandori të së Keqes. Mjafton të jesh i aftë për të kombinuar Schumpeter me Keynes dhe orientuar një kërkesë publike kompetente ndaj segmentësh teknologjikë të pakët dhe të mirëpërcaktuar, përzgjedhur dhe vlerësuar kompetencat shkencore, favorizuar transferimin teknologjik.
Cristiano Antonelli jep Ekonomi në Universitetin e Torinos.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Meshkujt kundër femrave, prindër që vrasin vajzat e tyre


Teknologji, rënie pjellshmërie dhe paragjykime të vjetra komplotojnë për të çekuilibruar shoqërinë. Shkrimtarja kineze Xinran Xue përshkruan vizitën e saj në një familje fshatare në Yimeng të krahinës Shandong

Gjinicidi, shpresojmë të jetë djalë...


Teknologji, rënie pjellshmërie dhe paragjykime të vjetra komplotojnë për të çekuilibruar shoqërinë. Shkrimtarja kineze Xinran Xue përshkruan vizitën e saj në një familje fshatare në Yimeng të krahinës Shandong. Një grua ishte duke lindur. "Sapo qemë ulur në kuzhinë, tregon ajo, kur dëgjuam një ulërimë dhimbjeje të vinte nga prapa derës të dhomës së gjumit… E qara po bëhej gjithnjë e më e fortë… kur papritmas u ndërpre. Tani dëgjohej një shfryrje e përmbajtur dhe një zë mashkullor dhe i ashpër gjëmoi me një ton akuzues: "Gjë e vogël pa pikë vlere!"".
"Papritmas diçka lëvizi me shpejtësi brenda meje, afër një thesi të madh me plehëra, kujton zonja Xinran. Pashë një gjë të tmerrshme: nga thesi dilnin dy këmbë të vogla. Gjinekologia duhet ta kishte hedhur foshnjen brenda, të gjallë. Bëra për t'u ngritur, por dy policët (shoqëruesit e mi) më vunë dy duar të rënda mbi shpatulla: Mos lëvizni, nuk mund të shpëtosh. Është shumë vonë".
"Por,,, bëhet fjalë për vrasje… dhe ju jeni policia!". Këmba e vogël tani ishte e palëvizshme. Polici më mbajti pa lëvizur për disa minuta. Një grua e moshuar, duke u afruar për të më ngushëlluar, më tha: "Nga këto anë, të bësh vajzë nuk është gjë e madhe". "Por ishte një fëmijë i gjallë", ju përgjigja me zë të dridhur, duke i treguar thesin. "Nuk ishte djalë", më korrigjoi ajo, "ishte vajzë dhe nuk mund ta mbajmë. Nga këto anë nuk mund të bësh pa një djalë. Vajzat nuk vlejnë"".
Janarin e kaluar, Akademia Kineze e Shkencave Sociale (ACSC) ka treguar se çfarë mund të ndodhë në një vend ku vajzat nuk vlejnë. Brenda 10 vjetësh, një i ri në pesë nuk mund të gjejë grua prej mungesës së femrave - një mesatare e paprecedent për një komb në periudhë paqeje.
Një e dhënë e tillë bazohet mbi diferencën midis numrit të meshkujve dhe femrave në popullsinë me moshë më të vogël se 19 vjeçët. Sipas ACSC-në, në vitin 2020 në Kinë, respektivisht shtresës moshore të marrë në shqyrtim, do të ketë midis 30 dhe 40 milionë meshkujve më shumë se femrat. Nëqoftëse merret në konsideratë se meshkujt akoma jo 20-vjeçarë në Gjermani, Francë dhe Britani të Madhe janë 23 milionë, në Amerikë 40 milionë. Kështu, Kina ndeshet me perspektivën e pasjes, pas 10 vjetësh, së një popullsie meshkujsh të rinj të barabartë me atë amerikane ose pothuajse dyfishi i asaj të tri vendeve më të mëdha europiane, sipas së cilës mundësia për të gjetur grua do të jenë pak apo aspak, se ndoshta nuk do të ketë asnjë stimul për të lënë shtëpinë e prindërve, as do të arrijë vendin në shoqëri të rezervuar atyre që kanë grua e fëmij.
"Femricidi" (Gendercide) - duke marrë hua titullin e një libri të shkruar nga Mary Anne Warren në vitin 1985 - shpesh shikohet si pasojë e padëshiruar e ligjit kinez që i imponon një fëmijë të vetëm familjes apo e varfërisë dhe e injorancës. Por këta faktorë nuk mund të mjaftojnë për të shpjeguar të gjithë historinë. "Sufiçiti" i beqarëve - të cilët në Kinë quhen guanggun ose "degë të zhveshura" - duket se ka pasur një përshpejtim midis viteve 1990 dhe 2005, në mënyra jo të drejtpërdrejta që çojnë tek politika e fëmijës së vetëm, që u fut në vitin 1979. Veç kësaj, siç po bëhet gjithnjë e më shumë e qartë, lufta ndaj vajzave nuk është e kufizuar tek Kina.
Pjesë të Indisë kanë mesatare seksuale të çekuilibruara si në vendin më limitrof më në veri. Vende të tjera të Lindjes së Largme - Koreja e Jugut, Singapori dhe Tajvani - regjistrojnë një numër lindjesh mashkullore jashtëzakonisht të lartë. E njëjta gjë ndodh pas rënies së komunizmit në vendet ish-komuniste në Ballkan dhe në Kaukaz. Një fenomen i tillë regjistrohet edhe në disa pjesë të kufizuara të Amerikës.
Sipas Nick Eberstadt, studiues i demografisë në Institutin Kërkimor American Enterprise Institute në Washington, shkaqet nuk janë ligjet e veçanta të një vendi të caktuar sesa "përplasja fatale midis një preferente së vjetëruar për një fëmijë mashkull dhe përhapjes nga njëra anë e analizave të paralindjes, nga ana e tjetër e një pjellshmërie në rënie". Eberstadt tregon tendenca globale. Shkatërrimi selektiv i vajzave është tendencë po aq globale.
Meshkujt janë lehtësisht më shumë subjekte për të vdekur në periudhën foshnjore. Për kompensim, lindin më shumë meshkuj se femra, në mënyrë që në pubertitet numri i meshkujve dhe i femrave të jetë i njëjtë. Në të gjitha shoqëritë ku regjistrohen lindjet, lindin midis 103 dhe 106 meshkujve çdo 100 femra. Një proporcion i tillë është mbajtur kështu i qëndrueshëm në kohëra, për të bërë të mendohen se bëhet fjalë për rendin natyral të gjërave.
Ky rend ka ndryshuar në mënyrë drastike gjatë 25 viteve të fundit. Në Kinë, raporti midis sekseve për brezin e lindur midis viteve 1985 dhe 1989 ishte 108, shumë mbi shtresën e lëkundjes natyrore. Për brezin e lindur në periudhën 2000-'04 ishte 124 (domethënë, 124 të sapolindur për çdo 100 të sapolindura). Këto mesatare janë biologjikisht të pamundura pa një ndërhyrje njerëzore.
Mesataret kombëtare japin mesatare të habitshme nëqoftëse shpërbëhen në nivel provincial. Sipas asaj që referon një kërkim kinez i vitit 2005 dhe i marrë nga "British Medical Journal", vetëm një rajon, Tibeti, ka një mesatare seksesh në linjë me atë natyrore. 14 provinca - për pjesën më të madhe në lindje dhe në jug - kanë mesatare të sekseve 120 dhe mbi, ndërsa 3 kanë një mesatare të pazakontë prej mbi 130. Siç e konfirmon ACSC-ja, "dizekuilibri i sekseve ka ardhur, duke u rritur vit pas viti".
Studimi i BMJ-së hedh dritë mbi një prej enigmave që kanë të bëjnë me dizekuilibrin e sekseve në Kinë. Sa mund të jetë i fryrë ky dizekuilibër nga praktika e mosdeklarimit të lindjes së vajze, për të ruajtur shpresën e pasjes së një fëmije mashkull në tentativën e mëpasme? Jo shumë, theksojnë autorët. Sikur kjo praktikë e supozuar të ishte realitet, shpjegojnë ata, do të pritej që mesataret e seksit do të ndryshonin në mënyrë të menjëhershme kur vajzat që qenë fshehur nga lindja të regjistroheshin në listat publike, për shembull ato shkollore apo të asistencës shëndetësore. Fakti është se një ndryshim i tillë nuk ekziston. Mesatarja e sekseve tek 15-vjeçarët, në vitin 2005, nuk ishte shumë i ndryshëm nga ajo e të lindurve në vitin 1990. Konkluzioni është se, është pikërisht aborti sekso-selektiv dhe jo regjistrimi i munguar i fëmijëve femra, ai që përcakton teprinë e fëmijëve meshkuj.
Ka vende të tjera që e kanë ndryshuar rëndshëm mesataren e sekseve pa futur rregullimet drakoniane kineze. Ajo e Tajvanit ishte pak më e lartë se norma e vitit 1980, në vitin 1990 kishte arritur në 110; aktualisht është pak më e ulët se ky nivel. Në të njëjtën periudhë, mesatarja e sekseve në Korenë e Jugut ka kaluar nga pak më shumë se normalja me 117 - në vitin 1990 ishte më e larta në botë - për t'u kthyer më pas në nivele më natyrore. Të dy qenë vende të pasura, në rritje të shpejtë dhe me arsim mesatar me nivel shumë të lartë qysh në periudhën, në të cilën u verifikua ky përshpejtim i lindjeve mashkullore.
Koreja e Jugut është duke eksperimentuar tashmë disa pasoja të habitshme. Sufiçiti i meshkujve në atë që është një vend i pasur ka thithur tashmë gra nga jashtë. Në vitin 2008, 11 përqind e martesave ishte "mikste", për më tepër midis një mashkulli korean dhe një të huaje. Kjo po krijon tensione në një shoqëri deri pak vite më parë homogjene, shpesh armiqësore ndaj fëmijëve të lindur nga çiftet mikste. Tendenca është veçanërisht e fortë në fshatra, ku qeveria parashikon që për vitin 2020 gjysma e martesave do të jenë mikste. Fëmijët e lindur nga këto bashkime janë aq të shumtë sa t'i kenë dhënë jetë një neologjizmi: "Kosians" domethënë koreano - aziatikë.
Nominalisht, Kina është një vend komunist, por tjetërkund rritja e dizekuilibrit midis sekseve i është atribuar pikërisht rënies së komunizmit. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991, u regjistrua një rritje e mesatares së lindjeve mashkullore ndaj atyre femërore në Armeni, Azerbajxhan dhe Gjeorgji. Mesatarja e sekseve kaloi nga ajo naturale në 115 - 120 në vitin 2000. Një rritje analoge ndodhi në disa vende ballkanike pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Mesatarja në Serbi e Maqedoni është 108. Ka shenja dizekuilibri deri në Amerikë, në brendësi të disa komuniteteve me origjinë aziatike. Në vitin 1975, sipas llogaritjeve të Eberstadt, mesatarja e sekseve midis kino, japono dhe filipino amerikanëve, ishte midis 100 dhe 106; në vitin 2002 ka kaluar në 107 - 109.
Por, vendi me rekordin më bombastik është një supergjigand tjetër: India. India nuk prodhon statistika lidhur me seksin e lindjeve, kështu që të dhënat e saj nuk janë ngushtësisht të krahasueshme me ato të vendeve të tjera. Por, nuk ka dyshim se numri i meshkujve është rritur në raport me atë femëror dhe se, ashtu si në Kinë, ekzistojnë diferenca të ndjeshme në nivel lokal. Shtetet veriperëndimorë Punjab dhe Haryana, kanë dizekuilibre të konsiderueshme sa ato të provincave kineze juglindore. Në nivel kombëtar, përpjestimi midis djemve dhe vajzave me moshë 6-vjeçare ka kaluar nga 104/100 në vitin 1981 në një biologjikisht të pamundur 108/100 në vitin 2001. Në vitin 1991, ekzistonte një distrikt i vetëm ku mesatarja ishte 125/100; në vitin 2001 një mesatare e tillë ishte përhapur në 46 distrikte.
Besimi i përgjithshëm lidhur me këto probleme është se bëhet fjalë për rezultat "mentaliteti të prapambetur" tipik për shoqëri të prapambetura apo, në rastin kinez, për efekte të ligjit lidhur me fëmijën e vetëm. Për pasojë, reformimi i ligjeve apo modernizimi i shoqërisë (për shembull duke përmirësuar statusin e grave) duhet ta çojë raportin midis sekseve në nivele normale. Por kjo nuk ndodh gjithmonë dhe, aty ku në fakt ndodh, rruga për t'u kthyer në mesatare natyrore shpesh rezulton e mundimshme dhe e vështirë.
Preferenca e fëmijës mashkull ndaj fëmijës femër nuk është e zakonshme në çdo kulturë. Por në ato që ndodh - sidomos ato në të cilat emri i familjes kalon nëpër linjë mashkullore dhe ku, nga tradita, është mashkulli ai që duhet të marrë në ngarkim prindërit kur plaken - një djalë është më mirë se një vajzë. Një vajzë është e destinuar që të bashkohet me familjen e burrit pas martesës dhe për prindërit është e humbur. Për ta thënë si hindùtë, "të rrisësh një vajzë është njëlloj si të ujisësh kopshtin e fqinjit".
"Preferenca e fëmijës mashkull" është e dukshme - në disa raste, tronditëse - në sondazhe. Në vitin 1999, qeveria indiane u kërkoi grave se çfarë seksi preferonin për fëmijën e tyre të ardhshëm. Një treta e atyre pa fëmijë u përgjigjën "mashkull", dy të tretat nuk shprehën preferencë, vetëm një pakicë e vogël tha "femër". Sondazhe të zhvilluara në Pakistan dhe Jemen kanë dhënë rezultate të ngjashme. Në disa vende në rrugën e zhvillimit, nënat thonë se, duan fëmijë meshkuj, jo femra, në përpjestimin 10 me 1. Në Kinë, gjinekologet përfitojnë të ardhura më të mëdha nëqoftëse lindin një mashkull në vend të një femre.
Në kërkim këlyshësh
Gjëja e pazakontë e preferencës djalë/vajzë është se shfaqen sidomos pas lindjeve të dyta apo të treta. Midis grave indiane me dy fëmijë (të secilit seks), 60 përqind thotë se do një fëmijë mashkull, pothuajse dyfishi respektivisht preferencave për lindjen e parë. Është edhe preferenca e atyre që i kanë tashmë dy fëmijë. Përqindja ngjitet në 75 për ato me tri fëmijë. Diferenca në qëndrimin e prindërve, respektivisht lindjeve të para dhe atyre të mëtejshme është e madhe dhe domethënëse.
Përpara viteve Tetëdhjetë, njerëzit e vendeve të prapambetura mund të bënin pak për t'i përmbajtur preferencat e tyre: përpara lindjes, natyra ndiqte kursin e saj. Por në këtë dhjetëvjeçar analizat e paralindjes, në mënyrë të veçantë ekografia, kanë mundësuar që të zbulohet seksi i fëmijës përpara se ai të dalë në dritë: këto teknologji kanë ndryshuar gjithçka. Në Indi, mjekët filluan që t'i bëjnë publicitet ekografisë me slogane të llojit "Paguani 5000 rupia (110 dollarë) për të shpëtuar 50000 rupie nesër" (kostoja i referohej sasisë së prikës për vajzën). Miliona çifte që donin një djalë, por që për t'u arratisur nga ideja e mbytjes së një fëmije vajzë, zgjodhën që të abortojnë.
Përdorimi selektiv i aborteve është ndaluar në Indi në vitin 1994, kurse në Kinë në vitin 1995. Është e paligjshme në pothuajse të gjitha vendet (pavarësisht se Suedia e ka legalizuar në vitin 2009). Por duke qenë se është praktikisht e pamundur të provohet se një abortim është kryer për të seleksionuar seksin, praktika mbetet e përhapur. Një ekografi kushton rreth 12 dollarë, një shpenzim i përballueshëm nga mazhoranca e familjeve kineze apo indiane. Ka ndodhur që në një spital të Punjab në veri të Indisë, vetëm vajzat e lindura pas një serie vizitash ekografike janë shkëmbyer gabimisht për djem ose pjesërisht kanë lindur si binjake sëbashku me një mashkull.
Përhapja e teknologjive, falë të cilave është e mundur të paraqitet fetusi jo vetëm e dizekuilibruar përpjestimin midis sekseve, por jep edhe shpjegimin e asaj që në pamje të parë do të dukej enigmë: dizekuilibri midis numrit të meshkujve dhe të femrave tenton të rritet sëbashku me të ardhurën dhe me shkallën e arsimimit, gjë që nuk do të pritej nëse do të ishte vërtet "mentaliteti i prapambetur" vatra e problemit. Në Indi, disa prej rajoneve më të pasura - Maharashtra, Punjab, Gujarat - shfaqin dizekuilibret më të këqija. Në Kinë, sa më e lartë shkalla e alfabetizimit, aq më e lartë është përqindja e meshkujve. Një proporcion i tillë rritet edhe me të ardhurën për frymë.
Në shtetin Punjab, Monica Das Gupta, funksionare e Bankës Botërore, ka zbuluar se vajzat e dyta apo të treta të nënave me shkallë të lartë arsimimi kanë dyfishin e probabilitetit për të vdekur përpara 5 vjeçëve respektivisht homologëve meshkuj. Mospërputhja është tejet e vogël në familjet më pak të pasura. Das Gupta mendon se, gratë që nuk përdorin domosdoshmërisht një arsim apo një të ardhur të lartë për t'u përballur me vajzat e tyre. Familjet më të arsimuara dhe më të pasura ndajnë preferencat e familjeve më të varfëra fqinje me ta, por duke qenë se tentojnë të jenë më të vogla, e ndjejnë akoma më shumë presionin e pasjes së një djali dhe një trashëgimtari, atëhere kur lindja e parë ka qenë një fëmijë femër i padëshiruar.
Kështu, modernizimi dhe rritja e të ardhurës e bëjnë më të lehtë dhe më të dëshirueshëm seleksionimin e seksit të fëmijëve. Nga kjo rrjedh një pasojë e mëtejshme: vogëlsia e familjes e kombinuar me një pasuri më të madhe forcojnë imperativin e bërjes së një fëmije mashkull. Kur familjet janë të shumta, sigurisht që do të dalë një fëmijë mashkull që të transmetojë mbiemrin e familjes. Por, nëqoftëse janë vetëm një apo dy fëmijë, lindja e një fëmije femër mund të konsiderohet si "një dëm" i lindjes së një mashkulli. Kështu, me të ardhurat në rritje dhe pjellshmërinë në zvogëlim, gjithnjë e më shumë njerëz janë pjesë familjesh të vogla dhe të pasura, në të cilat është i madh presioni për të pasur një fëmijë mashkull.
Në Kinë, politika e fëmijës së vetëm e ka rritur më tej këtë presion. Çuditërisht, është pikërisht zbutja e kësaj politike, më shumë se politika e pastër dhe e thjeshtë, ajo që shpjegon rritjen e numrit të meshkujve.
Në pjesën më të madhe të qyteteve, çiftet janë përgjithësisht të autorizuara që të kenë vetëm një fëmijë - është kjo politika në formën e saj më të pastër. Por nëpër fshatra, ku jeton 55 përqind e popullsisë kineze, ka tri variante të ligjit. Në provincat bregdetare, 40 përqind e çifteve është autorizuar që të ketë një fëmijë të dytë, nëqoftëse i pari është femër. Në provincat qendrore, çdo çifti i lejohet që të ketë një fëmijë nëqoftëse i pari është femër apo nëqoftëse prindërit janë të goditur nga "antipatia", një kriter vlerësimi i të cilit u është lënë funksionarëve lokalë. Në provincat më në perëndim dhe në Mongolinë e Brendshme, provincat nuk adoptojnë kurrfarë politike të fëmijës së vetëm. Minorancave u lejohet një i dytë, nganjëherë dhe një i tretë, cilido qoftë seksi i fëmijës së parë.
Këto provincia të fundit janë të vetmet që i afrohen një mesatare seksesh naturale. Janë pak të populluara dhe banohen nga komunitete etnie që as nuk e pëlqejnë abortin, as nuk ia ulin vlerën një fëmije femër. Provincat me përqindjen më të lartë të meshkujve gjenden në grupin e dytë, atë në të cilat më të mëdha janë përjashtimet nga politika e fëmijës së vetëm. Siç e demonstron studimi i BMJ-së, përjashtime të tilla përcaktohen nëpërmjet preferencave të akorduara lindjeve të dyta apo të treta.
Për shembull, nëqoftëse konsiderohet Guangdong, provinca kineze më e shumtë në numër. Përpjestimi i saj midis sekseve është 120, domethënë shumë i lartë. Jemi jashtë norme, por jo dhe aq shumë. Por nëqoftëse merren në konsideratë fëmijët e dytë, që janë të autorizuar nëpër fshatra, përpjestimi ngjitet në 146 meshkuj për 100 femra dhe për ato lidhur me çiftet e pakta të autorizuara që të kenë një fëmijë të tretë përpjestimi bëhet me 167 në 100. Por, deri një dizekuilibër kaq i madh nuk është rasti limit. Në provincën Anhui, në lindjet e treta ekziston një raport prej 227 meshkujsh për 100 femra, ndërsa në zonën administrative të Pekinit (ku lejohen përjashtimet në fshatra) një përpjestim i tillë arrin një nivel vështirë të besueshëm prej 275 meshkujsh për 100. Me fjalë të tjera, pothuajse 3 meshkuj për çdo 1 femër.
Monica Das Gupta ka gjetur diçka shumë të ngjashme në Indi. Vajzat e para trajtohen si vëllezërit e tyre, por për vajzat e tjera është më e lehtë të vdesin në moshë të njomë. Rregulli duket të jetë, që prindërit e mirëpresin me gëzim një vajzë, nëqoftëse është e lindura e parë, por më pas do të bëjnë gjithçka që fëmijët pasues të jenë meshkuj.
Rreziku i "degëve të zhveshura"
Gjithmonë, djemtë e rinj janë përgjegjës të pjesës më të madhe të krimeve dhe të dhunave - në mënyrë të veçantë kjo ndodh në ato vende, ku statusi social varet nga të qenurit i martuar me fëmijë, siç ndodh në Kinë dhe në Indi. Një popullsi në rritje konstante të rinjsh "single" paralajmëron probleme serioze.
Koeficienti i kriminalitetit pothuajse është dyfishuar në Kinë gjatë 20 viteve të fundit, në të cilën është rritur dizekuilibri midis sekseve dhe janë shumëfishuar rastet e rrëmbimit dhe trafikut të femrave, i përdhunimeve dhe i prostitucionit. Një studim ka evidentuar ndërvarësinë e të gjithë këtyre faktorëve dhe se preponderimi anormal i meshkujve është përgjegjës për rreth një të shtatën e rritjes së krimit. Edhe në Indi ekziston një korrelacion midis koeficentëve të kriminalitetit me bazë provinciale dhe dizekuilibrit midis sekseve. Tek "Bare Branches" (Degë të zhveshura, nofkë kineze për "beqarët"), Valerie Hudson dhe Andrea den Boer, paralajmërojnë se problemet e gjeneruara nga një disproporcion midis sekseve mund të çojnë në politika autoritare. Qeveritë, theksojnë ata, "duhet ta kufizojnë rrezikun që këta të rinj përfaqësojnë për shoqërinë. Një ashpërsim i ligjeve në kuptimin autoritar për të shtypur krim, banda, kontrabandë e kështu me radhë mund të jetë një prej rezultateve".
Dhuna nuk do të ishte pasoja e vetme. Referohet se në disa pjesë të Indisë ka rënë vlera e prikave. Aty ku njerëzit paguajnë një çmim për bashkëshorten (domethënë, familja e bashkëshortit i vendos një shumë të caktuar në para asaj të gruas), ky çmim është rritur. Në vitet Nëntëdhjetë, Kina ka asistuar në shfaqjen e dhjetëra mijëra "trupave luftarake nga lindje - ekstra": bëhet fjalë për çifte nga zona, në të cilat sundon ligji i fëmijës së vetëm, që transferohen vazhdimisht nga njëri qytet tek tjetri për të shpëtuar pjellën e tyre prej dy apo tri fëmijësh nga sytë e autoriteteve. Dhe, nga sa pohon OMS-ja, përqindja e vetëvrasjeve femërore në Kinë është ndër më të lartat në botë (siç edhe në Korenë e Jugut). Vetëvrasja është shkaku i parë i vdekshmërisë midis femrave kineze të shtresës midis 15 dhe 34 vjetëve banuese në fshatra, ku shumë nëna të reja i kanë dhënë fund jetës, duke pirë plehra kimike, të lehta për t'u gjetur. Gazetarja Xinran Xue, beson se janë të gjitha viktima të së njëjtës brengë, lindur në ditën në të cilën refuzuan me abortin apo deri i vranë vajzat e tyre.
Disa prej pasojave të këtij dizekuilibri midis sekseve janë krejtësisht të papritura. Probabilist ka rritur përqindjen e kursimit të kinezëve. Kjo i detyrohet faktit, që prindërit me një djalë të vetëm vënë mënjanë para për të rritur mundësinë e blerjes së një gruaje tërheqëse në tregun martesor ultrakompetitiv kinez. Shang-Jin Wei i Columbia University dhe Xiaobo Zhang i International Food Policy Research Institute të Washington, DC, e kanë krahasuar qëndrimin ndaj kursimit të familjeve me një fëmijë të vetëm mashkull me kursimin e familjeve me fëmijë femra. "Jo vetëm kemi gjetur se të parat kursejnë më shumë se të dytat, në çdo rajon të Kinës, - referon Wei, - por kemi gjetur edhe se kursimet tentojnë të jenë më të mëdha në ato rajone ku është më i madh dizekuilibri midis sekseve". Sipas dy kërkuesve, rreth gjysma e rritjes së kursimit kinez të ndodhur në 25 vitet e fundit dhe e atribueshme rritjes së dizekuilibrit midis sekseve. Sikur kjo të jetë e vërtetë, mund të mendohet se politikat ekonomike e pritura për të rilëshuar konsumet do të jenë më pak efikase nga sa uron qeveria.
Me kalimin e brezave, shumë prej problemeve të lidhura me seleksionimin e seksit nuk mund të mos keqësohen. Pasojat sociale do të bëhen të dukshme kur meshkujt e lindur në numër të madh në dhjetëvjeçarin e kaluar do të arrijnë pjekurinë. Ndërkohë, praktika e seleksionimit mund të përhapet më tej me uljen e përqindjes së lindshmërisë dhe mbërritja edhe në vendet më pak të zhvilluara e teknologjive ultrasonike të diagnozave paralindjes.
Por historia e shkatërrimit të fëmijëve femra nuk mbaron, për fat, në dëshpërimin më të zi. Është të paktën një vend, Koreja e Jugut, që e ka përmbysur preferencën tradicionale për fëmijën mashkull dhe të mishëruar në shpërpjestimin midis sekseve. Ka motive të mira për të shpresuar që edhe Kina e India do të arrijnë të veprojnë njëlloj.
Koreja e Jugut ka qenë e para që ka regjistruar anomali të jashtëzakonshme në ekuilibrin midis sekseve dhe ka qenë e para që ka lëvizur për t'i eliminuar. Midis viteve 1985 dhe 2003, kuota e grave jugkoreane që u deklaronin të dërguarve të sistemit shëndetësor kombëtar se, "donin të kinin një fëmijë mashkull" ka zbritur me pothuajse se dy të tretat, nga 48 në 17 përqind. Pas një intervali 10-vjeçar, duke filluar nga mesi i viteve nëntëdhjetë, dizekuilibri ka filluar të reduktohet dhe tani raporti është 110 fëmijë meshkuj për 100 fëmijë femra. Monica Das Gupta thekson se, megjithëse modifikimi i normave sociale kërkon afate të gjata dhe zgjidhja pengohet nga futja e ekografive, një ndryshim gjithsesi mund të vijë. Modernizimi nuk kufizohet që ta bëjë më të lehtë për prindërit që të kontrollojnë seksin e fëmijës së ardhshëm ka edhe efektin që të ndryshojë vlerat në një shoqëri, përfshi ato që sjellin preferencën e një fëmije mashkull ndaj një fëmije femër. Vjen një pikë në të cilën një tendencë mbizotëron mbi atë të kundërt.
Është e mundur që Kina dhe India janë duke e arritur këtë pikë. Censimenti 2000 dhe studimi i ACSC-së tregojnë të dy se, raportet midis sekseve në Kinë është i qëndrueshëm: 120/100. Në fund, duket se rritja e tij është e ndaluar. Në nivel lokal, sipas Das Gupta, provincat në të cilat raporti midis sekseve është më i dizekuilibruar (dhe ku banojnë mbi dy të tretat e popullsisë kineze) kanë parë një deakselerim në dizproporcion, duke filluar nga viti 2000, ndërsa në provinca të tjera kineze - që mirëpresin një të katërt tjetër të popullsisë - disproporcioni ka rënë. Një studim i dytë tregon, se edhe në Indi preferenca për fëmijën mashkull është në rënie dhe se disproporcioni midis sekseve, njëlloj si në Kinë, është duke u rritur me ngadalë. Në fshatrat e rajonit Haryana, në praninë e burrave, plakat qëndrojnë të ulura, të mbuluara dhe të heshtura. Por vajzat e tyre nuk mbulohen dhe flasin lirisht pasi, shpjegojnë, kanë parë gratë e zbuluara në punë apo në televizion dhe kështu që një gjë e kësaj natyre për to është krejtësisht normale.
Monica Das Gupta nënvizon se, megjithëse të dy gjigantët janë ndjeshmërisht më të varfër se Koreja e Jugut, qeveritë e tyre, nëpërmjet ligjesh dhe fushatash kundër diskriminimit, janë duke ndërmarrë përpjekje të paprecedent për të bindur njerëzit e tyre që t'i trajtojnë vajzat ashtu si djemtë. Pasojat e papritura të seleksionimit të seksit janë të gjera, mund të jenë edhe më të këqija, por në fund, pranon Das Gupta - "duket se është duke ndodhur një kthesë në fenomenin aziatik të "vajzave të humbura"".
(Economist)
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers