Perralle me Tupan dhe ValaMalaShow Festive 2017

Jeni mërzitur me shtëpinë tuaj? Rigjallërojeni me shumë stil, pak shpenzime

Rigjallërimi i shtëpisë është më i lehtë se ç’mendoni dhe i përballueshëm financiarisht, kur keni dëshirë dhe ju pëlqen të ndërtoni diçka të re mbi atë që keni. Shikoni se si mund të merrni ndonjë nga idetë e mëposhtme dhe t’i përshtasni ato në dekorimin e shtëpisë tuaj me disa truke të thjeshta, rregullime dhe blerje shumë të vogla.

1. Fotografitë familjare

 

Shfaqni kujtimet tuaja të preferuara, p.sh. fotot, në një faqe muri, si diçka personale dhe mikpritëse njëkohësisht. Përdorni fotot më të rralla në madhësi të mëdha. Përdorni korniza me pothuajse të njëjtën ngjyrë për një sipërfaqe të unifikuar. Ose thjesht korniza të zeza për një pamje më të rafinuar.

2. Dekori nga pjesëza të natyrës

2
Sillni pjesëza nga natyra brenda shtëpisë për të shtuar diçka të lehtë. Stolat e parkut p.sh. funksionojnë edhe në ambiente të mbyllura, ashtu si edhe në oborre ku mund të vendoset ndonjë tavolinë për të pirë diçka.

3. Hiqni kapakët e rafteve

3
Ndonjëherë rregullimi ka të bëjë më shumë me pakësimin sesa me shtimin e orendive. Shqyrtoni me kujdes kapakët e rafteve tuaj për të përcaktuar nëse janë të denjë. Mund të duhet ndonjë lyerje e freskët me bojës apo vetëm një pastrim i mirë. Hiqni kapakët dhe mbushni çdo vrimë me stuko dhe bojë. Shfaqni enët e preferuara, enë kuzhine dhe kavanoza të mëdha të mbushura me prodhime të tilla si miell, makarona, oriz brenda raftit të ekspozuar.

4. Shtoni gjatesinë e perdeve

4
Nëse perdet tuaja kanë gjatësi të mjaftueshme konsideroni të lëvizni shufrat e perdeve deri në tavan, kjo do t’i japë dhomës pamje më të madhe prej  lartësisë. Para se të bëni këtë lëvizje, mateni perden për të siguruar se arrin në dysheme. Nëse keni nevojë për një shtesë të vogël blini disa kapëse më të gjata, që do ta bëjnë perden të jetë më afër me dyshemenë.

5. Rimodeloni jastëkët

5
Jastëkët mund të jenë të kushtueshëm, por në qoftë se ju jeni mërzitur me ta vishini me këllëf të ri. Jastëku i vjetër mund të funksionojë si mbushje me një mbulesë të freskët dhe askush nuk do të dijë se jastëku i ri i gjelbër dikur ishte i kuq. Nëse keni dorë për të qepur me gjilpërë dhe pe, qëndisni diçka unike.

6. Librat

6
Shfrytëzoni libra të trashë me kopertina të forta për një tryezë interesante apo për rregullimin e oxhakut. Kjo krijon një dekor interesant që tërheq syrin e çdo vizitori.

7. Gjithçka e ndryshuar nga pak

7
Elementët kryesorë në dhomë mund të duken të jashtëzakonshëm me një zbukurim të vogël. Diçka e punuar me grep rreth një abazhuri, korniza fotografish të varura me fjongo, ose elementë dekorative të thjeshtë.

8. Shfaqni kujtimet që keni marrë me vete

8
Kujtimi i momenteve të bukura  nga pushimet apo rasteve të veçanta në dekorin tuaj është interesant. Kjo do të integrojë eksperiencat e personalitetit dhe jetës suaj në hapësira, ku mund të admirohen nga mysafirët dhe familja. Nëse është një koleksion guackash nga pushimet në plazh apo një ftesë martese, kartolinë ditëlindje, madje edhe artikuj më të thjeshtë do të bëhen të denjë për t’u shfaqur kur sjellin një kujtim të veçantë.

9. Letrat

9
Letrat e murit , pëlhurat, letrat e ambalazhit dhe mbetjet janë të gjitha të përkryera për të krijuar një sipërfaqe të bukur në sfond.

10. Arti i fëmijëve

10
Fëmijët realizojnë shumë vizatime të ndryshme, apo piktura, krijime me letër me gnjyra etj. Në vend që t’i futni nëpër sirtarë këto “kryevepra”, verini në dukje në korniza të bukura. Përveç kësaj, me fluksin e vazhdueshëm të punëve, keni një burim të vazhdueshëm për të ndryshuar galerinë.

11. Shfaqja e bizhuterive

11
Hapni sëndukun tuaj me thesaret e fshehura dhe vendosini përgjatë një muri tek dhoma e gjumit mbi grepa të thjeshtë. Bizhuteritë me ngjyra do të shtojnë interesimin vizual për muret dhe sendet që mbajnë ato.

12. Elementë që “nuk shkojnë“

12
Të kthesh në mishmash gjërat duket qejf. Përdorni artikuj nga koleksioni tuaj nga një fushë e caktuar, p.sh. copa stofi, pjata, pllaka artizanale, atj. Bëni një planifikim megjithatë, për të shmangur vrima të panevojshme në mur.

13. Dekorime me buxhet të vogël

13
Bojërat duhet të jenë mjeti kryesor për rregullim. Ky medium me dhunti të shumta nuk është i kufizuar vetëm për mure. Bojërat mund të përdoren gjithashtu për aksesorë mobiljesh që janë më shumë dekorime sesa aksesorë.

14. Mbulesat në stil

14
Hidhni një kuvertë mbi shtrat duke i shtuar një shtresë tjetër ngjyrës në një dhomë banimi ose gjumi. Paloseni dhe hidheni mbi një divan ose buzë një shtrati, duke lejuar të shfaqen detajet figurative si p.sh. thekët.

15. Kërkoni për orendi shtëpiake

15
Për një mënyrë tjetër,  që imagjinata tuaj të zgjohet, përfshini objekte nga e gjithë shtëpia, ato që ju i doni, por kurrë nuk i përdorni. Një figurinë magjepsëse? Çdo gjë me një formë interesante mund të jetë e vlefshme. Shikoni për objekte që kanë të përbashkëta, të tilla si ato që përfundojnë me të bardhë p.sh., për të krijuar një dekor më të unifikuar./100revista

Leksionet e Margaret Theçerit për Evropën

Nga Harold James

Rënia e Thatcherit nga pushteti, më 1990, ishte pasojë e një revolte brenda partisë së saj, e shkaktuar nga ndasitë e thella politike rreth integrimit evropian. Në njëfarë mënyre, ajo ishte viktimë e suksesit të politikave të saj që ishin model për shtetet e tjera dhe sfidë për rendin evropian

Margaret Thatcher gëzonte respekt më të madh jashtë Britanisë sesa në shtetin e saj. Si në SHBA ashtu edhe në Evropën Qendrore ajo njihet si heroinë, posaçërisht në luftën për liri ekonomike dhe politike. Ai vizion për lirinë dhe dinamizmin nuk ka qenë edhe aq i popullarizuar – apo i kuptuar – nga populli britanik. Në fund të fundit, të arriturat e Thatcherit pësuan nga gabimet saj, të bëra gjatë përballjes me politikën komplekse të një Evrope që po ndryshonte në mënyrë rapide pas rënies së komunizmit. Si kryeministre, ajo nuk gëzonte popullaritet në Britani, kryesisht për arsye të këqija. Gjatë tërë jetës së saj politike, ajo luftoi në dy fronte: kundër socializmit, por edhe kundër qarqeve politike. Nganjëherë këto dy fronte dukej se bashkoheshin. Qarqet politike britanike ishin pajtuar që ta respektonin një pakt të rrënjosur në përvojën e Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore. Ato do të pranonin tatimet e larta dhe rishpërndarjen e resurseve në shkëmbim të ruajtjes së ritualeve të tyre të pazakonshme, hierarkive antike, titujve dhe veçimit nga pjesa tjetër e shoqërisë. Rezultat i tërë kësaj ishte joefikasiteti i përhapur dhe trazirat me klasën punëtore, ashtu si edhe produktiviteti i ulët dhe ngecja ekonomike. Theçer dëshironte që Britaninë ta rregullonte në pajtim me aspektet më të mira të mënyrës amerikane të jetesës: besimin në nismën individuale dhe ndërmarrësinë. Ekzistonte një element rastësie, i lidhur me eksperimentin politik të Thatcherit. Ajo ishte zgjedhur si lidere e Partisë Konservative, për shkak se kandidati më i njohur i krahut të djathtë e përjashtoi veten nga gara, pas një fjalimi të pamatur dhe kundërthënës. Ajo e shfrytëzoi pa takt feminitetin e saj. Si lidere e opozitës, ajo e vizitoi kolegjin më të vjetër dhe më konservativ në Universitetin e Cambridgit, në mënyrë që t’u mbajë fjalim pakicës së akademikëve me prirje konservative. Dhoma me bankarë druri ndriçohej vetëm nga qirinjtë. Ajo e filloi fjalimin duke komentuar se dhoma më shumë i ngjasonte një klubi nate sesa një universiteti dhe më pas e zhveshi xhaketën dhe filloi ta rrotullonte lart, sikur të bëhej gati të bënte striptiz. Ajo ishte bukur jotolerante ndaj grave të tjera në politikë dhe i pëlqente të rrethohej nga burrat. Një pjesë e të vepruarit të saj të zakonshëm politik varej nga flirtimi. Emocionet personale ishin po ashtu pjesë e politikës së saj të jashtme. Ajo i kishte punët mirë me kancelarin gjerman, Helmut Schmidt, socialdemokrat, por jo edhe aq mirë me kristiandemokratin Helmut Kohl. Sa i përket anës tjetër të lumit Rhine, asaj nuk i pëlqente presidenti mospërfillës dhe aristokratik, Valéry Giscard d’Estaing, derisa krijoi kontakte të mira me socialistin fillimisht tejet radikal, François Mitterrand. Mbi të gjitha, ajo pati raporte të mrekullueshme me ish-aktorin sharmant, Ronald Reagan, dhe raporte të këqija me konservativin, George H. W. Bush. Fuqia dhe karakteri transparent i ndjenjave personale të saj nuk duhet të na shpjerë tek supozimi se politikat e Theçerit ishin tërësisht instinktive. Ajo po ashtu e kuptonte psikologjinë dhe praktikën politike. Gjatë zbatimit të reformave fiskale në Britani, ajo kurrë nuk lejoi që ideologjia e tregut të rrezikojë interesat e mbështetësve të saj kryesorë politikë. Ajo mbronte fuqimisht parimet morale politike që ia kishte vënë vetes. Gjatë kohës kur politikanët e Evropës Perëndimore dhe qarqet britanike të politikës së jashtme shqetësoheshin se lëvizja “Solidariteti”në Poloni do të vinte në rrezik raportet stabile me Bashkimin Evropian, ajo deklaroi troç se krijimi i kontakteve me opozitën polake ishte mundësi për promovimin e lirisë atje. Pjesa kryesore e trashëgimisë së saj fiskale dhe ekonomike ndodhi në fillim, gjatë mandatit të parë. Ndonëse e përballur me një recesion botëror, në fillim të viteve tetëdhjetë, ajo insistonte për një kufizim rigoroz buxhetor. Ekonomistët e shquar u zemëruan dhe letra e nënshkruar nga 364 ekspertë të njohur në fushën e ekonomisë u shfaq në gazetën “The Times of London”, atëherë gazeta zyrtare e qarqeve politike. Për më tepër, liberalizimi i suksesshëm nga ajo i industrisë britanike u kthye në një inspirim për qytetarët e Evropës Qendrore, që në fillim të viteve nëntëdhjetë po përballeshin me trashëgiminë komuniste të ekonomisë së planifikuar nga qendra. Por jo vetëm atje. Thatcherizmi dukej model i pranueshëm edhe për stabilizimin politik në Francë më 1983, pas dy vjetësh eksperimentimi. Suksesi i Jacques Delorsit si ministër francez i Financave më pas vuri në lëvizje një proces afrimi midis Francës dhe Gjermanisë. Në nivelin e përgjithshëm evropian, vizioni britanik i liberalizimit po ashtu ishte një element i rëndësishëm i Dokumentit të Përbashkët Evropian më 1986, në të cilin ndikim vendimtar pati emërimi nga Thatcher i Lord Cockfield si komisar evropian i Britanisë. Komisioni Evropian i Delorsit e mori konkurrencën shumë seriozisht, si një mënyrë për shtimin e rritjes ekonomike dhe mirëqenies. Në mënyrë logjike, ky dokument po ashtu parashihte një qasje të re ndaj politikave monetare në nivelin evropian. Besimi tek fuqitë e tregut dhe konkurrencës rrjedhimisht i dha shtytje një nisme të fuqishme në drejtim të integrimeve evropiane, një gjë kjo në të cilën Thatcher nuk kishte fare besim. Rënia e Thatcherit nga pushteti, më 1990, ishte pasojë e një revolte brenda partisë së saj, e shkaktuar nga ndasitë e thella politike rreth integrimit evropian. Në njëfarë mënyre, ajo ishte viktimë e suksesit të politikave të saj që ishin model për shtetet e tjera dhe sfidë për rendin evropian. Sot është interesante të tërhiqen paralele midis kryeministres së parë britanike dhe Angela Merkelit, kancelares së parë gjermane. Që të dyja kanë qenë objekt kritikash, posaçërisht nga ekonomistët, për mbështetjen e atyre që janë cilësuar si ide të thjeshta të korrektësisë fiskale në rrethana të jashtëzakonshme. Mbështetja e disiplinës fiskale dhe ekonomisë së tregut nuk është garanci për sukses politik. Në kontekstin evropian, një gjë e tillë nuk është e vështirë në aspektin e brendshëm, por pashmangshmërisht të shpjerë tek marrja e vendimeve të rënda rreth të ardhmes së procesit të integrimeve.

Autori është profesor i historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në shkollën “Woodrow Wilson”. Marrë nga “Project Sindycate”

Google+ Followers